• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuha

March 8, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Shqipja është gjuhë e vjetër, në mos më e vjetra. Ajo është origjinale, gjuhët e tjera e kanë kopjuar.Gjuhëtarë vendas e kanë tradhtua; me studimet e tyre e kanë hedhur poshtë; ua kanë dhënë atë gjuhëve të tjera, duke e nxjerrë shqipen të huazuar. Kështu ndodh kur partia bëhet më e rëndësishme se kombi. Vendi dergjet, është i sëmurë nga ideologjia. ‘Me shkru’ është fjalë e krijuar nga vetë shqipje, duke u nisur pikërisht nga fërkimi, gërvishtja, zhurma fëshfërimë që lëshon maja e pendës a penës, ndërsa është duke shkruar mbi letrën e bardhë. Prej saj pastaj e morēn gr. grapste; lat. scrivi, dhe me radhë gjuhët e tjera. Sepse shqipja i ka lindur të gjitha. Që në ngjizje, ajo ka qene gjuha e Perëndive. Përpara saj bota ishte e heshtur e shurdhër. Nuk kishte gjuhë tjetër. ‘Ur’shumë shqiptarëve u kujton zjarrin… Por kjo fjalë vjen nga emri i qytetit të parë në botë, Ur ose Uruk, qytetërimi i të cilit u shua pas trazirave dhe zjarreve të njëpasnjëshme. Kjo ndodhi rreth 7 mijë vjet më para në Sumerën e lashtë, ku Nana ishte Perëndesha Hana (Hëna) dhe piramidat quheshin Zigurat. Më pas Sumer mori emrin Arkadi, pastaj Babiloni, ra nën Persi, derisa Aleksandri i Madh u kthye për të ri-marë atë që të parët e tij e kishin humbur. Shqiptarët në atë kohë njiheshin me emër tjetër, por gjuhën e kanë të njëjtë të shenjtë, si Feniksi (shqiponjë) që bie e ngrihet me të njëjtin emër.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Origjina e shkrimit Kunjformë

March 5, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ky sistem i veçantë shkrimi e ka origjinën në Babiloni. Shpikësit e tij ishin njerëzit sumerian ose jo-semitë që banonin në atë vend përpara se të vendoseshin babilonasit. Ajo u zhvillua nga shkrimi i figurave, dhe në të vërtetë disa nga shenjat pikturale më të rëndësishme mund të gjurmohen ende në mënyrën kuneiformë. Ky shkrim i hershëm i pikturës ishte gdhendur në gur, por përfundimisht balta e butë u miratua si një medium dhe u zbulua se linjat e drejta të ngulitura mbi këtë medium prireshin në formën e një kunji apo një pyke. Kështu, fotografitë humbën karakterin e tyre origjinal dhe u bënë thjesht grupe konvencionale pykash. Shumësi përfaqësohej duke dyfishuar shenjën dhe një term mund të intensifikohej me shtimin e një goditjeje të caktuar: kështu, shenja për ‘shtëpi’, nëse i shtoheshin katër goditje të vogla, do të thoshte ‘shtëpi e madhe’ e kështu me radhë. . Skenari ishte shumë i përshtatshëm për gjuhën asiriane, pasi fillimisht nuk ishte krijuar për një gjuhë semite. Ai përbëhet nga rrokje të thjeshta të përbëra nga një zanore në vetvete ose një zanore dhe një bashkëtingëllore, ideograme ose shenja që shprehin një fjalë të tërë dhe rrokje të mbyllura si marr ose jap. Përsëri, shumë nga shenjat kanë më shumë se një vlerë rrokjeje dhe ato mund të përdoren si ideograme dhe fonetike. Ashtu si në shkrimin egjiptian, përcaktorët përdoren për të treguar klasën së cilës i përket fjala: kështu, një shenjë vendoset përpara emrave të personave, një tjetër para emrave territorial dhe një e treta para emrave të perëndive dhe qenieve të shenjta.
Data e epokës në të cilën filloi të përdorej për herë të parë ky shkrim ishte ndoshta rreth 4500 p.e.s. dhe vazhdoi deri në shekullin e parë p.e.s. Asirianët e përdorën atë që nga viti 1500 p.e.s. deri rreth fillimit të shekullit të gjashtë p.e.s. Kështu, kjo formë e lashtë e shkrimit u përdor fillimisht nga sumerët, pastaj nga pushtuesit e tyre babilonas dhe asirianë, pastaj nga ata persianë që përmbysën më në fund perandorinë babilonase dhe asiriane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

Zemërimi që vret gra

March 4, 2023 by s p


Një reflektim pas tragjedisë më të fundit shqiptare.


Nga Lindita KomaniTiranë/

Emocioni i zemërimit mund të shfrytëzohet në mënyrë virtuoze sikurse mëson Tomas Akuini dhe të përdoret për të vënë në vend padrejtësi. Por emocioni i zemërimit është njëkohësisht ai që shtyn edhe drejt vrasjes të një njeriu. 
Tendenca për ta pasur këtë emocion është e trashëgueshme në masën rreth 50%. Masa tjetër prej 50% varet nga kushtet rrethuese: familja, edukimi në shkollë, shoqëria, kultura.
Zemërimi i pavënë nën kontroll nga personi vetë mund të shpërthejë në çaste të pamenduara, kur ka qenë i mbledhur në kohë, ose kur ka përsëritje të një situate të ngjashme të ndodhur në të shkuarën. Zemërimi mësohet të vihet nën kontroll që në periudhën e zhvillimit nga fëmijëria deri në moshë madhore, me ndihmën e edukimit nga prindërit, nga mësuesit dhe kultura që mbizotëron në një shoqëri. Fëmija kopjon prindërit në sjellje, kopjon të afërmit, kopjon mësuesit, kopjon shokët.
Çdo herë që ndodh një vrasje gruaje në Shqipëri bëhet e qartë që sistemi i edukimit të vetëkontrollit për atë burrë ka dështuar plotësisht. E kundërta ndodh shumë më rrallë, pra të rralla janë gratë që vrasin burra, ndoshta thjesht sepse nuk kanë fuqi fizike për ta përballuar një akt vrasjeje, por edhe sepse u është mësuar vetëkontrolli shumë më tepër se burrave.
Kultura shqiptare ka të stabilizuar modelin e pushtetit të burrit mbi gruan dhe ky model me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në këta tridhjetë vjet, përsëri mbetet mbizotërues. Kjo hedh benzinë mbi zjarrin e zemërimit dhe tërbimit burrëror. Këtë pushtet burri që ka probleme personaliteti synon ta vendosë që në çastin kur e di që e ka lidhur pas vetes gruan/partneren dhe mendon se ka të drejtën ta mbajë sa të dojë. Kultura do shumë kohë të ndryshojë dhe ndryshimi i saj nuk bëhet me dhunë por në mënyrë evolutive dalëngadalë. 
Tani situata është më ndryshe sesa para 30 vitesh dhe pas 30 vitesh të tjerë mund të jetë ndryshe nga ç’është tani. Në raport me të shkuarën ndryshim ka ndodhur në raport me pushtetin e gruas në familje dhe shoqëri, por jo në mbrojtjen e saj fizike dhe mendore. Përkundrazi, në këtë drejtim ka një keqzhvillim të theksuar, i cili edhe më i keq do të bëhet sa më shumë do të liberalizohet shoqëria dhe gruaja të përparojë, dhe kjo jo sepse gruaja duhet të mbetet e prapambetur që të mos vritet, por sepse burri duhet të mësojë vetëpërmbajtjen me patjetër.
Sa i përket të ardhmes së dhunës, logjika bazuar në faktet që shoh, më bën të mendoj që ajo vetëm se do të shtohet për aq kohë sa çoroditja shoqërore do të vijojë. Kultura e dhunës po na mësohet dhe imponohet nga ekrani. Fëmijët që të vegjël janë të çoroditur. Po shohim skena dhune mes vajzash që rrihen mes njëra-tjetrës. Kemi parë për raste përdhunimi dhe abuzimi seksual mbi vajza që mbahen në presion me video intime. Fëmijë të vegjël sillen si të rritur të çoroditur nga sa shohin në ekrane televizive dhe kompjuterike, ushtrojnë seksualitetin që në moshë para adoleshence, krijojnë varësi nga dobësitë e tyre. Të dhënat për përdorimin e drogës nga të rinjtë janë të frikshme. Këta fëmijë e adoleshentë për 10-15 vjet do të jenë të rritur. 
Mendoj që do të mund të kishte një qetësim të situatës nëse do të kishte një përqendrim tek e mira, tek familja dhe tek e përbashkëta. Jo tek vendosja e vetes në qendër të një bote të vockël egoiste ku ushtron instinktet duke harruar që je njeri dhe jo kafshë. Jo tek jeta e shfrenuar seksuale që promovohet përmes ekraneve televizive dhe kompjuterike. Jo tek shfrytëzimi i personit tjetër si vegël dhe mostrajtimi si njeri. Jo tek mosrepektimi i tjetrit. Jo tek mospranimi i të drejtës për mendim ndryshe. Gjithashtu mendoj që do të kishte një qetësim të gjendjes sikur situata ekonomike, politike dhe shoqërore të ishte më e qetë dhe e begatë. Dhe së fundmi, por ndoshta e para për nga rëndësia, nëse në familjet tona Zoti do të ishte udhëheqësi i jetës shpirtërore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lindita Komani

Albanian-American Women’s Association në Chicago organizoi festës e gruas

February 27, 2023 by s p

Albanian-American Women’s Association organizuan një mbrëmje madhështore në Chicago ku të ftuar ishin edhe anëtarë të Vatrës dega e Chicagos së bashku me kryetaren saj Mirela Kanini. Kjo mbrëmje u organizua ne vigjilje të festës ndërkombëtare të grave dhe atje u ndanë çmime të ndryshme për gra dhe vajza të cilat kane dhënë dhe japin një kontribut të shquar ne shoqëri dhe na bëjnë krenarë. Ndër çmimet që u ndanë ishin:Kimete Abdullai – Women of the year.Lirie Milla Ceja- Emerging women of the year.Suzana Kombi- Teacher of the year.“Hajde Shqiperia” outstanding community engagement e ftuar ishte dhe këngëtarja Vojsava Alia. Atmosfera e këndshme festive gjatë mbrëmjes tregoi edhe njëherë vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Chicago dhe në këtë rast atë të grave, nënave dhe motrave tona të mrekullueshme.

Filed Under: Analiza

30 VJETORI I SHOQATES KRAJA

February 25, 2023 by s p

Më 26 shkurt Shoqata Kraja feston 30 vjetorin e themelimit. Tre dekada veprimtari patriotike, kulturore dhe humanitare në shërbim të komunitetit dhe kombit tonë. Udhëtim tre dekadash i mbushur me histori suksesi falë komunitetit tonë të mahnitshëm dhe mbështetjes së tyre të pafund.Më 26 shkurt i gjithë komuniteti i Krajës feston së bashku arritjet e së shkuarës dhe përkushtimin për një të ardhme të ndritur.On February 26, Kraja Association celebrates its 30th anniversary. Three decades of patriotic, cultural and humanitarian activity serving our community and our nation. Three decade journey filled with stories of success thanks to our amazing community and their endless support.On February 26, the entire Kraja community together celebrates the achievements of the past and its commitment for the bright future.For tickets, please call: Lul Popi347-341-2163

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 137
  • 138
  • 139
  • 140
  • 141
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT