Gratë nëse e duan diçka me gjithë shpirt e zemër nuk ka asnjë forcë që mund t’i ndalojë ta realizojnë atë”, thote Lola Luma/
Bisedoi Keze Kozeta Zylo/*
Lola Luma lindi në Shkodër. Prinderit e saj janë Mimoza Hakcanin nga Tirana dhe Kolec Luma nga Shkodra. Ajo ka një vëlla, Anton Luma. Lola ka treguar pasionin e saj për aktrim që në moshë të vogël në grupet teatrale dhe koncertet e ndryshme shkollore, të motrave Saleziane dhe të Dom Boskos. Në moshën 10 vjeç vihet re talenti i saj krijues duke organizuar talent show “Miss Rrugica.”
Emigron me familjen e saj në Nju Jork (2001).
Mbaron studimet në Instititutin e Filmit dhe Teatrit “Lee Strasberg” në degën e Aktrim ku kishte si mësuese aktoren e madhe të Hollivudit Jennifer Esposito.
Dipllomohet në kolegjin “La Guardia Community College” për Teatër dhe Komunikim ku merr pjesë në grupet teatrale të shkollës duke luajtur në dramat “Trapped Abstract” dhe “The Vortican. Ndërsa është house model për Jovanin, Lola merr pjesë në reality show të MTV-së The Real World: Brooklyn (2009).
Gjatë Fashion Week, Lola hap runaway show for Thuy (2010).
Prezanton edicionin e parë të Javës së Filmit Shqipëtar në Nju Jork “100 për 100” (2012). Merr pjesë në Paradën Shqiptare në Nju York organizuar nga rrënjët Albanian Roots, ku merr dhe çertifikatën e lartë të mirënjohjes për kontributin e madh të dhënë ndaj komunitetit Shqipëtar (2012-2013).
Interpreton poemën e Migjenit “Kënga e Rinisë” ku merr dhe vlerësim nga kritikët e letërsise (2013). Lola bëhet imazhi i kompanisë së modës Italiane në New York Les Copains (2013).
Në Shqipëri merr pjesë në panelin e jurisë për emisionin “Albanian Top Model” të Joni Peçit (2013).
Prezanton përkrah Bujar Alimanit dhe është pjesë e jurisë së ” Young Albanian Filmakers Festival” (2013).
Gëzon statusin e një topmodeleje
duke u shpallur në vitin 2013 nga revista Maxim një ndër femrat më “hot” të Nju Jorkut për Vitin 2014. Ka modeluar për disa nga kompanitë më prestigjioze në Nju Jork si L’OREAL, JOVANI, TERANI COUTURE, Les Copains, Demetrios Bride.
Merr çmimin Femra e Vitit 2013 nga Gazeta Shekulli (2013).
Le ta fillojmë me fëmijerinë tuaj, mbresa dhe kujtime të fëmijërisë ku e keni kaluar atë?
Fëmijërinë e kam kaluar në Shkodër, aty ku shkodranët marrin frymë Shkodre. Imagjino filmin “Cifti i Lumtur”, shtëpinë e Luigj Gurakuqit, rrugën që ai ka përshkuar, pra kjo është rruga që linda dhe kam kaluar një ndër fëmijëritë më të bukura që një fëmijë mundet.
Zgjimi në mëngjes në lagjen “Nikaj” (kështu e quanin prindërit tanë) fillonte herët me praktikën e violinës së Denis Cungelit, që kthehej më vonë në një orkester instrumentesh që bënin rikoshe ndërmjet profesor Aleksandër Janës në fizarmonikë, profesor Rafael Shabanit në çelo, Julian Janës në piano, profesoreshë Dori Jakut, Eli Jakut e Gjon Shkrrelit në violinë. Muzika zgjonte tenorin e lagjes Pashko Kallmeti që me një “O Sole Mio” jepte sinjalin për fillimin e një dite të mbarë, ku të cilit diktatura komuniste ja kishte mohuar shkollimin, por kurrë mposhtur talentin. Më vonë pasonte Antonela Kiri, shoqja ime komshi që ishte super e talentuar në kërcimin rrep. Sa doja të isha si ajo atëeherë, por dhe ajo nuk ma prishte qejfin dhe më merrtë sa herë në konkurimet e saj me shkollat. Arti dhe muzika ishte djepi që na tundte çdo ditë ëmbël, në gjeneratën e shkodranëve të rinj.
Ditët që ishim në shkollë rrugica bënte pak pushim. Pas shkollë kthehesha gjithmonë në shtëpi me dy shokët e mi të ngushtë Klaudion dhe Jozin ku diskutonim zakonisht për planin sesi do ta kalonim ditën. Shumica e shokëve dhe shoqeve të mia rrinin me orë duke mësuar, kurse unë e kuptoja mësimin në klasë dhe kisha gjithmonë nevojë për vetëm një rifreskim.
Kisha krijuar një grup me fëmijët e lagjes dhe i jepja mësim ato që mësoja vetë në shkollë. Maja e ditës ishte organizimi i eventit të lagjes “Miss Rrugica”, gjë që unë e bëja me shumë pasion. Falë përkrahjes së babit dhe bujarisë së arkitektit te lagjes Pjerin Jana dhe bashkëshortes së tij Loreta në sponsorizim arrinim gjithmonë të krijonim evente të arrira. Qendra e muzikës mikrofoni dhe organoja ishin pjesë e pandarë e eventeve tona falë profesor Lekë Janës. Kameramen kishim Gac Janën që nuk linte asnjëherë pa xhiruar dhe prapaskenat.
Prindërit e mi kanë investuar që unë të ndiqja kurset private për Anglisht dhe Italisht, ku të dyja i kam folur rrjedhshëm dhe shkruar që në moshën nëntë vjeç. Një pasion tjetër të trashëguar nga mami kam leximin.
Mami kur u martua dhe erdhi në Shkodër nuse, një pjesë e mirë e pajës së saj përbëhej nga librat . Biblioteka e saj ishte e larmishme me libra jo vetëm për të rritur, por dhe për fëmijë që ajo i kishte ruajtur që kur kishte qenë e vogël. Kur dilnim bashkë shpesh herë ndaloheshim në Piacë ku blinim dy libra dhe ja dedikonim njëra tjetrës. Kjo traditë vazhdon që sot e kësaj dite. Gjatë pushimeve verore kam ndjekur kurset e Motrave Saleziane dhe të Dom Boskos në Shkodër. Dy kurset e mia të preferuara kanë qenë ato të muzikës dhe të kërcimit me të cilët shpesh herë jepnim spektakle nëpër rrethinat e Shkodrës. Sa shumë aventura kemi kaluar me shoqet e shokët e lagjes. Mbase kjo intervistë nuk mund ti përmbledh të gjitha, por një ditë një libër për fëmijë do jetë vëndi ideal për tu rrëfyer.
Në Shkodër njerëzit mblidheshin nëpër oborre e veranda, biles dhe pjesa më e madhe e dasmave atje bëhej. Në familje kishim shpesh herë vizitorë e ndër ta ishte dhe miku i ngushtë i babit Sali Shijaku e Tonin Tërshana. Buçiste arti dhe muzika në atë kohe dhe dehte shpirtrat e etur romantik. Piktorët ndjenin në atë kohë jo me zemër e shpirt, por me penë. Stërgjyshen time e njoha për herë të parë nga portreti i mikut të familjes Simon Rrota. Vetëm në lagjen tonë kishim të paktën tre piktorë me emër si Georges Kalmetti, Rrik Ndoja e Tomozin Vlashi.
Çfarë do të kujtoni nga shkollat në Shqipëri dhe cili është dallimi midis shkollave këtu dhe në Shqipëri?
Ështe interesant fakti që formimi akademik në Shqipëri eshtë i ngurtë dhe nuk të jep hapësirë që të dëgjohet opinioni yt. Kjo bën që të ndjehesh jo i lirë të shprehësh një mendim . Nuk mendoj që në Shqipëri ka demokraci në sistemin shkollor. Shkarkimi dhe vënia në punë e personave të pakualifikuar ka sjellë si rrjedhim degjenerimin e vetë sistemit, ku studenti shkon ne shkollë vetëm per një dipllomë dhe jo për formimin e tij akademik dhe profesori vetëm për rrogë e jo për pasion. Çdo gjë mësohet përmendësh dhe nuk analizohet. Dhe kush humb në fund? Humb e gjithë shoqëria!
Descartes thotë,” Ka tani disa vite qëkur e kam kuptuar sesa opinione të rreme kam pasur nga fëmijëria ime duke menduar se ato ishin të drejtat, e sa e dyshimtë ishte çdo gjë që unë si pasojë i kisha bazuar mbi to!”
Me këtë parim mundohem dhe unë ta shikoj botën dhe te krijoj opinionet e mia ndaj saj.
Kur erdhët në Amerikë dhe si arritët të keni këto rezultate të shkëlqyera në modelim, aktrim?
Jemi shpërngulur familjarisht në Amerikë në vitin 2001. Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë duke lënë çdo gjë mbrapa për të ndërtuar një jetë më të mirë për mua dhe vëllain tim. Fillimet nuk janë asnjëherë të lehta. Të vish nga një kulturë e izoluar pas shumë vitesh komunizëm është një “shok” kulture. Prindërit e mi e kanë pasur më të vështirë, por më kanë dhënë mua dhe vëllait tim një mësim të mirë. Të dy kanë ndjekur Global Institute of Technology ne Mahatan duke u diplomuar për Associate in Aplied science-Management.
Unë dhe vëllai kemi ndjekur hapat e tyre duke ndjekur respektivisht pasionet tona. Vëllai ka përfunduar shkollën për kolorist dhe stilist flokësh kurse unë kam mbaruar shkollën në Institutin e Filmit dhe Teatrit “Lee Strasberg”per aktrim dhe “La Guardia Community College” për teatër dhe komunikim. Që herët jam angazhuar me trupën teatrale të shkollës. Pas një seance fotografike me Fadil Berishën më ka kërkuar që të bëhem modelja oficiale e shtëpisë së modës Jovani, pastaj çdo gjë tjetër është histori.
Ju jeni integruar në botën e artit amerikan cilat janë disa nga vështiresitë tuaja dhe rrugët që ju arritët deri në këtë stad?
Balanca midis familjes dhe karrierës është më e vështira. Kujtoj njeherë kur një pjestar i familjes gjendej në spital dhe unë që kaloja netët në një karrige. Bëja dush në spital, ndërroja rrobat dhe shkoja të punoja modele në mëngjes. Një tragji-komedi sepse isha hirushja në darkë dhe në mëngjes bëhesha princeshë. Profesioni im do sakrifica, por familja për mua vjen gjithmonë në plan të parë.
Ju keni fituar disa çmime a mund të na thoni disa prej tyre?
Femra e Vitit në Nju Jork nga Gazeta Shekulli (2013) dhe një ndër femrat më hot të vitit 2014 nga Revista Maxim.
Në rezumenë tuaj lexova që po modeloni në disa kompani cilat janë ato konkretisht dhe cfarë rruge ndoqët për të arritur deri aty?
Të jesh i suksesshëm në çdo fushë duhet medomosdo të kesh, përkushtim, kohë, dëshirë dhe të mos kesh frikë të sakrifikosh. Disa nga kompanitë e modës që po punoj tani janë Demitrios Bride, Venus Bridal, Sivalia Couture, Cividini etj.
Cilat janë projektet tuaja dhe ëndrrat e parealizuara?
Nuk kam ëndrra por synime që i vendos vetes çdo ditë. Janë të shumta dhe pres ti realizoj së shpejti.
Ne se do t’ju afroheje një shumë e majme dollarësh nga kompani të ndryshme për të pozuar nudo në llogari të tyre, do ta pranonit?
Modelimi është art dhe duhet trajtuar si i tillë. Pranimi do të vinte nga rëndësia e projektit dhe jo nga shuma në para.
Sot çfarë është për ju Amerika?
Amerika është një shtet demokratik, me sistemin më kapitalist në botë, ku peshku i madh e ha të voglin nëse i vogli nuk mëson triqet e lojës shpejt. Amerika është e madhe po ashtu dhe mundesitë janë të mëdha. Shpesh herë mendoj për të rinjtë në Shqipëri dhe vendos veten time në pozicionin e tyre dhe më vjen me të vërtetë shumë keq për ta dhe mundësitë e vogla që ata kanë. Atëherë e kuptoj me të vërtetë sesa me fat jam tani që jam amerikane.
Ju keni vite në Amerikë keni menduar se një ditë mund të ktheheni në Shqipëri dhe të sillni gjithë përvojën tuaj maksimale që morët në shtetin më demokratik të botës?
Asnjërë si dihet! Shqipëria ka nevojë për një frymë e ide të reja inovative. Sa herë shkoj në Shqipëri më duket se njerëzit jetojnë akoma në një realitet paralel virtual, ku hiqen për atë që s’janë. Shqipëria tani është bërë si ajo shtëpia që mban dritaret mbyllur dhe ka nevojë për një shkundje pluhri dhe ajrosje mushkërish
Ju jeni përzgjedhur si personazh i librit “Zonjat Shiptare të Nju Jorkut” ideuar nga “Albanian Excellence”, libër qe do të botohet për herëtë parë për gratë e suksesshme përtej oqeanit, si ndiheni për këtë?
Ju falënderoj për nominimin tim përkrah shumë femrave te tjera që kane berë histori nepër botë me zërin e punën e tyre. Ndjehem e privilegjuar që më është dhënë e drejta për të qenë ambasadore e femrave shqipëtare jashtë kufijve të Shqipërisë dhe përfitoj nga rasti që ti përcjell një mesazh të gjitha atyre femrave që besojnë në mua se:
“Nëse e duan diçka me gjithë shpirt e zemër nuk ka asnjë forcë që mund tia ndalojë ta realizojnë atë”.
Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI?
Një femër që mendon, po dhe reagon si një mashkull.Ku dy gjinitë bëjnë dallimin vetëm nga seksi.
Nju Jork, 2016
*Personazh në librin “Zonjat Shqiptare në New York”
denokrimetekomunizmit says
kjo eshte eshte aq kopjace sa qe eshte dhe profane ,….. per librin e saj*Personazh në librin “Zonjat Shqiptare në New York”, i bene pyetje kesaj vajze, Loles, qe eshte zonje me te vertet – nga qe e njoh mire, me pyetje bulevardi apo per revistat roze . Pyetje te pervjedhura nga intervistat e Loles me pare nga revista e modes “Ne se do t’ju afroheje një shumë e majme dollarësh nga kompani të ndryshme për të pozuar nudo në llogari të tyre, do ta pranonit?”
Po se cfare priste Kezja per librin e Kezes me Qemalin qe Lola ti thoshte se po do te zhvishem per ate lakuriq, pra per ta pare Lolen Kezja nudo,
Kezja nuk e ka iden se titulli dhe qellimi i shoqes se saj Flora Nikolla per kete liber nuk jane se a do te dalin vajzat lakuriq por ti tregoje se ato jane me te vertet zonja.
Se hajde merre veshe tani se kush eshte zonje dhe kush me zonje me keto intervista …..ato qe kan bere sukses dhe kan ndonje histori suksesi, apo i ka bere jeta zonja apo jane ato qe Kezja na i ben zonja me top modele – qe ketu ne Amerike jane me qindra vajza shqiptare te bukura e te mira zonja me te vertet.
Por, Kezja, deri sa te nxjerre edhe dy vajzat e saj(Zot na ruaj se mos u ben te njejtat pyetje) ne kete liber – kemi per te pare qyfyret dhe budalliqet e tua ….per dite ne online , Nejse se duhet edhe ky lloj humori all Keze Zylo gazetare nga New Yorku online….
Ne cilin vend te botes keni pare ndonje liber te till…….!!!
Qe njera nga te përzgjedhurat dhe vajzat e saj, ose miqt e saj dhe kushurirat e saj, te jene si personazhe te nje libri, i cili rreklamohet dhe thuhet se ka si qellim te perzgjedh “Zonjat Shiptare të Nju Jorkut” te ideuar nga “Albanian Excellence”, me Flora Nikollen.
Por libër qe nuk eshte e vertet se do të botohet për herë të parë për gratë e suksesshme përtej oqeanit, mbasi e para qe i futi ne liber Zonjat dhe Grate qe kan bere histori suksesi dhe jane disa nga zonjat shqiptare ne diaspore, eshte libri i Vera Mjeku “Albanian American Successes Story” ,
Keze boll ngele duke genjyer e mashtruar ata qe nuk te njofin..
Marenglen says
ZOTI JU BEKOFTE RINI TE PERJETESHME FEMER FEMER ME PLOT HIJE SIKSESE DIAMANTI LUMA FLMD PER RALFIN TIM