• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

May 16, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, gazeta “Dielli”, mbarë vatranët e shqiptaro-amerikanët përkujtojnë me nderim, respekt dhe vlerësim Dalip Grecën editorin epokal të gazetës Dielli 2009-2021.

Kontributi i Dalip Grecës në Federatën “Vatra”, gazetën “Dielli” dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte tejet i çmuar.

Për mbi dy dekada ai ishte zëri i fortë mediatik, arsyeja e fuqishme intelektuale dhe energjia e pashtershme atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare.

Penë e mprehtë, sy kritik e analitik, patriot e veprimtar i shquar, vatran i përkushtuar, aktivist i flaktë i çështjes kombëtare e kauzave që mbrojti besnikërisht, e skalisin emrin e Dalip Grecës me gërma të arta në historinë e “Vatrës”, “Diellit” e shqiptarëve të Amerikës.

Z.Greca kultivoi një gazetari shumë cilësore dhe të veçantë, zhanrin mediatik të gazetarisë dokumentare, historike e reportazhet e gjata.

Z. Greca si kronikan u kthye në arkivin dhe memorien e paharruar të të gjitha ngjarjeve patriotike, komunitare dhe atdhetare të diasporës shqiptaro-amerikane.

Për kontributin e shquar në media dhe karrierën e gjatë në gazetari, Dalip Greca mori vlerësime e nderime të larta nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Këshilli Bashkiak i New York e shoqata të ndryshme shqiptaro-amerikane.

Dalip Greca la pas një trashëgimi të shkëlqyer patriotike, familjare, mediatike, komunitare e atdhetare.

Qoftë i përjetshëm nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e editorit Dalip Greca.

Mirënjohje dhe faleminderit për gjithçka.

Filed Under: Politike

Pianistja e njohur kosovare Lule Elezi zhvillon koncert recital në vendlindjen e Shopenit

May 15, 2024 by s p

Për këtë event të rëndësishëm ajo shprehet:

Ishte një privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që përpara një audience të mrekullueshme e frymëzuese të mbaja koncert recital në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë në Sanniki, Poloni, e cila mban emrin e kompozitorit më romantik të botës së muzikës Frédéric Chopin, i njohur si “ Poeti i pianos”.

Ishte një përjetim magjik, një nder dhe mundësi e rrallë për çdo artist, të luaja vepra të Shopenit pikërisht në Pallatin Aristokrat Mbretëror në të cilin në vitin 1828 Shopeni kaloi pushimet verore duke kompozuar veprat Rondo në C-dur dhe Trio në G- mol.

Mbrëmja u bë edhe më e veçantë kur pas Koncertit tim recital shoqërova në piano aktoren e mirënjohur polake Paulina Holtz, një nga personalitetet artistike më të dashur dhe admiruar në Poloni e më gjërë ,teksa ajo recitoi poezi të periudhës së romantizmit nga poetë Ballkanik, të kushtuara dashurisë.

“ Unë do të krijoj një botë të re për vehten time” tha Shopeni, e në fakt, me muzikën e tij ai krijoi një botë të re për të gjithë botën e për të gjithë brezat e ardhshëm.

Kjo është magjia e muzikës e sidomos e Shopenit, ndaj edhe Koncerti im recital në mjediset ku frymoi dhe krijoi Shopeni do mbetet i paharruar!

Pianistja Lule Elezi emocionoi të gjithë botën shqiptare kur para pak kohësh krijoi një moment të veçantë në aeroportin që mban emrin e Shopenit në Varshavë. E mbuluar me flamurin e Kosovës, ajo performoi në piano veprën “Nocturne No.20, Op. posth”, në një ambient të pazakontë, duke sjellë një atmosferë magjepsëse dhe një pamje të bukur muzikore në aeroportin që mban emrin e kompozitorit të madh e duke krenuar shqiptarët kudo që janë.

Filed Under: Kulture

Reflektim për një peticion…

May 15, 2024 by s p

Dr. Sadik Elshani/

Kohë më parë një grup intelektualësh, akademikësh, studiusish e qytetarë të profileve të ndryshim, nga më të rëndësishmit të të  Shqipëerisë dhe disa nga Kosova u janë drejtuar me një peticion Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit e disa agjenesive për media e informim. Në këtë peticion ata shprehin pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre për përmbajtjen dhe mënyrën e paraqitjes së informacionit në disa portale e medium televizive. Shpesh në këto programe televizive ka edhe mjaft shtrembërime të fakteve e të dhënave shkencor, gjysëm të vërteta e dezinformime. E të mos flasim për mungesën e kulturës së komunikimit me njëri – tjetrin, duke bërtitur e duke fyer e sharë njëri – tjetrin. Për këto dukuri të shëmtuara edhe vetë kohë më parë e kam botuar një shkrim me titull: “Gladiatorët e stdiove televizive, ekranit televiziv”. Pasi e kam shprehur pakënaqësinë time për përmbajtjen e tyre të dobët, analiza të pabaza e të cekëta, argumenteve joprofesionale e ngritjes së zërit, duke fyer e mosrespektuar bashkëbiseduesit. Në këtë shkrim kam dhënë edhe disa ide sesi të mënjanohen këto dukuri të shëmtuara: “Për ata që i thejnë rregullat e mirësjelljes, ligjërimit të qytetëruar, moderatorët duhet të marrin masa, t’i përjashtojnë për disa ditë, e nëse i përsërisin të njejta sjellje, atëherë të përjashtohen përgjthmonë. Ndoshta kështu mbushën mend. Edhe sponsorizuesit e këtyre programeve nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj këtyre situatave të pakëndshme. Fytyrat publike, qofshin ata gazetarë, politikanë apo diçka tjetër, duhet të jenë shembull për të mirë për të gjithë, sidomos për të rinjtë. Komunikimi i qytetëruar, edhe kur nuk pajtohesh me dike, respekti i ndërsjellë për njëri – tjetrin janë tiparet më bazike të një shoqërie të kulturuar, qytetëruar. Duhet të tregojnë respekt për shikuesin, stacionet televizive, profesionin dhe veten e tyre”.

Ka shumë gjëra që nuk janë duke shkuar mirë e për të cilat mund të bëhen peticione e peticione, por vetëm me peticione nuk zgjidhen problemet e shumta të Shqipërisë, të Kosovës e të trojeve tjera shqiptare. Duhet angazhim e veprim konkret. Ndoshta në shikim të parë nuk ka asgjë të keqe në këtë peticion, por mënyra sesi është thurur, institucioneve që u është drejtuar dhe kërkesat e tyre janë problematike. Ata kërkojnë që këtyre personave që shprehin e paraqesin pikëpamje jo të sakta shkenvore u duhet mbyllur goja, këta “sharlatanë”, sipas tyre duhet të largohen nga studiot televizive. Kjo është sjellje tipike staliniste. Janë mësuar disa nga këta studiues e intelektualë me veprime autoritare e jodemokratike të regjimit të kaluar. Ka mënyra të tjera sesi duhet ballafaquar me vetje (individë) të tillë. Në një shoqëri demokratike liria e fjalës gjithmonë duhet të jetë e shenjtë, edhe atëherë kur nuk pajtohesh me qëndrimet e dikujt. Nënshkruesit e këtij peticioni kryesisht mllefin e tyre e shprehin ndaj disa panelistëve, të cilët në disa programe televizive, pa kurrëfarë fakte e referenca shkencore pohojnë se gjuha shqipe ëstë njëra nga gjuhët më të vjetra të botës nga e cila burojnë edhe shumë gjuhë të tjera, përmes së cilës spjegohen edhe shumë fjalë të gjuhëve të tjera, etj. Si njeri që merret me shkencat e natyrës, shkencat ekzakte, gjithmonë do ta mbroj saktësinë shkencore, të dhënat experimentale, argumentet e bazuara në shkencën e shëndoshë, pa shtrembërime e pasaktësi. Pra, ata pëqëndrohen në një çështje tepër të ngushtë shkencore.

“Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë”, shkruajnë ata ndër të tjera në këtë peticion. Atëherë, përse Akademia e Shkencave, apo ndonjëri nga këta të nënshkruarit nuk merren seriozisht me vjetërsinë e gjuhës shqipe, t’i botojnë studimet e tyre në revista profesionale e t’i paraqesin nëpër konferenca shkencore e jo të merren me këta pseudoalbanologë. Shumica e tyë nënshkruarëve të këtij peticioni nuk janë gjuhëtar dhe disa nga ata që janë gjuhëtarë, asnjëri prej tyre nuk merret me vjetërsinë e gjuhës shqipe. Me rëndësi është që të vërtetohet vjetërsia e gjuhës shqipe shkencërisht e pastaj të tjerët le të flasin çka të duan. Fjalët e botës nuk mbyllën kurrë. Ndoshta ky debat do të jetë një nxitje për studiusit tanë që të merren më me përkushtim e seriozitet me çështjet e ndryshme gjuhësore e probleme të tjera shkencore e arsimore, gjendjen e mjerueshme të gjuhës sonë, të folur e të shkruar, të bombarduar me fjalë e shprehje të huaja, gabime të shumta gramatikore, etj. Me dekrete staliniste nuk zgjidhen problemet gjuhësore dhe as ndonjë problem tjetër i çfarëdo natyre qoftë ai. Në vend se të ankohen e vajtojnë për gjendjen e mjerueshme, nivelin e ulët shkencor të këtyre “sharlatanëve”, këta studiues duhet t’i përvishen punës për të dhënë ndihmesën e tyre për tejkalimin e këtyre dukurive negative e të dëmshme. Në këtë listë prej rreth 100 të nënshkruarish, po shoh mjaft prej tyre me tituj e grada shkencore dhe mendja po më shkon se me siguri dikush nga këta “sharlatanët” e studiove televizive do të kenë qenë nxënës apo studentë të ndonjërit prej tyre.

Për këtë peticion është shkruar mjaft, pro e kontra (për e kundër) në mediat e shkruara dhe ato elektronike, por ajo që më shtyri t’i shkruaj këto radhë është edhe paraqitja e disa të nënshkruarëve të këtij peticioni në shtypin e shkruar dhe në studiot televizive, qëndrimet, deklaratat e pohimet e të cilëve janë për çdo kritikë, janë më të dëmshme se të atyre “shalatanëve” të cilët i kritikojnë dhe mundohen t’ua mbyllin gojën. I pari që i prinë këtij peticioni, akademik Rexhep Qosja (respekt për punën e tij si kritik e studiues i letërsisë), nuk le rast pa i thurur himne e lavdi regjimit të Enver Hoxhës. Ndërsa akademiku tjetër, historiani Pëllumb Xhufi të lë përshtypjen e një avokati mbrojtës të krimeve të komunizmit, nuk le rast pa i dalë në mbrojtje regjimit çnjerëzor të Enver Hoxhës. Deklaratat e qëndrimet e tij për kampin e Tepelenës se nuk ka qenë edhe aq i keq, janë më tepër se skandaloze, janë jo njerëzore. Ai kamp nuk ka qenë kamp pushimi, por ka qenë një kamp i tmerrshëm ku kanë qenë të inernuar me mijëra shqiptarë: burra e gra, plaka e pleq të rinj e fëmijë, të cilët kanë jetuar në kushte të mjerueshme, të keqtrajtuar e të torturuar, gra e vajza të reja të përdhunuara nga komandantët e gardianët e pashpirt të atij kampi. Në atë kamp kanë vdekur 300 fëmijë, jo nga kushtet e mira, por nga mjerimi i tejskajshëm. Akademik Xhufi pa kurrëfarë ndejshmërie e ngriti zërin e tij kundër ndërtimit të një përmendoreje (memoriali) për këta fëmijë fatkeqë. Përse ky historian që merret me Periudhën e Mesjetës përzihet në çështje të tilla?! I kërkoi dikush opinionin e tij?!

Në mesin e këture 100 personaliteteve të rëndësishme po figuron edhe emri i presidentit Bamir Topi, i cili në të folurit, ligjërimin e tij përdor mjaft fjalë të huaja, vend e pa vend. Meqenëse e përmendëm fjalën president, duhet theksuar se në vend të kësaj fjale ne e kemi fjalën e bukur shqipe: kryetar. Edhe neni 86, pika 1 e Kushtetutës së Shqipërisë,që e përkufizon të parin e vendit është përpiluar gabimisht: “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Siç e cekëm më lart, fjala president ne gjuhën shqipe përkthehet me fjalën kryetar, ndërsa fjala unitet, po asht është fjalë e huaj që përkthehet me fjalën shqipe: bashkim. Do të ishte më e drejtë sikur neni 86, pika 1 të përpilohej, thurej kështu: “Kryetari i Republikës është kreu i shtetit dhe përfaqëson bashkimin e popullit”. Këta studiues ka qenë dashtë t’ia dërgonin një peticion Kuvendit të Shqipërisë, jo për t’i larguar “sharlatanët” nga studiot televizive, por për të kërkuar nga deputetët që si përfaqësues të popullit të sillen me dinjitet e qytetari në tempullin e demokracisë e jo ta shndërrojnë atë në arenë gladiatorësh, vatër zjarri. Është mirë që këta studiues e akademikë të japin zgjidhje për këto dukuri të shëmtuara të shoqërisë sonë, të merren me rrënjët, burimin e problemeve dhe jo me simptomat e tyre. Kemi shumë probleme, por jemi duke bërë pak përpjekje për t’i zgjidhur ato. Ende nuk e kemi të shkruar historinë e popullit tonë ashtu si duhet, duke u bazuar në fakte e pa ndikime ideologjike e politike. Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit, ndërsa “ajka” e kombit tonë hesht!

Filed Under: Interviste

Arbër 

May 15, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Abraham dhe nipi i tij Lot u vendosën në qytetin Arbë, i quajtur më vonë Hebron (gjetkë emri mbeti, kaq të thella janë rrënjët tona). 

Aty pranë në qytetin An(a)kim banonin Hitejtë, paraardhësit tanë largët. Arba ishte patriarku i Anakimëve, por iku dhe nuk u rendit në tabelën e kombeve. Kiriathara ndodhej afër Sodomës dhe qyteteve të fushës. 

Sodoma, Gomorra dhe qytetet e fushës janë të dyshuarit më të mundshëm si epiqendra e ndërhyrjes së Dytë të Zotit, pas përmbytjes. Ky deduksion shpjegon tronditjen e Perëndisë nga britma e mëkatit që u ngrit nga qytetet e fushës; aq sa Perëndia zbriti për të inspektuar mëkatet dhe krimet e kryera kundër tij, njerëzimit dhe krijimit. 

Sodoma shfaqet së pari në mënyrë biblike në tabelën e kombeve midis qyteteve, ku banonin kananitët, qytete që u krijuan nga fiset aborigjene para kullës së Babelit. Sodoma u shfaq përsëri kur Loti u vendos atje, dhe më pas përsëri me luftën e gjigantëve që detajuan shkatërrimin e qyteteve të fushës. Sodoma ishte e ligë, e pamoralshme dhe e mjerë që përpara kohës kur Loti ose kananitët u vendosën. Abrahami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti banoi në qytetet e fushës dhe ngriti çadrat në drejtim të Sodomës. Por njerëzit e Sodomës ishin jashtëzakonisht të ligj dhe mëkatarë përpara Zotit. Sipas Shkrimeve, Kananejtë emigruan në Tokën e Besëlidhjes, 101 vjet pas përmbytjes, duke përdorur gjenealogjinë e Pelegut (një tjetër emër i lidhur me ne).

Mëkatet e kryera në Sodomë përshkruhen si të neveritshme, arrogante, të padrejta dhe egoiste – një qytet i lindur në mënyrë alegorike nga një martesë e përzier nga një hitit dhe një amorit. Përshkrimet e Sodomës janë klasike në lidhje me gjigantët. “I padrejtë” përkufizohet si i çoroditur, i shthurur, imoral dhe i lig; mendjemëdhenj: si arrogant dhe krenar; i neveritshëm: si ritualisht i papastër për sa i përket ushqimit, përdorimit të idhujve dhe martesave të përziera. 

Më shumë po ndodhte në Sodomë sesa thjesht neveri nga njeriu në njeri. Martesat e neveritshme të përziera u referohen martesave të të njëjtit seks, si dhe martesave midis engjëjve dhe njerëzve që dhanë pasardhës të rremë në ditët e Noeut, dhe më vonë martesat e përziera midis të sfiduarve nga fertiliteti dhe kananitëve pjellorë njerëzorë. 

Librat e Urtësisë dhe Barukut thonë se Nefilimët kanë lindur me “shtat të madh”, ishin arrogantë dhe ekspertë në luftë, por u shkatërruan në përmbytje sepse atyre u mungonte mençuria. Nga kjo rrjedh se nëse Refaimi do të krijohej pas përmbytjes, ata do të ndiqnin të njëjtën sjellje të neveritshme si nefilimët, dhe në të njëjtën mënyrë të përshkruar në Sodomë. 

Sepse edhe në fillim, kur gjigantët kryelartë po zhdukeshin, shpresa e botës mbeti. Aty lindën gjigantët e vjetër, të famshëm, të mëdhenj në shtat, mjeshtër në luftë. Zoti nuk i zgjodhi ata, ose nuk u dha atyre rrugën e dijes; kështu që ata humbën sepse nuk kishin urtësi. Nga kjo lindi shprehja “shtat i lartë, mendja fyell” Megjithatë, gjuha në raportin e zbukuruar të së keqes vërtet dëshmoi për vërtetësinë e gjigantëve origjinalë paradiluvian dhe përmasat/shtatin e tyre të madh, dhe kështu ishin disi më të mëdhenj se hibridet e tyre njerëzorë. 

Libri i Ligjit të Përtërirë lidhi imazhet e gjarprit/dragoit me neveritë e Sodomës dhe me rivendosjen e rrënjës së një gjarpri pasardhës. Vreshtat pjellore të rrushit të Sodomës dhe Gomorrës u përshkruan si “rrushi i tëmthit” dhe vera “helmi i dragonjve dhe helmi mizor i gjarpërinjve” një helm i nxjerrë nga bimët, si hemlok që piu Sokrati, dhe lulekuqet.

Filed Under: Fejton

THE STIRLING NEWS-ARGUS (1913) / SHQIPËRIA SI SKOCIA : “DASHURIA PËR ATDHEUN, TRADITAT, MUZIKA, VESHJET…”

May 15, 2024 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Maj 2024

“The Stirling News-Argus” ka botuar, të enjten e 6 marsit 1913, në faqen n°26, një shkrim rreth ngjashmërisë midis shqiptarëve dhe skocezëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria si Skocia

Gjakmarrja dhe vëllazëria nëpërmjet gjakut mes institucioneve. 

Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26
Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26

Shqipëria, e ardhmja e së cilës tani është në pikëpyetje, është krahasuar me malësitë e Skocisë të shekullit të XVI-të, kur të gjitha fiset ishin në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. “Shumë herë,” thotë Foster Fraser, “kam menduar për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Skocisë. Ka pjesë të vendit që të kujtojnë malësitë. Dashuria e zjarrtë për atdheun është karakteristikë e të dy popujve. Vigjilenca e malësorit skocez ndaj fyerjes është e barabartë me shpejtësinë e shqiptarit për të qëlluar këdo që mund të mos jetë dakord me të. Fustanella e shqiptarit është e ngjashme me kiltin e malësorit skocez. Dhe nëse dëgjon tingujt e muzikës shqiptare nëpër kodra, pa shumë imagjinatë mund të imagjinosh se po dëgjon muzikën e gajdeve.”

Gjakmarrja është më e njohura e institucioneve shqiptare, por ka edhe vëllazëri në të cilat figuron edhe gjaku. Dy të rinj shqiptarë do të zotohen se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë jetës dhe marrëdhënia është aq e shenjtë sa fëmijët e tyre nuk mund të martohen. Ndër të rinjtë mirditorë që bëjnë këtë betim, së pari marrin kungimin dhe më pas pinë verë me të cilën janë përzier disa pika gjaku të të dyve.

Dy miq të tillë të betuar, tregon historia, zbuluan një herë se ishin të dashuruar me të njëjtën grua, një turke. Zgjidhja e vështirësisë nga ana e tyre ishte paqësore – nga këndvështrimi i tyre. Sepse ata i ngulitën kamat e tyre së bashku në zemrën e saj.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 968
  • 969
  • 970
  • 971
  • 972
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT