
Albanian-American Women’s Association organizuan një mbrëmje madhështore në Chicago ku të ftuar ishin edhe anëtarë të Vatrës dega e Chicagos së bashku me kryetaren saj Mirela Kanini. Kjo mbrëmje u organizua ne vigjilje të festës ndërkombëtare të grave dhe atje u ndanë çmime të ndryshme për gra dhe vajza të cilat kane dhënë dhe japin një kontribut të shquar ne shoqëri dhe na bëjnë krenarë. Ndër çmimet që u ndanë ishin:Kimete Abdullai – Women of the year.Lirie Milla Ceja- Emerging women of the year.Suzana Kombi- Teacher of the year.“Hajde Shqiperia” outstanding community engagement e ftuar ishte dhe këngëtarja Vojsava Alia. Atmosfera e këndshme festive gjatë mbrëmjes tregoi edhe njëherë vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Chicago dhe në këtë rast atë të grave, nënave dhe motrave tona të mrekullueshme.