Zgjedhjet e lira, dekriminalzimi dhe reforma në drejtësi janë prioritetet e shumicës së shqiptarëve përballe oligarkisë/
Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryetari i Partisë Demokratike e ka nisur me takime me kongresmenë dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Axhenda e liderit të opozitës, Lulzim Basha janë Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, si zbatimi i reformës së dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur në Ëashington nga drejtuesit e lartë të Këshillit të Atlantikut. Në këtë takim të konceptuar si seancë dëgjimore, kreu i opozitës iu përgjigj interesit të Zv/Presidentëve të Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson dhe Fran Burëell, anëtarëve të bordit Ian Berzinski dhe Frank Kramer mbi situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. E në veçanti mbi ecurinë e procesit të dekriminalizimit, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe rolin e Shqipërisë në NATO, çështje të sigurisë, luftës kundër terrorizmit etj.
Gjatë takimeve, Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar të paprecedent për një vend demokratik dhe aq më tepër një vend anëtare të NATO-s që në Parlament të ulen njerëz me rekorde kriminale, të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, plagosje me dashje, siç ka ndodhur në Shqipëri me bekimin e kryeministrit.
Po ashtu, Basha ka theksuar se sot në Shqipëri ka një përballje jo mes socialistëve dhe demokratëve por mes shumicës dërrmuese të qytetarëve nga njëra anë dhe një grushti oligarkësh të cilët kanë futur në duart e tyre pasuritë publike, paratë e qytetarëve dhe janë të vetmit përfitues të tenderave dhe koncesioneve.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: Të largojnë të inkriminuarit nga politikbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të rikthejnë shpresën në vend. Këto sfida nuk janë të lehta. Ky grup oligarkësh që kontrollon pasuritë e Shqipërisë do të kërkojë me çdo kusht të deformojë vullnetin e zgjedhësve, siç bëri në 2015-ën duke blerë vota, kërcënuar votuesit. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, ka thënë Basha është implementimi i ligjit të dekriminalizimit.
“Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe reforma në drejtësi janë prioritet i çdo shqiptari, përtej simpative partiake”, ka thënë Basha.
Të vetmit që nuk i duan janë oligarkët ne pushtet dhe për këtë Basha ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve.
Zv/Presidentja e Këshillit të Atlantikut Fran Burëell, ka theksuar se problematika të cilat i kishim konsideruar të tejkaluara janë rishfaqur duke kthyer pas standardet demokratike.
“Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e zgjidhje të qarta dhe afatgjata që garantojnë siguri. Fokusi dhe ndihma e SHBA-ve për tejkalimin e sfidave të demokracisë shqiptare është imediate dhe e shumëpritur nga çdo qytetar që vuan situatën e rëndë ekonomike, mungesën e shtetit të së drejtës dhe sheh si zgjidhje vetëm largimin nga Shqipëria”, ka thënë Basha.
“Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Këshilli i Atlantikut duhet të jetë i pranishëm në Shqipëri për të parë nga afër problematikën dhe për të ndihmuar në formulimin e zgjidhje të qarta dhe afatgjata që garantojnë siguri. Fokusi dhe ndihma e SHBA-ve për tejkalimin e sfidave të demokracisë shqiptare është imediate dhe e shumëpritur nga çdo qytetar që vuan situatën e rëndë ekonomike, mungesën e shtetit të së drejtës dhe sheh si zgjidhje vetëm largimin nga Shqipëria”, ka thënë Basha.
Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut Damon Ëilson e kafalënderuar Basha për angazhimin e tij si ministër i Jashtëm dhe më pas i Brendshëm për bashkëpunimin me SHBA-të në çështje të rëndësishme për sigurinë globale.
Gjithashtu, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur në Kongresin Amerikan nga Bashkëkryetari i Komitetit për Europën Eliot Engel, Gregory Ë Meks, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe Gus Billiraki, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri dhe kërcënimin që po i bëhet demokracisë nga krimi, korrupsioni dhe promovimi në poste kyçe të administratës dhe në Parlament i personave me rekorde kriminale. Këta tre element janë përdorur, ka theksuar Basha për të blerë vota dhe intimiduar votuesit në zgjedhjet e 2015-ës, të cilat janë konsideruar nga institucioni përgjegjës për certifikimin e standardit, si jo të lira dhe të ndershme.
Për këtë arsye, ka thënë Basha beteja kryesore e çdo qytetari është përqendruar tek garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Përballë një mazhorance dhe një kryeministri që jo vetëm nuk ka vullnet t’i largojë personat me precedent kriminal por po i promovon në strukturat drejtuese të partisë, pasi në këtë mënyrë synon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme. Ndihma e SHBA-ve e Kongresit Amerikan është jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë, theksoi kryetari i opozitës”, ka thënë Basha.
Kongresmenët amerikan kanë shprehur mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare dhe sfidave me të cilat ajo po përballet./B.S/
Kongresmenët amerikan kanë shprehur mbështetjen e tyre për përkushtimin e opozitës për zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe e garantuan për një vëmendje të shtuar të kongresit amerikan ndaj Shqipërisë, qytetareve shqiptare dhe sfidave me të cilat ajo po përballet./B.S/
Shefqet says
Sw pari i uroj kreut te opozites takime te frutshme ne SHBA per te miren e popullit shqiptar! Eshte gje e mire qe politikanet e cdo krahu i qajne hallet ne Amerike, atje ku askush sja ka me hile popullit shqiptar! DMTH. me gishtin mbrapa….
Se dyti, para ca ditesh zoti Basha, deklaroi se nw pwrbwrje tw drejtuesve tw opozitws do jene 30% te rinj e te reja. Jam perpjekur qe keto vite te jem larg politikes shqiptare, por fushata per zgjedhjen e kreut te Forumit Rinor te PD, me beri pershtypje. pasi per here te pare pashe nje fushate e debat politik si ne SHBA, ku u perballen dy djem te rinj ne gjithe vendin, zoti Kellici dhe zoti Salanji. Nje gare e bukur, larg shpifjeve, me argumenta e plot qytetari. Ne fund fitoi zoti Kellici, i cili me ngrohu dhe me nje fakt, pasi ishte arsimuar ne nje universitet te SHBA, nje aresye me teper. Per here te pare ne Shqiperi u zhvillua nje gare e ndershme. Por ne kete ekip opozite qe viziton SHBA, nuk pashe asnje nga keta djem qe garuan ne shqiperi sipas modelit amerikan?! E pra, nqs themi 30% te rinj, ne kete ekip duhet te ishin 2 nga te rinjte e Forumit rinor te PD, pra zoti Kellici dhe Salanji, qe plus te tjerave e dine me mire dhe anglishten se kerrat e vjeter.
sw dyti, kujtese per shqiptaro-amerikanet, politikanet e cdo krahu e kane zbatuar platformen e Katovices, 300%. It’s TRU! me dal ne popull, rrezik se i kane 5 vota!?
Se treti, para 3 muajsh, shoqata “Vatra” dhe gazeta “Dielli”, mbeshteten nismen e ambasadorit LU, per reformen ne drejtesi, Dekraminilizimin dhe Byrone e hetimeve. Ku jane politikanet Shqiptare te cdo ngjyre, me kete nisme? e kane zvaritur mbi 1 vit, se bjene brenda vete, se kur eshte me ja fut popullit, e gjejne gjuhen per 1 ore!
Se katerti, cdo politikuej i cdo ngjyre duhet te jape qendrimin e tij para cdo shqiptaro-amerikani ndaj projektit per asgjesimin e armeve kimike te Asadit ne Shqiperi. Per hir te se vertetes, dua tu them shqiptaro-amerikaneve, se politikuejt e cdo ngjyre, bene blloofin ndaj kesaj mareveshje. Turp! ne protesten e organizuar nga kjo shpure, majtas, djathtas, kishte dhe antiamerikanizem.
eshte e pasqaruar kjo pune. Nje shans i humbur per shqiperine! Nje proteste e eger, ndersa nuk u protestua per nje tragjedi, se po ato dite vdiqen 6 te rinj shqiptare ne tunelet e minierave. Vaj me det partite dhe OJQ ne Shqiperi!?
se pesti, Gerdeci, nje varrez e hapur! A mund ta perfaqsoje ekipin e opozites nje nga protoganistet e perfolur te kesaj tragjedie!? Populli shqiptar do nje opozite dinjitoze, qe te misheroje ne qenien e tij hallet e shumta qe mban mbi shpine.
Perndryshe ky ekip mund te beje nonje selfie me nonje kongresmen qe shqiptaro-amerikanet pijne kafe cdo dite, ndersa qe te kapercejne pragun e “Vatres”, Ehe, Hosana! Barjaba!
Tashme shqiptaro-amerikanet dijne me ja vu festen e qeleshen kujtdo vizitori!
P.S. Ky mesazh vlen per politikuejt e cdo ngjyre!
Shefqet Kercelli