Shkruan: Loro Stajka/ShBA/
Kam lexuar në internet shkrimet e fundit të botuara në gazetën Dielli në New York dhe Telegraf në Tiranë, që z. Rrapo Danushi Niko Nesturi dhe Gëzim Boçari i adresojnë znj Lovovski, ambasadore e W.Bank në Tiranë dhe shpresoja që zonja Lovovski t’i kishte analizuar me qetësi këto kritika dhe të reflektonte për këtë problem që na shqetëson të gjithë. Përgjigja e Lovovsky në gazetën Telegraf dt 6 Qershor 2013 tegon nivelin dhe mentalitetin komunist të saj. Jam dakort se është menaxhimi i keq i Bankes Boterore por dhe i ambasadorëve të BE, OSBE ,USA etj që për 22 vjet kanë heshtur dhe kanë lejuar politkanët shqiptarë të vazhdojnë shkeljen e parimeve më themelore të një shoqerie demokratike. Ju personalisht zonja Lovovski jeni bashkefajtore në këtë krim të organizuar sepse keni justifikuar vjedhjen e pronave. Po të kishit zbatuar parimet për të cilat shoqatat e pronarëve kanë të drejtë, çdo gjë do të kishte ecur ne rrugën e demokracise. Lidhur me intervistën e ish ambasadorit Withers dhanë në Zerin e Amerikes, asesi nuk mund të thuhet se në Shqiperi ka shtet demokratik. Mbi ju znj. Lovovsky dhe ambasadorët rëndojn shkelja e parimeve bazë të njerezimit, të respektuara që nga zanafilla por po mohohen sot në demokraci. Konfliktet dhe vrasjet e shqiptareve ndermjet tyre për shkak të prones janë financuar nga ju dhe kjo rëndon mbi ju. Ju po kultivoni në popull vesin e turpshëm të vjedhjes së pronës se tjeterkuj. Ju dhe ambasadoret që deri sot jeni pajtuar me kete situatë, duke u justifikuar me ndonje kritike të mbytur, mund të shlyeni nje pjese të mekateve vetem duke zbatuar parimet morale dhe kushtetuese për pronen ashtu si i zbaton SHBA dhe Europa. Pa kthyre pronën në origjinë Shqipria do vazhdoje të shkatërrohet, ajo nuk mund të rilindi, duke firmosur tapi atyre që kanë shkelur ligjet dhe kane pushtuar pronën e tjetërkujt,siç pretendon Edi Rama. Po ashtu demokracia nuk mund beje perpara siç thote Sali Berisha, pa i kthyer pronen e grabitur pronarit të ligjshem. Çdo gja fillon me kthimin e pronës në origjinë. Une falenderoj gazeten Dielli dhe redaksine e gazetes Telegraf, qe ashte e lire dhe e hapur për kete problem qe na shqeteson të gjith shqiptareve.
Ne faqen e internetit të shoqatave, une e kam lexuar dhe studiuar projektligjin e shoqates për pronen. Nuk jam specialist i kesaj fushe por jam shume i kenaqur pasi ai e zgjidh problemin tim të prones qe ma kanë grabitur. Me sa kuptoj kjo zgjidhje është në përputhje me parimet e përgjithshme dhe me situatën e krijuar. Do të ishte në nderin e Bankës Botërore, të analistëve të politikës dhe të gazetave të shprehin mendimin e tyre për këtë problem të ditës dhe zgjidhjen e tij.
Rrapo Dnushi says
Falenderojme autorin e shkrimit z. Loro Stajka jo se shprehet ne mbeshtetje te mendimeve tona por per patriotizmin dhe ndershmerine e tij. Te njejtin respekt do te tregonim edhe sikur autori i artikullit te shprehej kritik me mendimet tona, sepse ai qe preokupohet ndihet me zemer shqipar. Fakti se nje shqiptar qe ka emigruar ne SHBA, kur jeton me shqetesimet e popullit dhe te politikes ne Shqiperi, tregon se patriotizem dhe gjak te paster. Do te ishte nje ndihme e madhe per demokracine ne shqiperi shprehja e mendimeve nga sa me shume shqiptaroamerikane per problemin e detyrimit te shtetit per kthimin tek i zoti te prones se konfiskuar nga komizmi.Kjo mund te behet njekohesisht ne Dielli online dhe ne sitin e shoqates wwww.defendingproperty.com. I falenderojme te gjithe emigrantet qe kane klikuar online ne kete faqe peticionin per zbatimin e kushtetutes dhe kthimin e prones tek i zoti. Populli shqiptar dhe gjaku juaj qe jeton ne Shqiperi ka nevoje per solidaritetin e te gjithe emigranteve. Do te ishte nje ndihme e madhe cdo opinion ne kete drejtim, por ne menyre te veçante sensibilizimi qe mund te beje, prane personaliteteve te politikes se SHBA kryesia e Shoqates Patriotike Vatra dhe çdo individ qe i dhimbset atdheu.
E kemi falenderuar dhe e falenderojme redaksine e gazetes Dielli qe ka dhene dhe jep kontribut patriotik dhe vazhdimisht ka shebyer si tribune per te shprehur mendimet e lira, qe me perjashtime te rralla nuk para ndodh me redaksite e gazetave qe botohen ne Shqiperi.
Per kryesine e Shoqates “Pronesi me Drejtesi” Rrapo Danushi