• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Simon Qafa rrëfen kujtimet me Profesor Ernest Koliqin, Papa Palin VI e takimin me Nënë Terezën

July 23, 2024 by s p

Sokol Paja/

Simon Qafa, aktivist i shquar i çështjes kombëtare e komunitetit shqiptar në mërgatën e Amerikës, vatran e atdhetar i spikatur, në një rrëfim emocional për gazetën “Dielli” të Vatrës në New York, rrëfen kujtimet dhe mbresat e pa shlyeshme në memorien e tij me Profesor Ernest Koliqin, Papa Palin VI e takimin me Nënë Terezën në Vatikan. Rrëfimet personale dhe eksperiencat e jashtëzakonshme me personalitete të veçanta kombëtare e botërore janë kontribut për shoqërinë, historinë dhe brezat pasardhës. “Kam qenë seminarist i ri në Romë kur Dom Prek Ndrevashaj me prezantoi me Profesor Ernest Koliqin. Atë e kisha parë në vitin 1968 kur refugjatët nga San Biaggio dhe Atina, ishin tuj prit me emigrue në Amerikë, ishin te ftuar me marrë pjesë në Vatikan dhe tek Shtatorja e Gjergj Kastriotit në Piazza Albania” kujton Simon Qafa. Kur unë u regjistrova në Seminar me ra mu tokue me Profesorin dhe me ndejt me të disa herë pasi në atë kohë në Romë ishin Profesor Koliqi, Kapidani Mirditës Nue Gjomarkaj, Ismaili Verlaci, Don Prenk Ndrevashaj, Pater Daniel Gjeçaj, Dom Gjeto Radi, dhe disa herë kishim kënaqësi kur na vizitonte Dom Zef Oroshi nga New Yorku dhe Profesor Martin Camaj nga Gjermania” rrëfen z.Qafa për Diellin e Vatrës. Ishte një kohë e vështirë për Shqipërinë e shqiptarët nën terrorin komunist, e elita intelektuale ishte arratisur jashtë vendit. Simoni vazhdon rrëfimin e tij në detaje “si një seminarist i ri ishte kënaqësi me ndejt në nji tavolinë me këta gjiganta, veç me i ndigjue bisedat e tyre jo zyrtare por në mes shoqnisë që kishin njëri për tjetrin. Ah sa mëkat që nuk kishim celular në atë kohë me regjistrue këto takime. Sa pasuri e madhe do ishte” shprehet z.Qafa. Profesor Koliqi ishte një njeri ma i thjeshti dhe i pervujtëri që unë kam njoftë ne jetën time, kujton Simon Qafa teksa shton se Profesor Koliqi nuk kishte mëndje të madhe por ishte shumë i thjeshtë, sikurse mos me dit njeriu se kush ishte Koliqi i vërtetë, do kishte mendue se ky është nji katunar” arsyeton z.Qafa. Profesor Koliqi kishte një miqësi të madhe me Papa Palin e VI, sepse kanë qenë miq të ngushtë nga koha kur Papa Pali VI ishte Kardinal në Romë, rrëfet Simoni. Më tej ai kujton: “Për Papen edhe unë fitova një respekt të veçantë dhe të madh për të sepse ai kishte një dhimbje të madhe në zemër për shqyptarët dhe vuajtjet e tyre ndër komunizëm, për persekutimin e klerikëve dhe për kishën e persekutueme shqyptare, shprehet z.Qafa për Diellin e Vatrës. Ai tregon të veçantat e thjeshtësinë e Atit të Shenjtë. Papa Pali kishte një zakon të veçantë, ai shpesh shkonte me hangër darkë me seminarista nëpër seminare të ndryshme. Seminari im, kujton Simon Qafa, ka qenë mbrenda Vatikanit dhe nje ditë kur u ulëm na seminaristat me ngranë, befas futet mbrenda edhe Papa Pali VI. Ati shpirtëror i imi një prift i ri Don Angelo Comastri, mandej që u ba Kardinal dhe ma vonë Vikari Vatikanit e miku i ngushtë i Nënës Terezë me prezentoi me Papën. Mu dridhen gjujtë kur ja putha unazën, shprehet i emocionuar Simoni. Atë Comastri i tha: “Ati Shenjtë, ky është nji seminarist shqyptar nga Shqypnia e persekutueme. Më bekoi Papa dhe më tha “me trego pak historinë tande si erdhe në Romë dhe me trego pak se çpo ndodhë në at tokë shënjtë” pak o shumë atë çfarë i tregova unë kishte ndigjue edhe nga Profesor Koliqi, kujton me nostalgji bisedën me Atin e Shenjtë. Z.Qafa vazhdon rrëfimin e tij: “Miku im Atë Comastri në disa vizita të miat në Romë një ditë më tha “Simon kur me tregojshe se çpo hjek Shqypnia nga komunizmi, mendojsha se po tregon fantazina por mbas përmbysjes së komunizmit e kuptova që vuajtjet paskan qenë 1,000 herë ma të tmerrshme, dëshmon z.Qafa. Atë Comastri më ka prezentue për të parën herë, ditë që njofta Nanën Tereze më 6 Janar 1971 në sheshin e Shen Pjetrit kur Nana Terezë ishte e ftueme nga Papa Pali VI për një dekoratë. Me humor Simon Qafa tregon dhe momente gazmore mes miqve të tij: “Nji të shtunde shkova tek banesa e Dom Prek Ndrevashës dhe mas sa minutash krisi telefoni. “Alo” a “Profesor si je” “nuk muj me ardhe sonte për darkë se më ka ardhë një cub Mirdite dhe dua ta çoj jashtë për darkë në Trattoria Frascati” “a po vjen?” Mandej një e qeshme e madhe nga Don Preka. “Ani pra se po vijmë ” E pyeta Dom Preken, tregon Simoni se “Çka të tha profesori që qeshe aq fort? Don Preka më tregoi: “Më tha se kishte përgaditë do pilaf me vokabular dhe më ftoj në darkë, por kur i tregova që kishe ardhe ti, me tha “merre cubin me vedi, por më nep nja gjysë orë afat sa ti mshefi lugët e pirujtë se mi vjedh cubi Mirditës” rrëfen me humor Simon Qafa. Kisha nji respekt të madh për Profesor Koliqin. Në Janar të vitit 1975, shkuam në vorrimin e profesorit në Romë nga Detroiti, unë dhe Don Prek Ndrevashaj kurse nga New Yorku Gjon Gjinaj. Aty më priti Gjek Gjelaj që atë kohë ishte me rezidencë në Romë mbas largimit nga Propaganda Fide, kujton Simn Qafa. Dëshira ime? Kisha me dëshirue që çdo shqyptar i ri ose i vjetër ta kishte njoftë Profesor Koliqin personalisht, mbyll rrëfimin e tij emocional e shumë intim Simon Qafa mbi kujtimet e jetës së tij si seminarist në Romë, në bashkëveprim me personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit të kaluar.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Shkolla verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Kroacisë

July 23, 2024 by s p

Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, organizoi shkollën verore shqipe për nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe të Zagrebit, Osijekut dhe Gjakovës, e cila këtë vit u mbajt prej 24-29 qershor 2024, në qytetin e Sellcës, në Kroaci. Gjatë gjashtë ditëve të shkollës verore, nxënësit mësuan dhe zgjeruan njohuritë e tyre, por edhe u argëtuan në punëtoritë gjuhësore, letrare, muzikore, të vizatimit, sportive dhe të dramës, sipas një plan-programi të miratuar nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë. Nxënësit treguan interes për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha kushtet dhe rrethanat e komunikimit. Ky është viti i tretë që e mbajmë shkollën verore shqipe, në të cilat kanë marrë pjesë nxënësit e mësimit shqip të moshave prej 6-17 vjeçare.

Në punëtoritë u trajtuan temat rreth natyrës, kafshëve, simboleve kombëtare shqiptare, gjuhës shqipe dhe shëtitjeve virtuale në qytetet e Shqipërisë. Profesorja Đurđica Ramqaj, si udhërrëfyese turistike, u tregoi nxënësve për Prefekturën Bregdetaro-malore dhe prefektura të tjera në Kroaci në gjuhën shqipe.

Nxënësit kënduan edhe këngë shqipe, recituan, aktruan, shkruan, vizatuan dhe luajtën gjëegjëza, lojëra popullore shqiptare dhe lojëra të tjera sportive. Drejtuesja e shkollës verore, mësuesja Melita Oreshkoviq, mësuesi Mendu Imeri dhe profesorja Gjurgjica Ramqaj udhëhoqën punëtoritë, ndërsa nxënësit u shoqëruan edhe nga një asistente. Vitin e ardhshëm do të angazhojmë edhe studentë shqiptarë, në mënyrë që të na ndihmojnë për tu kujdesur për fëmijët edhe gjatë kohës së lirë.

Mësuesit dhe nxënësit në oborrin e kampit veror „Trešnjevka“ përgatitën dhe festuan Ditën e Grurit, një traditë, që daton që nga kohërat e lashta në zonën e Myzeqejës, fshatin Pojan, në Shqipëri. Fëmijët dhe mësuesit kënduan këngë shqiptare kushtuar të korrurave, vallëzuan, përgatitën një tryezë me grurë, misër, miell dhe petulla të gatuara nga asistentja Sadife, e cila u tregoi fëmijëve recetën e gjyshes së saj.

Mësuesit dhe asistentët vullnetarë japin një kontribut të çmuar për fëmijët shqiptarë, që të zhvillojnë dhe ruajnë identitetin e tyre kombëtar përmes punëtorive të gjuhës, letërsisë, muzikës, artit dhe dramës edhe gjatë pushimeve verore. Nxënësit shkruan edhe kartolinat me dedikimin “Përshëndetje nga Sellce” prindërve, shokëve dhe familjarëve.

Ata së bashku me mësuesit e tyre vizituan Akuariumin në Crikvenicë, ku panë 300 lloje peshqish dhe zhvilluan një udhëtim njëditor me anije në Vrbnik, ku ndodhet edhe rrugica Klančić, rrugica më e ngushtë në botë rreth 40 cm, në të cilën kaluan edhe nxënësit tanë. Shkolla verore u financua nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, prindërit dhe donatorë të tjerë.

Autor: Melita Oreshkoviq

Fotografitë: Arkivi i Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë.

Filed Under: Reportazh

Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani

July 23, 2024 by s p

QSPA/

Gjon Françesk Albani lindi më 23 korrik 1649 në Urbino, Itali. Ishte papa i 243 i Kishës Katolike. Ai shërbeu si papë nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 deri më 19 mars 1721. Në vitin 1668 diplomohet për drejtësi në Romë ku në fokus të studimeve të tij ishin edhe gjuhët e vjetra. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Në vitin 1687 zgjidhet sekretar i kanonikëve, më pas në 13 shkurt 1690, emërohet kardinal dhe më 23 nëntor zgjidhet Papë i kishës katolike.

Papa Klementi XI-Albani vdiq më 19 mars 1721 mbasi udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rresht. Mbas emrit të tij Papnor, ai kërkoi që t’i vendosej mbiemri i tj Albani, për t’i treguar botës mbarë se origjina e tij ishte shqiptare. Papa Albani në latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas“ që në shqip do të thotë “ Shqiptari Klementi XI nga Urbino“. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për punën e tij për bashkimin e Krishtërimit, organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. U nda nga kjo jetë më 19 mars 1721, në Romë.

https://www.vaticannews.va/…/papa-klementi-xi…

Filed Under: Politike

PËRSE AJO E BIDENIT ISHTE NJË ZGJEDHJE TASHMË E PASHMANGËSHME

July 23, 2024 by s p

Nga MASSIMO GAGGI – Corriere della Sera, 22 korrik 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Këmbëngulja e Bidenit, e kthyer në kryeneçësi, u ndesh me rreptësitë e papritura t’urdhëruara nga mosha e tij e shtyrë. Së fundi presidenti i u dorëzua fakteve. Një vendim I pritshëm, tashmë I pashmangshëm, por që ka lënë për shumë kohë jo vetëm partinë demokratike dhe të gjithë Shtetet e Bashkuar në mëshirën e një heshtjeje tejet njerëzore të një udhëheqësi planetar të kthyer – nuk dijmë se sa shkallë shkallë apo për një rënieje të papritur – në një të moshuar ende në gjëndje të kuptojë e të kërkojë, I kthjellët në pjesën më të madhe të kohës, por mendërisht gjithënjë e më i ngadaltë. E ndoshta nuk është në gjëndje të vlerësojë plotësisht pasojat e ngurimeve të tij.

Tregimet anonime flasin për familiarë, gjithmonë mbështetës të ambicieve të tij politike dhe vendimit për t’u kandiduar për një mandat të dytë, që nga një javë kërkojnë t’a përgatisin për dorëheqjen. Duke gjetur sidoqoftë vështirësi në thyerjen e qëndresës së një luftëtari, të cilit nga rinia e parë i është dashur të luftojë me belbëzimet e përqeshjet e shokëve të shkollës. E që ka kundërvepruar ndaj ndeshtrashave duke i dhënë vetes synimin më ambicioz. “Do të bëhem president” tha duke i u paraqitur mamasë së të fejuarës së tij të parë.

I a arriti kur dukej jashtë kohës së mundëshme mbas një jete suksesesh, tragjedish, hidhërimesh, gjithënjë i bindur se ishte i nënvlerësuar ngs partia e tij, deri edhe nga ai Barak Obama që e bëri zëvendëspresident e më pas qe përcaktuesi i zgjedhjes së tij, katër vite më parë.

Këmbëngulja e kthyer në kryeneçësi, vullneti për të qëndruar në skenë, për të sfiduar përsëri Trumpin, edhe se në 2020 kishte premtuar se ishte një urë kundrejt brezave të rinj të politikës demokratike. Tani shtangësitë e papritura të plakut kanë trasformuar atë që do të mund të kishte qënë një fazë e vështirë por megjithatë e mbarështueshme e kalesës politike në një dramë shekspiriane.

Anomali të demokracisë t’asaj që e kemi quajtur Bota e Re: kombi i ri dhe dinamik, në të cilin po bënin beleg dy tetëdhjetëvjeçarë për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vendimet shumë të rëndësishme të Gjykatës së Lartë u janë besuar 9 gjyqtarëve të moshuar, të emëruar përjetësisht. Ende: personazhet që ditët e fundit janë shqetësuar më shumë për të shtyrë Bidenin të tërhiqet (Nancy Pelozi) o për të qëndruar (Bernie Sanders) janë mbi tetëdhjetë vitesh.

Së fundi Bideni u dorëzua para hulumtimeve të porositur nga vetë Shtëpia e Bardhë e të vvërtetuar nga besnikët e saj. Duke mbetur pa frymë deri atëherë,drejtuesit e partisë mbasi u liruan me një frymëmarrje të fuqishme i njohën Bidenit meritën që me flijimin e tij kishte shpëtuar demokracinë amerikane. Përtej mundit dhe emfazës së çastit, mbetet e gjitha për t’u parë, nëse duke u nisur me kaqë vonesë e me vështirësinë për të gjendur një zëvendës për t’a futur në biletën e Kamala Harrisit, a do t’arrijnë demokratët të ravijëzojnë një fushatë të efektëshme.

Duhet të gjejnë shpejt një marrëveshje politike, të lëshojnë një fushatë të vlefshme, të shmangin pengesa e kurthe ligjore që republikanët po mbjellin në ecjen e tyre, të kërkojnë në ligjet zgjedhore të Shteteve të Bashkimit, të gjithë të ndryshëm njëri nga tjetri, diçka që të lejojë pengimin ose kundërshtimin e hyrjes së kandidatëve të rinj në listat për zgjedhjet presidenciale.

Donald Trumpi, i shpëtuar nga martirizimi dhe i kthyer nga një mbledhje për të triumfale, mbetet i vështirë për t’u mundur. Por tani që Bideni u tërhoq, edhe ai papritmas duket shumë i vjetër, herë herë i çoroditur. Për popullin e tij ai është më shumë se një udhëheqës hirplotë, madje si lajmëtar i të Plotfuqishmit. Por ligjet e politikës janë të pamëshirshme e tradhëtitë gjithmonë mbas qosheve. Besnikut skajor Tucker Carlson, bri Trumpit gjatë gjithë konventës, i kanë bërë një pyetje se përse, së fundi, Donaldi ka zgjedhur si zëvenës ID Vance: sot një besnik skajor, në të shkuarën armik i tij i betuar.

Përgjigja: “Sepse ndërmjet gjithë atyre që janë marrë në konsideratë për çiftimin , JD është i vetmi që nuk e urren fshehtas”.

“Corriere della Sera, 22 korrik 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: ESSE

Seminari mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, dhe bota arbëreshe në projektin e saj

July 23, 2024 by s p

Ornela Radovicka

Qëndra Albanologjike A. Bellusci mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe/

Nga data 18-21 Korrik në Prishtinë u mbajt Seminari mbi gjuhën shqipe në diasporë. Pata rastin të marrë pjesë në këtë seminar. Në këtë Seminar fjalën e hapur e mbajti kryeministri Z, Albin Kurti. Në ditët në vazhdim morën pjesë Zv kryeministria e Kosovës z.Donika Gërvalla, Ministria e arsimit të Kosovës Arbërie Arbërie Nagavci, Ministria e arsimit të Shqipërisë Orgeta Manastirliu. E vetmja që zuri në gojë dhe foli me shumë dashuri dhe me një dashuri të veçantë ishte Zv Kryeministra z. Donika Gërvalla. I shkëlqenin sytë dhe mu ngroh shpirti kur foli për arbëreshët. Asnjë fjalë dhe as i përmendi fare arbëresshët Ministria e arsimit të Shqipërisë zonja Ogerta Manastriliu . Mendova se dy fjale do ti kishte harxhuar duke konsideruar faktin se në Tiranë egziston një Qendër për arbëreshët; Qendra e Studimeve dhe Publikimeve drejtuar nga Prof Diana Kastrati.

Një Qendër që arbëreshët u gëzuan deri diku kur shteti mëmë ua ngriti. Por ndoshta Manastirliu e ka harruar, sepse kanë kohë që arbëreshët nuk po i presin e përcjellin në atë Qendër, ku në mënyrë dinjitoze arbëreshi di të rrëfejë atë punë të madhe për artin, kulturën, arkitekturën e, por i nxjerrin shetitje nëpër rrugët e Tiranës, sepse Arbërsh i barabartë : Kostum dhe o bukura More” Ah sa shumë është rrudhur e tkurrur i shkreti arbërsh..!

Le të kthehemi te seminari. Kishin ardhur në këtë 160 mësues nga e gjithë diaspora. Një numër i konsiderueshëm mësuesish të cilët haseshin çdo ditë me vështirësi të ndryshme. Europa, siç e dimë të gjithë është e përbashkët dhe e lirë disi vetëm në atë aspektin e saj fizike me një lëvizje të përkohshme, me një shpërngulje të një sistemi burokratik, i cili ndryshon nga shteti në shtet, dhe me të drejta jo të njejta.Një fëmijë i diasporës që lind në Greqi në Itali nuk ka të drejta me atë fëmijë i disaporës që është në vendet Skandinave. Ose më mirë të themi të drejtat janë fakoltative, që do të thotë: Ke të drejtë, por prit “gomar të mbij bar”, kalojnë edhe dekada dhe ky bar nuk mbin kurrë. Për këtë një respekt nga ana ime iu kalon atyre mësueseve vullnetare që punojnë me mundime, sakrifica, që nuk është bërë azgjë për to deri më sot, por si heronjë të vërtetë kërkojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe në botë. Sakrificat e tyre minimizohen në fjalën e madhe “ Mësuese” .

Do të ishte mirë që mësueset tëcilat paguhen me lekët e gjithë Europës prej shteteve Europiane, ti ndihmonin mësueset e tjera që nuk kanë këtë privilegj me trajnime falas nëpërmjet rrjetit për mësueset e diasporës si edhe duke i ndihmuar me materiale didaktike.

Ana organizative kishte patur disa” Të meta” sepse nuk kishin ardhur të gjithë. Shkak i datave.

Struktura e Seminarit. Sipas mendimit tim koha ishte e mjaftueshme për diskutim dhe ajo që ishte e rëndësishme të jepej mundësia mundësi të bisedoje në mënyrë të drejtpërdrejtë me Zv Kryeministre Gërvalla apo me dy ministret Homologe të shtetit Shqiptar dhe Kosovar.

Organizimi nëpër salla ishte më së miri pa konfuzione, dhe mikpritja ajo Kosovare që japin më të mirën e mundshme, dhe jo vetëm por edhe të jepej mundësia ta kaloje në mënyrë sa më të kulturar, qëndrimin në Kosovë duke për të promovuar kështu edhe Kosovën e dashur, por këtë temë do ta lë në artikullin tjetër.

Le të kthehemi tek Seminari.

Shkova në këtë takim jo si mësuese, por për një projekt mbi arbëreshët.

Po pse zgjodha Diasporën do thotë dikush?

Kisha provuar me parë lidhje me Shqipëri dhe Kosovë dhe azgjë nuk u bë.

Shansi fundit e pash me Diasporën kur nga diaspora Lidhja e Krijuesve dhe poetëve në Mërgatë kryesuar nga Kryetari i tyre Musa Jupolli, Sekretari Mentor Thaci, Koordinatori i gjuhës shqipe në Zvicer Vaxhid Sejdiu, Prof dhe hulumtuesi Hayir Mehmeti, Mësuesët Bashkim Halilaj e shumë mësues të shkollave në Diasporë, nën drejtimin e mikut të arbëreshëve dhe anëtar nderi të Qendrës sonë Rexhep Rifati erdhën në Kalabri për orën e tyre Letrare. Ata me një mendje u treguan të gatshëm dhe menjëherë u hodhëm në “kantjerë”

Dy fjalë mbi projektin

Projekti: Të shpëtojmë arbërishten dhe të pasurojmë gjuhën shqipe.

Kohë zgjatja: Viti akademik; Tetor 2024 deri në Maj 2025

Qëllimi i projektit: Të pasurojmë leksikun mbi gjuhën arbëreshe, të njohim historikun dhe kulturën arbëreshe në kurrikulat shkollore, por edhe të përhapim historinë shqiptare tek vëllezërit tanë arbëresh.

Objekti: Koordinimi dhe binjakëzimi i dy shkollave: Ungra\ Lungro në Kalabri, me një popullsi arbëreshe numëri i të cilëve arrin mbi 80% dhe shkolla shqipe e diasporës në Zvicër

Në specifikën e saj ky projekt përmbledh;

A)Mësuesit dhe nxënësit e diasporës

Arbërishtja e deklaruar nga UNESKO si gjuhë ne rrezik. Dija dhe ndërgjegjja për gjuhën, mbi gjuhën, si dhe kulturën arbërshe ,të ecin në mënyrën paralele me dijen dhe ndërgjegjen për gjuhën shqipe.

Të pasurojnë leksikun me arbërishten

Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk arrihet me arbërishten, të pasurohet me shqipen!

Të njihen me historikun, kulturën, artin, arkitekturën, e vëllezërve arbëresh.

Të promovojmë për hapjen e pikave të tjera të Mësimit arbëresh në kurrukulat shkollore të ngulimeve arbëreshe.

Të krijohen akorde bilaterale midis shtetit të Kosovës apo Shqipërisë për trainim intensiv si fillim të disa mësuesve madre lingua arbëreshe për të nisur e krijuar një armatë mësuesish për arbërishten që të vijë duke u përmirësuar deri në pajisjen e tyre me një licencë.

B) Mësuesit dhe nxënësit arbëresh

– Dija dhe ndërgjegjja për sensibilizimin e mësimit të gjuhës, dhe kulturës arbëreshe, por edhe të njohim kulturën, historikun e rrënjëve të të parëve tanë.

– Të pasurojmë leksikun në arbërisht

– Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk arrihet me arbërishten, të pasurohet me shqipen me ndihmën e vëllezërve shqiptarë në diasporë.

Materiali didaktik

Arbëreshët vënë në dispozicion

Dy volumet mbi Alfabetizzazonit

Arbërisht Përse Jo?

Fjalorin arbërisht të Emanuele Giordano në PDF

Paradokse që ndeshim midis Vullnetit të arbëreshëve në përdorim të arbërishtes në istitucionet italiane, dhe istitucioneve linguistike mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe

Nëse Instituzionet italiane, për të folmen arbëreshe vënë në përdorim termin“gjuhë arbëreshe”, paradokaslisht kemi Istitucionet mbi e për arbëreshët mbi gjuhën dhe kulturën e tyre në Itali Kalabri, Napoli, Bari, Venezia, etje Vazhdojnë ta konsiderojnë Arbërishten varjantë apo dialekt të shqipes.

Katedra e Universitetit të Kalbrisë ende e pa qartë apo JO trasparent mbi kategorizimin e kësaj çështje. Nëse mbështet projektin Arbërishte Përse Jo, dhe në fund të kopertinës shkruan “ Kurs në gjuhën shqipe” nuk arrijmë ta kutpojmë këtë “ Sfinks” të pozicionit të saj apo këtë “ Gioco di parole”

Nuk ka një pozicion të qartë nga palët akademike, dhe këtë e shohim në simpiozumin e fundit kryer nga Katedra e Universitetit të Napolit ku Gjuha arbëreshe nuk është një gjuhë më vete, por trajtuar nga ata një dialekt, apo varjant i gjuhës shqipe?!

Kjo situatë, herë i një pozicioni i paqartë, herë dualistik i këtyre istitucioneve dhe akademikëve sjellë një situatë amorfe e paradoksale dhe herë penguese.

Kush janë këto pengesa?

A) Na ofrohet ligji i cili jep të drejtën për mësimin e gjuhës arbëreshe, por nuk kemi një mbështetje nga ana akademike për këtë ligj, sepse mbështesin gjuhën shqipe dhe jo vullnetin e arbëreshëve

B). Sot bota arbëreshe nuk ka ende një gjuhë të zytarizuar, një gjuhë të njëhësuar. Bota akademike ende nuk ka bërë as unifikimin e 52 ngulimeve. Kisha arbëreshe këtë problem e ka zgjidhur që në 1968 duke e përkthyer në arbërisht. Ernest Koliqi e ka quajtur këtë vepër aktin më të vështirë dhe më madhor deri në atë kohë që arbërishët bënë për gjuhën e tyre.

C)Nëse ligji jep mundësinë për mësimin e arbërishtes, paradaoksi qëndron se nuk ka mësues mbi gjuhën dhe për gjuhën arbëreshe, dhe se Katedrat mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe nuk kanë në auditoret e tyre asnjë student me profil mësues arbërishte. Shkurt:Nuk egzistojnë katedra të mirëfillta, ku të “fabrikohen” mësues për gjuhën arbëreshe.

Një paradoks i madh qëndron në mos kompatibilitetit\ Mos përputhja midis Katedrave të gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Kalabri, Napoli, etje, dhe vullnetit të arbëreshëve në Molise, në Sicili, në Puglia, Kampania, apo në mënyrë të veçantë arbëreshët e 70 shoqatave arbëresheve që gjenden sot në Kalabri të udhëhequr nga dy federatat FAA dhe UNIARB përfaqësuar nga drejtuesti e tyre Damiano Guagliardi dhe Italo Elmo, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre duke konsideruar të folmen e arbërishtes si Gjuhë dhe jo si një dialekt të gjuhës shqipe, siç vazhdohet të konsiderohet nga bota akademike. Arbërshet ende janë në pritje në kthimi i arbërishtes në normë si gjuhë zyrtare në përdorimin e saj në katedrat e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, ashtu siç e përcakton edhe ligji.

Një paradoks krijon në vetvete edhe Ligji 488\99, kur vendos klauzolën si tutelë (si mbrojtje) vetëm shtatë krahinat me popullsi mioritare historik arbëreshe.

Gjuha arbëreshe dhe përdorimi i saj në shtyp në Kalabri.

E vetmja gazetë në Kalabri që funksionon sot në Arbërisht është Jeta Arbëreshe me Profesor Agostino Giordano,.

Rai Calabria nëpërmjet Gazetës Ufficiale 121 i jep mundësi arbëreshëve t’iu ofroi shërbime radiofonike si dhe programe televizive në arbërisht

Kush është risia që sjellim për herë të parë në këtë seminar?

Risia qëndron tek Akordi i vënë në zbatim për një projekti të përbashkët, mbi mësimin e gjuhës arbëreshe në kurrikulat shkollore, gjë e cila bëhet për herë të parë midis një shkolle arbëreshe në Kalabri dhe një shkollë të diasporës në Zvicër.

Në sallën ku duhet të flisja për bashkpunim arbëreshët me diasporën, pata fatin të kem në krahë një Përfaqësues të Ministrisë së arsimit në Kosovë z. Hamdi Reqica. Nuk e njihja u pamë vetëm në ato sekuenca, dhe nuk fola asgjë më tepër. Kam kohë që as nuk zë më në gojë “ Privatisht” individ në njoje që jep rasti, dhe as nuk po shkoj të trokas apo t’iu them na ndihmoni që këta arbëresh mos të asimilohen arbërshët

Sepse ai që do të të ndihmjë aftrohet dhe ofron ndihmën e tij. E tillë më ndodhi edhe më këtë përfaqësues Z. Reqica, i cili u afrua, dhe ofroi bashkpunim dhe mbështetje brënda mundësive të tyre mbi këtë projekt duke më thënë që atë ditë që do të hapni shkollën unë do të jem!

Nuk më pëlqen t’iu bëjë kompliment autoriteteve të larta sepse në fund të fundit e kanë për detyre, por Kosova ka qenë e pranishme vitet e fundit me Qendrën tonë, tani me ngrohi disi shpirtin gatishmëria e këtij përfaqësuesi të ministrisë së arsimit Z. Hamdi Reqica. Shpresoj këtë shtator që dera e shkollave në Kalabri të hapet edhe për mësimin në gjuhën arbëreshe. Shpresat janë të mëdha! Nuk kishte faji At Bellusci kur me thoshte: Jam bir i Shqipërisë, por Jam “BIL” i Kosovës!

Po e mbyll këtë artikull duke iu uruar të gjithëve mësuesve në diasporë kudo që janë Suksese në misionin fisnik me shpresën që shteti ti mbrojë, ti mbështesi, të krijohen lidhje bilaterale mes tyre.

Këto shkolla në Diasporë të vazhdojnë të mbajnë lidhje me Arbëreshët, sepse jemi një gjak, një popull me rrënjët e një gjuhe të përbashkët.

Mos harroni se ku është një fëmijë i diasporës dhe ku ndodhet qoftë edhe një arbëresh, atje është një Arbëri!

Rrofshin Arbëreshët

Rroftë gjaku shqiptar që nuk mohon gjakun e gjuhën arbër!

Shënim: Bëni për arbëreshët! Nëse një ditë arbëreshët do të shuhen humbet një popull jo një etni.

Kjo nuk duhet të ndodh kurrë!

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 843
  • 844
  • 845
  • 846
  • 847
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT