• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

24 vite pa Azem Hajdarin

September 13, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

24 vjet nga vrasja e Heroit të Demokracisë, liderit të Lëvizjes Studentore Shqiptare, themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari!

Azem Hajdari ishte dhe është tribun i lirisë dhe demokracisë.

Azem Hajdari ishte lider, por edhe burim frymëzimi për çdo shqiptar, për çdo të ri, për çdo demokrat.

Azem Hajdari ishte simboli dhe figura më e njohur e Dhjetorit ’90, ishte studenti që u personifikua me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit, ishte dhe është burim frymëzimi për gjithë shqiptarët dhe aspiratat e tyre për liri dhe demokraci!

I paharruar!

Filed Under: Analiza

21st Anniversary of 9/11 Observed in US, Kosovo, Albania with Tributes, Services and Reflections

September 12, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

President Biden paid tribute to “extraordinary Americans” on the 21st anniversary of the September 11 attacks in a somber wreath-laying ceremony at the Pentagon. The president was joined by family members of the fallen and first responders on the day of the attack.

“It’s not enough to stand up for democracy once a year or every now and then,” President Biden said. “It’s something we have to do every single day. So this is a day not only to remember, but also is a day for renewal and resolve for each and every American in our devotion to this country, to the principles it embodies, to our democracy.”

First lady Jill Biden addressed the National Memorial Observance in Shanksville, Pennsylvania. She said the attacks showed that “with courage and kindness we can be a light in that darkness.” In these moments, she said, our source of strength comes from our connection to one another. “So as we stand on this sacred and scarred earth, a record of our collective grief and a monument to the memories that live on each day, this is the legacy we must carry forward: Hope that defies hate.”

Vice President Kamala Harris and her husband attended a commemoration ceremony at the National September 11th Memorial in New York.

President Biden noted that even after a year of ending the war in Afghanistan, launched in response to the terror attacks, his administration continues to pursue those responsible for the 9/11 attacks and the “commitment to preventing another attack on the United States is without end.”

Annual moments of tribute were carried out in New York City, the Pentagon, Pennsylvania and across the world. Kosovo President Vjosa Osmani, Prime Minister Albin Kurti and US Deputy Ambassador Alyson Grunder, paid homage at the “Kosova Remembers” memorial dedicated to the victims of September 11, 2001 attack. President Osmani noted that on that day America suffered a terrible act of terrorism yet it was an attack on all who believe in the values of freedom and democracy. Since then, she said, “Kosovo has joined the American people every day, joining forces in the defense of these values and the fight against terrorism.” In his commemorating tribute, President of Albania Bajram Begaj called attention to staying committed to preventing terrorist attacks and protecting democracy. “Today we honor all those who lost and gave their lives in the deadly terrorist attacks of 9/11 against the United States and democracy, which changed it forever. Recent cyber attacks on our vital infrastructure remind us that national security is a top priority. We must build and develop our national capabilities while strengthening ties with our partners and allies to protect the security of our countries and people,” said Albania’s President Begaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

DJATHTIZMI AUTENTIK KOMBËTAR DHE SHPËTIMI POLITIK I KOSOVËS

September 8, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Nuk ka intervistë apo deklarim publik të shumicës së pjesëtarëve të klasës politike të Kosovës, të cilët, të paktën në një fjali nuk merren pak me ideologjinë politike dhe zhargonin më të përmendur të saj, “të djathtën dhe të majtën.” Por, a thua, sa thellë shkojnë bindjet tona politike sa i përket ndarjes së spektrumit politik në të majtë e të djathtë? Sa nga ne e kuptojnë mjaftueshëm cilësimin majtist e djathtist si dhe orientimin politik që këto terma nënkuptojnë?

Nëse pak i kthehemi historisë politike dhe ndarjes së spektrumit politik në këto dy drejtime bazike si linja të përkufizimit të themeleve ideologjike politike, atëherë shohim se sa më i rëndësishëm është botëkuptimi që ngërthejnë në vete këto definime sesa vec zhargoni. Por, historia politike na meson se ashtu sic kanë evaluuar me kohë bindjet politike, ashtu kanë evaluuar edhe djathtizmi e majtizmi politik. Ndasitë ideologjike nuk janë vetëm zhargoniste, por janë bindje që në asimetrinë e besimit politik përcaktojnë rrugëtimin e një force politike e përmes saj edhe të një shoqërie, shteti, e kombi.

Dikotomia e ndasisë ideologjike themeltare në të majtë e të djathtë buron nga Revolucioni Francez në verën e vitit 1789. Sipas profesorit të historisë moderne franceze, David Bell, nga Princeton University, pas rënjes së Bastilles, kuvendi francez po debatonte gjerë e gjatë mbi ndryshimet në kushtetutën e vendit dhe cështja me esenciale ishte nëse kushtetuta e re do t’i jepte të drejtën absolute të vetos mbretit (monarkut) apo jo. Ata që ishin përkrahës të idesë që kushtetuta e re duhej ti jepte të drejtën absolute të vetos monarkut ishin të ulur në të djathtë nga kryesuesi i kuvendit, kurse ata që besonin se kjo e drejtë nuk duhej t’i jepej monarkut, qëndronin të ulur në të majtë të kryesuesit. Këtu buron edhe varianti më bazik dhe themeltar i ndasisë ideologjike politike – në djathtistë, për ata që ruajnë dicka më tradicionale; dhe në të majtë, për ata që duan dicka më ndryshe, jotradicionale.

U dashtë mbi një shekull që zhargoni djathtist e majtist të bëhej diskursi primar i definimit të identitetit politik. Një ngritje e këtij definimi erdhi në pah me Bolshevikët në Rusi, të cilët kishin admirim të thellë për Revolucionin Francez dhe e shihnin sim undësi për ridefinimin politik të Rusisë asokohe, dhe përmes saj, të të gjithë botës. Sipas profesorit të kulturës evropiane dhe historisë intelektuale, Marci Shore, nga Yale University, identiteti politik i ndarë në dy pole shihej si hap i domosdoshëm në historinë e zhvillimit politik deri tek ardhja e komunizmit.

Mes-shekulli i njëzet dhe dy luftrat botërore radikalizuan skajshëm polet e identitetit ideologjik e politik në të majtë e të djathtë, dhe thuajse ia humbën komplet edhe vlerën e mesit apo qendrës liberale. Radikalizimi i këtyre poleve erdhi si pasojë e sforcimit të partive politike. Kur njerzit devijonin nga vijat politike të partisë, ata konsideroheshin ‘ektremistë’ apo ‘radikalë.’ Kjo shihet më së kjarti në kohën e Stalinizmit dhe ngritjen e Hitlerit.

Më pas, zhargoni majtist e djathtist u fut edhe në politikën amerikane në shekullin e njëzet. Sipas profesorit të politikës dhe lëvizjeve shoqërore në SHBA, Michael Kazin, nga Georgetown University, ishte programi zhvillimore “New Deal,” i Presidentit Franklin D. Roosevelt i 1933 që i dha hov botëkuptimit më të vecantë në mes të së majftës – që kërkonte më shumë involvim shtetëror në shoqëri e ekonomi, dhe të djathtës – që sfidonte e nuk duronte thuaja aspak involvim shtetëror në shoqëri e aq më pak në ekonomi. Identiteti majtist në SHBA në atë kohë asocionte me lëvizjet komuniste e socialiste, kurse ai djathtist me konservatorizmin.

E sot, edhepse terminologjia vazhdon të evoluojë për aq sa evoluonë politika botërore, djathtizmi ndërlidhet me konservatorizmin kurse majtizmi me progresivitetin. Këtu gjendet edhe themra e Akilit në këtë debat.

Cka do të thotë konservatorizmi në kuadër të botëkuptimit të identitetit ideologjik? Për djathtizmin, konservatorizimi është ruajtja e tradicionales. Kurse, progresiviteti për majtizmin është ndryshimi i vazhdueshëm, modernizimi që shpeshëherë thyen, anashkalon, zhvlerëson, por edhe fundosë tradicionalen. Këto dy pole të spektrit të identitetit ideologjik politik janë oponencë që zvogëlohet sa më afër qendres së spektrit. Andaj, shumica e partive politike por edhe e politikanëve pretendojnë të vendosin veten tek “të djathtë të qendrës,” apo “të majtë të qendrës,” ashtu që të sigurojnë besimin e sa më shumë njerëzve, ngase në ektremet e poleve gjendet kryesisht pakicat elektorale.

Por, ajo që është esenciale për Kosovën, një shtet në ndërtim e sipër, një shtet i lindur nga një histori politike sui generis në rrjedhën e politikës globale të fundshekullit 20 e fillimshekullit 21, është ideologjia politike që duhet të ndjek ky vend për t’i siguruar vetën jo vetëm zhvillim por edhe qëndrueshmëri politike. Klasa politike e Kosovës, por edhe elektorati në përgjithësi, duhet të kuptojnë se ka vetëm një frymë ideologjike politike që e shpëton Kosovën si shtet nga gllabërimi eventual i përthyerjeve të mëdha në politikën globale. Sipas Samuel Huntington, autorit të librit të famshëm “Përleshja e Civilizimeve dhe Fundi i Historisë,” linjat e ndarjes së civilizimit përendimor nga ai lindor bijnë pikërisht në Kosovë. Kjo e bënë edhe më kruciale nevojën e Kosovës për të pasur një casje jashtëzakonisht të saktë e në linjë me civilizimin që e dëshiron dhe beson se i takon – perëndimit. Këto parakushte parasysh, nuk ka se si mos të shohim se është vetëm djathtizmi ai që e shpëton Kosovën.

Më specifikisht është djathtizmi autentik kombëtar, si formë specifike e djathtizmit si identitet ideologjik politik, që i siguron Kosovës ecjen drejt fianlzimit të procesit të shtetndërtimit dhe vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore.

Pse djathtizmi? Kjo besoj tanimë është kuptuar nga elaborimi i mësipërm i ndasisë në mes dy poleve ideologjike. Por, djathtizmi na duhet ngase na e ruan tradicionalen, na e ruan vlerën tonë unike si komb autokton evropian.

Pse autentik? Djathtizmi, në historinë politike, është nënkuptuar sipas rrethanave politike të kohës dhe vendin. Botëkuptimi i tij ka ndryshuar që nga Revolucioni Francez e deri tek lëvizjet studentore në SHBA. Andaj, edhe në rastin e Kosovës, por edhe për shqiptarët në Ballkan në përgjithësi, djathtizmi autentik do të thotë djathtizmi që i shërben specifikave të shtetit tonë e kombit tonë. Djathtizëm që mban për themel konservatorizmin e vlerave tona tradicionale dhe ringritë ato në linjë me rrethanat e kohës.

Pse kombëtar? Djathtizmi autentik është djathtizmi që buron nga nevojat e një vendi të caktuar për një kohë të caktuar. Elementi kombëtar këtu është shumë esencial ngase problematika e shqiptarëve në Ballkan ka qenë gjithëherë problematicë kombëtare e asnjëherë vetëm shtetërore – dmth vetëm e Shqipërisë, për shembull. Andaj, djathtizmi autentik kombëtar është identiteti i vetëm ideologjik që siguron trajektorën më të mirë për arritjen e qëllimeve tona kombëtare. Në shekullin e fundit, nuk ka arritje me të madhe për shqiptarët si komb sesa shteti i Kosovës. Sforcimi dhe qëndrueshmëria e këtij shteti ndërlidhen kryekëput me djathtizmin autentik kombëtar si identitet ideologjik. Vetëm atëherë kur Kosova të arrijë stadin e zhvillimit demokratik e socio-ekonomik që i siguron asaj vendin meritor në familjen e kombeve perëndimore, ne mund të ‘luftojmë’ lirshëm përbrenda nesh, të ndarë në parti politike, e me identitet ideologjik në të dyja polet. Historia jonë kombëtare deri më tani na ka dhënë leksione të kjarta që tregojnë me fakte të pamohueshme ecjen tonë mbrapa saherë që në krye kemi pasë identitetin ideologjik majtist, dhe përparimin e vockël e të shkurtër sa herë që në krye kemi pasë identitetin ideolgogjik djathtist. Pasi që të kemi përfunduar me sukses procesin e shtetndërtimit të Kosovës, edhe mund të bëjmë eksperimente politike majtiste, por deri atëherë, duhet qenë shum syhapur!

Filed Under: Analiza Tagged With: Faton Bislimi

EVROPA E RE DHE VËSHTRIMI NË LINDJE I BERLINIT

September 8, 2022 by s p

Nga DANILO TAINO/

Ishte e qartë që nga 24 shkurti i shkuar: mësyemja ruse e Ukrainës ka hapur një stinë krejtësisht të re n’Evropë. Ndërmjet gjërave të tjera ka zhvendosur befas qëndrën politike të rëndesës drejt Lindjes. Qeveritë perëndimore e kanë të vështirë të pranojnë këtë rrëshqitje, të prirur të ruanin një përçapje mjaftueshmërie, shpesh të paracaktuar, kundrejt Vëndeve që deri në gjithë vitet Tetëdhjetë të Nëntëqindit ishin të shtrënguar në orbitën e Bashkimit Sovjetik. E vërteta megjithatë është m’e fuqishme se sa zakonet e këqia.  

Më 9 gusht kançelari gjerman Olaf Scholz ka mbajtur një bisedë që mban parasysh shtjellimet e muajve të shkuar dhe nxjerr ndonjë pasojë. Një bisedë, në Universitetin Karlova të Pragës, të rëndësishme për nga përmbajtja dhe për faktin se vjen nga Vëndi më i shquar i Evropës, ajo Gjermani që sot duhet të braktisë shumë nga politikat (që janë zbuluar të verbëra) të çuara përpara nga Anxhela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vite e për shtatë të tjerë më parë nga Gerhard Schröder. 

Edhe se e mbajtur në një ton të njëtrajtshëm, fjala prageze e Scholzit është një hop cilësor në qëndrimin gjerman mbi Evropën, i shtyrë nga ngutshmëria e kohëve dhe domosdoshmëria  për të përcaktuar “vijën kufindarëse ndërmjet kësaj Evrope të lirë dhe një autokracie imperialiste”. Dhe tani – ka pohuar – vendimet duhet të merren dhe në rastin ka kujtuar fjalinë e kthyer në simbol të Revolucionit të Kadifenjtë të Çekosllovakisë , të filluar nga të rinjtë e Pragës  natën e 17 nëndorit 1989: “Kush veç nesh? Kur nëse jo tani?”. Ideja e kançelarit gjerman është të shkuarit tani, shpejt drejt një “Evrope gjeopolitike”, duke filluar nga të kuptuarit e zhvendosjes së barazpeshave në kontinent: “Nuk ka nevojë të thuhet – ka pohuar – qëndra e Evropës po zhvendoset drejt Lindjes”.

Nuk bëhet fjalë për një të kuptuar teorik. Scholz ka qënë shumë konkret  në një terren që jo domosdoshmërisht do të marrë duartrokitje në të gjithë kryeqytetet, Parisi në krye. “Duhet të shtoj qartësisht se fakti i vazhdimit të rritjes së BE nga Lindja është një dobi për të gjithë”, ka shtuar. Zgjerimi i Bashkimit evropian duhet “të përfshijë Vëndet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën, Moldavinë e më pas edhe Gjeorgjinë”. Një BE “me 30 ose 36 Shtete antarë”, pashmanshmërisht i ndryshëm nga i sotmi duhet t’i përshtatet kohëve dhe përmasave të tij. “Rregullat evropiane – ka shtuar – mund të ndryshohen me nxitim, nëse është e nevojshme. Edhe Traktatet nuk janë të ngallmuara në gur”. Edhe kjo nuk është e pakët. Madje Scholzi, më së fundi, i është përgjigjur propozimit të Emmanuel Macronit për të krijuar një Bashkësi politike evropiane, në fakt një rreth të jashtëm përqark BE, në të cilën do të mund të marrin pjesë Vëndet e interesuara, veçanërisht ata që kanë kërkuar hyrjen në bashkësi. 

Scholzi ka përvijuar atë që ai e ka përcaktuar “ndërpretimi im i propozimit të Macronit”: një forum në të cilin kryetarët e Shteteve e të qeverive të BE të takohen një apo dy herë në vit me partnerët e jashtëm të Bashkimit për të biseduar për çështje të rëndësishme. Por, ka sqaruar, një “grupim i tillë nuk është një alternativë e proçesit të ngutshëm të zgjerimit të BE. Më së fundi, i kemi dhënë fjalën tonë kandidatëve për hyrje” të Ballkanit perëndimor njëzet vite më parë. Pra, nëse Macroni përfytyronte që Bashkësia politike evropiane mund të ishte një parkim i qëndrimit të gjatë për atë që dëshëron të hyjë në BE, tashmë ai e din se Berlini ka një opinion të ndryshëm. E dijnë edhe ata që kundërshtojnë një zgjerim të mëtejshëm të BE  me frikën e hollimit të tij me ujë: është gjeopolitika që detyron shtrirjen nga Lindja, në leximin e Scholzit.

Që qëndra e rëndesës evropiane do t’ishte zhvendosur drejt Lindjes, qe e qartë së paku nga mësyemja ruse n’Ukrainë. Vëndet më në dukje të agresivitetit të Moskës, janë ish satelitët e saj, të liruar nga Pakti i Varshavës mbas shëmbjes së Bashkimit Sovjetik. Veç asaj Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe vetë Republika Çeke janë ledhi i parë për të ndaluar trysninë e Kremlinit, sot politik e ndoshta nesër ushtarak. Jo vetëm aq. Këta Vënde, së bashku me Ukrainën, kishin të drejtë kur lajmëronin në vazhdimësi për rrezikshmërinë e Vladimir Putinit; ndërsa Berlini, Parisi, Roma e të tjerë gaboheshin duke e mohuar. Pasja arsye në përimtimet gjeopolitike nuk është e pakët për qeveritë, sidomos përballë një fuqie agresive.

Duket se Berlini po lëviz duke vënë mbi tavolinë idenë e tij mbi Evropën e ardhëshme, së fundi jo të dalë nga asgjëja. Në të Shkuarën një nga etërit fisnikë të Gjermanisë së mbas Luftës së Ftohtë, Wolfgang Schäuble, ka pohuar shumë herë që Vëndi i tij ka një përgjegjësi e një lidhje me Vëndet e Lindjes evropiane më të mëdha se ato të Francës. Dhe atij që vërente se bashkimi politik do t’ishte i pamundur përballë një teprije zgjerimi, i përgjigjej se Vëndet që duan mund t’a bëjnë, “por duhet të kemi kujdes, që të mos jenë vetëm Shtetet e mëdhenj që vendosin, e kam mësuar nga Kohli” (Helmut Kohl, kançelari i ribashkimit gjerman). Sot e mësojmë nga qeveritë e Lindjes.

Edhe Italia, kur të ketë një qeveri, ndoshta do të matet me idetë për Evropën e ardhëshme e gjeopolitikën.

“Corriere della Sera”,  shtator 2022   E përktheu Eugjen Merlika   

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

TRASHËGIMIA E DISKUTUESHME E GORBAÇOVIT

September 6, 2022 by s p

Si vdiq shpresa demokratike e Rusisë/

Analizë nga Rafael Floqi/

Mikhail Sergejev Gorbaçov, Mikhail Gorbaçov vdiq të martën në moshën 91-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ishte një pikë e rrallë e ndritshme në historinë tragjike, të zymtë dhe të spërkatur me gjak të Rusisë. 

Ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov u varros të shtunën në Moskë, pas një ceremonie që bëri bashkë me mijëra vetë që i dhanë atij lamtumirën e fundit. Presidenti rus Putin i shpërfilli homazhet e zhvilluara për nder të zotit Gorbaçov. Kremlini gjithashtu refuzoi të zhvillojë një funeral shtetëror për të, çka pasqyron shqetësimin mbi trashëgiminë e njeriut që njihet për reformat drastike të ndërmara në vend, të cilat ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Të enjten, zoti Putin vendosi privatisht lule në arkivolin e Mikhail Gorbaçovit në një spital të Moskës.. Trupi i tij u vendos në varrezat Novodevichy të Moskës pranë varrit të bashkëshortes së tij, Raisa Gorbaçov.

Edhe në momentet e tij më të këqija, ai nxirrte ngrohtësi dhe shkëlqente nga optimizmi dhe humori. Ai qe një kafshë pasionante politike, por ai refuzoi të kapej pas pushtetit për hir të pushtetit. 

Cilësi të tilla i dhanë Gorbaçovit vendosmërinë për të ecur përpara, me politikat e perestrojkës dhe glasnostit – për të reformuar sistemin ekonomik të Bashkimit Sovjetik nga lart-poshtë, për ta bërë qeverisjen e tij më transparente dhe për t’u dhënë njerëzve më shumë liri dhe të drejta civile. Këto cilësi ndoshta ishin edhe ato që i duheshin për t’i dhënë fund në mënyrë paqësore Luftës së Ftohtë. Gjë që qe arritja e tij më e madhe e tij.

Vendi i tij në historinë ruse, megjithatë, është më kompleks – është ende për t’u përcaktuar. Nacionalistët rusë dhe forcat e rendit të vjetër në përgjithësi e shohin atë si mashtrues ose tradhtar, kryesisht sepse ai mbikëqyri rënien e Bashkimit Sovjetik. Kjo shpegohet pse Putin nuk qe i pranishën në varrimin e tij. Rusë të tjerë dhe anëtarë të ish-bllokut sovjetik e lavdërojnë atë si një çlirimtar largpamës që u përpoq t’i çlironte nga zgjedha e totalitarizmit të korruptuar sovjetik.

Mikhail Gorbaçovi donte të modernizonte Bashkimin Sovjetik, të reformonte strukturat e tij nëpërmjet demokracisë dhe tregut të lirë. Por reformat e tij u bënë një katalizator për forcat që dëshironin ndryshimin dhe sollën përfundimisht shpërbërjen e perandorisë komuniste në Evropë.

Vdekja e tij, në moshën 91-vjeçare, vjen në një Rusi sërish autoritare, të përfshirë në një luftë me vendin fqinj, Ukrainën. Dhe një Rusi që në shumë drejtime refuzon atë çfarë përfaqësonte Gorbaçovi, thonë disa vëzhgues.

“Ka një paradoks këtu: Gorbaçovi na dha të gjithëve lirinë, njerëzve që sot i përkasin brezit më të vjetër, si dhe fëmijëve të tyre. Por, ata e urrejnë atë për këtë liri të tyren. Ky është një largim klasik nga liria. Kjo është një urrejtje klasike. Ne ishim aq madhështorë, por ai e prishi këtë! Ai na hapi një dritare drejt botës, por ne nuk na duhet kjo botë!”, thonë analisti politik Andrey Kolesnikov.

Vdekja e Gorbaçovit ka qenë një subjekt i pakëndshëm për Kremlinin dhe deklaratat e bëra për vdekjen e tij ishin me tone të ulëta. Gorbaçovi simbolizon hapjen e Rusisë ndaj botës, ndërkohë që qeveria e Vladimir Putinit po orienton Rusinë pikërisht në drejtimin e kundërt.

Në rrugët e Moskës, reagimet janë të ndryshme, që nga nderimi dhe vlerësimi nga ata që e falenderojnë Gorbaçovin për shërbimin e tij për lirinë, dhe deri tek ata që e konsiderojnë atë një tradhtar të Bashkimit Sovjetik dhe më konkretisht të Rusisë, duke e fajësuar atë për përhapjen e krimit të organizuar, paqëndrueshmërinë ekonomike dhe kaosin politik në vitet që pasuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në 1991.

“Mikhail Gorbaçovi është një njeri i madh që pati një punë shumë të komplikuar gjatë asaj kohe. Ai mori përgjegjësinë që një vend si Bashkimi Sovjetik të transformohej, siç e kërkonte ajo kohë”, thotë Yuri, banor i Moskës.

“Ai tradhëtoi të gjithë vendin, rusë dhe sovjetikë. Ai shembi një vend të madh”, thotë Aleksi.

“Nuk jam dakort me mënyrën se si ndoqi politikën e tij në vendin tonë dhe e solli shtetin drejt kolapsit”, thotë Maria.

“Ai është personi që i solli lirinë vendit tonë; i vetmi ndër të gjithë qeveritarët tanë që u përpoq të bënte diçka për ta zëvendësuar diktaturën e përhershme në këtë vend, me diçka më të mirë”, thotë Sergej.

Nga ana e tij, Gorbaçovi, i cili vuante nga një lloj kotësie gazmore që e bëri atë të fliste për veten në vetën e tretë, i tha biografit Uilliam Taubman se “Gorbaçovi është i vështirë për t’u kuptuar”.

Ai ishte padyshim një produkt i kohës së vet: Një fëmijë i fshatarëve ruso-ukrainas, ai mori një arsim të lartë sovjetik (të mësuar nga një grup intelektualësh parakomunistë) dhe u rrit në mes të një humori “gëzimplotë me lot” pas fitores së Rusisë. kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Gorbaçovëve, si miliona rusëve të tjerë, iu desh të ngriheshin nga rrënojat e luftës, urisë dhe terrorit të shkaktuar nga shteti stalinist, por ishin shumë të gëzuar që ishin gjallë dhe aspironin për një të ardhme më të mirë.

Gorbaçovi u takua me gruan e tij, Raisa, studente e filozofisë, në një konvikt të Universitetit Shtetëror të Moskës gjatë vitit të fundit të jetës së ish-udhëheqësit sovjetik Joseph Stalin. Ajo u bë shpirti i tij binjak i domosdoshëm gjatë gjithë karrierës së tij politike – njeriu më i besuar të cilit iu drejtua kur, i rrethuar nga rivalë, armiq dhe aleatë dyfytyrësh, ai kishte nevojë për këshilla që mund t’u besonte.

Jeta e hershme e Gorbaçovit e përgatiti atë pak për detyrën monumentale të qeverisjes dhe reformimit të një perandorie gjigante. Një fshatar nga Privolnoye (përkthyer shqip si “Vendi i lirë”) në Kaukazin e Veriut, ai u ngjit në rradhët e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kryesisht duke pasur në fokus bujqësinë. Rastësisht, kur Yuri Andropov i KGB-së e takoi atë dhe filloi ta pëlqente atë. Pasi Andropov u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe udhëheqës suprem i Bashkimit Sovjetik, ai e bëri Gorbaçovin trashëgimtarin e tij të dukshëm.

Andropov, megjithatë, vdiq para se Gorbaçovi të kishte mundësi të mësonte ndërlikimet e punëve të jashtme, të politikës së sigurisë, ekonomisë dhe financave. Kjo mungesë e bekgraundit  dhe përvojës e vonoi shkurtimisht ngjitjen e tij drejt pushtetit. Konstantin Çernenko mori postin e sekretarit të përgjithshëm pas vdekjes së Andropov-it, vetëm për të vdekur vetë 13 muaj më vonë – dhe do ta përcaktonte Gorbaçovin si ndjekësin e tij, kur të vinte radha për të sunduar.

Në mars 1985, një natë përpara se Byroja Politike të “votonte” për ta bërë Gorbaçovin sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste – ishte një punë e kryer paraprakisht – Gorbaçovi shëtiti me Raisën, e cila e pyeti me zë të lartë: “A të duhet vërtet kjo?” Gorbaçovi, sipas biografisë së Taubman, u përgjigj se ai duhej të merrte përgjegjësinë. “Ne thjesht nuk mund të vazhdojmë të jetojmë kështu,” tha ai, duke iu referuar ngecjes dhe dobësimit dhe kalbëzimit të sistemit sovjetik.

Gorbaçovi me të drejtë, pa një hendek midis ideologjisë komuniste dhe realitetit sovjetik dhe fillimisht ai besoi se kjy mund të kapërcente pa ndërmarrë hapa radikalë. Më vonë, ai kujtonte, duke kërkuar falje për mendësinë e tij të vitit 1985: “Një njeri, natyrisht, nuk mund të çlirojë vetëdijen e tij [të gjitha] menjëherë nga zgjedhat dhe zinxhirët e mëparshëm”.

Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ai u zhyt në këtë lloj pune me idealizëm dhe entuziazëm. Tre vjet më vonë, ai lançoi reforma radikale ekonomike, politike dhe kushtetuese. Dhe gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij, ai shpesh bënte zigzage ndërmjet favorizimit të ndryshimit radikale dhe kundërshtimit të tij, ose thjesht paralizimit nga pavendosmëria. Ai më vonë argumentoi se e bëri këtë për të shmangur atë që ai kishte frikë se mund të kthehej në një gjendje luftë civile.

Disa historianë vënë në dyshim se si një njeri që kishte arritur një sukses të tillë brenda makinës monstruoze politike të partisë, mundi të ruante kaq shumë mirëkuptimin njerëzor. Në rininë e tij, Gorbaçovit i pëlqente të lexonte poezi, dhe kishte aspirata artistike. Ai përsëriste shpesh një thënie latine: “Dum spiro, spero”, që do të thotë “Për sa kohë që marr frymë, shpresoj”.

Si shumë rusë, Gorbaçovi i përdorte fjalët ofenduese pa masë, por ai kurrë nuk pinte shumë dhe ishte një familjar i butë dhe i dashur. Në çdo pushim, ai mbante një tufë librash me vete me letërsi, filozofi dhe histori. Ai kishte një sens humori të ashpër dhe i pëlqente të qeshte. Ndihmësi besnik i tij Anatoli Çernjaev kujtonte një kohë kur Gorbaçovi lexoi një roman shumë kritik për ish-udhëheqësin Vladimir Lenin nga Aleksandr Solzhenitsyn. Gorbaçovi e përshkroi librin si “shumë të fuqishëm” dhe përballë ndihmësit të tij të befasuar filloi të imitonte ish-komandantin sovjetik me ëndje dhe mjeshtëri. Ai ishte “i vetëm kundër të gjithëve”, tha Gorbaçovi me admirim për Leninin.

Lenini ishte fillimisht modeli i rolit të Gorbaçovit. Ai idealizoi jashtëzakonisht trashëgiminë revolucionare të Leninit, duke besuar se filozofia e tij ishte në fakt më shumë demokratike sesa totalitare. Stalini u bë antimodel i tij. Gorbaçovi prezantoi glasnostin dhe lirinë e udhëtimit dhe të ndërgjegjes, dhe ai hoqi dorë nga terrori dhe dhuna; ai donte të çmontonte trashëgiminë e errët të diktatorit të madh.

Në gjysmë të rrugës së perestrojkës, Gorbaçovi vendosi të çmontojë sundimin njëpartiak në Bashkimin Sovjetik dhe u bë, në thelb, një socialdemokrat i stilit evropian. Megjithatë, ai kurrë nuk mund të kuptonte se si ta qeveriste vendin e tij kompleks pa u futur në rrënjët e tij autoritare – dhe pa Partinë Komuniste.

Atij i pëlqente të udhëtonte në Perëndim dhe inkurajonte të tjerët ta bënin këtë, dhe i pëlqente të fliste me liderët perëndimorë dhe të reflektonte mbi reformat e tij në praninë e tyre, sikur t’u kërkonte këshilla.

Ndërsa ishte në detyrë, frazat e tij të preferuara ishin “le të zhvillohet [procesi]”, “kjo është e paparashikueshme” dhe “ne kemi nevojë për një konsensus”. “Konsensus” dhe “pluralizëm” ishin dy nga shumë fjalët perëndimore që Gorbaçovi prezantoi në diskursin e Byrosë Politike; ato fjalë madje u bënë pjesë e fjalorit të zakonshëm rus.

Metoda e tij e preferuar e krijimit të “konsensusit” përfshinte fjalime të gjata dhe pamflete teorike, të cilat ai i preferonte më shumë sesa dekretet. Shumë prej rusëve e shihnin Gorbaçovin si mjaft të të gjatë; disa vunë në dukje se monologjet e tij të pafundëm ishin një mënyrë për të menduar për çështjet me zë të lartë, duke e peshuar një problem nga të gjitha anët.

Fatkeqësisht, shumë probleme sovjetike kishin vetëm një zgjidhje të dhimbshme dhe Gorbaçovi gjithnjë e më shumë përdorte të folurit dhe teorizimin për të vonuar veprimet. Kështu, jo vetëm kritikët e tij vendas, por edhe partnerët perëndimorë e panë stilin e tij të qeverisjes si të veçantë. Në ekonomi, ai u dha më shumë autonomi dhe një pjesë fitimesh “kolektivave” të ndërmarrjeve shtetërore, megjithatë ai nuk lejoi reformat e pronës private dhe tregut, nga frika e papunësisë dhe pabarazisë. Në politikë, ai krijoi institucione përfaqësuese të vështira, por nuk arriti të ndërtonte një zyrë të fortë ekzekutive që mund të zëvendësonte pushtetin e Partisë Komuniste. Disa e fajësuan atë për hapjen e vendit ndaj ndikimeve perëndimore shumë larg, shumë shpejt – duke lënë hapësirë për kaos në një vend me tradita të rrënjosura autoritare.

Ndërsa kriza ekonomike dhe sociale sovjetike u rrit, shumë donin që ai t’i përdorte shërbimet e tij ushtarake dhe të sigurisë për të mbajtur të bashkuar perandorinë sovjetike, por ai refuzoi ta bënte këtë. Gorbaçovi nuk kishte shërbyer kurrë në ushtri, një gjë e çuditshme për prejardhjen dhe brezin e tij. Dhe ai kurrë nuk u interesua për çështjet ushtarake. Ai i bëri oficerët e tij të lartë ushtarakë të zhvillonin një doktrinë të “mjaftueshmërisë strategjike” për të shmangur akumulimin e pakufizuar të armatimeve. 

Ai urrente ta kishte gishtin në një këmbëz të një bombe bërthamore dhe u bë lideri i parë sovjetik që shkatërroi raketat bërthamore. Megjithatë, për një kohë të gjatë, ai kishte vërtet frikë se Shtetet e Bashkuara mund të çarmatosnin Bashkimin Sovjetik me goditje nga hapësira. Më vonë Presidenti i SHBA  Ronald Reagan, partneri i tij në përfundimin e Luftës së Ftohtë, u prek nga sinqeriteti i tij dhe më vonë u bë miku i tij. George H.Ë. Bush, pasardhësi i Reganit, në fillim nuk i besoi udhëheqësit sovjetik, por më pas negocioi me Gorbaçovin tërheqjen e forcave sovjetike nga Evropa Qendrore.

Gorbaçovi miratoi idenë e “një Evrope së plotë dhe të lirë” dhe madje propozoi të ndërtohej “një shtëpi e përbashkët evropiane” që përfshinte edhe Bashkimin Sovjetik. Kur Muri i Berlinit u shemb dhe blloku sovjetik u shkri, po aq shpejt sa bora në verë, Gorbaçovi e pranoi këtë si një verdikt të historisë; ai mbajti trupat sovjetike në kazerma dhe më vonë ra dakord t’i tërhiqte ato në Bashkimin Sovjetik. Ky ishte momenti kur ai drejtoi një kurs të ri radikal për Bashkimin Sovjetik dhe botën – dhe gjithashtu momenti kur historia e la pas atë dhe retorikën e tij. Gotitja e vdekjes për Bashkimin Sovjetik qe shkrepur tashmë.

Ndërsa Gjermania lëvizte me shpejtësi drejt ribashkimit brenda NATO-s, Gorbaçovi ishte i lidhur në një nyje të vërtetë. Ai nuk donte të nxiste shovinizmin rus në shtëpi, por kartat e tij negociuese ishin të dobëta. Në këtë moment, sekretari i Shtetit James Baker iu zotua gojarisht se NATO nuk do të lëvizte “asnjë centimetër drejt lindjes”. Gorbaçovi nuk insistoi për asnjë moment për konfirmim dhe ky premtim do të përfshihej në një polemikë të madhe midis Rusisë dhe NATO-s vite më vonë. Në vjeshtën e vitit 1990, Gorbaçovi mori Çmimin Nobel për Paqe për përfundimin e konfliktit Lindje-Perëndim. 

Edhe pse Gorbaçovi liberalizoi thellësisht sistemin ekonomik dhe politik sovjetik, ai gjithashtu ndau me miliona sovjetikë një frikë nga tregu kapitalist dhe çfarë mund t’u sillte ai njerëzve me të ardhura më të ulëta, të cilët nuk e kishin njohur kurrë papunësinë apo sipërmarrjen private. Së fundi, reformat e tij ndihmuan në destabilizimin e sistemit të vjetër, pa krijuar një ekonomi tregu të qëndrueshme. Standardet e jetesës sovjetike, mjaft të mjerueshme, u ulën edhe më poshtë.

Ai e quajti këtë si një vështirësi të përkohshme, madje duke huazuar shakanë e Reganit se “ekonomistët duhet të kenë vetëm një krah”, në mënyrë që ata të ndalonin së thëni: “Nga njëra anë, nga ana tjetër”. Në fund, megjithatë, autoriteti i tij ra viktimë e një ekonomie të dobët. Ai humbi popullaritetin ndaj Boris Jeltsin, një antari të keq të Byrosë Politike, i cili nisi një fushatë për të pohuar sovranitetin e plotë të Rusisë brenda një Bashkimi Sovjetik të decentralizuar si një rrugëdalje nga “dështimi i perestrojkës”.

Gjatë pushimeve të fundit fatale në Krime në gusht 1991, kur ministrat e tij e shpallën atë “të sëmurë” dhe e vunë në arrest shtëpie, Gorbaçovi lexoi një tregim historik të fatit të Pjotër Stolypin, një kryeministër që zbuti Revolucionin rus të vitit 1905, por ra viktimë e një atentatori. Ai gjithashtu lexoi edhe një biografi amerikane të Stalinit. Kjo zgjedhje e leximeve pasqyronte interesin e tij të madh për ata që u përpoqën ta sundonin vendin me dorë të hekurt – njëri që u përpoq ta zbuste një revolucion dhe tjetri që ndërtoi një perandori.

Tre ditët e robërisë virtuale ishin shumë të vështira për të dhe Raisën, e cila u sëmur. Komplotistët, megjithatë, hezituan të derdhnin gjak kundër civilëve në Moskë dhe përpjekja për grusht shteti dështoi. Megjithatë, kur Gorbaçovi u kthye në Moskë, ai zbuloi se pushteti i vërtetë i ishte kaluar Jelcinit, rivalit të tij. Gjatë ditëve të mbetura të Gorbaçovit në detyrë, ai synoi të fliste me Jelcinin për një kompromis që do t’i lejonte ata të drejtonin vendin së bashku. Në fund, megjithatë, Jelcin e hoqi qafe në mënyrë të pazakonshme.

Kundtërshtia e thellë i Gorbaçovit mungesae përvojës ndaj përdorimit të fuqisë  kishte shtyrë atë t’ua transferonte autoritetin të tjerëve, përfshirë udhëheqësit e 15 republikave sovjetike. Përfundimisht ai e gjeti veten si një sundimtar pa një shtet sovjetik, megjithatë ai e ruajti dinjitetin e tij deri në ditën e hidhur të 25 dhjetorit 1991, kur dha dorëheqjen dhe Jelcini trashëgoi zyrtarisht arsenalin bërthamor sovjetik. Shumë nga bashkatdhetarët e Gorbaçovit i vlerësuan liritë e reja që ai u kishte dhënë, por shumë të tjerë e fajësuan atë për kaosin ekonomik dhe rënien e perandorisë sovjetike.

Atij i pëlqente të bënte shaka duke thënë se se “radha e atyre që donin të vrisnin Gorbaçovin ishte më e gjatë se radha për të blerë vodka”. Megjithatë, deri në dorëheqjen e tij në vitin 1991, ai besonte me këmbëngulje se do të ishte në gjendje ta reformonte Bashkimin Sovjetik duke e udhëhequr atë përmes një humnerë tronditëse ndryshimesh dhe paqëndrueshmërie pa e copëtuar.

Gorbaçovi ishte i pari ish-udhëheqës rus në një shekull që jetoi një jetë dinjitoze pasi la postin. Ai fitonte të ardhura nga leksionet dhe paguhej për t’u shfaqur në reklama, para, nga të cilat ai përdorte për të mbështetur fondacionin e tij, ku ndihmësit e afërt, historianët dhe shkencëtarët politikë mblidhnin prova për reformat e tij dhe diskutonin mësimet e tyre. Ai u përpoq të kthehej në politikën ruse disa vjet pas dorëheqjes së tij, por mori vetëm gjysmën e votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 1996.

Ka dy koncepte te ndryshme mes Putinit dhe Gorbacovit për madheshtinë e Rusisë.

Për Putinin, madhështia kombëtare përcaktohet nga territori, fuqia ushtarake dhe aftësia për të tmerruar ose nënshtruar fqinjët tuaj. Udhëheqësi rus beson se është e drejta e vendit të tij të jetë një nga fuqitë e mëdha të botës. Rusia, mendon ai, u “grabit” kur Ukraina u bë e pavarur dhe çelësi për rindërtimin e fuqisë dhe madhështisë kombëtare është rikthimi i territorit të humbur. Vendimi tragjik për të pushtuar Ukrainën ishte një kulm i këtij obsesioni. 

Për Gorbaçovin, madhështia kombëtare përkufizohej më shumë nga dinjiteti i qytetarëve të zakonshëm. Në një intervistë të vitit 2001 me historianin Daniel Yergin, ai vuri në dukje paaftësinë e Bashkimit Sovjetik për t’u siguruar qytetarëve të tij nevojat e përditshme: “Imagjinoni një vend që fluturon në hapësirë, lëshon Sputniks, krijon një sistem të tillë mbrojtjeje”. . . [Por] nuk ka as pastë dhëmbësh, as pluhur sapuni, nuk plotëson as nevoja themelore të jetës. Ishte e pabesueshme dhe poshtëruese të punoje në një qeveri të tillë.”

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Gorbaçovi ishte i sëmurë, ndërkohë që nën drejtimin e Vladimir Putinit, Rusia hyri në luftë dhe bëri hapa pas drejt autoritarizmit, duke e errësuar kështu trashëgiminë e Gorbaçovit për arritjen e paqes dhe si një reformator i orientuar drejt lirisë.

Vdekja e Raisës në vitin 1999 e la atë një burrë të ve e të vetmuar. Ndërsa plakej, ai filloi të kritikonte politikat perëndimore ndaj Rusisë dhe zgjerimin e NATO-s, megjithatë ai u qëndroi përgjithmonë besnik parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mospërdorimit të forcës ushtarake.

PS. Shoku i tij i klasës lideri komunist shqiptar , Ramiz Alia, që shihej si shpresë për ndryshime pas vdekjes së Enver Hoxhes, u përpoq shumë më vonë të ndiqte edhe në Shqipëri një kurs masash të “perestrojkës” Made in Albania, nuk arriti ta bënte këtë për hir të së mirës të shqiptarëve, as se pse u i druhej enveristëve të Byrosë Politike, shumica qenë qenie pa identitet intelektual, por nën frikën e asaj që u ndodhi në Rumani Çausheskut, dhe pse i duhej për të gjetur një modus vivendi, për të mbajtur pushtetin e klasës së tyre dhe në kohën e një sistemi kapitalist, ndaj dhe thënia e të madhit Ditëro se “PS dhe PD është veç një bajgë që e ndan rrota e bicikletës për mes“ i mbijetoi kohës. Ramiz Alia kurrë s’u ngrit deri në dinjitetin e Gorbacovit…

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 155
  • 156
  • 157
  • 158
  • 159
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT