Në emër të PD-së dhe opozitës, Kryetari Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama për implikimin e drejtëpërdrejtë të fshehjes së skandalit dhe mbështetje politike të trafikut të drogës dhe i kërkon të japë dorëheqjen.
“PD dhe mbarë opozita kërkojnë sot dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ky është imperativi i ditës për të ndalur revanshin e narkotrafikut. Populli nuk pranon të qeveriset nga një qeveri kukull apo e bërë njësh me narkotrafikun” tha Basha duke shtuar se “PD do të udhëheqëë protestën e pandalshme deri në dorëheqjen e qeverisë Rama.”. Basha doli në një deklaratë për median pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit PD. Protesta e parë do të jetë të enjten në orën 10:00 para Parlamentit.
Deklarata e plotë
Avioni i radhës i drogës nuk u ngrit, siç janë ngritur të tjerë pas tij, nga Gjadri, Kardhiq. Po të ishte nisur, po të mos kishte pësuar avari, sot do ishim sërish në një beteje të madhe përballë një kryeministri deh një qeverie bojë dalë, e cila do të tallej sërish nga akuzat e opozitës. Po mos të ishte prishur njëra nga fuoristradat e drogës, do kishte ikur dhe ajo bashkë me makinat e tjera. Por faktet u lidhën në atë mënyrë sa të mos linin asnjë shteg trafikut të drogës.
Avioni i drogës iu ra në prerë, droga iu ra në derë. Dorëheqja e kryeministrit është e nevojshme, trafiku është bërë normal. Dorëheqja e qeverisë do ishte normale, për publikun sa i takon kuaj ngjarje të jashtëzakonshme. Kryeministri nuk foli për dorëheqje, madje nuk foli as me ndjesë, për të gjitha turpet që foli për avionët fantazim. Tani që iu plasi në kohë, Rama dhe Tahiri flasin se ndaluan dhe bënë një operacion të suksesshëm. Folën për bllokimin e dhunshëm të mediave, folën dhe po flasim me presione dhe kërcënime që po u bëhen mediave, gazetarëve, për tu mbyllur gojën dhe tu bëjnë iso. Kështu kanë bërë që prej fillimit, heshtën, refuzuan, u tallën me akuzat tona. Nuk lëvizën gishtin për të mbrojtur dëshmitarët, por i lanë të terrorizoheshin. Ata heshtën, sepse e dinin.
Kjo sepse janë brenda, sepse përfitojnë, po bëjnë lekë droge, dhe duan të rrënjosin pushtetin e parave të drogës. Rënia, pas gjithë zhurmës, dhe rënia e drogës në prehrin e Ramës, tregon qartë se këto kanë qenë në funksion për narkokartelin për shtimin e këtij trafiku me bazë në Shqipëri. Opinioni i shëndosh publik akuzon sot me të drejtë Ramën dhe kupolën e krimit.Si opozita e vendit jemi përballur me beteja të vazhdueshme me këtë qeveri. Me shkeljen e saj të Kushtetutës, ligjit, konsensusit, me reprezaljet në administratë, me oreksin për pushtete që nuk i takojnë dhe politika të gabuara ekonomike.
Po kjo e drogës nuk është betejë mes opozitës dhe qeverisë, ky është fundi. Drejtësia po heton ne i kemi ofruar gjithë mbështetjen tonë. Përgjegjësia politike e Edi Ramës është sot evidente në dritë të diellit për çdo shqiptar. Partia Demokratike kërkon sot dorëheqjen e Edi Ramës. Për të ndalur marshin ogurzi të narkotrafikut. Populli shqiptar nuk pranon të qeveriset as nga një qeveri kukull e krimit të organizuar as nga një qeveri e bërë njësh me narkotrafikun.
Nuk mund të pranojë shndërrimin e vendit në një kartel të drogës. Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen pa kursyer asnjë gjë për lirinë dhe sovranitetin. PD do udhëheqë protestën e pandalshme popullore deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Këtë të enjte në orën 10:00 ftojmë qytetarët në një protestë popullore. Të ngrihemi në protestë për të ndalur kursin kriminal të oligarkisë së drogës. Të ngrihemi në këmbë më të bashkuar se kurrë për të çuar në shtëpi qeverinë e narkotrafikut.
Maksim Shaholli says
Njè ish votues i PD-sé!Qè kur humbèn kolltuqet,nuk dinè gjuhè tjetèr veçse vjellje vreri,helmi,mashtrimi tè shumè ngjyrshèm.Berisha ishte né fuqi,kur ndodhi poshtèrsia,puçi,mashtrimi i 1ooo-ra Shqiptarve por lekèt humbèn,dhe as erèn s’ja morèn mè!Lufta civile u bè,gjak u derdh,por tè njèjtit hanin e pinin.Atomikja e gèrdecit shpèrtheu,por fajtor s’doli asnjèri.Atèherè i bie tè mendosh se na paskan sulmuar U.F.O.-t.Jamè pèrfundimisht krenar qè Kryeministèr kamè Edin,me tru né kokè.Ne duhet tè bashkohemi e jo ta mbushim Shqipèrinè me plera.Lart drejtèsia,dinjiteti,nderi.Leku nuk èshtè gjithçka,por drejtèsia duhet tè vejè né vend,dhe jo tè tallen me prindèrit tanè dhe tè bèrtasin e ulèrasin vetèm para votimeve.Ndoshta i erdhi fundi Botès se s’ka mè budallenj