• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FRANK SHKRELI NË LIDHJE DIREKTE NGA NEW YORK PËR A SHOW ME ADI KRASTA NË SYRI TV

October 6, 2021 by s p

Shkreli: 'Non grata' e Berishës s'është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita

Shkreli: ‘Non grata’ e Berishës s’është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita

21:45, 05/10/2021

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. 

Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.

Sipas tij, non grata për ish-kryeministrin tregon situatën aktuale brenda PD, e cila sipas tij është pranë pozitës si asnjëherë më parë, por kjo shton Shkreli, do të vrasë opozitarizmin në Shqipëri. 

“Kur nuk ke fakte, për çështjen Berisha, shpallja non grata, të gjithë e dimë që z.Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë edhe gabime, por mungesa e fakteve, arsyet pse, është e vështirë që njeriu të japë një gjykim se çfarë fshihet pas kësaj. Z.Berisha jam i sigurtë që është i zoti të mbrojë veten e tij, jo vetëm brenda vendit me takimet e tij, por edhe në Francë. Nuk jam në dijeni që Blinken t’i ketë ofruar ndonjë informacion Kongresit. Nuk besoj se ka një detyrim në ligj, kjo non grata është aq imponuese, gati dikatoriale, ky është ligj amerikan që nuk të obligon përveç nqs lëviz drejt SHBA. Kjo nuk të jep vizën për në Amerikë, punë e madhe fort. Por kjo duket se ka bishtin mbrapa, ka diçka jetër mbrapa. Problemi është në PD, mënyra si u bë përjashtimi nga partia. Në Shqipëri është zhdukur vija mes pozitës dhe opozitës, ajo që i ndante. Kjo e vret opozitën akoma edhe më shumë në Shqipëri. Kemi një situatë të krijuar e cila po krijon një sistem autoritet që nuk e di ku ta çojë vendin, kemi situatën politike, ekonomike, mungesë të drejtash të njeriut, BE duket sot edhe më larg seç ishte, sot Sllovenia propozonte në Vjenë 2030-ën për anëtarësim, të tjerët i thanë mos vendos datë aty, por harroje këtë punë. Kemi një kryeministër që shkon në kryeqytetet e Europës duke hequr profilin e tij si udhëheqës botëror, ndërsa gjendja në Shqipëri po del dore, gjendja më kritike sot pa marrë parasysh politikën, ekonominë, është zbrazja e trojeve shqiptare, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë“, tha ai. 

Duke kritikuar ndërhyrjen e ambasadorëve në politikën e brendshme shqiptare, Frank Shkreli kishte një mesazh për Yuri Kim. 

“Pse Yuri Kim nuk bën thirrje që Shqipëria të distancohet nga krimet e komunizmit?”, i drejtohet ambasadores së SHBA në vendin tonë ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli.

© SYRI.net

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli: As sot Shqipëria s'është e lirë, dashuria për SHBA s'duhet të jetë pa kushte

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli: As sot Shqipëria s’është e lirë, dashuria për SHBA s’duhet të jetë pa kushte

21:30, 05/10/2021

Frank Shkreli, ish-drejtor i seksionit në shqip të Zërit të Amerikës tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv tha se Shqipëria edhe sot e kësaj dite, 31 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial, nuk është një vend i lirë. 

Sa kohë nuk ka demokraci brenda partive, shton Shkreli, edhe i gjithë vendi do të vuajë mungesën e saj. “Shqipëria sot është më mirë se gjatë regjimit të Enverit, por larg asaj që duam ne”, thotë Frank Shkreli. 

Frank Shkreli ka një këshillë për shqiptarët, të mos e dashurojnë pa kushte Amerikën, pasi sipas tij as SHBA-të nuk janë të përsosura në aspektin e zhvillimit të vlerave demokratike. 

“As dashuria për Amerikën, unë jam amerikan prej 50 vitesh, nuk duhet të jetë e pa kushte e tillë që të bëjë ç’të dojë, të trajtojë si të dojë njerëzit e posaçëm në parti të ndryshme, se as Amerika nuk është e përsosur, por është në zhvillim të vlerave demokratike. Ju e dini që kanë ndodhur gjëra edhe këtu, por ama pas një krize çohen në këmbë, dalin njerëz të rinj, mendime të reja. Çelësi për Shqipërinë, duke ndjekur politikën shqiptare, nqs nuk ke demokraci brenda në parti, nuk do të ketë demokraci as në vend. Janë bërë 30 vjet tani, shpresa jonë për 30 vjet më parë. Ne ishim në Shqipëri një grup në mars 91, nuk kishte demokraci, por ne prisnim demokracinë. Këtu në Amerikë emigracioni i vjetër vazhdimisht thoshte, kur mblidheshin për 28 nëntorin: “Mirëupafshim në Shqipërinë e lirë”. As sot nuk e kemi Shqipërinë e lirë. Është më mirë seç ishte në regjimin e Enver Hoxhës, por jo Shqipërinë si vërtetë e duam shumica jonë”, tha Shkreli. 

Filed Under: Politike Tagged With: Adi Krasta, Frank shkreli

NGA SHTETET E BASHKUARA TË BALLKANIT TEK BALLKANI I HAPUR, 100 VJET PROMOVIM E DËSHTIM

October 6, 2021 by s p

  • Me 23 Shkurt 1923 Lozha e Masonëve në Paris në drejtimin e kryetarit të saj Lucien Le Foyer, organizoi një konferencë mbi Shqipërinë, ku u promovua projekti për Shtetet e Bashkuara të Ballkanit, Federatën Ballkanike, Shoqëria e Kombeve të Ballkanit, Popujt e Bashkuar të Ballkanit…
  • Një Federatë Ballkanike, sipas modelit amerikan, propozoi edhe Faik Konica në SHBA në Mars 1923.
  • Pas 100 vjetëve treshja Rama-Vuçiç-Zaev i rikthehen projektit për një Ballkan të Bashkuar…

NGA DALIP GRECA

Ballkani i hapur, i konceptuar si treg i përbashkët për shtetet jashtë Bashkimit Europian, nuk është tezë e re e hedhur për konsum politik, ajo ka 100 vjet që promovohet dhe po 100 vjet që refuzohet e dështon me sukses. Në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar u fol gjatë për Shtete të Bashkuara të Ballkanit, për Konfederatë Ballkanike, Bashkimin e popujve të Ballkanit, bashkëpunim rajonal etj.

   Në fillim të muajit Janar të vitit 1923 shtypi francez shkroi me entuziazëm për një takim “Mbi Shqipërinë”, e cila do të kishte edhe një konferencë nga miku i shqiptarëve francezi Godart. 

      Z. Justin Godart ishte i njohur për shqiptarët për udhëtimet e tij në Shqipëri si dhe nga libri që ai shkroi’ L’Albanie  en 1921’- Shqipëria në vitin 1921. Ai ishte një politikan i suksesshëm në radhët e Partisë Radikale Franceze, shërbeu si nënkryetar i bashkisë së Lyon-it, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministër për Shëndetin Publik, Kryetar i Përkohshëm i Bashkisë së Lyonit, Përfaqësues i Francës në Organizatën Ndërkombëtare të Punës etj. Ai ishte një udhëtar i dashuruar me Ballkanin, veçanërisht me Shqipërinë.

Le të kthehemi tek Konferenca mbi Shqipërinë.Organizatore e konferencës ishte Lozha e Masonëve ’Cosmos’ e Parisit. Media u ushqye me këtë lajm që nga fillimi i janarit deri me 23 Shkurt 1923, kur nisi konferenca e trumbetuar si çelësi i artë që do t’i jepte fund grindjeve në Ballkan. Dukej se organizatorët, për të tërhequr vëmendjen, kishin lënë orët e vona të mbrëmjes. Konferenca do të niste në orën 9 të darkës. Mirëpo ora kishte kaluar mbi nëntë dhe konferenca nuk po fillonte. Nisën pëshëprimat dhe pikëpyetjet: Pse nuk fillon konferenca? Kurreshtja u shua, kur në korridorin e gjatë u ndjenë disa hapa të shpejtuara.Në sallë u shfaq një burrë i gjatë, thatanik, i cili u prit me nderime të veçanta, me protokoll nderi. Mysafiri ishte Ministri i Jashtëm i Serbisë, të cilit iu hap vend në krahun e djathtë të kryetarit të konferencës, ndërkohë që në të majtë ishte vendosur z. Godart.

        Pasi ora po i afrohej 10 e mbrëmjes, kryetari i Lozhës ‘Cosmos’ z. Lucien Le Foyer, e hapi mbledhjen me një vlerësim mbi Shqipërinë;- Shqipëria, tha ai, është një vend i vogël me një milion njerëz, por lipset të kthejmë vështrimin tonë mbi Kombin Shqiptar, sikundër dhe mbi kombe të tjera ballkanikë, se janë popuj të rinj.

Drejtuesi i konferencës u kthy nga Ministri Serb, Spalaikoviç, të cilit i qeshi fytyra, kur Kombi shqiptar u prezantua si komb i ri, ndërsa kombi i tij sllav, qenkish më i moçëm! Shërbim me vlerë i bëri kombit shqiptar ky miku frëng!!

Pasi u bind se efektet e vlerësimit të tij e kishin lumturuar ministrin serb, kryetari vijoi:…Jam i lumtur që këtu ndodhet ministri Serb, i cili na siguron se sot për sot  ka një solidaritet midis popujve të Ballkanit, që mbi bazën e principeve të Kryengritjes Frënge, dhe mbi bazë të këtij populli punëtor, për të cilën Masonët lëvdohen, se janë zhvillonjësit(les commentateurs),mundet dhe lipset të shtrohet Bashkimi i popujve të Ballkanit shumë herë të ndarë në rendin e historisë.Për ne, paqtorët e Perëndimit të Evropës, formula është kjo:’Federata Ballkanike, Shoqëria e Kombeve të Ballkanit, Popujt e Bashkuar të Ballkanit, Shtetet e Bashkuara të Ballkanit- Kjo është zgjidhja, e cila pa dyshim, lipset të impozohet një ditë, sado të mëdhenj që të jenë hidhërimet, që coptojnë zemrat e popujve të Ballkanit, sado të mëdha që të jenë dhembjet, bashkimi do të sjellë paqtimin…

Për drejtuesin e Lozhës të Masonerisë së Parisit, prania e ministrit Serb aty, ishte garancia e bashkimit të Ballkanit, paçka se aty mungonin ministrat e Shqipërisë dhe shteteve të tjerë të Ballkanit. Si për konicidencë Ministri i Jashtëm Shqiptar ishte prej dy javësh në Paris, por në konferencë nuk ndodhej.

       Cila ishte arsyeja? Ministri i Jashtëm Shqiptar Mehmed Konica kur u pyet të nesërmen nga shtypi se përse nuk u ndodh në Konferencën për Shqipërinë, u përgjigj shkurt: Shkaku që nuk u ndodha në konferencë është fare i thjeshtë; NUK MË FTOI KUSH!

          Siç duket u pa e arsyeshme që të gjithë Ballkanin mund ta përfaqësonte ministri Serb! Konferenca ishte propaganduar se zhvillohej për Shqipërinë ndërsa i ftuar nderi ishte ministri Serb!Ec e kuptoje këtë përkujdesje të francezëve për Shqipërinë! 

          Në fund të konferencës ministri serb do ta përmblidhte fjalimin e tij në këtë perifrazim: Problemi që ka të bëjë me Konfederatën e Shteteve Ballkanike, Bashkimi i ardhëm i Ballkanit, ose më mirë Shtetet e Bashkuara të Ballkanit, është një ideal, për të pëmbushur një tjetër ideal edhe më të lartë për të cilin flasin shumë dendur në botë.Ky ideal në popujt e Ballkanit mund të realizohet….Në vendin tim, tha ministri serb- ka sllovenë, kroatë, serbë, ka katolikë, orthodoksë, muslimanë. Sot formojnë një organizëm të bashkuar me fuqi.Ja pra nisja e shtetit të Bashkuar të Ballkanit egziston. Po që të vërtetohet ky ideal, lipset që edhe popuj të tjerë të Ballkanit të vijën e të na  bashkohen….Po të vijnë bullgarët dhe Shqiptarët që janë të ndarë, atëherë krijohen Shtetet e Bashkuara të Ballkanit…

        Përgjatë vitit 1923 u fol gjatë për Ballkanin e Bashkuar, për Konfederatën Ballkanike, por konfliktet mes shteteve dolën mbi projektet bashkuse; përplasjet Bullgaro-Jugosllave, Greko-Maqedone-Bullgare, Serbo-Kroate, ku e dyta tentonte shkëputjen nga Jugosllavia, treguan se sa të brishta ishin marrdhëniet mes shteteve Ballkanike dhe çfarë qëllimi fshihej pas projekteve sllave.

         Për një Federatë Ballkanike foli edhe Faik Konica në SHBA në Mars 1923 (Jamestown), në një fjalim mbajtur para amerikanëve. Fjalimi, përvecse në shtypin amerikan, u publikua me 17 Mars 1923 në gazetën”Shqiptari i Amerikës” që dilte në Korçë dhe në Dielli. Në një fjalim të gjatë Konica trajton efektin zinxhir të ngjarjeve në Ballkan, të cilat nuk mbeten lokale, por përfshijnë rajone të tjerë. Kështu e trajtojë ai luftën Ballkanike që nisi në Vjeshtën e Tretë të vitit 1912. Besohej se lufta që nisi në një cep të Evropës lindore do të mbetej e kufizuar, dhe nuk do të kapërcente përtej Adriatikut, por askush nuk mendonte se do të kapërcente përtej Detit të Zi. Por Lufta Ballkanike solli konfliktin me Austrisë dhe Serbisë; tërhoqi në vorbullën e saj Rusinë, Gjermaninë, pastaj Belgjikën, Francën dhe Anglinë, më pas Japoninë, Turqinë dhe Bullgarinë, pastaj Italinë dhe Rumaninë, dhe më në fund hyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E gjithë kjo luftë e pati fillesën nga një zënie e vogël në një cep të Ballkanit. Konstatimi i Konicës ishte i dhimbshëm: Ballkani ka qenë dhe mbetet shkaktar për luftra dhe duket se shtetet e Ballkanit kanë dalë të fituara nga luftrat, kanë fituar territore të reja në kurriz të shqiptarëve dhe bullgarëve. Në një analizë të detajuar që bën Konica, konstaton se shtetet e Ballkanit në buxhetet e tyre i japin pjesën e luanit përgatitjes për luftë. Kjo ishte shqetësuese për rajonin. Ai pyet:  Ndërkohë që shtetet e Ballkanit në fund të Luftës së përbotshme muarën çdo gjë që kishin bërë pazarllëk, përse organizojnë pas lufte ushtri të mëdha, përse harxhojnë shuma të çmendura?!

Konica shfaq mendimin se Ballkani mund të paqëtohej nëse krijohej një Federatë Ballkanike, e mbështetur në modelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai propozonte që kjo federatë të funksiononte lipsej të rritej autonimia lokale për shtetet anëtare të federatës. Natyrisht që edhe  ky projekt ishte i parakohshëm dhe jashtë realitetit.

          Projektet për një Ballkan të bashkuar u hodhën në tryezë sërish pas Luftës së II Botërore për vëllazërimin e Ballkanit, por projekti funksionoi vetëm për Konfederatën Sllave, e cila u zhbë pas luftës etnike të Serbisë.

 Vijmë më së fundi tek projekti tresh:Rama-Vuçiç-Zaev i vitit 2021, që siç thonë ata, pason Projektin e  Berlinit, i ideuar nga Merkel që në 2014-tën.

         E vërteta është se projekti i Ballkanit të hapur nuk është ide as e Ramës, as  e Vuçiuçit dhe as e Zaevit. Ideja e Ballkanit të Hapur (i njohur më parë si Zona Mini-Shengen) u shfaq për konsum politik në fillim të viteve 1990. Fillimisht u lakua si një zonë ekonomike midis shteteve të gadishullit Ballkanik,por, Serbia, ashtu si në të shkuarën, tregoi se nuk prodhon pakte bashkëpunimi e paqeje, por  konflikte e luftra agresive.Planet për bashkëpunim u braktisën përfundimisht për shkak të Luftërave etnike që udhëhoqi Serbia.

      Ideja për këtë platformë bashkëpunimi rajonal hidhet në tavolinë për konsum politik tash kur Evropa ka hallet e veta dhe nuk ka kohë që të merret me integrimin e 6 shteteve të mbetura si një lloj gadishulli i izoluar dhe i larguar nga BE-ja. 

          Në kushtet e një korrupsioni kanceroz, të trafikut kriminal, drogës, krimit të organizuar, Shtetet e Ballkanit, e kanë të qartë se Europa e Bashkuar nuk ka vend për ata, ndaj dhe iu rikthyen teorisë 100 vjeçare të bashkëpunimit rajonal, duke u përpjekur që t’i bëjnë në një farë mënyre karshillëk Bashkimit Europian:Nuk doni të na pranoni? Ok, ne bëhemi bashkë dhe krijojmë Shtetet e Bashkuara të Ballkanit!

        Bie në sy këmbëngulja e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili, jo vetëm ka marrë flamurin dhe i prinë projektit, por deklaron me plot bindje se:Ballkani i Hapur është vendosur, ai do të bëhet. Shtetet që e kanë kundërshtuar, do t’i bashkohen, herët a vonë! Se ku e gjenë sigurinë matematike të këtij parashikimi, vetëm kryeministri ynë global e di.

        Të flasësh me kaq bindje, siç bëri kryeministri socialist i Shqipërisë në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të bën të dyshosh, edhe për faktin se qoftë kancelarja në ikje Merkel, qoftë presidentja e Komisionit Evropian, nuk u morën shumë me Ballkanin e Hapur, përveç këshillës së Merkelit se çdo bashkëpunim që ndihmon integrimin, është i mirëpritur. Mirëpo Ballkani nuk ka vetëm tre shtete për të krijuar atë që dikur quhej Mini Shengen, mbi të cilën u ngrit projekti Gjerman, që në vitin 2014, që në fakt tash është fare i zbehur dhe pritet formimi i qeverisë së re gjermane me mazhorancë të socialdemokratëve, për të parë nëse do t’i rikthehet këtij projekti apo do të shtyhet edhe ai në kalendrat greke…

           Politika prej lideri rajonal i Kryeministrit shqiptar duket paksa naive. Pakti i tij me presidentin serb Vuçiç dhe Kryeministrin maqedon Zaev, pa marrë dakordsinë e tre shteteve të tjerë, por veçanërisht të Kosovës, që nuk njihet nga Serbia si shtet, ngjason me Konferencën e masonëve në Paris para 100 viteve, ku flitej për Ballkanin e Bashkuar dhe aty ishte vetëm ministri Serb!

         Pyetja shtrohet: Kur Kosova e kundërshton me të drejtë projektin’Ballkani i Hapur’ dhe e cilëson të rrezikshëm paktin Rama-Vuçiç- Zaev, pa njohur Serbia më parë pavarësinë e Kosovës, përse kryeministri ynë bëhet tellall i Beogradit? 

Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti e ka kundërshtuar projektin dhe ka deklaruar se “Ballkan i Hapur” nënkupton hapje ndaj ndikimeve ruse dhe kineze. Rreziku është fare i qartë- si mund t’i bëjë ballë Kosova e pa njohur nga Serbia, Kina, Rusia, tregut agresiv serbo-rus e kinez?  Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet kryeministri Rama dhe jo të merret me sofizma dhe me naivitete konspirative e me strategji rajonale që i shkojnë për shtat Beogradit dhe lënë në harresë njohjen e Kosovës nga Serbi. Dhe një pyetje shtesë: Cili është kontributi i qeverisë Rama në njohjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës? 

ZERO!

          Kryeministri i Shqipërisë, i cili propagandon shumë paktin që vjen nga Beogradi, dhe kur ka kohë , apo kur i intereson karta nacionaliste, flet edhe për  mbledhjet e përbashkëta pa bukë të dy qeverive, dhe përmend hallet e vëllait të vogël,- është mirë që të dëgjojë zërat që vijnë nga Kosova. 

         Presidentja e Kosovës Dr.Vjosa Osmani, e ka cilësuar të rrezikshëm projektin e “Ballkanit të Hapur”, duke argumentuar se ai e vonon integrimin evropian të rajonit, ndërkohë që  Procesi i Berlinit është zgjidhja e vetme dhe e duhur për avancimin e rajonit drejt integrimit Europian.

Po nuk është vetëm Kosova që e kundërshton projektin e Beogradit- Tiranës dhe Shkupit, kundër tij janë edhe Bosnja e Mali i Zi.

      Dëgjova me 4 tetor zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazi, i cili e argumentoi”JO”-në e shtetit të tij(me qeveri pro serbe) si një rrezik për gllabërimin e tregut të vogël malazes prej tregut agresiv ruso-kinezo-serb. Ai e quajti projektin e Ballkanit të hapur si një tendencë e Vuçiçit dhe Ramës për të krijuar role liderësh rajonal. Konkluzioni është i qartë, kur Mali i Zi i njohur ndërkombtarisht i friket rrezikut, po Kosova e pa njohur ende nga Serbia e shtete të tjerë, si do të mbrohet nga ky rrezik? 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ballkani I hapur, Dalip Greca-Interviste, SHTETET E BASHKUARA TË BALLKANIT

Fondacioni Kosloski dhuroi 40 mijë dollarë për kërkime shkencore rreth kancerit

October 5, 2021 by s p

Dielli

Florida më 3 Tetor 2021, në një aktivitet të organizatës së grave Motrat Qiriazi, dega Florida, Fondacioni  Kosloski dhuroi 40 mijë USD në mbështetje të programit PHD të Dr. Kujtim Latifit në fushën e Fizikës Mjeksore në Rrezatimin Onkologjik (Radiation Oncology).. Ky fondacion u krijua në vitin 2017 dhe mbështet me Shuma  të konsiderueshme vit pas viti, mjekë shqiptarë dhe të huaj të cilët fokusin e studimeve të tyre shkencetore e kanë në fushën e Kancerit. Fotini Allteni, Drejtoresha e Përgjithshme e fondacionit deklaroi se të gjithë ne duhet ti mbështesim dhe ti përkrahim këto qëndra të kërkimit dhe të luftimit të kancerit, pasi janë jetike në shëndetin dhe jetëgjatësinë e individëve të prekur. S’ka gjë më të bukur se sa të mbështesim njërin prej doktorëve dhe kërkuesve tanë shkenceor dinjitozë” citoi  Dr. Anna Kohen kryetarja  e Degës së Floridas për Organizatën Motrat Qiriazi. Dr. Kujtim Latifi u vlerësua thotë Doktoresha Anna, për rezultatet e arritura dhe kujtoi vështirësitë dhe sukseset e një emigranti që e filloi jetën në Amerikë në moshë të re. “Në vitin 1998, një refugjat 17 -vjeçar nga lufta në Kosovë, kalon një muaj në Maqedoni në një tendë të stërmbushur, duke notuar në baltë dhe pa asnjë mënyrë për të kontaktuar askënd apo  për të pasur lajme nga shtëpia. Ai erdhi në SHBA me sende minimale dhe ishte shumë i shqetësuar për fatin e të afërmve të tij dhe qytetit të tij të lindjes. Duke u bazuar në dashurinë e tij për fizikën, ai u diplomua në Universitetin e Denverit, Colorado në 2004 me një diplomë në Fizikë dhe në 2007 mori masterin e tij në Fizikë nga Universiteti i Illinois Verior. Menjëherë pas kësaj, ai u transferua në Tampa Florida dhe u regjistrua në USF si student doktorature në fizikën e aplikuar. Ai ishte një nga studentët e parë në programin e fizikës mjekësore USF, i cili është një program i përbashkët me Qendrën e Kancerit Moffitt. Pas përfundimit të programit të doktoratës, ai ishte një anëtar postdoktoral në departamentin e Onkologjisë së Rrezatimit në Moffitt, dhe më vonë u punësua si anëtar i fakultetit. Dr Kujtim, ju na bëni krenarë” përfundoi Dr. Anna Kohen jetëshkrimin e Dr. Kujtim Latifit. Dr. Fjolla Hyseni Vokshi nga Nyc diskutoi për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e duhur si një mundësi për të shpëtuar jetë. Dr. Roberto Diaz nga spitali Moffitt i kancerit në Tampa diskutoi trajtimet e pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit dhe opsionet e ndryshme efektive të trajtimit si kirurgji, kimioterapi, terapi rrezatimi, terapi të synuar dhe terapi hormonale. Të pranishmet në këtë aktivitet, u pajisën me shumë njohuri për kancerin e gjirit. Aktiviteti vazhdoi me muzikë edhe valle shqiptare të të gjitha trevave. Gratë pjesëmarrëse u argëtuan nën tingujt e mrekullueshëm të muzikës e këngës nga Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh”.

Filed Under: Opinion

WHISTLEBLOWER TESTIMONY: FACEBOOK IS ABOUT PROFITS

October 5, 2021 by s p

by Rafaela Prifti


A data scientist who emerged as the Facebook whistleblower on Sunday says that whenever there was a conflict between the public good and the company, the social media giant chose its own interests.
Frances Haugen is testifying before Congress today after revealing internal documents of the company’s own research showing it magnifies hate and misinformation. By coming forward, she hopes the government will put regulations in place to govern the company’s activities through strict auditing and guidance, she says. She said Facebook prematurely turned off safeguards designed to thwart misinformation after Joe Biden defeated Donald Trump last year, alleging that modification contributed to the deadly Jan. 6 invasion of the U.S. Capitol.
Post-election, the company dissolved the civic integrity unit, which Haugen said was the moment she realized that there was no will “to actually invest what needs to be invested to keep Facebook from being dangerous.”
On Monday Facebook and its family of apps went down at the same time. Users reported that Facebook, Instagram, WhatsApp, Facebook Messenger and Oculus began displaying error messages shortly before noon Eastern time. For more than five hours, the sites were not functioning, according to Downdetector, which monitors web traffic and site activity.
Andy Stone, a Facebook spokesman, posted on Twitter, “We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.”
Security experts noted that although technology outages are not uncommon, it is very unusual for so many apps to go down at the same time. Two years ago Facebook experienced a 24 hour outage due to a technical error. The cause of yesterday’s incident remains unclear.
Facebook has already been dealing with plenty of scrutiny over election misinformation, public health and safety. The former Facebook product manager who quit the company in May, has provided copies of tens of thousands of pages of internal research and documents to the U.S. Securities and Exchange Commission and lawmakers and has distributed them to the Wall Street Journal and other news media. The documents revealed what many suspected but couldn’t prove: Facebook created more lenient secret rules for elite users, and knowingly amped up outrage on its main site through an algorithm change in 2018.
Despite Facebook claims of putting real resources into these services, the civic integrity unit of the company led by Haugen only employed 200 people, and was dissolved by Facebook management, post election.
Regulators have been unable to deal with Facebook up to now. Haugen’s suggestions for moving forward include more auditing and guidance content across the platform. US lawmakers recently have introduced five antitrust bills targeting the power of Big Tech.
With Haugen is speaking publicly, Facebook Chief Executive Officer Mark Zuckerberg and Chief Operating Officer Sheryl Sandberg have not made any statements. That is more alarming for investors considering that Haugen has reached out to the SEC with the claim that Facebook effectively lied to shareholders about the impact of its algorithms. Documents reveal that Facebook knew of the harms that its services were causing.
Today’s Senate hearing comes after nearly three months of scrutiny for Facebook. Over the summer, the Biden administration and Facebook argued over the platform’s role in allowing COVID-19 misinformation to spread. At issue are algorithms that govern what shows up on users’ news feeds, favoring hateful content because it is more engaging hence more profitable. Haugen said a 2018 change to the content flow contributed to more divisiveness and ill will in a network ostensibly created to bring people closer together.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

Fundi i pafundësisë, truri i njeriut dhe Covid-19

October 5, 2021 by s p

Hazbi M.Shehu

Truri I njeriut ka prodhuar te mirat dhe te keqijat,qe kane ndodhur ne jeten njerezore,nga [Bibla.Kurani.etj.,te lidhura me Profetet,drejtuesit apo Apostujt e shenjte perkates predikojne boten e qenieve te gjalla dhe boten e pertejshme te supozuar dhe te pranuar ne mendjen e tyre[parajsen].

Ateistet pranojne vetem materien primare dhe i kundervihen te gjitha besimeve fetare. Te shprehura ne veprat e tyre,te udhehequra nga Marksizmi[Marksi,Engelsi,etj.].

Idet apo mendimet e njerezve gjeniale duke filluar nga lashtesia[Aristoteli,Sokrates,etj.\e deri ne ditet e sotme[Ajnshtajni.etj.]i kane sherbyer nje jete me te mire njerzore,por ato gjithashtu kane shkaktuar grindje,vrasje,luftra boterore dhe zhdukjen apo cfarrosjen massive te qenieve te gjalla.,etj. 

Gjithshka e permendur me siper dhe cdo gje ,qe do te prodhoi apo krijoi mendja e njeriut ne te ardhmen lidhet me trurin e njeriut.Atehere del pyetje: Cfar eshte ky burim i gjitheshkaje ne planetin tone,i quajtur truri i  njerezor?!

Pergjigja:Nje cope mishi special i materies.

Ne se kete cope mishi special i materies dota nxjerrim nga guacka e kokes njeriut dhe ta leme jasht ne natyre, ai dote dekompozohet sic do materie;si rrjedhoj i veprimit te forcave te jashteme mbi te.Ndersa  Brenda guackes ne koken e njeriut, ky cope mishi organizon dhe drejton gjithe njerezimin dhe boten per rrethe tij.Truri i njeriut nen veprimin e forcave te brendeshme[fusha e gravitacionit ose e rendeses,fusha elektromanjetike dhe ajo shpirterore]organizon dhe drejton pjeset e trupit vet njeriut dhe I kundervihet me sukses[sipas aftesive te vecanta te cdo njeriu] forcave te jashteme te natyres.[libri i fillip Frankut per Ajnshtajnin  faqe 223].

Ne fazen fillestare te krijimit te qenies njerezore potenciali i trurit 

[fusha e rendeses dhe ajo elektromanjetike ka qene i dobet dhe kane krijuar levizje te dobta te qelizave trunore.Si rrjedhoj ne ate periudhe njeriu nga paaftesia shpjeguese ka pranuar misteret e natyres sipas besimeve fetare.Fusha e rendeses dhe ajo elektromanjetike per cdo njeri te vecante gjate jetes njerezore dobesohen. Me zhvillimin e njerezimit fusha e rendeses dhe ajo elektromagnetike forcohen ne pergjithesi dhe i jmpuls levizjeve te qelizave 

trunore.Ato behen me active dhe nnjeriu fillon ti shpjegoi me mire fenomenet e natyres.[Me gjithe kete zhvillim relativisht te mire te njeriut ne saj te levizjeve te qelizave te trurit tij,sot jemi para dilemma njerzore: Nje pjese e njerezve shprehen,se kjo eshte jeta,ndersa pjesa tjeter thote,se mbass vdekjes fillon jeta e vertete.Mos u cuditni kur dhe sot shkencetare te medhenj,qe kane arritur k dhene ne ulmin e zbulimeve ne shkencen e fizikes i dorezohen te panjohures.I tille eshte mesazhi i Ajnshtajnit dhene ne Filadelfia[Sh.B.A.]:”Gjeja me e pakuptueshme ne bote eshte se bota eshte e pakuptueshme”.[libri me titulla”Ajnshtajni” te autorit Filip Frank.]Pra si perfundim Ajnshtajni i dorezohet te panjohures,te cilen nuk e zgjidhi d.m. th. nuk arriti te gjej:”Fundin e pafundesis”.

Del pyetje:Ky eshte fundi i pafundesis te shkences njerezor?!

Jeta ka treguar se truri i qenieve te gjalla eshte ne zhvillim!

Gjate plakjes cdo qenie e gjalle humb ne peshe e si rrjedhoj fusha e rendeses dobesohet.Levizjet e qelizave zvoglohen dhe si pasoj fusha elektromanjetike per cdo qenie te gjalle dobesohet.Ky dobesim i fushave eshte rrjedhoj i veprimit te forcave te jashteme[gravitacioni i tokes ndryshimi i klimes ,grindjet dhe goditjet njerezore,luftrat,etj.si pasoj e egoizmit njerezor.Ky eshte rezultat I analizes te procesit

Jetesor te nje qenie te gjalle[ose te nje njeriu te vecante],qe shpjegon lindjen,zhvillimin dhe shuarjen e njeriut si rrjedhoj dhe te trurit.Kjo eshte analiza per nje qenie te gjalle ose per nje njeri,po cdodhe me njerezimin?!Faktet e deri tanishem tregojne se njerezimi rritet dhe zhvillohet.Gjithashtu mendimet dhe idet shkencore njerezore zhvillohen dhe rinohen.Njerezit ne komitetin primitive hanin ato qe gjenin ose

 takonin ne natyre.D.M.Th.natyra i ushqente dhe i drejtonte qeniet e gjalla[kuptohet dhe njeriun].Sot eshte qenia e gjalle[kryesisht njeriu],qe e drejton dhe transformon natyren.Dikur numeronin me gishte;sot perdorin kompjuterat.Dikur luftonin me grushta ndersa sot perdoren raketa dhe bomba me hidrogjen.Keto jane shpikur nga njeriu per te shprehur egoizmin ne komandim.Pra egoizmi eshte pjella e te mirave dhe te keqijave te kesaj jete njerezore.Egoizmi lind me njeriun dhe vdes me vdekjen e tij.

Natyra eshte burimi i te gjitha te mirave[ushqimit,bukurivr,etj.],qe i sherbejne qenieve te gjalla.Deshira personale per ti pasur keto te mira lind egoizmin tek qeniet e gjalla.Njeriu kerkon te jete i pari,qe ti perdore keto te mira per vehten e tij.

Deri me sot njeriu komandonte qeniet e gjalla,por dalja ne skene e nje mikrobi misterioz:Covid-19 ,po tregon se nuk eshte njeriu mbret i qenipeve te gjalla per deri sa nuk eshte ne gjendje ta vrasi apo ta zhduki kete mikrob,qe po vret njerezimin?!Shkenca njerezore akoma nuk e di se ceshte ky mikrob viruz i padukshem dhe misterioz.?!

Nese mikrobi virus covid-19 eshte krijuar si rrjedhoj i zhvillimit te qenieve te gjalla;atehere duhet pranuar sekjo qenie e gjalle mikrobi eshte mbreti i qenieve te gjalla.?!Dhe mos valle po zevendeson luften e trete boterore?!Por,nese do vertetohet se covid-19 eshte krijuar nga njeriu n elaborator ;ateher truri i njeriut vazhdon te mbetet mbreti i qenieve te gjalla.?!, 

Truri i njeriut sic do materie fushen e pemban fushen e rendeses[gravitacionit] dhe ate te 

elektromanjetike[Ajnshtajn faqe223 te libri me autor Filip Frank].Materia nuk ka qetesi,por levizje tepanderprershme,te perhershme absolute.Ajo leviz rrethe vehtes dhe rrethe trupave te tjere,kjo dote ishte levizja e jashteme e saj.[p.sh. toka leviz rrethe vehtes,rrethe Diellit dhe sebashku me te rrethe trupave te tjere qiellore].Me levizje te brendeshme do te kuptojme levizjen e qelizave ne saj te vepimit te fushes rendeses dhe asaj manjetike duke e transformuar materien[dhe trurin]ne nje forme tjeter te saj.[p.sh. me levizje te brendeshme te tokes kuptojme zberthimin e elementeve radioaktiv ne saj te veprimit te fushes rendeses dhe asaj elektromanjetike duke e transformuar nga gjendja e ngurte net e lenget dhe formimin e lavave vullkanike.I njejti process ndodhe dhe me njerezimin.Konkretisht ekzistenca e disa besimeve fetare gjate gjithe zhvillimit kohes ne perplasje ka sjelle zhvillimin e njerezimit

PERFUNDIME.

Truri si materie speciale pervec fushes se rendese dhe asaj elektromanjetike zoteron edhe fushen e tensionit shpirteror.!.

Gjendja absolute e materies eshte levizja e vazhdueshme ose levizja e panderprere e saj

Ligji i gjendjes absolute televizjes te panderprere e materies ne univers[planeteve,yjeve,etj.]shkakton levizje te brendeshme te tyre, zberthimin e elementeve radioactive dhe transformimin e gjendjes se ngurte ne te lenget dhe te gazrave,qe cojne ne shkaterrimin dhe transformimin e tyre te coptuar ne pjese te ndryshme.Keshtu lindin yje dhe planete te rinje..

Kjo levizje e panderprershme e materies vepron dhe mbi qeniet e gjalle duke shkaktuar atyre levizje te brendeshme,te cilat lindin difekte apo semundje ne trupat e tyre,qe cojne deri ne vdekje.

Ky ligje i gjendjes te levizjes absolute te materies mban ne ekujliber te gjitha format e materies ne Univers.

Ne qeniet e gjalla levizja e brendeshme e cdo trupi shprehet me gjendjen 

shpirterore te tij;ndersa ne trupat e ngurte,si toka etj. shprehet me zberthimin e elementeve radioaktve ne brendesi te tyre.

Historikisht truri j njeriut ka qene ne lufte te vazhdueshme me keqeberesit te mikrobeve viruse vdekjepruse dhe pavaresisht veshtersive ai ka fituar mbi ta;keshtu do te ndodhi dhe me coid-19 dhe bishtat e saj,sepse askush nuk mund ta ndali zhvillimin e jetes njerezore.Kjo bazohet ne faktin se fusha e rendeses,

manjetke dhe ajo shpirterore ne drejtim te pergjithshem jane gjithmon ne zhvillim dhe si pasoj detyrojne dhe trurin te jete ne zhvillim aktiv.Mjafton ti hedhesh nje sy zhvillimit njerezor nga komuniteti primitive e deri sot.

Hazbi M.Shehu

New York   

Shtator/2021

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2809
  • 2810
  • 2811
  • 2812
  • 2813
  • …
  • 2930
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT