• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dega e Vatres Tampa Bay kremtoi me solemnitet festen e 109 vjetorit te Pavaresise dhe Flamurit Kombetar

December 4, 2021 by s p

Piro Poloska – Anetar i kryesise se deges Vatra -Tampa Bay

Dega e Vatres Tampa Bay e ka rigjalleruar aktivitetin e saj dhe po I kethehet normalitetit pas nje periudhe te veshtire kontakti dhe komunikimi qe shkaktoi situata e rende pandemike. Ne fokusin a kesaj dege si parim kryesor vazhdon te mbetet kontributi i panderprere per ceshtjen kombetare. Ne kete kuader u organizuan edhe aktivitetet per festimin e 28 Nentorit, Dites se Pavaresise kombetare qe kulmuan me mbremjen madheshtore to organizuar me 27 Nentor 2021 ne ambientet e Hotel Mariot in Clearwater. Vlen te permendet nje pjesemarje e jashtezakoneshme nga bashkeatdhetaret tane ne kete aktivitet. Mbremja ishte planifikuar ne menyre te shkelqyer nga grupi organizator ku benin pjese Zoti Tasim Ruko kryetar nderi i kesaj dege, Z. Isuf Spahija kryetari aktual i deges, Z. Endri Filipi Zv Kryetar i deges dhe Zonjat Eva Keta & Bajame Qelibashi anetare te kryesise se deges. Mbremjen e hapi Znj Eva Keta e cila ftoi pjesemaresit te nderonin himnet kombetare te SHBA dhe Shqiperise. Me pas ajo ja dha fjalen anetarit te Bordid Drejtues te Deges, Profesorit te Asociuar te Shkencave Politike Z. Bledar Prifti. Ne fjalen e tij Z. Prifti revokoi pikat me kulmore te historise te lavdishme shqiptare ne shekuj. Vlen te permendet ketu, qe ne fjalen e tij, ai terhoqi vemendjen ne faktin qe komuniteti shqiptar ne ritje ne Tampa Bay duhet te behet nje faktor I rendesishem ne jeten politike te zones duke ndikuar me ndjeshem ne zgjedhjet e ketushme politike. Kjo do te arihet duke bere nje organizim me te mire te komunitetit votues shqiptar. Fjala e Z. Prifti u duartrokit gjate nga te pranishmit. Me pas mbremja vazdhdoi me nje kenge patriotike te kenduar nga kengetari i ftuar me kete rast, i madhi Ylli Baka, i cili me interpretimin e tij virtuoz krijoi nje atmosfere teper festive dhe argetuese per te pranishmit. Larmine e tingujve muzikore e shtoi kengetarja e ardhur nga Mitchigani Znj Anjeza Ndoj e cila solli freskine dhe forcen e kengeve veriore, si edhe kengetari lokal Tomi Filipi i cili e kompletoi gjithe diapazonin muzikor me nje tufe kengesh te zgjedhura te muzikes se lehte shqiptare. Nje moment kulmor i mbremjes ishte momenti kur kryetari i Deges Z Isuf Spahija i dorezoi aktivistit te pa lodhur te komunitetit Z. Ismet Gjeloshi urdherin “Mirenjohja e Arte” acorduarnga Federata Pan-Shqiptare e Amerikes Vatra, per kontributin e dhene si nje promotor dhe investitor i pakursyer ne dobi te bashkeatdhetareve duke lartesuar vlerat me te larta te kombitshqiptar. Shume prej pjesemaresve kishin veshur kostume te mrekullueshme kombetare Shqiptare duke e pasuruear me shume koloritin e mbremjes dhe forcuar karakterin kombetar dhe patriotik te ketij aktiviteti. Komisioni kishte siguruar nje menu teper te pasur per te gjithe pjesemaresit duke kompletuar keshtu gjithe sfonding e nje mbremjeje qe e realizoj me se miri qellimin e saj dhe do te mbetet e paharuar per nje koke te gjate. Piro PoloskaAnetar i kryesise se deges Vatra -Tampa Bay.

Filed Under: Opinion

Lidhja e Prizrenit dhe Tirana kryeqytet

December 4, 2021 by s p

Mehdi Frashëri

Konspektoi Bardhyl Selimi, 4 dhjetor 2021

Para disa ditësh, shoku im, Ing. Fisnik Kruja, më dha për ta lexuar këtë libër që m’u duk interesant. Pasi e lexova, m’u kujtua një mallkim i madh i shqiptarëve “Ia kërkofsh të drejtën tënde të huajit dhe mos ta dhëntë!”. Vërtet, ngjarjet që përshkruhen edhe në këtë libër provojnë se kombi ynë ishte fatkeq, pasi trojet e tij u bënë plaçkë tregu për të kënaqur ambiciet ekspansioniste të sllavëve dhe grekëve me idetë e tyre të “Malit të Zi të Madh”, “Serbisë së Madhe”, “Bullgarisë së Madhe” dhe “Greqisë së Madhe”. Në fakt ata i plotësuan ndjeshëm idetë e tyre. Sidomos Serbia! Nga ana tjetër, i qortojnë shqiptarët për kinse idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Sa mirë do të ishte që rrëfimet e Mehdi Frashërit të përfshiheshin në tekstet e Historisë sonë, sepse ato janë vërtet dokumentare. Ato tregojnë se edhe atëhere, pa përjashtim,  Fuqitë e Mëdha ndiqnin interesat e tyre afatshkurtëra dhe afatgjata. Në këtë libër gjen shumë fjalë të reja të pastërta shqipe si “vetëdashës” për vullnetar, “paravajtës” për avangard, “ujdhesë” për ishull, “siujdhesë” për gadishull e plot të tjera që, mjerisht, u bjerrën më pas nga vetë ne, shqiptarët.

Shkëputa disa fragmente nga ky libër.: Demonstracioni i Ulqinit dhe dorëzimi për malazezë, në parlamentin e Ingliterrës dhe të Italisë provokoi biseda të gjata dhe simpathike për Shqipërinë. Joseph Covain, një nga parlamentarët idealist të Ingliterrës, me këtë rast, foli dy fjalime të shquara, njërin në shtator 1980 në parlamentin e Anglisë dhe tjetrin më 3 kallnor 1981 në Bashkinë e Newkastelit. Ndër të tjera tha: “Malazeztë janë të rrethuar nga një tjatër popull, i cili asht aq trim sa dhe ata dhe historia e tij humbet në brymën e kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Orientit, ishin atje më parë se grekërit e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë dhe karakteristika të veçanta. Kanë disa cilësi që ndryshojnë krejt nga ato të malazezve, por janë aq trima si edhe ata. Dhe dashuri e tyre për liri, as u vu, as mund të vihet në dyshim. Plani i Pushteteve është që të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Mali të Zi, pa I pyetur shqiptarët”. Padrejtësia në dam të shqiptarëve, bashkimi, energjia dhe patriotizma e tyre bëri bujë edhe në Parlamentin e Italisë, një kohë kur Krispi, një shqiptar nga të Italisë, ndodhej në fuqi. I ndershmi deputet Marchese Rafaeli Kapelli, më 16 korrik 1980 bëri një interpelancë duke pyetur se “Konferenca e Berlinit ( qe u mbajt pas Kongresit të Berlinit- shënimi im-B.S.) a i mori parasysh të drejtat e shqiptarëve, a deshi t’i mpronte ato, apo jo?”. Përsëri, i ndershmi deputet Rugero Bonghi shtoi këto fjalë: “Të drejtat e shqiptarëve duhet të nderohen, dhe është e dëshirueshme që fisi shqiptar të ruajë një tokë për veten e tij!”. I ndershmi deputet Maurici më 19 korrik e mori fjalën dhe tha: “si në shqyrtimin e kufisë greke, ashtu edhe në caktimin e Ulqinit për Mal të Zi, u bë fjalë për të futur në zgjedhë popullsi të huaja, të ndryshme nga raca e besimi.” Giuseppe Massari , duke marrë fjalën, shtoi edhe këto: “popullsi e Ulqinit është shqiptare dhe nuk mund të shtrëngohet, pa dashur të bëjë pjesë në Mal të Zi!”. Medero Savini tha: “dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi u vendos prej gjithë Pushteteve, kjo është një arsye e tmerrshme parapushteti, simbas kësaj theorie, lipset të aqë-vlejë sa edhe e drejta!” Lirija dhe indipendenca që gëzojmë sot mund të themi se është konsekuenca vazhduese e Lidhjes së Prizrenit. Në luftën e fundit të Ballkanit më 1912, sado që intelektualizma shqiptare me atq të 1878, ishte mjaft e përparuar, por karakteret ishin mjaft të dobësuara. Në këtë luftë shqiptarët, po të kishin atë krenarinë e parë, mund të bashkoheshin dhe të deklaronin independencën shqiptare së bashku me deklaratën e Luftës Ballkanike. Në vend të Ismail Qemalit të ndodhej një Abdyl, dhe në vend të Esadit një Hodo Pashë dhe në vend të Bibdodës një njeri si Vaso Pasha. Shqipëria e Re  nën një triumvirat që përfshinte gjithë Shqipërinë, do të ishte e zonja të mpronte kufijtë natyralë të saj. Por koha  ndryshon  dhe karakteret dhe njerëzit!

Konspektoi Bardhyl Selimi, 4 dhjetor 2021

Filed Under: Kronike

KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS

December 4, 2021 by s p

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Vaso-Papaj.jpg

Nga Vaso Papaj

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit.jpg

Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila,  shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës  me  13 Prill 1999   

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit-2.jpg
http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit-3.jpg

Çaste kur mbërrijnë luftëtarët e UÇK te ” Drenica” Durrës Prill 1999
Shkrim me rastin e pervjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së : … 1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999  (https://www.epokaere.com/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se/)

Dhe pikërisht po me 01  04  1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore  e Mobilizimit te UÇK-së te  “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI  kanë  hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme  kombëtare që është bërë prej tyre  në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.
Jemi të gjithë dëshmitarë se si  te “Drenica” e Durrësit buzë detit,  pronë e Gani KAPITIT  arritën  me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora  dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit  u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare ,  për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mijra luftëtarë të lirisë.Së bashku me “Drenicën” vëllezërit e tjerë të Gani KAPITIT iu bashkangjitënUCK-së duke vënë në dispozicin të mobilizmit edhe dy lokalet e tjera në Plazhin e Durrësit afër Drenicës, Lokalin “KOSOVA “ të Naimit dhe atë “KAPITI” të Fatmir KAPITIT

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Momente-nga-mobilizimi.jpg

 Foto: Momente nga mobilizimi, plotësimi i formularëve të rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së në ambjentet e Qëndrës “Drenica”. Prill-Qershor  1999

Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi. 

Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 57 vitesh të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare  çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.

Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës
Ushtria  vrastare serbe dhe bandat  gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb  dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht  Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.
Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/UCK-Drenica-Durres-5.jpg

Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA.  Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën.

Në këto rrethana të reja  u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perendimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.

Këta  mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit.

Te “Drenica” në Durrës 22 vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atllantiku”nga SHBA
l

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Fatmir-Fejzullahu-Mjaku.jpg

Fatmir Fejzullahu-Mjaku: “Po, që nga aeroporti Rinas e deri në fund të qëndrimit në malin Pashtrik. Prej Rinasit ikëm për në Durrës, ku tek restoranti “Drenica”, aktivistët e logjistikës së UÇK-së na e shtruan një drekë. Menjëherë vluan gazetarët nga mbarë bota, ndër to edhe më prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet të pyetjeve të tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosmërinë e fuqishme të vullnetarëve të Amerikës, për t’u dalë zot trojeve të tyre etnike.”http://prizrenpress.com/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter/

Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si  dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan  botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës para 22 vitesh zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin  nga perendimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n.

Tashmë bota, opinioni botëror  po njihej  për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perendimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës.

Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjeçarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithshqiptar  në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës.

Këtë vit  mbushen 22 vite që kur  te “Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj.

Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrësit dhe luftëtarët e lirisë, madje edhe vetë dëshmorët dhe familjet e tyre, as sot e kësaj dite, sidomos këtu në Shqipëri,  nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanë vendin e merituar?
     

Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qendër mobilizimi , e propozuar për muze nga poeti Moikom Zeqo, mund të themi se vetvetiu është kthyer në një lloj Tempulli. Këtu vazhdimisht vijnë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe të huaj, intelektualë që i bashkon qenësia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmëria. Me sa kam marrë vesh këtu më së paku, për të mos thënë fare, vijnë politikanët.

Për këtë kontribut të madh e të jashtëzakonshëm për cështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, Kapitët e Durrësit, familja e Sadri KAPITIT, meritojnë respekt e mirënjohje nga të dy shtetet shqiptare

Autori V.Papaj – ishKryetar i Qarkut Durrës, ishPrefekt i Dibrës dhe ishDrejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës; publicist dhe shkrimtar.

Filed Under: Emigracion

ISLAMIZMI DHE POLITIKA

December 4, 2021 by s p

NIKË  GASHAJ/

Njohjet nga shkencat politike tregojnë  se në periudhën e hershme të islamizmit ka mbizotërua qendrimi se religjioni është çështje politike, kurse politika çështje religjioze. Xhamia ka qenë hapësirë jo vetëm e shenjëtë, por dhe politike sepse në të janë diskutua të gjitha çështjet jetësore të bashkësisë shoqërore përkatëse.

Sot nuk paktikohet që të bëjnë mbledhje kryetarët e shteteve  ku dominon religjioni i krishterë, por është bë praktikë që të bëjnë seanca/samite kryetarët e shtetëve opo të qeverive të vendëve islamike( pa marrë parasysh dallimet e tyre politike, të sistemeve politike etj.). Si përgjegje e botës islamike për sulmin e falëtores së tretë të shenjëtë të muslimanëve, Xhamin Aqsa në Jerusalem, është themeluar Organizata e Konferencës islamike( OIC) më 1969. në Rabat, e cila numron 57 shtete antare islamike.

Sikurse është e njohur, dhe vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit ka pas shkaktua denim dhe reagime të ashpërta të vendeve islamike. Në lidhje më këtë çështje me thirrjen e Presidentit të Turqisë Erdoganit në mënyrë urgjente është mbajtur Samiti i vendëve islamike në Stamboll.

Sekularistët islamik dëshirojnë për ndarjen e religjionit nga politika. Tentojnë që religjioni të jetë çështje e jetës personale private. Megjithatë në anën tjetër për shkaqe politike dhe jo konfesionale  janë për të ruajtur njëfarë raporti në mes islamizmit e politikës. Ndërsa Shoqata “Ibn Halldun” e ka mbajtur në Tubim shkencor në Londër, me 1996. Pjesëmarrësit e atij Simpoziumi në fjalë nga vendet e ndryshme islamike, kryesisht kanë qenë intelektualë dhe njëzëri e kanë vertetua mundësinë e sekularizimit të shoqërisë, duke nënvizuar se me atë nuk dëmtohet esenca e islamizmit. Gjithashtu, simpoziumi e ka miratua dhe Deklaratën për Drejatë e Njeriut.

Mirëpo, kritikuesit i kanë konsideruar ata si proprendomor duke u terhequr vrejtje se sekularizimi është i pa pranueshëm për muslimanë. Sipas mendimit të tyre në botën islamike nuk ekziston dallimi në mes të njëmendësisë së shenjëtë dhe të asaj shpirtërore. Prandaj në Prendim ka shumë moskuptime ndaj islamizmit( por dhe anasjelltas). Dikur në Prendim bauk ka qenë socializmi, kurse sot botën e frikojnë me islamizëm. Sa janë vetëm ata të cilët me josimpati shikojnë në muslimanë në Bashkësin Europiane ( edhe në Turqi).

Disa autorë pohojnë se sekularizmi është shmangur botës islamike. Madje dhe vendet për të cilat është folur se i ka përfshi sekularizmi, kanë përjetua “zgjimin islamik”(Egjypti, Libani, Irani, Tunisi, si edhe sot Turqia). Sipas tyre në botë islamike kurr nuk ka ardhur deri te ndarja e fesë dhe shtetit.

Shpesh dëgjohet termi”islami politik”. Çka do të ishte ai? Gjendja kur islamizmi pranohet më tepër si ideologji politike sesa shënjëtore.  Natyrisht, në disa vende nuk është në pyetje vetëm”islami politik”, por dhe krishterimi politik dhe ideologjik.

Shtrohet pyetja: a është demokratia cilësi e vendeve islamike? Zakonisht ato e pranojnë teknologjinë e prendimit, por dyshonjë për liritë individuale dhe demokracinë e prendimit (islamistët). Në veçanti, fundamentalistët islamik nuk e pranojnë mënyrën e mendimit prendimor dhe të stilit të jetës, por për promocionin e ideve të veta i përdorin të gjitha të arrijturat teknike të prendimit(TV, Internet, fax, kasetat zanore…).

Varianti fundamentalist i islamizmit nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë( sipas tij të gjithë pjesëtarët e elitës politike islamike duhet të jenë myslimanë aktivë, kërkohet shtimja e sheriatit…). Mirëpo, a thua se fundamentalizmi protestantë, katolikë dhe ortodoksë janë të përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë? Natyrisht se jo!

Analistët  parashtrojnë pyetjen: a është i mundur zhvillimi i demokracisë në marrëdhëniet shoqërore në të cilat nuk bëhet ose pohohet se nuk mund të bëhet dallimi në mes të bashkëkësisë se religjionit dhe të bashkësisë politike, në të cilën nuk bëhet dallimi  në mes të “Zotit dhe mbretit”? A Shpien ajo kah kontestimi midis njëmendësisë shpirtërore dhe shenjëtore? A vjenë sipas islamizmit, sovraniteti prej njerzëve, apo nga Zoti?

Sipas profesorit të sociologjisë së religjionit Ivan  Cvitkoviq, ata të cilët e pranojnë demokracinë,  qendrimin e vetë e bazojnë në iden e kuranit sipas të cilës qeveritë duhet të konsultohen dhe të qeverisin në baza të konsensusit. Sipas tyre, në  shoqërinë demokratike është e mundur për të bërë ndarjen e religjionit prej politiket. Duke u nisur nga ajo se islamizmi dhe demokratia nuk janë në kundërshtim, shumë intelektualë  përpjeken të bëjnë sintezën e idesë së demokracisë parlamentare dhe të islamizmit. Për ata është një hapë përpara drejtë demokracisë, meqenëse në shumë vende, grupet islamike në mënyrë legale marrin pjesë në  procesin zgjedhor dhe fitojnë vende në parlament(Tunis, Alzhir, Egjypt, Jordan…). Çështje tjetër është sesa lëvizjet islamike, kur të vinë në pushtet janë të gatshme për tolerancë pluraliste apo të llojllojshmërisë.

Në fillimin e shekullit XXI  në Europën Prendimore ka pasur rreth 15 milionë muslimanë, ndërsa në terë Europë rreth 32 milion( rreth 7% të popullësisë). Më së shumti janë në Francë rreth tre milion, pastaj në Gjermani diçka më pak se tre milion. Mirëpo, pa marr parasysh emigracionin e muslimanëve në Europën Prendimore, jam i mendimit se frika  se Europa do të bëhet “Republik islamike” më tepër është e mbështetur në histeri sesa në fakticitet.

Muslimanët janë grupacioni më i madh i emigrantëve në Europë, dhe ata në çdo shtet ndeshen pak a shumë me paragjykime e diskriminim. Të drejtat e muslimanëve janë bë çështje politike në vende të ndryshme europiane. Andaj dukuritë ksenofobe e diskriminuese të pakicave dhe të emigrantëve islamik kanë pasoja negative dhe rezultojnë me shfaqjen e dukurive të revoltit, dhunës dhe rebelimeve individuale dhe grupore islamiste.  Në lidhje me këtë çështje është e domosdoshme realizimi konsekuent i të drejtave të njeriut të pjesëtarëve islamik në pajtim me standardet ndërkombëtare, për një demokraci më stabile europiane.

Filed Under: Analiza

VATRA NDEROI ME “MIRËNJOHJA E ARTË” TENORIN ARANIT HOXHA

December 3, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nderoi Tenorin Aranit Hoxha me “MIRËNJOHJA E ARTË”: “Për kontributin e lartë në ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgiminë e këngës së mirëfilltë popullore shqiptare dhe suksesin e arritjet e  jashtëzakonshme si solist i parë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve”. Vatra i shpreh mirenjohje dhe e vlereson pafundesisht ne emer te vatraneve dhe komunitetit shqiptar Tenorin Aranit Hoxha i ardhur nga Shqiperia per te nderuar Vatren dhe komunitetin shqiptar me rastin e festes se Flamurit Kombetar Shqiptar dhe 109 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Vatra i shpreh vleresim dhe respekt te thelle per performancen e larte ne sherbim te Vatres dhe festave te komunitetit me rastin e festive te Nentorit. Si institucioni patriotik me i vjeter i komunitetit shqiptar ne Amerike dhe Kanada z.Aranit Hoxha e nderuan autoritetet drejtuese me te larta te Vatres ne shenje vleresimi, respekti e mirenjohjeje.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2702
  • 2703
  • 2704
  • 2705
  • 2706
  • …
  • 2944
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT