• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më 28 Nëntor 2024, Gjergj Kastrioti bashkon shqiptarët në Tuz të Malësisë

July 1, 2024 by s p

https://gofund.me/8b715bab

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në emër të shoqatave “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe shoqatës “Jehona e Malësisë”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, ju njoftojmë se permendorja e mbretit dhe kryeheroit tonë shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po merr formë dhe është hapur rruga që edhe Malësia-Tuzi t’i bashkohet kryeqendrave shqiptare me vendosjen e shtatorës së Krye heroit të kombit.

Duke ditur që si ne në diasporë, ashtu edhe populli autokton shqiptar i Malësisë, e kemi pritur shumë gjatë ardhjen e kësaj dite, shoqatat e lartpërmendura vendosën njëzëri që të mbledhim fondet për punimin e shtatores përmes një forumi të hapur ku të gjithë shqiptarët pa dallim mund të kontribuojnë për të kompletuar shumën e fondeve të nevojshme në bazë të kontratës së punës me dy skulptorë me reputacion, ekspertizë dhe përvojë.

Krye heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vjen edhe në Malësi-Tuz me ç’rast përzemërsisht ju ftojmë që të bëhëni pjesë e realizimit të këtij projekti me rëndësi të veçantë kombëtare, atdhetare dhe njerëzore.

Për tu bërë pjesë e këtij projekti madhështor nëpërmes kontributit monetarë dhe zemërgjërsis tuaj që emri juaj të shënohet me shkronjat e arta në ruajtjen e historisë dhe identitetit tonë Shqiptar, klikoni më sipër në linkun e GoFundMe!

https://gofund.me/8b715bab

Filed Under: Sofra Poetike

Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane

July 1, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Vitet 1960-70, shënojnë kulmin e luftës së dy superfuqive për të treguar fuqinë ushtarake dhe shtrirjen e ndikimit të tyre ne gjithë globin (siç ishte rasti i Kubës dhe pushtimi i Çekosllovakisë nga ana e BRSS-së). SHBA-të në mënyrë të veçantë vëzhgonin zhvillimet politike në Jugosllavi, duke u angazhuar në pengimin e rrymave pro BRSS-së. Alekasander Rankoviqi, personaliteti i dytë më i fuqishëm në partinë Komuniste të Jugosllavisë, pas Tito-s, i cili nga shumë kush konsiderohej edhe si pasardhës i Tito-s, që Jugosllavinë do ta anëtarësonte në paktit e Varshavës. Në korrik të vitit 1966, me Vendimet e marra nga Josip Broz Tito në Plenumin e Brioneve, Rankoviqi shkarkohet nga postet e tij udhëheqëse në Federatën Jugosllave, ngase Tito në vazhdimësi, rrezikun e shihte nga Serbia e Madhe me përkrahjen e BRSS–së. E kaluarën hegjemoniste e Serbisë dhe pozicionimi i Rankoviqit në strukturat më të larta dhe më të rëndësishme në udhëheqësin e Federatës Jugosllave, diktatori Tito ishte i rrezikuar nga A. Rankoviqi, i cili me ndihmën e rusve do të vihej në krye të Federatës Jugosllave. Rankoviqi njihej për brutalitetin e pa parë ndaj popullin shqiptarë të Kosovës, duke sajuar edhe aksionin e grumbullimit të armëve vetëm e vetëm për të ushtruar dhunë dhe presion ndaj shqiptarëve për t’i lëshuar trojet e tyre stërgjyshore dhe për t’ia mësyrë Turqisë. Ky qëndrim fashist dhe shkatërrues ndaj shqiptarëve ka qenë i shprehur në të gjitha segmentet e jetës: ekonomi, shëndetësi, arsim, punësim etj., duke i përdorur të gjithë mekanizmat shtetërorë për të shkatërruar ekonomikisht, politikisht dhe kombëtarisht. Këtë fakt e pohon edhe vetë kreu i asaj kohe, diktatori J. B. Tito, i cili, duke folur në Kongresin IX-të të LKJ, ndër të tjera, kishte theksuar edhe këtë: “Jugosllavia e Re ka ndërmarrë masa të rëndësishme për të mënjanuar gjendjen e vështirë në Kosovë… Aktiviteti që u zhvillua në Kosovë lidhur me Plenumin e Brioneve, krijoi një atmosferë, me kërkesën që statusi i Kosovës të avancohet në Republikë, një kërkesë shumë e drejtë si populli i tretë më i madh në Jugosllavi, e cila ide u përkrah edhe nga inteligjenca shqiptare e Kosovës. I pyetur për vite që po i trajtojmë, Ukshin Hoti kishte deklaruar: ”Ç’është e vërteta qysh pas viteve 1968 edhe udhëheqja politike e Kosovës ka qen e bindur që edhe Kosova duhet të jetë Republikë në Federatën Jugosllave, mirë po ajo nuk kishte as forcë dhe nuk ishte as e aftë për ta bërë një gjë të tillë … dhe këtë akt madhorë e lanë në duart e të tjerëve që të angazhohen për ta kërkuar Republikën e Kosovës.

Këto dokumente të shërbimit inteligjent amerikan dëshmojnë për dhunën dhe brutalitetin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë, nga ana e shtetit jugosllave. Po ashtu dokumentet e shërbimit inteligjent amerikan tregonin edhe interesimin e shtetit amerikan për reformën kushtetues të viteve ‘70 e në veçanti për ngritjen e statusit të autonomisë së Kosovës. Kjo dëshmon së SHBA-të ndikuan drejtpërdrejtë në politiken Jugosllave, për pengimin e ardhjes në pushtet të rrymave radikale, që ndihmoheshin nga BRSS-ja. Njëra nga përpjekjet e pengimit të forcimit të rrymave radikale dhe anëtarësimin e Jugosllavisë në Paktin Ushtarak të Varshavës është edhe formimi i Lëvizjes së Mosinkuadrimit, me përkrahjen e amerikanëve ku njëri nga ideoret e kësaj lëvizje ishte edhe vetë diktatori Tito.

Filed Under: Emigracion

“ANJEZA NUK U ZGJUA” E PREÇ ZOGAJT, BINOMI LUX&SEX I NOMENKLATURËS DIKTATORIALE

July 1, 2024 by s p

Kosta Nake/

Preç Zogaj vjen me një roman klasik dhe një batalion personazhesh të rreshtuar në një subjekt linear, me plot ndalesa analitike për të sjellë çdo argument të mundshëm, në përputhje me qasjen e tij të njohur prej analisti, për një temë që, edhe pse është vendosur në një kornizë të përcaktuar kohore, është universale, rrok gjithë hapësirën globale dhe lexuesi me përvojat e veta zbulon zgjatimet e saj edhe tek e tashmja, edhe tek e ardhmja. Vajza dhe gruaja është krijesa e lindur për të qenë e bukur në sytë e djalit dhe të burrit, për të qenë joshëse në atë masë që çon domodoshmërisht në ruajtjen dhe shtimin e racës njerëzore, por natyra ose Zoti nuk e shpërndan bukurinë në masë të barabartë, disa i përzgjedh për të shkëlqyer, pse jo dhe për t’i verbuar ata që nuk e përballojnë dot me shikimin e tyre. Pikërisht këtu fillon problemi që, sipas shumë veprave artistike, ka përcaktuar rrjedhat e historisë botërore duke filluar që Semiramida e Babilonisë dhe Helena e Trojës dhe duke vazhduar me një gjerdan çiftesh të dashuruar që kanë ushqyer me ndjenja të bukura lexuesit nëpër shekuj. Qindrat e kryeveprave dhe mijërat e subjekteve konvergojnë në një hulli: e bukura i përket më të fortit duke kaluar nga forca fizike te forca e pushtetit.

E veçanta e romanit të Zogajt është se edhe një fshat i zakonshëm si Patalana mund t’i japë shoqërisë shqiptare një të Bukur të Dheut si Anjeza Jakaj me tipare fizike të përkryera, por edhe një vajzë krenare me një botë të pasur, e aftë për t’u përballur në tregun e vlerave. Pika e lidhjes së subjektit shënohet me përzgjedhjen e Anjezës për t’i dhënë lule Udhëheqësit komunist që do vizitojë zonën, akt i fiksuar në fotografi që e nxjerr bukuroshen nga mjedisi i ngushtë te një vëmendje më e gjerë publike.

Cilët ishin të fortët e Shqipërisë socialiste që mund ta kthenin Anjezën në pronë erotike të tyre? Ishin fëmijët e pushtetarëve të lartë. Tashmë që avllitë e oborrit sulltanor, të quajtur Bllok, kanë rënë, shumë histori dashurie kanë dalë në shesh. Ky roman është një ilustrim artistik i asaj që prodhonte Blloku apo bota e njerëzve të nomeklaturës.

E etur për të realizuar ëndrrën si aktore, Anjeza humb dashurinë e parë dhe bie në grackën e rrjetës së “bamirësve” që përcaktojnë fituesit e konkurseve. Tragjedia e Anjezës qëndron në faktin se ajo ishte fituese për shkak të përgatitjes së vet, por “bamirësit” investimin e tyre e rimarrin në trajtën e favoreve seksuale që e depersonalizojnë dhe e viktimizojnë fituesen. “Bamirës” të tillë jo vetëm shkelin mbi dashurinë e të tjerëve, në këtë rast mbi lidhjen e David Gjikës me Anjezën, por edhe i zhvendosin dhe i bëjnë të pavlefshme përpjekjet e tyre për qëndresë. Romani fillon si një romancë e bukur duke sfiduar zakonet vendore dhe përfundon si tragjedi për shkak të përdhunimit, akt barbar që mund të sjellë shtazani dhe mëmësi të padëshiruar, prandaj dhe Anjeza, e goditur pa mëshirë në themelet e krenarisë së vet, zgjedh të bjerë në një gjumë barnash për të mos u zgjuar më.

Jeta dhe vdekja e Anjezës, fati dhe destini i saj përcaktohen nga mjedisi shoqëror, prandaj linja e dashurisë dhe ambicjeve artistike ndërthuren natyrshëm me problematikat e jetës së fshatit Patalanë dhe qytetit të Lezhës, duke i dhënë përparësi marrëdhënieve mes të rinjve, si humbja e Marta Ballgjinit dhe misteri i vdekjes së saj, paralelizmi mes Rudinit të Turgenievit dhe David Gjikës, lidhja e Ilirit dhe Maries, virgjëria dhe zhvirgjërimi, nevojat e rinisë për të dalë nga jeta e vakët e fshatit, pengesat e punësimit në sektorin shtetëror dhe kthimi i ikanakëve, kriteri i fortë biografik i përzgjedhjes së njerëzve për arsimin e lartë, shpërndarja e përgjegjësive për dështimet ekonomike, liberalizimi i qeverisjes në fund të viteve ’80, etj.

Është meritë e shkrimtarit që marrëdhëniet erotike i ka parë gjerësisht edhe me sytë e femrës, në një raport të komplikuar midis nevojës dhe rrezikut, midis pëlqimit dhe dashurisë, midis traditës dhe përparimit, midis ndihmës dhe mashtrimit.

Përtej romanit, përzgjedhja dhe përdhunimi është një problem i mprehtë edhe i shoqërisë shqiptare të tranzicionit, madje dy dhjetëvjeçarët e parë pas ndryshimit të sistemit politik, e kthyen prostitucionin në një nga burimet e pasurimit të shpejtë për tregëtarët e seksit me eksportim dhe importim të mishit të bardhë, me drama dhe tragjedi tronditëse. Në ditët e sotme, kur ka shenja të forcimit të shtetit, përzgjedhja dhe përdhunimi ka kaluar në organizime mafioze, por edhe në trajtën e përfitimeve seksuale për shkak të pozitës administrative dhe favoreve që burojnë prej saj.

Tema e zgjedhur e ka vënë autorin para një sfide të vështirë të skenave seksuale dhe erotike me fjalorin përkatës, ai e ka shkelur vijën e kuqe, pa arritur te niveli terminologjik i Edmond Tupes dhe Agron Tufës. Analisti i vetëpërmbajtur i paneleve televizive vjen me po atë kostum sjelljeje edhe si rrëfyes para lexuesve të vet.

Duke qenë se mjedisi i ngjarjeve është kryesisht fshatar, lexuesi shpesh do të shohë se rrëfyesi ndryshon regjistrin duke iu dorëzuar shpirtit poetik kur ndodhet para natyrës.

Filed Under: LETERSI

S’Ka-Ndal ! “Betimi i Hipokratit apo bekimi i djallit: “Paguaj ose vdis”

July 1, 2024 by s p

Koment nga Rafael Floqi/

I krijuar 2500 vjet më parë, betimi i Hipokratit është një kod i lashtë etik i bërë historikisht nga mjekët. I atribuohet mjekut grek Hipokratit dhe mbetet një nga tekstet mjekësore më të njohura greke. Në formën e tij origjinale, betimi kërkon që mjekët e rinj të betohen për një numër perëndish shëruese “Betohem për Apollonin, shëruesin, për Eskulapin, për Hygeinë (shëndetin) dhe për të gjitha fuqitë e shërimit, dhe thërras të dëshmojnë të gjithë perënditë dhe perëndeshat që të mund ta mbaj këtë betim dhe të premtoj me të mirën e aftësisë dhe gjykimit tim, për të mbështetur standardet specifike etike. Kwto mund t’i lexoje lexon edhe ne Butrintin e Lashtë në tempullin e Eskulapit.

Prolog

Këto parime përfshijnë konfidencialitetin mjekësor dhe moskeqësinë. Pavarësisht se u shkrua rreth 2500 vjet më parë, dhe versionet e modernizuara të betimit ende recitohen nga mjekët sot. Ky betim shërben si shprehje themelore e etikës mjekësore në botën perëndimore, duke udhëhequr dhe informuar praktikën mjekësore deri më sot.

Në Durrës në lagjen time në kohën e fëmijërisë sime ndodhej një çift i varfër pleqsh pa fëmijë, që jetonin në një kasolle ne fund te një rrugice buzë kodrës. Fëmijët e vinin plakun e gjorë në lojë sa herë e shihnin rrugës, mosha kishte bërë të veten, dikur ai kishte qenë luftëtar i Bajram Currit, por në atë kohë atë e quanin Shabani i Nuries, dhe unë pas berihajt e vija në loje si të gjithë fëmijët e lagjes, gjer atë ditë kur im at mjek pat shkuar në atë kasolle të mjerë me morra dhe kishte vizituar atë Shabanin e Nurijes. Ky ishte një mësim për mua dhe sa më shumë dëgjoj për historinë e skandalit të Onkologjikut mbushem me pezm. Babai im Koço Floqi nuk e harroi betimin e Hipokratit dhe pse e futën në burg, ky edhe aty i mjekoi të burgosurit. Ai vuajti vetëm pse kishte kuruar një mikun e tij të persekutuar…

Bluza e Bardhë vs. Ilaçet Klandestine

Në një vend ku mjekët e arrestuar shpërndajnë ilaçet në mënyrë klandestine, ndërsa pacientët me kancer privohen nga mjekimi në spitalin publik, duket se sistemi shëndetësor ka hyrë në një telenovelë të keqe. Eshtw mw shumw skandal i sistemit më i madh se komploti i shtatë bluzave të bardha? Le të hedhim një vështrim.

Komploti i shtatë bluzave të bardha, ku mjekët kishin një kod të fshehur për të shmangur pacientët e tyre, duket si një sitcom e vjetër në krahasim me këtë skandal të ri. Të paktën bluzat e bardha ishin të dukshme, ndërsa ilaçet klandestine janë më të fshehta se një fjalë e vjedhur në një lojë fjalësh.

Për të gjithë ata që e kanë hallin e mjekimeve të shtrenjta, arrestimi i këtyre mjekëve është një dëshmi e sistemit të kalbur shëndetësor. Nuk ka rëndësi se sa të pamoralshëm, makabër apo kriminalë janë ata; fakti që ata shisnin ilaçet me çmime të papërballueshme është një goditje për moralin dhe për xhepat e pacientëve dhe sa për Hipokratin asnjerit s’i shkoi ndër mend.

Kryeministri që Brodhi Botën që të shpëtonte veten

Ndërkohë, kryeministri brodhi botën si lypsar për vaksina, duke dashur të shpëtojë jetën e popullit të vet. Por, a ishte kjo një sukses rilindas, apo një gënjeshtër me bisht? Statistikat tregojnë se Shqipëria renditet sot e fundit në Evropë për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë. Në vend që të kujdeset për shëndetin e popullit, kryeministri duket se është më i interesuar të shpëtojë vetëm veten.

Në Shqipëri, vdesin 8 bebe në çdo 1 mijë lindje. Ky tregues i tmerrshëm reflekton përhapjen e varfërisë dhe mungesën e shërbimeve mjekësore. Ndërsa kryeministri brodhi botën për vaksina, foshnjat po vdesin sa dyfishi i rajonit. Ndoshta duhet të ndryshojmë sloganin: “Shpëto jetën, por vetëm nëse ke para.”

Check Up” për sistemin shëndetësor

Ndërsa kostoja e mjekësisë rritet, ne duhet të kërkojmë zgjidhje. Mund të fillojmë me një “Check Up” për sistemin shëndetësor. Por, kujdes, kjo ka një kosto prej tetë milionë eurosh në vit. Nëse nuk kemi para, mund të provojmë “sterilizimin” e sistemit, që kushton rreth 17 milionë euro në vit. Ose, mund të shpresojmë që koncesioni për dializën në pesë spitale të na shpëtojë, edhe pse kushton mbi 9 milionë euro në vit. Për shërbimet laboratorike spitalore, duhet të paguajmë mbi 18 milionë euro në vit. Në fund të fundit, kemi një opsion të vetëm: të shpresojmë të mos vdesim.

Në një skenë të ngjashme me telenovelat e këqija, ku mjekët vjedhin ilaçet e të sëmurëve me tumor për t’u shitur më pas në mënyrë klandestine, duket se sistemi shëndetësor është bërë një labirint i korruptuar. Por, a është ky skandal më i madh se komploti i shtatë bluzave të bardha? Le të hedhim një vështrim.

Vjedhja e Ilaçeve: Një Realitet i Neveritshëm

Në thelb, ilaçet nuk janë vjedhur vetëm nga mjekët; ato para janë në xhepat e qeverisë. Nëse do të fusnim dorën në xhep, do të gjenim paratë e ilaçeve të vjedhur, të pajisjeve mjekësore që nuk funksionojnë, të pronave që janë vjedhur nga qytetarët, dhe të tenderëve të korruptuar. Në fakt, vjedhja nuk ndodh vetëm tek mjekët. çdo nivel i administratës dhe qeverisë është prekur. Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët, drejtorët – të gjithë vjedhin. Në këtë lojë të korruptuar, qëllimi është i njëjtë: pasuria personale dhe mbajtja e pushtetit.

Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku është vetëm një pjesë e një historie më të gjerë. Vjedhja ndodh në çdo institucion të administratës dhe qeverisë. Ndërsa mjekët vjedhin ilaçet, qeveria vjedh në shkallë më të gjerë. Në këtë lojë të fshehtë, të gjithë duan të pasurohen dhe të mbajnë pushtetin.

Shërbimi Falas ose Paguaj ose Vdis

Të sëmurët me kancer, të cilët kërkonin trajtim ose të paktën një kurë për sëmundjen e tyre, u trajtoheshin si klientë të një biznesi. Në vend të shërbimit falas në spitalin shtetëror, ata u drejtoheshin në klinika private. Logjika ishte e thjeshtë: “Paguaj ose vdis”. Skema ishte e njohur dhe aplikohet në disa spitale shtetërore, por kësaj radhe ndëshkimi ka ardhur për mjekët e Onkologjikut.

Një gjetje tjetër e tmerrshme është ajo e aparaturës së terapisë së kobaltit. Kjo aparaturë përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale, veçanërisht të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Por ajo nuk është vënë asnjëherë në punë që nga viti 2021. Për më tepër, ajo ishte vendosur në një mënyrë që rrezikonte jetën e vetë mjekëve dhe personave që qëndronin pranë saj. Ndoshta kjo aparaturë ishte një tjetër variant i “paguaj ose vdis”.

Kuptohet se mosfunksionimi i aparaturës së kobaltit nuk ka ndodhur rastësisht, për mungesë të ndonjë pajisje.

Edhe kjo është pjesë e të njëjtës skemë zhvatëse “paguaj ose vdis”, që i drejton pacientëve drejt spitaleve private, ku aparaturat e ngjashme janë tërësisht funksionale. Por në rastin e aparaturës së kobaltit, kuptohet se skema shkon akoma më lart se disa mjekë apo te administratori i Onkologjikut, të cilët janë vënë në pranga

Çfarë të bëjmë?

Ndërsa mjekët me bluza të bardha përfundojnë në pranga, ne duhet të kërkojmë llogari. Shëndetësia nuk duhet të jetë një lojë korruptive. Le të shpresojmë që drejtësia të triumfojë dhe të sigurojë që të gjithë pacientët të trajtohen me kujdes dhe respekt, pa pasur nevojë të zgjedhin mes shërbimit falas dhe vdekjes.

Ndërsa vjedhja vazhdon, ne duhet të kërkojmë llogari. Në vend që të shpërndajmë ilaçet klandestinë, duhet të ndërtojmë një sistem shëndetësor të ndershëm dhe efikas. Nëse nuk e ndryshojmë këtë lojë të korruptuar, do të vazhdojmë të paguajmë çmimin e kësaj vjedhjeje – jo vetëm në para, por edhe në jetë.

Njerëz mendoni çfarë të bëni, që të mos vdisni.

Zgjedhjet e 2013 u fituan nga socialistët me një betim fals “ Shëndetësi falas” ndërsa sot kudo dëgjon

“Paguaj ose vdis”.

Filed Under: Reportazh

Eksplorimi i Turizmit Mjekësor

July 1, 2024 by s p

Shaban Zenuni/

Një udhëtim drejtë mirëqenies dentare në Tiranë

Turizmi mjekësor ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, ndërsa pacientët kërkojnë shërbime shëndetësore cilësore jashtë vendit me çmime më të përballueshme. Ndër destinacionet e ndryshme, Shqipëria, veçanërisht kryeqyteti i saj Tirana, është bërë një qendër e rëndësishme për turizmin dentar. Udhëtimi im personal në Tiranë për kujdes dentar ishte një përvojë transformuese, që kombinonte trajtimin superior dentar me hijeshinë dhe mikpritjen e këtij qyteti të gjallë.

Rritja e turizmit mjekësor

Turizmi mjekësor i referohet praktikës së udhëtimit në një vend tjetër për të marrë trajtim mjekësor. Ky trend është i drejtuar nga kërkimi për kujdes shëndetësor me kosto efektive, kohë më të shkurtër pritjeje dhe qasje në procedura që nuk janë lehtësisht të disponueshme ose të përballueshme në vendin e dikujt. Turizmi mjekësor përfshin një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, ndersa turizmi dentar është një nga segmentet e tij me rritje më të shpejtë.

Tirana një qendër e ekselencës dentare

Tirana, zemra e Shqipërisë, është bërë një fener për ata që kërkojnë kujdes dentar. Klinikët e qytetit janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar dhe dentistët e saj janë të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare, shpesh pasi kanë përfunduar arsimin ose trajnimin jashtë vendit. Ky kombinim i teknologjisë së avancuar dhe profesionistëve të aftë siguron kujdes dentar të cilësisë së lartë me një çmim të ulët krahasuar me vendet perëndimore.

Pervoja ime personale

Kur degjova për herë të parë për turizmin dentar në Tiranë, isha i intriguar por skeptik. Ideja e udhëtimit jashtë vendit për punë dentare më dukej e frikshme, megjithatë dëshmitë dhe rekomandimet ishin të forta. Pas kërkimeve të gjera dhe konsultimeve me disa klinika, vendosa të bëj hapin. Që nga momenti që mbërrita në Tiranë, përvoja ishte jashtëzakonisht pozitive. Qyteti më përshëndeti me atmosferën e tij të gjallë, banorët miqësorë dhe një përzierje të kulturës moderne dhe tradicionale shqiptare. Klinika ime dentare, e vendosur në zemër të Tiranës, i kaloi të gjitha pritjet e mia.

Krujdesi superior dentar

Klinika vetë ishte një testament për inovacionin modern dentar. E pastër në mënyrë të papërlyer dhe e pajisur me teknologjinë më të fundit, ajo ofroi një gamë të gjerë shërbimesh, nga kontrollet rutinore dhe pastrimet deri tek procedurat komplekse si implantet dhe dentistria estetike. Stafi ishte jo vetëm shumë profesional, por edhe jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mikpritës, duke më bërë të ndihesha rehat menjëherë. Dentisti im, Dr. Rolandi, ishte i jashtëzakonshëm. Kredencialet e tij ishin mbresëlënëse dhe qasja e tij ishte e kujdesshme dhe e përqendruar tek pacienti. Ai mori kohë për të shpjeguar çdo hap të procedurës, duke adresuar të gjitha shqetësimet e mia dhe duke u siguruar që të isha rehat gjatë gjithë kohës. Përdorimi i teknologjisë së avancuar, si imazheria 3D dhe trajtimet me lazer, bëri që procedurat të ishin të shpejta, të sakta dhe pothuajse pa dhimbje.

Pasurim kulturor përtej kujdesit dentar

Udhëtimi im në Tiranë ishte një përvojë pasuruese kulturore. Qyteti është një tapet historie, me ndikime nga epokat dhe perandoritë e ndryshme. Kohën e lirë e kalova duke eksploruar Sheshin Skënderbej, duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar dhe duke shijuar kuzhinën tradicionale shqiptare në restorantet lokale.

Ngrohtësija e popullit shqiptar dhe mikpritja e tyre e sinqertë e bënë qëndrimin tim edhe më të këndshëm. Përfundim ,përvoja ime e turizmit dentar në Tiranë, nuk ishte vetëm për të arritur një buzëqeshje të përsosur; ishte një udhëtim zbulimi, komoditeti dhe zhytjeje kulturore. Kombinimi i kujdesit dentar të cilësisë së lartë, të përballueshme dhe hijeshisë së gjallë të Tiranës e bën atë një destinacion ideal për këdo që konsideron punë dentare jashtë vendit. Qoftë për një pastrim rutinë apo një procedurë më komplekse, Tirana ofron kujdes të jashtëzakonshëm që rivalizon më të mirët në botë, ndërsa ofron një përvojë udhëtimi të paharrueshme.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 882
  • 883
  • 884
  • 885
  • 886
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT