• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MURAT TOPTANI PËRFAQËSUES I SHQUAR I PERIUDHËS SË RILINDJES DHE PAVARËSISË

March 26, 2025 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Murat Toptani lindi me 13 korrik të vitit 1863. Ishte djali i Sait Seremedin Toptanit, personit që hodhi shkëndijën e parë të atdhedashurisë në Tiranë, nënshkrues i Memorandumit kundër copëtimit të trojeve shqiptare në Kongresin e Berlinit të datës 22 qershor 1878. Murati ka qenë atdhetar, poet, publicist, piktor, skulptor, si dhe mësues që punoi fort për futjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke. Mbahet mend edhe si poliglot, ngaqë zotëronte disa gjuhë të huaja: turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht.

Murati lindi në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait të tij atje. Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyres”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallatasaraj” të Stambollit. Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres” pati rastin të njihej me Asijen, vajzën e Sherif Frashërit, të cilën pas vdekjes së të atit e birësoi xhaxhai, poeti kombëtar, Naim Frashërit. Kjo njohje motivoi lindjen e një dashurie të sinqertë mes Muratit dhe Asijes, të cilët me pëlqimin e vëllezërve Frashëri u martuan. Lidhjet mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me më të voglin e vëllezërve Frashëri, Mehmet Frashërin.

Edukata që i kishte dhënë familja Muratit, si dhe kontaktet e babait të tij me vëllezërit Frashëri në Stamboll, veçanërisht bisedat që ai pati me vëllezërit Frashëri luajtën një rol të madh në qëndrimet dhe formësimin e edukimit të tij. Pas përfundimit të arsimit të lartë, Murati me të shoqen Asije u kthyen në Tiranë, diku rreth vitit 1895. Ai udhëtoi shumë nëpër Shqipëri dhe punoi për përhapjen e gjuhës shqipe dhe rritjen e ndërgjegjësimit kombëtar. Duhet theksuar se në atë kohë, situata politike në Tiranë ishte mjaft e trazuar. Sipas raporteve nga konsullata austro-hungareze në Durrës, dy djemtë e Saidit, Murat dhe Refik Toptani qëndronin në krye të grupit të atdhetarëve tiranas. Me ta ishin edhe tre kushërinjtë e tyre, vëllezërit Abdi, Masar dhe Hamit Toptani, djemtë e Adem Toptanit. Me nismën e tyre u themelua klubi shqiptar “Bashkimi” në shtëpinë e tyre në Tiranë dhe ata njiheshin si kundërshtarë të partisë “Iftihad” të myftiut Musa Qazimi.

Murat Toptani bëri një propagandë të madhe për përhapjen e ideve kombëtare dhe qëndresës antiosmane gjatë vitit 1896 në Shqipërinë e Mesme dhe në të gjithë vilajetin e Manastirit, veçanërisht në Tiranë, Krujë, Elbasan, Ohër, Strugë etj. Ai është autor i promemories që popullsia e krahinës së Shpatit i dërgoi Portës së Lartë dhe ambasadorëve të Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Stamboll, në dhjetor të vitit 1896, duke kërkuar njohjen e kombësisë shqiptare.

Në vitin 1897, Vjena vendosi të hapte një shkollë shqiptare djemsh në Tiranë, me angazhimin e Murat, Refik dhe Abdi Toptanit. Shkolla shqipe u hap fillimisht në shtëpinë e Osman Elezit, me mësues shkodranin Filip Ashiku. Por Murati u arrestua në tetor të vitit 1897 me akuza se mbështeste idenë e autonomisë së Shqipërisë, si dhe përpjekjet për bashkimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut me Besëlidhjen e Pejës, pasi ai kishte punuar për krijimin e degëve të kësaj Lidhje. Murati u mbajt i burgosur për disa kohë në Manastir, pastaj u internua, fillimisht në Gallipoli e më vonë në Tripoli të Afrikës së Veriut, ku u mbyll në burgun famëkeq Tarabuluz Garba. Nga mesi i vitit 1898, Murati arriti të arratisej nga burgu i Tripolit, duke kaluar kufijtë e Perandorisë Osmane. Fillimisht shkoi në Napoli dhe më pas u vendos në Brindizi të Italisë. Arratisja e tij pati jehonë edhe në qarqet diplomatike europiane, veçanërisht në ato austro-hungareze dhe italiane.

Në Itali, Murad bej Toptani lëvizi nga një qytet në tjetrin, në kolonitë shqiptare të atjeshme, ku vazhdonte propagandën për çështjen kombëtare. Në Brindizi, Murati filloi të bashkëpunonte me gazetën “Albania” të Anselmo Lorekios. Aty Murati botoi artikullin përkushtues “Shqipëria e shqiptarëve”, ku shkruante: “Kurrë nuk u ndal shpresa dhe dëshira e lirisë për shqiptarët”, si dhe poezitë “Vëllazëria”, “Shpata e Skënderbeut” etj.
Kur ishte në Itali, Murati mbajti lidhje me atdhetarë të tjerë shqiptarë që vepronin në qendrat e tjera të emigracionit shqiptar. Në një letër të datës 20 korrik 1898 drejtuar doktor Ibrahim Temos, shkruan nga Brindizi: “Për sa kohë të kem një pikë gjaku, do ta derdh për mëmëdheun tim të dashur, kudo që të jem, sido që të jetë”.

Në tetor 1898, Murati u gjend në Bruksel dhe prej andej, së bashku me Faik Konicën, shkoi në Bukuresht. Murat Toptani është ndër të paktët shqiptarë të shquar, për të cilin ka shkruar, më shumë se njëherë, vetëm fjalë të mira dhe Faik Konica. Sipas tij, “Murad Beu ishte patriot i zjarrtë, mjaft inteligjent… urren sllavët dhe ka simpati për Austrinë”. “Albania” e Konicës shkroi disa herë për Murat Toptanin dhe ai botoi aty disa vjersha. Murati bashkëpunoi edhe me gazetën periodike “Shqipëria” (1897-1899), numri i parë i të cilës u botua më 10 maj 1897 në Bukuresht. Kjo e përkohshme qarkulloi fillimisht një herë në javë dhe pastaj u bë e përdyjavshme. Në këtë organ bashkëpunuan edhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë si: Thoma Avrami, Loni Logori etj.

Platforma e saj kishte si pikësynim që t’i shërbente ndërgjegjësimit të shqiptarëve në përpjekjet kundër pushtuesit osman, për autonomi dhe pavarësi, për informimin lidhur me situatën luftarake që po krijohej në atë kohë në vendin tonë, si dhe t’i bënte të qartë opinionit të huaj lashtësinë e traditat patriotike të popullit shqiptar. Periodiku “Shqipëria”, përveç artikujve në gjuhën shqipe që zinin vendin kryesor, botoi edhe shkrime në gjuhë të huaj, si në greqisht, rumanisht dhe frëngjisht, me qëllim që edhe të huajt të njiheshin me aspiratat liridashëse të popullit shqiptar.
Nga fundi i vitit 1899, Murad bej Toptani u kthye në Shqipëri. Meqenëse u angazhua në veprimtari atdhetare, ndiqej nga autoritetet osmane dhe në vitin 1900 punonjësit e rendit kontrolluan shtëpinë e tij në Tiranë dhe gjetën atje libra mësimi në shqip, vjersha dhe Hstorinë e Skënderbeut, të gjitha të shtypura më 1881 me lejen e autoriteteve të kohës. Me atë rast, Murat Beu, me gjithë familje, u internua në Konia të Anadollit dhe u kthye në atdhe vetëm në vitin 1908. U angazhua në Lëvizjen Kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë dhe mori pjesë në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Tiranës.

Me atë rast ai mbajti një fjalim të ndezur dhe plot retorikë, të cilin e kishin vlerësuar Mit’hat Frashëri dhe baronesha Marie Amelie Frein von Godin, të dy dëshmitarë në ngjarje. Murat Toptani është njëri nga nënshkruesit e aktit të Pavarësisë.
Në korrik 1913, Esat Pashë Toptani u bë pjesë e Qeverisë së Vlorës. Ai përfaqësonte fuqinë turke dhe i uritur, siç ishte për pushtet, bëri kompromise të pabesueshme. Viti 1914 ka mbetur një vit i pafat për shqiptarët. Shtëpia e Muratit u dogj nga forcat rebele të Haxhi Qamilit. Humbi i gjithë koleksioni i thesareve artistike të familjes, përfshirë shumë libra, dokumente dhe letra të Naimit, Samiut dhe Konicës.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Murati hyri vullnetar në ushtrinë austro-hungareze, por dhe Perandoria që e kishte përkrahur gjatë përndjekjeve që i bënte Porta e Lartë dhe vetë ai patën fund të hidhur katër vjet më vonë. Në një raport të shërbimit të fshehtë anglez të vitit 1916, lexojmë: “Murad beu: Nga familja e Toptanasve, kushëri me Esatin, por në konflikt të vazhdueshëm me të, shtrëngohet të jetojë jashtë shtetit. (…) Ka ndikim të madh në popullsinë e Shqipërisë së Mesme”. Siç duket, Murat Toptani u largua përkohësisht nga vendi dhe bashkëpunoi me organet e shtypit të shqiptarëve jashtë atdheut. Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë ndodhet një vëllim me poezi prej tij, botuar në vitin 1924. Parathënien e ka shkruar Mithat Frashëri. Ky vëllim poetik u publikua nga shtypi i kohës, si pasqyrë e ngjarjeve në të cilat ai mori pjesë dhe ishte protagonist. Murati njihet edhe si skulptor; një bust të Skënderbeut e ka punuar në Napoli më 1898, një tjetër në Tiranë në vitin 1917. Më vonë, bustin e Tiranës e riprodhoi në bronz mjeshtri i skulpturës monumentale Odhise Paskali. Busti i gruas së tij, Asijes, është një nga punimet e tij më cilësore dhe ndër të paktat vepra të tij që nuk ishte politike. Karikatura e Murad Toptanit, e titulluar “Premtimet e Anglisë”, është një krijimet e tij më të mprehta. Dy kalorës, me vështrimin përpara, shkojnë drejt fatalitetit shaluar mbi kuaj, kapistallët e të cilëve i tërheq një skelet njeriu nga thellësia e greminës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit, në Tiranë, gjendet një fletë broshure, fleta 14, e cila lartëson veprën patriotike të Murad Bej Toptanit. Dokumenti është në gjuhën osmane, ku në shqip nuk gjendet përkthimi, por një shpjegim për përmbajtjen: Fleta lartëson veprat patriotike të Murat beut, tue i thanë se ti edhe me të vra me tradhti e me tortura, nuk do të vdesësh, sepse me idealin e lirisë në zemër e me ndjenjat e sacrifices do të mbetesh i pavdekshëm e të tjera”. Përcaktimi i këtij teksti anonim duket se është i saktë, veprimtaria patriotike, më shumë se gjithçka tjetër, ka mundësi të rezultojë më jetëgjatë në histori. Përpjekjet për çështjen e kombit shqiptar i kushtuan Murat Toptanit vuajtje e dhimbje, iu desh të kalonte prova të shumta e të bënte sakrifica me çmim të lartë, por, në fund, firma në dokumentin e pavarësisë, më 28 nëntor 1912 i hapi portat e përjetësisë.

Mit’hat Frashëri shkruan se patriotizmin Murati e ka trashëguar nga i ati, por si rreze dielli e ka marrë nga Naimi. Murat Toptani ka pësuar një atak në zemër me 11 shkurt të vitit 1918. Portreti i Murat Toptanit i piktorit Vilson Haliti është një sintezë e veprës artistike të këtij patrioti të përkushtuar që u bë nderi i familjes së shquar Toptani. Sot një shëtitore e vendosur në qendër të Tiranës dhe një shkollë -vjeçare në qytetin e Tiranës mban emrin e tij. Presidenti Bamir Topi e ka dekoruar Murat Toptanin me titullin “Nderi i Kombit”, si njërin ndër firmëtarët e Pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Histori

NË 120 VJETORIN E BOTIMIT TË BLEUT TË PARË TË “LAHUTËS SË MALCIS” TË GJERGJ FISHTËS

March 26, 2025 by s p

Prof. Shefkije Islamaj/

Bleu i parë i “Lahutës së Malcis”, “Te ura e Rrzhanicës” (Marash Uci), u botua si libër në vitin 1905 në Zarë dhe ka 48 faqe. Bleu i dytë “Vranina” u botua më 1907, po kështu në Zarë dhe ka 58 faqe, ndërsa ribotimi i tyre dhe zgjerimi me këngë të reja vazhdoi në vitet në vijim: 1912, 1923, 1931,1933, për t’u botuar si vepër e plotë me tridhjetë këngë më 1937 në Shkodër, me gjithsej 511 faqe. Ky është teksti i faqes së parë të botimit të parë të “Lahutës së Malcis”: “Lahuta e Malcís”. Kângë populloré. (Tyrtaeusque mares animos ad martia bella Versibus exacuit. Horat, Flac.) — Blêe i pare. Te Ura e Rxhanitses. Marash Utsi. N’ Zader. Shtyp. Vitaliani (1905) – nr. 32, fq. 48.

FOLJA STILISTIKE NË “LAHUTËN E MALCIS” TË GJERGJ FISHTËS

Potenciali stilistik i foljes, i njërës prej fjalëve kryesore të gjuhës, është i madh. Këtë na e vërteton edhe folja e Fishtës. Siç dihet, folja luan rolin qendror në fjali. Asnjëra prej fjalëve të gjuhës nuk e ka bazën semantike aq të gjerë e sistemin e formave gramatikore aq të pasur e të degëzuar sa folja. Pos kësaj, folja është lloji më frekuentues i fjalëve të kuptimshme. Foljet paraqesin një të katërtën e të gjitha fjalëve të kuptimshme në gjuhën e Gjergj Fishtës. Së këndejmi është e pritshme që folja të ketë edhe mundësi të mëdha të variacionit stilistik. Në këtë kontekst ka qenë e rëndësishme të hetohen në këtë kapitull këto çështje: si e shfaq folja e Fishtës potencialin e vet të pasur e të larmishëm leksiko-stilistik e gramatikor-stilistik? Ç’potencial paraqet polisemia foljore, metafora foljore në “Lahutën e Malcis”? Po sinonimia foljore e Fishtës ç’funksion ka – është sinonimi në largesë, në çift, grumbulluese apo shkallëzuese?

Në këtë vështrim për funksionin stilistik të foljes në gjuhën e Fishtës, që në raport me gjuhën e sotme shqipe shpreh jo vetëm largesë kohore – kam parasysh kohën kur ka filluar të botohet vepra e Fishtës, po edhe largesë hapësinore – kam parasysh se vepra e tij është mbështetur në një dialekt me areal të ngushtë dhe nga kapërcimi kohor prej një shekulli mund të trajtohet si mjaft arkaike e konservatore, spikat synimi jo vetëm për një vështrim që del edhe nga vetë formulimi i ngritur në titull, po edhe synimi për të tërhequr vëmendjen, në të vërtetë për të provokuar interesimin për vështrime të kësaj natyre. Mungesa e vështrimeve të këtilla shprehet si për autorë të traditës, si për autorë bashkëkohorë, si për vetë veprën e Gjergj Fishtës.

Veçori të përgjithshme

Ç’vend zë folja në tërësinë e kategorive gramatikore brenda sistemit që përbën shprehjen artistike të Fishtës në përgjithësi e në gjuhën e “Lahutës së Malcis” në veçanti – kjo është çështja që do të shtrohet këtu. Këtë çështje e kam çmuar me interes për faktin se analiza e fakteve gjuhësore në rrafshin e gramatikës poetike të Fishtës ose hetimi i funksionit artistik të kategorive të caktuara gramatikore, këtu i foljes, mundëson zbulimin e veçorive individualizuese të gjuhës së këtij shkrimtari. Për vështrime të kësaj natyre ka tërhequr me kohë vëmendjen Jakobsoni në veprën e tij “Linguistika dhe poetika”. Në mënyrë të veçantë ai i ka dhënë rëndësi gramatikës poetike, sepse, sipas tij, burimet poetike fshihen edhe në strukturën morfologjike e sintaksore. Lënda gjuhësore dhe analiza e kësaj lënde ka dëshmuar se Fishta me sukses ka pajtuar sistemin e strukturës vetjake të tekstit me strukturën e gjuhës në përgjithësi, dhe sidomos me strukturën e gjuhës popullore, me gjedhet e saj dhe me gjedhet tradicionale, përtej kombëtare.

“Lahuta e Malcis” ofron lëndë të pasur, më shumë se çdo vepër tjetër tij, për vështrimin e kategorisë së foljes, ndërkaq gjerësia e problematikës që kap ajo tejkalon suazat e një trajtimi si ky. Për më tepër hetimi që i kemi bërë kësaj lënde ka provuar se folja është përbërës estetik aktiv në “Lahutën e Malcis”, se përdorimi i foljes me funksion stilistik është tipar dallues gjuhësor në gjithë veprën e tij.

Veçori të veçanta

Lahuta e Malcis shtrihet në afro 17 000 vargje. Ashtu si e do ligjërimi epik, ajo përshkohet nga përbërës tipikë, letrarë e gjuhësorë, Morfologjia e rrëfimit të Fishtës përmban kohën foljore si formë dhe formën foljore si metaforë. Është e dhënë e njohur që folja me semantizmin e saj mund të bëhet metaforë: njëra shënon dhe ngjyros përmbajtjen jashtëletrare – kohën, kuptimin dhe përmbajtjen e veprës, ndërsa e dyta i jep vlerë estetike narracionit, duke siguruar kështu anën poetike të tij. Duke qenë se në “Lahutën e Malcis” kemi rrëfim ngjarjesh, është e kuptueshme pse metafora poetike ia lëshon vendin krahasimit. Me shpeshtësinë e veçantë të formave të caktuara foljore, si metafora e më shumë si krahasime, në të shumtën e herës retorike, pamja e botës së vërtetë zbulohet si qenësi poemore. Kësaj i bashkëngjitet teknika e përsëritjes. Mund të themi se pikërisht me përsëritjen në nivelin e foljes gjallërohet ligjërimi; në çdo kontekst të ri përsëritja përjetohet si motiv-imazh ose si motiv-pamje. Në të vërtetë, përjetohet si metaforë, si pjesë përbërëse e semantikës së lartë të veprës.

Përsëritja e foljes në “Lahutën e Malcis” bën që ajo të përjetohet edhe si formë muzikore qarkore. Ndoshta nuk e teprojmë nëse e themi se ajo është vepër shumë evokuese edhe me anën e saj ”muzikore”. Dhe në këtë rrafsh, pothuajse, asgjë nuk është e vetvetishme. Shoqe të tilla në letërsitë e tjera ka, po jo në letërsinë shqipe. Ana muzikore ose ”muzikaliteti” i “Lahutës së Malcis”, qëndron në përdorimin e veçantë të kohës dhe të shenjave gjuhësore të saj – formave foljore. Vlerë metaforike merr vetë koha, që mund të cilësohet edhe si figurë, ndërsa folja dhe format e saj foljore si kohësi ose si kohëshënuese. Sidomos paskajorja, habitorja dhe e tashmja historike mund të futen në këto vlerësime, edhe pse, siç dihet, koha që rrjedh, në përgjithësi, është e kryera. Ajo ndërkëmbehet me të kryerën e thjeshtë. Edhe në rastet kur këto forma këmbehen me të tashmen historike, gramatika e foljes narrative mbetet e realizuar në skemën që është modifikuar ndjeshëm për qëllime stilistike, në raport me traditën e përdorimit të saj në të folmen e dialektit të Fishtës. Ndërkëmbimi i sekuencave narrative dhe i atyre përshkruese sjell pamjen e rrjedhës kohore të ngjarjeve, njërën pas tjetrës, dhe ky ndërkëmbim ndikon në dinamizmin, aq sa ndikon edhe grumbullimi i formave foljore – veçori tipike kjo e narracionit të Fishtës.

Gramatika e kohës në poemën tonë nuk paraqet, pothuajse, kurrfarë përjashtimi nga rregullat tradicionale të gegërishtes së tij. “Lahuta e Malcis” nuk paraqet shmangie as në sintaksën e foljes narrative të kësaj idiome. Megjithatë, rrëfimi i tij na del shumë polifonik. Ai ka mëtuar të regjistrojë njëkohësinë e veprimit. Shpejtësia dhe ngjeshja e narracionit shpesh është marramendëse, ndërsa loja me kohën mjeshtërore. Edhe pse është e kuptueshme se nuk ekziston formë foljore që ngërthen në vete dy mendime ose dy veprime njëkohshëm, Fishta në këtë rrafsh artistik ia ka arritur t’i afrohet shumë lartësisë që mundëson arti gjuhësor, pikërisht me foljen. Përqendrojmë vëmendjen në shembullin në vijim:

Msyni Turku me fuqí;

Priti Shkjau me trimëní,

E ka’ u ndeshen me furí:

Si t’ u ndeshshin flakë e agzot:

Lum e lum per t’ Madhin Zot!

T’ i a dha vigma e t’ i a dha ushtima,

T’ i a dha krizma e bumullima;

T’ nisi topi me gjimue,

T’ filloi pushka aty me vlue,

T’ u perlá Turku me Shkjá

Njâni m’ tjetrin t’u ndersy,

Shoq me shoq t’u kaperthye,

Njâni msyj e tjetri shtyj: L.M. 76

Folja si kategori stilistike në veprën e Fishtës nuk mund të hetohet vetëm në vështrim formal ose në atë strukturor, sepse as Fishta nuk ishte formalist, edhe pse shpesh krijohet përshtypja se për formën ai sakrifikon shumëçka në planin gjuhësor. Ligjërimi i Fishtës, mund të thuhet se, është foljor ose kallëzuesor, edhe pse numerikisht dyfish më shumë ka emra. Mund të thuhet kështu, pikërisht, për të dhënën se folja e tij ka funksion të theksuar stilistik. Në Lahutë numri i paraqitjes së foljeve është shumë i madh – mbi 16 300 paraqitje. Shtrirja e tyre nëpër këngët është, pothuajse, në mënyrë të barabartë. Nga ky korpus foljesh shumica e tyre kanë karakter kryesisht shënues dhe në fjalësin e veprës marrin pjesë me gjashtëmbëdhjetë për qind duke pasur parasysh të gjitha kategoritë gramatikore, të kuptimshme dhe të pakuptimshme, ndërsa në raport me emrin dhe mbiemrin shifra e pjesëmarrjes së saj është afro tridhjetë për qind. Dhe kjo përqindje ruhet, pothuajse, në të gjitha këngët.

Sasia dhe shpeshtësia e paraqitjes

Karakteri i këngës ose subjekti nuk luan shumë rol në sasinë ose në numrin e paraqitjes së foljes nëpër këngët në vështrim. Por, as sasia nuk ndikon në cilësinë e në dinamizmin aq të theksuar të të gjithë poemës. Të tjerë përbërës stilistikë, si fjala vjen përsëritja e përzgjedhja në nivelin leksikor e semantik, morfologjik e fonetik, përcaktojnë edhe cilësinë e shprehjes artistike të Fishtës, dhe, rrjedhimisht, dinamizmin:

Njani hapu, tjetri zmbrapu,

Shkjavi msyj, e Turku shtyj:

Shtyju, msyju, nzitu, lvitu,

Nzitu e lvitu, e kacafitu,

Kacafitu Turk e Shkjá,

Fytafyt tuj e perlá,

Tuj u grî, m’ dhamë tuj u shkye,

Shoq më shoq lamsh kaperthye, L.M.312

Për konkretizim po paraqesim pak të dhëna statistike, sipas tabelës të mbështetur në analizën e hollësishme të foljes së Fishtës. Llogaritjet janë shumë të përafërta dhe zbulojnë tipologjinë stilistike të përdorimit të motivuar të foljes. Kështu, fjala vjen, nga llogaritja e bërë në tri këngë të “Lahutës së “Malcis, pak a shumë me subjekt dallues, del se kënga e parë “Cubat” ka funksionin e këngës hyrëse ose të asaj paraqitëse të poemës; kënga e 14-të “Te ura e Rrzhanicës” përshkruan veprim intensiv, ndeshjen e forcave malazeze e shqiptare, ashtu si edhe kënga e 18-të “Te ura e Sutjeskës”, që është, njëkohësisht mjaft përshkruese. Në këto këngë mund të identifikohen mjaft elemente dalluese në rrafshin stilistik, ndërsa pamja statistike që na del në këto këngë është kjo: në këngën e parë “Cubat” nga gjithsej 385 vargje me 2365 fjalë, të kuptimshme dhe shërbyese, folja paraqitet 385 herë, domethënë një varg – një folje, numri i paraqitjeve të emrave është 559, ndërsa i mbiemrave një hise më pak sesa i foljeve. Te kënga e 2-të që ka 375 vargje, domethënë dhjetë vargje më pak dhe 2207 fjalë, dalin 564 emra, domethënë ruhet përpjesëtimi që karakterizon këngën e parë, dhe 330 folje, domethënë 55 folje më pak se në këngën e parë, edhe pse, vini re, veprimi në këtë këngë është shumë më intensiv. Parashikimet e mia me leximin e rëndomtë, me leximin e parë në fillim, para se të bëja përllogaritjet, ishin të kundërta. Pse? Sepse përzgjedhja e foljeve që na del në mbështetje të kriterit stilistik, edhe në rrafshin e simbolizmit tingullor dhe, përgjithësisht, në anën tingullore të fjalës, krijon një përshtypje të tillë. Natyrisht, situata gjuhësore në numra shpreh të tjera vlera, prandaj edhe të tjera përfundime, përfundime që bien ndesh edhe me vlerësimet e deritashme të sipërfaqshme për veçoritë e gjuhës e të stilit të Fishtës të pak autorëve që janë marrë me të në rrafsh të gjerë. Po kështu, në këngën e tretë të analizuar, që ka dyfish më shumë vargje se dy të parat, gjithsej 830 vargje, dalin 803 folje, domethënë më pak se një folje për varg, edhe pse veprimi është dinamik në pjesën më të madhe të këngës. Është i madh edhe numri i mbiemrave shumë karakterizues, sasia e të cilëve realisht ka ngadalësuar narracionin e me këtë ka kushtëzuar edhe paraqitjen më të rrallë të foljes, po nuk ka ndikuar në cilësinë e saj stilistike. Raporti sasior sqaron edhe çështje të efekteve stilistike. Nga kjo del se Fishta ka përdorur shumë shpesh foljen me funksione stilistike dhe ajo ka ndikuar në dinamizmin, jo me praninë e saj të madhe, sa me vlerën e saj semantike e eufonike. Shumëçka në këtë rrafsh mund të shpjegohet edhe me fonostrukturën e njësive foljore dhe me strukturën e vargut në tërësi, pra edhe me kërkesat e rimës së tij shumë të pasur.

Format dhe mënyrat e kohëve

Edhe sa i përket përdorimit të formave, të mënyrave dhe të kohëve foljore në rrafshin stilistik dalin përfundime interesante e me vlerë. Pamja në këtë rrafsh është kjo: mënyra mbizotëruese është dëftorja me kohët e kryera e me të tashmen – me afro 40%, dhe me më pak paraqitje e pakryera e kohët e ardhme. Fill pas saj vjen paskajorja – afro 21%. Dallohen paskajorja historike ose tregimtare dhe paskajorja kundrinore. Më pas me një përqindje përgjysmë më pak paraqiten përcjellorja – me 11% e pjesorja – me 10%. Format e këtyre kohëve, në masë të madhe zvogëlojnë dhe ngjeshin shpërndarjen morfologjike dhe sintaksore të rrëfimit. Sidomos paravendosja e pjesores në foljet e kohës së kryer e më se të kryer do vështrim të veçantë për problemin e ngritur. Dëshiroren e habitoren i shquan stilogjeniteti i lartë, ndërsa shpeshtësia e përdorimit të paskajores është kthyer shpesh në vlerë stilistike.

E tashmja historike prin me frekuencë, ndërsa e tashmja aforistike me figuracion. Ajo shfaqet shpesh si shndërrim i nuancuar në përshkrimet me shumë kohë foljore dhe për thyerje të monotonisë. Janë me interes për vështrim në rrafshin stilistik përsëritjet e së tashmes historike. Për të konkretizuar atë që thamë të shohim shembullin në vijim:

N’ ato maje, kû ju hani,

N’ ato kroje, kû ju pini,

N’ ato hije, kû ju rrini,

N’ ato valle, kû vallzoni,

Kjani e lott mos i pushoni, L.M.33

Me interes dalin edhe ndërthurjet e kësaj kohe me kohë të tjera, sidomos ato me këtë radhitje: kohë e tashme /paskajore /paskajore/kohë e kryer dhe e tashme e habitores ose e tashme /përcjellore/përcjellore /përcjellore /kohë e kryer /kohë e kryer. Shih shembullin:

Shkon Dervishi tuj u shty

Tuj u shty e tue rremye.

Ka mârrë Zetë e Podgoricë,

Ka mârrë Viri edhe Kernicë, L.M.44

Larmia e ndërthurjeve është shumë e madhe dhe në këtë rrafsh është e vështirë të bëhet ndonjë tipologji e saktë. Edhe grumbullimi i formave foljore të së tashmes dëftore, i formave aktive ose atyre pasive, si dhe ndërthurja e tyre, shndërrohen shpesh në stilema evokuese, si në shembullin vijues:

Mbí trim trimi hapet, turret,

Lshohet, struket, hidhet, ngurret,

Tash ha shtatin me dredhí,

Tash m’ tagan sjellë me furí, L.M.136

Vini re si, në vargjet e mësipërme, e rrit shkallëzimi zbritës shprehësinë që krijohet me paraqitjen befasuese të dy formave aktive që vijnë pas foljeve varg të formës pasive.

Koha e kryer dhe koha më se e kryer shquhen për përsëritjen e grumbullimin. Format foljore perfektive në përgjithësi përbëjnë 60 për qind, por mbeten prapa formave të tjera për shprehësi stilistike, për shkak se thjeshtësojnë rrëfimin, por edhe veprimin, rrjedhimisht edhe ngjarjen. Ndërsa e pakryera dhe e kryera e thjeshtë njohin ndërkëmbime dhe zëvendësime interesante. Ato shoqërojnë sidomos format e habitores, të urdhërores e të paskajores. Përsëritjet e shpeshta të formave të ndryshme prefektive marrin ngjyrim stilistik dhe e çojnë rrëfimin në vijë të drejtë, ndërsa rima në këto përsëritje është e pashmangshme, si në shembullin në vijim:

M’ ká korrë aren e punueme

M’ ká marrë token e trashgueme,

E tue m’ bâ kanûn paçaver,

M’ ká mârrë qét, po, per nên laver,

M’ ka mârrë lopet me gjith viça,

M’ ká mârrë delet me gji’ ogiça,

M’ ká mârrë dhên e m’ ká mârrë dhiz,

M’ ká thá vathë e m’ ká thá mriz: L.M.65

Ka mê topi edhe havani

Ká prâ pushka, âsht shukun zani, L.M. 136

E kryera e thjeshtë sikur edhe në të folmen e gegërishtes në përgjithësi, e në gegërishten e tij veriperëndimore në veçanti, është kategori shumë e gjallë. Nuk ka shumë paraqitje, po ka funksion shumë shprehës. Format e së kryerës së thjeshtë në kontekste perfektive bartin në vete mundësi stilistike të fshehta: ato e dinamizojnë veprimin emocionalisht dhe i aktualizojnë në pikëpamje kohore pamjet që shënojnë. Ato, zakonisht, si edhe e pakryera, zëvendësojnë të kryerën dhe nisin këngët ose kryerreshtat, si, bie fjala, në shembullin vijues: Vojti fjala ke Cetina

L.M.20; Prendoi dielli, n’qiellë duel hana, L.M.86. Me efekt stilistik shquhen sidomos ndërthurjet e formave aktive dhe pasive:

Si u perpoqen kah Rrzhanica.

Heshti huta edhè novica,

U perzien ksula e kapica,

Flakruen kaptina e koka,

Shkumoi gjaku, bumblloi toka. L.M.98

Në vargjet me të kryerën e thjeshtë ndihet një mëtim për shkurtësi, ndërsa e pakryera, edhe pse jo e shpeshtë, thuajse është krijuar për ngjarje të kaluara e të rëndësishme.

Format imperfektive, në të shumtën e rastit, sjellin në stilin e tij diçka solemne:

Jo, po, shpatlla keq diftote:

Luftë kah maja ajo kallxote, L.M.26

Kshtû Kaçeli po këndote;

Rrokull oda po e vezhgote, L.M.26

Por Shqyptari gjallë s’ perpihej

E as me u shkelë, besa, s’ po lihej… L.M.3

Format foljore arkaike, të shumta në Lahutën e Malcis, shquhen me ndjeshmëri gjuhësore e artistike. Nga këto forma më të shpeshtat janë ato të tipit: Edhe del e bjen n’Shqipni, L.M.185; Rrin e ban kokrrën e pallës, L.M.5; Merr e mësynë m’turk fulikare, L.M.7; Mêrr e i bân me tê kryq m’ ballë. L.M.202; Kur bân dielli per me lé L.M.53; Bân me i hapë dánat me kâmë,/Bân me bré dánat me dhâmë L.M.108; Rri e plandosu kryqterthuer L.M.218, e të tjera.

Stilistike dalin edhe format aktive të së ardhmes, edhe pse nuk paraqiten në numër të madh. Përdorimi i një forme pasive në vargun e përdorimit të formave aktive jep në vazhdimësi befasi stilistike, ashtu si edhe grumbullimi i formave të njëjta. Përdorimet e tyre në rrethana të caktuara, të shoqëruara nga forma të tjera foljore, në çastin e duhur e në vendin e duhur, dallohen me shtesë njohëse, tepricë informacionesh, emocionale e estetike. Për shembull:

Do t’a mârr edhè Mostarin:

Do t’ mârr Shkoder e Prizrend

Krajl do t’ bâhem pernjimend,

Edhè n’ Shkoder do t’ zâ vend.

Tý do t’ bâj un nji Mbretneshë:

Mâ dollamë nuk ké me veshë,

As s’ do t’ vêjsh mâ kacilitë,

Por krejt n’ ari ké me shndritë,

E do t’ vêjsh kunorë mbí krye, L.M.76

Paskajorja dallohet me denduri e me shprehësi të lartë. Denduria e përdorimit të saj, si dhe e përcjellores dhe e pjesores, kthehen në shprehësi të lartë. Lidhjet e natyrshme të paskajores, si edhe ato të veçantat, me format e tjera foljore, duan vështrim të veçantë, për të hetuar se ç’mundësi të pakufishme ndërthurjesh stilistike ka krijuar Fishta me foljen. Grumbullimi, numërimi, pranëvënia e këtyre formave në vazhdimësi bëhen tipar individualizues. Për shembull:

Shka â Shqyptár, e shkaf â Shkjá

Mos me u ngucë, as mos me u ngá;

Por me rmue t’dekunt nder vorre,

Por me bartë t’ shituemët n’ llogore … L.M.176

Pjesorja shpesh zëvendëson një hipotaksë shpjeguese (modale) ose ka vlerë mbiemërore duke zëvendësuar perifrazat e gjata dhe si e tillë është theksueshëm sintetike, ekonomike dhe shprehëse. Pjesorja pasive nga ana kontekstuale bart shënjues morfosintaksorë të ndajfoljes: paradigmë, funksion mbiemëror ose funksion të segmentit në sintagmë të emrit foljor, p.sh.: Shyt për tokë e zhyt në gjak.” (f.137). Janë shumë tipike edhe anasjellat që krijohen me paravendosjen e pjesores në foljet e kohëve të kryera, sidomos të kohës së kryer dhe të asaj më se të kryer. Për shprehësi dallohen edhe ndërtimet me pjesore absolute, si forma shumë arkaike, të cilat njohin paraqitje të shpeshta, për shembull: Shpërvjelë tirqit der’ në gju, / Lagë e ndragë e djersët tue i shkue’ L.M. 36.

Lidhorja e kushtorja nuk dallohen me efekte të veçanta stilistike, ndonëse kur përsëriten në kontekst të ngushtë vargor fitojnë një farë shprehësie:

E t’ na i thuejsh, se, n’ kje qi e bâni

Vetë kabúll, qi t’ mêjë zijani

E t’ shuej pushka dér n’ sabah,

Me dalë gjindja neper rrah. L.M.176

Prandej vetë kishe me thânë,

Se s’ âsht Shqyptarët me i ngá:

Le t’ a lâjm ket punë m’ nja’n anë

E mos t’ sjellim kot belá. L.M.288

Kushtorja kur përsëritet prej një vargu në tjetrin di të befasojë me lidhjet që krijon në ndërtimet me paskajoren e me përcjelloren, shpesh edhe me pjesoren. Nuk janë të rrallë shembujt

si këta në vijim:

Se aj natë t’ madhe s’ do e kremtote,

Se aj kumarë as krushk s’ do t’ shkote:

Gostë as darsem nuk do t’ ngrifte,

S’ do t’ u láte as do t’u krifte,

As do t’ dilte n’ log t’ kuvendit,

Per pá i hî Stambollës permbrendit,

Per pá kcye mbi post të Mbretit,

Me u bâ aj zot i tokës e i detit:

Edhè Europës tregun m ‘ i a pré,

Mos m’ e lânë me shitë, me blé,… L.M.4

Grumbullimi i formave të kushtores është më i madh se ç’mund ta presim në të folmet gege veriperëndimore. Ky grumbullim rrit shprehësinë e vargjeve të Fishtës:

Gjallë Shkjaut n’ dorë se s’do t’ i bijte,

Tatë e nanë se s’ do t’ koritte,

S’ do t’ koritte vllán per s’ dekuni,

Fisit marre s’ do t’ i lîte: L.M. 246

Dihet se habitorja me të gjitha trajtat saj shquhet për shprehësi e ngjyrim stilistik, ndërsa te Fishta, sidomos në kontekstet me karakter satirik ajo shndërrohet në përftesë të veçantë. Edhe në funksion të pyetjeve retorike e në fjalitë nxitëse habitorja e Lahutës së Malcis bart fuqi dramatike duke krijuar kontekste stilistike që mbahen mend. Ja pak shembuj:

Motra e Avdís kû kjate e mjera.

Shoqi shoqin nuk po e pritka,

Por seicilli vrap po ngitka,

Thue se t’ parit qi do t’ veka,

Petku cohet do t’ i u préka,… L.M.15

Kshtû vajton të vllán Turkina:

E ndien Lqêni edhè Vranina,

Edhè e ndieka aj Oso Kuka;

Vaj’ n e ndieka e m’ kambë u çueka: L.M.15

Per njat t’ ngratin mor’ Bymbash,

Qi kta e lshuekan laradash

Atjè n’ Lesh, e e bâkan dekun. L.M.168

Veç se prap ajo u mendueka:

se vllau petkash u ndrrueka, L.M.202

Edhe pse kjo formë është më e shpeshta dhe modaliteti i saj i vërtetësisë në raport me ngjyrimin e saj shoqërues stilistik është në të mirë të përdorimit të saj të parë, në kontekste të caktuara gjuhësore, ajo, si edhe trajtat e tjera të habitores, shquhen me stilogjenitet të theksuar, sidomos e kryera e saj:

Oso Kuka paska ndí:

Paska ndí, po, e kênka idhnue:

M’ sylah doren paska çue: L.M.9

Urdhërorja përdoret mjaft shpesh në monologët e gjallë të rrëfimtarit dhe në dialogët shumëfunksionalë. Më stilistikja paraqitet në situatat gjuhësore bashkë me fjalitë pyetëse. Për shembull:

T’ janë mledhë miqt prej s’ dij se khahit:

Pse m’ rri shtrî si drû prej ahit?

Çou nji herë, per me ligjrue:

Çou, djelmnín per m’ e trimnue!

Folja ’i fjalë babës Nikë t’ motnue. L.M.304

Rri e perplasu nper ledinë:

Perplas kamë e perplas duer

Kukzò shtatin per terthuer:

Si njaj kau i mbajtun n’ grazhd,

Kur t’ i mrrîje thika n’ asht,… L.M.174

Cilli Zot tha Shkjaut: mêrr drap’in;

Korr kû s’ molle, e miell n’ arë t’ hueja?

Dér kû t’ duejsh ti mate hapin;

Shqyptarija â nder duer t’ ueja? L.M.154

Funksioni kohor i urdhërores me vlerë stilistike është shënjues tipik i ligjërimit gojor. Ai i përshtatet ligjërimit folklorik, prandaj brenda urdhërores së Fishtës bien në sy disa forma proverbiale me urdhëroren si kjo: Prit gomar sa t’dalë bar… (L.M. 149); Kiju inád, por foljau hakun. (L.M..93) ose në formën që na del në shembullin vijues:

Bár e ço me kosha e trina,

Bjeri t’ kshtênit sa i ha shpina.

Prandej, thom un, na del

Në ket punë mos me u kapë tel;

Por miqsí edhè famulli … L.M.149

Mos me zânë trimi kund n’ pritë,

Mos m’ i u shmangë trimi rrezikut,

Por per ballë me i dalë anmikut… L.M.162

Format pasive janë shumë të shpeshta në gjuhën e Fishtës dhe bëhen veçori në rrafshin stilistik, sidomos grumbullimi i foljeve të rralla, të cilat, zakonisht, i shquan simbolizmi tingullor. Me to krijohen situata të veçanta gjuhësore e stilistike. Për shembull:

U dorgj turr. Trum trokollisin

Troç m’ troç, mtruhen, tranden trimat,

Mendsh trullue. Lamsh hamullohen

Njani m’ tjetrin; matarohen,

Ngiten, nziten me dorë njiten,

Hârakuqen nper rrgallë:

Kush terthoras, kush perballë,… L.M.221

Ja edhe disa shembuj për të parë ç’kujdes i kushton Fishta përdorimit të formave pësore dhe simbolizmit tingullor:

Fort gjimuen top e havan!

Nziten, njiten, kacafiten,

Keq dermishen, idhtë shkelvishen,

Lshohen, vriten, dbohen, priten,

Desin, mesin, prishen, prishen. L.M. 259

Edhe ndërthurja e formave aktive me ato pasive rrisin shprehësinë e tekstit poetik të Fishtës. Shembuj:

Ngasin, vrrasin Kapitanat,

Hingllojn kualt, turfllojn katanat,

Gjimojn topat e havanat,

Shprazen gjylet breshen lshue,!

Ai perpjetë e ky tatpjetë,

Atà shaju këta çaju,

Këtej vritu pertej pritu:

Pritu, vritu idhshim nzitu,

Brit, gerthit e mbush e qit,

Koder m’ koder shoqit thrrit:

Thrrit, vërrit “ah-ha-ha-há,”

Si atà mazat fushës tue ngá:

Dnes t’ varruemt, gjimo t’gjymtuemt,

Turru, gurru, matu, shmatu,

Duku, thuku, struku, zhduku,

Aj pa vesh e ky pa fregull,… L.M. 313

Shumë nga format kohore, siç u pa, shndërrohen në përftesa e në stilema, ndërsa larminë e tyre e ka favorizuar organizimi ritmik i poemës. Edhe raportet që krijohen ndërmjet kohëve dhe formave foljore bëhen shpesh shënjues stili. Sistemi i kohëve foljore të Fishtës organizon, pothuajse, në tërësi anën temporale të kohës artistike.

Përfundim

Studimi i foljes së Fishtës ka nxjerrë këto përfundim: e para. në gjuhën e Fishtës struktura sipërfaqësore e shprehjes ka vlerë të shquar konotative dhe me strukturën e thellë të shprehjes ka edhe polivalencë të lartë të simboleve; e dyta, në veprën e Fishtës sasia e mesazhit rritet varësisht nga numri i shndërrimeve a i alternimeve në rrafshin e shprehjes dhe të shënjuesve të saj të caktuar dhe vlen, pa përjashtim, për të gjitha njësitë, të cilat mund të jenë përçuese të mesazhit, përfshirë këtu edhe foljen; e treta, në veprën e Fishtës përzgjedhja në rrafshin e morfostilistikës mund të bëhet identifikuese e stilit të tij; e katërta. në gjuhën e Fishtës, përdorimi i foljes dhe funksioni stilistik i saj bën përdallim të qartë të epikës, të dramatikës, të lirikës e të satirës së Fishtës; e pesta, në gjuhën e e Fishtës përdorimin e foljes shpreh veçanti dhe shkallë të lartë përpunimi e krijimi gjuhësor e artistik.

(Fragment i shkëputur nga monografia ime “Gjergj Fishta – gjuha dhe stili” I, IA, Prishtinë, 2012, f.380-399)

Filed Under: Opinion

DURRËSI- QYTETI MITIK I HERKULIT

March 26, 2025 by s p

undefined

Hulumtim nga Rafael Floqi

Durrësi është qyteti më i lashtë i Ilirisë i njohur në Ballkan, ndërsa hinterlandi që nga epoka e bronxit është i njohur si një territor i Taulantëve. Pozita gjeografike e tij zona e tij portuale krijuan edhe ambicjet e para të kolonëve grekë, të cilët arritën të krijojnë kolonitë e tyre në Epidamnos dhe në Apolloni. 

Nga greqishtja e lashtë Ταυλάντιοι (Taulántioi), ndoshta një gabim drejtshkrimor i fjalës ilire *dauland- që do të thotë “gëlltitje”, nga proto-indo-evropiane *delh₁- (“prerje”), e ngjashme me shqipen dallëndyshe (“gëlltitje”), pasi një etnonim tjetër i përdorur ishte Χελιδllou). Emri Taulantëve duket se lidhet me fjalën dallëndyshe, nga protoshqipja *daulna që do të thotë “gëlltitje”. 

Taulantët janë një ndër fiset më të vjetra ilire të dokumentuara nga historianët antikë si Hekateu i Miletit dhe Appiani. Zona e tyre qendrore përfshinte territorin midis lumenjve Drin dhe Vjosë, me Durrësin si një nga pikat kryesore të influencës.

Taulantët një nga fiset më të lashta ilire

Taulantët janë një nga grupet më të lashta të fiseve ilire. Vendbanimi taulantian në vendin e Epidamnos-Dyrrhachion vlerësohet të ketë ndodhur jo më vonë se shekulli i 10-të para Krishtit. Pas pushtimit të vendit, fiset ilire me shumë gjasa u larguan nga bregu lindor i Adriatikut për në Itali duke u nisur nga rajoni i Epidamnos-Dyrrahachion për kalimin më të mirë në Bari, në Pulia, dhe formuan aty ngulimet mesape dhe japige. Kur u vendosën në zonën e Epidamnos-Dyrrhachion, duket se Taulantët zëvendësuan banorët e mëparshëm, brigët. Brigët, frigjianët flisnin frigishten, një gjuhë indo-evropiane. Disa historianë bashkëkohorë, ndër të cilët Straboni që është më i njohuri, i konsideruan frigët si një fis thrakas, parahelen pjesë e një grupi më të gjerë “trako-frigjian”. 

Rreth shekullit të 9-të para Krishtit, ilirët liburnë zgjeruan dominimin e tyre drejt jugut, dhe morën në zotërim vendin e Epidamnos-Dyrrhachion, duke i dëbuar Taulantët. Në atë periudhë Taulantët u zgjeruan drejt jugut dhe kontrolluan fushën e Mallakastrës duke arritur deri në grykën e Aousit( Vjosës).[30] Kur përshkruan pushtimin ilir të Maqedonisë të sunduar nga Argaeus I, diku midis viteve 678–640 p.e.s., historiani Polyaenus (shek II pas Krishtit) regjistron mbretin e supozuar më të vjetër të njohur në Iliri, Galaurusin ose Galabrusin, një sundimtar i Taulant që sundoi në shekullin e 3.7 para Krishtit. 

Taulantët kërkuan ndihmën e Korintit dhe Korkyrës kundër liburnëve

Mes korintasve dhe fiseve të caktuara ilire u krijuan marrëdhënie miqësore e tregtare. Në shekullin e VII para Krishtit, Taulantët i kërkuan ndihmën e Korintit dhe Korkyrës (Korfuzi sot) në një luftë kundër Liburnëve. Pas disfatës dhe dëbimit të liburnëve nga rajoni, korkyrasit u mirëpritën në vitin 627 para Krishtit në bregdetin ilir në qytetin Epidamnos, duke u përzier me popullsinë vendase dhe duke krijuar sistemin më të madh tregtar në port. Qyteti quhej Epidamnos-Dyrrhachion, që mendohet se kanë qenë emrat e dy sundimtarëve ilirë të rajonit. Emri i dyfishtë u përcaktua nga prania e një vendbanimi paraekzistues ilir, me sa duket i vendosur mbi kodra (Epidamnos), ndërsa fusha, e zënë më parë nga një lagune që komunikonte me detin, ofronte kushte të favorshme që krijonin një liman natyror (Dyrrachion). Prandaj qyteti u themelua në një territor që korrespondonte me një kep të ngushtë të rrethuar nga deti që i jepte qytetit pamjen e një ishulli. Një qendër tregtare në lulëzim u shfaq dhe qyteti u rrit me shpejtësi.  Ai lulëzoi për rreth dy shekuj, kryesisht si rezultat i tregtisë me ilirët fqinjë të rrethinës, që ndërmjetësohej nga një magjistrat, i quajtur poletes (‘shitës’). Poletët zgjidheshin çdo vit nga radhët e qytetarëve që u vlerësuan të denjë nga Epidamnianët.

Kolonitë korinto-korkyrease në Iliri përbëjnë një rast të privilegjuar krahasimi për koine shumë të dukshme ekonomiko-kulturore (në gjuhë, në shkrim, në emërtim, në dëshmitë numizmatike) që i lidh ato jo vetëm me Korkyrën dhe Korinthin, por edhe me grupin jugor të Korinthit, dhe të gjashtë kolonive. Arkeologu dhe iliriologu Pierre Cabanes pati paraqitur disa përsiatje mbi elementet e konvergjencës ose mosvazhdimësisë që gjenden në mitologjinë e origjinës së Epidamnit dhe Apolonisë, reflektime të cilat lindin pikërisht nga disa prej veprave të tij të rëndësishme mbi karakteristikat e ndryshme historiko-institucionale të dy kolonive korinto-korkyrease, por edhe të ndikimit të elementit ilir në to.  

Bota iliro-adriatike ka formën e disa bërthamave mitike dhe legjendare, të cilat janë të vështira për t’u datuar dhe për t’u kontekstualizuar, mendoj se është më produktive t’i konsiderojmë sipas traditave origjinale nga këndvështrimi i ndarjes trepalëshe hyjnore/heroike/njerëzore, të cilat shfaqen që nga Homeri dhe Hesiodi te Pausanias sipas asaj që ishte mendësia e mendimit dhe shprehjes së vlerave tradicionale greke për orakujt. 

Për të vlerësuar më mirë ndikimin e ndryshëm historik të vetë traditave, më mirë nëse në formën e strategjive reale të vetëpërfaqësimit: emetimet monetare, si dhe anatemat publike u përgjigjen shumë mirë këtyre kërkesave, së bashku me disa elementë të tjerë tradicionalë që i nënshtrohen në pjesën më e madhe të trashëgimisë së saj mitike që nga periudha më vonë arkaike është ende e artikuluar brenda miteve sizife të zakonshme për vendin e prejardhjes amë Korinthit.  Ka raporte për përbërjen origjinale të ekspeditave koloniale, të cilat përfaqësojnë për Epidamnusin një kontigjent në shek. V për të dyja, dhe për vetë kushtet e deduksioneve koloniale, sigurisht që nuk është e rastësishme: që përveç reflektimit të tensioneve shumë të forta që karakterizonin marrëdhëniet midis dy vendeve amë, por edhe ato të krijuara brenda tyre për shkak të bashkëjetesës së elementeve korintike dhe korkyrase, kjo çështje kritike nuk mund të zgjidhet duke shqyrtuar më shumë se një çështje gjyqësore, në një rast tjetër. Dëshmitë e Tukididit në veçanti, «janë larg nga gjurmimi i “historisë” së kolonive të Korintit apo Korkyrës, më tepër fotografojnë statusin që kishin rreth mesit të shek V-të. 

Me këtë analizë paraprake ne në fakt e kemi vendosur tashmë veten në nivelin themelor “të ulët”, pra njerëzor dhe historik, të ndarjes trepalëshe të hetimit të propozuar në fillim, një nivel që është i përshtatshëm për t’i mbajtur, siç duhet të dallueshme nga dy më të lartat. 

Pasi thuhet se asokohe ata do të kishin marrë një kontribut të mëtejshëm të popullsisë greke që vinte nga Pisan Dispontio, i shkatërruar nga Elenët rreth 575 pes 19 në Epidamnusit në vitin 435 u shkaktua një proces që ndoshta i bëri ata të gjendeshin pjesërisht si palë kundërshtuese. 

Kështu duhet të ketë qenë në kohën e rithemelimit korintik të Epidamnit, kur Apolonia, duke u mbështetur në metropolin istmian, së bashku me kolonitë e tjera korintike dhe shumë barbarë epirotë, i dha shtysë largimit për në Epidamnus duke I lënë kolonët të hynin në territorin e tij nëpërmjet tokës, duke kundërshtuar në këtë mënyrë marrjen e refugjatëve.

Projekti i këtij rikolonizimi nis nga miratimi i orakullit delfik, i cili mbështet kërkesën e Epidamnit për t’u dorëzuar Korintasve dhe i cili i urdhëron ata t’i marrin në konsideratë. Kuadri historik i themeleve të Epidamnit dhe Apolonisë është mjaft i qartë dhe mbi të gjitha koherent me rrjetin e dendur të marrëdhënieve tradicionale tipike të ‘sistemit kolonial’ korintik, të cilat kulmojnë me singjeninë dhe me lidhjet e sakta kultike ndaj atdheut amë, fatkeqësisht jo aq mirë të specifikuara, disa korintas, të cilët shoqëronin ecista tek ilirët taulantë; duke ardhur e 200 korintase në territorin origjinal ilir. 

Të dy polet në këtë nivel, dhe që përpara konfliktit të hapur që i parapriu Luftës së Peloponezit, i cili përfundoi duke përmbysur edhe këto pika themelore referimi, nuk duket se mund të dallohen ndërprerje të vërteta midis dy poleve. Por me stazë hegjemone. Programi i rithemelimit dëshmon se është konceptuar me një spektër të gjerë politik, pasi, nëse nuk do të ishte penguar nga reagimi i ashpër korkyras, me shumë mundësi do të kishte çuar në një ndryshim rrënjësor të përbërjes së trupit qytetar të polisit. Korinthi në fakt kishte përfshirë në iniciativë, përveç kolonistëve të tij, një grup të madh aleatësh prej Peloponezit dhe Jonit Perëndimor.  

Herkuli/Herakliu dhe legjenda e krijimit te qytetit

Niveli themelues hyjnor dhe heroik mund të paraqesë momente analoge konvergjence, duke mbajtur parasysh se korniza e hyjnive të njohura nga të dy polet si origjinale kufizohet në Poseidonin dhe Herakliun për Epidamnin, në Apollonin për Apoloninë. dhe «pa mohuar Dyrrachios, por ata mburren veçanërisht me Herakliun sepse ai është një zot I tyre. 

I vetmi rrëfim i detajuar i origjinës së Epidamnus/Dyrrhachium, duke përfshirë të gjithë protagonistët e zhvillimit diakronik të qytetit, është ai i propozuar nga Apiani: “Nga njëra anë, ai shpjegon emrin e dyfishtë të polisit (Epidamnos/ Dyrrachion), nga ana tjetër, ai shtrihet ndjeshëm, krahasuar me burimet e mëparshme të mbërritjes së popullatës, dhe kolonëve  grekë, të cilët megjithatë identifikohen qartë si korkyras. Epidamnos, qe “mbreti ilir”  themeluesi i polisit, që i dha për martesë vajzën e tij, Poseidonit dhe nga bashkimi i tyre lindi, Dyrrachos, krijuesi i portit me të njëjtin emër. 

Ndërsa Dyrrahu ishte në luftë me vëllezërit e tij, ai u shpëtua nga Herakliu gr, Herkuli lat., ndërsa po kthehej nga Erytheia në këmbim të një pjese të territorit; Gjatë betejës ai vrau aksidentalisht Jonin, të birin e Dyrrahut, dhe trupin e tij e hodhi në det, në mënyrë që të bëhej eponimi i Detit Jon..”

Si rrjedhojë pati një trashëgimi të përbashkët dhe të veçantë e një grupi të madh zonash helenistike jonio-ilire. Dyrrahasit e konsiderojnë Herkulin si ekistin e tyre.  Historia interesante hapet me figurën e Poseidonit, i cili vendoset në origjinën e dinastisë mbretërore vendase, i lidhur ngushtë me portin dhe emrin e detit Jon: Një homazh i qartë për vokacionin historik të qytetit detar. Epidamnianët ndajnë origjinën e përbashkët Poseidoniane me Feakët Korkyranët, gjithashtu pasardhës të perëndisë së detit, paraardhës sipas Homerit të Nausithous, babait të Alcinousit; për Hellanikusin e Feakas, i lindur nga Poseidoni dhe Korkyra, e bija e Asopit. Prandaj, origjina e parë duket se është formuar, nga Appiani, në modelin detar dhe emporium korkyras, një model me të cilin të dhënat historike që vërtetojnë, mund të jenë në përputhje, nga Cabanes, 1993, ku do të gjejmë një hetim të gjerë të burimeve të mundshme të Appianit. Nuk do të ndalem në mitologjinë që lidhet me jonianët, e cila është e rëndësishme për të kuptuar marrëdhëniet midis grekëve dhe ilirëve: për këtë, gjerësisht, shih Šašel-Kos, 2005. 

Veçoritë e kolonisë greke të Epidamusit   

Kolonia greke në përgjithësi. – Forma tregtare, e cila ndonjëherë i parapriu kolonisë, është ἐμπόριον; kolonia quhet ndryshe nga grekët ἀποικια, pothuajse “familje e re”, dhe kolonët ἄποικοι. Koncepti grek i një kolonie është thelbësisht i ndryshëm nga ai modern, sepse kolonia greke ishte përgjithësisht (përveç kolonive të tiranëve, si Cypselids, Pisistratids dhe Dionysius i Sirakuzës. Kolonistët humbasin nënshtetësinë e vendit të vjetër dhe fitojnë atë të vendit të ri, i cili ka institucionet dhe ligjet e veta, megjithëse zakonisht të modeluara sipas atyre të vendit amë. Marrëdhëniet juridike private rregulloheshin nga ligjet e kolonisë dhe nga traktatet. Kolonitë dhe metropolet nuk luftuan me njëra-tjetrën, por përkundrazi e ndihmuan njëri-tjetrën në luftë (luftërat midis Korintit dhe Korkyrës ishin përjashtim) dhe në tregti. 

Për të nxjerrë fatin e kolonisë, zakonisht konsultohej orakulli Delfik, priftërinjtë e të cilit, falë raporteve të tyre të gjera, në fakt mund të jepnin indikacione të dobishme. Udhëheqësi i ekspeditës (οικοστής “eciste”), i cili kishte kompetenca shumë të gjera, zgjidhej nga qyteti ose nga kolonët në varësi të faktit nëse kolonia dërgohej me iniciativë publike apo private. Pas vdekjes, ecisti merrte nderime dhe adhurimin e heroit. Kolonitë më të vjetra, të cilat kishin humbur kujtesën e themeluesit të tyre, i atribuonin vetes hyjnitë dhe personazheve mitikë e legjendarë si ecista. Kolonët ishin zakonisht vullnetarë. Pushtimi i territorit mund të ndodhte në mënyrë paqësore ose vendasit do të dëboheshin ose do të shndërroheshin në skllevër (p.sh. në Sirakuzë, Bizant, Heraclea Pontica). Toka e qytetit të ri matej dhe caktohej me short në parcela (κλῆροι), të cilat në kolonitë aristokratike ishin më të mëdha për fisnikët dhe shitja e të cilave ishte e ndaluar; disa porcione (τεμένη) ishin të rezervuara për perënditë dhe komunitetin. ‘Εποικία ishte një koloni që dërgohej për të përforcuar një koloni para-ekzistuese ose për të pushtuar një pjesë të territorit të një qyteti.

Shqyrtimi i kujdesshëm i burimeve, i kryer nga Cabanes, Drini, 1995, f. 19-23, për emrin e dyfishtë të polisit, për fat të keq nuk na çon në rezultate vendimtare: dy emrat duhet t’u korrespondojnë dy vendeve të ndryshme, por të ngjitura, pa mundur të përcaktojnë saktësisht se cilat, as renditjen sinkronike ose diakronike të themeleve; tradita letrare, megjithatë, përdor kryesisht emrin Epidamnus, i zëvendësuar në kohën romake nga ai i Dyrrachium, Romakët eleminuan emrin Epidamnos pasi I tingëllonte si lat “damnos” i mallkuar, ky i fundit  mbijeton pa ndërprerje deri në ditët e sotme si (Durrës); Megjithatë, prerja e monedhave të qytetit, që në fillimet e saj, përdor në legjenda shkurtesën «Dir(rachio)», duke garantuar kështu lashtësinë edhe të emrit të dytë të polisit. Hellanik. 

Figura fillestare e Poseidonit zhduket shpejt në favor të ndërhyrjes së Herkulit, si një supozim dhe një projeksion mitik i rolit të luajtur historikisht nga grekët në këtë zonë dhe mbi të gjitha një metaforë për zotërimin e tyre legjitim të tokës, e cila është e përbashkët me popullsinë vendase ilire. 

I njëjti predileksion i qartë i Dyrrahianëve për një Herkul të përkufizuar si “zot” (qeov~) dhe jo për ekistin heroik, Dyrrachos, është padyshim një element historik, të cilin Appiani e ndjen dukshëm i detyruar ta nënvizojë sepse është në domenin publik. Ky konfirmohet nga llojet e monedhave që kanë ekzistuar që nga shekulli i IV-t. para Krishtit që paraqesin imazhe dhe simbole heraklidiane, por mbi të gjitha mbishkrimi më i vjetër i gjetur deri më tani në Epidamnos, një kushtim privat për Herakliun/Herkulin  që daton midis shekullit të 6-të dhe 5-të para Krishtit. p.e.s., në të cilin perëndia është paraqitur i armatosur me një shkop. 

Nga ana tjetër, sqarimi i Apianit se Herakliu mbërriti në Epidamnus duke ardhur nga Erythia na lejon të imagjinojmë një “rrugë” të vërtetë të përshkuar nga perëndia, e identifikueshme me rrugën e brendshme që të çon nga gjiri i Ambrakisë në Iliri. Në fakt, edhe në këtë zonë të helenizmit periferik, njihen disa lokalizime të Erythias mitike, shtëpia e buajve të Geryonit, në një përparim domethënës dhe gradual nga Jugu drejt Veriut, paralelisht me përfshirjen në rritje të grekëve të veriut në ngjarjet e të gjithë Hellenikonit. Pseudo Scylax në vend të kësaj e vendos atë më në veri, në kullotat e pasura të Cestrine, një zonë kufitare midis Kaonëve dhe Thesprotëvet. 

