• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari Konjufca merr pjesë në aktivitetet për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë

February 17, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit mori pjesë në ngritjen e flamurit, ndërsa më pas bëri homazhe te Memorali i të Pagjeturve, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksion Memorial në Prekaz.

Për nder të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, mori pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës, duke shënuar kështu edhe fillimin e aktiviteteve për këtë ditë.

Më pas, liderët shtetërorë bënë homazhe te Memoriali i të Pagjeturve, para Kuvendit të Kosovës.

Aktivitetin për nder të 15 vjetorit të pavarësisë Konjufca e vazhdoi me homazhe dhe vendosje të luleve te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Kryetari Konjufca bëri homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ku tha se sakrificën dhe flijimin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij do ta kujtojnë gjithnjë.

Kryetari i Kuvendit tha se liria dhe pavarësia kanë qenë të pamundshme pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e momenti më i lavdishëm i luftës clirimtare ka qenë lufta e Jasharajve kundër Serbisë për çlirim dhe flijimi i gjithë familjes.

“Sakrifica e Jasharajve e ka ngritur në një dimension tjetër edhe kombin shqiptar, por në anën tjetër edhe e ka zgjuar botën, e ka tronditur ndërgjegjjen ndërkombëtare dhe prej atij momenti nuk ka pasur askush dyshim që liria për popullin shqiptar është e pashmangshme”, tha kryetari Konjufca.

Aktivitetet për nder të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të vazhdojnë edhe gjatë ditës.

Filed Under: Analiza

NJË VIT MË PARË BIDEN URDHËRONTE AMERIKANËT TË LININ UKRAINËN: ÇFARË KEMI MËSUAR QË ATËHERË?

February 16, 2023 by s p

Nga FEDERICO RAMPINI/

Data është 10 shkurt 2022. Saktësisht një vit më parë. Joe Biden atë ditë u intervistua nga Lester Holtper për televizionin NbcNews. Flet për mësymjen e mundëshme ruse të Ukrainës. Mesazhi i tij më I fortë është ky: “amerikanët e mbetur në atë vënd duhet t’a lenë menjëherë. Intervistuesi e nguci: a ekziston ndonjë skenar në të cilin Biden-i do të shihet I detyruar të dërgojë ushtarë, për të siguruar  zbrazjen e qytetarëve të tij? Biden-i është kategorik: “Jo. Nga ana tjetër e kufirit është një nga ushtritë më të mëdha të botës. Nëse amerikanët e rusët do të fillojnë të shtien kundër njëri tjetrit, është një luftë botërore”

Sot këto fjalë janë harruar, ose duket se i përkasin një të shkuare të largët. Shkaktojnë pyetje të natyrave të ndryshme. Me atë qëndrim të përmbajtur, Biden-i a mund t’i ketë dërguar një shenjë të rrugës së lirë mësymjes? Putini mund t’a ketë ndërpretuar atë deklaratë të 10 shkurtit 2022 si një pranim të mbuluar se Ukraina i përkiste sferës së ndikimit rus e Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin lëvizur as edhe një gisht për t’a ndihmuar?

Duhet kujtuar edhe konteksti perëndimor: Biden kishte lajmëruar aleatët evropianë që mësyemja ishte e ngutëshme, dhe ata nuk i kishin besuar. Por pyetjet më të rëndësishme , saktësisht 12 muaj më vonë, janë të tjera. Përse asnjëri – pikërisht asnjëri –  nuk përfytyroi që fuqitë e Ukrainës do t’i kishin qëndruar një vit të tërë nën bombardimet e pandërprera, shi raketash të përbindëshme, agresionit të një ushtrie, në numër shumë eprore? E së fundi: çfarë do të kishte ndodhur nëse evropianët do të kishin patur arsye… në hamendësimin e arsyetësisë së Putinit? Në çfarë bote do të jetonim sot nëse mësyemja do të kishte mbetur vetëm një kërcënim?

Përgjigja më duket e padyshimtë. Në këtë çast Putini do të kishte stërfituar, madje pa humbur as edhe një ushtar. Nëse vetëm do të shmangëte mësyemjen. Le të kthehemi me kujtesën një hop mbrapa, për të rindërtuar klimën e fillimit të shkurtit 2022. Mosbesimi evropian mbi përgatitjet e një mësyemjeje ruse. Vargu i drejtuesve në oborrin e Carit, të gatshëm për të bërë lëshime të stërmëdha. Madje edhe n’Amerikë, pesha atëherë ndikuese e rrymave të realpolitikës që donin t’i jepnin Moskës një veto mbi bashkëngjitjen e Kievit NATO-s, duke e kthyer Ukrainën në një jastëk të paanshëm dhe filorus. Ai fillim i shkurtit 2022 qe një çast “magjik”, në të cilin Rusia do të mund të ushtronte ndikimin e saj më të madh pa i hyrë ferrë në këmbë. Të përfytyrohet një histori e ndërsjelltë – një mësyemje vetëm e kërcënuar e kurrë e kryer – jep idenë e gjithshkaje ka shkatërruar Putini, përveç sa e sa jetëve të pafajshme: një rol i ndryshëm për Rusinë në botë, një Perëndim më miqësor e deri edhe i përkulshëm kundrejt tij. Hollësi përfundimtare, Cari ka bërë copë e çikë mitin e vetvetes si një strateg i madh.

Në fillim të shkurtit 2022, alarmi i lëshuar nga shërbimet e fshehta anglo-amerikane mbi përgatitjet e një agresioni të menjëhershëm, likuidohej nga qeveritë evropiane si propagandë kundër-ruse. Shumë parapëlqenin përqafimin e shpjegimit zyrtar të Moskës, simbas të cilit trupat e grumbulluar në kufi të çonin në një manovër të madhe. Dhe vetë Zelenski në fillim ishte mosbesues kundrejt lajmeve që i sillnin Washingtoni e Londra.

Për të shmangur që Putini të kalonte nga “manovrat” në akte, u mobilizua një botë e tërë. Vizita, telefonata, të gjithë kishin diçka për t’i ofruar. Nderim, respekt, dukshmëri, besim, por edhe lëshime konkrete e thelbësore në rrafshin gjeopolitik, për të qetësuar zgjerimshmërinë ruse. Ishte një garë për të marrë seriozisht teorinë simbas së cilës Putini ndjehej “i rrethuar”, pra vepronte i shtyrë nga një lloj ndiesije të natyrshme pasigurie, që duhej shëndoshur, duke i dhuruar një sferë ndikimi më të gjërë. Kançelari   gjerman Olaf Scholz tha qartë e rrumbullak se Bashkimi Evropian do të zgjerohej më së shumti deri në Ballkan, pastaj mjaft. Emmanuel Macroni, që pak kohë më parë kishte deklaruar “vdekjen trunore të NATO-s“, vinte në dyshim madje edhe zgjerimin e BE në Ballkan, të populluar nga sllavët që ishte i gatshëm t’u a dhuronte Rusisë.

Era e appeasement – përkulja apo lëshimet – nuk frynte vetëm mbi Evropën Perëndimore. Më 13 shkurt 2022 shkruanja në Corriere për një “plan B” në diskutim në Washington, një listë lëshimesh Putinit. Bideni kishte një të vetmen përparësi, të qëndronte sa më larg konfliktit, të shmangëte çdo lloj pështjelljeje. Ish ambasadori i Barack Obamës në Moskë, Michael McFaul, kërkoi një “pakt të madh me Putinin për të shmangur luftën”. Dy nga qëndrat e studimeve strategjike më të dëgjuara nga Shtëpia e Bardhë dhe revistat gjeopolitike të klasës drejtuese amerikane, foreign affairs e Foreign Policy, mundoheshin për të gjetur kompromise për t’i ofruar Putinit. Ndërmjet këtyre një “finlandizim” të Ukrainës, një term që kujtonte paanësinë e detyruar Finlandës për të siguruar Bashkimin Sovjetik gjatë viteve të para të luftës së ftohtë. Mbinte edhe hamëndja e një bashkëbisedimi të madh me Putinin për të bashkërenduar me të garanci të ndryshme mbi sigurinë e Rusisë, mbi modelin e Marrëveshjeve të Helsinkit në gjysmën e dytë të viteve Shtatëdhjetë. Për të frymëzuar lëshimet, ishte ndërmjet të tjerash, edhe një mosbesim i thellë në aftësinë e Perëndimit për të kundërvepruar në një zë ndaj mësymjes së një Shteti sovran. Në ballin e snksioneve të ardhëshme e të mundëshme për t’u marrë, për shembull, Scholz nuk kishte pranuar të vinte në lojë gazsjellësin Nord Stream 2. Duke parë vartësinë e Evropës nga Rusia për 55% të furnizimeve me gaz, Washingtoni nuk besonte se mund t’i bindëte evropianët të shkëpusnin atë lidhje të kërthizës.

Putini ishte në një pozitë të lakmueshme: me një prestigj në shkallën më të lartë, shumë drejtues perëndimorë të përgjunjur, të gatshëm t’i lejonin një të drejtë zotërimi mbi vëndet ish satelite të BRSS, që shpejt kërcënoheshin për t’u kthyer së qëni Shtete të varura nga Rusia. Mbas Ukrainës: Gjeorgjia, Moldavia, e më pas një ditë ndoshta Balltikët, nëse do të funksiononte kërcënimi për të bërë levë mbi “mbrojtjen e pakicave rusofone”. Nëse Putini do të kishte mbetur në gjëndjen e kërcënimit, të bluff-it, të një lufte vetëm  të mundëshme, sot do të ishim duke përsiatur rilindjen e një perandorie ruse, me NATO-n në pështjellim, një Perëndim të poshtëruar, një Bashkim Evropian të detyruar t’i nënështronte çdo kandidaturë të ardhëshme pëlqimit të një fqinji mujshar.

Së fundi një vërejtje mbi faktin se përse askush më 10 shkurt 2022 nuk e mori seriozisht  skenarin e një lufte të zgjatur për dymbëdhjetë muaj, pa një fitimtar, me një ushtri të mrekullueshme ruse në vënd qëndrim, pavarësisht nga ndryshimi i dukshëm. (Ndërmjet kllapash: me çdo gjasë teoria e luftës-rrufe, dhe e popullsisë ukrainase që do të kishte pritur me krahë hapur trupat e “çlirimit” të dërguar nga Putini, i është dhënë nga presidenti rus Xi Jinpingut  në takimin e famshëm dy palësh në Lojrat Dimërore  të Pekinit). Befasia mbi qëndresën ukrainase nuk rrjedh vetëm nga cilësia e ndihmës ushtarake që Kievi ka marrë nga NATO: gjithmonë pak e gjithmonë me vonesë, sepse 12 muaj mbrapa ende nuk ka një barazi të vërtetë të fuqive, aq më pak në rrafshin ajror e raketor. Shtrëngimet e vëna nga NATO e pengojnë Ukrainën t’i përgjigjet me raketa raketave. Inferioriteti është teorizuar dhe detyruar nga Washingtoni. Por të gjithë kemi mbetur robër të një mëdyshjeje të lashtë të demokracive: që dyshojnë nëse dijnë t’a bëjnë luftën. Një stereotip i lashtë e kokëfortë i përshkruan regjimet autoritarë si më të përshtatëshëm për të duruar në kohë të gjata vuajtjet dhe flijimet e luftërave. Megjithatë luftërat më të rëndësishme të historisë sonë  (lufta e parë dhe e dytë botërore) i kanë fituar gjithmonë demokracitë kundër diktaturave.

“Corriere della Sera”, 13 febbraio 2023    E përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

Kosova’s 15th Anniversary of Independence

February 14, 2023 by s p

This important celebration was sponsored by NYC Council Speaker Adrienne Adams with Council Member Robert Holden, CM Borelli, CM Carr, CM Valazquez, CM Feliz & CM Paladino and Mark Gjonaj.

Foto: Dritan Haxhia

Filed Under: Analiza Tagged With: Mark Gjonaj


Protesta e opozitës, Meta: Rama ka zëvendësuar procesin e integrimit europian me korrupsionin ndërkombëtar. Do japë llogari para qytetarëve

February 11, 2023 by s p

GAZETA PANORAMA: http://www.panorama.com.al/protesta-e-opozites-meta-rama-ka-zevendesuar-procesin-e-integrimit-europian-me-korrupsionin-nderkombetar-do-jape-llogari-para-qytetareve/?fbclid=IwAR0u88ImU_sjRyDjzTT_O0fehRxEtw2r1ADNQA-di5gx0yG5SK-PlskdfnA

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e opozitës të thirrur ditën e sotme përpara kryeministrisë.

Meta u shpreh se Edi Rama është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet ndërsa shtoi se ai po e zëvendësoi procesin e integrimit europian me korrupsionin ndërkombëtar.

“Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Është ora për t’u përballur me këtë regjim të kalbur dhe armik të interesit publik dhe kombëtar.

Struci i rilindjes është fshehur si një frikacak nga frika e tmerrshme që ai ka, nga përballja me të vërtetat, me popullin dhe dëmet që e ka shkaktuar atij. Edi Rama e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin dhe është i gatshëm të kënaqë mafiozë për të shtyrë edhe disa ditë në pushtet. Afera që ka tronditur mbarë botën Rama-McGonigal është edhe afera që ka derdhur kudo zemërimin mbarë popullor. Llogaridhënies nuk i shpëton dot. Do të japë llogari për të gjitha shkeljen që ka bërë, për shkatërrimin e parlamentit dhe bllokimin e projektligjeve të opozitës.

Edhe për ato që kemi paraqitur prej kohës në kuvend. Ato u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies së tyre ndërsa Edi Rama kërkon t’i varfërojë ata. Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në kuvend. Edi Rama do të japë llogari edhe për përjashtimet staliniste të deputetëve të opozitës nga grupet parlamentare. Edi Rama do të japë llogari deri në fund për pengmarrjen e integrimit europian sepse me veprimet e tij mafioze, ai i është kundërvënë vlerave të shtetit ligjor. E zëvendësoi procesin e integrimit europian me korruptimin ndërkombëtar. Kosova po përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite sepse në Kosovë ka zgjedhje të lira, funksionojnë institucionet.

Ndaj dhe pagat në Shqipëri janë sa gjysma e pagave në vendet fqinje. Populli e ka marrë vendimin dhe nuk do të lejojë më që Edi Rama të vazhdojë të uzurpojë zyrën e kryeministrit. Populli nuk do të lejojë më kurrë  që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim dhe të dëbojë qindra mijëra qytetarë. Shqiptarët protestojnë sot për t’i dhënë fund dramave familjare”, tha Meta.

Filed Under: Analiza

Nga “Patronazhistët” te “Aktivistët”, dhe çelikosja e unitetit popull-parti-pushtet

February 10, 2023 by s p

Sokol Paja/

Zgjedhjet lokale të 14 majit prodhuan prej “partisë-shtet” që keqqeveris Shqipërinë prej gati 10 vitesh, një superskemë politike survejimi të ashtuquajtur “aktivisti”, skemë tipike e regjimeve diktatoriale. Regjimet autoritare dhe totalitare, skemat dhe strukturat e survejimit, përndjekjes, shantazhit e presionit i përdorin me çdo mjet e çdo kusht për të survejuar, nënshtruar, frikësuar, e mposhtur kundërshtarët politikë e qytetarët e thjeshtë. Qeveria që keqqeverisë Shqipërinë, vepron në mënyrë tipike komuniste në ideologji, marrëdhënie ndërinstitucionale, qasje ndaj pushteteve të varësisë, ndërvarësisë e qytetarëve të thjeshtë. Regjimet totalitare veprojnë masivisht; në emër të partisë dhe të popullit.

Përfshirja me detyrim dhe presion në skemën “aktivisti” të punonjësve të administratës publike me status civil, të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese, të institucioneve të sigurisë kombëtare, përbëjnë një skandal të paprecedentë për të cilin duhet të reagojnë fort ambasadat e vendeve perëndimore në Shqipëri, shoqëria civile e çdo institucion kombëtar e ndërkombëtar i akredituar në Shqipëri. Në diktaturë, populli, pushteti, partia konsiderohen e njëjta gjë. Çdo veprim organizohet, dirigjohet, orkestrohet dhe realizohet me qëllimin madhor komunist: “për çelikosjen e unitetit popull-parti”. E njëjta gjë po shfaqet dhe sot 3 dekada pas rënies së komunizmit. Fatkeqësisht në Shqipëri qeveris një diktaturë moderne: Kryeministri=partia-shtet, pasi ka shpartalluar opozitën duke lobuar deri në FBI kundër saj, pasi mban peng opozitën me vendim gjykatash, ka shkatërruar demokracinë duke pushtuar çdo institucion të pavarur kushtetues. Gjithçka dhe çdo gjë në Shqipëri është vënë nën shërbim të partisë-shtet.

Me qëllim mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, eleminimin, përndjekjen e kundërshtarëve dhe mbajtjen nën survejim, përndjekje, panik, frikë, e shantazh të qytetarëve të zakonshëm, qeveria me armatën “aktivisti” po vë në rrezik sigurinë kombëtare, paqen, ligjshmërinë dhe kohezionin social. “Aktivisti” është skemë fatale e shkeljeve të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Është shkelje flagrante e ligjit zgjedhor shqiptar. Skema politike survejuese “Aktivisti” është e njëjtë si skema “patronazhisti” një skandal i paprecedentë në historinë e shtetit modern shqiptar. Asnjë strukturë politike, partiake dhe e jashtëligjshme nuk guxon të intimidojë njerëz të lirë, të posedojë të dhëna personale, sensitive, të mbrojtura me ligj prej institucioneve shtetërore e ti vërë në shërbim të partisë-shtet. Asnjë prej strukturave në shërbim të qeverisë nuk guxon në një shtet demokratik që të ndërsejë çdo individ të lirë e ta vendosë në shërbim të qeverisë. Çdo skemë tipike komuniste në një shoqëri të lirë dhe demokratike duhet të refuzohet prej të gjithëve. Nesër do jetë vonë. Liria mbi gjithçka.

Photo by: Getty Images “iStock”

Filed Under: Analiza Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 135
  • 136
  • 137
  • 138
  • 139
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT