Kushtuar poetit Bilal Xhaferi/
NGA AGIM XH DESHNICA/Boston/
Çamëri! Çamëri!/
Gjallon ndër këngë e histori,/
me frymë ilirësh e paepur,/
nga fati I mbrapshtë e ndjekur/
shqetësime kufijsh, veri-jug,/
në paqe trojesh, si askund./
Çamëri! Çamëri!
Nga fluturoi ajo lavdi?
Suljotët me shpata në sylah,
dyfekët hedhur krah më krah,
ataganët hark nën sqetull,
fustanella, festet mbi vetull,
derdhën gjak veç për të huaj,
harruan vendin, lirinë tuaj.
Nga fryn veriu ngjitet karvani,
pas mjegullash, u zhduk vatani.
Thërret poeti, Çamëri!
Krisma e gjak e tym i zi,
mure dritare pa jetë,
varen degëve pa zogj foletë.
Ku shkoni, vatrat, ku i latë, ku?
Tokat djerrë, ullishtat prush,
stanet rrafsh, bagëtinë e vrarë,
pa zot livadhet lulet tharë?
Çamëri-Shqipëri e prerë!
Folë shqip, shqip e na bëj nder,
sa kohë kështu, pa dritë e dije,
pa këngë e rite lashtërije,
pa ligje, pa prona e larg punës,
pa libra e dhunë ndaj gjuhës.
Streha e djepit, pragu i shenjtë
lisat e hijet e kroi-shkretë,
ju ftojnë të shkoni në ato anë,
te tokat, të parët jua lanë,
Jo, mos trokitni në derën tuaj!
E bukura shqipe -gjuha juaj!
Drejtësi! Mos hesht, kërko!
Kanune tapi e libra shfleto!
Për njerëz nga vatrat të dëbuar,
rimkëmb ligjet, jetën e munguar!
Nga Prespë e kaltër e gjer në Artë,
Filat, Janinë, Dodonë e lashtë,
tek zbret Kalama e rrjedh në Jon,
me dallgët tok në breg jehon:
Çamëri, Iliri e Jon!
***
Çamëri! Çamëri!
Vjen së largu poeti
shpirt përmallimi,
prin karvanin
në mbarim të muzgut,
tatëpjetë jugut,
në tokat e të parëve.
në gjurmët e të vrarëve.
Kërkohen kuvende të pleqësive,
dasma e djepet e ardhmërive,
zjarri i miqësive në çdo vatër,
Kalaja, Lqeni,Joni i kaltër,
krojet, hijet e pyjet,
stanet, dielli, hëna e yjet,
në male e fusha me plagë e halle,
pas korrjeve, shirjeve, këngë e valle