– Shpopullimi i fshatit është traumë shoqërore, por një nga zgjidhjet më të mëdha që ka krijuar spontaniteti, për barazpeshat në tregun e punës…/
Ne Foto:Illo Foto, Astoria, Nju Jork/
– Si shkas, leximi i librit më të fundit të bashkatdhetarit në Astoria, Queens, Illo Foto“Braktisja Fshatit”/
Nga Dr. Prenjo Imeraj/E pata lexuar si projekt atë punim të zotit Illo Foto, madje i pata shkruar edhe disa mendime të miat, sigurisht inkurajuese, por libri i sapobotuar në Tiranë nga shtypshkronja “Mirgeerlab” më ka befasuar, pasi e gjeta më të pasuruar dhe përpunuar edhe nga ana letrare dhe stilistike.Autori e rendit atë, ndoshta me modesti si libër publicistik. Por jo. Nga rëndësia dhe vlerat sociale mund të renditet pa droje si libër historik, statistikor, politik, madje edhe fillozofik: Statistikor, sepse jep shifra dhe krahasime me fshatrat, krahinat dhe shtetet. Politik sepse krahason jetën fshatit patriarkal me zanafillën tradicionale me të tjerët, duke mos harruar ndikimin e diktaturës komuniste në izolimin e fshatit dhe frenimin e zhvillimit dhe lëvizjeve tradicionale. Filozofik, sepse fillozofinë e fshatit tradicional e zhvillon në korelacion me kohën dhe zhvillimin shkencor botëror.Në pak më shumë se 200 faqe ai i paraqet lexuesit me një gjuhë të thjeshtë e të pastërtë letrare të gjitha e tapat e transformimeve të mëdha të fshatit shqiptar në përgjithësi e atij jugor në veçant gjatë 150 vjetëve të fundit, të cilat ishin edhe më determinantet për identitetin, pavarësinë dhe riafirmimin në Komunitetin Europian të Kombit Shqiptar, prej nga na kishin largua prej kohësh me dhunë dhe diplomaci armiqtë e Kombit tonë. Autori, nuk ka përdorur dhe, jo pa qëllim për titull të librit fjalën e “butë” Evolucion, por fjalën braktisje. Në të vërtetë ashtu pat ndodhur gjatë tërë historisë tonë dhe, jo vetëm gjatë këtyre 150 vjetëve të fundit që janë marrë në studim, ku merren si shembuj disa familie lunxhëriote e më gjërë. Braktisje patën ndodhur gjatë dyndjeve të egra barbare nëpër shekuj si: prej Gotëve, Ostrogotëve, Sllavëve në përgjithësi e Serbëve në veçanti, Tartarëve, Mongolëve të Çingis-hanit, Osmanëve, shovinistëve Grekë, Fashistëve Italianë, Nazistëve Gjermanë; por ajo ikja masive e viteve 90 të shekullit të kaluar me eksodet sporadike drejt Perëndimit, nuk ka të krahasuar; prandaj them se titulli “Braktisja e Fshatit” është më se i goditur.
Foto: Një fotomontazh me disa nga botimet e studiuesit Illo Foto botuar në emigracion/
Duke marrë për studim jetën e fshatit Tërbuq dhe Karjan, prej nga autori ka prejardhjen nga gjyshi e gjyshja dhe duke u mbështetur në katër brezat e fundit, autori me ç’ka parë e dëgjuar, ka skalitur karaktere njerëzish të ndryshëm të cilat lexuesit i vijnë si njerëz të gjallë nëpër kohët që kanë kaluar, nëpër vendet historike ku lindën e u rritën; ku jetuan, punuan dhe luftuan njerës krenarë e të denjë për vendin ku patën lindur. E gjithë historia njerëzore e globit tonë qysh nga parahistoria ka kaluar etapa të ngjashme deri në kohët moderne, por ndryshimet midis tyre me kalimin e shekujve u bënë esenciale, në vartësi nga luftimet, pushtimet, kolonizimet dhe emigrimet e ndryshme të detyrueshme ose vullnetare, me grupime apo individuale. Eshtë interesante se gjatë dy mijë vjetëve të fundit, kohë kur trojet tona fillimisht u okupuan nga Perandoria Romake, e gjithë Shqipëria e Jugut e mbiquajtur Toskëri, e cila ndryshon në të folmen dialektore nga trojet tona veriore, ka të njëjtat zakone, tradita, folklor dhe dinamikë lëvizjeje nga fshati në fshat, nga fshati në qytet, nga krahina në krahinë e më gjërë…
Historia, Zakonet, traditat, dinamika e jetës së njerëzve të Tërbuqit dhe Karjanit të përshkruar me sinqeritet, mall dhe nostalgji nga Illo Foto, ngjajnë si dy pika uji me ato të Labërisë në veçanti dhe Tragjasit tim në veçanti. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se, fshati im u shndrua në mysliman në shekullin e 16-17, ndërsa Tërbuqi i Illos mbeti i krishterë, duke vazhduar traditën e të parëve dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati i tij ndoqi vijën politike të Partisë Komuniste, ndërsa fshati im ndoqi pjesërisht edhe vijën politike të Ballit Kombëtar.
Gjyshja e autorit, Kato apo Katerina, sido që ai nuk arriti ta njohë fizikisht, madje nuk gjeti as edhe një fotografi të saj të trashëguar, nga tregimet e familiarëve dhe të farefisit u skalit në mendjen e tij si një hero përrallash për: prejardhjen, inteligjencën, ndershmërinë, papërtushmërinë, trimërinë, bujarinë dhe largpamësinë për shtrirje, kulturë e mirëqenie të fëmijëve dhe pasardhësve të saj.
Kato stavri-Foto mbetet strumbullari i këtij libri interesant, e ngulitur në mendje dhe zemrën e Illos, aqsa ai e ka ndjerë dhe e ndjen për herë pranë gjatë tërë jetës së tij; dëshmi për atë është epiteti simbolik: “Katoja ime” dhe emri që i ka dhënë për mos harresë mbesës së tij më të vogël e lindur në New York.“Kato tjetër nuk ka nxjerrë fisi im”,shkruan Illo me bindje dhe krenari dhe lexuesi bindet për këtë pasi e ka lexuar deri në fund librin e tij modest dhe mbresëlënës.
Autori nuk mbetet prapa edhe në përshkrimin e nënës së tij Poliksenit apo Polites si e patën thirrur të gjithë, e cila me inteligjencën dhe urtësinë e saj arriti t’i hynte në zemër të vjehrrës Kato, duke u qëndruar në ballë të gjitha punëve të vështira për mirëmbajtjen dhe shtimin e fermës së saj, ndërsa bashkëshorti i saj Kiço po përballej me emigracionin e gjatë ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Lexuesi dhe studuesi i interesuar, në të ardhëmen, do gjejë në librin e Illos: cilësinë e jetës në familjen fshatare; mënyrën e të ushqyerit ndër kohë; strukturën e familjes si qeliza e shoqërisë njerëzore; prejardhjen e ç’do familjeje në paralelizëm me atë të familjes Foto, Stavri, Gjergji, Mefsha, Sauli, Puka e kthimin e familjes fshatare në qytetare; shndrimin e families patriarkale në familje të emancipuar e më tutje…
Shpopullimin e fshatit, autori, e kategorizon në shpopullim vullnetar dhe të detyruar nga rrethanat dhe kushtet, duke përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e krijuara.Shpërnguljen vullnetare autori e konsideron hap pozitiv që lind spontanisht; nga nevoja për shtrirje, jetë më të mirë e të qytetëruar, sidoqë të shpërngulurit dhe emigrantët nuk patën gjetur kurdoherë “parajsën”… Si shembull të shpopullimit natyral autori ka marrë familjen Puka, të origjinuar nga një fshat malor i Shqipërisë së Mesme, si fshati Paftal i Rrethit të Beratit, ku sipas autorit pat qenë vendosur shumica e fshatarësisë shqiptare. Braktisja e fshatit vullnetarisht kërkonte inisiativë, karakteristike kjo për njerëzit e zgjuar dhe pak a shumë më të emancipuar, prezente kjo në familjet e dyerve të “para” të fshatit dhe natyrisht si rrjedhojë ata do ndiqeshin prej më të s’kamurve të etur për një jetë më të mirë materiale.
Kështu pat ndodhur me fisin Puka të Paftalit, të parët e të cilëve lëvizën: katër familje në drejtim të emigracionit të largët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pjesa tjetër drejtimin e muarën drejt qyteteve në brendi të vendit: Berat, Fier dhe Lushnjë.
Si trashëgimtar më të fundit të tyre, Illo Foto sjell figurën e Viktor Pukës, të cilin unë e pata arritur në Lushnje dhe njohur si njeri me kulturë, zootenknik të talentuar dhe drejtor të atij sektori.Viktori, me të drejtë pat tërhequr vemendjen e Illos, të ciln e pat patur koleg dhe epror në profesionin e nderuar të zooteknisë, pasi Viktori dallohej jo vetëm për inteligjencën dhe kulturën e përgjithëshme e profesionale por edhe për inisiativën në drejtimin dhe zhvillimin e pa ndërprerë të Zooteknisë Shqiptare drejt asaj bashkëkohore.
“Shpopullimi i fshatit është traumë shoqërore, por një nga zgjidhjet më të mëdha që ka ka krijuar spontaniteti, për baraspeshat në tregun e punës”, shkruan Illo. Dhe ka të drejtë: Nuk është e lehtë të shpërngulesh nga vendlindja, dheu i të parëve, duke lënënë pas dhe ndoshta përgjithmonë, shtëpinë apo kasollen e barakën tënde, trojet e natyrën që të ka mbetur në mendje qyshsa ke “hapur sytë”dhe sidomos familien e farefisin. Autori, kur nxjerr atë konkluzion, sigurisht ka patur parasysh sistemin demokratik dhe jo atë diktatorial komunist, që e frenon në më mënyrë arbitrare shpërngulien nga fshati pa lejen e administratës…
Duke paraqitur detaje lidhur me funksionimin ditor të families “Stavri”, autori bën një analizë psikollogjike, praktike dhe shkencore të shkaqeve se, pse lindi dhe u zhvilluar familja patriarkale e dikurëshme nga vetë njerëzimi dhe pse ajo sot nuk ka të ardhme:“Punëtori me mëditje nuk është shumë i besuar në bujqësi; bimët dhe kafshët nuk mund t’ia besosh një njeriu të huaj”. Argument bindës se përse një njeri, zakonisht më i madhi në moshë e eksperiecë pune, por edhe më i zgjuari, më i shkathëti, më punëtori dhe më trimi merr inisiativën për të administruar familjen, pronën dhe për t’i mbrojtur ato me guxim.Kjo gjë, natyrshëm erdhi në zgjerimin e familjes, fisit dhe të pronës duke shkuar drejt families patriarkale me bajraqe, karakteristike kjo, sidomos në familjet patriarkale të Shqipërisë Veriore, që nëpër shekuj arritën të mbrojnë nga armiqtë dhe pushtuesit jo vetëm pronat e tyre të trashëguara, por edhe më gjërë; duke bashkuar shumë bajraqe u përballën me armiqtë në luftra të përgjakëshme për liri e pavarësi kombëtare. Autori, në punënën e Zooteknikut, pohon se e pat arritur familjen patriarkale në komunitetin vllah dhe ajo është shembull i shkëlqyer mbijetese në një vend me shumicë tjetër etnike, kur duke bërë një jetë nomade, në sajë të families së fortë patriarkale arritën, jo vetëm mbijetesën, por zgjerimin e familjes patriarkale dhe pronën e saj.Komuniteti Rom, në trojet tona, megjithëse nuk e arriti dot ndërtimin e familjes patriarkale duke mos i krijuar dot ngulimet të përherëshme; mbetet për t’u admiruar pasi ruajti gjuhën dhe zakonet e të parëve të tyre në kushte shumë më të vështira jetese dhe mungesë pronësie.Prespektivën e fshatit patriarkal, autori e gjen tek fshati kapitalist. Si shembull për këtë sjell fshatin amerikano-verior dhe vendeve të tjera të zhvilluara, ku fshati i fermerëve nuk ka ndryshim nga qyteti në ç’do drejtim dhe ai ndjehet mirë kur sheh se edhe fshati shqiptar këto 20 vjetët e fundit po ndjek atë drejtim dhe gradualisht edhe fshati kapitalist shqiptar po“rimbushet”, krahas ndryshimeve esenciale demokratike, domethenë vullnetare e mbështetur nga administrata shtetërore, pa marrë parasysh ritmet e ngadalta e të pajustifikueshme, lidhur me korrupsionin…
Monotoninë e ngjarjeve në përshkrimet e tij, autori e ka mënjanuar me ngjarje interesante nga puna me shumë përgjegjësi e zooteknikut gjatë sistemit diktatorial komunist: vdekjen e motrës së vetme të Lenos-Elenit; shembjen e sistemit diktatorial komunist në Shqipëri e mbetjen pa prespektivë familiare e profesionale, përfitimi i pasaportës Amerikane prej babait të tij të ndjerë Kiço Stavri-i vjetri, fillimi i vështirë i jetës si emigrant në New York, bashkimi përsëri me familjen e tj, e tj…
Dramën e dëmtimit të 23 qingjave nga bisha në sektorin e Plukut të Ndërmarjes Bujqësore Shtetërore “29 Nëntori” të Lushnjës, e gërsheton me dramacitetin më thellë të vdekjes së motrës Leno, gjatë udhëtimit me tren nga Tirana në Lushnje.Ai mori ç’do përgjegjësi mbi vete, duke bërë ç’kishte në dorë për të mos lejuar keqtrajtimin politik të komunitetit vllah që shërbenin kopenë e deleve të Plukut me në krye kryebariun e talentuar dhe njeriun e mirë Xhorxhi Siveri dhe atij qëllimi ia arriti me sukses, por lajmi i paritur dhe i kobshëm se motra kishte mbetur në spitalin e shtetit në Kavajë e bëri edhe më të rëndë atë dramë në shpirtin e Illo Fotos. Përshkrimi me tërë dramacitetin e atyre ngjarjeve të rënda me një realizmë dhe bindshmëri të lartë të ngelen për shumë kohë në mendje, duke zbuluar me atë rast edhe karaktere njerëzish të ulët, që qendrojnë shumë larg karaktereve njerëzore të shkallës sipërore si ai i zooteknikut Illo dhe kryebariut Xhorxhi.
Duke marrë në studimi bujqësinë dhe cilësinë e jetës në familjen lunxhëriote, autori merr si prototip tezen e tij Vjenon-Evjeni Gjergji Xhavarra, e cila nuk jetoi kurrë për vete, si shkruan autori, por iu dedikua njerëzve të mjedisit rrethues. Autorit i kanë mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë punët në bujqësi gjatë të cilave ruan kujtimet më të mira për tezen e tij Vjeno, e cila dallohej si një organizatore e përsosur në përgatitjen dhe kryerjen e të gjitha punëve: që nga organizimi i fuqisë punëtore, orari i fillimit dhe mbarimit të punëve, mënyra e të ushqyerit, rendimenti në punë e gjithçka, që ajo grua e paepur e realizonte me dashuri dhe energji të pashterëshme.
Illo nuk harron edhe për qëndrimin e Vjenos ndaj luftës partizane gjatë rezistencës antifashshisto-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore: Shtëpia e Vjenos u shndrua në “bujtinë” për forcat partizane, të cilët në ç’do kohë dhe çast të vështirë për ta në ato kohë lufte, gjenin tek shtëpia e Vjenos jo vetëm strehim e ushqim, por edhe mbrojtje ndaj kushteve të këqija atmosferike. “Një dite të Operacionit gjerman të dimrit, në shtëpinë e çiftit Xhavarra u fut me dhunë një bandë ballistë, që lidhën me litar Miten dhe Vjenos i kërkuan 100 napolona Flori, në shkëmbim të jetës së Mites”….Të kenë qenë ballistë vallë!? I bëj këtë pyetje vetes, sepse ballist ishte edhe babai im Sefer Ismail Imeraj-Deshmor i Atdheut dhe Martir i Demokracisë, i cili jo vetëm s’pat grabitur as edhe një zog pule dhe as pat luftuar kurrë kunder partizanëve; përkundrazi pat luftuar krah tyre për kundër fashistëve italianë. E si mund të grabiste familjet e popullit, qoftë dhe të partizanëve, kur në radhët e tyre kishte një brigadë nga gjakut i tij, e prej të cilëve ranë me dhjetra dëshmorë të luftës për liri, derisa ra edhe vetë më 14 shtator 1943. Ballist ishte edhe Hysni Lepenica, i cili kur mori lajmin se renegati ballist Neço Beleri nga rrethinat e Gjirokastrës, po grabiste familjet e partizanëve, shkoi dhe e pushkatoi me gjyq të çastit luftarak! Ballist pat qenë edhe Haki Ballshi, i cili duke qenë kryetar i Ballit kombëtar të Lushnjës, pat shpëtuar me dhjetra partizanë nga pushkatimi prej nazistëve gjermanë?
U ndala pak aty dhe për atë lexuesit të më falë, jo për t’ju kundërvënë mikut tim Illo Foto, por për të sqaruar se Organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” drejtohej nga biri i madh i Kombit Shqiptar Mid’hat Abdyl Frashëri, i cili kishte në platformë çlirimin e popullit shqiptar edhe nga Komunizmi dhe nuk mund t’i lejonte askujt abuzime në kurriz të popullit të tij; ashtusi edhe Partia Komuniste kishte në platformë çlirimin e popullit, pa e cënuar pronën e popullit, por donte me doemos pas çlirimit një sistem komunist një partiak, që doemos do përfundonte në diktaturë dhe tradhëti kombëtare… Dihet tashmë, se renegatë ka patur nga të dya palët që për interesa të ngushta vetiake i binin më qafë popullit të thjeshtë, duke e detyruar të therte edhe dhinë e vetme, si pat ndodhur në kasollen e Galigatit gjatë operacionit nazist gjerman të dimrit më 1944, ku pat qenë strehuar renegati Enver Hoxha, apo në shtëpinë fisnike e punëtore të families Xhavarra, nga një bandë hajdutësh e kriminelë të vetquajtur “ballistë”, sic e përshkruan autori.…
Mbetem i impresionuar nga mënyra dhe vendi se si dhe ku i ka vendosur autori i këtij libri të rrallë dhe mbresëlënës aforizmat dhe idiomat; aty Illo Foto tregon se ruan një memorie të shkëlqyer, një talent të rrallë në përdorimin e tyre, karakteristikë kjo për njerëzit me kulturë të gjërë dhe eksperiencë jetësore të tejskajëshme:“Të vraftë qulli” është idiom karakteristike e gjithë Shqipërisë jugore, ndoshta e gjithë kombit, që shpreh paqe dhe urtësi gjë që autori i librit e lidh me të drejtë me shkencën mjekësore… “Të vraftë e mira”, përveç dashamirësisë paralajmëron edhe hakmarrjen paqësore…“Mos e merr jetën me prapanicë; “mos e merr jetën nëpër këmbë” dhe “jetë qeni”, idioma popullore të cilat, autori, i ka lidhur me fillozofinë e jetës së shqiptarit, karakteristikë kjo për kombet me tradita dhe kulturë të lashtë, të cilat autori i ka futur jo rastësisht.Kur autori ka pëdorur jo pa qëllim, aforizmën kushedi të origjinuar “jeta është udhëtim me pengesa, nga materniteti në varreza” ai futet në fillozofinë njerëzore të jetës dhe vdekjes, kapitull interesant, që ka vënë në mendim dhe lëvizje fillozofët e botës.“Jeta është një shkëndijë midis dy boshllëqeve shkruan Niçe”-Nitzche, por interesantja qendron në faktin se njeriu nuk ka menduar kurrë për boshllëkun përpara jetës, por për boshllëkun pas asaj dhe për të mos e barazuar jetën e njeriut me atë të kafshës, vetë ai, njeriu, krijoi botën e shpirtrave dhe jetën pas vdekjes.
“Jeta më e vlefshme është jeta e motivuar dhe jeta e mbështetur në djersën e ballit”… “Dhe engjëlli dhe djalli, janë brenda tek i gjalli”. Illo Foto, si njeri i ndershëm dhe i rregulltë në të gjitha drejtimet, mbështet jetën e ndershme e dinamike në shërbim të vetvetes, families, shoqërisë e më gjërë.Ai ngre zërin me forcë kundër jetës perverse të një pjese të shoqërisë njerëzore, që duke përdorur të gjitha mjetet e propagandës demoralizuese mundohet t’a fusi të gjithë shoqërinë në degjenerim moral, psiqik dhe fizik.Ai ka besim se kurrë imoralja nuk do dominojë mbi moralen, prandaj edhe ngre me forcë mbështetjen tek puna për të jetuar me djersën e ballit… “Ushqehemi duke u kuruar dhe kurohemi duke u ushqyer.” Me atë aforizmë popullore autori tregon shqetësimin e madh mbi mënyrën e sotme të të ushqyerit deri në grykësi; duke konsumuar ushqime të industrializuara e konservuara, njeriu po bastardon racën njerëzore, duke shkurtuar edhe jetën e tij. Mbipeshën njeriu e krijon nga mbingopja dhe dhjamosja, që dikur nuk njihej dhe e illustron këtë me jetën e fshatit në vendlindjen e tij, ku nuk kishte parë as edhe një njeri të dhjamur jo vetëm nga fisi i tij, por në tërë krahinën. Ishte e natyrëshme kjo, sepse njeriu ishte jo vetëm në lëvizje të vazhdueshme në punë, por edhe ushqehej me gjithëçka gjente në natyrë, prandaj edhe bota po rikthehet sot tek ushqimet “bio”, për dobinë e tyre të padiskutueshme për kundër dhjamosjes, kombinuar kjo me punën fizike dhe me ushtrimet gjimnastikore. Vetë gjendja fizike e autorit, me trupa atleti në moshën 80 vjeçare, dëshmon më së miri se me sa seriozitet Illo Foto e merr punën, lëvizjet, mënyrën e të ushqyerit dhe mënyrën e jetesës. Dramën e emigracionit në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti, pas shembjes të sistemit komunist, autori e përshkruan me gjithë dramacitetin e vet, ashtusi e pat hequr edhe vetë mbi kurriz. Me atë rast ai u bën një analizë të thellë jo vetëm peripecive e vuajtjeve të tejskajëshme, por edhe karaktereve njerëzore që nuk qenë ne gjendje t’i kapërxenin ato vështirësi, si i kapërxeu Illo Foto familjarisht me gjithë bashkëshorten e tij dinjitoze dhe fëmijët e tij të mrekullueshëm. Vetëm njerëzit me karakter të fortë të mençur e largpamës mund t’i kapërxejnë ato; në të kundërtë, njerëzit me karakter të dobët, të cekët në mendime dhe jo largpamës, jo vetëm nuk e realizojnë ëndrën e tyre n’emigracion, por bien në pesimizmë e ndahen nga jeta shpejt.Në paralelizmë me këtë fakt po risjell për lexuesin një aforizmë të vjetër nga kombi rus: “Vetëm lulet artificiale i tremben shiut, ndërsa njeriu i talentuar nuk i trembet kritikës dhe vështirësive”. Lidhur me emigracionin e ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autori i këtij libri mban qëndrim kritik ndaj emigracionit të hershëm Shqiptar, që qëndroi indiferent ndaj e migrantëve të rinj dhe megjithëse prej kohësh i organizuar në dhjetra shoqata, nuk u kujtua as edhe një, jo për t’i ndihmuar, por as edhe për t’i identifikuar. Në këtë drejtim është për t’u admiruar komuniteti hebre, që i dha ndihmë të çmuar të gjithë emigrantëve të sektit të vet, të emigruar nga Europa lindore pas shembjes së komunizmit: duke i identifikuar, regjistruar dhe ndihmuar në të gjitha drejtimet. Autori i librit “Braktisja e fshatit” shpreh mendime shumë të vyera lidhur me proçesin e sëmundjeve të pa kurueshme, plakjes dhe vdekjes: duke u treguar shumë i qytetëruar objektiv dhe modern.Ai e mbron me ngulm problemin më të fundit të shkencave mjekësore si është Eutanazia, duke dhënë mendimin e tij se duhet të ligjërohet në çdo vend. Jep mendime se si duhet të trajtohet trupi i njeriut pas vdekjes dhe me të drejtë mbron proçesin e kremacionit, djegies dhe mua më duket se ka të drejtë dhe e mbështes plotësisht.
lllo Foto është humanist! Ai mendon se edhe organet e tij po t’i duhen dikujt për transplant, i “dhuron” me kënaqësi…I dashur Illo, lërua të tjerëve altruizmin.Për Ju, gjëja më e mirë do të ishte t’ua lije pasardhësve, që mezi të kanë e të duan shumë.Dhe mos u lodh dhe as mos u step nga të shkruarit.Shkruaj për kënaqësinë tënde, në se mendon se ke shkruar mjaft për të tjerët. Cilido lexues meson shumë prej shkrimeve të tua, gjë të cilën e ke arritur në shkallën sipërore me librin e mrekulluhëm “Braktisja Fshatit”. N.York, Janar 2017
Jakov says
Sado te mire ta kesh artikullin ,e ke qelbur kur thua se qellimi o PKSHishte clirimi i vendit —–Pa prekur pronat e shqiptareve —Genjen –sepse qeveria spekullatore komuniste e mbeshteti pasurimin e asaj qeverie dallaveraxhinjesh e horrash ne ,,xhvatjen e te gj itha kategorive te popullsise –u rrembeu atyre gjithe mireqenien e krijuar –pronat ,parate e florinjte i shpronesoi pa pike meshire duke vene dore si askund tjeter ,ne pronat e njerezve duke i shndruar ata ne lypsa e varfanjake .Ja ky ishte suksesi me i madh i pamerituar i PPSH –hajdutet e popullit .Ti ma ngre lart ate lufte qe filloi me nje qellim tjetert e mbaroi me hajdutlleqe .Te ngresh lart ate lufte se bashku me kliken e enverit ,eshte njesoj si te thuash se krokodilat e peshkaqenjte kane te drejte te shqyejne prene e tyre qofshin keta njerez te ndershem e puntore Ja kete beri dhe ppsh qe ti e mbrone .Ta hedh posht ate pjese artikulli ku e ke ndotur me pranine e enveristeve kusare si keta qe keta qe kane ardhur rishttas ne qeverite pas 90 .KORRIGJOHU e zgjohu seje ne gjume letargjik akoma .