( Këto janë gjëra që i kam përjetuar në lëkurën time, si viktimë i një procesi të krijuar në saje të shpifjeve dhe akuzave mashtruese, të kurdisura nga djajtë e epokës kominternist , ose vetë Djalli që quhej : UDB).
Nga Nafi Çegrani
( Dinjiteti i njeriut të devotshëm përballë intrigave të nëntokës udbashiane dhe që u bëri sfidë prangave, i përballur me dënimin me vdekje-pushkatim! A thua, përse kështu, vallë?)
Ne shqiptarët si racë e veçantë që jemi, gjithmonë kemi jetuar dhe luftuar me sakrifica e guxim, kemi qenë zemërgjërë dhe tolerues në kohë dhe rrethana mjaft të rrezikshme për të ndihmuar të tjerët, dhe shpesh jemi bërë viktimë. Madje duke e ndihmuar edhe ardhjen e sistemik komunist, në beteja të ndryshme, ose edhe për të mbetur gjallë. Në ato dekada trishtuese të sistemit monist, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë epokës së UDB-s, e cila ishte agjencia më e sofistikuar e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë, e ne shqiptarët kemi qënë edhe të zhgënjyar, edhe kurban ballkanit,- do të thoshte shkrimtari I shquar Luan Starova. Madje e kemi paguar shtrejtë edhe lojërat e tyre tinzare dhe të fshehta me prapavija provokuese dhe të tensionuara, të cilët në kurriz të shqiptarëve janë bërë edhe manipulime dhe zhvillime të egra operacionesh të frikshme, duke mbajt mbi shpinë Gurin e Sizifit! Dhe kemi qënë përherë në antagonizma edhe me vetvehten.Mjerisht ! Por, mund të jemi të BASHKUAR si KOMB në shtrirjen e shtigjeve tona, sidomos tani pas shembjes së sistemit të frikshëm komunist dhe udbs, të cilët mbi ne shqiptarët ngritën strategjinë e paparë antishqiptare dhe të shovinizmit të tyre të egër, me misione perfide, duke vënë në jetë një veprimtari të çuditshme operative me mekanizma mashtrimi dhe lufte të fshehtë. E tani, ne shqiptarët, mund të jemi të bashkuar si një trung,vetëm atëherë kur të na vetëdijesojë dhe mësojë Amerrika, NATO dhe BE, sepse jemi një popull i veçantë në shtigjet ballkanike që kemi një gjuhë, kulturë, zakone dhe një histori, dhe kështu jemi të CAKTUAR nga Zoti. Megjithatë, përsëri them: mjerisht në kohë dhe hapësira kemi qënë dhe akoma jemi edhe shumë të përçar, jo pse jemi popull që kemi tri fe. Kurse fenë, të jesh myslimanë, katolik apo ortodoks, është çështje tjetër që në shekuj e kemi zgjedhur vetë. Feja nuk ka të bëjë me racën e gjakun, me kombin. Ajo është çështje tjetër, sepse NE jemi një TRUNG që ka rrënjë të thella në këtë tokë të lavruar me kopita kuajsh dhe të mbjellur me kafka njerëzish në histori shekujsh sa është vetë jeta…! Nuk ka dyshim se kjo ka të bëjë me një realitet të brendshëm të përndezur ndjenjash jete në kohë dhe beteja , ka të bëjë me të qënurit si komb i lashtë me shumë sakrifica dhe i viktimizuar, si popull me një histori të bujshme dhe tradita që na dallojnë nga popujt tjerë, edhe në luftëra që nga kohërat iliro-dardane, të kohës së Skënderbeut dhe më pas, ku shqiptarët gjithmonë kanë qënë të ngërthyer me baticat dhe zbaticat e shekujve, duke u përlesh egërsisht me jetën dhe vdekjen, mes rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta ose të hakmarrjes, nderit dhe dashurisë, e që na bëjnë të mendojmë thellësisht për sfidat dhe brengën për të mbijetuar dhe mbetur gjallë në këtë cep të Ballkanit. Sepse UDB-a dhe KOS-i jugosllav si një makineri e madhe dhe e tmerrshme me vite e dekada, me kombinimet e veta operative dhe të spiunazhit shovinist antishqiptar, ishin katandisur me një SY të madh djalli ndaj shqiptarëve duke angazhuar rrjete të tëra informatorësh me emra të koduar dhe misione secrete të cilët vepronin në të gjitha republikat e Jugosllavisë, e veçmas në Kosovë…
***
Ne ishim pesë vëllezër e një motër!- i thash në deklaratën time hetuesit. Nëna jonë, një grua e thjeshtë me ndjenja të mira, po bëhej çdo ditë më krenare kur ne vazhdonim mësimet, dhe unë do diplomoja për mësues në Normalen e Shkupit. Ajo sakrifikonte çdo gjë për shkollimin tone. Vëllau i madh Syla iku në Amerikë për një jetë më të mire. Tre të tjerët pas meje, Irfani njashtu u diplomua për mësuar, por edhe ai vajti në Amerikë. Vllau Tefiku u diplomua si jurist në Prishtinë, por nuk e gjente veten dot në një shoqëri të korumtuar dhe nga KQ i Lidhjes Komuniste trajtohej si jo i ,,volitshëm,, ose më mire të them i ,,papërshtatshëm,,! Vllau më i vogël vazhdoi studimet në degën e sociologjisë, por mbeti pa perspective! E ëma jonë, disi dukej e shqetësuar, dhe gjatë gjithë jetës mbeti e heshtur. Ne çuditeshim tek e shihnim të rrinte e tillë dhe e mvrojtur… Ajo e fshihte arsyen e grevës së saj, që të arrinte të mos na shihte ne të uritur. Ndërkohë vraponte me trasta në duar në rrugëtimet e gjata me tren gjer në Zenicë të Bosnë, duke pritur me ditë e netë të tëra para portë së burgut, ku i biri i saj, Kreshniku, dergjej i dënuar me vdekje. Dhe duke qarë pa zë, duke ngulshuar e lodhur dhe e rraskapitur nga lodhja dhe maltretimet që ia bënin, gdhinte sërish net të tëra pa gjumë, pa ngrënë e pa pirë…
,,… Një ditë kur fëmijët u kthyem nga shkolla, në der të banesës erdhi një polic i cili në dorë mbante një letër dhe një kuti prej kartoni e adresuar ne emrin tim!,,- rrëfen gruaja e Kreshnikut. Polici na tha që ta nënshkruanim letrën- vërtetim se e kemi pranuar pakon.
,,Çfarë është kjo?- e pieta policing. Por ai nuk i përgjegj, vetëm duke murmurit, tha se do e shikoni vetë. Dhe iku kokëulur duke murmurit diçka në gjuhën e tij serbosllave ose sllavomaqedonase. Porsa e hapëm me fëmijët kutijën prej kartoni, sytë na mbetën të ngulitura në teshat: një palë kostumi, nja dy këmisha dhe disa cikërime të tjera të bashkëshortit tim të cilat na vinin nga burgu… E hapëm edhe një cope letër e shkruar zyrtare dhe e vulosur nga Gjykata e Zenicës, dhe duke e lexuar, mbetëm të shtanguar. Në letër thuhej: ,,Këto janë të gjitha që la Kreshnik Kalaja sa ishte gjallë. Pushkatimi u krye me date kaq e kaq në orët e hershme të mëngjesit të atij dimri!,, Fëmijët nisën të qanin me zë. Dy vajzat nisën të shkulnin flokët…
,, A thua e kanë pushkatuar lidhur me pranga babain tone?,,- kishin pyetur fëmija.
Por, ajo,gruaja e Drajfusit, Qama, e cila ishte një grua e vuajtur dhe me moral shumë të lartë, kishte hesht si një malësore e vërtetë e cila ishte mësuar t’u bênte ballë stuhive dhe rrebesheve të jetës !