• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatra i uron kryetarit të degës Vatra North Jersey z.Eduart Aranitasi shërim të shpejtë pas një operacioni të vështirë

October 3, 2025 by s p

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal dhe të të gjithë vatranëve, i urojmë kryetarit të degës Vatra North Jersey z.Eduart Aranitasi shërim të shpejtë pas një operacioni të vështirë. Z.Aranitasi është ndër vatranët kontributorë dhe aktiv i viteve të fundit në Federatën Vatra. Z. Aranitasi drejton një degë të re dhe me kontribute në rritje në mbështetje të axhendës patriotike të Federatës Vatra. I jemi pranë dhe lutemi për shëndetin dhe rikuperimin e tij të plotë e të shëndetshëm dhe mezi e presim në mesin tonë për ti shërbyer kauzës kombëtare dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me respekt

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

𝐅𝐄𝐒𝐓𝐈𝐕𝐀𝐋𝐈 𝐗𝐗𝐗𝐈𝐈𝐈 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑

October 3, 2025 by s p

📅Data: 25 Tetor 2025

🕔 Ora: 17:00

📍Vendi: SUNY PURCHASE PERFORMING

ARTS CENTER

𝖯ë𝗋 𝖡𝗂𝗅𝖾𝗍𝖺 𝖪𝗈𝗇𝗍𝖺𝗄𝗍𝗈𝗇𝗂:

𝖭𝖽𝗋𝖾𝗄𝖾 𝖳𝗈𝗇𝖺𝗃 – (646) 261-3536,

𝖬𝖺𝗋𝗄 𝖡𝖾𝗋𝗂𝗌𝗁𝖺𝗃 – (914) 557-5010,

𝖫𝗎𝗆𝗂 𝖱𝗎𝖽𝖺𝗃 – (914) 830-1019,

𝖯𝖾𝗍𝗋𝗂𝗍 𝖦𝗋𝗂𝗌𝗁𝖺𝗃 – (347) 736-7099,

𝖦𝗃𝖾𝗋𝗀𝗃 𝖯𝖺𝗅𝗈𝗄𝖺 – (646) 226-1457,

𝖳𝗈𝗇𝗒 𝖡𝗈𝗀𝖺 – (917) 807-0290

Filed Under: ESSE

“Jeronim De Rada, poeti arbëresh”- Vittorio G. Gualtieri

October 3, 2025 by s p

QSPA/

Me këtë studim, Gualtieri e rizbuloi De Radën, duke e parë atë si poet romantik dhe duke e inkuadruar në kohën e vet, pa ia mohuar origjinalitetin e papërsëritshëm. Ndonëse Gualtieri ka në bazë të vet metodën historiko-krahasuese dhe nuk ka arritur te formalizmi, di të gërmojë në formën e pasur të poezisë së De Radës, shpjegon fragmentarizmin e tij, jo si të metë por si parim krijues të lidhur me romantizmin; afrimin e tij me poezinë popullore si përbërëse të rëndësishme të origjinalitetit të tij, afrimin e tij me vargun e lirë si zbulim estetik që e afron me modernitetin; shpjegon dallgëzimet e frymëzimit që e bënë në disa raste të dobësonte formën e varianteve të ripunuara, me “etjen për pafundësi” karakteristike për romantikët dhe me fazën e re që do të kalojë romantizmi i tij. Për herë të parë kjo vepër studimore zbulon, jo vetëm lidhjet e De Radës me romantizmin europian, por nxjerr në pah edhe nivelin europian të arritur nga krijimtaria e këtij arbëreshi në planin estetik. Kjo monografi është shkuar me frymë objektive e origjinale dhe është e pasur me vëzhgime të mprehta dhe me një qasje largpamëse.

Librin “Jeronim De Rada, poeti arbëresh”, në versionin online, mund ta gjeni duke trokitur në këtë vegëz: https://heyzine.com/flip-book/3c254dff7e.html#page/1

Filed Under: Interviste

Shteti, pushteti dhe qeverisja demokratike sipas Sokratit, Aristoksenit, Konfucit, Niçes, Tolstoit, Gëtes

October 3, 2025 by s p

Albert Vataj/

Që nga agimi i mendimit filozofik e deri tek epokat moderne, shteti, pushteti dhe qeverisja kanë qenë ndër temat më të debatuara. Filozofë, shkrimtarë, mendimtarë dhe reformatorë të mëdhenj, secili në kohën dhe kontekstin e vet, kanë lënë gjykime të mprehta dhe shpesh të pavdekshme mbi natyrën e pushtetit dhe fatin e demokracisë. Nga pyetjet e thella të Sokratit, tek urtësia e Konfucit, rebelimi i Niçes dhe kritika morale e Tolstoit, krijohet një mozaik mendimesh që sfidojnë çdo kohë, për të na bërë të reflektojmë mbi marrëdhënien mes njeriut dhe shtetit.

Sokrati i flet Aristotelit:

“Deri sa të jetoni mes njerëzve, nëse do të mendoni se më mirë është as të mos qeverisni, e as të mos jeni nën qeverisjen e dikujt, atëherë do ta shihni shpejt se i forti di t’i shndërrojë të dobëtit në robër.”

Aristokseni:

“S’ka asgjë më të keqe se anarkia; sepse njeriu, sipas natyrës, nuk është krijuar që të mbahet vetë, pa udhëheqje. Për ata që udhëheqin dhe për ata që udhëhiqen, Aristokseni mendon kështu: ata që udhëheqin duhet të jenë jo vetëm të arsimuar dhe të zotë në profesionin e tyre, por edhe miq të njeriut; ndërsa ata që udhëhiqen, jo vetëm të dëgjueshëm, por edhe besnikë ndaj udhëheqësve.”

Konfuci:

“Ata që janë në pushtet kurrë nuk guxojnë të jenë të pabrengosur. Sepse, njëherë kur gabojnë, e gjithë bota i mohon. Për këtë arsye sundimtari, para së gjithash, duhet ta mbikëqyrë karakterin e vet. Nëse ka karakter, do ta ketë popullin pas vetes; nëse e ka popullin pas, do ta ketë pushtetin mbi vendin; nëse e ka pushtetin mbi vendin, atëherë do të ketë pasuri; e me pasuri mund të bëhen shumë të mira. Pra, karakteri është themel, pasuria është pasojë.

Nëse pushtetari i anashkalon themelet dhe synon vetëm sukseset e jashtme, ai e çon popullin drejt plaçkitjes së ndërsjellë. Kur pushtetari grumbullon pasuri personale, ai e humb popullin; por kur humb pasurinë personale, atëherë e fiton popullin. Po ashtu, nëse në fjalim është dinak e gënjeshtar, ai do të marrë përgjigje dinake e të rreme; nëse pasurinë e ka fituar me rrugë të këqija, po në rrugë të këqija do të tretet.”

Konfuci (sërish):

“A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të arrijë në pozitë, ai është plot brenga për të arritur aty; pasi e merr, është plot brenga për të mos e humbur; e kur fillon të brengoset për ta ruajtur, atëherë nuk ka gjë që nuk do të bëjë për ta mbajtur.”

Sokrati:

“Në akuzën time, Meleti shkroi me cinizëm se unë po paraqes diçka hyjnore dhe djallëzore. Kjo është njëfarë zëri që më shoqëron që nga rinia; sa herë që paraqitet, më paralajmëron të mos bëj atë që kam ndër mend, por kurrë nuk më detyron. Kjo është arsyeja që më ndalon të merrem me punët e shtetit. Dhe më duket se është një fat i vërtetë që më pengon.

Besomëni, o qytetarë të Athinës: po të kisha hyrë herët në punët shtetërore, unë do të isha vrarë moti, dhe as ju, as unë nuk do të kishim përfituar gjë nga unë. Mos më qortoni që ua them të vërtetën: nuk ka njeri që do ta shpëtonte jetën, nëse do t’i kundërvihej hapur dhe me dinjitet turmës apo tubimit popullor, duke u përpjekur të ndalojë padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit që ndodhin në shtet. Përkundrazi, ai që lufton vërtet për drejtësi, edhe nëse dëshiron të jetojë, duhet të kufizohet vetëm në punët e veta private dhe të shmangë pjesëmarrjen në jetën publike.”

Zhan Zhak Ruso:

“Demokracia e vërtetë kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk do të ekzistojë.”

Monteskje:

“Nëse e ngacmoni krenarinë e popullit, mund të bëni me të çfarë të doni. Romakët e sunduan popullin me panem et circenses – bukë dhe cirk. Sundimtarët tanë mjafton të na sigurojnë cirkun katërvjeçar, ndërsa ne vetë do të sigurojmë bukën dhe tatimin.”

F. Niçe:

“Unë e quaj shtet atë ku të gjithë dehen me helmin e së mirës dhe së keqes; shtet, ku askush nuk e njeh veten, as i miri, as i keqi; shtet, ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet – ‘jetë’.”

Zarathustra:

“Ende ka popull… por tash ekzistojnë shtetet. Shtetin e quajnë përbindëshi më i ftohtë nga të gjithë përbindëshat. Dhe ai përbindësh i ftohtë gënjen, duke thënë: ‘Unë, shteti, e përfaqësoj popullin!’ – kjo është gënjeshtër!

Krijuesit ishin ata që krijuan popujt; populli u besoi dhe i deshi; ata u shërbyen me jetën e tyre. Por shkatërrimtar janë ata që ngritin kurthe për shumë njerëz dhe e quajnë këtë shtet. Shteti është gënjeshtar, çfarëdo gjuhe të mirës apo të keqes të përdorë. Posa ta hapë gojën, ai gënjen. Ai ka vjedhur gjithçka… Ku mbaron shteti, aty ngrihet njeriu, që nuk është i tepërt. Atje, ku mbaron shteti, shikoni, vëllezër – a nuk e shihni ylberin dhe urën drejt mbinjeriut?”

Tolstoi:

“Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata që kanë më shumë nevojë për të.”

Will Durant:

“Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i përfituesve. Kriminelët lulëzojnë në qytetet tona më të mëdha, sepse u është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi i ligjit. Nëse janë anëtarë partie, ose kanë miq në të, ata mund të jenë të sigurt se nuk do të arrestohen; edhe nëse arrestohen, nuk do të gjykohen; edhe nëse gjykohen, nuk do të dënohen; edhe nëse dënohen, do të falen; dhe nëse nuk falen, do të lejohen të ikin. E nëse ndonjëri prej tyre vritet në ‘profesionin’ e tij, ai do të varroset me ceremoni solemne, si i denjë për një shtresë të lartë shoqërore, madje do t’i ngrihet edhe lapidar. Ky është fundi i demokracisë.”

Këto zëra të ndryshëm, ndonëse të ndarë nga shekuj e kultura, bashkohen në një pikë të përbashkët: kujdesin e pandërprerë për njeriun dhe për fatin e tij në raport me pushtetin. Demokracia, shteti, drejtësia dhe qeverisja nuk janë thjesht struktura abstrakte, por përvoja konkrete që prekin jetën e përditshme të secilit. Në fund, filozofia na kujton se shteti është aq i drejtë dhe aq i fortë sa janë të drejtë dhe të fortë njerëzit që e ndërtojnë dhe e mbajnë gjallë. Dhe nëse çdo brez rikthehet tek këto zëra, nuk është për të gjetur receta të gatshme, por për të mësuar se pyetjet mbi pushtetin dhe lirinë mbeten gjithmonë të hapura.

Filed Under: Politike

In memoriam Robert Elsie

October 3, 2025 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Robert Elsie ishte një nga albanologët më të shquar të huaj, mik i madh i shqiptarëve dhe një ambasador i kulturës sonë në botë. Me pasionin e tij të pashtershëm, ai arriti të mbledhë, përkthejë dhe analizojë thesaret e shpërndara të letërsisë, historisë dhe folklorit shqiptar.

Nga studimet mbi letërsinë e hershme shqipe, te përkthimi i “Lahutës së Malësisë” dhe deri te koleksionet e fotografive të rralla të Edith Durham-it, ai na la një trashëgimi të çmuar që sot është pikë referimi për studiuesit dhe publikun.

Elsie nuk njihte kufij: ai kërkonte shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe tek arbëreshët, duke ndërtuar një mozaik të plotë të botës shqiptare. Kritik kur duhej, entuziast kur e kërkonte rasti, ai mbetet një zë i fortë e i sinqertë për kulturën tonë.

Robert Elsie dashuroi gjuhën shqipe dhe ia kushtoi jetën për ta bërë të njohur në Europë dhe në botë.

Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje këtë njeri që u bë pjesë e kujtesës sonë kulturore.

🕯️ Qoftë i paharruar kujtimi i tij.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 304
  • 305
  • 306
  • 307
  • 308
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT