• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Figura e Skënderbeut sipas një kompozimi në gravurë në vitin 1631

June 18, 2025 by s p

– Skënderbeu dhe shtabi i tij – Trimi i mirë me shokë shumë

Fotaq Andrea & Dritan Muka

Pjesa III

Prania e Gjonit djaloshar në këtë skenë të fantazuar e shkëput krejt tablonë nga çdo lloj alegorie lidhur me Pirron e Epirit. Është njëfarësoj vetë Skënderbeu që prezanton të birin si pasardhës të shtetit të tij të Arbrit, por edhe përpara vetë Historisë. Në këtë mënyrë spostohet, do thonim, qendra e analizës studimore, nga qeni në qendër të tablosë – ku Louise Rice merr shkas për të përmendur historinë e qenit të Pirros së Epirit -, te djaloshi Gjon Kastrioti II, figurë po aq qendrore në tablo sa dhe vetë Skënderbeu, strumbullari i krejt kompozimit.    

Në fakt, pak është folur në historiografinë skanderbegiane për Gjon Kastriotin II në periudhën e tij adoleshente si “Qytetar Nderi i Sinjorisë”. Ky nuk ishte një titull formal, thjesht me karakter garancie për jetën e tij. Por ishte në radhë të parë titull funksional, në kuadër të marrëdhënieve komplekse të Venedikut me Skënderbeun dhe shtetin e tij të Arbrit. Siç dihet nga Historia, ka pasur jo pak raste mbretërish në moshë adoleshente dhe përgjithësisht, kjo moshë nuk përbënte aspak pengesë në veprimtaritë drejtuese, politike a diplomatike të të rinjve adoleshentë, me misione të caktuara, kur prapa tyre qëndronin sigurisht edhe këshilltarë të posaçëm, tutorë, etj. Në rastin konkret, kryepeshkopi Pal Engjëlli do të ishte mëse i pranishëm në krah të djaloshit Gjon Kastrioti II në lëvizjet e tij të herëpasherëshme, si përfaqësues i t’Et në Venedik apo Raguzë. Prof. Luan Malltezi ka vënë në dukje se “Në tetor [1467], Skënderbeu dërgon në Venedik Gjon Kastriotin (të birin) dhe Pal Engjëllin për të kërkuar që t’i dërgoheshin ndihma ushtarake e financiare, si dhe të furnizohej Kruja me rezerva ushqimore”.18 Po ashtu, në veprën “Raguza és Magyarorszag”19, një dokument i 15 dhjetorit 1467 nënvizon se djali i Skënderbeut me 30 kalorës po kthehej nga Venediku për në atdhe nëpërmjet Raguzës dhe se caktohej Rektori së bashku me Këshillin e ngushtë të merrnin masa për të emëruar dy të dërguar të posaçëm që ta prisnin djaloshin kastriotas me nderim dhe të kujdeseshin për mbarëvajtjen dhe ushqimin e shpurës.20 Gjon Kastrioti II shfaqet kështu në tablo në krah të t’Et si një personjazh real historik, gjë që dëshmon se Stella e ka njohur nga afër Historinë dhe Bëmën e Kastriotit të Madh.  

Së treti, krejt trupa shoqëruese, vendosur mbi një kodër, dhe që ka vënë në mes Skënderbeun me të birin, shfaqet me madhështi fisnikërore jo vetëm në qëndrimin e tyre hijerëndë e krenarë, grusht-bashkuar rreth Heroit për ta ndjekur atë pas gjer në fund, por edhe me veshjet e tyre karakteristike, ku bien në sy sidomos kapat apo mbulesat e kryeve, veç manteleve dhe armëve që mbajnë mbi trup. Nuk ka si të mos dallojmë mes tyre kapelen shqiptare apo albanojën, me/pa majuc, për të cilën kanë folur mjaft kronikanë të kohës.21 Domosdo, vërehen në kompozim edhe kapa të tjera me forma të çuditshme, zbukuruar me tufë pendësh (panache) apo me shirita mëndafshi. Është i njohur në këtë drejtim në ikonografinë kastriotine portreti i Skënderbeut me kapën zbukuruar me pendë struci botuar në veprën “Icones Diversorum” në vitin 1591, pra katër dekada më parë se kompozimi i piktorit Stella22 (shih foto 14). Por, mund të themi pamëdyshje se Stella, sikurse mjaft piktorë bashkëkohorë, mpleks qëllimisht në tablonë e tij veshje me stile të kohës, sidomos te kapat. E bën këtë për një paraqitje sa më ekzotike të personazheve, duke i dhënë një ngjyrë disi orientale krejt kompozimit të tij, gjë që e shohim të shfaqet jo vetëm te disa mbulesa të kryeve në formë çallme, por edhe te vetë simboli i gjysmëhënëzës mbi shatorren kryesore të fushimit të ushtrisë, paraqitur në sfond.

Veçse, duke u përqëndruar tek personazhet fisnikë arbër që kanë vënë në mes Kapedanin e tyre, si dhe në fizionomitë që paraqesin, shohim të na shfaqen mosha të ndryshme, nga krerë të moçëm deri tek më të rinj. Kemi të drejtë të mendojmë se ndodhemi këtu përpara “Shtabit drejtues të Skënderbeut” në një çast fushimi të ushtrisë së tij. E në këtë rast, mendja na shkon te fisnikët kryesorë arbër që Skënderbeu i bashkoi me dorë të hekurt më 1444 në Besëlidhjen e Lezhës, të quajtur gjithashtu “Kuvendi i Krerëve Arbër”, ku ishin të pranishëm Gjergj Arianit Komneni, Andre Topia, Pal e Nikollë Dukagjini, Lekë Dushmani, Lekë Zaharia,  Pjetër Spani, Gjergj Stresi, Teodor Muzaka, etj. Dhe Kapedani apo Kapiteni i tyre nuk do të ishte tjetër për 25 vjet me radhë veçse Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që njihte me përpikmëri e mjeshtëri artin e luftës dhe cilësohej “Trim mbi Trimat”. 

Nga ana tjetër, gjithë këta fisnikë e prijës arbër – nëntë personazhe, ku bie në sy figura e flamurmbajtësit –  i shohim të bashkuar si një trupë e vetme, si një entitet apo bashkësi e plotë politike-ushtarake, që në zanafillë do të përbënte bërthamën e fuqishme të shtetit të parë arbër në Histori, të Albanisë së ardhme ekzistenciale, tezë e hedhur poshtë fatkeqësisht nga prof. Louise Rice, siç e vumë re gjatë studimit të saj. Tek shohim tërë këta krerë kreshnikë përreth KryeHeroit, të vendosur në plan të parë të tablosë, shfaqet në dritë të diellit jo vetëm ideja madhore e qëndresës historike shqiptare kundër hordhisë osmane, por edhe ideja po aq madhore e dashurisë për trojet arbërore, e më tej për vatanin e kombin, në kuptim edhe më të gjerë etnik, si një formacion i plotë politik kombëtar. Në këtë dashuri, që forca e gjuhës shqipe e shfaq me dy termat e saj të barasvlefshëm mëmëdhe e atdhe, konvergojnë krejt vullnetet e bashkuara të krerëve arbër si një forcë e vetme dhe e gjithfuqishme që asgjë nuk e ndal dhe s’ka si ta ndalë. Buthton e lulëzon këtu edhe ideja e një populli të tërë të bashkuar, pa kurrfarë dasie që, në emër të lirisë kombëtare, i shkon pas kapedanëve të vet, dhe që shfaqet simbolikisht në tablo tek një ushtri në çast fushimi, para një sulmi rrufe. 

Une image contenant peinture, habits, personne, art

Description générée automatiquementQë kemi të bëjmë për më tepër në tablo me një shtab luftarak, dëshmojnë edhe grupet e truprojave me kapa albanojë vendosur në lartësi për të vrojtuar lëvizje të mundshme të armikut. Po ashtu, shatorrja e madhe në qosh të tablosë dëshmon për ushtrinë e përhershme të Skënderbeut prej 15 mijë luftëtarësh të regjur, që luftonin për mbrojtjen e trojeve arbërore, duke pasur për aleat jo vetëm malësinë e Krujës dhe malet e Shqipërisë, por edhe pyjet e dendur në fushat e Tiranës, Fushë-Krujës e Mamurrasit,23 nëpër të cilat ata njihnin tërë shtigjet dhe manovronin bukur për të zënë në befasi armikun dhe sidomos prapavijat e tij. Do të ishte po kjo ushtri dhe krejt garda e Skënderbeut që, pas vdekjes së tij, do të përhapej dhe do të përbënte, e detyruar – siç pohon vetë Louise Rice –, jo vetëm ajkën e jeniçerëve sulltanorë, por sidomos ajkën e Kalorësisë së lehtë europiane dhe të gardave perandorake e mbretërore në mbarë Europën perëndimore, nga Spanja deri në Vendet e Ulta e më tej. “Skënderbeu, ka thënë Fan Noli, ka qenë pa dyshim komandant i madh dhe meriton të çmohet lart për kryqëzatën e tij heroike kundër turqve, por s’duhet harruar se edhe ushtarët e tij kanë pjesë në këto merita”.24

Në këtë mënyrë, vërejmë në tablo se të dy krahët e kompozimit artistik në plan të parë janë mëse të baraspeshuara në personazhe, duke na shfaqur figura të gjalla arbërish, për t’ia lënë vendin ballor e qendror elementëve hieraldikë e simbolikë, 

(foto 8) J. Stella, “Skënderbeu dhe Shtabi i tij”. 

Janë hequr nga tabloja elementët heraldikë.

engjëjve, e më tej shiritit të shndritshëm apo udhës së jetës së amshuar drejt parajsës së premtuar me mori personazhesh në miniaturë, burra e gra, që ngjiten në qiell. Tërë këta elementë, për mendimin tonë, shfaqen njëfarësoj në rrafsh dytësor a tretësor, dhe nuk përbëjnë thelbin e tablosë. 

Së katërti, për herë të parë në ikonografinë kastriotine, kjo tablo e francezit Jacques Stella na e shfaq Skënderbeun më 1631 me përkrenaren e tij emblematike mbi krye, dhuratë e shenjtëruar nga Papa Pali II më 1466. Është një risi tepër e veçantë, po të kemi parasysh se deri në atë kohë, në artet figurative, përkrenarja e Skënderbeut vendosej në tokë, pranë këmbës së tij, si një element në plan të dytë, për të lartësuar krahun e fuqishëm të Skënderbeut me shpatën e tij shndërruar në legjendare. Kujtojmë këtu shprehjen e famshme të Skënderbeut në letrën drejtuar sulltan Mehmetit II, “të dhashë shpatën, por jo krahun”. Shumë shpejt që nga ajo kohë, dhe sidomos me idenë gjeniale të Stella-s për ta vendosur këtë helmetë mbi krye të Skënderbeut, shohim në ikonografinë kastriotine se kjo përkrenare do zërë vendin e saj të merituar. Të merituar sepse, në zanafillë, kjo përkrenare duhet të ketë pasur domosdo përdorim funksional, e bekuar siç ka qenë nga Papa, (nënvizimi ynë) e dalë nga duart e artizanëve artistë të Vatikanit. Ishte pra një përkrenare nderi dhe nderimi bashkë, simbol i shenjtë krishtërimi i vetë Papatit. Dhe përtej funksionit të saj të mbrojtjes së kryeve, kjo përkrenare do të na shfaqet më pas edhe si një element i fuqishëm e i veçantë identifikues, që vetëm Skënderbeu ynë e ka mbajtur me krenari, dhe askush tjetër. Nuk ishte assesi një “lodër” papale, kur sot, ajo përkrenare, “e zvetënuar” nuk futet dot as në kokën e një fëmije! Nuk ishte as e porositur nga vetë Skënderbeu, siç shprehet Louise Rice, për t’i përngjasuar Pirros së Epirit. Historia dëshmon qartë në këtë drejtim me dokumentacionin e duhur bashkëkohor. 

Kësisoj, përkrenarja mbi kryet e Skënderbeut të Jacques Stella-s do të zinte tani e tutje një vend parësor, po aq sa dhe shpata e tij legjendare dhe, me kohë, ajo do të shfaqej si element heraldik i mëvetësuar. Stella, me këtë tablo të tij, ka meritën e padiskutueshme se është i pari piktor në rang europian që e vendos përkrenaren me brirët e dhisë mbi kryet e Skënderbeut. Sigurisht që ai e bën këtë për sa më shumë ekzotizëm. Sigurisht që kërkon me ngulm të tërheqë sa më shumë vëmendjen tek një personazh i veçantë ballkanas, tek Heroi i Shqipërisë, një vend që ndodhet brenda Europës, pranë gadishullit Apenin dhe republikave italiane, të cilat vazhdimisht kërcënoheshin me pushtim nga Perandoria osmane, për hegjermoni tokësore e detare. 

Une image contenant cheval, dessin, croquis, art

Description générée automatiquementNga ana tjetër, duke u shkëputur nga përkrenarja, dhe duke u fokusuar në fizionominë e Skënderbeut të Stella-s, vërejmë po ashtu se kemi këtu një dallim të dukshëm nga portreti klasik i Heroit tonë, që na shfaqej kryesisht me profil nga e majta: këtë radhë, te Stella, Heroi ynë na paraqitet me pamje treçerek djathtas, pa mjekrën e tij të derdhur karakteristike, por vetëm me mustak të gjatë e të përveshur, me faqe, nofull e mjekër të mirëdukshme, portret i cilësuar, për nga pamja e veshja, i “stilit hungarez” të shekujve XVI-XVII. Dhe kjo paraqitje e ka një arsye të thellë në konteksin e vet të caktuar historik. Ja pse historiani hungarez i artit Sander Baumgarten hulumtoi drejt “pistës hungareze” për zbërthimin e përmbajtjes së tablosë të Stella-s: ai u nis thjesht nga paraqitja e personazheve historikë 

(foto 9)  “Skënderbeu” i Stella-s 1631, “Skënderbeu me kapelen 

albanoja” te Theatrum Genealogicum, 1598 dhe “Skënderbeu” i Th. Whincop, 1747.

hungarezë me mustak dhe “nga kapat me pendë të këtyre personazheve”, siç shprehet studiuesi Sylvain Kaspern.25 Por, pa mundur të gjithë këta studiues të identifikojë te tabloja e Stella-s kapelen shqiptare albanoja, siç vumë tashmë në dukje. Dhe, që jemi kokë e këmbë brenda tematikës shqiptare, këtë e shpreh më së miri për herë të parë ilustrimi Georgius Castriotus, gravurë në dru, botuar në Theatrum Genealogicum, më 1598, të cilin e nënvizon edhe vetë Louise Rice (foto)26. Kemi këtu kështu një paraqitje tepër të veçantë të Skënderbeut në “stilin hungarez”, pra thjesht dhe vetëm me mustak. Dhe po ky “stil hungarez” i portretit të Skënderbeut do të shfaqet edhe herë të tjera, deri vonë te ilustrimi i tragjedisë të Thomas Whincop “Scanderbeg, or Love and Liberty” i vitit 1747. Veçse, dy elementë thelbësorë na shfaqen në përqasjen e “Skënderbeut” të Theatrum Genealogicum me “Skënderbeun” e Stella-s, pa i rënë në sy Rice: 

Une image contenant peinture, dessin, art, personne

Description générée automatiquement

(foto 10) J. Stella, Albanoja, Kapuçi shqiptar me majë. 

  1. te Theatrum, Skënderbeu ynë mban mbi krye albanojën e famshme të stradiotëve shqiptarë të kohës zbukuruar me pendë (foto 9), kur edhe vetë mbreti i Francës Henri IV na shfaqet në po atë periudhë me po atë kapele shqiptare në kokë, vërtetuar nga kronikanë të kohës27; 
Une image contenant texte, croquis, dessin, habits

Description générée automatiquement

(foto 11) Shqiptarë me kapelen albanoja dhe mbreti francez Henri IV me po atë kapele shqiptare.

Albanoja është më e vjetër se Kapotini anglez i vitit 1590 që solli kapelen cilindrike angleze.

b) po te Theatrum, kemi për më tepër, si rrallë herë në atë kohë, edhe tablonë gjenealogjike të Skënderbeut dhe të birit të tij quajtur në latinisht Johannes Castriotus II (Gjon Kastrioti II). Kuptojmë kështu që Stella jo vetëm i është përmbajtur në paraqitje gravurës së Skënderbeut të kësaj vepre, por ka njohur nga afër edhe gjenealogjinë e saktë të Skënderbeut: që ka pasur një djalë të vetëm, gjenealogji e mbështetur te Barleti. 

Filed Under: Politike

Prishtina Court issues second conviction of Serb for war crimes in Kosova & Strongest Link is released

June 18, 2025 by s p

Today, a Prishtina court found Zivojin Nesić guilty of committing acts of sexual violence during the war in Kosovo. This marks the second conviction for such a crime in more than two decades after the conflict.

Nesić was arrested in North Mitrovica, where he lived during and after the war. His conviction came after the testimony of eyewitness, as court records show, and the survivor was referred by Mrs. Vasfije Krasniqi Goodman, an advocate of war rape survivors. The Kosovo NGO KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims that works with wartime survivors of sexual violence.

The indictment coincides with the recent release of The Strongest Link: An Oral History of Wartime Rape Survivors in Kosovo (Oxford University Press, 2025) by Anna Di Lellio and Garentina Kraja. The book features stories of 20 women who survived weaponized rape during the Kosovo War (1998–1999). Through personal narratives, the book highlights their experiences of terror, resilience, and bravery amid ethnic cleansing and state repression.

Co-author Anna Di Lellio, Adjunct Professor in the Master of Arts in International Relations (MAIR) program at New York University, is also a co-founder of the @oralhistorykosovo

Garentina Kraja is an indepedent researcher and consultant, a former Political Adviser to the President of Kosova.

Filed Under: Politike

Çfarë dite e mrekullueshme! Pikniku ynë Tradicional i Komunitetit ishte një sukses i jashtëzakonshëm!

June 17, 2025 by s p

Xhamia Shqiptare Toronto/

Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe mirënjohës që mund të ndajmë me ju se patëm mbi 700 pjesëmarrës — një rekord i ri për komunitetin tonë! Që nga fillimi i ditës, parku u mbush me të qeshura fëmijësh, përqafime mes familjesh dhe miqësi të reja që u krijuan. Fëmijët u kënaqën me një shfaqje magjike, pikturë në fytyrë, lojëra sportive dhe muzikë, dhe morën edhe dhurata për Bajramin 🎁
Momente si këto na kujtojnë pse ky komunitet është kaq i veçantë — i rrënjosur në besim, familje dhe unitet. Ky aktivitet nuk ishte thjesht një piknik; ishte një festim i asaj që jemi dhe drejtimit ku po shkojmë së bashku.
📸 Kemi ndarë disa foto të bukura nga eventi — shpresojmë të gjeni buzëqeshjen dhe kujtimet tuaja mes tyre.
🤲 Një falënderim nga zemra për Aziza & Bessie, që udhëhoqën organizimin me përkushtim dhe dashuri.
Gjithashtu duam të falënderojmë sinqerisht vullnetarët e mrekullueshëm që dhanë kohën dhe energjinë e tyre për ta bërë këtë ngjarje të suksesshme:
Fari Bekiri, Lindita Shabani, Yllzim Sulemani, Ardit Avdiu, Qenan Avdulahi, Lulzim Krasniqi, Florim Marevci dhe Eliza Sulemani.
Kontributi juaj nuk kaloi pa u vënë re — ju jemi shumë mirënjohës. ❤️
—
🇨🇦🥳 What a day! Our Traditional Community Picnic was a huge success!
We’re incredibly proud and grateful to share that we welcomed over 700 attendees — a new record for our community!
From the very start of the day, the park was filled with the sound of children laughing, families reconnecting, and new friendships forming.
The kids had a blast with a magic show, face painting, sports, and music, and received Eid gifts to make the day even more special 🎁
Moments like these remind us why our community is so special — rooted in faith, family, and unity. This event was not just a picnic; it was a celebration of who we are and where we’re headed, together.
📸 We’ve shared some beautiful photos from the event — we hope you see your smiles and memories among them.
🤲 A heartfelt thank you to Aziza & Bessie for leading the charge in planning and organizing this event with care and dedication.
We also want to sincerely thank the amazing volunteers who gave their time and energy to help make this event a success:
Fari Bekiri, Lindita Shabani, Yllzim Sulemani, Ardit Avdiu, Qenan Avdulahi, Lulzim Krasniqi, Florim Marevci, and Eliza Sulemani.
Your efforts did not go unnoticed — we appreciate you deeply.

Filed Under: Reportazh

Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” tashmë është në qarkullim! 

June 17, 2025 by s p

“Mora me dy duart burrërimin edhe durimin. Duke pasur shpresë te Zoti mora udhën e mundimeve.” 

–  Ismail Qemal Vlora (1900)

Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” vjen në një çast kur lidershipi i vërtetë mbetet një nevojë urgjente për shoqërinë tonë. Ky libër nis pikërisht aty ku udhëheqja është më e nevojshme: në pasiguri, në heshtje, në historinë që ende pret të shkruhet.

Pas tre botimeve të suksesshme dhe vlerësimit me çmimin “Libri më i mirë studimor i vitit 2022”, libri “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, me autor Dr. Evarist Beqirin, është tashmë në qarkullim në edicionin e tij të katërt. Kjo vepër e veçantë, e ndërtuar mbi hulumtim historik, analizë politike dhe frymëzim strategjik, sjell një rishikim modern të figurës së Ismail Qemalit – jo vetëm si themelues i shtetit shqiptar, por si model udhëheqësie me vlera europiane dhe shpirt republikan.

Edicion i katërt i përditësuar, botuar nga shtëpia botuese “Filara”, e ndriçon më thellë vizionin politik, forcën morale dhe mençurinë strategjike të Ismail Qemal Vlorës, burrit që themeloi shtetin modern shqiptar jo vetëm me akt, por me ide, vizion, komunikim dhe kurajo. 

Libri e portretizon Ismail Qemal Vlorën, si një lider me vizion të thellë diplomatik, që e shihte pavarësinë jo si një akt të mbyllur, por si një premtim të vazhdueshëm për dinjitet, barazi dhe përparim kombëtar.

Autori, Dr. Evarist Beqiri – jurist, studiues, pedagog dhe ish-funksionar i lartë në SHISH – e shoqëron analizën me reflektime bashkëkohore mbi udhëheqjen, komunikimin strategjik dhe menaxhimin e krizave, duke e bërë librin të vlefshëm jo vetëm për historianët, por edhe për drejtuesit, studentët dhe qytetarët që kërkojnë inspirim dhe qartësi në udhëheqje.

Në një kohë kur Shqipërisë i nevojiten shembuj frymëzues udhëheqjeje, ky libër mbetet më aktual se kurrë. Themeluesi nuk është thjesht një histori: është një manual për drejtim të ndershëm, një ftesë për të reflektuar mbi burimin e vërtetë të autoritetit publik, dinjitetin, arsyen dhe vizionin afatgjatë.

Udhëheqja e vërtetë nuk lind në kohë rehatie, ajo kalitet në zjarrin e krizës. Vendosmëria, maturia dhe qartësia morale e Ismail Qemal Vlorës i dhanë Shqipërisë drejtim në një nga momentet më të rrezikshme të historisë së saj. Ai e dinte që politika shpesh udhëhiqet nga interesa, por udhëheqja e tij mbështetej në vlera, besim dhe vizion. Prandaj, ai nuk ishte thjesht një udhëheqës. Ai u bë themeluesi dhe profeti i moralit kombëtar.

Situatat e vështira e nxjerrin në pah karakterin. Një lider i vërtetë nuk i shmang stuhitë, por përgatitet për to dhe i përballon me përulësi, vendosmëri dhe mençuri. Themeluesi nuk është vetëm historia e pavarësisë. Ai është një manual për kurajën, për të gjithë ata që duan të ndërtojnë me integritet në kohë të vështira.

“Exegi monumentum aere perennius” (Kam ndërtuar një monument më të qëndrueshëm se bronzi.) – shkruante Horaci.

Trashëgimia e vërtetë nuk ka të bëjë me pushtin apo fitoret kalimtare, por me forcën e vizionit dhe thellësinë e shpirtit njerëzor. Sipas fjalëve të John F. Kennedy: “Unë jam i sigurtë se mbasi pluhuri i shekujve të ketë mbuluar qytetet tona. Ne nuk do të mbahemi mend për fitoret apo humbjet në beteja apo politikë, por për kontributin që kemi dhënë në shpirtin njerëzor.”

“Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, nuk është thjesht një libër historie. Është një pasqyrë, një hartë dhe një thirrje për të udhëhequr me të njëjtën qartësi që i dha formë hapave të parë të shtetit shqiptar.

Në këtë reflektim, autori ndalet jo thjesht te Republika në formë, por te Republika në shpirt.  Ajo që Ismail Qemali na la si trashëgimi është një shtet i ndërtuar mbi dinjitetin, arsyen dhe vizionin. Themeluesi përpiqet që të ringjallë një formë të re patriotizmi, larg nacionalizmit folklorik dhe afër shtet-formimit të vetëdijshëm.

Trashëgimia më e madhe e Themeluesit nuk është një moment në histori, por një model për të ardhmen. Libri “Themeluesi” nuk është thjesht një studim historik, por një deklaratë mbi llojin e lidershipit që i duhet Shqipërisë.

Themeluesi është një ftesë për reflektim mbi një pyetje thelbësore: Çfarë lidershipi po i përcjellim brezit që po vjen?

Filed Under: Emigracion

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

June 17, 2025 by s p

Krushë e Madhe, 17 qershor 2025/

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Besnik Bislimi, vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe për të nderuar veprën dhe jetën e tij. 

“Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija, dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi”, u shpreh kryeministri Kurti gjatë vizitës. 

Ai tha se kërkojmë drejtësi për të dhe nga faktorët ndërkombëtarë kërkojmë që t’i bëjnë trysni Serbisë që ajo t’i hap arkivat e gjenocidit të forcave serbe në luftën në Kosovë në mënyrë që të ndriçohet fati dhe të vihet në vend drejtësia edhe për prof. Ukshin Hotin edhe për rreth 1600 tjerë të zhdukur me dhunë.

Profesor Ukshin Hoti sot do të kremtonte ditëlindjen e tij të 82-të, por fati i tij ngelet i pazbardhur pas rrëmbimit që iu bë pas lirimit nga burgu i Dubravës gjatë bombardimeve të NATO-s.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Me djalin e tij, Andinin dhe motrën Myrvetën, kolegë nga Qeveria e Republikës, komunat e Kosovës dhe deputetë të Kuvendit, por edhe aktivistë dhe zyrtarë shtetërorë, jemi këtu në Krushë të Madhe te Shtëpia Muze për të bërë nderim veprës dhe jetës së prof. Ukshin Hotit, bacës Ukë, i cili sot me 17 qershor do të kremtonte ditëlindjen por fati i tij ngelet i pazbardhur pas rrëmbimit që iu bë pas lirimit nga burgu i Dubravës gjatë bombardimeve të NATO-s.

Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija, dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes sonë tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

Kërkojmë drejtësi për Ukshin Hotin, por mbi të gjitha e para se gjithash kërkojmë që faktorët ndërkombëtarë të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që të hapin atje arkivat e gjenocidit të forcave serbe në Kosovë dhe në këtë mënyrë të ndriçohet fati dhe të vihet në vend drejtësia edhe për prof. Ukshin Hotin edhe për rreth 1600 të tjerë.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 456
  • 457
  • 458
  • 459
  • 460
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT