Nga Dalip Greca/ E premtja, krahas rritjes të numrit të infektuarëve në Shtetet e Bashkuara(85,996 të infektuar në total), ku New Yorku prinë, pati dhe një lajm shpresdhënës: nënshkrimi nga presidenti Donald Trump i paketës stimuluse për ekonominë e goditur rëndë, shumë që rrok shifrat e 2 trilionë dollarëve, e cila mendohet se do të japë efekte pozitive në kalimin e krizës. Lajmi tjetër pozitiv është shpresa që vjen nga eksperimentet për përdorimin e plazmës si mjekim shpresdhënës për mjekimin e të infektuarëve,-injektimin me plazmën e personit të shëruar tek një pacient i infektuar.
Shqipëria, të premten regjistroi viktimën e 9-të, ndërkohë që u raportua se nga enjtja- të premten u infektuan dhe 12 persona të tjerë duke e cuar shifrën në 186, ndërsa Kosova në krizë politike raportoi për 88 të infektuar dhe një viktimë.
Italia vazhdon të trondisë botën me 9 mijë e 134 viktima,ku 969 persona u raportuan të vdekur gjatë së premtes.
Beteja kundër COVID-19 vazhdon e tensionuar. Në ballë janë mjekët të cilët po luftojnë me vdekjen dhe të gjithë bluzat e bardha, por jo vetëm ata. Një pjesë prej tyre kanë përjetuar tmerrshëm vdekjen e 13 pacientëve në një ditë(siç ndodhi në Elmhurst NY) dhe e kanë përshkruar këtë që po ndodh si “apokaliptike”. Kjo betejë po nxjerr në pah karakterin human të shoqërisë, ku secili përpiqet të japë kontributin e vet, dhe po vë në provë karakteret njerzore.
Spitalet janë të mbushuar tej kapaciteteve dhe tash u kërkohet të zgjerojnë kapacitetet e shtretërve, pasi kulmi i krizës dikton masa urgjente. Deri më tani, trishtetshi(deri të premten në mëngjes) raportohej se kishin më shumë se 54,600 të infektuar dhe 648 të vdekur në NY, NJ dhe CT, por shumicën i kishte New Yorku.
Shteti i New York-ut vazhdon të shohë me shqetësim trajektoren e COVID-19 të rritet pa kritere, e pa respektuar parashikimet e specialistëve. Rastet e infeksionit rrokin shifrën 45,000 dhe vdekjet tejkalojnë shifrën 519 deri të Premten në mëngjes. Guvernatori i shtetit të New York-ut Andrew Cuomo njoftoi shifrën më shumë se 7,000 raste të reja pozitive brenda natës.
Analistët që ndjekin shifrat po thonë se COVID-19, në dy javë, ka marrë më shumë jetë në New York City sesa vetëvrasjet gjatë të gjithë vitit të shkuar.
Numri i shtrimeve në spitale është rritur më shumë se 13 herë gjatë 10 ditëve të fundit, tha Cuomo, por niveli i pranimeve po ngadalësohet, nisur nga e enjtja. Kjo, pavarësisht rritjes së numrit të përgjithshëm të të infektuarëve, mund të sinjalizojë një ngadalësim të përhapjes të virusit, ka përcjellë shpresa dhe optimizëm Cuomo. Por, ai pranoi se kulmi i krizës është ende përpara, duke llogaritur rreth 21 ditë nga shpërthimi i Coronavirusit.
“COVID-19 nuk sulmon të fortët midis nesh. Ai sulmon të dobëtit midis nesh, njerëzit që duam të mbrojmë,” tha Cuomo të Premten. “Këta janë prindërit tanë, hallat dhe xhaxhallarët tanë, një i afërm yni, i cili mudn të jetë i sëmurë sëmurë. …”
Që në mëngjes të Premten, New York kishte gjithsej 44.810 raste dhe 519 vdekje. Zyrtarët thane se rreth 14.5 përqind e numrit të përgjithshëm të rasteve kërkuan shtrimin në spital, dhe prej tyre, gati një e katërta ishin në kujdes intensiv. Qyteti i dëmtuar nga dendësia që e bën atë një nga vendet më të populluara në botë, mban ngarkesën e epidemisë, me mbi 25.500 raste në të pesë bashkitë. Nga të infektuarit, rreth 20 përqind, më e lartë se mesatarja e shtetit, kanë kërkuar shtrimin në spital.
Numri i vdekjeve të qytetit, ndërkohë, u rrit në 366 të Premten, zyra e kryetarit të bashkisë tha se kjo është pothuajse një e treta e vdekjeve totale në të gjithë vendin, sipas vlerësimeve të NBC Neës. Ndërsa shumica e rasteve të infektuara në NYC janë njerëz më të rinj se 50 vjeç, tre të katërtat e vdekjeve janë njerëz të moshës 75 vjeçare dhe më të vjetër se kaq.
Fatkeqsisht vdekjet kanë përfshirë edhe njerëz që luftojnë në vijat e para të krizës; një menaxher i infermierisë Mount Sinai, ndërroi jetë të marten. Ai sapo kishte mbushë të 40-tat.
New York-u mbetet shumë më përpara me shifrat e infeksionit krahasuar me shtetet fqinj.Kështu ai e ka pesë herë më të lartë shifrën e të infektuarëve se shteti i dytë më i prekur në të tre shtetet, Neë Jersey. Gjithësesi edhe NJ po i rrit shifrat; nëse para të premtes rritja ishte me 19 persona në ditë, të Premten, guvernatori Murphy tha se shifra e rritjes ishte 29 persona, dhe viktimat në total deri tani janë 108. Ai gjithashtu raportoi se ishin gati 2,000 raste të të reja, dhe ka tashmë 8,825 raste të konfirmuara. Connecut i ka shifrat më të ulta; 1,112, ndërsa të vdekurit 21.
NUK KA KOHË AS PËR “LAMTUMIRË”
Epidemia vazhdon të sulmojë; të dashurit nuk kanë mundësinë t’u thonë as lamtumirë atyre që ndahen nga kjo botë.
“Shumë njerëz po vdesin vetëm,” i tha AP-së mjeku i dhomës së urgjencës në Nju Jork, Dr Kamini Doobay. Është jashtëzakonisht e dhimbshme të shohësh vuajtjet e pjestarëve të familjeve, që unë i thërras nga NJQH, duke dëgjuar lotët, duke qarë me ta në telefon. Kjo është një nga gjërat më të tmerrshme. Ata nuk mund t’i takojnë…” Rregullat e rrepta i dikton COVID-19.
Shenjat e pasojave të betejës anti/Coronavirus janë kudo: Linjat e njerëzve për t’u testuar që shtrihen nëpër blloqe të qytetit përpara lindjes së diellit, pamje të tilla i gjenë edhe në Spitalin Elmhurst, i cili raportoi 13 vdekje në një ditë të vetme. Kohen qe po jetojme mjekët e përshkruajnë si “apokaliptike” – ku fëmijët e rritur këmbëngulin të shohin prindërit e tyre në shtëpi pleqsh; por s’mundin, punonjësit e kujdesit shëndetësor, që trajtojnë pacientët për orë të tëra në fund ndjehen të dëshpëruar që nuk mund të shpëtonin jetë…
Disa e kanë komentuar koronavirusin si “misioni humanitar i kohërave tona”. Të tjerët e kanë përshkruar atë si “kriza më e madhe humanitare të shekullit”.
Cuomo dhe de Blasio, dy “strategët” e betejës në New York, duken më të qetë dhe thonë se tashmë kanë furnizime disi më të mjaftueshme, tash për tash. Por ata flasin për sot, jo për nesër e tutje. Sidoqoftë, thotë Cuomo, ne do ta kapërcejmë këtë krizë bashkë – u zotua ai nga Javits Center të Premten.
“Ju po jetoni një moment historik. Ky është një moment që do të ndryshojë këtë komb. Ky është një moment që ndryshon karakterin, ndryshon njerëzit”, tha Cuomo.
“Dhjetë vjet më pas, Ju do të flisni me fëmijët tuaj, nipërit tuaj dhe do të derdhni lot sepse do të kujtoni jetët e humbur, të dashurit, fytyrat, emrat. Do të kujtoni se sa shumë kemi punuar bashkë.Por edhe ju do të jeni krenarë. Do të jeni krenar që u treguat njerëz me karakter, humanë”.
Kërkesa për më shumë shtretër spitalor dhe ventilator
Shteti i Nju Jorkut po Lufton që të sigurojë më shumë objekte ku të rrisë edhe numrin e shtertërve, që i kërkon rritja e krizës në të pesë bashkitë si dhe në qarqet Ëestchester, Suffolk, Nassau dhe Rockland, tha Cuomo të enjten. Shteti po punon gjithashtu për të transferuar një ngarkesë të pacientëve nga spitalet e mbivendosur në objektet e tjerë.
De Blasio, ndërkohë, po punon brenda administratës së tij për të trefishuar kapacitetin e shtretërve të NYC.
Guvernatori dha shpresa për zgjerimin e hapsirave dhe shtimin e shtretërve: Operacioni Javits Center – projekti 1.000-shtretër i siguruar nga shteti dhe katër zonat me 250 shtretër të drejtuar nga FEMA dhe me personel të plotësuar – do të jetë plotësisht funksional deri të hënën, tha Cuomo të Premten.