Nga politika do të më largojë vetëm sovrani dhe kështu ndodhi. Kryeministri Berisha, njëherësh kreu i PD në daljen e tij të parë zyrtare që prej të dielës së zgjedhjeve iu ka përmbajtur pikë për pikë premtimit të tij, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij politike në PD. Mes dhjetëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë që nuk kursyen mbështetjen e tyre ndaj liderit të tyre historik të së djathtës edhe përballë humbjes, Berisha deklaroi qartësisht se pranon rezultatin zgjedhor, ndërsa uroi kundërshtarin e tij politik për fitoren.
“Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj. Në karrierën time politike më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim. Dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh, kam bërë gjithçka të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohesha nga postet e mira, nëse arsyet shëndetësore nuk do më lejonin, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam patur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, t’i bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje. Unë besoj se ata nuk gabojnë”- tha Berisha.
Duke shprehur keqardhjen para përkrahësve të tij në pamundësinë për tu komunikuar lajmin për të cilin për 30 ditë me radhë renden në të katër anët e Shqipërisë, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që u angazhuan dhe dhanë shpirtin përgjatë gjithë proçesit zgjedhor.
“Sot jam para jush për një mesazh por dua të theksoj një mesazh të vonuar për fatin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim te madh te komisionarëve tanë në numërimin e votave, proces që po shkon drejt fundit. Shpreh mirënjohjen e pakufijshme ndaj qindra e mijëra qytetarë shqiptarë që më shoqëruan mua, i falënderoj për mikpritjen me entuziaste që kam provuar ndodhje, ne shi dhe diell, në mëngjes dhe darkë, ne shkëmbyem mendime, ndoqën me vëmendje alternativen tone dhe me dhuruan mua fushatën me të pasur dhe ndofta më të bukurën dhe masive, jam përpjekur te bej me të mirën, kam punuar me përkushtim dhe entuziazëm edhe me te madh. Por, unë sot dua te përulem para militantëve, anëtarëve të thjeshte të PD për sakrificën, mundin dhe djersën e tyre në këtë fushatë dhe të gjitha fushatat. Shfrytëzoj rastin te falënderoj kandidat për deputet dhe shtabet e tyre elektorale, komisionerët tanë për përkushtimin në zgjedhje. Mirënjohje qytetarëve shqiptare që votuan kandidatet e PD, dhe cdo shqiptar dhe shqiptar që morën pjesë në zgjedhje. Të dashur demokratë dhe qytetar që keni mbështetur PD, unë e di që ndiqni me trishtim fjalën time pasi prisnit një fjalim tjetër nga unë”, u shpreh i emocionuar Berisha.
Berisha ftoi militantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike që të ndihen krenarë, ndërsa u kërkoi atyre që të mos e marrin këtë si fjalim lamtumire. Ndersa Berisha ne fjalimin e tij prej 30 minutash bëri nje rrugetim te te gjithe arritjeve te Partise Demokratike ne pushtet, shume prej militanteve dhe mbeshtetesve te tij nuk kanë mundur të përmbajnë lotët.
“Nuk është fjalim lamtumire. I tillë nuk është. Nga unë PD dhe mbështetësit e saj nuk do dëgjojnë një fjalim lamtumire, sepse unë nuk do ta lexoja urrë. Jemi të mërzitur. Kemi humbur një betejë. Sot është e domosdoshme të qëndrojmë më të bashkuar se kurrë. Detyra të mëdha na presin që ta shndërrojmë çështjen tonë të drejtë në çështje të të gjithë shqiptarëve. Pata fatin e madh të më besoni drejtimin e PD për 22 vjet. Jemi dhe do jemi krenarë, sepse së bashku me kurajo me guxim themeluam në kushte terrori PD si parti e parë opozitare. Me ëndrrat më të bukura të shqiptarëve. Qytetarët tanë votuan me shumicë projektin e kundërshtarit tonë për premtime që ne nuk mund t’i bënim si shëndetësia falas dhe heqja e taksave, se këto premtime ne nuk mund t’i bënim se në filozofinë tonë bien ndesh me lirinë ekonomike barazizë” tha më tej ai.
Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Jemi dhe mbetemi përjetë krenarë për gjithçka që kemi bërë do vazhdojmë të bëjmë. Ne bëmë realitet ëndrrën e lirisë për shqiptarët dhe dinjitetin e tyre njerëzor. Ne sanksionuam lirinë e besimit, liria njerëzore, kryefjalë e axhendës sonë. Sot shqiptarët janë më të mirë se kurrë. Në një kohë të shkurtër arritëm të vendosim çështjen e lirisë në Kosovë në axhendën e kancelarive të Europës. Me parrullën një komb një qëndrim mbështetëm luftën dhe lirinë e Kosovës. Të gjthë duhet të jemi krenar me PD Shqipëria sot është e aderuar në organizatat më të mëdha në botë. Ne bëmë të vërtet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë pa viza, dhe së fundi rekomandimet për statusin e vendit kandidat. Ne hodhëm themelet dhe konsoliduam në Shqipëri shtetin ligjor. Ne sot të gjithë së bashku duhet të ndjehemi krenar me PD, sepse ne pasi humbëm pushtetin për shkak të firmave piramidale në 1997 qëndruam në opozitë dhe në 2005 hodhëm poshtë qeverinë aktuale me votën e shqiptarëve. Rrogat dhe pensionet e shqiptarëve ishin të ulëta dhe qesharake. Detyra ishte shumë e vështirë. Shqipërisë pothuajse askush nuk i besonte. Ne ndërtuam rrugën e Arbrit, autostradën Tiranë – Elbasan dhe do të ndërtojmë gjysmën tjetër të boshtit të jugut në mandatin e ardhshëm. Duhet të jemi krenar me PD, sepse ne ndërtuam qindra ujësjellësa dhe natyrisht mbetet ende shumë punë për të bërë. Duhet të jemi krenar sepse sot disa nga treguesit janë në nivelin e disa vendeve të zhvilluara. Këto vite të qeverisjejs tonë ishin vitet më të vështira për shkak të krizës ekonomike, dhe qeveria tonë i rezistoi. Janë në ndërtim e sipër 120 hidrocentrale, si kaskada e Devollit. Kemi qindra rrugë, shkolla. Me 45 mijë projekte që mbështetëm kemi bërë të mundur në këtë kohë të shkurtër të katërfishohet toka e punuar në fshat. Në 10 vendet më me rritje të turizmit në planetin tonë. Me projektin tonë “Shqipëria vend i zhvilluar, që vendi me penetrimin më të ulët të internetit 4,8%, të telefonisë celulare. Shqipëria dixhitale ishte ëndrra e të rinjve shqiptarë, sot ata komunikojnë më shumë se të rinjtë e disa vendeve të zhvilluara të Europës. Miqtë e mi, demokratë dhe dëmokratë. Vetëm pak vite më parë, ora europiane dhe euro-atlantike ishte e ndaluar. Së bashku morëm reformat më të thella; konsoliduam shtetin ligjor, anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Nisëm punën serioze për liberalizimin e vizave me ShBA. Edhe në këto dy mandate kemi folur me vepra, që kanë krijuar një Shqipëri tjetër, ndërtimin e të cilës do jemi të gatshëm ta vazhdojmë, janë vepra që kanë ndryshuar përgjithmonë Shqipërinë tonë. Nuk janë arritjet tona arsyeja pse nuk na votuan shqiptarët; jam i sigurt që çdo shqiptar ndihet krenar. PD do dijë të lexojë me përulësi votën e çdo shqiptari. Në lidershpirin e ri, një fillim të ri të fuqishëm. Mirënjohje për bashkëpunëtorët e mi të mrekullueshëm, me integritet moral. Mirënjohje të pakufishme miqve tanë. Një mirënjohje të pakufishme shqiptarëve, që këto 22 vite kanë vendosur votën, besimin e tyre te mua, çfarëdo që të bëj, s’mund t’ua shpërblej diot. Kam dhjetëra, mijëra mesazhe në Facebook, të cilët më kërkojën që kësaj here të heqë dorë nga vendimi që kam marrë, por i ftoj që bashkë me energji dhe entuziazëm të mbrojmë kauzën tonë dhe ta bëjmë kauzë të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve” vijoi Berisha.