• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The Bride of Abydos – Byron and the Allure of the East

October 13, 2025 by s p

Albanian Byron Society/

When Lord Byron published The Bride of Abydos in 1813, Europe was captivated by the exoticism and mystery of the East. Written shortly after his travels through Albania, Greece, and the Ottoman Empire, the poem reflects Byron’s deep fascination with Oriental landscapes, heroic passions, and forbidden love.

In this work, Byron blends classical themes with Eastern imagery — a poetic world where the call of freedom and the fire of desire merge beneath the moonlit waters of the Bosphorus. The poem’s hero, Selim, and his tragic love for Zuleika, embody not only a personal drama but also a symbolic dialogue between East and West.

Byron’s journey in the Balkans and the Levant shaped his imagination forever. The Albanian mountains, the hospitality of Ali Pasha, and the vivid costumes of the region gave his poetry a new language — sensual, heroic, and free. Through The Bride of Abydos, Byron introduced to Europe an image of the East that was at once romantic and revolutionary, a reflection of his own restless spirit.

—

🇦🇱 Nusja e Abidosit – Bajroni dhe magjia e Lindjes

Kur Lord Bajron botoi poemën Nusja e Abidosit në vitin 1813, Evropa u mahnit nga ekzotizmi dhe misteri i Lindjes. E shkruar menjëherë pas udhëtimeve të tij në Shqipëri, Greqi dhe në Perandorinë Osmane, kjo poezi pasqyron magjepsjen e thellë të Bajronit me peizazhet orientale, pasionet heroike dhe dashurinë e ndaluar.

Në këtë vepër, Bajroni ndërthur temat klasike me imazhet e Lindjes — një botë poetike ku thirrja e lirisë dhe zjarri i dëshirës përzihen nën dritën e hënës mbi ujërat e Bosforit. Heroi Selim dhe dashuria e tij tragjike për Zulejkën mishërojnë jo vetëm një dramë njerëzore, por edhe një dialog simbolik mes Lindjes dhe Perëndimit.

Udhëtimi i Bajronit në Ballkan dhe në Levant i dha përmasë të re imagjinatës së tij. Malet shqiptare, mikpritja e Ali Pashës dhe kostumet e gjalla të rajonit i dhanë poezisë së tij një gjuhë të re — ndjesore, heroike dhe e lirë. Përmes Nusja e Abidosit, Bajroni i solli Evropës një imazh të Lindjes romantik e njëkohësisht revolucionar, pasqyrë e shpirtit të tij të shqetësuar dhe të lirë.

Filed Under: Kulture

Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndanë Presidentes Osmani Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

October 13, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

Duke e pranuar këtë çmim, Presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e dashuri ndihmuan ndërtimin e paqes dhe arritjen e lirisë sonë”.

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi Presidentja Osmani.

Mëtej Presidentja Osmani theksoi se vlerësimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca e Republikës i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e Presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.

Filed Under: Politike

KRASNAHORKAI LAUREAT I ÇMIMIT “NOBEL” PËR LETËRSI PËR VITIN 2025

October 13, 2025 by s p

Xhelal Zejneli/

Shkrimtar hungarez, nga babai hebre – halë në sy të Viktor Orbanit.

Çmimi “Nobel” i sivjetshëm për letërsi iu dha shkrimtarit, romancierit dhe skenaristit hungarez Laslo Krasnahorkai (László Krasznahorkai, 5 janar 1954). Ka lindur në qytetin Gjula (Gyula) të Hungarisë. Babai i tij ka qenë hebre, me profesion avokat. E ëma, administruese e sigurimit social.

Veprat e tij, para disa javësh u tërhoqën nga programi mësimor i shkollave në Hungari. Çmimi për letërsi ndahet që nga viti 1901. Krasnahorkai është hungarezi i dytë që vlerësohet me këtë çmim. Para tij, në vitin 2002, ky çmim iu dha letrarit Imre Kertes (Imre Kertész, 9.11.1929 – 31.3.2016).

Gjurmëve të Franc Kafkës – Në arsyetimin e vendimit të sivjetshëm, Akademia Suedeze në Stokholm bëri të ditur se çmimin ia ndan shkrimtarit 71-vjeçar hungarez për shkak të “veprës mbresëlënëse dhe vizionare, e cila në mes të terrorit apokaliptik e forcon fuqinë e artit”. Në vijim thuhet se Krasnahorkai është një “tregimtar epik i madh” i cili i përket traditës së Evropës Qendrore që shtrihet prej Franc Kafkës* deri te Tomas Bernhard*, “dhe që karakterizohet nga ekzagjerime absurde dhe groteske.”

Shënim: Franc Kafka (Franz Kafka, Pragë, 1883 – Kierling, Vjenë, 1924) tregimtar austriak me prejardhje hebraike.

Tomas Bernhard (Thomas Bernhard, 1931-1989) dramaturg dhe tregimtar austriak.

* * *

Krasnahorkai jeton në Budapest, në Vjenë, kurse kohët e fundit edhe në Trieste. ku, siç shkruan revista britanike Magazine në hyrje të intervistës me shkrimtarin, “është strehuar për të mos jetuar nën regjimin e Viktor Orbanit”.

Shënim: Viktor Orban (Viktor Mihály Orbán, 1963- ) kryeministër i Hungarisë.

* * *

Në vitin 2008 Krasnahorkai qëndroi në Berlin si profesor në Universitetin e Lirë (FU). Lajmi për çmimin “Nobel” e gjeti në Frankfurt.

Ka kohë që është favorit për këtë çmim prestigjioz – Krasnahorkai vite me radhë ndodhet në rrethin më të ngushtë të favoritëve për çmimin “Nobel” për letërsi. Studioi drejtësinë dhe gjuhën e letërsinë hungareze. Kah mesi i viteve ’80 të qindvjeçarit XX, e botoi romanin “Satantango”. Veprat e tij shpesh cilësohen si postmoderne dhe apokaliptike, nën ndikimin e fuqishëm të gjigantëve letrarë si Franc Kafka dhe romancieri e dramaturgu irlandez, kryesisht i shprehjes frënge, Semjuel Beket (Samuel Beckett; Dublin, 1906 – Paris, 1989).

Pretendues për çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 2025 kanë qenë edhe australiani Xherald Mirnejn (Gerald Murnane; 25 shkurt 1939- ), japonezi Haruki Murakami (1949- ) dhe zvicerani Kristian Kraht (Christian Kracht, 1966- ).

Vitin e kaluar çmimi iu dha shkrimtares së Koresë së Jugut, Han Kang (1970- ). Kishte të tillë që u befasuan nga ky vendim i jurisë së Nobelit për letërsi. Sivjet pritej që çmimi t’i jepej ndonjë shkrimtari të rrethit kulturor perëndimor.

Këtë vit Krasnahorkai e mori në Austri Çmimin shtetëror për letërsi evropiane. Me këtë rast u tha se veprat e tij, sikurse ato të nobelistit Imre Kertes, janë flakur nga plan-programet mësimore të Hungarisë.

Çmimi “Nobel” për letërsi ka një vlerë prej rreth një milion eurosh. Çmimi do të dorëzohet në Stokholm më 10 dhjetor 2025.

* * *

Prej vitit 1901, çmimi “Nobel” për letërsi është ndarë 117 herë. Laureatë kanë qenë 121 shkrimtarë apo shkrimtare. Midis laureatëve, 18 kanë qenë femra. Laureati më i ri ka qenë prozatori dhe poeti anglez Radiard Kipling (Rudyard Kipling; Bombei, 1865 – Londër, 1936) i cili çmimin e ka marrë në vitin 1907, në moshën 41-vjeçare. Laureatja më e moshuar ka qenë prozatorja angleze Doris Lesing (Doris Lessing; Kermanshah, Iran, 1919 – Londër, 2013, pseudonim i Jane Somers) e cila e mori çmimin në vitin 2007, në moshën 87-vjeçare. Çmimi nuk është ndarë shtatë herë: në vitet 1914, 1918, 1935, 1940, 1941, 1942 dhe 1943.

* * *

Romancieri dhe skenaristi Laslo Krasnahorkai është mjeshtër i apokalipsit. Sipas librave të tij janë xhiruar edhe filma. Veprat e tij na japin pasqyrën apokaliptike dhe ironike-parodike* të botës bashkëkohore. Romani i parë i tij është “Satantango” (1985). Pasojnë romani “Melankolia e rezistencës” (1989) dhe përmbledhje me 21 tregime të shkurtra “Bota shkon”. Regjisori hungarez Bela Tar (Bela Tarr, 21 korrik 1955- ), disa vepra të tij, përfshi edhe romanet e sipërthëna, i ka shndërruar në filma artistikë.

Është një prej shkrimtarëve bashkëkohorë hungarezë më të njohur dhe më të përkthyer. Inspirim ka gjetur në veprat e Franc Kafkës, të kitaristit, këngëtarit dhe kompozitorit amerikan Xhimi Hedriks (James Marshall “Jimi” Hendrix, 1942-1970) dhe në qytetin japonez Kjoto.

Shënim: Parodi – greqisht: parodeo – këndoj në mënyrë të shtrembëruar; tallem; 1. imitim tallës dhe hokatar i një vepre letrare duke ruajtur formën dhe tonin e jashtëm të saj; travesti-a: vepër letrare në të cilën përmbajtjes serioze i jepet formë tallëse;

* * *

Me t’i kryer studimet universitare, Krasnahorkai deklarohet si autor i pavarur. Në vitin 1985, romani i tij i parë “Satantango” korr sukses. Autori sakaq del në plan të parë të jetës letrare hungareze. Është një roman distopik i vendosur në atdheun e tij, në Hungari. Konsiderohet vepër më e njohur e tij.

Në vitin 1989 boton romanin “Melankolia e rezistencës”, i cili në vitin 1993 vlerësohet me çmimin gjerman “Bestenliste”, si vepër letrare më e mirë e vitit. Në qendër të këtij romani të mjegullt dhe fantazmë është një qytezë e Panonisë, në dukje e vetmuar dhe e përgjumur, në fakt thellësisht e tronditur dhe në pritje të diçkaje që po vjen – diçkaje që është e padukshme, por që është e pashmangshme. Ardhja e një trupe cirku udhëtuese me “balenën gjigante më të madhe në botë” paralajmërohet si një atraksion sensacional, por sakaq rezulton të jetë një guaskë e zbrazët, metaforë mashtrimi dhe skenë për ekspozimin e frikës njerëzore, kaosit dhe instinkteve të ndrydhura. Pas kësaj fasade vepron Princi – një figurë enigmatike që simbolizon një forcë shkatërruese të padukshme, por gjithëpërfshirëse që e çon qytetin në gjendje anarkie dhe shthurjeje morale.

Krasznahorkai shkruan me fjali të gjata, hipnotike pa ritëm dhe shenja pikësimi klasike, gjë që akoma më shumë e thekson atmosferën e tensionimit të vazhdueshëm, mendimet e trazuara dhe mungesën e shpresës.

Për herë të parë del jashtë Hungarisë komuniste në vitin 1987. Një vit qëndron në Berlinin perëndimor si shfrytëzues i bursës DAAD. Që nga shkatërrimi i bllokut Sovjetik, ka jetuar në lokacione të ndryshme. Në vitin 1990, për herë të parë mundi të kalonte një periudhë të rëndësishme në Azinë lindore. Për ta shkruar veprën “Të burgosurit e Urgës” dhe udhëtimin jofiktiv “Shkatërrim dhe trishtim nën qiell” u mbështet në përvojat e veta në Mongoli dhe Kinë. Në këtë udhëtim jofiktiv, bashkëbiseduesit i drejtohen narratorit me “zotëri Laslo”. Me hidhërim e kupton se iluzionet e tij për ekzistimin e njëkohshëm të “dy Kinave” dalëngadalë po shuhen. Në kinë është kthyer disa herë.

Derisa e përfundonte romanin “Lufta dhe lufta”, udhëtoi nëpër Evropë. Për ta përfunduar romanin, i ndihmoi shumë poeti dhe shkrimtari amerikan Alen Ginzberg*. Krasnahorkai një kohë ka qëndruar në banesën e Ginzbergut në Nju-Jork.

Shënim: Alen Ginsberg (Irwin Allen Ginsberg, 1926–1997), në vitin 1940, si student në Universitetin e Kolumbisë u lidh me shkrimtarët Lucien Carr*, William S. Burroughs* dhe Jack Kerouac (Zhak Keruak)* dhe vuri bazën e Brezit Beat (The Beat Generation) *.

Lucien Carr (1925-2005) ka qenë anëtar kyç i rrethit të Nju-Jorkut të Brezit të Beat. Në vitet 1940 u dënua për vrasje nga pakujdesia.

William Seward Burroughs II (1914-1997) është shkrimtar dhe artist vizual amerikan. Konsiderohet figurë kryesore e Brezit Beat, autor i madh postmodern.

Zhan-Lui Lebri Keruak (Jean-Louis Lebris de Kérouac, 1922-1969) i njohur si Jack Kerouac, poet dhe shkrimtar amerikan, me prejardhje franceze-kanadeze. U rrit në një shtëpi frëngjisht-folëse në Lowell, Massachusetts. Bashkë me William S. Burroughs dhe Allen Ginsberg, kanë qenë pionierë të Brezit Beat (Bit).

* * *

Gjatë viteve 1996, 2000. dhe 2005 Krasnahorkai i kaloi gjashtë muaj në Kjoto. Kontakti i tij me estetikën dhe me teorinë e letërsisë të Lindjes së Largët rezultoi me ndryshime të rëndësishme në stilin e tij të të shkruarit dhe me tema të sistemuara. Shpesh kthehej në Gjermani dhe në Hungari, por jetonte edhe nëpër vende të tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Greqinë dhe Japoninë të cilat e frymëzonin për romanin e tij “Seiobo ka qenë poshtë”(Seiobo járt odalent) që u vlerësua me Çmimin për librin më të mirë të përkthyer në vitin 2014.

Në një intervistë e kanë pyetur përse prej “temave të vendlindjes” ka kaluar Lindje të Largët, Krasnahorkai është përgjigjur: “Mos vallë keni pritur që tërë jetën të shkruaj për pijanecët e humbur dhe të dështuar që zvarriten nëpër baltën hungareze?”

Mjeshtër i apokalipsit – Duke filluar prej vitit 1985, regjisori me renome dhe mik i autorit Bela Tar (Bela Tarr, 21.07.1955- ) xhiroi filma kryesisht të bazuar në veprat e Krasnahorkait, duke përfshirë romanin “Satantango” dhe “Harmonitë e Verkmajsterit” (Werckmeister harmóniák). Laslo Krasnahorkai ka thënë se filmi “Kali i Torinos” i vitit 2011 do të jetë bashkëpunimi i tyre i fundit.

Krasnahorkai u vlerësua lartë prej kritikëve ndërkombëtarë. Prozatorja dhe eseistja amerikane Suzan Sontag* (Susan Sontag, Nju-Jork, 1933 – ) e përshkroi si “mjeshtër hungarez bashkëkohor të apokalipsit që frymëzon krahasimin me Gogolin* dhe me Melvilin*”.

Shënim: Susan Lee Sontag (New York City, 1933 – New York City, 2004) – shkrimtare dhe kritike amerikane. Më së shumti shkroi ese. Ka botuar edhe romane. Në vitin 1964 botoi veprën e saj të parë madhore, esenë “Shënime mbi ‘kampin”. Është varrosur në Montparnasse Cemetery, Paris. Është vlerësuar me çmimin Peace of the German Book Trade etj.

Nikollaj Vasileviç Gogol (Soroçinci, 1809 – Moskë, 1852) tregimtar dhe komediograf rus;

Herman Melvil (Herman Melville; Nju-Jork, 1819 – Nju-Jork, 1891) romancier, tregimtar dhe poet amerikan.

* * *

Në vitin 2015 Krasnahorkai u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar Buker. Ishte i pari autor hungarez që vlerësohej me këtë çmim.

Shënim: Çmimi Ndërkombëtar Buker (The International Booker Prize)është çmim letrar që jepet për veprën më të mirë të shkrimtarit të huaj të përkthyer në anglisht dhe të botuar në Britani të Madhe. Është plotësim i Çmimit Buker dhe ka filluar të ndahet prej vitit 2005.

* * *

Pas një qëndrimi disavjeçar në Berlin, ku gjashtë muaj ishte profesor mysafir i S. Fisherit në Universitetin e Lirë në Berlin, Krasnahorkai qëndron “si eremit në kodrat Sentlaslo” në Hungari. Pas shkurorëzimit nga gruaja e vet e parë Anikó Pelyhe, me të cilën ishte martuar në vitin 1990, në vitin 1997 u martua për së dyti. Grua e dytë e tij ishte Dóra Kopcsányi. Ajo ishte sinolog* dhe dizajnuese grafike. Kanë tre fëmijë: Katu, Agnes dhe Emu.

Shënim: Sinolog – kinezolog, studiues i vlerave kineze. Sinologjia është një fushë akademike ndërdisiplinore që merret me studimin e historisë, kulturës, gjuhës dhe letërsisë kineze.

Filed Under: ESSE

“Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò

October 13, 2025 by s p

QSPA/

“Këngët e përshpirtshme” edhe pse janë shkruar para më shumë se një shekulli, nuk e kanë humbur aspak, madje e zotërojnë më shumë se kurrë, vlerën e vet të trefishtë: fetare, patriotike dhe estetike. Botimi i një cikli këngësh popullore në një variant mjaft të pastër të arbërishtes, një formë të toskërishtes së lashtë jo aq të rënduar nga italianizmat dhe greqizmat merr një rëndësi të veçantë. Jo pak nga ato këngë, ku autorësia popullore (në formë anonime) alternohet me autorësinë e krijuesve të niveleve të ndryshme të talentuar, mesatarë dhe minorë, zotërojnë një vlerë të vërtetë estetike për lirizmin fin, thjeshtësinë, çiltërsinë, konçizitetin. Këto tipare shfaqen në shkallë të ndryshme në vartësi nga talenti i autorit dhe arrijnë shkallën më të lartë në këngët që janë në të vërtetë krijime të vetë Skiroit dhe pjesë e krijimtarisë së tij poetike.

Lexuesit e sotëm, duke i dhënë rëndësinë e duhur vlerës historike, fetare dhe patriotike të këtyre këngëve, do të vlerësojnë më tepër këtë meritë të fundit të tyre, pra vlerën estetike, me fjalë të tjera, literalitetin e tyre.

Librin “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”, në versionin online, mund ta gjeni në këtë vegëz:

Filed Under: Histori

VENDI I FRANÇESKO ALTIMARIT (FRANCESCO ALTIMARI) NË HISTORINË E ALBANOLOGJISË

October 13, 2025 by s p

Prof.Begzad Baliu/

Profesor Françesko Altimari është njëri prej studiuesve më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili vjen nga provinienca arbëreshe e Italisë. Ai shquhet për kërkimet e tij në disa fusha dhe metodologjinë bashkëkohore të studimit:

a. Për krijimin e institucioneve akademike e të qendrave kërkimore-shkencore të studimeve shkencore, përfshirë këtu edhe kolanave për botimin e trashëgimisë arbëreshe, drejtimin e tyre në studimin e gjuhës shqipe, për institucionalizimin dhe përdorimin e arbërishtes shekullore në institucionet publike të vendbanimet arbëreshe, për ridimensionimin e kulturës arbëreshe me theks të veçantë Pararilindjen Kombëtare në Itali dhe vendin e saj në kulturën shqiptare, si dhe për metodologjinë bashkëkohore në trajtimin e temave të mëdha historiko-gjuhësore;

b. Për hulumtimin, mbledhjen dhe regjistrimin integral të fondit të gjallë të gjuhës arbëreshe, për studimin e brendshëm të zhvillimit historiko-gjuhësor të arbërishtes së shkruar (kryesisht strukturën gramatikore), elementet e toponimisë, aspektet sociolinguistike të arbërishtes në hapësirat arbëreshe, frazeologjinë e arbërishtes, aspektet krahasimtare të tyre në raport me italishten, si dhe për mbrojtjen e shqipes standarde, në vitet e fundit kur ajo u diskutua në raport me zhvillimet dhe ndryshimet politike e ideologjike të kohës sonë;

c. Për botimin integral të autorëve dhe veprave të letërsisë arbëreshe, studimin themeltar e të organizuar të autorëve dhe veprave të trashëgimisë arbëreshe: Jul Varibobën, Zef Seremben, Jeronim De Radën etj., si dhe për metodologjinë bashkëkohore të studimit të veprës letrare të Naim Frashërit.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 288
  • 289
  • 290
  • 291
  • 292
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT