• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËR E HAPUR SHTETEVE TË QUINT-it (SHBA, BRITANI E MADHE, GJERMANI, FRANCË, ITALI) DHE BE-së

January 21, 2022 by s p

Për sa kohë që BE dhe SHBA janë të gatshme të vazhdojnë me përkdheljen e Serbisë, nuk do të ketë marrëveshje dhe zgjidhje të konfliktit ballkanik

Nju Jork, 21 Janar 2022  

Të nderuar përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe BE-së,

         Po ju shkruaj, me shumë respekt, për ta ndryshuar qasjen ndaj konfliktit në Ballkan për shkak të mungesës së dukshme të ndonjë progresi. Politika e deritanishme e përkdheljes së Serbisë ka dështuar plotësisht. Ajo vetëm sa e ka ndihmuar Serbinë për të vazhduar me sjellje destruktive dhe destabilizimin e Ballkanit. Kështu nuk mund të funksionojë kurrë. Gjasat për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus janë të pakta. Politikanët serbë po ju gënjejnë se do ta bëjnë. Ata janë mjeshtër të mashtrimit dhe manipulimit.

         Shumica e 30 marrëveshjeve të nënshkruara nuk zbatohen nga Serbia. Ju po i bëni presion Kosovës për të respektuar vetëm një marrëveshje të dëmshme antikushtetuese për formimin e “asociacionit të pastër etnik serb”. Si është e mundur të kërkoni shtet multietnik me entitete të pastra etnike? Kjo nuk ka kurrëfarë kuptimi dhe është kundër vlerave dhe politikave të proklamuara nga ju.

         Deklarata e juaj e përbashkët në lidhje me referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi ishte e padrejtë dhe për keqardhje. Ishte padyshim një hap tjetër në drejtim të gabuar.

         Askush në Kosovë nuk e ndaloi minoritetin serb që jeton në Kosovë të votojnë në shtetin e tyre në Serbi. Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti i tha kryetarit të Parlamentit Evropian z. Josep Borrell se ata mund të votojnë me postë ose në zyren ndërlidhëse në Prishtinë. Kishte edhe një zgjidhje tjetër më të mirë dhe më të lehtë e cila më në fund u përdor për votim, vetëm duke e kaluar kufirin.

         Të gjithë e dinë se votimi është një e drejtë e shenjtë. Megjithatë, nuk është e drejtë të ushtrohet nga asnjë vend brenda një vendi tjetër. Problemi është se politikanët serbë janë përpjekur të përdorin referendumin për të përforcuar pretendimin e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Referendumi ka dështuar sepse Serbia është një shtet i dështuar, agresiv, i pacivilizuar që nuk i njeh kufijtë. Serbia ka nevojë për ndihmë për t’u shëruar nga sëmundja e urrejtjes së kombeve të tjera përreth, duke u përpjekur t’i dominojë ata dhe të rrëmbejë tokat e tyre.

         Thirrja juaj që të dy qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë “të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog përmes BE-së” është në rregull, por nuk është aspak e dobishme. Nuk bazohet në realitetin aktual. Faktet janë se Kosova ka 22 vite që i plotëson këto kërkesa dhe nuk ka respekt. Ajo ka bërë kaq shumë lëshime me shpresë për zgjidhje konstruktive dhe të drejtë, por nuk ka patur asnjë përfitim. Nga ana tjetër, Serbia ka shfrytëzuar gjithë këto vite për të mos respektuar asgjë.

         E pajisur me armatim te rëndë nga Rusia, Serbia është inkurajuar të kërcënojë Kosovën edhe me përdorimin e forcës. Dhe ende po tolerohet, pa kushte, pafundësisht dhe në mënyrë të panevojshme.

         Politikanët e korruptuar, sigurisht edhe kriminelë të Serbisë, po ndjekin axhendën e Millosheviçit. Kosova është e përfshirë në kushtetutën e tyre si pjesë e Serbisë. Edhe pse e keni njohur pavarësinë e Kosovës 13 vjet më parë, ju kurrë nuk keni bërë presion serioz ndaj Serbisë që të ndryshojë kushtetutën e saj false.

         Ju nuk i keni kushtuar vëmendje fare të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi. A mund të kenë edhe ata një Asociacion  Shqiptar të pastër etnikisht? Apo edhe më e thjeshtë, a mund t’a gëzojnë të drejtën të mësojnë historinë e tyre kombëtare, t’i përdorin simbolet kombëtare dhe të kthehen në atdhe nga jashtë kur të duan?!

         Udhëheqja e re e Kosovës është shembull i ndritshëm i një qeverie të pakorruptuar. Do të ishte gjë e mençur dhe e dobishme të mbështeten më seriozisht Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në përpjekjet e tyre për demokraci dhe të përdoren ata si shembull për vendet e tjera të Ballkanit. Ata po e ndjekin me përkushtim rrugën e lavdishme paqësore të Presidentit legjendar Dr.Ibrahim Rugova.

         Republika e Kosovës është investim amerikan dhe interes evropian. Pse nuk po përpiqeni fare ta mbroni atë, kundër interesave ruse? Pse nuk po i ndaloni Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën, dy pushtetarët më të korruptuar dhe më të rrezikshëm, të cilët po përpiqen hapur ta vënë Ballkanin nën hegjemoninë ruse? Pse nuk po u bëni presion pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë? Ku është premtimi juaj për liberalizimin e vizave?

         Politika joefikase dhe e papranueshme evropiane në Ballkan (me pak përjashtime) nuk është befasi. Ajo e ka toleruar ose ia ka mundësuar Serbisë  kryerjen e 3 gjenocideve kundër popullit shqiptar (1887, 1912, 1945). Vetëm në gjenocidin e katërt në vitin 1999 Evropa ndërmori veprime kundër Serbisë, falë udhëheqjes amerikane të NATO-s.

         Si një shqiptaro-amerikan, që e do Amerikën me zemër, jam i befasuar dhe shumë i zhgënjyer kur shoh Amerikën duke e mbështetur politikën aktuale të dështuar evropiane në Ballkan. Ka shpresë se ambasadori i ri në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, do të mund të bëjë ndryshime dhe përmirësime të rëndësishme. Ai i. tha të gjitha fjalët e duhura në përkujtimin e masakrës së Reçakut, njëren nga shumë mizori serbe, për të cilat askush nuk është paraqitur para drejtësisë. Serbia ende nuk është konsideruar përgjegjëse për shkaktimin e katër luftërave të tmerrshme në Evropë.

         Gabimi më i madh që kanë bërë qeveritë e kaluara të korruptuaram e të shantazhuara të Kosovës dhe diplomatët perëndimorë, ishte lejimi i Serbisë të luante rolin e “viktimës”. Akoma më keq është barazia e rreme në mes të drejtës së Kosovës për të ekzistuar dhe mbrojtur veten, dhe përpjekjeve të Serbisë për ta sulmuar dhe zhdukur atë. Shkatërrimi dhe armiqësia serbe është pranuar si normale, ndërsa shqiptarët duhet të jenë gjithmonë “burra të mirë” apo ndryshe kritikohen dhe ndëshkohen.

         E ashtuquajtura “praktikë e vendosur” e nënshtrimit ndaj kërkesave agresive armiqësore serbe ka marrë fund. Ka kaluar koha e politikanëve të korruptuar, shërbëtorë dhe të shitur të Kosovës. Qeveria e re është nga populli dhe për popullin, për vendin dhe për kombin. Shpresoj që të mendoni seriozisht për të mos i vënë ata në një pozitë të vështirë dhe veten tuaj në situata të pakëndshme, me kërkesa të padrejta dhe të pajustifikuara, të cilat ata nuk kanë mundësi t’i pranojnë.

         Populli i Kosovës është duke ecur me shpejtësi drejt demokracisë, të drejtave të njeriut, diversitetit dhe përfshirjes. Ata kurrë nuk do të pranojnë asnjë lloj dominimi nga Serbia kriminale shoviniste. Asnjë ndryshim kufijsh, asnjë asociacion serb “etnikisht të pastër” dhe asnjë marrje të manastireve ortodokse, të cilat janë thesari i Kosovës. Ata kanë bërë kompromise të dhimbshme, më shumë se sa duhet, me planin e Ahtisaarit. Të gjithë ju keni qenë pjesë e këtij kompromisi të paprecedencë për njohjen e pavarësisë. 

         Problemi është në Serbi, jo në Kosovë. Ajo ende duhet të përqafojë vlerat demokratike dhe njerëzore të qytetërimit perëndimor. Vetëm presioni i fortë dhe i vërtetë ekonomik dhe diplomatik mbi Serbinë dhe dialogu real ndërmjet palëve të barabarta mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme. Kosova mund të jetojë pa njohjen e pavarësisë nga Serbia për aq kohë sa është e nevojshme.

         Populli shqiptar është një komb paqedashës me tolerancë të madhe ndaj racave, kombësive dhe feve të ndryshme. Ai i ka dhënë botës dy figura historike me përmasa globale. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, simbol i trimërisë dhe i luftës për liri i cili mbrojti Evropën nga pushtimi osman për 25 vjet. Si dhe Shënjtorja Nënë Tereza Bojaxhiu, simbol i dashurisë, mirësisë dhe paqes në mbarë botën.

         Populli i Kosovës do t’i rezistojë fuqishëm çdo përpjekjeje të Serbisë për t’a cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Republika e Kosovës e ka paguar shtrenjtë lirinë dhe pavarësinë e vet me sakrifica të shumta dhe gjakun e mijëra dëshmorëve dhe viktimave civile. Për te luftuan dhe e dhanë jetën komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë luftëtarë trima të Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Ata kurrë nuk do të heqin dorë nga liria e tyre, shtëpitë e tyre dhe tokat e stërgjyshëve së tyre, në asnjë mënyrë dhe asnjë rrethanë. 

Sinqerisht,

Agim Aliçkaj

PS. Kam dëshirë të ju informoj se unë nuk jam i lidhur në mënyrë direkte me Qeverinë e Kosovës apo ndonjë parti politike në Trojet shqiptare në Ballkan. Këto janë pikëpamjet dhe opinionet e mia të bazuara në fakte dhe realitet. Kjo ndjenjë ndahet dhe besohet gjerësisht nga shumica dërmuese e popullit shqiptar anekënd botës.

AN OPEN LETTER TO THE GOVERNMENTS OF THE QUINT COUNTRIES (USA, THE UNITED KINGDOM, GERMANY, FRANCE, ITALY) AND THE EU

  • As long as the EU and the USA are willing to continue with the appeasement of Serbia, there will be no agreement and no solution to the Balkan conflict

New York, January 21, 2022

Honorable Representatives of the QUINT Countries and the EU, 

         I am writing to you with great respect and to kindly ask for your consideration to change the approach to the conflict in the Balkans due to the obvious lack of progress. The policy of appeasement of Serbia has failed completely. It has only helped Serbia continue with their destructive behavior and destabilization of the Balkans. It will never work. And, it is very unlikely that Serbia is going to move away from Russia. Serbian politicians are lying to you that they would. They are masters of deceit and manipulation.

         Most of the more than 30 agreements signed are not implemented by Serbia. You are pressuring Kosova to implement only one harmful unconstitutional agreement for the formation of a “pure ethnic Serb association”. How is it possible to claim a multiethnic state with purely ethnic entities? This makes no sense and is against your proclaimed values and policies.

         Your joint statement regarding the referendum on constitutional changes in Serbia was unfair and unfortunate. It was clearly another step in the wrong direction.

         No-one in Kosova was stopping Serbian minority who lives in Kosova from voting in their country of Serbia. The Prime Minister of Kosova Mr. Albin Kurti told the president of the European parliament Mr. Josep Borrell that they can vote by mail or the Liaison office in Prishtina. There was another even better and easier solution which was finally used, to vote by just crossing the border.  

         Everyone knows that voting is a sacred right. However, it is not a right to be exercised by any country inside another country. The problem is that Serbian politicians have been trying to use the referendum to reinforce their claim that Kosova is part of Serbia. The referendum has failed because Serbia is a failed, aggressive, uncivilized state that doesn’t know its borders. Serbia needs help to be cured from the illness of hating other surrounding nations, trying to dominate them and grab their lands. 

         Your call on both governments of Kosova and Serbia “to refrain from actions and rhetoric that raise tensions and to engage constructively in dialogue through the EU” is nice but it is not helpful at all. It is not based on the current reality. The facts are that Kosova has been complying with these requests for 22 years and getting no credit. It has made so many concessions in the hopes of constructive and fair solutions for nothing. However, Serbia has used all these years to not comply with anything. 

         Equipped with heavy weapons from Russia, Serbia has been encouraged to even threaten Kosova with the use of force. And still is being tolerated, unconditionally, endlessly and unnecessarily. 

         Serbia’s corrupt, possibly criminal politicians are pursuing Milosevic’s agenda. Kosova is included in their constitution as a part of Serbia. Even though you have recognized Kosova’s independence 13 years ago you have never seriously pressured Serbia to change their false constitution. 

          You have given no attention to the rights of the Albanian people living in Serbia. Can they also have an Albanian ethnically pure Association? Or even simpler, can they have the right to learn their national history, use national symbols and return home from abroad when they want?! 

        The new leadership of Kosova is a shining example of an un-corrupt government. It would be wise and beneficial to support more seriously President Vjosa Osmani and Prime Minister Albin Kurti in their quest for democracy and use it as an example for other countries in the Balkans. They are following with dedication the glorious peaceful path of the legendary President Dr. Ibrahim Rugova.

         The Republic of Kosova is an American investment and European interest. Why aren’t you trying at all to protect it, against Russian interests? Why aren’t you stopping Aleksandar Vucic and Edi Rama, the two most corrupt and dangerous rulers, who are trying openly to put the Balkans under Russian hegemony?  Why are you not pressuring the five EU countries who have not recognized yet the independence of Kosova, to do so? Where is your promise about visa liberalization?

         The inefficient and unacceptable European policy in the Balkans (with few exceptions) is no surprise. It has tolerated or enabled Serbia to commit 3 genocides against Albanian people (1887, 1912, 1945). Only on the fourth genocide in 1999 did Europe take action against Serbia, thanks to American NATO leadership. 

         As an Albanian-American, who loves America so much, I am surprised and very disappointed to see America going along with the present European failed policy in the Balkans. There is hope that the new Ambassador to Kosova, Mr. Jeffrey Hovenier, will be able to make significant changes and improvements. He said all the right words in the commemoration of the Reçak massacre, one of so many Serbian atrocities for which no-one was brought to justice. Serbia has yet to be held responsible for causing four terrible wars in Europe.

         The biggest mistake that corrupt, blackmailed past governments of Kosova and Western diplomats have made was to allow Serbia play the role of the “victim”. Even worse is the false equality between the right of Kosova to exist and protect itself, and Serbia’s efforts to attack and eradicate it. The Serbian destruction and hostility has been accepted as normal, while Albanians have always to be “very nice guys” ore else.         

         The so called “established practice” of submission to aggressive Serbian hostile demands is over. The time of corrupt, sellout and servant politicians of Kosova has passed. The new government is from the people and for the people, for the country and for the nation. I wish that you would seriously consider not to put them in a difficult position and yourselves in unpleasant situations, with unfair and unjustified requests which they are unable to accept.

         The people of Kosova are moving fast toward democracy, human rights, diversity and inclusion. They will never accept any kind of domination by criminal chauvinistic Serbia. No border changes, no Serbian “ethnically clean” association and no takeover of orthodox Monasteries who are Kosova’s treasure. They have compromised more than enough with Ahtisaari plan. All of you have been part of this unprecedented compromise to get independence. 

         The problem is with Serbia, not Kosova. It has still to embrace democratic and human values of the western civilization. Only strong real economic and diplomatic pressure on Serbia and the real dialogue between equal parties may bring a lasting solution. Kosova can live without the recognition of independence by Serbia as long as it is needed.  

         The Albanian people are a peace-loving nation with great tolerance for different races, nationalities and religions. They have given the world two historical figures of global proportions. Gjergj Kastrioti-Skanderbeg, a symbol of bravery and the fight for freedom. He protected Europe from Ottoman Turkish invasion for 25 years. As well as, Saint Mother Mary Teresa Bojaxhiu, a symbol of love, goodness and peace around the world.

         The people of Kosova will strongly stand up to any efforts by Serbia to attack their country’s sovereignty and territorial integrity. The Republic of Kosova has paid dearly for its freedom and independence with many sacrifices and the blood of thousands of martyrs and civilian victims. The legendary commander Adem Jashari and many fighters of the glorious Kosovo Liberation Army fought and gave their lives for it. They will never give up their freedom, their homes and their ancestry land, in any way and under any circumstances. 

Sincerely,

Agim Aliçkaj

PS. Please note that I am not directly affiliated with the Government of Kosova or any political party in the Albanian territories in the Balkans. These are my own views and opinions based on facts and the reality. This sentiment is widely shared and believed by the vast majority of the Albanian people around the world.

.

Filed Under: Analiza

Shqipëria: Censura studimore në një kontent historik

January 20, 2022 by s p

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim/Neuro-Shkence/Shkenca Aplikimi

Për shumë vite legjislacioni the politika Shqiptare nder vitet 1960-1991 ka legjitizuar fshehtësinë dhe ndalimin e humultimeve dhe marjes së një informacioni pothuajse në të gjitha fushat studimore. Ky legjislacion është ruajtur me fanatizëm për shumë vite në historinë e vendit, gjë që ka sjell pasoja në mangësitë dhe mundësitë e studimeve si nga studiues shqiptar ashtu dhe specialist huaj. Si pasojë shumë informacione dhe situata të individëve me ç’rregullime të trurit nuk janë publikuar apo kuptuar nga shoqëria në përgjithësi. Kjo ka bërë të thellohet edhe më shumë ndër vite vakumi i edukimin mbi ç’rregullimet të trurit. Pasoja këto që kanë lënë gjurmë edhe në periudhat e mëvonshme në vendosjen e kulturës së studimeve indipendente afatgjate, qualitative dhe quantitative në përgjithsi dhe atyre të problemeve mendore në veçanti.

Duke u bazuar në studime historike të bëra nga studiues Amerikan vihet re një mangesi në fushën e informacionit studimor (në kontent historik para viteve 1990) kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Sipas studiuesit Dr. Kiev (1968; Cornell & Columbia University, USA) në studimet e tij për problemet mendore gjatë viteve të “Luftës se Ftohtë”, Shqipëria ishte vendi i vetëm komunist në Ballkan apo i “Grupi Lindor” që nuk pranonte asnjë mënyrë komunikimi dhe i vetmi vend që studuesit nuk kishin patur mundësi të mblidhnin informacion ose të kishin ndonjë kontakt me studiues të vendit në këtë fushë. Megjithëse studiuesit kishin dërguar mesazhe zyrtare në organet kompetente dhe specialistët e spitaleve apo qëndrave universitare, nuk kishin arritur të mernin asnjë kontakt apo përgjigje. Sipas dokumenteve historike nuk kishte të dhëna publike në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara apo me probleme mendore, dhe nëse mund të gjeje ndonjë raport ishte vetëm nën udhëzimet e qeverisë së asaj periudhe. Nuk kishte hulumtime të jashtme (hulumtues jo-shqiptarë) ose hulumtime të shqyrtuara me studiues shqiptarë dhe të huaj në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale apo problemet mendore.

Përse Shqipëria veçohej nga të gjitha vëndet antare të “Grupit të Lindjes”?

Përgjigja e kësaj dileme e ka origjinën tek urdhëri i “Këshillit të Ministrave” që i përkiste asaj kohe. Ky urdhër ishte i fuqizuar jo vetëm në ligjislaturën e vëndit por edhe në Arkivën e Shtetit Shqiptar nën “Rregulloren mbi shfrytëzimin e materialeve documentare arkivore të RPSH nga studiuesit e huaj” me datë të vendimit të “Këshillit të Ministrave” 18.6.1969. Në këto ligje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shtetit duhet të bashkpunonte me “institucionet e tjera përkatëse me qëllim që të ruhen dhe mbrohen interesat e vëndit” dhe asnjë botim apo shkrim nuk mund të bëhej “pa marë autorizimin zyrtar”(DPASH, 1969). Ky ligj (Ministria e Punëve të Brëndshme, 1961), ka bërë të pamundur bashkpuniming e studiuesve të huaj të kryejnë studime në Shqipëri por gjithashtu ka çensuruar edhe studiuesit Shqiptarë. Si rredhojë, mungesa e studimeve të lira (pa censurën e shtetit) në data studimore kundrejt ç’rregullimeve mendore gjatë shumë viteve historikisht ka thelluar hendekun e kuptimit dhe edukimit të shoqërisë kundrejt ç’rregullimeve të ndryshme mendore, gjë që transmetohet në shoqëri, familje dhe institucionet edukuese.

Referenca arkivore: Fondi “Ministria e Punëve të Brendshme” (nr. 152), Viti 1961, Dosja 20, fl. 1-3 Referenca arkivore: Fondi “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” (nr. 507), Viti 1971, Dosja 8, fl. Referenca Dr Kiev (Ed): Masserman JH. Psychiatry in the Communist World.. Arch Gen Psychiatry. 1968;19(5):639–640. doi:10.1001/archpsyc.1968.01740110127019

*Fatjona Rama Lubonja mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë/Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në ABA (Applied Behavior Analysis) dhe Rehabilitimi Mendor. #fatjonalubonja

Filed Under: Analiza

ELEMENTE TË SIMBOLIZMIT NË POEZINË E LASGUSH PORADECIT

January 19, 2022 by s p

Dr. Doc. SHERIF SELIMI 

UNIVERSITETI FON – SHKUP

Poetika e simbolizmit paraqet ndoshta problematikën më komplekse lidhur me ndryshimin teorik të simbolizmit në përgjithësi. Ashtu siç ndodh me letërsitë e popujve të tjerë në botë, ku bëhen transformime të ndryshme, po kështu diçka e ngjashme do të ndodhte edhe në letërsinë shqiptare. Procesi i transformimit në letërsinë moderne shqiptare karakterizohet me zgjerimin e tematikës dhe të hulumtimit, pra, vihet në kërkim të formave të reja të krijimtarisë poetike. Një gjë të tillë e mundësojnë kontaktet e poetëve (krijuesve) shqiptarë me lëvizjet letrare, ose fraksionet letrare që paraqiten në kulturat e popujve të mëdhenj të Europës Perëndimore, në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX. 

Në një periudhë të ngushtë kohore, në letërsinë europiane paraqiten lëvizje të shumta letrare (simbolizmi, futurizmi, surrealizmi etj.), të cilat në mënyrë radikale i kundërvihen realizmit dhe natyralizmit, kurse vazhdimësinë e kërkojnë me një epokë të mëparshme, që do të thotë – me epokën e romantizmit. Kjo epokë mund të quhet si epoka e pluralizmit letraro-artistik. Duke rënë në kontakt me këto lëvizje, një proces i tillë zhvillohet edhe në letërsinë shqiptare, duke shkuar drejt vizioneve të llojllojshme dhe duke kërkuar mënyra të reja të shprehjes. Por kuptohet se letërsia shqiptare nuk do të zhvillohej me hapa të njëjtë, sikurse edhe letërsitë e tjera të popujve të mëdhenj të Europës Perëndimore.

Nëse marrim parasysh teorinë e Mihail Bahtin-it, pra, duke e shikuar nga aspekti i intertekstualitetit që lidhet me pluralizmin kulturor (Bahtin, Mihail, f. 252-253), natyra e ideve të procesit kulturor lidhet me të gjitha segmentet, duke përfshirë këtu edhe kontaktet ndërgjuhësore. Këto kontakte mund të përdoren edhe në kulturën shqiptare, e cila, sipas pozicionit të saj, nuk e ka pasur problem që të kontaktonte me kulturat tjera, sepse një numër i konsiderueshëm i poetëve të letërsisë shqiptare kanë studiuar nëpër qendra të ndryshme të Europës Perëndimore, si: Asdreni, Noli, Konica, Kuteli, Poradeci etj. Kështu, përmes këtyre kontakteve, letërsia shqiptare do të ishte e hapur për dialog me letërsitë tjera. Edhe kategoria e bi dhe poliliteraritetit, si variant i tyre polidimensional, do të aplikohej në poezinë e poetëve shqiptarë të lartpërmendur.

Sharl Bodler-i është paraprijës i simbolizmit në letërsinë franceze, por gjithashtu merret edhe si modernisti i parë i letërsisë franceze dhe i asaj botërore. Ai është i pari i cili bëri përjashtimin nga utilitariteti i atëhershëm dhe funksioni dekorativ i poezisë. Poezia e Bodler-it ka misionin e vet: “ajo hap dritaren në një drejtim tjetër të botës spirituale, që është e ngjashme me tonën, dhe i mundëson egos të dalë nga kufijtë e vet dhe të shtrihet në mënyrë të pakufizuar. Në këtë proces të shtrirjes fillon dhe përfundon hulumtimi i bashkimit shpirtëror të njeriut”. (Rajmon, Marsel f.92). Sipas kësaj, shihet qartë se simbolizmi europian lidhet me poetin e njohur të letërsisë franceze Sharl Bodler-in, i cili me poezinë e tij hapi dyer të reja në zhvillimin e lirikës franceze dhe asaj europiane në përgjithësi.

Poezia lirike mund të shihet në tri rrafshe: rrafshi emocional – ku shprehet funksioni emotiv; rrafshi figurativ– ku përshkruhen aspektet domethënëse semantike të poezisë lirike dhe rrafshi i njohjes, në të cilin vijnë në shprehje referencialja e lirikës ose funksioni tregimtar. Shtrirja në këto rrafshe paraqet orientimin themelor për zgjedhjen dhe analizën e ashtuquajtur differentia specifica të lirikës, specifikë me të cilën lirika themelon llojin e vet të njohur letraro-artistik, pikëpamjen e vet për botën dhe parimin krijues. (Ќулавкова, Катица, стр.5-6).

Në rrethana të tilla, letërsia shqiptare ka filluar ta artikulojë shprehjen e saj moderne, duke u paraqitur në situata të caktuara të cilat bartin me vete edhe specifikat (elementet dalluese), ndërsa terreni ku është zhvilluar, kuptohet që është një faktor i rëndësishëm. Pra, elementet e para të lirikës moderne shqiptare paraqiten në veprat e Asdrenit dhe Poradecit – posaçërisht te Kolonia Shqiptare e Bukureshtit. Në planin krijues, lirika moderne e zhvendos interesin kolektiv kah shprehja subjektive, nga e përgjithshmja kah personalja, nga retorikja kah emocionalja, dhe kjo bëhet për shkak të vetëdijësimit për pluralizmin estetik të krijuesve. Në këtë drejtim, këto elemente janë më të dukshme te poezia e Lasgush Poradecit, i cili në njërën nga poezitë e tij shprehet:

“Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqen aq fare pak 

Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak ,

Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri…..” (Poradeci, Lasgush, f.51).

Me këto vargje dëshmohet se Lasgush Poradeci largohet nga “mënyra e vjetër e këndimit” dhe do të “këndojë një këngë të re”. Kështu përcjell një mesazh të qartë deri te lexuesi. Pra, ai bën një hap përpara në lirikën shqiptare, pasi poezia e tij karakterizohet nga funksioni i shprehjes emotive, si dhe është e pasur me shumë shprehje figurative. Këto elemente, në mënyra dhe forma tjera, i gjejmë edhe te F. Noli, Migjeni, M. Kuteli, F. Konica etj. Kuptohet se kjo është koha kur në poezinë shqiptare dallojmë mënyra të ndryshme të shprehjes letrare, të cilat janë rezultat i kontakteve dhe i ndikimeve të kulturave të ndryshme europiane dhe më gjerë. Kjo vlen konkretisht për poezinë moderne, ku “liriku bëhet magjistar”, sipas Fridrih Hugos. “Poezia krijohet nga impulset e gjuhës, që nga ana e tyre, duke e dëgjuar zërin paragjuhësor, (që i paraprin gjuhës së menduar) shpie te përmbajtja apo kuptimi, dhe jo anasjelltas. Domethënë, përmbajtja bëhet rezultat dhe ajo është në funksion të fuqisë së zërit, që është i mbifuqishëm në raport me kuptimin.” (Hugo, Fridrih, str.54-55).

Kështu, në fazën e modernizmit në letërsinë tonë vijnë në shprehje mundësitë e  shpeshta  të gjuhës poetike përmes përdorimit të mjetit kryesor stilistik të poezisë së simbolizmit, pra,   sinestezionit. (Речник на книжевни термини,стр.727-728). Sinestezioni nuk është term ekskluziv letrar; ai shënon përzierje të shfaqjeve ose lidhje të dukurive të fushave të ndryshme stilistike. Klasifikimi i tij ka të bëjë me: vizualen, auditiven, olfaktoren, gustativen, taktilen dhe psikikën. Në teorinë e letërsisë quhet edhe si “audition coloree” ose “dëgjim i ngjyrosur” (dëgjim me ngjyra), që e ka bazën psikike dhe biologjike, por, jo rrallë herë është kontestuar dhe i është dhënë drejtim kah mënyra që të trajtohen si “shenja për gjendje patologjike të shpirtit”.  Sinestezioni do të përdorej në realitetin gjuhësor dhe poetik të simbolistëve duke u bërë shenjë e të folurit poetik, si dhe element i poetikës së poezisë gjithëpërfshirëse moderne europiane.

Sinestezioni i takon grupit të figurave semantike, për të cilat është karakteristike ndryshimi i kuptimeve themelore të disa fjalëve të caktuara. Poeti modern ecën nëpër rrugën e matematikanit që lidhet me numrat irracionalë dhe transhendentalë, dhe, sipas operacioneve të veçanta, ndërton botën imagjinare të simboleve matematikore, të cilat kanë logjikën e tyre të brendshme. Sinestezioni arrin funksionin referencial të gjuhës poetike dhe e rrënon logjikën kauzale të botës reale dhe mendimin racional: “Syri na mashtron duke ia veshur lules cilësitë e rrezes së diellit. Veshi na mashtron duke ia veshur valëzimin e zërit ziles që bie. E gjithë vetëdija jonë na mashtron duke bartur cilësitë e veta, kushtet e veprimit të vet ndaj objekteve të jashtme” thekson udhëheqësi i simbolizmit rus, Valerij Bruesov. (Стојменич, Мирослав, 8-12).

Shembuj ku zëri paraqitet si zë artistik vizual ( auditivo-vizual) ose të fotografisë së paraqitur si fotografi tingullore (vizualo-auditive), dhe se si “aromat posedojnë ngjyrë”, gjegjësisht cilësi zanore (auditive-alfaktorike, vizuale-alfaktorike), ka edhe në poezinë e Lasgush Poradecit: “fjalë më shumë të ëmbla”, “aromë e flaktë”, “këngë me vrer, vrer të zi”, “gjuhë e zjarrtë” etj.

Sinestezioni kontribuon për rinovim apo freski të shprehjes poetike. Sipas studiuesve të këtij fenomeni poetik, Gi Misho-s,  Fridrih Hugo-s , Roman Jakobson-it, Svetozar Koleviq-it, Zoran Kravar-it etj., duke i fshirë kufijtë e perceptimit shqisor, sinestezioni, jo vetëm që nuk e përfill përjetimin fragmentar shqisor të botës së paraqitur, por në emër të disa mundësive të pandiera të shpirtit njerëzor, kthehet në shkallën zero të njohjes dhe kështu, gjërat bëhen kategori esenciale dhe produkte të një lloji të caktuar të receptimit sensorik. 

Përmes këtij teksti, tendenca jonë e përforcon bindjen e kritikës imanente të Sabri Hamitit dhe Moikom Zeqos, se në thelb poezia e Lasgush Poradecit është simboliste.

                                                    BIBLIOGRAFIA

  1. Bahtin, Mihail, “Reč kod Dostojevskog” te: Problemi poetike Dostojevskog, Beograd, “Nolit”, 1981. 
  2. Hamiti, Sabri, Lasgush Poradeci : Trashigimi; I – Testamenti poetik i Lasgushit; II – Kështu thoshte Lasgushi , Arti i leximit, Rilindja, Prishtinë, 1983.
  3. Hamiti, Sabri, Arti poetik i Lasgushit, “Drita”, Tiranë, 5 maj 1996.
  4. Hugo, Fridrih, “Struktura moderne lirike”, Stvarnost, Zagreb, 1989.
  5. Konsantinovic, Zoran, “Savremene naucne misao o simbolizmu”, Savremenik (tema simbolizam), Beograd, (XXXIX) maj-juni, 1983.
  6. Michaud, Guy, “Message poetique du simbolisme”, “Librarie Nizet”, 1974.
  7. Ќулавкова, Катица, “Одлики на лириката”, Наша книга, Скопје, 1986.
  8. Rajmond, Marsel, “Od Bodlera do nadrealizma”, Sarajevo, Veselin Maslesa, 1958.
  9.  Речник на книжевни термини, 1986.
  10. Стојниħ, Мирослав, “Подударности и сличности руског и српског симболизма”, у : Српског симболизма (типолошка проучавања), Меħународни научни скуп, Београд 8 – 11 , новембар 1983.
  11. Zeqo, Moikom, Krijime poetike të L. Poradecit, “Drita”, Tiranë, 13 nëntor 1988.
  12. Zeqo, Moikom, “Të dhëna të reja për L. Poradecin”, Bashkimi, Tiranë.

 VEPRA TË CITUARA

  1. Poradeci, Lasgush, “Vdekja e Nositit”, Rilindja, Prishtinë, 1986.

Filed Under: Analiza

Problemi i ‘islamisteve’ eshte se ata njetojne nje parti islamiste me Islamin

January 18, 2022 by s p

Imam Gazmend Aga/

Rrjedhimisht gjithkush kritikon partine, ose eshte islamofob, ose i shitur te armiqte, ose i lekundur ne besim. Sipas tyre, edhe ne 2022, duhet te kete nje lider politik i cili perfaqeson te gjithe myslimanet e botes dhe flet ne emer te tyre.Partia e Erdoganit nuk eshte partia e pare islamiste ne Turqi. Erdogan e nisi rrugetimin e ri me partine e AKP’se duke u shkeputur nga partia e Erbakanit i cili cilesohet si babai i partive ‘islamiste’ ne Turqi. Kur nisi rrugetimin e ri, Erdogani shpalli se e ka hequr tashme ‘kemishen islamiste’ per te nisur nje rrugetim te ri. Ai formoi nje parti ku nuk ndodheshin vec islamiste, por kishte perfaqesues nga e gjithe shoqeria turke.Madje Erdogan i mori zgjedhjet e para duke i premtuar turqve evropen, lirine, demokracine dhe ekonomine. Erdoganin nuk e mbeshteten vec turqit, por mbare perendimi, sepse stabiliteti i Turqise eshte i rendesishem per gjithe rajonin. Ndodhi ajo qe ndodhi dhe rrugetimi i Erdoganit eshte shume i ngjashem me te gjithe lideret politike me pushtet te palimitueshem. Asnje prej bashkudhetareve te tij ne fillim nuk jane me me te. Sa per te drejtat e njeriut, median, ekonomine etj. ska nevoje per sh koment.Atmosfera e trumbetuar nga zerat me influence fetare ne Shqiperi nuk eshte aspak e shendoshe.Ne 2022 nuk eshte ne interesin e askujt vleresimi i shoqerise dhe botes ne ‘myslimane kundrejt te gjitheve’. Armiku i nje vendi ne 2022 nuk eshte as ai i fese tjeter as jobesimtari. Tradhtari i nje vendi eshte ai qe iu shfrytezon risurset. Ai qe mbjell percarje dhe perdor gjithcka ne interes te tij dhe shkakton emigrimin masiv te banoreve te tij.Nuk eshte aspak atmosfera e duhur trumbetimi se medemek myslimanet po shtypen ne ballkan e gjetke dhe shpetimtari i tyre eshte nje lider qe edhe ne vendin e vet me 99% myslimane me zor e dhune merr 50% te votave.Eshte demi me i madh qe i behet Shqiperise dhe Islamit nje profilizim i myslimaneve si te shtypurit e lindjes nga ‘te krishteret, hebrenjte e te pafete e perendimit imperialist’ dhe keta te shtypur kane nevoje per zerin e forte te nje lideri politikan.Nuk mund te ndertojme paqe sociale duke vleresuar shoqerite dhe vendet me konjekturat e 2-3 shekujve me pare. Ne kete bote globale ku shoqerite nuk vleresohen me sipas feve, por sipas cilesive, myslimanet e ndershem e produktive duhet te japin kontributin e vet se bashku me vellezerit e motrat e tyre bashkeqytetare.Te gjithe lideret politike duhen vleresuar sipas cilesive te tyre dhe asaj qe bejne, jo sipas asaj qe shpallin me populizem. Sipas te drejtave te njeriut dhe frigoriferit, jo sipas dhunes ndaj te ndryshmit dhe propagandes. Sipas frymes se vellazerise dhe paqes boterore, jo nxitjes se percarjes dhe luftrave ne shekullin e 21.As ata qe e kritikojne viziten dhe bashkepunimin e Rames me Erdoganin e 2022 nuk jane detyrimisht islamofobe, as ata qe po mbrojne me zell gjithcka te Turqise nuk jane detyrimisht te dashuruar pas islamit. Jo rralle, eshte e kunderta.Tjeter eshte te falenderosh nje popull per ndihmat pas termetit, gje e cila patjeter duhet bere, tjeter ta perdoresh kete ndihme si shkop ndaj cdokujt qe kritikon Erdoganin&Ramen.Turqia eshte me e madhe se Erdogani.Islami eshte shume me i madh se Erdogani, partia e tij, ndjekesit e tij dhe Turqia.

Filed Under: Analiza

Kryeministri Kurti përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre

January 17, 2022 by s p

Dubovik, Deçan, 17 janar 2022

Në 40 – vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vizitoi kullën e familjes Gërvalla në Dubovik.

Aty u pritën nga znj.Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës dhe znj.Donika Gërvalla, e bija e tij, si dhe familjarë e miq të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.

Nga aty, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, bën homazhe dhe vendosen kurorë me lule, te varrezat e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

“Ne erdhëm sot në Dubovik, në 40 vjetorin e vrasjes së trefishtë në Shtutgart, më 17 janar 1982, kur u vranë Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që të vizitojmë kullën e lindjes, jetës dhe rritjes së tyre, por edhe varrin ku prehen ata, për të treguar kujtimin e pashlyeshëm dhe nderimin e pafund që kemi për këta heronj, të cilët na e dëshmojnë një luftë edhe para luftës çlirimtare. Meqenëse në vitet e ‘80-ta shqiptarët jo vetëm që persekutoheshin e burgoseshin, por edhe vriteshin nga regjimi i atëhershëm okupator, për shkak se dëshironin liri, republikë, demokraci e përparim”, tha kryeministri.

Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se jemi të vetëdijshëm për kufizimet që kemi, që pas kaq shumë kohësh të arrijmë përnjëherë të zbardhim gjithë ato vrasje, meqenëse janë të shumta, ndërkohë që edhe regjimet, të cilët kanë marrë pjesë në ato vrasje, nuk është se kanë vdekur përfundimisht e në plotni. 

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre, organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • 215
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT