Shkruan: Hamid Alaj
Roli i bektashizmit dhe i klerikëve intelektuat bektashinj ka qenë i çmuar në lëvizjen kombëtare shqiptare për liri dhe pavarësi. Shumë nga klerikët e këtij sekti i hapen dyert e teqeve të tyre duke u bërë strehë për patriotët shqiptarë që luftuan kundër sundimit osman por edhe kundër pushtuesve fqinjë. Jo vetëm që dhanë këtë llojë kontributi për lëvizjen kombëtare shqiptare, por intelektualët dhe baballarët bektashian dhanë edhe në fushën e arsimit, ku spikatë puna e tyre e shkëlqyer dhe e pa lodhur. Kështu, puna e tyre u bë “zenit” në fushën e nacionalizmit shqiptarë dhe në fushën e arsimit. Edhe përkundër vënies së “gishtit” të Sulltan Abdul Hamidit, teqeve dhe intelektualëve bektashian, ata nuk e ndalen veprimtarin e tyre patriotike dhe arsimore të popullit të vet. Kështu, kush më shumë e kush më pak nga intelektualët bektashian, morën rolin (me vendime të prera) për përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Padyshim se në këtë fushë një kontribut të çmuar dhanë baballarët bektashian, ku njëri ndër to spikatë “Dervish Meleq Tahir Staravecka, i cili i kaloi tridhjetë vite duke udhëtuar nëpër Shqipëri, nga fshati në fshat, nga Ulqini në Prevezë, për të shpërndarë libra për zgjimin kombëtarë të Shqipërisë. Të gjitha teqet u shdërruan në shkolla shqipe.5“
Sekti bektashijan në Shqipëri por edhe në trevat tjera shqipfolëse u jepte mundësi klerit (dervishëve) të tyre që të vazhdojnë me propagandën e tyre për të luajtur një rol kyç për pavarësin e shtetit të tyre. Një punë të lavdërueshme baballarët bektashianë bënë edhe në fushën e arsimit. Njëkohësisht në këtë aspekt ato nuk lanë pas dore edhe përhapjen e shkollave dhe të mësuarit e gjuhës shqipe. Mirëpo, Perandoria turke e pa rrezik që shqiptarët të lejoheshin të lexonin e shkruanin gjuhën shqipe, prandaj e ndaloi hapjen e shkolla dhe shtypjen e librave shqip si dhe importimin e tyre nga jashtë dhe shtypjen e tyre brenda Perandorisë turke. Mirëpo, bektashinjtë dhe klerikët e tyre rrezikuan në këtë aspek duke sjellur libra në gjuhën shqipe dhe duke i shpërndarë tek nxënësit e etur për shkrim-lexim të gjuhës së tyre. At rrezikuan aq shumë sa po të ziheshin dënoheshin me burgim nga autoritetet osmane. Dhe kështu, përkundër rrezikut që u kanosoej lëvizja edukuese filloi të zhvillohej dhe të përhapej ngadalë.
Një rol vendimtarë në këtë aspekt kanë luajtut vëllezërit Frashëri, Samiu, Abdyli dhe Naimi edhe pse nuk ishin bektashijan , por vinin nga trungu bektashian. E dinin mirë se në atë kohë gjuha shqipe nuk kishte alfabet dhe të parët që u përpoqën të formonin alfabetin e gjuhës shqipe pikërisht ishin këta vëllezër, duke e ditur se krijimi i alfabetit shqip dhe kultivimi i gjuhës amtare shqipe do të sillte mjete të shkathëta për të menjanuar dominimin e Perandorisë turke. Këtë detyrë pikërisht, për të formuluar alfabetin e gjuhës shqipe dhe për të hartuar libra shqip e mori si detyrë Naimi.
Duke ndjekur shumë bektashinj dhe klerikë të këtij sekt dhe të tarikatëve të tij, filluan të merren me ativetetet e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht me përhapjen e shkollave shqipe. Kështu, shumë teqe me udhëheqësit e tyre (dervishë) u bënë çerdhe e mësimit të gjuhës shqipe dhe ato vetë shkolla në vete. Bie fjala teqja e Hajdërie në Gjirokastër ishte vërtet një shkollë në vete. Kur qeveria turke e mësyu këtë teqe, aty gjetën libra shqip i morën dhe i dogjën të gjitha kurse dërvishët e asaj teqeje i dëbuan në Janinë.
Përkrahës të denjë të klerikëve bektashian në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqip padyshim se janë edhe figura të shquara nacionaliste, si bie fjala: Rexhep Mati, Shahinj Kolonja, Ismail Qemali, Fadil Pashë Toptani, Bajo Topulli etj., që ishin mbështetës të denjë të të tyre ku njëkohësisht në raste të shfaqjes së rrezikut nga Perandoria turke ato gjenin strehim dhe në teqet bektashiana, si në atë të Melçanit, Frashërit, Elbasanit, Koshtanit, Prtishtës dhe Përmetit.
“Kur në vitin 1902, Sulltan Abdul Hamidi urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave dhe ndaloi botimin e librave shqip,pas revolucionit të xhonturqëve ato u hapën përsëri për një kohë të shkurtë, dhe u mbyllën përsëri në tetor 1910. Duke e parë këtë veprim të sulltanit turk, teqet bektashiane, ku dervishët kishin vetëm një shkollim elementar, shumë shpejt u shdërruan në rrjet të shkollave të fshehta dhe shërbyen si sistem për të shpërnda libra të drejshqiptimit, gazeta e libra shqip.6” ky rrejt i ngritur nga kleri bektshinj shqiptarë ishte mbështetur edhe nga jasht, sidomos nga teqeja e Karjos (Egjipt) ku një dervish me origjinë shqiptare i quajtur Baba Meleq Shëmbëdhenji ishte dërguar nga aty për në Shqipëri me misionin që kishte ngarkuar vetes për shpërndarjen e librave shqip.
Kleri bektashian (dervishët dhe baballarët) ishin shumë të kënaqur kur mësonin dhe ishin në dijeni se fëmijët që ndiqnin shkrim-lexim në teqet bektashiane. Kur ishin në dijeni se fëmijët kishin mësuar alfabetin dhe dinin të lexonin shqip librat që u vinin nga Manastiri ndiheshin shumë krenarë, që mundi i tyre nuk u kishte shkuar bosh me hapjen e teqeve si shkolla në vete.
Në vazhdim të këij shkrimi do të paraqesim shkurtimisht edhe teqet bektashiane shqiptare që luajtën një rol vendimtar në përhapjes e shkollave dhe arsimit në gjuhën shqipe. Duke nisur nga Teqeja e Baba Jusufit, në Bllacë të Qarkut të Dibrës, e themeluar në vitin 1893, ishte një teqe, apo thënë ndryshe një qendër e fshehtë e mësimit të gjuhës shqipe në rajonin e Dibrës. Teqeja në Backë në Qarkun e Skraparit e themeluar në vitin 1889 nga Baba Hamiti i Melçanit por e udhëhequr nga shumë baballarë (6) deri në vitin 1923, ndryshe e njohur si Teqeja e Baba Fetahut ishte shumë e njohur për përhapjen e të shkruarit e të lexuarit të gjuhës shqipe sepse ishte vetë ai që i mësonte njerëzit si të lexonion e si të shkruanin në gjuhën amatare. Teqeja e Bulqizës në Qarkun e Bulqizës u themelua në shekullin nëntëmbëdhjetë nga Fejzi Bulqiza i cili ishte shkolluar në Anadoll dhe ktheu në Shqipëri në vitin 1827 dhe udhëhoqi këtë teqe. Ai menjëherë si u bë baba i kësaj teqeje mori iniciativen për të hapur shkolla në rajonet përreth dhe ashtu veproi. Ai me admirit ua mësonte shkrim- lexim njerëzve që e rrethonin dhe kështu teqeja ku ai shërbente u bë një shkollë në vete. Teqeja e Frashërit në Qarkun e Permetit ishte një ndër teqet më të mëdhaja dhe më të rëndësishme në Shqipëri e cila luajti një rol shumë me rëndësi në lëvizjen nacionaliste në fund shekullin nëntëmbëdhjetë. Ajo u themelua nga poeti mistik, Baba Tahir Nasibi i Frashërit i cili kaloi një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme dhe pas kthimit të tij në vendlindje në vitin 1825 themeloi këtë teqe. Kjo teqe më vonë shëberbeu si qendër për shpërndarjen e paligjshme të librave shqip dhe për përhapjen e ndjenjave nacionaliste sidomos në udhëheqjen e Baba Alushit. Mihal Grameno në vitin 1907 për këtë teqe thotë: “Frashëri ishte vend i shenjtë për Shqipërinë për shkak se ishte Frashëri nga ku emisarët dhe predikuesit e gjuhës shqipe u nisën për të ndriçuar popullin e vet”7. Kjo teqe ka qenë vërtetë një çerdhe e patriotëve shqiptarë, për shkak se aty ishte shkolla e madhe e kombit shqiptar.
Teqeja Hajdërie, Qarku i Gjirokastes u themelua nga vetë Baba Hajdari por njihet edhe si teqeja e Stufit apo si teqeja e Baba Sulejmanit. Edhe kjo teqe luajti një rol shumë të rëndësishëm për përhapjen e shkollave dhe gjuhës shqipe. Nën udhëheqjen e Baba Sulejmanit, në vitin 1904, në deekadën e fundit të sundimit osman, teqeja ishte denoncuar si strehë për librat shqip dhe si qendër e mësimit të gjuhës shqipe, dhe kështu Ai ishte nga trupat osmane dhe e kishin dërguar në burgun e Janinës për të vuajtur dënimin. Teqe tjera që luajtën një rol shumë të madh në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqip padyshim se është edhe teqeja në Matohasanaj, Qarku i Tepelenës e udhëhequr nga Baba Salihu. Ai ishte nxitës i madh i shkollimit në gjuhës shqipe të popullatës për rreth. Kjo teqe gjatë Lidhjes së Prizrenit (1878) ishte përdorur si shkollë e fshehtë për mësimin e gjuhës shqipe.
Në përhapjen e shkollave dhe mësimit në gjuhës shqipe, padyshim se spikatë edhe puna e palodhur e Baba Jasharit, që arriti të hapë shkollë shqipe në Martanesh në vitin 1909, që për hirë të vërtetës shkolla të tilla nuk gjendeshin në atë kohë në Tiranë, Durrës, Shkodër e mos të themi në vende e qytete tjera shqiptare. Ka edhe të tjera teqe dhe të tjerë klerikë bektashian që këtu nuk i kemi ceku në këtë punim por shkurtimisht jemi thelluar vetëm në disa sa për ta plotësuar rolin e tyre në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqipe gjatë periudhës së tyre.
Pas viti 1908-1909, populli shqiptarë përfitoi nga shpallja e kushtetutës turke e shpallur nga xhonturqit, ku shumë nga intelektualës shqiptarë filluan të mësonin popullin si të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën shqipe. Me këtë rast edhe teqet bektashiane ishin të lira dhe ishin të transformuara pak a shumë në shkolla të mësimit në gjuhën shqipe. Ato luajtën një rol të madh edhe në “çështjen e alfabetit” pra zgjedhja e alfabetit me të cilën duhej të shkruhej gjuha shqipe. Zgjedhje themelore natyrisht ishte mes alfabetit arab që frymëzohej nga brendia e Perandorisë Osmane dhe alfabetit latin . me këtë rast Kongresi i Manastirit (14-18 Nëntor 1908) vendosi në favor të alfabetit latin. Edhe pse bektashinjtë ishin pjesë e bashkësisë muslimane, të cilët edhe më herët kishin kontribuar në përparimin dhe përhapjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe me alfabet arab, ato prapë se prapë nga ana e bektashinjëve nacionalistë morën anën e mbështetësve të alfabetit latin.