• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Dielli” Newspaper supports the urgent confirmation by the US Senate of David Kostelancik as the next US Ambassador to Albania

July 4, 2024 by s p

The approval of the nominated ambassador of the US to Albania David Kostelancik is too important to be left to politics. Given the fast approaching NATO Summit and the heightened volatility with regard to security in the Balkan region and Europe, the presence of the US ambassador in Albania is a forefront of an issue.

The Pan Albanian Federation of America Vatra is committed to reinforcing the bilateral partnership of the US with Albania and its regional leadership in the Balkans. Albania has been a steadfast partner of the US and there is no question that the strong partnership is still going strong. However, having no US ambassador in Albania for almost a year has come into focus of the Albanian leaders and public as well as our common foes. The attacks, cyber and otherwise, by Russia, Iran and China pushing back against US interests, give priority to the placement of the US ambassador in Albania.

A proven ally and partner of the US, Albania is the only NATO member without a US ambassador. Such absence has serious implications on several levels. Dielli strongly urges that the Senate move expeditiously, given the one year delay due to continued blockage by Ohio Senator JD Vance to a cloture motion and vote to confirm the nomination of David Kostelancik.

Political divisions should not and cannot prevent the US from sending a qualified career diplomat to Albania as ambassador at a critical time for the region, and in a year that is leading up to Albania’s national elections in 2025.

David Kostelancik has served at the US Embassy previously, in addition to serving at NATO and in Moscow and Washington with responsibilities for Russia, the Balkans and Europe. As an extra qualification, he also speaks Albanian. He is a career foreign service officer and a professional diplomat with experience and character that would proudly represent the US in Albania.

Filed Under: Opinion

FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 248 VJETORIN E PAVARËSISË

July 4, 2024 by s p

New York, 4 Korrik 2024- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 248 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.

Në këtë ditë të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ne ndihemi me fat që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur e të vlerësuar nga e gjithë bota.

Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.

Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.

Gëzuar 4 Korrikun.

Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me vlerësim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

DASHURI DHE DHEMBSHURI PËR BOTËN

July 4, 2024 by s p

Nga Dr. Sonila Sejdaras

Psikologe, Chicago/

“Perëndia mbrapsht dhe e dashura” është një roman i shkrimtarit Visar Zhiti, thellësisht prekës i dhimbjes dhe i dashurisë përmes optikës së vuajtjeve të grave gjatë regjimit komunist të një vendi që luftonte vetveten. Shpirti i Emës përshfaq një dëshirë të vazhdueshme për paqe mes dhimbjes therêse që i shkaktohet asaj (duke u bërë përfaqësuese dhe e të tjerave.)

Rrëfimi gërmon thellësitë në rropatjet dhe padrejtësitë e shkaktuara nga shteti totalitar. Nëpërmjet objektivit të një “njeriu të çmendur” që përmbledh dëshpërimet e brendshme emocionale dhe kaosin, edhe trishtimin që ai ndjen për vendin e tij, i paaftë për të shijuar qëllimin kryesor të jetës, as momentin, më e rëndësishmja që ai nuk mund të shohë shpirtin hyjnor të Emas (kupto dhe të tjera si ajo.)

“Perëndia mbrapsht dhe e dashura” merr në zotërim thelbin e femërores si një forcë e qendrueshme e karakterit, e paqes dhe e fuqisë së patundur, e simbolizuar nga një perëndeshë – protagonistja që rrezaton dashuri dhe dhembshuri për botën.

LOVE AND COMPASSION

FOR THE WORLD

By Dr. Sonila Sejdaras

Psychologist, Chicago

“Perëndia mbrapsht dhe e dashura” is a profoundly touching novel of pain and love through the lens of the suffering of women during the communist regime of a country that was fighting itself.

Ema’s spirit embodies a constant desire for peace amidst the intense pain inflicted upon her (becoming a representative for others as well.)

The narrative delves into the depths of the struggles and injustices caused by the totalitarian state. Through the lens of an “insane man” who encapsulates the internal emotional despair and chaos, as well as the sadness he feels for his country, unable to savor life’s main purpose, not even the moment, most importantly, that he cannot see Ema’s divine spirit (understand and others like her.)

“Perëndia mbrapsht dhe e dashura” captures the essence of femininity as a resilient force of character, of peace, and of unyielding strength, symbolized by a goddess – the protagonist who radiates love and sorrow for the world.”

Filed Under: ESSE

ORIENTIMI PERËNDIMOR, JETIK PER POPULLIN SHQIPTAR

July 4, 2024 by s p

Thanas L. Gjika/

Në historinë e popullit shqiptar ka pasur rëndësi të veçantë qendrimi ndaj botë Lindore dhe asaj Perëndimore. Populli ynë, si popull që jetonte që në krye të erës në gji të Europës, kishte mentalitet europian. Këtë e dëshmojnët besimi i krishter i përbashkët i përhapur midis ilirëve, grekëve e romakëve prej Shën Palit, që në shekullin e I. E dëshmojnë shkrijimet e hershme folklorike iliro-shqiptare, veprat e autorëve katolikë të shekujve XVI-XVIII me në krye Marin Barletin, Gjon Buzukun etj. E dëshmon lufta për shkrimin e gjuhës shqipe me alfabet latin, etj.

Një nga treguesit më të rëndësishëm që e dëshmon mentalitetin europian të popullit tonë, është dhe poezia e poetit tonë komëtar Naim Frashëri, shqiptar i besimit mysliman, kur shkroi tek poezia e tij “SHPREH”:

Pse s’vjen o dit’e mirë?

Pse vallë nuk vjen?

Gjer kur në errësirë?

Mos Zotit i përlqen?

As hidhe gardhë

dhe shpejto pakë.

O ditë e bardhë

jakë, se të pres , nuk vdes.

Jakë o ditë e uruar,

që lind nga perëndon,

atë anë e ke ndrituar,

e ne, pse na harron?

O dritë e jetës,

e së vërtetës,

e gazi i Zotit,

ndritna e ngrohna!

Poeti zgjodhi vargun e shkurtër 5-rrokës me rritëm të shpejtë për të shprehur “dëshirën e tij, që popilli shqiptar të çlirohej sa më parë nga zgjedha turke” (Rexhep Qosja “Porosia e Madhe”).

Mentalitetin europian të popullit shqiptar e shprehën po ashtu dhe gjithë rilindësit e tjerë, si dhe intelektualët e krijuesit shqiptarë të pas shpalljes së pavarësisë. Mbreti Ahmet Zogu i I e perforcoi me martesën e Tij me Princeshën katolike Geraldinë, dhe me Kushtetutën e Parë të Shtetit Shqiptar formuluar prej juristit Thoma Orollogaj, etj.

Ky tipar i popullit tonë filloi të dëmtohej gjatë Luftës Antifashiste me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare prej të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Kjo parti filloi të mbillte në radhët e komunistëve shqiptarë dashuri e respekt për Bashkimin Sovjetik e Jugosllavinë dhe nënvlerësim e urrejtje ndaj aleatëve Perëndimorë. PKSH-ja mbas marrjes së pushtetit punoi përmes dhunës e territ për forcimin e mentalitetit Lindor dhe urrejtjen ndaj mentalitetit Perëndimor. U shpallën armiq dhe u dënuan me pushkatim pa gjyq, u burgosën e u internuan të gjithë intelektualët, klerikët dhe atdhetarët që ishin formuar në vendet e Europës Perëndimore. U punua për krijimin e kuadrove të rinj të formuar në vendet e Kampit Socialist, njerëz me mentalitet Lindor. Midis tyre pati mjaft krijues të talentuar, të cilët në veprat e tyre letrare, muzikore, artet figurative e studimet shkencore propaganduan ideologjinë e partisë shtet, ideologji që shkatërroi moralin e popullit dhe e helmoi ndërgegjen e tij. Në këto vepra sundonte mentaliteti Lindor.

Kush mundi të arratisej si Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Martin Camaj, Sami Repishti, Stavro Skendi, Isuf Luzaj, etj, shpëtoi nga tjerërsimi. Të tjerët që mbetën në atdhe e përqafuan mentalitetin lindor, ose e thyen penën si Lasgush Poradeci, ose ranë në burgje si Et’hen Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, etj, ose u pushkatuan si Trofn Xhagjika, Vilson Blloshmi e Genc Leka, ose u varrën në litar si Havzi Nela.

Pati midis krijuesve të formuar në vendet e Kampit Socialist si Isamil Kadare (ky më fort), Piro Mani, Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Kujtim Cashku, etj të cilët në veprat e tyre manifestuan dhe tipare desidente përmes kritikave ndaj diktaturës komuniste. Mbas ndërrimit të regjimit, pra mbas viteve 1991-1992, kritikat ndaj diktaturës komuniste, ndaj mentalitetit Lindor morën hov, por për fat të keq, pati shumë krijues që mbetën simpatizantë të regjimit të vjetër dhe mentalitetit Lindor. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe shumica e pushtetarëve të sotëm të Shqipërisë, prandaj dita e 23 gushtit nuk është shpallur prej qeverisë shqiptare si “Dita e dënimit të krimeve të Komunizmit”.

Pa dënuar krimet e Komunizmit nuk mund të rigjenerojmë mentalitetin Perëndimor të popullit shqiptar, nuk mund të pranohemi në Bashkimin Europian.

Filed Under: Analiza

Fjala e ambasadorit Jeffrey M. Hovenier gjatë pritjes me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

July 3, 2024 by s p

Presidente Osmani, kryetar i Kuvendit Konjufca, zyrtarë të Republikës së Kosovës, anëtarë të korit diplomatik, përfaqësues ndërkombëtarë, mysafirë të nderuar dhe miq.

Laura dhe unë kemi nderin t’ju mirëpresim në ambasadën amerikane dhe t’ju falënderojmë që jeni bashkuar me ne dhe ekipin e tonë të ambasadës për ta festuar 248-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jemi mbledhur së bashku për të festuar diçka që ndodhi në një ditë të ngrohtë vere 248 vjet më parë –– në Filadelfia të Pensilvanisë.

Më 4 korrik 1776, etërit tanë themelues – që të gjithë burra – ia përkushtuan jetën, pasurinë dhe nderin e tyre të shenjtë parimeve dhe vlerave që vazhdojmë t’i ruajmë dhe përpiqemi t’i jetojmë edhe sot.

Jam krenar që vendi im u themelua në bazë të idesë se „të gjithë burrat (dhe do ta shfrytëzoj të drejtën e ambasadorit dhe të them edhe „të gjitha gratë”) janë krijuar të barabartë, se janë pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë“.

Këto janë fjalë të shenjta për amerikanët, por edhe ide të gjalla për të cilat vazhdojmë të veprojmë.

Madje, edhe pse jo gjithmonë as ne e as etërit tanë themelues nuk i kemi përmbushur idealet tona më të mëdha, ne vazhdojmë ta përkufizojmë veten dhe shoqërinë tonë dhe të udhëhiqemi prej parimit të barazisë, lirisë dhe të qeverisë, e cila e merr autoritetin dhe pushtetin e saj përmes „miratimit të të qeverisurve”.

Më herët në dhjetor, shumë prej jush e patët rastin ta ndiqnit bashkë me ne filmin „Hamiltoni: shfaqje muzikore”, i cili ekzaminonte sfidat me të cilat përballen demokracitë e reja – në fakt, të gjitha demokracitë.

Porositë e tij të shumta për vlerat dhe rëndësinë e përfshirjes, multikulturalizmit, integritetit dhe kompromisit për të themeluar dhe avancuar një „demokraci të re e të brishtë” dukej se rezononin me audiencën këtu në Kosovë, ashtu siç përkonin edhe me audiencën anembanë Amerikës.

Ky është vit i përvjetorëve të rëndësishëm. Muajin e kaluar , presidenti Bajden iu bashkua udhëheqësve të tjerë botëror, të pritur nga presidenti francez Makron, për të shënuar 80-vjetorin e operacionit të Ditës-D në Normandi të Francës.

Në atë ngjarje solemne, presidenti Bajden tha:

„Kur flasim për demokracinë – demokracinë amerikane – shpesh flasim për idealet e jetës, lirisë, kërkimit të lumturisë.

Por, ne nuk flasim se sa e vështirë është… se si instinkti më i natyrshëm është të heqësh dorë, të bëhesh egoist, të detyrosh të tjerët, të marrësh pushtetin dhe të mos e dorëzosh kurrë më.

Demokracia amerikane na i kërkon gjërat më të vështira: të besojmë se jemi pjesë e diçkaje që është më e madhe se vetja jonë”.

Idealet e shkruara në aktet themeluese jo vetëm që kanë mundësuar përparimin e Shteteve të Bashkuara, por kanë shërbyer edhe si shembull për shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën.

Kohëve të fundit pata rastin të flisja për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, një patriot i Kosovës, udhëheqës i guximshëm dhe aleat i ngushtë i SHBA-ve.

Shumë vite më parë pata pasur privilegjin të takoja presidentin Rugova dhe e çmoj shumë atë copëzën e Kosovës që ma dha në vitet e 90-ta – një prej gurëve mineralë, për të cilët ai me dëshirë thoshte se janë themel i fortë mbi të cilët është ndërtuar Kosova.

Më pat prekur shumë fakti që presidenti Rugova e mbante një kopje të një dokumenti tjetër të rëndësishëm të Amerikës, „Letër nga burgu i Birmingemit” të Dr. Martin Luter Kingut.

Ndoshta e dini këtë citat të njohur nga Letra e Kingut: „Jemi kapur në një rrjet të pashmangshëm të reciprocitetit, të lidhur për një fije të vetme fati. Çfarëdo që ndikon drejtpërdrejt te një person, tërthorazi do të ndikojë te të gjithë të tjerët”.

Mendoj se mund të pajtohemi se ky pohim i vitit 1963 i dr. Kingut është thellësisht i rëndësishme për situatën këtu në Ballkanin Perëndimor, ku popuj të ndryshëm duhet të gjejnë mënyra për të punuar së bashku dhe për të pasur marrëdhënie fqinjësore.

Ne besojmë fuqishëm se vetëm bashkëpunimi dhe integrimi rajonal bënë të mundur që investitorët dhe bizneset të nxisin rritjen ekonomike, të rinjtë të qëndrojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre këtu dhe që Kosova dhe fqinjët e saj të zhvillohen dhe të përparojnë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare për mbështetjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës që një çerek shekulli për të vendosur paqe, për të mundësuar siguri dhe për të ndihmuar në ndërtimin e vendit tuaj sovran, të pavarur dhe shumetnik.

Dëshiroj që ta dini se përkushtimi i SHBA-së është afatgjatë dhe apartiak.

Disa prej „heronjve” që e kanë mbështetur Kosovën në kohën e saj më të errët përfshijnë ish-presidentin Bill Klinton dhe ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt – që të dy anëtarë të Partisë Demokratike, si dhe ish-senatorin Robert Doll – i cili ishte ndër anëtarët më të lartë dhe ish-kandidat presidencial për Partinë Republikane.

Është e drejtë dhe e përshtatshme që të tre kanë ose shtatore ose buste këtu në Prishtinë, duke na e përkujtuar se çka kanë bërë për popullin e Kosovës.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës përballë pengesave dhe përkushtimin e tij për të arritur idealet e shprehura në Deklaratën tuaj të Pavarësisë: „Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit”.

Në përputhje me trashëgiminë e ish-presidentit Klinton, ish-sekretares Ollbrajt, ish-senatorit Doll, dhe sigurisht angazhimin e vazhdueshëm të presidentit Bajden, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet tuaja për ta realizuar këtë vizion ambicioz dhe thelbësor.

Sot po festojmë 248 vite të Shteteve të Bashkuara si shtet demokratik dhe i lirë.

Muajin e kaluar shënuam 80 vjetorin e Ditës D.

Muajin e ardhshëm do të jemi nikoqirë të samitit në Uashington për shënimin e 75 vjetorit të NATO-s.

Në këtë vazhdë, ne gjithashtu festojmë së bashku më shumë se 16 vjet që kur Kosova arriti pavarësinë e saj dhe mahnitemi me përparimin që populli i Kosovës e ka arritur në këtë periudhë të shkurtër kohore.

Shpresojmë të shohim përparim më të madh për të mirën e tërë popullit të Kosovës. Dhe unë dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara ishin, janë dhe do të jenë me popullin e Kosovës derisa ecni përpara për ta përmbushur këtë vizion.

Në fund, dua të shpreh mirënjohjen tonë për vullnetarët e shumtë, të cilët janë udhëhequr me aq mjeshtëri nga Xhesika Gumusio, Erik Gytshof dhe Piti Itharat për të organizuar këtë ngjarje fantastike.

Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderoj sponsorët e shumtë, pa të cilët kjo ngjarje nuk do të bëhej. Ju faleminderit për zemërgjerësinë tuaj.

Ju faleminderit shumë të gjithëve dhe urime Dita e Pavarësisë!

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 875
  • 876
  • 877
  • 878
  • 879
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT