• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trashëgimia Kulturore e Arkeologjike e Librazhdit, si pjesë e trashëgimisë historike kombëtare

September 15, 2025 by s p

Dr. Ervin Kujtila/

Librazhdi, i vendosur në një nga korridoret më strategjike të luginës së Shkumbinit, është një qytet me histori të pasur dhe me trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme. Ky territor ka qenë vendbanim që nga periudha prehistorike dhe ka njohur zhvillime të rëndësishme gjatë periudhës ilire, mesjetare dhe osmane. Trashëgimia kulturore e Librazhdit nuk përbëhet vetëm nga monumentet e njohura, por edhe nga vendndodhjet që ende presin të zbulohen dhe të dokumentohen.

Një nga sfidat kryesore për qytetin ka qenë mungesa e një inventari të qartë dhe të strukturuar të monumenteve dhe objekteve historike. Në këtë kontekst, projektet për dokumentimin dhe hartimin e hartave arkeologjike të Librazhdit janë hapa të rëndësishëm për “ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore”. Një hartë arkeologjike nuk është thjesht një dokument teknik; ajo është një “mjet edukativ dhe komunikues”, që lidh qytetarët me historinë dhe identitetin e tyre.

Trashëgimia kulturore e Librazhdit përfshin një gamë të gjerë monumentesh dhe objekteve: fortifikime prehistorike, kalatë antike dhe mesjetare, nekropole si dhe objekte të shpërndara arkeologjike ura, gurë me mbishkrime dhe objekte të tjera të gjetura në terren. Çdo kodër, mur apo gur ka një histori për të treguar, dhe çdo monument është dëshmi e një kohe të kaluar që na ndihmon të kuptojmë identitetin dhe zhvillimin e komunitetit.

Ruajtja e këtyre monumenteve nuk mund të bëhet vetëm nga studiuesit ose institucionet shtetërore. Ajo kërkon “bashkëpunim të të gjithë komunitetit”. Vizitat në sitet arkeologjike, pjesëmarrja në projekte restaurimi dhe aktivitete edukative janë mënyra të drejtpërdrejta për të lidhur qytetarët me historinë e tyre dhe për të ndërtuar një sens përgjegjësie për ruajtjen e trashëgimisë.

Përveç vlerës historike dhe kulturore, trashëgimia e Librazhdit ka potencial për “zhvillim turistik dhe ekonomik”. Kalatë, fortifikimet, rruga Egnatia mund të shndërrohen në pika të vizitueshme që ofrojnë eksperienca edukative dhe kulturore. Një qytet që e njeh dhe promovon trashëgiminë e tij, nuk fiton vetëm vlerë historike, por edhe një identitet të fortë dhe tërheqje për vizitorët.

Në një kohë kur moderniteti shpesh na largon nga e kaluara, është e rëndësishme të kuptojmë se “trashëgimia kulturore nuk është thjesht kujtim”, por një pasuri aktive që na ndihmon të ndërtojmë të ardhmen. Projekti i dokumentimit dhe hartës arkeologjike të Librazhdit është një ftesë për të gjithë: studiues, autoritete, qytetarë dhe vizitorë, që të bëhemi pjesë e ruajtjes dhe promovimit të saj.

Librazhdi ka një histori që pret të zbulohet, të studiohet dhe të dokumentohet. Harta arkeologjike dhe projektet e ngjashme duhet të jetë vetëm fillimi i një udhëtimi që na lidh me identitetin tonë, forcon komunitetin dhe krijon mundësi për edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Të kuptuarit, ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi që i përket të gjithëve dhe një mundësi që nuk duhet humbur.

Photo by: https://www.aramcoworld.com

Filed Under: Histori

The Fragile Beauty of Democracy

September 15, 2025 by s p

By Kolec Ndoja/

Founder of Albania’s First Opposition Party | Recipient of the “Torch of Democracy” Medal

More than three decades ago, I stood among a generation awakened by the fall of the Berlin Wall. Across Eastern Europe, we watched in awe and disbelief as totalitarian regimes collapsed under the weight of their own lies, and the light of freedom broke through concrete and barbed wire.

In Albania, my country of origin, we had endured nearly fifty years of dictatorship. To even whisper the word “democracy” was dangerous. And yet, inspired by the courage of others and the promise of liberty, I joined others to found the first opposition party in our nation’s modern history. We were driven not by revenge, but by hope. Not by ideology, but by a simple, enduring belief: that every human being has the right to speak, to choose, and to live without fear.

For this, I was later honored by the President of the Republic with the “Torch of Democracy” medal. But I do not share this story for recognition. I share it because today, I fear that same torch is dimming—not in Eastern Europe, but in the very heartlands of Western civilization.

Democracy Is Not Collapsing, It’s Eroding

Democracy, we often forget, is not a given. It is not permanent. It does not collapse suddenly like a building in an earthquake. Rather, it erodes quietly, like a shoreline under constant waves of cynicism, polarization, and silence.

In the West, the enemy is no longer a brutal dictator silencing the press—it is ideological conformity silencing each other. In the name of progress, we are sometimes tempted to reject dissent, stifle uncomfortable truths, and shame those who dare to think differently.

“Freedom is the right to tell people what they do not want to hear.” – George Orwell

But when we lose the ability to disagree respectfully, to question narratives, and to entertain opposing views, we lose the very soul of democracy.

It is one thing to fight against oppression from above. It is another, far more dangerous, to invite it from within, under the guise of moral certainty. We are at risk not because freedom is under siege from abroad, but because we are forgetting how to be free at home.

Democracy vs. Authoritarianism: A War of Ideas

While we fracture internally, authoritarian regimes are watching, and learning.

China declares that “Western liberal democracy is obsolete.” Russia proclaims that it is the defender of “traditional values” against Western chaos. And disturbingly, more people around the world are beginning to believe them, not because authoritarianism is appealing, but because democracy is looking increasingly dysfunctional.

We’re told that Vladimir Putin fears NATO expansion. But let’s be honest:

Putin doesn’t fear tanks, he fears truth.

He doesn’t fear NATO at his border.

He fears democracy itself.

He fears the possibility of a free Ukraine, because a free Ukraine shows his own citizens what is possible. He fears democratic ideals far more than Western weapons, because freedom is contagious, and once people taste it, they rarely go back.

This erosion was predicted long ago. In the 1830s, Alexis de Tocqueville warned of a new form of tyranny: soft despotism. A future where people still vote, still shop, still speak, but where fear and conformity quietly suppress true freedom.

“Such a power does not destroy… it compresses, enervates, extinguishes, and stupefies a people,” he wrote.

We are not yet there, but we are inching dangerously close.

Free societies today are struggling with overcorrection. Movements born from noble intentions, anti-racism, gender equity, cultural inclusion can sometimes drift into ideological absolutism, where questioning becomes heresy and debate becomes betrayal.

Make no mistake: inclusion matters. Justice matters. But justice without freedom is not justice, it is control by another name.

The great Abraham Lincoln once warned:

“America will never be destroyed from the outside.

If we falter and lose our freedoms, it will be because we destroyed ourselves.”

The same is true for any democracy. It is not the authoritarian who poses the greatest threat it is the citizen who chooses silence over truth, comfort over courage, conformity over conscience.

Authoritarianism thrives in the spaces we leave empty.

It does not have to be this way.

We can still turn back.

We can still reclaim the fragile beauty of democracy, not just as a system of government, but as a way of life.

That begins by defending diversity of thought with the same passion we defend diversity of identity. It means welcoming questions, not fearing them. It means refusing to cancel people simply because they express doubt, or hold a view outside the mainstream.

“Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.” – Dr. Martin Luther King Jr.

And justice is no longer just about laws, it’s about the way we treat one another. The way we debate, disagree, and still walk forward, together.

To the young, I say: the freedom you enjoy was not born on social media. It was earned in the streets of Prague, the prisons of Tirana, the rallies of Selma, the rubble of Berlin. You have inherited something precious. Do not throw it away for the false comfort of ideological safety.

To all of us, I say: the time to defend democracy is not when the tanks roll in, it is now, when silence is easier than speech, and groupthink feels safer than dissent.

“We do not inherit democracy from our ancestors; We borrow it from our children.”

Let us be worthy of their trust.”

Bukuria e brishtë e Demokracisë

Nga Kolec Ndoja

Themelues i Partisë së Parë Opozitare në Shqipni | “Pishtari i Demokracisë”

Ma shumë se tri dekada ma parë, isha ndër një brez që u zgju prej shembjes së Murit të Berlinit. Në tanë Europën Lindore, i shifshim me habitë e pa besim se si ranë regjimet totalitare, nën peshën e rrenave të veta, e drita e lirisë çau përtej betonit e telave me gjemba.

Në Shqipni, vendi im, kishim kalue afro pesë dekada nën diktaturë. Me përmend fjalën “demokraci” me za të naltë, ishte rrezik. E megjithatë, të frymëzuem prej guximit të tjerëve dhe premtimit të lirisë, u bashkova me shokë e themeluem partinë e parë opozitare në historinë moderne të vendit tonë. Nuk ishim të shtymë prej hakmarrjes, por prej shpresës. Jo prej ideologjisë, por prej një bindje të thjeshtë e të fortë: se çdo njeri ka të drejtë me folë, me zgjedhë, e me jetue pa frikë.

Për këtë, ma vonë u nderova prej Presidentit të Republikës me medaljen “Pishtari i Demokracisë”. Por këtë histori nuk e tregoj për lavdi. E ndaj sepse sot, kam frikë se ai pishtar po fiket, jo në Lindje, por në vetë zemrën e qytetnimit Perëndimor.

Demokracia s’po shembet, po tretet

Demokracia, shpesh harrojmë, nuk na vjen si e dhënë. Nuk asht e përjetshme. Nuk shembet papritmas si ndërtesë prej ndonjë tërmeti. Ajo tretet ngadalë, si bregu që kafshohet ditë për ditë prej dallgëve të cinizmit, përçarjes, e heshtjes.

Në Perëndim, armiku nuk asht ma diktatori i egër që mbyll gazetat, por përputhja ideologjike që na detyron me mbyllë gojën ndaj njëni-tjetrit. Nën emnin e “progresit”, shpesh na vjen me refuzue zërat ndryshe, me mbytë të vërteta të pakëndshme, e me turpnue ata që guxojnë me mendue ndryshe.

“Liria asht e drejta me i thanë njerzve atë që s’duen me ni.” – George Orwell

Kur e humbasim aftësinë me u kundërshtue me respekt, me ba pyetje, me ni mendime të kundërta, atëherë humbasim vetë shpirtin e demokracisë.

Me u përballë me shtypjen që vjen prej nalt, asht nji punë. Me e ftue atë shtypje prej mrena, tue u mshef nën emrin e “moralit absolut”, asht diçka krejt tjetër, e shumë ma e rrezikshme. Nuk jemi në rrezik se na kërcënojnë prej jashtë, por sepse po harrojmë me jetue të lirë në vendin tonë.

Demokracia kundër autoritarizmit: nji luftë idesh

Teksa na po copëtohemi nga brenda, regjimet autoritare po shikojnë, e po mësojnë.

Kina deklaron se “demokracia liberale perëndimore ka marrë fund.” Rusia shpallet si mbrojtësja e “vlerave tradicionale” përballë kaosit të Perëndimit. Dhe ajo që asht ma shqetësuese—po rritet numri i atyne që po u besojnë. Jo se autoritarizmi asht tërheqës, por sepse demokracia po duket e lodhun, e çorganizuar.

Na thonë se Vladimir Putin ka frikë prej zgjerimit të NATO-s. Por t’jemi të sinqertë:

Putini nuk i ka frikë tanket, ka frikë të vërtetën.

S’ka frikë prej NATO-s në kufi.

Ka frikë prej vetë demokracisë ne kufi.

Ka frikë prej nji Ukraine të lirë, sepse nji Ukrainë e lirë u tregon qytetarëve të vet se çka asht e mundun. Ai i frikësohet ideve të lirisë ma shumë se armëve të Perëndimit, sepse liria asht ngjitëse, dhe kur populli e provon, nuk e harron lehtë.

Despotizmi i butë i kohës sonë

Kjo tretje asht parashikuar prej kohësh. Qysh në vitet 1830, Alexis de Tocqueville pat paralajmëru një formë të re tiranie: despotizmi i butë. Nji e ardhme ku njerëzit votojnë, blejnë, flasin, por frika dhe përputhja e heshtun ua merr frymën lirisë së vërtetë.

“Nji pushtet i tillë nuk të shkatërron… ai të shtrydh, të lodh, të fikë dhe të mpinë,” – shkroi ai.

Nuk jemi ende atje, por po i afrohemi pa e kuptue.

Shoqnitë e lira sot po përballen me teprime. Lëvizje të linduna me qëllime fisnike, kundër racizmit, për barazi gjinore, për përfshirje kulturore, po rrëshqasin herë-herë në absolutizëm ideologjik, ku pyetja bahet mëkat dhe debati shihet si tradhti.

Mos gabo: përfshirja ka randësi. Drejtësia ka randësi. Por drejtësi pa liri, nuk asht drejtësi, asht thjesht kontroll me emër tjetër.

Linkolni i madh ka thanë:

“Amerika kurrë s’ka me u shkatërrue prej jashtë.

Nëse rrënohemi dhe humbasim liritë, ka me qenë se e kemi ba vetë këtë.”

E njejta vlen për çdo demokraci. Rreziku ma i madh nuk asht autokrati, por qytetari që zgjedh heshtjen para të vërtetës, rehatinë para guximit, përputhjen para ndërgjegjes.

Autoritarizmi lulëzon në vendet që ne i lëmë bosh.

Nuk asht e thënë me përfundu kështu.

Ende kemi kohë me u kthye mbrapa.

Ende mund ta rimarrim atë bukuri të brishtë të demokracisë, jo veç si sistem qeverisjeje, por si mënyrë jete.

E kjo nis tue mbrojtë lirinë e mendimit me të njejtin pasion siç mbrojmë identitetin. Me mirëpritë pyetjet, jo me pasë frikë prej tyne. Me mos i përjashtue njerëzit pse shprehin dyshim, apo pse mendojnë jashtë rrymës kryesore.

“Padrejtësia kudo, asht rrezik për drejtësinë gjithkund.”

— Dr. Martin Luther King Jr.

Dhe drejtësia sot nuk matet veç me ligje, por me mënyrën se si sillemi me njëni-tjetrin. Si debatojmë, si pajtohemi, si ecim përpara, bashkë.

Për të rinjtë: Liria që gëzoni, s’asht lindë në rrjetet sociale. Ajo u fitue në rrugët e Pragës, në burgjet e Tiranës, në marshimet e Selmës, në rrënojat e Berlinit. Keni trashëgue diçka të shtrenjtë. Mos e shisni për rehatinë e rreme të “sigurisë” ideologjike.

Për krejt ne: koha me mbrojtë demokracinë nuk asht kur dalin tanket, por sot, kur heshtja duket ma e lehtë se fjala, dhe mendimi në grup ma i sigurt se qëndrimi i pavarun.

“Demokracinë nuk e trashëgojmë prej të parëve;

E marrim hua prej fëmijëve tanë.”

Të jemi të denjë për besimin e tyne.

Filed Under: Rajon

Ish-ndihmëssekretari amerikan dëshmon në Hagë, avokati i ish-presidentit Thaçi: Shpresoj për një verdikt të drejtë

September 15, 2025 by s p

https://rtsh.al/deshmia-e-ish-ndihmessekretarit-amerikan-per-thacin-ne-hage-avokati-i-ish-presidentit-shpresoj-per-nje-verdikt-te-drejte/?%3Futm_source=facebook.com&fbclid=IwY2xjawM1E2BleHRuA2FlbQIxMQABHum2_IEfkmNw3_ZGojN2P45g5mwFTcPxQIn_kIpMx8-gF5Jm4fXQWeqMGNFB_aem_3iKUeG0CmH9WjRNFocZ9NQ

Ish-presidenti Hashim Thaçi thirri sot (15 shtator) ish-Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin, për të dëshmuar në favor të tij në Hagë, ku akuzohet për krime lufte që ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Kosova pretendohet se kanë kryer në fundvitet ’90.

Dëshmitari i ditës, i cili shërbeu në administratën demokrate të SHBA-së në vitet 1997–2000, u paraqit në Gjykatën Speciale së bashku me përfaqësues aktualë të qeverisë amerikane.

Rubin ishte i dërguar i lartë i Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe u përfshi në punimet në Rambuje me përfaqësuesit shqiptarë për marrëveshjen e paqes mes Kosovës dhe Jugosllavisë. Ai tregoi takimin e tij të parë me Thaçin dhe këmbënguljen e ish-presidentit kosovar te vendosja e fjalës “pavarësi” në dokumentin që do të firmoste delegacioni shqiptar, pavarësisht refuzimit të vendeve si Rusia.

“Nuk i njihnim mirë strukturat e UÇK-së. Kur arritëm aty e kuptuam që udhëheqësi i delegacionit shqiptar ishte i inkuadruar te UÇK-ja. Folëm për takimin me Thaçin në Rambuje. Në kuadër të takimit ai më njohu menjëherë prej televizorit. Albright më tha që të rrija me të, ta njihja më mirë Thaçin. Gjatë gjithë javës unë kam ndenjur me të. Jemi takuar, kemi pirë kafe, çaj e cigare. Thaçi nuk fliste anglisht. Në ato rrethana ne komunikonim përmes gjuhës së trupit.

Atij i ishte caktuar detyra të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare, ashtu siç ishte ajo në atë kohë. Ne nuk e kishim kuptuar mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë se ai nuk kishte autoritet, as mundësi për të diktuar ndonjë gjë. Thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga zyra diku e fshehur e udhëheqjes shqiptare, që merrte vendime në grup dhe që nuk ishin gjithmonë të pranishëm. Kështu që atij i duhej të merrte leje nga ata. Nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla apo kushte. Prandaj, kur donim të bënim diçka shumë të rëndësishme atij i duhej të komunikonte me persona të tjerë për të marrë miratimin,” deklaroi Rubin.

Pak vite më vonë, Rubin do e takonte sërish Thaçin, por këtë radhë në funksionin e kryeministrit të Kosovës.

“Më kujtohet takimi i parë. Ai ishte djalë i ri. U takuam në një kohë të vështirë. Nuk kishte funksion apo pushtet. Dhe pastaj u takuam në një restorant në Nju-Jork, kur ishte bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër dhe u habita, sepse kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, befasisht në kryeministër. Hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2018, kur po punoja në Uashington dhe [Thaçi] ishte president i Kosovës,” tha Rubin.

Pierre Richard Prosper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Pierre Richard Prosper, para hyrjes në godinën e Gjykatës Speciale tha se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan do të jetë “një shans për të dëgjuar të vërtetën se çfarë ndodhi dhe kush ishin përgjegjësit. Unë mendoj që nëse Dhomat [e Specializuara] shkojnë pas së vërtetës do të kemi një verdikt të drejtë, që do të tregojë se klienti im është i pafajshëm.”

Rubin është një nga gati dymbëdhjetë dëshmitarët që do të thërrasë mbrojtja e Thaçit, e cila do të parashtrojë edhe prova të reja. Më tej, radhën për provat dhe dëshmitarët e vet do e ketë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, me katër dëshmitarët e vet, për të vijuar me ekipet mbrojtëse të ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rexhep Selimi.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në prill të vitit 2023. Aktakuza ndaj tyre është se kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 vetave, si dhe mbajtjen në paraburgim e torturimin e shumë të tjerëve kur vendi luftonte përballë ushtrisë jugosllave.

Prokurori i Specializar, nga ana e vet, gjatë kësaj periudhe ka thirrur më shumë se 100 dëshmitarë dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.

Një ditë më parë, shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën pranë godinës së Gjykatës në Hagë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, duke mbajtur pankarta në duar, me këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi.

/rtsh.al/

Filed Under: Analiza

Atë Antonio Bellusci nderohet në 91-vjetorin e lindjes përmes një shtatoreje madhështore në zemër të Frasnitës, Kalabri

September 15, 2025 by s p

QSPA/

Shtatorja e Atë Antonio Bellusci-t u realizua me mjeshtëri nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi (financoi LKSHM) dhe u vendos në Frasnita (Frascineto) ditën e djeshme, më 14 shtator. Ajo u parapri nga një larmi e pasur aktivitetesh të mbështetura nga komuna e Frasnitës në datat 13-14 shtator. Në këtë larmi aktivitetesh veçojmë prezantimin e librit “Epopeja e Arbërisë me vjershë arbërore”, me autor Antonio Bellusci-n, botim i komunës së Frasnitës nën kujdesin e veçantë të Caterina Adduci-t.

Fotot e aktivitetit nga Gaetano Ferrari.

Filed Under: Reportazh

Shqiptarët e Maqedonisë, shtetformësia përballë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit

September 15, 2025 by s p

Është përgjegjësi historike e subjekteve politike shqiptare që pas zgjedhjeve të hartojnë një platformë gjithëpërfshirëse për çështjet madhore të komunitetit. Një platformë e tillë duhet të përfshijë objektiva të qarta: zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, avancimin e të drejtave kolektive dhe individuale, garantimin e përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore dhe koordinimin e veprimeve për integrimin e shpejtë të vendit në BE.

Nga Prof. dr. Skënder ASANI

Zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë një garë e zakonshme për pushtet; ato përbëjnë një provë historike për fatin e Maqedonisë së Veriut dhe rolin e shqiptarëve në proceset shtetformuese dhe integruese të vendit. Edhe pse formaliteti i tyre është lokal dhe duhej të fokusoheshin në problematika komunale, realiteti është tjetër: retorika dhe ngjarjet pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar kanë humbur destinacionin, duke u shndërruar në çështje që rrezikojnë sigurinë e shtetit, orientimin strategjik dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në këtë kuadër, faktori shqiptar mbetet shtylla pa të cilën arkitektura shtetërore nuk mund të qëndrojë. Por a e kupton politika shqiptare peshën e saj historike?

Fatkeqësisht, fushata ka nxjerrë në pah retorikë të ashpër, përplasje personale dhe përçarje të brendshme që minojnë besimin e qytetarëve dhe unitetin shqiptar. Kjo gjuhë e nxehtë nuk i shërben askujt tjetër përveç atyre që synojnë dobësimin e faktorëve vendimmarrës shqiptarë. Përçarja, shpesh e ushqyer edhe nga faktorë të jashtëm që ndjekin logjikën “fituesi merr gjithçka, humbësi humbet gjithçka”, është një tentativë për të kufizuar ndikimin historik të shqiptarëve në proceset shtetformuese dhe integruese.

Historia na kujton se shqiptarët shpesh janë cenuar më shumë nga brenda sesa nga jashtë. Tentativat për të minuar Marrëveshjen e Ohrit, relativizimi i parimit të Badinterit dhe përdorimi i kapitalit oligarkik për të ndarë subjektet shqiptare janë prova të qarta të një strategjie që synon dobësimin ekstrem të faktorit shqiptar. Kjo sjellje përngjan me instrumentet historike të fuqive që kanë shfrytëzuar ndarjet brenda komuniteteve të brishta për të kontrolluar destinacionin e tyre.

Në horizontin politik të Maqedonisë po shfaqen zhvillime që në pamje të parë duken si lëvizje të zakonshme të skenës politike, por në thelb mbartin një tendencë të rrezikshme për ardhmërinë e pozitës kushtetuese të shqiptarëve. Degradimi i skajshëm i çështjes shqiptare, i ndërlidhur me përplasjet dhe fragmentimet e kampit politik shqiptar, e dobëson fuqinë përfaqësuese dhe e bën të brishtë vendimmarrjen kolektive. Paralelisht, oligarkia dhe partia maqedonase që menaxhon qeverinë tashmë për më shumë se një vit duket se po tentojnë të relativizojnë apo edhe të grabisin vetë kauzën shqiptare, duke projektuar skenarë që mund të çojnë deri në zhvendosjen ose fshirjen e Marrëveshjes së Ohrit nga preambula kushtetuese.

Investimet e kësaj oligarkie, përmes mekanizmave të partisë në pushtet, synojnë ta copëzojnë faktorin politik shqiptar, në mënyrë që në momentin kritik të ndryshimeve kushtetuese, zëri i shqiptarëve të jetë i zbehur dhe reagimi i tyre i kufizuar, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare do të përballej me faktin e kryer. Ky skenar, përveçse rrezikon themelet e funksionimit shtetëror, defaktorizon aktorët politikë shqiptarë dhe hap terren për lindjen e subjekteve të reja, qoftë politike apo shoqërore, që do të artikulojnë platforma alternative mbi pozitën kushtetuese të shqiptarëve.

Në këtë kontekst, një vëmendje e shtuar e faktorit ndërkombëtar bëhet domosdoshmëri, pasi dimensioni i involvimit të botës serbe dhe ndikimeve ruso-kineze në devijimin e orientimit euroatlantik të Maqedonisë është më i madh se kurrë. Nëse këto skenarë do të realizoheshin, pasojat do të ishin të rënda dhe të shumëfishta: shqiptarët në Maqedoni do të humbnin një prej garancive kryesore të barazisë kushtetuese, duke u rikthyer në një pozitë të margjinalizuar dhe të brishtë politike; Marrëveshja e Ohrit, si themel i stabilitetit shumëetnik, do të shndërrohej në një dokument të arkivuar dhe jo në një realitet funksional, çka do të nxiste tensione të reja shoqërore e politike. Për më tepër, zbehja e rolit të faktorëve politikë shqiptarë do të hapte terren për radikalizim diskursesh dhe fragmentim të mëtejshëm të përfaqësimit, duke rrezikuar stabilitetin e shtetit në tërësi.

Në planin rajonal dhe ndërkombëtar, realizimi i këtij projekti do të forconte ndikimin serbo-rus e kinez, duke zbehur orientimin euroatlantik të Maqedonisë dhe duke krijuar një precedent të rrezikshëm për destabilizimin e rajonit. Prandaj, mosreagimi ndaj këtyre prirjeve nuk do të ishte thjesht një problem i brendshëm i Maqedonisë, por një goditje ndaj arkitekturës së sigurisë dhe paqes në Ballkan.

Megjithatë, 19 tetori mbetet një mundësi vendimtare. Dy sfida kryesore i presin shqiptarët: së pari, finalizimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese, pa të cilat nuk hapet rruga e integrimit në Bashkimin Evropian; së dyti, konsolidimi dhe avancimi i shtetformësisë, ku Marrëveshja Ohrit nuk do të ishte mbyllja por hapja e një procesi të ri. Këto procese nuk janë vetëm marrëveshje formale; ato janë kontrata historike që kërkojnë respektim të plotë dhe zbatim të barabartë për të gjithë qytetarët.

A do të kalojnë partitë shqiptare nga retorikat e nxehta drejt një platforme të përbashkët kombëtare? A do të tregojnë pjekuri për të ulur në një tryezë të vetme, ku interesi i përgjithshëm të peshojë më shumë se kalkulimet e ngushta?

Është përgjegjësi historike e subjekteve politike shqiptare që pas zgjedhjeve të hartojnë një platformë gjithëpërfshirëse për çështjet madhore të komunitetit. Një platformë e tillë duhet të përfshijë objektiva të qarta: zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, avancimin e të drejtave kolektive dhe individuale, garantimin e përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore dhe koordinimin e veprimeve për integrimin e shpejtë të vendit në BE. Ky unitet do të ishte sinjali më i qartë për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë se faktori politik shqiptar është jo vetëm i gatshëm të marrë përgjegjësi, por edhe një faktor përcaktues në stabilitetin dhe të ardhmen e vendit.

Subjektet politike shqiptare duhet të tregojnë mençuri dhe maturi strategjike, duke shmangur retorikën e ashpër parazgjedhore që vetëm u shërben planeve për t’i dobësuar dhe fragmentuar në momentet vendimtare. Vetëm përmes uljes së tensioneve dhe ndërtimit të një gjuhe të përgjegjshme politike mund të krijohet terreni për konsensus të brendshëm. Ky konsensus është i domosdoshëm për t’u përballur me procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe për të penguar çdo tentativë për zbehjen e Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet themel i barazisë dhe stabilitetit në vend.

Ky është momenti për një “pakt kombëtar” që do të ruajë të arriturat, të forcojë unitetin brendashqiptar dhe ta bëjë faktorin shqiptar jo vetëm garanci të barazisë dhe të drejtave, por edhe faktor kyç për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët nuk mund të jenë spektatorë në zhvillimet që përcaktojnë fatin e tyre; ata duhet të jenë aktorë të bashkuar, të vendosur dhe të mençur, duke treguar se janë faktor përcaktues në vendimmarrjen strategjike të shtetit.

Vetëm përmes unitetit, koordinimit dhe respektit ndaj marrëveshjeve që kanë garantuar barazinë dhe stabilitetin, shqiptarët mund të mbrojnë të arriturat, të avancojnë drejt barazisë së plotë dhe të sigurojnë një të ardhme evropiane. Historia do të gjykojë jo mbi ashpërsinë e fushatës, por mbi aftësinë për t’u bashkuar në momentet vendimtare.

Kjo është ora e vërtetë e përgjegjësisë politike dhe kombëtare: ora për të ndërtuar një “pakt kombëtar” që do të garantojë shtetformësinë shqiptare, integrimin evropian dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. Vetëm kështu shqiptarët do të tregojnë se janë jo vetëm faktor i rëndësishëm politik, por edhe garanci e paqes, e demokracisë dhe e së ardhmes evropiane të vendit.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT