Basha denoncon standardet e zgjedhjeve,Zannier garanton vlerësim objektiv/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.
Kryetari PD-së, Basha, ka falënderuar për misionin e vëzhguesve të OSBE që monitoruan procesin zgjedhor të 21 qershorit dhe faktimin e problemeve të mëdha të cilat siç theksohet edhe në raportin paraprak, kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lire, duke sjellë si problematike ne këto zgjedhje kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës, të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.
Basha i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OSBE dhe ambasadorëve të Këshillit të përhershëm fakte të pakundërshtueshme të përdorimit të fondeve publike, parave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit qeveritar, për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Zannier, e siguroi zotin Basha për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve, qe do të reflektohet në raportin përfundimtar
EMIGRANTI USA. says
Mbeti duke u qare neper institucjnet nderkombetare ky derdimen. Ne vend qe ta analizoi deshtimin dhe pergjegjesine e tije ne rradhe te pare e kerkon tek te tjeret. Eshte Lulezim basha pergjegjesi kryesor i humbjes se zgjedhjeve. Epara qytetaret akoma e kane te fresket qeverisjen e keqe te Sali Berishes dy vjet me pare qe e kriminalizuan shoqje erine shqiptare ne te gjitha drejtime vertikalisht dhe orizontalisht. E renditen vendin tone ne shtetet me koorupsjon me te lartin ne evrope. Se tereti futen liberalizmin ne shoqeri qe pjesa me emadhe e qytetareve vidhnin e spaguanin energjine elektrike, Zaptonin e ndertonin ku te mundnin, ne prona shteterore e private etj. Pergjegjesine kryesore e ka vete Lulezim Basha qe beri fushate kunder qeverise dhe Edi Rames, sikure te ishin zgjedhe parlamentare dhe jo lokale, duke mare zotime jasht kopetencave te tije si kryetar opozite, per te cilat qytetaret nuke e besuan dhe e ndeshkuan. Ne vend qe te pranoi humbjen, qahet e ankohet neper kancelarite e botes per te mbrojtur vehten e tije.