• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PANAMAJA INAUGUROI SHTATOREN E NËNË TEREZËS NË 25-VJETORIN E SHKUARJES SË SAJ NË AMSHIM

May 8, 2022 by s p

Simpozium në Nju Jork kushtuar Shën Nënë Terezës-   

Në Panama merr pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-

Nga Frank Shkreli

   A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe në Detroit si dhe Universiteti Xhorxhtown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston, ditët e fundit, kanë organizuar aktivitete në nderim të Shën (Nënë) Terezës — Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf  —Frank Shkreli: Profesor Dr. Gëzim Alpion sjellë Nënë Terezen në federatën gjithë-shqiptare vatra në Nju Jork | Gazeta Telegraf — e deri në Panamanë e largët, ku pardje të ënjtën u inaugurua shtatorja e Shenjtëreshës shqiptare, Shën Nenë Tereza, me një ceremoni ku mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani.  Për këtë aktivitet mësova nga faqja zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila njofton nga Panamaja, një shtet transkontinental që lidhë Amerikës Qendrore me Amerikën Jugore, për inaugurimin e shtatores së murgeshës shqiptare.                          

“Sot në Panama, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Erika Mouynes dhe Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa, zbuluam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza, e punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri”, njofton lajmin Zonja Osmani nga Panamaja.   “Me humanizmin e saj”, komenton me këtë rast udhëheqsja e Kosovës në portalin e saj, “Nënë Tereza i shpalosi mbarë njerëzimit vlerat morale të saj, por edhe traditën e mirë të kombit tonë shqiptar, nga e cila ishte frymëzuar për t’u shërbyer nevojtarëve. Ndihemi tepër të lumtur që sot Panamaja po e monumentalizon kujtesën për të. Si bashkëkombës të saj, jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Ajo i dha botës shembullin nga i cili do të mësojnë breza të tërë”, mbyll komentin e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Panama City.

Presidentja Osmani gjëndet në Panama për një vizitë zyrtare në atë vend, për të shkuar pastaj edhe në Kosta Rika, gjithashtu për vizitë zyrtare. Kosta Rika ishte ndër vendet më të para që njohu pavarësinë e Kosovës.  Në Panama, Zonja Osmani u takua me Presidentin Laurentino Cortizo Cohen si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të atij vendi.  (Fotot nga portali i Presidencës së Republikës së Kosovës).

May be an image of bird
May be an image of 8 people, people standing and outdoors
May be an image of 15 people, people standing and outdoors

Fotot nga ceremonia e inaugurimit të shtatores së Shën Nenë Terezës – organizuar nga Ministrja e Jashmte e Panamasë, Erika Mouynes dhe nga autoritetet kishtare të vendit — ku Presidentja Osmani falënderoi popullin e Panamasë për respektin që kanë treguar ndaj Shën Nënë Terezës dhe për të gjitha nderimet që mund t’i ofrohen një shënjtëreshe, siç është Nenë Tereza.  

Ndërkaq, këtu në Shtetet e Bashkuara, siç kam njoftuar ditët e fundit në disa kronika të mëparshme —Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf — këtë vit po shënohet  25-vjetori i kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke filluar nga Detroiti, Bostoni dhe Nju Jorku.  Disa prej veprimtarive në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Amerikë. Unë jam munduar t’i pasqyroj sadopak këto aktivitete për lexuesit e interesuar. Aktiviteti më i fundit u organizua me 3 maj, 2022.  “Shën Tereza” bashkoi shqiptarët, pa dallim feje a krahine, në Kishën Zoja e Shkodrës – tubim ky i organizuar nga Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, në bashkpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën shqiptaro-amerikane, Illyria, me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Shën Nënë Terezës, që shënohet sivjet.  Një pjesëmarrje kjo nga organizata të ndryshme të

komunitetit, diçka për të cilën Nenë Tereza do ishte krenare, por që na bën krenar edhe të gjithë ne që morëm pjesë në atë aktivitet – shqiptarë-mërgimtarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe përfaqsues të feve kryesore të shqiptarëve – të gjithë pa dallim, të bashkuar rreth Shën Nënë Terezës shqiptare. 

Programi i aktivitetit të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, nga Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.Graphical user interface, text

Description automatically generated

*Fotot nga tubimi janë marrë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Beqir Sina

May be an image of 1 person and standing

Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës, duke hapur mbledhjen – si gjithmonë i gatëshëm për të venë në dispozicion hapësirat e Zojës së Shkodrës për qëllime fetare dhe kombëtare.

A person standing next to a statue

Description automatically generated

Gjergj Kastrioti -Skenderbeu dominon mjediset e sallës Nënë Tereza, Kisha Zoja e Shkodrës, Hartsadale, Nju Jork

May be an image of 15 people and people standing

Pamje nga aktiviteti nga e majta në të djathtë: Duke folur, Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Vehbi Bajrami, botues i Gazetës Shqiptaro-amerikane “Illyria”, Z. Tonin Mirakaj, aktivist i njohur i komunitetit, Mons. Dr. Lush Gjergji i ardhur nga Kosova, Marash Nucullaj, aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe Anton Raja, aktivist dhe koordinuesi i këtij tubimi përkujtimor.  

    A group of men posing for a photo

Description automatically generated with medium confidenceAutori me Monsinjor Dr. Lush Gjergji, autor i dyzina librash dhe biograf i njohur, botërisht, i jetës dhe verpimtarisë së Shën Nenë Terezës dhe folësi kryesor në tubimin e ditës së martë kushtuar kësaj shqiptareje të madhe, nderoi komunitetein me pjesëmarrjen e tij – dhe Marash Nucullaj

A person in a suit shaking hands with a person in a suit

Description automatically generated with low confidence

Me mikun tim të vjetër, Xhim Xhemën, aktivistin veteran legjendar të çeshtjeve kombëtare për pothuaj 50-vjetësh në Washington, Nju Jork dhe anë e mbanë – i cili me praninë e tij në tubimin kushtuar Nenë Terezës në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës, nderoi veten dhe komunitetin shqiptaro-aamerikan – ashtu siç e ka zakon gjithmonë — i pa zevëndsueshëm për punë të mira e të mbara, në interes të Kombit!

A group of people sitting in chairs

Description automatically generated with medium confidence

                                           Pamje nga salla Nënë Tereza

                   A group of men posing for a photo

Description automatically generated with medium confidence Me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane, Vehbi Bajramin dhe Marash Nucullaj

May be an image of 3 people and people standing

           Anton Raja, bashkrenduesi i tubimit kushtuar Nënë Terezës

A person standing in front of a camera in front of a group of people

Description automatically generated with low confidence

      Pamje nga salla e Qendrës Nënë Tereza pran Kishës Zoja e Shkodrës


May be an image of 12 people and people standingAktivisti i njohur i komunitetit, Tonin Mirakaj:Takimi im i parë me Shën TerezenMay be an image of 10 people, people standing, people sitting and indoor

May be an image of 16 people, people standing, people sitting and indoor

Dr. Pashko Camaj, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës drejtoi seancën

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

Kryeministri i Kosovës nis vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

May 7, 2022 by s p

-Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  u prit në takim nga Kryeshefja Ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright/

UASHINGTON, 6 Maj 2022-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Në njoftimin e dërguar bëhet e ditur se, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në takim nga Kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Kryeministri Kurti falënderoi znj.Albright për punën e palodhshme dhe fokusin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.

Nga ana tjetër, znj.Albright falënderoi kryeministrin Kurti për punën dhe angazhimin për këtë projekt. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të ShBA-së për Republikën e Kosovës përmes MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita, ndërsa nga përfaqësuesit e MCC-së, morën pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Europë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine,

Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. ​

Filed Under: Analiza

Ramush Haradinaj nesër viziton Vatrën

May 6, 2022 by s p

Nesër, ditën e Shtunë më 7 Maj 2022, ora 10 AM, ish – kryeministri i Republikës së Kosovës, heroi i gjallë i luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim të përzemërt me bashkatdhetarët.Ftohet komuniteti të marrë pjesë.

Filed Under: Analiza

NJË KUJTESË E VOGËL PËR DITLINDJEN MË TË MADHE TË SHQIPTARËVE…      

May 6, 2022 by s p

617 VJETORI I LINDJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËRBE (1405-06 MAJ-2022).

NGA NDUE  BACAJ 

HYRJE:  

Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit, që është ditlindja e 617-të e tij. Nuk është e lehtë pasi  nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet historinë  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do të kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në Shqiperi, por edhe  në Europë… Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor , është  krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe Hyjnore.  Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet , apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe vepra e tij është perjetsuar në mijëra  e mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një  MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh  që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera.  Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është pasaporta  europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin” kurrë as  mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkatarët e çdo kohe të kësaj Bote. Ne Shqiptarët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim në horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…

“PAK” NGA JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË DITLINDJEN E  617 TË TIJ.  

Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti Skenderbeu ka lindur  me 6 maj të vitit 1405, 1 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas dëshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague, kur  lindë “me këmishë”, domethënë i  mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme. Kështu mbas gojdhënash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu. 3.  Ndërsa  Marin Barleti shkruante se  pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza (dikun Vojsava), kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  për me i lëshue vend , e ylli  u shëndrrue në nji foshnje  përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kënë andërr. Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të “shkrueme”  nji shpatë , ndërsa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes  dhe babait tij Gjonit , si dhe të vëllezërve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogël i kësaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e heroizmi kundër një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe princër të tjerë arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe  fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemët.  Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i  fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe këtë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar, dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin kombëtarë arbënor-shqiptar. Me këtë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbënore , me Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), dhe kështu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Europës këto  të dridhura ja kishte larguar vetëm arbënori i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili për  rreth  njëçerek shekulli,  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve…Gjergj Kastrioti përveçse një komandont i zoti kishte qënë edhe një diplomat e poliglot i shquar. Ai zotëronte pëveç gjuhës së nënës (shqipen) edhe turqishtën gjuhën greke, italike dhe sllave.5.  Qëndresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qënë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa për rreth 10 vite pas vdekjes (1468) të Skenderbeut arbënorët qëndruan të pamposhtur përballë sulmeve të ushtrisë turke-osmane. Madje ushtarët dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) thuhet se hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…6. Natyrisht gojdhëna është gojdhënë. Por vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore të botës…7. Disa nga këto vepra  të shkruara, (të cilat janë referncat më serioze e më të sakte edhe sot, për ata që dëshirojnë të shkruaj“diçka”serioze për Skenderbeun) , janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “Anonimit” Tivarasit, Frang  Bardhit, Rinaldit , Prifti Biemni, Torsunit e Ashik Pashazade (kronikanë të oborrit Osman, ndonse shkruajnë me urrejtje…), Donado Da Lezze, Zhak dë Lavardin etj. etj… Për të vijuar me korespondencën e Skenderbeut me Papët Bashkohor: Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe Republikat apo mbretëritë e kohës si ato të Venedikut, Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firencës (ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetëm aleat potencial, por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj  shekull pas shekulli… Albanologu dhe historian i shquar kroat, Milan Shuflaj  do të shkruante për Skenderbeun: “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Përendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia për fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit…8.

Në VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI DHE QYTETRIMI EUROPIAN..!

Nëse  në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk  do të  ‘‘shfaqej“  Gjergj Kastrioti  Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“  dhe me trajtat e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie, sot të pakten gjysma e popullsisë së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në  hapsirat, dëshirat, të drejtat dhe qjefet e jetës , që u garanton  qytetrimi perendimor –kristian, me koken lart, “duke numruar  yjet e qiellit”, por do të rrinin me kokën poshtë “duke numëruar gurët e sokakut”, të mbuluara  fizikisht dhe shpirtërisht , të mbyllura në mes katër mureve me pa të drejtë të perjetëshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit ,  dhe në pritje të  degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje  tjeter , që i  lajmronte se një burrë, që do të ishte zoti i saj, po vinte ta kërkonte për grua (apo më sakt për skllave) të parë , të dytë , të tretë… apo të shtatë. Por ja që Zoti  e kishte ba emër të lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e shek.XV nga pushtuesit turko-osman…9. Europa edhe sot ndaj shqiptarëve, pasardhës të Gjergj Kastriotit Skenderbe ka shumë borxhe. Mirë dje nuk i lau pasi siç thoshte Gjergj Fishta “shekujt” e kishin ba “kurva” motit, po sot që Europa e re (BE-ja) pretendon se është bërë e “ndershme”… a do t’na i lajnë ?..

REFERENCAT:

*Portreti, https://www.kultplus.com/trashegimia/ky-eshte-portreti-rralle-gjergj-kastriotit-skenderbeu-foto/

1.Shumica e studiuesve e historianë serioz  si ditlindje të Gjergj Kastriotit kanë konfirmuar datën 6 maj e jo 23 prillin që e “lidhin” me një datë të Shën Gjergjit. Kjo datë i ka përkitë kalendarit Julian, të cilin e ka korigjuar Papa Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoj Kalendarin Juliaan,177 vite pas lindjes të Gjergj Kastriotit. Ndryshimi në atë kohë ishte prej 10-të ditësh, ndërsa sot ndryshimi ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian është rritur në 13-të ditë, pra data 23 prill sipas kalendarit Gregorian që perdorë sot bota e civilizuar, duke shtuar 13 ditë shkon te 6 maji, madje disa zona Shën Gjergjin e festojnë jo me 23 prill, por me 6 maj. 

2.Fan  Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.

3.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008

4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.

5.Marin Barleti; Historia e Skenderbeut, fq.57, Tiranë 1967.

6.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.). 

7.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.

8.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.

9.Ndue  Bacaj, Kumtesa me titull”Gjergj Kastrioti “Mesia” që mbrojti qytetrimin Kristian në Europë e shek.XV”. Mbajtur në Tuz në vitin 2005, në Akademinë  solemne të organizuar nga SHKA “GRUDA”me rastin e 600 vjetorit të Lindjes të Gjergj Kastriotit Skenderbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ndue Bacaj

NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE – KUJTOJ AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË WASHINGTON, TË NDJERIN LUBLIN DILJA  

May 6, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidenceKur kam shkruar për marrëdhëniet amerikano -shqiptare, gjatë 15 viteve të fundit, kam pëmendur kryesisht, diplomatë dhe politikanë amerikanë për meritat e tyre sa u përket marrëdhënieve të forta midis dy popujve tanë.  Por, ka edhe diplomatë shqiptarë që kanë kontribuar dhe kontribojnë për forcimin e këtyre lidhjeve miqësore. Një prej tyre, ka qenë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Washington, (1993-1997) i ndjeri Lublin Dilja. 

Me 10 Tetor të vitit 2009, një sëmundje e rëndë i mori jetën para kohe në moshën 51-vjeçare — në kulmin e jetës dhe të veprimtarisë diplomatike — ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Washington, Lublin Dilja.

Ishte një vdekje e rëndë për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Lublinin, pasi ndërroi jetë kur ishte në kulmin e fuqive mendore, profesionale, diplomatike dhe shoqërore.  Ishte kjo një vdekje e rëndë sidomos për familjen e të ndjerit Lublin, për Shqipërinë dhe për trupin diplomatik të saj, post-komunist.  Njëkohësisht, ishte një humbje e rëndë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, me të cilin Ambasadori Lublin Dilja, pothuaj menjëherë pasi filloi nga detyra në Washington – dhe si asnjë ambasador tjetër i Shqipërisë në SHBA, ç’prej atëherë e sot — kishte lidhur marrëdhënie të ngushta me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përgjithësi dhe me individë të komunitetit, në veçanti.

Unë e kam njohur Lublin Diljen për herë të parë, një ditë pasi ka arritur në Washington në Nëntor të vitit 1993 si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, i akredituar gjithashtu edhe në Meksikë dhe Kanada.  Ai qëndroi në këtë detyrë deri në tetor të vitit 1997. Ishte kjo një periudhë shumë e rëndësishme por edhe e vështirë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Më kujtohet sikur të ishte dje, në shtëpinë time në Folls Çërç të shtetit Virxhinia, nja 10-kilometra jashtë Uashingtonit, atë natë të nëntorit 1993 kisha disa mysafirë, pjesëtarë të një delegacioni të Partisë Demokratike nga Shkodra edhe ata në vizitën e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara.  Unë nuk e njihja Ambasadorin e ri shqiptar në Uashington, por vizitorët nga Shkodra më njoftuan se një ditë më parë kishte ardhur ambasadori i ri shqiptar, të cilin ata e njihnin, në personin e Lublin Diljes dhe më sugjeruan që t’a ftoja edhe atë për darkë me qëllim që të njiheshim me njëri tjetrit.  Në atë kohë, mezi prisnim të takonim njerëz të ardhur nga Shqipëria, e lere më ambasadorin e parë të rregullt të Shqipërisë në Washington. E pranova me kënaqësi propozimin e vizitorëve nga Shqipëria sepse — ndonëse kam qenë dëshmitar i nënshkrimit të protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Uashingtonit në Mars të vitit 1991– ardhja e ambasadorit të ri shqiptar në Uashington – përfaqsues i një qeverie post-komuniste të Shqipërisë – më dukej gjithnjë si një ëndërr që ishte vështirë të merrej me mend, si realitet.  Ishte diçka që në të vërtetë e kishim pritur dhe shpresonim për aq shume vite, por që pothuaj se kishim humbur edhe shpresën se do të ndodhte ndonjëherë rivendojsa e marrëdhënieve midis dy vendeve tona – përball armiqësisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj Shteteve të Bashkuara, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Sidoqoftë, Ambasador Dilja e pranoi ftesën për të ardhur atë natë tek shtëpia ime, pa asnjë hesitim, megjithëse ishte i lodhur nga rruga e gjatë, i ardhur nga Shqipëria vetëm një ditë më parë.  Ndejtëm deri vonë atë natë duke biseduar për Shqipërinë dhe ëndërrat e popullit shqiptar për liri, demokraci pas pothuaj një gjysëm shekulli, nën njërin prej regjimeve më të egëra komuniste që ka njohur bota.  Natyrisht, ishte i interesuar për të mësuar sa më shumë për jetën dhe zhvillimet politike në Uashington si dhe për misionin e tij të ri diplomatik që e priste në kryeqyttein amerikan. Ambasadori Dilja ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme kujtimesh ndër të gjithë ata persona me të cilët është takuar shoqërisht dhe me të cilët ka punuar profesionalisht, jo vetëm në fushën diplomatike por dhe në fusha të tjera të  që e njohën dhe e donin.  Jo vetëm gjatë shërbimit të tij diplomatik, si përfaqsues i denjë i Republikës së Shqipërisë në Uashington, por edhe disa vite më vonë, edhe si Ministër-Fuqi-Plotë i Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si pedagog në fushën e arsimit shqiptar.  Për mua personalisht, përshtypjet e mia shumë të mira për Ambasadorin Lublin Dilja si njeri dhe si përfaqsues i denjë diplomatik i Shqipërisë, u çimentuan atë natë në shtëpinë time në Virxhinia jashtë Uashingtonit dhe nuk kanë ndryshuar atë ditë e sot.  Lublini lente përshtypjen si njeri i thjeshtë dhe pa pretendime, posedonte shumë cilësi të larta njerëzore dhe atdhetare.   Megjith sfidat shëndetsore, ai e përballoi situatën me kurajo të thellë dhe me një ndjenjë të lartë përgjegjësie në punën e tij prej diplomati dhe në jetën e përditshme.  Ishte shumë i urtë, me sjellje prej zotënie, serioz në punën e tij dhe i vetdijshëm se përfaqësonte Shqipërinë.  Si i tillë, gjatë shërbimit të tij diplomatik në Uashington dhe në Nju Jork, ai i solli nder Shqipërisë, si në qarqet diplomatike amerikane dhe ndërkombëtare, ashtu edhe në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte pjesë e pandarë e komunitetit tonë, ndërkohë që nuk mungonte kurrë në aktivitetet e tija, megjith sëmundjen e rëndë që e kishte lodhur shumë gjatë viteve të fundit të jetës së tij, sidomos gjatë kohës që ka shërbyer në Misionin e Përherëshëm të Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork.  Ish-Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, Adrian Neritani ka thenë për Zërin e Amerikës, me rastin e kalimit në amshim të ambasadorit Dilja, se cilësitë e veçanta njerëzore dhe profesionale të Amb. Dilja janë shprehur edhe në detyrën e tij në OKB, në Nju Jork, duke shtuar se, “Ambasadori Dilja ka qenë një figurë publike, jo thjesht zyrtare, një figurë e respektuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës dhe nga kolegët e tij diplomatë, brenda dhe jashtë misionit të OKB-së”.

A group of men in suits

Description automatically generated with medium confidence

Autori me Ambasadorin Lublin Dilja dhe me kolegun tim Dr. Elez Biberaj gjatë viteve të shërbimit diplomatik të Ambasadorit në Washington, 1993-1977.

Jam dëshmitar se si diplomat i ri, ai përfaqësoi vendin e tij në kryeqytetin amerikan, gjatë një periudhe shumë të vështirë për Shqipërinë dhe për atë, personalisht.  Megjithë vështirsitë dhe sfidat financiare dhe politike me të cilat përballej çdo ditë ambasada shqiptare në Uashington dhe vet Ambasadori Dilja, përfshirë krizën e mallëkuar që kishte pllakosur Shqipërinë në atë kohë, ai shërbeu me dinjitet dhe si patriot që ishte, u këthye në atdhe, megjithse mund të rrinte dhe të vendosej në Amerikë në mënyrë permamente, ashtu siç bënë shumë diplomatë të tjerë shqiptarë gjatë viteve.  Me sjelljet e tija dhe bazuar në bisedat me ‘të gjatë asaj periudhe të vështirë për Shqipërinë, por edhe për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kurrë nuk u dëgjua t’i hidhte baltë Atdheut që përfaqësonte, të cilin e donte aq shumë, por ndjehej i privilegjuar që i ishte dhënë mundësia ta përfaqësonte vendin e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Madje edhe në biseda private, Ambasador Dilja nuk shfryhej kurrë si disa diplomatë të tjerë shqiptarë të asaj kohe për problemet personale ose institucionale në të cilat hasnin. Por, si përfaqsues i vërtetë dhe i denjë i vendit të tij, të lënte përshtypjen se ai ishte, me detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shërbim të Shqipërisë dhe jo domosdo në shërbim ose si përfaqsues i ndonjë partie ose individi të veçant.

Puna e tij e zellshme dhe e palodhshme, megjith sfidat serioze shëndetësore me të cilat përballej, trimërisht dhe diplomatikisht, çdo ditë të viteve të fundit të jetës së tij – të pakën në publik, ashtu në heshtje dhe pa bujë, vuante.  Dashuria e tij për Atdheun, puna e tij e palodhëshme si dhe besimi i tij i thellë në miqësinë e përhershme të Kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, së bashku me komunitetin shqiptar në Amerikë — e stolisin Ambasadorin Lublin Dilja me merita të veçanta. 

Në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vlerat prej diplomati dhe patrioti shqiptar të denjë, e bëjnë ambasadorin Lublin Dilja, një shëmbull të një diplomati të denjë dhe të respektuar të Shqipërisë për brezat e ardhëshëm të diplomacisë shqiptare.

Për këto arsye dhe të tjera — e kujtoj këtë ish-përfaqsues të Shqipërisë në Washington, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA — me respekt, si një kontribues i forcimit të këtyre marrëddhënieve — për punën e tij si diplomat, por edhe si mik e dashamir i imi dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjesë e pandarë e të cilit ishte gjatë periudhës që përfaqësoi Shqipërinë në Uashington dhe në Nju Jork.

A group of people sitting around a table

Description automatically generated
A group of men sitting around a table with wine glasses

Description automatically generated with medium confidence

Ambasador Dilja, gjithmonë afër dhe në bashkpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan, në përpjekje të promovimit dhe të thellimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ai mundësonte dhe promovonte takime me perosnalitete të politike shqiptare që vinin në Amerikë për vizita zyrtare.

Foto –Udhëheqsit politikë të asaj kohë, is-Kryeminsitri i Republikës së Shipërisë, Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit të Shipërisë, Jozefina Topalli me antarët e bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NAAC), kur autori shërbente si Drejtor Ekzekutiv i kësaj organizate shqiptaro-amerikane, 2005.

                         See the source image  Ambasador Lublin pushon në tokën e bekuar amerikane në varrezat Kew Gardens në Queens të Nju Jorkut. 

*Ribotim i përditësuar

Image

Edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Washington (1993-1977), i ndjeri Lublin Dilja ka merita për këto marrëdhënie, në këtë 100-vjetor. 

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 186
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT