Ndërkohë, me vendim të jurisë: Louis Romano, Gjilberta Lucaj, Xhevat Limani dhe Shpend Xani, fi lmi më i mirë i shkurtë ka dalë të jetë “Sonata”, me regji të Durim Kryeziut/
Nga Beqir SINA – New York City/
CHELSEA NEW YORK : Mbrëm në kinemane prestigjioze në lagjen Chelsea në Manhattan – “ Bow Tie Cinema” mbas 5 netëve, të shfaqjes së 32 filmave të zhanrreve të ndryshme, u ndan 10 shpërblime nga juria profesionale e përbëre prej: Louis Romano Gjilberta Lucaj Xhevat Limani dhe Shpend Xani.
Poashtu, ky edicion – u dallua edhe për prezencën e shumë artistave shqiptar si dhe me udheheqjen artistike nga moderatorja e mirënjohur shkodrane, gazetarja Kozeta Turishta, si dhe aktori kosovar Lulzim Bucolli-NINJA.
Filmi i metrazhit të gjatë me regji të Iris Elezit & Thomas Logoreci “Bota ”( emruar për Oskar) , ka dalë të jetë filmi më i mirë i edicionit të fundit të Albanian Film Week në New York, ku në mbrëmjen e së enjtes janë ndarë edhe çmimet në disa kategori.
Mrika Krasniqi, drejtoreshë e këtij festivali tha se ky festival i Javës së Filmit Shqiptarë në SHBA, është edhe një sukses i radhës tash e katër vite, sa po mbahet ky festival, ku para audiencës shqiptaro amerikane, ku me dinjitet po prezantohet kinematografi a shqiptare.
“Me këtë prezantim të filmave shqiptarë kemi bërë që kinematografi a shqiptare të pëlqehet gjithnjë e më shumë, ku po pëlqehet kultura e filmit shqiptar”, ka thënë Krasniqi, duke vlerësuar se ky festival po mbetet edhe një mundësi e mirë që kineastët shqiptarë të kenë mundësi krijimi të bashkëpunimeve në fushën e kinematografisë.
Ajo më pas ka shpjeguar se Festivali gradualisht, po e krijon identitetin e tij, duke u bërë kështu pjesë e historisë së kinemasë shqiptare.
Ndërkohë, me vendim të jurisë: Louis Romano, Gjilberta Lucaj, Xhevat Limani dhe Shpend Xani, filmi më i mirë i shkurtë ka dalë të jetë “Sonata”, me regji të Durim Kryeziut, dokumentari më i mirë “Beyond The Mountain”,aktori më i mirë, Blerim Destani,aktorja më e mirë, Flonja Kodheli, muzika më e mirë ka shkuar po për filmin “Bota”, kamera e mirë për “Tri Dritare dhe një varje”, regjia më e mirë, Isa Qosja, po për filmin “Tri Dritare dhe një Varje”, çmimi i produksionit “Amsterdam Express”, dhe çmimi i publikut ka shkuar po për fi lmin “Bota”. Kurse me mirënjohje janë nderuar edhe Sabri Pajaziti dhe Fisnik Muji
Festivali i 4-të, i filmit shqiptarë në Nju Jork, shënoi kështu edhe një edicion të suksesëshëm të rradhës ku me ç’rast u përcjell nga komuniteti shqiptaroamerikan dhe publiku amerikan me një interesim shumë të madh – për kinematografine shqiptare, dhe atë amerikane.
Gjatë një jave të këtij festivali në kenemanë “ Bow Tie Cinema”, dhe kino-teatrin shqiptar Producers Club, u shfaqen 32 filma të kinematografisë shqiptare, prodhime këto vetëm të producenteve shqiptarë.
Ndërsa, mbrëmë u ndanë dhjetë shpërblime në kategori të ndryshme, ku filmi Bota fitoi tre çmime.
Çmimet AFW 2015:
1.Best feature film
BOTA
2.Best short film
SONATA
3.Best documentary film
BEYOND THE MOUNTAIN
4.Best actor
BLERIM DESTANI
5.Best actres
FLONJA KOKDHELI
6.Best music
BOTA
7.Best camera
THREE WINDOWS AND A HANGING
8.Best director
ISA QOSJA
9.Production Award
AMSTERDAM EXPRESS
10.Public Award
BOTA
Gjithashtu,festivali ndau edhe dy shpërblime inkurajuese për dy regjisore të rinjë;.Sabri Pajaziti dhe Fisnik Muji.
Në fund të këtij festivali ajo që meriton çmimin më të madh – themeluesja dhe drejtoria e këtij festivali producentja Mrika Krasniqi i tha gazetës sonë se:”Mendoj që ky Festival u përmbyll duke shënuar kështu një sukses të madh në prezantimin e kinemasë shqiptare në metropolin e botës qytetin e New Yorkut, duke ushtruar kështu nji ndikim të madh që kultura e filmit shqiptar të pëlqehet dhe pranohet edhe nga audienca amerikane.”