MINISTRI RRUSTEM BERISHA NË KOSHARE: ZOTI E DESHI, TË JEM UNË, NË KRYE TË BETEJES/
-Ministri dhe Komandanti i FSK-së morën pjesë në manifestimin për shënimin e pervjetorit të Betejes së Koshares/
Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 19-të të fillimit të Betejes së Kosharës, në Koshare.
Fillimisht, u intonua himni kombëtarë si dhe u vunë kurorë lulesh për nderë të jetës dhe rënies së dëshmorëve të kombit.
Me këtë rast, ministri Rrustem Berisha pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, krerët e shtetit, përfaqësuesit e institucioneve, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve bëri një retrospektivë të luftës së Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të përjekjeve dhe sakrificës për liri të luftëtarëve të saj: “Jemi mbledhur këtu, sikurse çdo vit, më 9 prill për të kujtuar të rënët dhe të gjallët, të cilët me pushkë në dorë e bënë atë që gjenerata të kësaj toke e kishin pritur për gati një shekull”.
Ministri Berisha, duke qenë se ka komanduar gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare me këtë Brigadë, tha gjithashtu se: “këtu u luftua, nga Rrasa e Zogut, deri në Morinë, nga Bjeshkët e Padeshit, deri tek Livadhi i Shabanit e më tutje. U luftua ditë për ditë, e natë për natë, në borë e në shi, e nën breshërinë e plumbave e predhave të armikut. Edhe sot, si ministër i FSK-së dhe gjithmonë, pavarësisht ku do të na shpie detyra, në shërbim të atdheut, une do të jem krenar që Zoti e deshi, të jem unë, në krye të kësaj beteje”.Ky manifestim, për të 19-tën herë u zhvillua në Koshare, dhe u mbajt në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”.