• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shuhet Ronald Vangjel Nasson, Vatra shpreh ngushëllime

January 25, 2024 by s p

Dega numër 1 e VATRËS në Boston, i shpreh ngushëllime familjes së madhe shqiptaro-amerikane Nasson, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe patriotit Ronald Vangjel Nasson! Komandant Ronni, siç e thërrisnin miqt, do të mbetet përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat e komunitetit shqiptar të Bostonit. Ku dha një kontribut të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të shqiptarisë. Ai do të kujtohet, si një familjar i dashur, i përkushtuar, mik i mirë, gjithmon i buzëqeshur si dhe një patriot e besnik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Komandant Ronni, për shumë vite ishte anëtar i VATRËS në Boston dhe shpesh kujtonte bisedat e Fan S. NOLIT në Kishën e Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston MA. Kishë ku edhe kontribuojë për shumë vite. Ai shërbeu me besnikëri në Ushtrinë Amerikane ku ishte veteran i luftës në Kore të jugut! Prej vitesh, veç tjerash, Ronni mbante edhe detyrën e kryetarit të shoqatës së vetreanëve të luftës për shqiptaro-amerikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Filed Under: Analiza

Delegacioni i Kosovës avokon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

January 24, 2024 by s p

Delegacioni i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës, për të avokuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Në delegacionin e Kryeparlamentarit Konjufca janë dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, në cilësinë e kryesueses së delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Arjana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, si dhe zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti.

Ky delegacion përfaqëson përkushtimin e spektrit politik të Kosovës për të arritur anëtarësimin në KiE.

Në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku Kryetari Konjufca ka prezantuar rastin e Kosovës për anëtarësim.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme që afirmojnë të arriturat e Kosovës në vitet e fundit dhe adresojnë rekomandimet nga raporti i Juristëve Eminentë.

Gjatë diskutimit të tij kryetari Konjufca u përgjigj në pyetjet e adresuara dhe bashkëbisedoi me anëtarët e komitetit në lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke shprehur mirënjohje për këtë mundësi si dhe ndaj PACE, përfshirë Komitetin dhe Sekretariatin për veprimet e menjëhershme në emërimin e juristëve dhe raportuesve të shquar, Kryetari Konjufca vlerësoi se Raporti i tyre objektiv dhe i përgatitur me shpejtësi, ka ofruar perspektiva të vlefshme.

“Falënderoj veçanërisht të tre raportuesit, përfshirë Zonjën Bakoyannis, për organizimin e vizitave në Kosovë në kohë të duhur. Në këtë fazë, besojmë se PACE ka siguruar një vizion të qartë për Kosovën. Siç tregon raporti i juristëve të shquar, ‘rregullat ligjore janë në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose, siç është rasti me Kushtetutën, shkojnë përtej këtyre standardeve’. Aplikimi ynë për anëtarësim daton që nga viti 2022. Kosova ka punuar për 16 vjet me instrumentet kyçe të Këshillit të Evropës dhe është tashmë anëtare e plotë e Komisionit të Venedikut dhe Bankës për Zhvillimin e Këshillit të Evropës”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se që nga viti 2008 Kosova ka dhënë një rang kushtetues dhe ka zbatuar drejtpërdrejt Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Konventën Kornizë për Minoritetet dhe, që nga viti 2020, edhe Konventën e Stambollit. 

“Ne vazhdojmë të mbajmë përkushtimin për të mbrojtur standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës është shënuar nga përkushtimi dhe përparimi. Vlerësoj mbështetjen dhe njohjen e vazhdueshme nga bashkësia evropiane”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Në kuadër të qëndrimit në Strasburg delegacioni u takua me personalitete të rëndësishme nga grupe të ndryshme politike, duke përfshirë Béatrice Fresko-Rolfo, Raportuesen për Kosovën në Komitetin për Barazi dhe Mosdiskriminim, delegacionin kombëtar të Francës, Kryetarin e Grupit ALDE, Iulian Bulai, si dhe deputetë e përfaqësues të pëhershëm të vendeve anëtare.

Kryetari Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit, do të realizojnë takime të tjera të rëndësishme.

Filed Under: Analiza

105 VJETORI (I FILLIMIT) TË KONFERENCËS SË  PAQËS NË PARIS, 18 Janar 1919- 18 Janar 2024

January 20, 2024 by s p

(PJESA E PARË)

 NDUE  BACAJ

Foto nga Konferenca e Paqës në Paris 

Data 11 nëntor 1918 , shënoi (zyrtarisht) fundin e Luftës së Parë Botërore. Pas kësaj aleatët, fituese të luftës, SHBA-ja, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, thirrën Konferencën e Paqës në Paris, e cila filloi punimet zyrtarisht me 18 janar 1919, në një nga sallat luksoze të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, për të caktuar kushtet e paqës me Gjermaninë dhe aleatët e saj. Një çeshtje e ndërlikuar ishte ajo e Shqipërisë. Nga fundi i luftës, Franca kishte pushtuar krahinën e Korçës, kurse Italia pjesë të tjera të vendit. Konferenca e ambasadorëve në Londër me 1913 ia kishte shkëputur Shqipërisë gjysmën e territorit dhe popullsisë së saj. Pas kësaj, Traktati i fshehtë i Londres (1915) midis Italisë dhe Aleatëve u kishte premtuar Italisë, Serbisë dhe Malit të Zi, një pjesë të mirë të territorit të tkurrur të Shqipërisë. Një tjetër traktat i fshehtë, Marrëveshja Tittoni-Venizellos midis Italisë dhe Greqisë me 1919, do t’i  jepte goditjen përfundimtare coptimit të Shqipërisë (së njohur nga konferenca e ambasadorëve në Londer me 1913). Në këtë mënyrë, në Versajë Greqia pretendoi për territore të tjera në Shqipërinë Jugore, Serbia në Veri, kurse Italia portin e Vlorës me rrethinat. U bë një debat i madh nëse duhej njohur një shtet i vogël e autonom apo ta ndanin atë midis fqinjëve ballkanik. Shqiptarëve tani u duhej të luftonin më shumë se kurr për mbijetesën e tyre si komb….1.   Në konferencë morën pjesë gjithësei diplomatë nga 32 vende dhe kombësi. Konferenca ishte e dominuar nga kryeministri francez Georges Clemenceau, kryeministri britanik David Lloyd George, presidenti i SHBA Woodrow Wilson dhe kryeministri italian Vittorio Emanuele Orlando. Konferenca kishte si qellim të parë  vendosjen e kushteve të paqës për Fuqitë Qëndrore të mundura, Gjermani, Austro-Hungari e etj.  Vendimet kryesore të Konferencës rezultojnë në pesë traktate që riorganizuan hartat e Evropës dhe pjesëve të Azisë, Afrikës dhe Ishujve të Paqësorit, si dhe vendosën “gjoba” financiare (dëmshperblime) për  vendet humbëse si Gjermania, Austro-Hungaria  etjerë, të cilat si humbëse të luftës nuk kishin zë në diskutimet e Konferencës… Gjithashtu këtu mori “udhë” krijimi i Lidhjes së Kombeve…  Katërmbëdhjetë Pikat e deklaruara nga presidenti i SHBA Woodrow Wilson u bënë baza e negociatave dhe vendimeve të Konferencës.  Katër përfaqësuesit e ”mëdhenj” do të takoheshin joformalisht 145 herë dhe do të merrnin të gjitha vendimet kryesore përpara se të ratifikoheshin zyrtarisht nga konferenca… Me 28 qershor të vitit 1919, pesë vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, u nënshkrua Traktati i Versajës duke i dhënë fund kësaj Lufte. Konferenca e Paqës e Parisit, e njohur ndryshe edhe si Konferenca e Paqes e Versajës , e cila Gjermanisë me aleatët e saj, në nenin 231, i vendosi të gjithë fajin për luftën.2. Traktati i nënshkruar (me 28 qershor të vitit 1919)…. mori pjesë nga territori i Gjermanisë, i Austrisë dhe aleatëve të tyre, Bullgarisë e Turqisë, dhe krijoi shtete të “rinj”: Poloninë, Çekosllavakinë dhe Jugosllavinë. Ai krijoi edhe Lidhjen e Kombeve për t’i dhënë shtytje bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për të siguruar paqën….3.  Pasi u arritë traktati me republikën Gjermane me 28 qershor 1919, e njëjta gjë u bë edhe me aleatët e ish perendorisë së Gjermanisë: Austrinë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Në shtator të 1919, Austria nënshkroi traktatin e Shën Germenit, ndërkohë që dy muaj më vonë Bullgaria nënshkroi atë të Novilit. Për shkak të kryengritjes që ndodhi në Hungari, ky vend nënshkroi traktatin e Trianonit në janar të 1920; dhe për shkak të problemeve edhe më të mëdha të Lindjes së Afërt. Turqia nënshkroi në gusht 1920, traktatin e Savres. Këto traktate u nëshkruan nën mbikqyrjen e Këshillit të Përgjithshëm të fuqive të mëdha, i cili përbëhej nga Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu këto traktate iu diktuan vendeve të vogla të Ballkanit. Nuk është e nevojshme të përmendet se fuqitë e mëdha mbajtën anën e Serbisë, Greqisë dhe Rumanisë, vende të cilat përfituan në territore kundrejt Austrisë, Hungarisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Turqisë….4.  Më konkretisht, Konferenca e Paqes kishte dalë me pesë traktate: Traktatin e Versajës me Gjermaninë, Traktatin e Saint-Germain me Austrinë për Italinë, Traktati i Neuilly me Bullgarinë që u njoh pavarur, Traktati i Sèvres me Turqinë e cila u zhvesh nga të gjitha tokat arabe dhe nga sovraniteti ndaj ngushticave (Bosforit dhe Danardeleve) dhe Traktati i Trianonit me Hungarinë e detyruar të heqë dorë Galicia për t’ia dhënë Polonisë dhe Rumanisë rajonin e Transilvanisë. Në veçanti, Traktati i Versajës me Gjermaninë vendosi: të heqë dorë nga territoret e mëdha koloniale; t’ia japë Alsace dhe Lorraine Francës; të zvogëlojë ushtrinë e saj në 100 000 veta; t’ua paguajë të gjitha dëmet e luftës vendeve fituese dhe Belgjikës; t’ua kalojë aleatëve materialet e ndërtimit të anijeve, materialet hekurudhore dhe industriale, plus furnizimin e qymyrit për dhjetë vjet…. Traktati i Saint-Germain me Austrinë: Në praktikë, Austria u detyrua që Italisë t’ia dorëzonte Trentinon, Alto Adigen, Istrian dhe Pellgun e Epërme të Ishujve. Në vend të perandorisë së vjetër austro-hungareze u formuan republikat e Austrisë, Hungarisë, Çekosllovakisë dhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Ndërsa në Detin Baltik, në territoret që dikur i përkisnin Rusisë (pasi i mbante të pushtuara, N.B.), u krijuan shtetet e reja të pavarura të Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.5.  Serbia e Mali i Zi, megjithse mbanin troje etnike shqiptare të pushtuara që më 1912, ato kërkonin edhe veriun e Shqipërisë, e sidomos Shkodrën. Ndërsa Greqia donte Gjirokastrën dhe Korçën, ndërkaq, Italia e donte Vlorën me rrethinë…  Pra, më 1919, Shqipëria e cunguar rrezikonte ndarjen tjetër apo edhe zhbërjen. Fati deshi që presidenti amerikan Woodrow Wilson insistoi në parimin e vetëvendosjes së popujve, me çka përmbyten vendimet që janë marrë më 1915 gjatë Traktatit të Fshehtë të Londrës… Në këtë qëndrim pozitiv të palës amerikane, rol me rëndësi ka luajtur mërgata shqiptare në SHBA me në krye Fan Nolin dhe Faik Konicën….6.  Gjithashtu  Presidenti Uillson do të refuzonte kategorikisht të firmoste Traktatin e Paqës, derisa garantoi të drejten e Shqipërisë për vetqeverisje.7.   Në skenën botërore kishte dalë SHBA-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, ishin mbështetur shpresat e Shqipërisë për garantimin e kufijve të saj (të pakten të vitit 1913). Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur një serë pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e 1913 të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që Italia e cila kishte pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të Vatikanit, kishte marrë përsipër mbrojtjen e Shqipërisë. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumë i qartë. Për të pasur një tablo të plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Willson ngarkoi konsullin e SHBA-se në Torino, zotin Jozef Haven të bënte një vizite në Shqipëri. Me letrën e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat të Konferencës ëe Paqës, Haven zbriti në Vlore më 1919. Qeveria e Tiranës kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Romë. Mborja, i cili kishte pasur miqësi edhe më parë me Havenin, kreu një punë të mrekullueshme. Me të mbërritur në Vlorë, Haven hodhi poshtë ftesën e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian të qytetit për të qëndruar tek ai. U vendos në shtëpinë e patriotit Qazim Kokoshi dhe më pas në shtëpinë e poetit Ali Asllani. Ai ra në kontakt me parinë e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk tërhiqej me dëshirë nga Vlora, problemi do të shkonte në ndeshje të armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Në italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo të panjohur, por mjaft dinjitoze të vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave të qytetit e siguroi në italisht, se ato do të luftonin bashkë me burrat nëse bëhej fjalë për të çliruar Vlorën. Konsulli u nis nga Vlora dhe Durrësi si dhe në Tepelenë, ku më të mbërritur, filloi një demonstratë e madhe pro SHBA-së, të cilën ushtria italiane, që mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotë se ai asnjëherë nuk kishte parë kaq shumë flamuj të SHBA-së, të valëviteshin me entuziazëm në erë. Nga Tepelena kaloi në Gjirokastër, ku Kryetari i Bashkisë Javer Hurshiti, bashkë me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bënë një pritje madhështore. Ai ishte në shtëpinë e Kryetarit të Bashkisë, kur e lajmëruan se jashtë ishte mbledhur gjithë populli i qytetit për ta përshëndetur. Një delegacion, i përberë nga ish emigrante në SHBA, erdhi për t’i sjellë mjaft dhurata dhe për ta përshëndetur në anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur një tjetër delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kërkoi takim dhe i deklaruan se Gjirokastra është tokë greke dhe dëshira e popullsisë se saj është një bashkim i shpejtë me Athinën. Kjo dergatë provokoi mërinë e popullit të mbledhur përpara shtëpisë se Kryetarit të Bashkisë dhe konsulli u bë dëshmitar i një mërie kolektive, që desh përfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.  Në Përmet, Leskovik dhe Kolonjë, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kërkesën që këto qytete të mbeteshin nën kontrollin e qeverisë së Tiranës. Problemi më i madh që në Korçë ku despoti Jakov dhe një elbasanas i quajtur Efem i bënë thirrje të gjithë të krishterëve të demonstrojnë për një bashkim me Greqinë. Por Haveni u vendos në shtëpinë e një misionari amerikan, të quajtur Kenedi, që e njihte mjaft mirë qytetin. Kenedi e siguroi atë se Korça është thjeshtë shqiptare dhe ketë ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze të qytetit. Një konfirmim me të zjarrte mori edhe nga komandanti francez në Pogradec, majori Mortier. Francezi i tha se gjithë popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptarët janë një popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq që nuk ishte shqiptar. Pas një vizite po kaq të suksesshme në Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven përpiloi pjesën e parë të raportit, atë për kufijtë e Jugut. Materiali u dërgua me urgjence në Ambasadën amerikane në Romë dhe që këtej, brenda javës u vendos mbi tavolinën e punës së Uillsonit në Versaje.
Haven vazhdoi vizitën e tij në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Krujë ku gjeti po atë entuziazëm. Ai shoqërohej kudo nga Tefik Mborja, që duket se luajti një rol kyç. Raporti përfundimtar u hartua një muaj më pas dhe ishte vendimtar për qëndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjë korrigjim në kurriz të kufijve të Shqipërisë dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve të përcaktonte kufijtë fizike të saj…8.  Vlenë të shënohet se në pallatin historik u bë vetëm nënshkrimi i traktatit të parë, ndërsa negociatat u zhvilluan në Quai d’Orsay në Paris, gjithashtu, megjithëse Konferenca e Paqës vijoj punimet me intervale deri me 21 janar 1920, procesi formal i paqës nuk përfundoi në të vërtetë deri në korrik 1923, kur u nënshkrua Traktati  Lozanës.9.  Konferenca e Paqës do t’i  njihte Shqipërisë ligjimitetin e vetqeverisjes si komb, Brenda kufijve të përcaktuar me 1913, dhe urdhëroi kombet fqinjë të tërhiqeshin në këta kufij…10.  “Presidenti Uillson bëri më shumë se kushdo për pavarësinë e Shqipërisë”. Sa cinike tingëllon deklerata e regjimit komunist ateist  shqiptar 65 vjet më vonë se: “Qeveria sovjetike , me në krye Leninin , ishte e vetmja që vertet e mbështeti dhe e mbrojti kombin  e shtypur… Kur në të vertet ishte Presidenti amerikan Uillson, aleati i besueshëm i popullit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave  kombëtare” (Nalb. 1984, 3:25).11.  

SHQIPTARËT DHE KONFERENCA E PAQËS NË PARIS ! 

REFERENCAT:

1.Edwin Jacques, Shqiptarët , Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.404, Tiranë 1995.  

2.https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Paqes_e_Parisit_(1919%E2%80%931920.   

3.Edwin Jacques, Shqiptarët , Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.406, Tiranë 1995, Gazeta “Liria, nr.2, dhjetor 1987.

4.Ferdinand Schevill, BALLKANI, Historia dhe Qytetrimi, fq.407-408, sh.b. Uegen, Tiranë, 2002.  

5. https://www.voal.ch/18-janar-1919-ne-paris-filloi-konferenca-e-paqes/multimedia/dossier/.

6.https://telegrafi.com/viti-1919-konferenca-e-padrejtesive/  

7.https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Paqes_e_Parisit_(1919%E2%80%931920. 

8.https://fjala.al/2021/06/28/konferenca-e-paqes-ne-paris-si-u-vendosen-kufijte-e-shqiperise-pas-luftes-se-madhe/.  

9.https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Paqes_e_Parisit_(1919%E2%80%931920.    

10.Gazeta “Liria, nr.2, dhjetor 1987.. 

11.Edwin Jacques, Shqiptarët , Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.406-407. 

Filed Under: Analiza

NJË VIT QË PO FILLON MBARË PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS

January 17, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Vërtetë, zhvillime me rëndësi dhe të veçanta, për Republikën e Kosovës në fillim të Vitit të Ri, 2024. Nuk jam i sigurt nëse këto lëvizje ndërkombëtare karshi Prishtinës janë të bashkrenduara nga vendet perëndimore – megjithëse mua më duket se ka njëfarë bashkrendimi — për t’i treguar Kosovës se nuk është e harruar. Besoj se këto lëvizje në fillim të Vitit të Ri, janë gjithashtu edhe një mesazh i qartë dhe i drejt për drejt për kundërshtarët e Kosovës dhe apologjetët e tyre: duartë larg nga Kosova!  

Mjafton që tu hedhësh një sy këtyre zhvillimeve pozitive të dy javëve të para të këtij viti — për të cilat e kam fjalën – të dokumentuara në portalet e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.  Zhvillime këto në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kryesisht, me shtete dhe ente euro-atlantike – të cilat kanë qenë pranë Kosovës – në kohë të mira e të vështira — ç’prej fillimit e deri më tani. Këto zhvillime, në të vërtetë, i bëjnë qytetarët e Kosovës, jo vetëm të udhëtojnë lirisht nepër Evropë, por edhe të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e tyre nga sulmet e armiqëve dhe bashkpuntorëve të tyre shekullorë të Kosovës. Falënderës të Madhit Zot, i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” —Frank Shkreli: Shqipëria të distancohet nga klyshët e Rusisë. Të hiqet dorë nga “Ballkani i Hapur” | Gazeta Telegraf — që për një kohë të gjatë na trazoi shpirtin dhe na prishi mendjet, fatbardhësisht, sot ka ky projekt anti-shqiptar ka mbetur në kujtesë si një ëndërr e keqe, e tmershme dhe si një politikë dështuese anti-shqiptare që shpresojmë që të ketë përfunduar njëherë e mirë– ashtu si shumë projekte të tjera anti-shqiptare të 100-viteve të kaluara të sponsorizuara nga Moska dhe Beogradi. Urojmë që edhe ky projekt të ketë përfunduar aty ku e ka vendin: në shportën e historisë së plehërave, siç ka thënë dikur Ronald Reagan për ideologjinë e komunizmit ndërkombëtar.

Ja të veçantat e këtyre dy javëve të fundit në marrëdhëniet e Prishtinës me botën perëndimore, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikanin dhe Evropën Përndimore.  Janë zhvillime këto në fushën ndërkombëtare që tregojnë se Republika e Kosovës ishte në rrugë të drejt që me vendosmëri të kundërshtonte “Ballkanin e Hapur”, të çpikur në koridoret e diplomacisë anti-shqiptare serbo-ruse. Udhëheqsit aktualë të Prishtinës zyrtare dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kërkuan botës një alternativë tjetër, duke kundërshtuar, vendosmërisht, “Ballkanin e Hapur” dhe “Shëngenat” e rrejshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të propozuar nga Moska dhe Beogradi.  Duke u distancuar nga këto propozime kundër interesave shqiptare në rajon që mbështeteshin, fatkeqsisht, edhe nga Tirana zyrtare – shteti dhe qeveria e Republikës së Kososvës i treguan botës se qytetarët e Kosovës janë të denjë të një alternative tjetër pro-përendimore, si pjesë e familjes perëndimore të popujve të lirë, aty ku shqiptarët e kanë vendin, historikisht, për një jetë më të mirë e më të sigurt për të gjithë — në paqë me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të sigurisë dhe paqës në kontinetin evropian.  

Gjykoni vet se si zhvillimet ndërkombëtare në lidhje me Kosovën – dy javët e para të vitit 2024 – tregojnë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe dhe më të sigurt për qytetarët e saj – si pjesëmarrëse e plotë në proceset euro-atlantike, me të drejta të barabrata dhe përgjegjësi si çdo shtet tjetër anëtar i Aleancës së NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Një e ardhme kjo që është në interesin afatgjatë të vet Kosovës dhe të Kombit shqiptar, por edhe në interesin më të gjerë të gjeopolitikës euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.                              

Viti 2024 filloi pra me këmbë të mbarë për Republikën e Kosovës! Ja një pasqyrim i këtyre zhvillimeve dy javëshe, që po tërheqin vëmendjen e analistëve dhe ekspertëve të rajonit: Filloi me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj me 1 janar, 2024.  “Një vit që fillon me liri të lëvizjes”, e cilësoi Presidentja Osmani vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës — e deri në njoftimin, të premtën që kaloi nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se, pas dy vjet pune intensive me Selinë e Shenjtë, ajo ka “Dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë”.  Presidentja Osmani shtoi se, “Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe për raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”, ka thënë ajo me këtë rast.

              May be an image of 2 peoplePresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të më hershëm me Papa Françeskun në Vatikan

Në vazhdimësi të këtyre shënjave pozitive të zhvillimeve ndërkombëtare në Kosovë, fillim të Viti të Ri, udhëheqsit e Republikës së Kosovës  — Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në një prej takimeve të para të nivelit të lartë në fillim të Vitit të Ri, pritën Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, ku sipas të dhënave zyrtare u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçant në fushën e sigurisë, si dhe punën e institucioneve të Kosovës  drejt rrugëtimit të integrimit të saj në BE. Në takimin me zyrtaren e BE-së Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që BE-ja të shënojë përparim në raport me Kosovën drejt statusit të vendi kandidat për Republikën e Kosovës dhe heqjen e “masave të BE-së”, të cilat janë ende në fuqi, duke ritheksuar padrejtësinë e këtij vendimi si dhe mosbalancën që krijojnë ato në pozicionimin e palëve në dialog. Ndërlidhur me këtë çështje, Presidentja Osmani konfirmoi se Kosova mbetet palë e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve”, me Serbinë. 

       

Një zhvillim tjetër me rëndësi në marrëdhëniet e mbrojtjes dhe të sigurisë së përbashkët të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Aleancën NATO.  Republika e Kosovës po fillon një faze të re bashkpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe të thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar tanimë, zyrtarisht, për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh nga

Shtetet e Bashkuara, përmes programit FMS — “Në mbështetje të qëllimeve të politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë shitje të propozuar armësh amerikane, Republikës së Kosovës.

May be an image of 9 people and the Oval Office

         

Presidentja Osmani në një takim me Sekretarin e Shtetit Blinken në Departmentin e Shtetit në Washington

Një vizitë me rëndësi në fillim të këtij viti në Kosovë ishte vizita e Kryeministrit të Irlandës në Prishtinë, e para e këtij lloji. “Populli i Kosovës është mirënjohës për miqësinë e kahershme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës”, u shpreh Vjosa Osmani, duke shtuar se, “Bashkë me Kryeministrin Leo Varadkar shprehëm përkushtimin tonë të përbashkët për bashkëpunim më të fuqishëm në mes të shteteve dhe qytetarëve tanë”, u shpreh me këtë rast Zonja Osmani.

A person and person standing next to flags

Description automatically generated

           

Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti duke përshëndetur vizitorin e lartë tha se marrëdhëniet e Kosovës me Irlandën sa vijnë e thellohen.  “Vendet tona janë të lidhura fortë për vlera të përbashkëta të demokracisë dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, është shprehur Kryeministri Kurti. 

         May be an image of 13 people and textKryeministri Kurti: “Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi mundësitë që i kemi para vetes për t’i thelluar raportet tona, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik”, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Irlandeze.

Qershia mbi tortë, si të thuash, e këtyre lëvizjeve diplomatike në Prishtinë, në fillim të Vitit të Ri, ishte vizita e një aleati të palëkundur, të Republikës së Kosovës, siç e cilësoi Presidentja Osmani, vizitën në Prishtinë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, Lordit Cameron, me të cilin shtoi ajo, “diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.” 

May be an image of 2 people and text

Presidentja Vjosa Osmani me Sekretarin e Jashtëm Britanik, Lordin Cameron,

“Britania e Madhe është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse prej kohësh e pavarësisë së saj”, Lord Cameron, Sekretar britanik për punët e jashtëme, gjatë vizitës në Prishtinë në fillim të Vitit të Ri 

Në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vizitoi Prishtinën, që për “ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë”, ka thenë me atë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, falënderoi vizitorin e lartë dhe Britaninë e Madhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë. Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”, ka theksuar Kryeministri Kurt.

May be an image of 2 people
May be an image of 2 people and text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC KOSOVA OF KOSOVO MINISTRIA E PUNEVE Të JASHTME DHE DIASPORES MINISTARSTVO INOSTRANIH POSLOVA DIJASPORE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS AND DIASPORA ****** 米'

Kryediplomati britanik falënderon Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Zonjën Donika Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për takimet me të për të diskutuar mënyrat e bashkpunimit, në mbrojtje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duket pra se Viti i Ri, 2024 ka filluar për së mbari për Republikën e Kosovës dhe për marrëdhëniet e saja me aleatët dhe miqët e vërtetë të saj, aleatët euro-atlantikë, “Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, siç u shpreh Presidentja Osmani. “Por përballë shumë vështirsive dhe sfidave, ashtu si gjithmonë, “me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, është shprehur e para e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Unë besoj se këto vizita dhe lëvizje diplomatike dhe ushtarake të rëndësishme, në fillim të këtij viti, nga aleatët e vjetër dhe të rinjë të Kosovës, janë një shenjë e vërtetë e interesimit serioz të aleatëve dhe miqëve të Kosovës, në mbrojtje të stabilitetit dhe paqës afatgjatë në Kosovë dhe në rajon. Por edhe një shënjë vendosmërie nga aleatët eruoatlantikë të Kosovës se siç u shpreh edhe Lordi Camrorn, se “Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”.

Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!

Frank Shkreli 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

PUSHTIMI TURK I BALADAVE SHQIPTARE

January 16, 2024 by s p

Isida Dervishhasani/

Çfarë ndodhi me baladën e mrekullueshme “Sytë e tu” të Frederik Ndocit? Përse u shua balada e pavdekshme “Kur një ditë të kthehesh ti” e mbretëreshës së këngës, Nexhmije Pagarusha?

Balada e mirëfilltë shqiptare pothuajse po shkon drejt zhdukjes. Në mbarë botën shqiptare gjithnjë e më shumë pëlqehet të këndohet zhanri tallava ose balada me ritme melankolike turke dhe arabe. Qëllimi i këtij shkrimi është që të pasqyrojë orientalizimin e baladës shqiptare, si dhe problematikat e saj në këto dy dekadat e fundit.

Rryma muzikore e turkobaladave ka lindur ne vitet 1990 në Kosovë dhe në Maqedoninë shqiptare. Këto balada e kane prejardhjen nga zhanri kontroversial i muzikës turke i quajtur ARABESK. Muzika Arabesk në Turqi u krijua nga emigrantë që erdhën nga provincat e Anadollit dhe u shpërngulën në qytetet e mëdha të Turqisë. Në vitet 1970, Radiotelevizioni shtetëror turk, TRT, e ndaloi këtë zhanër sepse meloditë e tij ishin tepër arabe dhe në tekstet e këngëve përcillej pesimizëm i skajshëm. Gjate koncerteve të këngëtarit legjendar të muzikës arabeske, Muslum Gurses, adhuruesit e tij prisnit damarët duke vuajtur e qarë me tekstet e tij që ndjellnin shumë dhimbjen.

Në mes të viteve 1990, kryesisht në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, të frymëzuar nga këngëtarë turq si Ibrahim Tatlses, këngëtarë të rinj shqiptarë si Zyber Avdiu, Muharrem Qalili [Memi], Adem Ramadani, Xhemil Saliu e të tjerë sollën për arsye kulturore dhe fetare stilin e baladave dëshpëruese 100% lindore e aspak vendore shqiptare.

Ndonëse jo shumë, këngëtarët e famshëm si Sinan Hoxha, Artjola Toska dhe Gena kanë eksperimentuar me turkobaladen në Shqipëri. E keqja është se dalëngadalë këto balada po shkrihen me muzikën popullore shqiptare.

Ndikimi i kulturës osmane mbi muzikën e Shqipërisë së mesme sidomos në këngët e kësaj zone nuk mund të mohohet. Gjithsesi ato ruajnë një lloj dallimi vendor dhe nuk ngjasojnë me baladat arabeske. Është e pa kuptimtë që këngëtaret e këtij zhanri ta quajnë veten këngëtarë të muzikës popullore. Muzika tallava e tyre nuk i ngjan muzikës sonë popullore. Një fakt ironik është se këngëtarët shqiptarë në Turqi e ruajnë me fanatizëm muzikën tradicionale shqiptare. Ata nuk e shtrembërojnë muzikën e të parëve të tyre megjithëse janë të lindur e rritur në Turqi. Mbetet e pa shpjegueshme mungesa e atdhetarisë së artistëve vendas veçanërisht atyre të Kosovës, të cilët e poshtërojnë muzikën e atdheut tre tyre me turkobaladat.

Një prej problemeve të këtyre baladave janë tekstet e tyre vajtuese. Këto këngë në përmbajtjen e tyre kanë çështje standarte si kurbeti, humbja e një dashurie, vdekja e prindërve dhe tradhtia. Çka është më e keqja është kur një këngëtar nëpërmjet turkobaladës së tij përcjell mesazhin e vetvrasjes sepse e ka braktisur i dashuri ose e dashura. Këto tematika i bëjnë dëm shëndetit mendor të shoqërisë sonë. Rinia e ditëve të sotme ka shumë nevojë të ushqehet me optimizëm, sepse kjo moshe është e rrethuar nga kotsia e kafeneve dhe pesimizmi i qoftoreve. Një këngëtar duhet të krijojë dëgjues që t’i harrojnë për pak çaste problemet e përditshme. Dëgjuesit dhe pëlqyesit e saj ose e tij qëllon që të kenë hallin më të madh në jete dhe një baladë vajtuese mund t’i shtyjë deri në vetvrasje.

Kur thuhet fjala baladë të vjen në mend një këngë me melodi te ngadaltë dhe me tekst që shpreh thellësisht ndjenja të çfardolloji. Balada e vërtetë shqiptare nuk është e tëra me elemente lindorë dhe ritmet e saj kanë anim perëndimor. Është e vërtet se baladat në përgjithësi përçojnë dhembje, por një baladë shpreh bukurinë dhe triunfin e dashurisë. Për shembull, [Eja, eja luleborë, se me ty do thur kurorë.] Lulebore është një baladë e vërtetë shqiptare ku mbizotëron optimizmi për dashurinë.

Si përfundim, baladat e sotme janë më shume turke se shqiptare. Është paradoks sesi këngëtarët shqiptare që duhen të jenë elita e kombit e injorojnë luftën e heroit tone Gjergj Kastrioti ndaj turqve. E ardhmja e baladave është e mjegullt. Le të punohet që rryma e turkobaladave të largohet dhe të mbesin vetëm baladat tona, sa të bukura aq edhe origjinale.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 108
  • 109
  • 110
  • 111
  • 112
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT