MAKENSEN BUNGO/
Kushtuar atyre që diktatura i dënoi, pse folën për Kosovën/
Folën, /
për ty Kosovë/
gjithë jetën, /
si vllai me motrën, /
për tokën e coptuar/
Folën për ty, /
se je tokë shqiptare/
mbuluar me varre
Folën për ty,
se vuajte shumë
copëtimit të Evropës
dhe fqinjëve me dhunë.
Folën për ty
tradhëtinë e dënuan
ata që të shitën
për jetë i mallkuan.
I rrahën me hekur
i dogjën me zjarr
ata e dinë ç’hoqën,
shumë mbetën pa varr.
Donin që t’thonin
me hir e pa hir
se s’ishje e robëruar,
por ishje e lirë.
Nga larg Kosovë
rininë ta falën
n’qelira e burgje
në kampe e internime,
por gojën s’e mbyllën
për ty asnjë herë,
tokë e përgjakur
tokë e tradhëtuar,
për liri e uritur!
Dhe kur armiku
në gjak të lau,
sa dhe fëmija
n’bark t’nënës qau,
me ty ata ishin
t’kapur për dore
drejt Shqipërisë
n’furtunë e dëborë.
Kur ti na fale
harenë e lirisë
e vure në kokë
kurorën e pavarësisë,
sa shumë u gëzuan
si kurrë ndonjëherë
dhe u lumturuan
me ty n’at pranverë!
Po ikin t’ heshtur
një e nga një,
por po t’ngacmuan
do të ringjallen
për t’fol me ty,
që të mbrojnë ty,
o tokë shqiptare!
Folën për ty
Si nëna me vajzën,
u puthën me ty
si vajza me Nënën!
***
DHIMBJE KRENARE
Kushtuar Presidentit IBRAHIM RUGOVA
Kur lajmi i zi u përhap ndër shqiptarë,
Lotët s’u thanë, se si lumë rirdhnin
Dhe vaji s’prante, si gjëmim ushtonte:
Magjinë e Kombit Rilindasit thirrnin.
Ike i madh, se punove për jetën,
Kosovën ta shihje të lirë pa gjak.
I madh i gjallë, më i madh i vdekur,
Përmes historise do ndrisish bajrak.
Fjalët e tua melhem për të gjithë,
Dritë rrezatuese drejt’ udhës s’lirisë
T’gjith’ njerzve atje vendas t’ardhur
U dhe në dor’ flamurin e pavarsisë.
Ike dhe na le jetimë për jetë,
Por ne do t’kemi në zemër përherë.
Me ty në ball do punojmë për Kosovën
Dhe dimrin më t’egër do e kthejm’ n’pranverë.
***
NUK VDES KUSH BIE PER LIRI
Kushtuar tre vëllezërve dëshmorë BYTYÇI
Për n’fush betejash u nisët këndej
Kosovën tonë ta puthte liria,
Zogj shqiponjash me gjak Shqiptari n’dej
N ‘gjerdane trimash mëkuar nga Shqiptaria.
Dhe rat’ n’Kosovë për t’mos vdekur kurrë,
Se jo, nuk vdes kush bie për liri.
Për jet’ do mbeteni t’gjall’ mbuluar n’flamur,
Pishtar lirije n’tokën Dardani.
U kthyet prap dhe prap ne pran’ ju kemi,
O Atllantikas t’heshtur, por krenarë
Të tre ju s’bashku t’Kosovës ushtarë!
Kurora vum’ në varret tuaj sot
Dhe dhimbjen nuk e shprehem ne me lot,
Se t’ gjallë mes këngëve prapë ju kemi!