Është e njëjta rrugë për Epidamnin, ekzistenca nga njëra anë e një rrezeje të gjerë tregtare që përfshinte edhe ilirët fqinjë, nga ana tjetër e një gjyqtari të vetëm qytetar, poletit, përgjegjës për transaksione të tilla. Duhet nënvizuar gjithashtu se figura e Poseidonit këtu ka një konotacion të qartë detar, ndërkohë që disa dhurime serike duket se pikasin një itinerar kontinental dhe baritor të zotit brenda territorit ilir dhe kaonian, përgjatë luginave të Drinos dhe Vjosës – Aoos antike 

 Autori thekson bindshëm aspektin lokal dhe baritor, jo detar të së njëjtës. Megjithatë, duhet të theksohet se disa figurina prej bronzi dhe ari, të cilat paraqesin të njëjtën ikonografi , janë ndër ofertat më të vjetra të kushtimit të Poseidonit në Isthmus, madje edhe para ndërtimit të tempullit arkaik ku përmendet një buall në vend të demit) të vendosura në veri të lumit Thyamis, fillimisht Kaoni dhe hark dhe shkopin / Miraj, 2002, f. 446-449, avancon hipotezën e atribuimit të disa serive të “pegasit” korinthian në Epidamnus, duke i datuar në mesin e shekullit të 5-të, para vitit 435 p.e.s. (veçanërisht tipat me simbolikën e Herkulit). Ndër tabelat orakulare të Dodonës, njëra, e të dhënave të çerekut të tretë të shek. BC, dëshmon një përgjigje në lidhje me ” emporian drejt Epidamnos”

Pra, në emetimet numizmatike të zonës Joniano- Adriatike, ikonografia e Heraklit i drejtohet ekskluzivisht Epidamnusit, ku klubi është, së bashku me delfinin , një përbërës konstant i simboleve dytësore monetare e kësaj është seria e monedhave prej bronzi që datojnë në shekullin e 5-të. p.e.s., me llojet e lirës dhe të obeliskut të shoqëruar nga legjenda Apollonit. 

Glauku dhe lufta e Peloponezit

Taulantët vazhduan të luajnë një rol të rëndësishëm në historinë ilire midis shekujve V dhe IV-III para Krishtit, dhe në veçanti në historinë e Epidamnos-Dyrrhachion, jo vetëm si fqinjë, por edhe si pjesë e popullsisë së tij. Megjithëse epidamnianët vendosën figurën e një magjistrati tregtar (poletes) për të shmangur ndikimin e vendasve që rrethonin Epidamnosin, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar ndërhyrjen e ilirëve fqinjë në punët e brendshme të qytetit.[39] Kushtetuta e Epidamnos ishte fillimisht oligarkike dhe shumë banorë nuk ishin qytetarë. Në 435 para Krishtit, qyteti pësoi një luftë të fortë civile të zhvilluar midis fraksionit demokratik dhe fraksionit aristokratik. Pasi demokratët morën pushtetin, oligarkët e mërguar u bashkuan me Taulantët fqinjë për të rimarrë qytetin. Ilirët e rrethuan me forcë qytetin dhe me pushtimin e rajonit përreth, i shkaktuan shumë dëme ekonomisë së qytetit. Kriza sociale shkaktoi ndërhyrjen e dy qyteteve mëmë: Korinthit në anën e demokratëve dhe Korkyra në anën e aristokratëve dhe ilirëve vendas. Korkyra fitoi betejën detare kundër Korintit, duke marrë Epidamnosin dhe duke dëbuar demos. Në fund të betejës detare, Athina, udhëheqësja e Lidhjes Deliane, mori anën e Korkyrasve, pasi Korinthi ishte tashmë aleat me Spartën brenda Lidhjes së Peloponezit. Ky ishte preteksti për Luftën e Peloponezit, siç raportohet nga Tukididi.

Në fund të fundit, Herkuli në Ilirinë e Jugut “hap” rrugë, të reja detare dhe tokësore, themeloi qytetin e Dyrrachiumit duke futur rregullat e “ndarjes së drejtë” të tokës sipas modelit të “qytetit të munguar”, i jep fund barbarizmit të fazës parapoleike, në të njëjtën kohë, ai është në të njëjtën kohë arekhet. Nuk është për t’u habitur që shprehjet e kultit të Heraklidit lidhen me fitoren e tij mbi buajt e Gerionin dhe në njëfarë kuptimi “shënojnë” rrugën kontinentale për në Erithia, duke qenë se kjo është vepra më e rëndësishme dhe më e përhapur e Heraklidit perëndimor në arkaizmin grek në atë ilir, duke trashëguar atë pelazgjik.

Lidhja e Herakliut me betejat kundër përbindëshave dhe përpjekjet për të zbutur natyrën mund të ketë pasqyruar besimet e Pellazgëve, të cilët shpesh i përshkruanin forcat e natyrës në mënyrë mitologjike. Disa tradita tregojnë se kulti i Herakliut fillimisht u përhap në rajone ku popullata pellazge ishte e pranishme, veçanërisht në Arkadi, Argos dhe Thesali.

Për më tepër, figura e Herakliut mund të jetë bashkuar me figura të tjera heroike nga mitologjia pellazge, duke simbolizuar kalimin nga besimet paragreke tek ato olimpiane. Ndërsa Dodona mbeti kryesisht një qendër e adhurimit të Zeusit, prania e figurës së Herakliut në mitet dhe kultet përreth saj pasqyronte rolin e tij si një hero hyjnor. Lidhja midis Herakliut dhe Dodonës mund të shihet si një shkrirje e besimeve të lashta pellazge me mitologjinë helene, duke forcuar rëndësinë e Herakliut si një figurë që ndërthurte hyjnoren me njerëzoren.

Bibliografia

Claudia ANTONETTI, Epidamno, Apollonia e il santuario olimpico:convergenze e discontinuità nella mitologia delle origini

Cabanes, Drini, 1995 e Cabanes, Čeka, 1997 e in Grecs et Illyriens, 1993.

Beauregard, 1993. Marc Beauregard, « L’apport des monnaies à l’étude de l’onomastique

d’Apollonia d’Illyrie et d’Épidamne-Dyrrachion », in : Grecs et Illyriens.

Cabanes, 1993a. Pierre Cabanes, « Apollonie et Épidamne-Dyrrachion : épigraphie et histoire

», in : L’Illyrie méridionale et l’Épire dans l’Antiquité II, Paris, 

Cabanes, Pierre (2008). “Greek Colonisation in the Adriatic”. In Tsetskhladze, Gocha R. (ed.).

Šašel Kos, Marjeta (2005). Appian and Illyricum. Narodni muzej Slovenije.

Filed Under: Histori

SHQIPTARËT NË CLEVELAND, OHIO DHE PËRPJEKJET E TYRE PËR KOMB, ATDHE DHE KOMUNITET

March 26, 2025 by s p

Safet Hysenaj, kryetar i “Shoqata Shqiptare e Cleveland” rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar te komuniteti shqiptar në Cleveland, Ohio, bashkimin e komunitetit shqiptar, ndihmën ndaj emigranteve të rinj, planet për ndërtimin e një shtëpie si bazë patriotike për çdo shqiptar në inegrimin e tyre dhe ruajtjen gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare përmes aktiviteteve patriotiko- kulturore e hapjen e një shkolle shqipe për të ruajtur gjuhën amtare e identitetin historik e kulturor. Me patriotin Safet Hysenaj, bisedoi editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHOQATA SHQIPTARE E CLEVELAND-IT

Shoqata Shqiptare e Cleveland-it u themelua në vitin 1998 nga një grup shqiptarësh të përkushtuar, me Hasan Bakia, Arqile Jani Councilwoman Dona Brady, Viktor Thomas, Klejda Spirollari dhe Kujtim Dauti si themelues kryesore. Kjo shoqatë lindi nga nevoja për të bashkuar komunitetin shqiptar të Cleveland-it dhe për të krijuar një strukturë që do të ndihmonte emigrantët shqiptarë në integrimin e tyre, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe kulturën e tyre. Gjatë kësaj periudhe, shqiptarët në Cleveland luajtën një rol aktiv në organizimin e ndihmave humanitare për Kosovën dhe në ndërgjegjësimin e opinionit publik amerikan mbi çështjen kosovare. Presidenti Clinton zgjodhi Cleveland-in si një nga pesë qytetet që do të pranonin refugjatë për riatdhesim, sepse kishim një shoqatë me bazë të fortë. Sot bordi i shoqatës përbëhet nga këta anëtarë dhe rolet e tyre: Safet Hysenaj- kryetar, Dona Brady – nënkryetare, Vilson Mihaj – president, Juxhin Shazivari – zv.president, Ina Basho – thesari, Ajaz Emini – kultura, Ondi Gusho – it.

HISTORIA E EMIGRACIONIT SHQIPTARË NË CLEVELAND

Shqiptarët e parë që erdhën në Cleveland ishin kryesisht nga Shqipëria e Jugut, veçanërisht nga zona e Korçës dhe Gjirokastrës. Ata ishin kryesisht burra të rinj që udhëtuan në SHBA për arsye ekonomike, duke punuar në industri si ndërtimi, fabrikat dhe sektorët e shërbimeve. Pavarësisht sfidave të mëdha, shumë prej tyre u organizuan dhe krijuan grupe të vogla shoqërore për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të ruajtur identitetin shqiptar.

AKTIVITETET KOMUNITARE

Me një drejtim të ri, Shoqata Shqiptare ka qenë shumë aktive. Kryetari i shoqatës në vitin 2024 organizoi një paradë festive për One World Day në Kopshtin Nënë Tereza në Cleveland. Ky është një monument shqiptar në një tokë shqiptare brenda Kopshtit Kulturor në Cleveland, Ohio. Gjithashtu, kryetari organizoi festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2024, ku shumë shqiptarë u mblodhën së bashku në një gala të mrekullueshme me muzikantë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria. Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare organizoi gjithashtu një darkë të vogël për përkujtimin e Ditës së Pavarësisë se Kosoves në shkurt 2025 dhe synon të jetë edhe më aktiv në të ardhmen, duke festuar festat tona kombëtare me komunitetin shqiptar.

E ARDHMJA E SHOQATËS SHQIPTARE

E ardhmja e Shoqatës Shqiptare synon të ketë mjaft anëtarë të rregullt me pagesë, të cilët do ta mbështesin shoqatën në qëllimet e saj. Prioriteti kryesor është sigurimi i një vendi që mund ta quajmë shtëpi – një ndërtesë me hapësirë të mjaftueshme për të hapur një shkollë shqipe dhe për të zhvilluar aktivitete për fëmijët. Fëmijët tanë duhet të flasin gjuhën tonë, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse Shoqata hap një shkollë ku të gjithë, si fëmijët ashtu edhe të rriturit, mund të mësojnë shqip. Të gjitha aktivitetet do të fokusohen kryesisht në këtë drejtim në të ardhmen. Kjo ndërtesë do të shërbejë gjithashtu si një zyrë e vogël për të ndihmuar shqiptarët e sapoardhur në Cleveland, duke u ofruar mbështetje për dokumentacionin, përkthimet, punësimin dhe strehimin. Do të ketë gjithmonë dikë aty për të ndihmuar shqiptarët që vijnë në Cleveland dhe kanë nevojë për mbështetje.

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET

Qyteti i Clevelandit i cakton komunitetit shqiptar në Cleveland një copë tokë si pjesë e Kopshtit Kulturor në Cleveland, Ohio. Kjo arritje u sponsorizua nga Councilwoman Dona Brady, ku është ngritur monumenti i Nënë Terezës. Ky monument u inaugurua nga presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Bujar Nishani, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit së bashku me delegatët e komunitetit shqiptar.

THIRRJA PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR

Udhëheqja e re e komunitetit shqiptar u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Ohio dhe mbarë botën që të bëhen anëtarë të komunitetit shqiptar në Ohio, për të ndihmuar në krijimin e një ëndrre shqiptare, ku flamuri ynë të valëvitet mbi një ndërtesë që shqiptarët do ta quajnë shtëpi. Përmes regjistrimit dhe kontributit në Shoqatën Shqiptare të Cleveland-it, ne mund të arrijmë objektivin tonë – krijimin e një vendi ku fëmijët tanë të mësojnë alfabetin dhe të flasin gjuhën tonë amtare, e cila është unike në botë dhe e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër.

KUSH ËSHTË PATRIOTI SAFET HYSENAJ?

Unë jam Safet Hysenaj, i lindur në fshatin Greshicë, Mallakastër. Në vitin 2000, u shpërngula në Shtetet e Bashkuara me prinderit, motren dhe vëllain kur isha vetëm 14 vjeç. Vendosem të jetoj në Lakewood, Ohio, ku, gjatë viteve si qytetar amerikan dhe me dijet që fitova nga shkollimi në SHBA, kam pasur mundësinë të ndihmoj shumë bashkatdhetarë dhe vazhdoj ta bëj këtë me gjithë mundësitë që kam. Jam një baba krenar i tre fëmijëve, një bashkëshort i përkushtuar, dhe karriera ime pas shkollës së mesme nisi si teknik i optometrisë në një organizatë private. Për 18 vitet e fundit, kam punuar si menaxher rajonal, duke udhëhequr 30 deri në 50 punonjës. Në të njëjtën kohë, jam edhe bashkëpronar i një biznesi ndërtimi, i cili ka qenë shumë i suksesshëm dhe më ka mundësuar të ndihmoj shumë shqiptarë të sapoardhur nga Shqipëria, duke u ofruar atyre punësim dhe mbështetje.

Shtysa ime më e madhe për t’u bërë kryetar i Shoqatës Shqiptare të Cleveland-it erdhi nga mungesa e përfaqësimit dhe vëmendjes ndaj komunitetit tonë para se të merrja këtë rol. Unë besoj fort se komuniteti shqiptar në Cleveland meriton më shumë organizim, mbështetje dhe aktivitete që e forcojnë identitetin tonë kombëtar. Shumë njerëz në Ohio më njohin dhe besojnë se mund të sjell ndryshim për komunitetin tonë, duke krijuar një organizatë të suksesshme dhe shumë të dobishme.

Edhe pse kjo është një organizatë jo fitimprurëse, e bëjmë sepse duam të ndihmojmë njerëzit tanë dhe sepse ndjejmë krenari për gjakun shqiptar që rrjedh në venat tona. Motivimi im më i madh është të vazhdoj dhe të përmirësoj punën e rëndësishme të emigrantëve të hershëm shqiptarë. Nuk do të ndalem derisa objektivat e shoqatës të arrihen dhe të mbahen si një standard i lartë për brezat që do të vijnë, në mënyrë që komuniteti shqiptar në Cleveland të vazhdojë të rritet dhe të lulëzojë ndër vite. Ftoj të gjithë shqiptarët që të na bashkohen. Kontaktoni: albaniansofcleveland1912@gmail.com.

Filed Under: Featured

Mid’hat Abdyl Frashëri, 25 mars 1880 – 3 tetor 1949

March 25, 2025 by s p

Instituti “Lumo Skendo”/

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. I ati, Abdyli, ishte në Prizren, në krye të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur lindi Mid’hati. Abdyli, Naimi dhe Samiu u morën direkt me edukimin e tij. Në vitin 1897 themeloi biblotekën “Lumo Skëndo” dhe mori pjesë aktive në botimin e “Kalendarit Kombtar” bashkë me Kristo Luarasin. Shkrimet e para me temë rilindëse i botoi qysh në moshën 16 vjeç, madje puna e parë ishte për Skënderbeun.Pas studimeve, punoi në admistratëm osmane në Stamboll dhe mandej në Selanik, ku themeloi Klubin shqiptar dhe gazetën “Lirija” (1908).

Mid’hati u zgjodh kryetar i Kongesit të Manastirit, (1908) që hartoi një program kombëtar prej 18 pikash dhe vendosi alfabetin krejtësisht latin të gjuhës shqipe.

Ai qe nismëtar i thirrjes së Kongresit arsimor të Elbasanit( 1909) për çeljen dhe administrimin e shkollave shqipe dhe të Normales për mësues.

Botues i revistës kulturore “Dituria”, një enciklopedi ejetës dhe monument i kulturës shqiptare(1897-1929).

Veprimtar i shquar i Pavarësisë. Pjesëmarrës në tubimin e Shkupit( tetor 1912) ku u vendos te shpallej Pavarësia e Shqpërisë.

Delegat i Pejës dhe Gjakovës, Plavës e Gucisë dhe mandej dhe i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës (1912). Firmëtar i Pavarësisë Kombëtare dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër i Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 1914 ministër në qeverinë e Princ Vidit.

Largohet nga Shqipëria, kur nis rebelimi haxhiqamilist, që i dogji edhe shtëpinë me gjithe dokumentet në Elbasan. Emigrant në Zvicër, Sofje, Bukuresht. Në Sofje boton veptat e para: “Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Hidhe shpuzë”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”, si edhe gazetën në gjuhën frengjisht “L’indipendance Albanaise” ku propagandonte dhe mbronte çështjen shqiptare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u internua në Moldavi, në minierat e naftës dhe të vdekjes. Atje shkroi “Ditarin”, kujtimet nga Rumania.

Ministër pa protofol ne qeverinë e Turhan Pashës (1918). Delegat i qeverisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), njëherësh delegat i “Vatrës” SHBA në atë konferencë, i Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” dhe i shqiptarëve te Turqisë.

Në Lozanë dhe Gjenevë, qendra të propagandës dhe botimeve të kombeve, Mid’hati botoi në vitin 1919-një sërë veprash të rëndësishme historike në gjuhën frëngjisht si “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, si edhe qindra artikuj, promemorie, letra, ese, memorandume drejtuar Konferencës së Paqes, qeverive të Fuqive të Mëdha dhe personaloiteteve politike e kulturore të Europës si edhe shkrime botuar ne gazetat dhe revistat më prestigjioze të Europës.

Gjithashtu, i dërgoi Presidentit Uilson të SHBA një mesazh për ta njohur me çështjen shqiptare dhe nje aneks-promemorie të shoqëruar me gjashtë harta etnografike, që ndikuan tek Presidenti Uilson për mbrojtjen e çështjes së rrezikuar shqiptare, në prag të coptimit.

Kryetari delegacionit shqiptar në Konferemncën e Paqes në Paris (1920-1922) dhe në Lidhjen e kombeve, ku mbrojti si askush tjetër çështjen shqipare.

Në vitin 1923 emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, ku u shqua për regullimin e marëdhenieve shtetërore me Greqinë, mbylljen e Sillogjeve antishqiptare dhe mbrojtjen e çëshjes çame, ndalimin e shkëmbimit të shqiptarëve si turq në Turqi(1923-1925) dhe kundërshtimin e kolonizomit të Çamërisë me kolonë grekë.

Dha dorëheqjen si ambasador në vitin 1925, kur politika e shtetit shqiptar nuk përputhej më me parimet e tij, pikërisht kur Shën Naumi dhe Vermoshi iu dhanë Jugosllavisë nga Zogu, me protestën “Asgjë të japim nga trupi i mëmëdheut tonë”.

Në vitet 1925-1939 u mor me punë kulturore dhe studimore, themeloi librarinë “Lumo Skendo në Tiranë” dhe botoi një sërë veprash të rëndësishme si “Plagët tona”, “Gruaja”, “Udhëtarët e huajnë Shqipëri”, “Liga e Prizrenit”, “Përshtypjet e udhëtimit””, “Bibliografitë” etj

Më 8 prill 1939 hodhi themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” si një alternativë antifashiste me program “Nacionalizma shqiptare, 1939. Në vitin 1942 publikoi progamin e Ballit Kombëtar “Dekalogu”, një program nacionalist për një Shqipëri etnike dhe demokratike dhe socialdemokrat nga pikpamja sociale.

Gjatë Luftës së Parë Botërore udhëhoqi luften e nacionalisteve kunder pushtuesve nazifashistë dhe paqen ndermjet shqiptarëve. Ishte organizatori kryesor i Kuvendit të Mukjes (3-4 gusht 1943) dhe i Marrëveshjes së Mukjes per një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të mëdhej Antifashistë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe emisarët jugosllavë, ai u përpoq të ndalte Luften civile (1943-1945) dhe u përball me terrorizmin komunist.

Emigroi nga Shqipëria pas pushtimit komunist te saj (nëntor 1944) për ta vazhduar luftën kundër regjimit komunist me mjete demoktatike me ndihmen e vendeve Perëndimore. Në emigracion organizoi qëndresën, por edhe edukimin e shkollimin emigrantëve politikë shqiptarë (në kampet Gramo, Santa Fara, Regio Emilia, etj) me konferencat, kurset, shkollën “Besnik Çano”, mësimin e gjuhëve të huaja dhe botimin e revistës”Flamuri”).

Ne vitin 1949 Mid’hat Frashëri në bashkepunim me Aleatët aglo-amerikanë themeloi ne Francë më 26 gusht 1949 Komitetin “Shqipëria e Lirë”, qeveria shqiptare ne emigracion. Qëllimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishte lirimi i Shqipërisënga diktarura komuniste dhe vendosja atje e një sistemi demokratiksipas modeleve më të përparuara perëndimore. Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i komitetit dhe nga BBC në Londër shpalli programin e Komitetit, 6.09.1949. Komiteti Shqipëria e Lire” u vendos me seli në Nju York, ku nisi veprimtarinë.

Për fat të keq, vdiq paprirur më 3 tetor 1949. Vdekja e tij mbetet e dyshimtë, ndonëse u njoftua një atak kardiak. Mendohet se vdekja e M.Frasherit u shkaktua nga një ndërhyrje e Sigurimit Rus, nëpërmjet agjentit Kim Filbi, sipas vendit te qeverisë shqiptare për ta zhdukur Mid’hat Frashëtin (dok. arkivi i Ministrisë së Brendshme).

Vdekja e Mid’hat Frasherit ishte një humbje e madhe per Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por edhe më gjerë. Ai ishte figura më e madhe e Kombit tonë, njëherësh edhe nje nga personalitetet më të shquar të Europës në atë kohë.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 420
  • 421
  • 422
  • 423
  • 424
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT