• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndahet nga jeta Margarita Xhepa, shuhet një tjetër yll vezullues i konstelacionit të artit skenik shqiptar

April 3, 2025 by s p

Albert Vataj/

Sot u nda nga jeta Margarita Xhepa, një prej figurave më madhështore të skenës dhe kinematografisë shqiptare, një artiste që me talentin dhe magjinë e interpretimit të saj skaliti memorien e publikut për më shumë se gjashtë dekada. Ajo ishte dhe mbetet një nga Zonjat e Mëdha të artit skenik, një simbol i përkushtimit, finesës dhe thellësisë emocionale në interpretim.

E lindur më 2 Prill 1932 në Lushnjë, Margarita Xhepa hyri në botën e artit që në rininë e saj të hershme, duke u bërë pjesë e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) që prej vitit 1950, fillimisht si artiste provë, ndërsa njëkohësisht studionte në Liceun Artistik, në degën e Dramës. Që nga hapat e parë të karrierës së saj, ajo u dallua për talentin e saj të spikatur, duke u kthyer shpejt në një nga aktoret më të adhuruara të skenës shqiptare.

Një karrierë monumentale në teatër

Gjatë jetës së saj artistike, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër, duke u bërë mishërimi i gruas shqiptare në të gjitha dimensionet e saj – nga nëna e dhembshur, tek heroina e sakrificës, tek grua e fuqishme dhe e ndritur. Ajo shkëlqeu si Majlinda në filmin “Majlinda”, Dafina në “Lumi i vdekur”, Filja në “Cuca e maleve”, Zonja Mëmë në “Kush e solli Doruntinën”, Nëna në “Përballë vetes” dhe në shumë e shumë role të tjera që mbeten të pavdekshme në historinë e teatrit shqiptar.

Por Xhepa nuk ishte vetëm një ikonë e dramaturgjisë shqiptare. Ajo dha interpretim brilant edhe në skenën e dramaturgjisë botërore, ku spikati me rolet e saj madhështore: Ofelia në “Hamleti”, vajza e dytë në “Mbreti Lir”, dado në “Romeo dhe Xhulieta”, Mbretëresha Margaret në “Rikardi III” të Shekspirit. Po aq e fuqishme ishte edhe në rolet e tjera të letërsisë botërore si Klea tek “Dhelpra dhe rrushi” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler”, Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Priestley), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit”, Mashenka tek “Mashenka”, Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” dhe Dado tek “Elektra” e Sofokliut, rol që e interpretoi në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis.

Një yll edhe në kinematografi

Margarita Xhepa nuk ishte vetëm një figurë e ndritur e skenës teatrale, por edhe një nga aktoret më të mëdha të ekranit shqiptar. Ajo interpretoi në 32 filma, duke punuar me disa nga regjisorët më të njohur të kinemasë shqiptare dhe duke dhënë jetë roleve që mbeten të paharrueshme për publikun. Ndër filmat më të spikatur të saj janë:

“Vitet e para”

“Gjurmët”

“Dimri i fundit”

“Tokë e përgjakur”

“Një djalë edhe një vajzë”

“Apasionata”

“Gjeneral gramafoni”

“Rrethi i kujtesës”

“Vitet e pritjes”

“Dora e ngrohtë”

“Gurët e shtëpisë sime”

“Pranvera s’erdhi vetëm”

“Koncert në vitin 1936”

“E diela e fundit”

“I dashur armik”

Në vitin 1997, ajo interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, një rol që i dha asaj njohje ndërkombëtare dhe që e bëri të nderohej me Çmimin e Nderit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik.

Një trashëgimi e pashlyeshme

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në artin shqiptar, Margarita Xhepa është nderuar me një sërë çmimesh dhe titujsh të lartë, përfshirë titullin “Artiste e Merituar” dhe “Artiste e Popullit”, dy nga vlerësimet më të larta për artistët në Shqipëri. Personaliteti i saj i ndritur, pasioni dhe përkushtimi i pakufishëm ndaj artit lanë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare, duke frymëzuar breza të tërë artistësh dhe spektatorësh.

Margarita Xhepa nuk ishte vetëm një aktore. Ajo ishte një institucion, një shenjë e pashlyeshme e kulturës shqiptare, një grua që jetoi për artin dhe që do të mbetet e përjetshme në kujtesën e publikut shqiptar.

Sot, skena ka humbur një nga yjet e saj më të ndritur, por emri dhe vepra e Margarita Xhepës do të vazhdojnë të jetojnë në zemrat e të gjithë atyre që e kanë dashur dhe admiruar artin e saj të madhërishëm.

U prehtë në paqe!

Filed Under: Politike

𝐍𝐢𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐡𝐚𝐥𝐥

April 3, 2025 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Në këtë ditë më 3 prill të vitit 1948, Presidenti i SHBA Harry S. Truman nënshkroi në ligj planin e George C. Marshall, i njohur si Plani Marshall, pas Luftës së Dytë Botërore, për të ringjallur ekonomitë e vendeve të Evropës Perëndimore dhe Jugore në mënyrë që të nxitej demokracia në kontinent e të frenohej zgjerimi i influencës komuniste.

Plani Marshall u projektua për të rehabilituar ekonomitë e 17 vendeve të Evropës në mënyrë që të krijoheshin kushte të qëndrueshme në të cilat institucionet demokratike mund të mbijetonin pas luftës.

Shtetet e Bashkuara transferuan 13.3 miliardë dollarë (170 miliardë sot) në programe të rimëkëmbjes ekonomike për ekonomitë e Evropës Perëndimore ndërkohë që çlirimi i Evropës nga nazizmi kushtoi jetën e 400,000 mijë amerikanëve të vrarë e mbi 600,000 të plagosur.

Falë ndërhyrjes amerikane në luftë, jetëve të rëna dhe ndihmës së pakursyer financiare Evropa gëzon statusin që ka deri më sot.

Filed Under: ESSE

Mbi simfoninë “ALBANOI” të kompozitorit Vasil S. Tole, nje opinion nga prof. dr. Fatmir Hysi, muzikolog!

April 3, 2025 by s p

Më në fund, pas shumë kohësh ecjeje në vend dhe pas shumë sfidash të një muzike “fitimprurëse” mediatike, edhe muzika simfonike dhe, në kuadrin e saj, edhe simfonia, përmes veprës së fundit të Vasil Toles simfonisë ALBANOI, po shfaqet në një dritë të re e bashkëkohore.

Ishte vëtet befasi të dëgjoje tingëllimat komplekse e befasuese të saj dhe të ndiqje me vëmendje linjën konceptuale të tyre. Zjarri i brendëshëm i simfonisë ishte i lidhur dhe i qe dedikuar emrave të nderuar kompozitorësh e personalitetesh të rëndësishëm, por, nga ana tjetër, ajo synonte t’i kapërcente konceptet epike narrative të tyre, duke e bërë publikun të mos ishte dëgjues pasiv, por, të ishte pjesë aktive e asaj çfarë dëgjonte dhe duke e orientuar atë ta konceptojë muzikën si përjetim individual e bashkëkohor të emocioneve.

Forma e disiplinuar, harmonitë e freskta, të prodhuara nga bashkëveprimi i praktikave pofesioniste me ato popullore, orkestracioni i kthjellët e kuptimplotë dhe timbret e larmishme, i jepnin simfonisë ALBANOI gjallërinë e brendëshme dhe dinamikën vepruese e ushqyese të zhvillimit.

Urime Vasil Toles për këtë rrugë të re që duket se po ofron në zhvillimin simfonik, por edhe për këtë qëndrim të ri ndaj muzikës së madhe profesioniste bashkëkohore.

-Premiera botërore, datë 9 maj 2025, ora 19.00, me orkestren simfonike të RTSH, dirigjent Eno Koço, në sallën e Universitetit të Arteve, Tiranë.

HYRJA E LIRË!

• Për të konfirmuar pjesëmarrjen në premierë kliko https://www.facebook.com/events/1172099570995040

Filed Under: Kulture

Efektet gjeopolitike nga kriza Ukraninase

April 3, 2025 by s p

Prof.Dr.Muhamet Racaj/

Metodat,mjetet dhe instrumentet Ruse për rikthimin si faktorë kryesorë ekonomik dhe ushtarako – politik në botë.

Kriza në Ukrainë që filloi kah fundi i vitit 2013 me të ashtuquajturën revolucioni i brendshëm – e inspiruar dhe ndihmuar nga BE-ja dhe SHBA-ja kundër Qeverisë jodemokratike dhe jopopullore të ish Presidentit Janukoviq dhe politikës së tij proruse në Ukrainë e hapi lojën gjeopolitike me fund të pasigurt.

Ukraina e cila varionte mes integrimit evropian dhe ndikimit të fuqishëm politik dhe ekonomik të Rusisë e filloi efektin domino që e çoi Rusinë në konflikt të hapur me BE-në dhe SHBA-në përmes vetë Ukrainës. Në fakt kjo është konfrontimi i ri-vjetër të interesave themelore kombëtare Ruse me objektivat e BE-së dhe SHBA-së,si edhe me konceptin e sigurisë kombëtare të Rusisë. Duke pasur këtë parasyshë dhe tendencat e NATO-s të kufizojë Rusinë me vendet anëtare të NATO-s ishte e qartë se orientimi i ndodhur politik në mardhëniet gjeostrategjike Rusi-NATO e kyçi alarmin e doktrinave politike ruse që në fazën fillestare të krizës në Ukrainë. Ishte krejtësishtë e qartë se Rusia nuk do ti vëzhgojë qetë ngjarjet në Kiev dhe ndryshimin e qeverisë në krye me ish presidentin Janukoviq, veçanërishtë që Krimeja dhe Ukraina lindore janë të populluar me pakicë ruse dhe në Krime. 

Nga pikëpamja politike Rusia ne krye me Vladimir Putin deklarojnë “se ndjen kërcënime serioze për sigurinë e saj kombëtare”. Kjo është kryesishtë siq deklaruan para agresioni mbi Ukrainen për shkak të qeverisë së re jostabile dhe pavendosur në Kiev në krye me Zelenskin dhe shfaqjen e nacionalizmit (Ukrainas) në Ukrainë. Duke shfrytëzuar popullatën Ruse në Krime, e cila natyrisht është pro-ruse e përcaktuar, Rusia e lëvizi efektin domino të cilin asnjë në Perëndim nuk mundeshte konkretisht ta parashikojë – planin e Putinit. Pra, përmes aneksimit të Krimesë drejt Rusisë, ngadalë por sigurt hap pas hapi u përgadit edhe për aneksimi e Ukrainës Lindore (rajoni Donetck) drejt Rusisë, me të cilën është mundësuar edhe formimi i teritorit mbrojtës Rus Kalingard i ri në jugperendim të Ukrainës dhe Moldavisë lindore në Transdnistria (ish Republika Sovjetike Pridenstrovska, sot shtet që ndodhet mes Moldavisë dhe Ukrainës, e njohur vetëm nga Rusia, Abkhazia dhe Osetia Jugore) dhe realizimin e qëllimit përfundimtar zgjerimin e mburojës mbrojtëse të kufijve perendimor Ruse. Është e vërejtur se në të gjithë këtë situatë, Putin shfrytëzon plotësishtë precedentët në politikën ndërkombëtare të shekullit të kaluar (rasti i Kosovës) si “mbrojtës të pakicës kombëtare” në Ukrainë, duke përdorur taktikën e territorit, fuqisë politike, ekonomike dhe mbi të gjitha fuqisë ushtarake. Në këtë mënyrë Putin përpiqet ti korrigjoj “gabimet” (siç i shikon ai) të paraardhësve të tij në mardhëniet ndërkombëtare që nga koha e Jelcinit. Njëkohësishtë Rusia mundet në këtë situat të destabilizojë në më shumë rajone të ish BRSS-së, para se gjithash në Abkhazi në Gjorgji, Osetinë Jugore, Nagorno Karabah në Azerbejxhan, rajone të cilat ekzistojnë si shtete të pavarura të njohura nga Rusia, me qëllim largimin e ndikimit nga Ukraina dhe bashkimin e “qetë” të rajonit të Donetsk drejt Rusisë. Rusia nuk është e shqetësuar për destabilizimin e më shumë rajoneve në të njejtën kohë siq janë ish shtete e Bashkimit Sovjetik anëtre të BE-s, dhe shtetet e Ballkanit përëndimor siq janë: Mali i zi, Bosna dhe Hercegonina dhe Kosova nëpërmes Serbis  kryesishtë përmes presionëve politike (me bllokimin e intitucioneve shtetrore), diplomatike dhe akteve terroriste  dhe në fundë edhe me presion ushtarak. 

Metodat se si Rusia do ti arijë këto objektiva, janë të panjohura për Evropën dhe SHBA-të. Megjithatë ekzistojnë numër të madh të mjeteve – instrumenteve që sigurisht do të përdoren nga Rusia në të ardhmen e afërt për shkak të aritjes të këtyre objektivave, këto i përfshijnë:

  1. Pakicat ruse në vendet e ish BRSS-së,
  2. Kapacitetin ushtarak dhe sistemet konvencionale të ushtrisë Ruse,
  3. Përvojën luftuese të fituar në luftën në Ҫeçeni Nagorno Karabah, Transdinstria, Osetia Jugore, Gjeorgji dhe aktualisht në Ukrain dhe rajonet tjera,
  4. Jostabilitet në rajonet e lartëpërmendura,
  5. Prania e forcave të armatosura ruse në rajonet e lartëpërmendura dhe mundësia për shkaktimin e jostabilitetit në Gjeorgji, Ermeni (si pjesë e Komunitetit të shteteve të pavarura me bazë ushtarake ruse në territorin e vet “për preventim” të konfliktit, konflikt në Nagorno Karabah), Azerbejxhan dhe Moldavi. (kur flasim për vendet e ish BRSS-së nën ndikimin Rus, duhet të shikojmë secilin vend veç e veç, sepse situata në secilin vend është e ndryshme),
  6. Kapaciteti bërthamor – në aspektin e parandalimit bërthamor,
  7. Rusia vepron si shpëtimtar ekonomik,
  8. Lidhja me vendet e Bashkimit Evropian dhe në Ballkanni përëndimor që janë të varur prej resurseve energjetike ruse,
  9. Ndërprerjen e furnizimit me resurse energjetike në Ukrainë dhe vendet e BE-së,
  10. Nënshkrimin e marveshjeve për furnizimin me resurse energjetike Kinës, Indisë dhe pjesës të vendeve Aziatike të cilat nuk janë nën ndikimin e SHBA-së,
  11. Ndikimi global politik ndaj politikës ruse në OKB dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Këto instrumente mund të përdoren në çdo moment veç e veç ose të kombinuara me qëllim realizimin e gjeopolitikës tradicionale ruse për formimin e zonës së sigurisë minimale (zona tampon) ose brez i shteteve neutrale, të cilat janë nën ndikimin e politikës ruse, duke e shmangur me këtë drejtëpërsëdrejti kontakt mes Rusisë dhe NATO-n dhe vendet anëtare të BE-së.

Zhvillimi i krizës në Ukrainë na konfirmoi gatishmërinë e Rusisë, dhe praktikisht janë përdorur disa prej instrumenteve të lartëpërmendura dhe gatishmëria e saj të kryej destabilizim të kontrolluar të shteteve në të cilat jetojnë pakicë ruse. Kurse në Ballkanin përëndimor të kryej deszabilizim të kontrolluar të shteteve në të cilat jetojnë pakicë Serbe.Te gjitha këto veprime Rusia ne krye me Vladimir Putin i bënë  për realizimin e objektivave të saja gjeopolitike dhe kthimin e Rusisë si një prej faktorëve kryesorë ekonomik dhe ushtarako – politik në botë. 

Megjithatë BE-ja është shumë e shqetësuar për këtë fenomen. 

Filed Under: Analiza

Gjuhëtari Tefë Topalli, mësues dhe pedagog i shquar

April 3, 2025 by s p

Arben Iliazi/

Tefë Topalli, Mësues i merituar, ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, në Shkodër dhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë shqipe-Letërsi. Ka punuar pak vite në Kukës, Dukagjin dhe Zadrimë dhe që na vitit 1993, është pedagog i brendshëm në Katedrën e Gjuhës shqipe të Universitetit “L.Guakuqi”, Shkodër. Ka qenë ngarkuar në fillim si lektor i Metodikës së mësimdhënies dhe Praktikës pedagogjike me studentë, njëherësh me disiplinën Histori e gjuhës së shkruar, për të cilën, së bashku me Artan Haxhin, kanë përgatitur tekstin e teorisë dhe librin e ushtrimeve të kësaj lënde. Nga kurs leksionesh me zgjedhje, kjo lëndë u përfshi në planet mësimore të katedrës dhe zu vend të merituar, sidomos me seminaret që zhvilloheshin në Bibliotekën e pasur të Universitetit, ku kishte punuar dhe vijonte drejtimin si specialist, historiani Willy Kamsi. Qysh në këto vite, arkivi dhe dokumentet e Albanologjisë, ishin shumë të pasura jo vetëm me libra të autorëve të vjetër të Veriut, por edhe me shtypin periodik që dilte në qytetin e Shkodrës, që nga gazeta “Lajmëtari i Zemers së Krishtit “, “Posta e Shqypniës”, revistat “Hylli i Dritës, “LEKA”, “Zani i Naltë” etj. 

Pas një viti pune, T.Topalli u caktua si lektor i Sintaksës së shqipes në Fakultetin e Edukimit, që ndiqej nga një numër i madh studentësh, në planet e Ministrisë së Arsimit për përgatitjen e mësuesve të Ciklit Fillor dhe Edukatore, ku ai solli përvojën e tij si ish-nxënës i shkollës profesionale “Sh.Juka” dhe viteve që kishte kaluar në arsimin parauniversitar, gjatë cilëve u njoh si didakt dhe aplikues i metodave të reja që ishin ndërmarrë nga kabinetet Pedagogjike të rretheve dhe Ministria e Arsimit, ku ai është aktivizuar disa herë në grupe pune e ekipe kontrolli e ndihme në shkolla të ndryshme të vendit. Me lëndën e tij në Ciklin e Ulët të Fakultetit të Edukimit u punua në vitet e para të hapjes së degës, për unifikimin e programve mësimore dhe vijimësinë e njohujrive që merreshin në arsmin e mesëm, kur gjuha shqipe jepej në shkolla, më pak orë, ose e shkrirë me letërsinë ! Prej vitesh në këtë fakultet drejtonte Dekanatin prof.Vehbi Hoti, një nga pedagogët më aktivë për krijimin e degës së Ciklit të Ulët. Ka qenë ai, që për zgjerimin e planeve mësimore me degë të reja, nxiti T.Topallin, që të kërkonte literaturë dhe mundësi njohjeje për disiplinën e “Psikologjisë së lexim-shkrimit”, një lëndë e re, detyruar, për mësues të fillores dhe degën e edukatoreve, e porsahapur në Shkodër. Brenda vitit, me vizitat në universitetine Barit, i gjet literatura e duhur dhe u hartuan leksionet e reja, të cilat u aprovuan në Këshillin e profesorëve; një lëndë që u prit mirë dhe u ndoq me efektivitet nga studentët. Prej vitesh, ajo zhvillohet me sukses prej pedagoges së re R.Raçini.  

Në kohën kur Universiteti i Shkodrës ishte kthyer tashmë me plane e programe të 4-vjeçarit, sikurse Universiteti i Tiranës, u shtrua detyra e pasurimit të kurrikulave disiplinore nëpër të gjitha katedrat, në mënyrë të veçantë për njëfarë unifikimi me universitetet e huaja, prandaj dhe pedagogët e gjuhës shqipe, u ngarkuan të gjenin mundësi kualifikimi e njohjeje me tituj të tjerë lëndësh, që nuk zhvilloheshin tek ne. Për këtë katedra e Gjuhës shqipe, ngarkoi Tefë Topallin që të punonte për hartimin e programit për Gjuhësinë e tekstit, detyrë që ai e mori përsipër ta përballonte, duke nisur me prurjet që kishte arritur linguistika e vendeve të tjera, si: gjuhësia gjermanike, italiane dhe franceze. Në ato vende, lënda zhvillohej prej dekadash dhe njiheshin autorë që kishin hartuar libra, si: Robert-Alain de Beaugrande – Wolfgang Ulrich Dressler, Mikhail Bakhtine, Roland Bart, Holliday, Luca Serianni, Egon Werlich, Jean Michel Adam, etj. Ai ka doktoruar në këtë lëmë të gjhësisë, që u prit me dashuri e respekt prej masës së studentëve, pasi u kuptua që dijet e marra e sidomos praktika e punës që fitohej prej Gjuhësisë së tekstit, mund të aplikoheshin në mjaft profesione të shoqërisë së sotme. Kjo i dha mundësi të mira autorit edhe për punë studimore për autorë e tekste nga letërsia artistike, vepra shkencore dhe thellim të mëtejshëm në stilin e gjuhën e shkrimtarëve. Në një kohë të përshtatshme pjekurie të lektorimit të kësaj disipline, autori hartoi dhe botoi edhe doktoraturën, që vijon të përdoret edhe në ditët tona, si tekst mësimor për degën e Gjuhës shqipe e të Letësisë. 

Botimet e para të dr. Tefë Topallit, publikuar në dy vëllime me titullin “Kërkime gjuhësore-1,2,  lidhen me hulumtime për autorë dhe libra të traditës, për ngjarje me rëndësi të jetësisë së gjuhës amtare, si: Komisia letrare e Shkodrës, Kongresi i Manastirit, me figura të shquara të kulturës kombëtare: nga  Xanoni, Mjeda, M.Camaj, J. Rrota, etj. Një punë të madhe ka bërë ai në botimin e veprës së plotë të veprave të plota të Gj.Fishtës, në mënyrë të veçantë me leksikun e Epikës dhe Satirës së poetit të madh (Veprat 4, 7, 8) ; më vonë për ribotimin e veprës poetike të Nd. Mjedës, të trashëgimisë letrare dhe përkthimet e dom  Jak Zekës dhe të dom Nikollë Mazrrekut, për të cilin ka botuar një monografi dhe përgatitur për botim dy poemat “Dukla” dhe “Sapjana”. Krah përgatitjes shkencore pedagogjike në Katedrën e gjuhës shqipe, ai ka punuar në realizimin e treguesive që duhen për titujt “Prof. i Asocuar dhe Profesor”, të cilat i ka arritur para shumë viteve, me publikimet shkencore e pedagogjike, si autor. 

Kur prof.dr. Tefë Topalli, në vitin 2000 u ngarkua për leksionet e lëndës Sintaksë e shqipes në Degën e GJ-L, ai punoi me këmbëngulje të hartonte tekstin “Sintaksa e fjalisë”, një sprovë monografike me 750 faqe dhe një tekst mësimor të kësaj disipline për studentë, shoqëruar me librin përkatës të ushtrimeve, në të cilin teoria mishërohej nëpërmjet tekstit letrar, prandaj dhe bart titullin “Gramatika nëpërmjet tekstit”. Prof.Tefë Topalli ka fituar një eksperinecë të mirë pune edhe duke u aktivizuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Podgoricës (Mali i Zi) në Fakuletin e Edukimit për 11 vjet me radhë, në Universitetin e Beogradit (një semestër), ka qenë i ftuar për 3 vjet në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, si dhe për 22 vjet me radhë në Universitetin e Tiranës, si lektor i Sintaksës, në vazhdim pedagog i lëndës “Sintaksë teorike”, me studentë të Masterit shkencor, ku ka ligjëruar e drejtuar kursin semestral “Sintaksa e vargjeve”, deri në vitin akademik 2022. Ai ka drejtuar mbi 50 mikroteza të studemtëve nga fusha e terminologjisë, sintaksës dhe gjuhësisë tekstuale, si dhe ka udhëhequr 12 doktorata në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është anëtar komisioni në mbrojtje tezash të doktoratës, në gjuhësi, si dhe hartues programesh të Shkollës Doktorale në Shkodër.

Pasqyra e botimeve të tij, tregon se ai bën një jetë aktive, kërkimore e shkencore, siç dëshmojnë edhe librat e mëposhtëm për gjuhë autorësh, apo për Krestomacinë e Albanologjisë-1, si përmbledhje e kontributit që kanë sjellë në gjuhësinë shqiptare 126 gjuhëtarë të hapësirës shqipfolëse: nga Çamëria, Arbëreshët e Italisë, Kosova, RMV si dhe Shqipëria.  Prof. Tefë Topallit i është dhënë titulli “Profesor Emeritus” nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ka punuar 25 vjet me radhë. 

                                                       Këndi i botimeve:

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 406
  • 407
  • 408
  • 409
  • 410
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT