• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TURQIA, DY USHTRITË E ERDOGANIT

November 2, 2021 by s p

Nga FRANCO VENTURINI

Një ushtri turke, i dyti në NATO mbas atij të SHBA, jeton nëpër gazerma. Një tjetër, më pak e fuqishme por e fortë gjithmonë prej njëzetmijë vetësh, jeton nëpër burgje, në vëndbanime të detyrueshme, në çnderim e në varfëri.

Tre ditë më parë prokurorët e veçantë kanë urdhëruar arrestimin e 158 ndërmjet studentëve të akademive ushtarake, ushtarëve e oficerëve. Për të gjithë, nga korriku 2016 kur disa reparte tentuan një grusht shteti kundër Erdoganit, padia është e njëjta: përkatësi në një “rrjet” të predikuesit Fetullah Gulen, ish mik dhe bashkëpuntor i Erdoganit por sot i mërguar në SHBA. Nuk mjafton.

Disa proçese nuk kanë përfunduar ende e vazhdimisht zbulohen “grupe subversive” të rinj, ushtarakë e civilë, gjithësej 150.000 vetë. Dikush mund të mendojë se Erdogani është vetëm një njeri që nuk harron. Por pikërisht në këto ditë është patur e sata provë alarmuese e faktit që “grushtshtetasit” dhe “kundërshtarët” tashmë janë sinonime. Erdogani ka kërcënuar përzënien e dhjetë ambasadorëve perëndimorë sepse diplomatët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalës, Navalnit turk, botues dhe kundërshtar i njohur, i burgosur prej katër vitesh pa proçes. Trajtim i njëjtë, jo rastësisht, si ai që i rezervohet miqve të hamendësuar të grushtshtetasve.

Protestat fillojnë të ndihen edhe në Parlament, por Erdogani përgjigjet me nisma të reja të depërtimit ushtarak dhe ekonomik. Nga SHBA (që as ëndërrojnë të dorëzojnë Fetullah Gulenin), Sulltani i Ankarasë don së paku dyzet F-16 për të kompensuar humbjen e F-35 të ndaluara nga Amerika mbasi Turqia kishte blerë raketat ruse. Ndërkaq, jo i kënaqur nga prania e bollshme e tij në Libi, Somali dhe në Mesdheun lindor, Erdogani synon Sahelin dhe vjen vërdallë nëpër Afrikë për të shitur dronet e tij tepër të kërkuara. Por shpejt a vonë, ndonjëri do t’i bëjë të kuptojë se me të tilla synime është mirë të ketë vetëm një ushtri?

“Corriere della Sera”, 22 tetor 2021 Perktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

Si Kina Popullore e kombinoi autoritarizmin me kapitalizmin per të krijuar një komunizëm të ri

November 2, 2021 by s p

Tomasz Kamusella

Universiteti I Shën Andreas, Britani

Përktheu: Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021

Pasi në 1989 ra komunizmi në Bllokun Sovjetik, kanë mbetur pesë shtete të vetëdeklaruar si komuniste: Kina Popullore, Kuba, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami. Bjellorusia dhe Venezuela mund të shtohen gjithashtu në këtë me qenë se ata përmbushin kriteret e një shteti komunist- ndonëse nuk e thonë këtë zyrtarisht. Kështu bëhen shtatë shtete. Ҫështja është se në Kinë motori i ekonomisë është kapitalizmi, ndonëse ajo deklarohet si një shtet komunist. Në se numri i shteteve komuniste do rritet në të ardhmen atëhere çfarë do të thotë kjo për demokracinë?Interesimi im për komunizmin nuk vjen te unë si historian, por është diçka vetiake. Kam lindur dhe jam rritur në një vend komunist si Polonia në vitet 1970 dhe 1980. Polonia ishte një vend i hirtë ku populli dukej se e kish humbur shpresën. Të gjitha gjërat thelbësore, përfshirë këpucët dhe kafenë, ishin me racion. Por triskat e racionit nuk të siguronin se do merrje gjithçka kishe nevojë. Radhët me orë të gjata (disa herë me ditë) për të blerë gjithçka, që sapo kishte hyrë në shitore, ishin diçka e rëndomtë.Padyshim që jeta që bëja formësoi edhe karierën tiem. Studimet e mia u përqendruan në Europën qendrore dhe lindore, në nacionalizmin dhe regjimet autoritare gjatë dy shekujve të kaluar. Gjatë rinisë time në vitet 1989, andrallat u bënë më të zakonshme, kur mallrat skarco mund të bliheshin vetëm me dollarë amerikanë. Mund të shkëmbenit një fustan veror të madh me një këmishë T, ose një magnetofon që nuk e donit më me ca pelena për bebet. Vetëm uthulla gjendej gjithmonë në raftet e zbrazuar të shitoreve. Mbase, me fytyrë të ngrysur dhe në mungesë të buzëqeshjeve. Studiuesit perëndimore sajuan një fjalë për këtë si “ekonomia e skarcitetit” si rezultat i planifikimit shtëror në prodhim dhe në popull.
. from ëëë.alamy.comRadhët e njerëzve në Poloni në vitin 1990Por nuk ishte vetëm mungesa e ushqimit. Mungonte, së pari, liria. Polonia sikurse I tërë Blloku Sovjetik mbahej mbyllur me një “dry të dyfishtë”, ishte madje e vështirë të udhëtoje edhe në një vend tjetër socialist, qoftë fqinj si Ҫekosllovakia apo Gjermania Lindore. Duhet të nxirrje një pasaportë speciale për të udhëtuar në “demokracitë popullore” (dmth vendet e Bllokut Sovjetik) në Europë. Dhe, pasi të kthehej në shtëpi nga udhëtimi, këtë pasaportë duhej ta dorëzoje sërish në zyrat vendore ushtarake (policia atëherë konsiderohej si repart luftarak).Në se donit të vizitonit një vend kapitalist si Gjermania Perëndimore, ju duhej një lloj tjetër pasaporte. Por në këtë rast kishte të drejtë vetëm një person nga familja për të udhëtuar në “vendet e shthurrura perëndimore”. Pjesa tjetër e familjes mbahej si peng për t’u siguruar që ju nuk do ta shpërdoronit lejen e nuk ktheheshit në atdhe. Nuk kam parë asnjëherë ndonjë pasaportë për të udhëtuar në gjithë vendet e botës, që u jepte mundësi disave me fat të shkonin në SHBA ose Australi.Për mua dhe shumë të tjerë, shtëpia dhe vendi im ngjasonte me një burg të madh. Një cenzurë tepër e rreptë për botimet, filmat dhe televizioni synonte të na bindëte se jeta jonë në Poloni dhe në Bllokun Sovjetik ishte shumë më e mirë se në Nju Jork apo Paris. Dhe disa e besonin këtë propagandë. Njërëzit fshehurazi dëgjonin radion “Europa e Lirë” dhe “Zërin e Amerikës” (me gjithë zhurmimet e qeverisë). Gjatë viteve 1980 u bë më e lehtë të blije libra që shkruheshin me dorë (të pacensuruara, të nëndheshme). Në mesin e rinisë, vlonte ëndërra për t’i shpëtuar këtij burgu dhe për të shijuar “jetën normale” në një “vend normal”. Në një vend pa triska ushqimore dhe me shitorë plot e përplot, ku me një rrogë të vetme mund të kaloje një jetesë me standard të denjë, një apartament dhe pushime verore në Kanariet. Në të folmen polake atë kohë këta ishuj të arqipelagut spanjoll u quajtën Kanary.Endërroni me sy hapur, na thonin prindët. Na këshillonin të rrinim urtë, të bënim sikurse na mësonin mësuesit ose kujdesatrët- dhe kurrë të mos flisnim ato që mendonim. Mbi të gjitha, të mos shanim vijën e Partisë Komuniste, ta lavdëronim Poloninë Socialiste, përndryshe kjo do na kushtonte edhe hyrjen në universitet, humbjen e apartamentit, ose edhe hyrjen në burg. Në vitet 1950, në kohën e stalinizmit, shumë njerëz janë ekzekutuar për kundërshtime të tilla ideologjike.
Por, papritur, lufta e ftohtë ndërmjet demokracive perëndimore dhe Bllokut komunist sovjetik mbaroi në vitin 1989, e pasuar dy vjet më vonë nga shembja e Bashkimit Sovjetik vetë. Kjo superfuqi komuniste thjesht dhe paqësisht (të paktën në Europë) u tret në ajër, duke sjellë zhdukjen e komunizmit si sistem politik dhe ekonomik nga një pjesë e madhe e botës.Ne u bëmë të lirë. Sekretari i fundit komunist i Bashkimit Sovjetik (Mihal Gorbaçov) na dukej si një engjëll që e bëri ëndërrën tonë të zemrës të vërtetë. Ai vendosi që nuk ishte e drejtë ta linte në skamje popullin e vet duke bërë garë armatimesh me Perëndimin. Pesëmbëdhjet vitet që pasuar bënë që shtetet e Bllokut Sovjetik, Polonia dhe Hungaria deri te Rumania e Bullgaria, të futen në NATO dhe në Bashkimin Europian.Në këtë liri mu dha mundësia të vazhdoja studimet në Afrikën e Jugut dhe në Republikën Ҫeke. Kreva studime në Itali, SHBA dhe Japoni, përpara se të zija poste universitare në Irlandë dhe Skoci.Por, me këtë rast, nga 15 vendet që dolën nga shkatërrimi i BS, vetëm vendet Balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë u bënë vertet demokraci perëndimore. Shumica, përfshi Rusinë, u bënë autokraci- ndonëse mëtojnë se ushtrojnë demokracinë parlamentare.Gjeorgjia, Moldavia dhe veçanërisht Ukraina, tani janë gati të bëhen demokraci perëndimore me ardhmëri për në BE dhe NATO. Turkmenistani është pothuaj aq shtypës si Korea e Veriut, ndërsa Azerbajxhani dhe Uzbekistani shihen si shembuj mësimorë të diktaturave shtypëse dhe kleptokratike.Por tani, asnjë vend i vetëm paskomunist ose pas sovjetik nuk e ka deklaruar veten si komunist. Kina Popullore u prin autokraciveMe huazimin e komunizmit të stilit sovjetik në ekonomi dhe politikë, shumica e regjimeve komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik në botë, si Etiopia, Afganistani dhe Jemeni i Jugut dështuan, gjithashtu. Kuba komuniste është një përjashtim i vetmuar në këtë prirje, Ishuli karaibian ka qenë një ferrë e vazhdueshme ndanë SHBA, që nga viti 1961.Komunizmi i ditëve tona është i prirë nga Kina Popullore- ekonomia e dytë më e madhe në botë. Pekini ka qenë krenarisht komunist që nga viti 1949 dhe tani po merr rolin e kundërshtarit kryesor të SHBA, që prin ende dobët kampin e pakësuar të demokracive të globit. Që nga viti 2010, një numër i madh shtetesh kanë hequr dorë nga demokracia.Në dhjetëvjeçarin që shkoi, në Ruandën e pasgenocidit, demokracia u përmbys. E njëjta gjë ndodhi në Etiopi pas luftës civile (Në Tigray në 2020), ndërsa arritjet demokratike të Pranverës Arabe u zbehën në Lindjen e Mesme. Sikurse në Rusinë e Putinit, u instaluan autokracitë elektorale në Bullgari (2009), në Hungari (2010), Serbi (2014), Turqi (205), Poloni (2016) dhe Slloveni (2020).

Më 1 korrik 2019 Partia Komuniste Kineze festoi 100-vjetorin. From ëëë.alamy.comPopullsia e Kinës Popullore është prej 1.4 miliardësh, kjo do të thotë se një e pesta e njerëzimit jeton nën regjimin komunist. Tre shtetet e tjera të vetëdeklaruara si komuniste, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami, janë kufitare me Kinën Popullore. U krijua vërtet një bllok i ri komunist Sinik (nën ndikimin kinez)Kështu, pas dy dhjetëvjeçarësh të rënies së komunizmit sovjetik (1989), është komunizmi me motor të stilit kinez 2.0- ai që përqafon kapitalizmin e që po merr fuqi.Ngritja dhe rënia e demokracisëPërkufizimi i brishtë i komunizmit të pas Luftës së Ftohtë sharton kapitalizmin me socializmin, sikurse u kuptua në ish Bashkimin sovjetik. Parimi gjithëpërfshirës i socializmit (i parë si komunizëm në Perëndim) thotë: “Nga secili sipas aftësive, secilit sipas ndihmesës së tij.” Në praktikë, kjo përzierje jo ortodokse e socializmit të stilit sovjetik dhe e kapitalizmit do të thotë autoritarizëm, ose madje totalitarizëm, një regjim nën një parti të vetme që ka kontroll të plotë kudo. Ky kontroll shtrihet në ekonominë e sotme të stilit kapitalist, po ashtu. Përmes kësaj partie të vetme, sundon një burrë prijës, i pandryshueshëm.Shpesh një kult individi ngrihet për të dhe çështja ëmbëlsohet me hollësira të të një shteti të mirëqënies. Në shumicën e rasteve këta shtete e reklamojnë veten si komuniste. Të tjerët, si Bjellorusia dhe Venezuela mundet të mos e quajnë veten “komuniste” sot por kësaj ideologjie i japin një emër tjetër.Për shembull, bolivarianizmi në Venezuelë, uniteti kombëtar në Bjellorusi apo Juche në Korenë e Veriut. Sistemi politik njëpartiak e bën Partinë Komuniste dhe prijsin e saj brenda shtetit një diktator. Kolektivizmi i hapur dhe sjellja prej sunduesi e diktatorit, po ashtu retorika populiste për t’u dhënë përparësi masave (duke iu referuar “kombit apo popullit”) përmbi individët, “justifikojnë” rolin e tij dhe sistemin. Në vende si Bjellorusia dhe Kina Popullore, kjo ka shpënë në lindjen e disidentëve që janë përndjekur dhe në kampet e përqendrimit të ngritura për t’i shkulur ata nga “shoqëria e shëndoshë”.Ashtu si shtetet komuniste para 1989, të gjithë këta regjime sunduese të vendit janë antiperëndimorë në retorikën e tyre zyrtare dhe shpesh edhe në veprimet e tyre. Ky agresion antiperëndimor është një tipar tjetër përcaktues i këtyre shteteve komuniste në shekullin 20.Do rritet apo të zbresë numri i tyre në shekullin 21? Gjatë dy dhjetëvjeçarëve pas rënies së komunizmit në Europë, demokracia si një doktrinë e të drejtave njerëzore dhe politike u përhap fort në mbarë botën. Diktatorët u detyruan të mbajnë, të paktën në dukje, një demokraci elektorale në vendet e tyre. Amnesty International dhe Freedom House i turpëruan me sukses autokratët për mënyrat e tyre të sjelljes dhe I detyruan të lironin të burgosurit politikë.Por pas 2010, kjo prirje nisi të përmbyset dukshëm. Simbolikisht, në këtë vit shkrimtari kinez dhe disidenti pro demokracisë Liu Xiaobo u vlerësua me çmimin Nobel për Paqë. Pekini u ndje i fyer nga Perëndimi dhe ndërmori hapa për ta përndjekur Liu-n, familjen e tij dhe miqtë. Autoritetet ia mohuan mjekimin për shërimin nga kanceri Liut dhe ai vdiq shtatë vite më pas.
11, 2010Ekspozitë në Oslo për disidentin kinez , 2010Hiri i Liut u hodh në det për të shmangur një varr për një person që shihej si një hero i demokracisë dhe martir i saj. Kjo do ishte një pikë vatrore për demokratët kinezë, që do shkonin për pelegrinazh duke shprehur respekt ndaj besnikërisë së Liut për lirinë dhe demokracinë.Më pas, në 2020, pandemia krijoi një rast ideal për Pekinin për ta çmontuar demokracinë në Hong Kong, një vend që ka qenë dikur një fener i lirisë politike dhe ekonomike. ‘ Të pasurohesh është e lavdishme’Mos vallë nuk është e tërë ideja e kapitalizmit dhe e anatemimit të fitimit ajo që përbën qëllimin e komunizmit? Në se do qe kështu, përse këto dy të kundërta tërhiqen? Në kohën e nisjes së reformave të 1978 nga Ten Hsiao Pini, në Kinë u zbulua “politika e zbatuar”: mund ta kesh kapitalizmin pa demokraci. Duke hapur një hendek në tregun e ideve, Ten dekretoi që ‘të bëhesh i pasur është e lavdishme’, dmth kapitalizmi ishte ideologjikisht asnjanës dhe mund t’u shërbente nevojave të regjimit komunist. Shartesa e kapitalizmit me komunizmin është një mësim për demokratët që të mos u besojnë mendjes së tyre plot dëshira. Përkundrazi, hipoteza e përfolur shpesh për ndikimet demokratizuese të kapitalizmit duhet provuar. Është e qartë se kapitalizmi nuk prodhon një Bjellorusi, Laos, Vietnam autoritarist dhe totalitarist, aq më pak një Kubë, Venezuelë apo Kore Veriore autoritariste, që dikur u bënë komuniste, (më 1959, 1999 apo 1948) dhe që nuk kanë vullnetin ta përqafojnë demokracinë. Por entuziazmi i Kinës Popullore për një kapitalizëm jo demokratik, që nga viti 2004 – i njohur si konsensi i Pekinit me Perëndimin- mund t’i shtyjë ata në këtë rrugë.Suksesi ekonomik i Kinës Popullore, në se zgjat për disa breza, mund të shërbejë për fortësimin e komunizmit 2.0, me kapitalizmin si pjesë përbërëse të kësaj ideologjie. Komunizm- kapitalizmi nuk është më tani një kundërthënie, përderisa sa Partia Komuniste sunduese i mban sipërmarrësit në shërbim të ideologjisë dhe qeverisjes së saj.Pra, cilat janë karakteristikat e shtetit të ri komunist 2.0? Mbase, vetëdeklarimi si shtet komunist është më i dukshmi dhe kjo figuron në kushtetutë. Edhe sikur disa shtete t’i japing kësaj një emër ndryshe.Të drejtat qytetare dhe njerëzore janë të kufizuara seriozisht dhe shpesh të etiketuara si “komplot perëndimor”. Për shembull, nuk ekziston e drejta individuale për të votuar, ndërsa shteti ka të drejtë t’i përdorë qytetarët sikurse dëshiron ai.Një nivel të ngjashëm tepërimi vërehet në Korenë e Veriur dhe në Vietnam. Është vënë re edhe një shtypje në rritje në Bjellorusi dhe Kubë.Kohët e fundit, Perëndimi është zgjuar ndaj rreziqeve që vlerat e veta liberale dhe demokratike kanë duke u ballafaquar me faktin që kapitalizmi i vetëm nuk mund të sigurojë të drejta lirie dhe njerëzore. Frika që epoka e imperializmit komunist kinez po vjen e kanë nxitur Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, për shembull, të formojnë një pakt ushtarak të ri. AUKUS, gjë që jo përsosmërisht dhe me gjasë e pëlqyer nga Pekini, përjashton BE.Totalitarizmi teknologjikNë Kinën Popullore, tiparet tradicionale të totalitarizmit janë kombinuar fshehurazi me oreksin e sistemit për kushtet dhe mbikqyrjen me teknologjinë e lartë. Për shembull, kontrolli i tërësishëm i myslimanëve të Xinjiang-ut u bë i mundur përmes database-ve masive të rajonit, të AND-ve dhe iriseve të syve të popullsisë.Teknologjia dhe AI janë metodat më të mëdha, pagjak, të komunizmit 2.0 për të shtrirë kontrollin tërësor në popullsi, duke u siguruar se çdo individ ndjek vijën e Partisë. Kjo ka mundësuar gjithashtu mbikqyerjen ushtarake të komplekseve industriale, që janë zemra e një kapitalizmi të suksesëshëm komunist.Më shumë kontroll do të thotë më shumë vende pune në këtë kompleks, të kthyer drejtpërdrejt në rritje ekonomike, që do japë më shumë investime dhe financime për totalitarizmin dhe kështu shtypja bëhet një motor i ekonomisë, një garanci mirëqënie për shumicën (jo të gjithë).Ekonomia e stilit komunist sovjetik 1,0, e bazuar në industrinë e rëndë, tek komunizmi 2.0 kinez mbështetetnga AI, por ajo mund të vështrohet në disa shkallë tek të shtatë vendet komuniste. Korea e Veriut mbetet një vend jashtë mode me komunizëm 1.0. Deri sot Puonggyang kundërshton të ndjekë komunizmin 2.0, megjithë nxitjet e Pekinit (gjithësesi ka dhenja për ndryshime), Kuba dhe Venezuela ndërkohë janë më pranë komunizmit 1.0, duke bërë ende zgjedhje jo pragmatike që ndikohen nga idealizmi dhe ideologjia. Në anën tjetër të spektrit, Bjellorusia, Laosi dhe Vietnami po përdorin metoda që punojnë ekonomikisht ( për derisa Partia sunduese kontrollon prodhimin dhe fitimin). Ata janë nxënës të vetëdijshëm të Kinës, për të përmbushur komunizmin 2.0. Alternativat demokratikePavarësisht që demokracitë botërore japin zgjidhje tërheqëse dhe me ndikim për sëmundjet socioekonomike sikurse papunësia, rënia e standartit të jetesës dhe të ardhurave, si edhe shërbimi mjekësor i keqësuar, kam frikë se komunizmi 2.0 do të fitojë. Në këtë skenar, numri i shteteve komuniste do rritet dhe liritë individuale dhe politike do pakësohen.Nisma kineze e Brezit dhe e Rrugës (BRI) është saktësisht tipi i një projekti ambicioz dhe demokracitë botërore nuk e kanë në këtë moment. Plani është të lidhen dhe të ndërtohet një rrjet i koordinuar hekurudhash, rrugësh dhe korridoresh detarë që të përshkojnë tërë Afrikën, Azinë dhe Europën të eksporteve pa kufij të prodhimeve nga Kina dhe importimin e lehtë të lëndëve të para për këtë shtëpi të fuqishme komuniste.
Ndërtimi i kryeqytetit të ri administrativ të Egjiptit, mars 2021. Egjipti ka partner një kompani shtetërore ndërtimi të Kinës (CSCEC) si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugëve.BRI jo vetëm që lehtëson shfrytëzimin nga Kian të Euroazisë dhe Afrikës, por ajo funksionon si një brez kryesor për të përhapë në glob komunizmin 2.0Përshtatjet e politikës së shtetit të mirëqënies të markës kineze me prirjet në rritje të autoritarizmit dhe aspiratën e një partie të vetme për të kapur pushtetin janë vënë re në Europë që nga viti 2015 në Poloni, Hungari, Bullgari dhe Serbi. Nuk është habi që udhëheqësit autoritaristë të këtyre vendeve janë dashuruar me suksesin ekonomik dhe politik kinez. Ata shpresojnë të vendosin lidhje të privilegjuara dhe bashkëpunim me superfuqinë e re komuniste dhe nuk do jenë të vetmet në këtë drejtim.Për të marrë favore nga Pekini, autokracitë europiane janë të zëna me çmontimin e demokracisë në vendin e vet dhe duke ndërhyrë në të drejtat politike dhe lirinë atje. Që nga 2015, Polonia ka marrë dhjetëra miliardë euro nga BE për zhvillim por ka hedhur poshtë parimin bazë të BE atë të shtetit juridik. Duke u përballë me një cenzurë në rritje në vitin 2017, në mënyrë të pabesueshme, kryeministri polak tha se nuk ka rëndësi për të me klidhet Polonia, sepse vendi I tij mund të marrë më shumë para nga Kina se sa nga Brukseli.Kam frikë se, pas fëminisë time në Poloninë komuniste, mund ta jetoj pleqërinë nën një regjim komunist 2.0 me një shtypje të përtrirë. Sado shumëngjyrësh dhe me hi-tecj-e mund të jetë fasada e tij, futja me forcë e një partie të vetme sunduese ka për të qenë më e keqe dhe më totalitare se në të shkuarën parakibernetike të Bllokut Sovjetik.Database-t e mëdha të ADN së qytetarëve dhe ato të iriseve do ta bëjnë njëjtësimin vetiak të pamundur të gabojë, ndërsa shërbimet online, monitorimi i lëvizshëm dhe CCTV do e zhdukë privatësinë dhe çdo mundësi për disidencë të organizuar.Në këtë gjendje, çdo person nuk do ketë zgjidhje tjetër veçse të bëjë sikurse i thonë autokratët, ose të vdesë, i harruar nga të gjithë, i mbyllur në një “qeli të zezë” ose në një kamp përqendrimi ,që nuk ekziston zyrtarisht.Edhe kujtimi e një fajtori të tillë ideologjik do fshihet fare nga mendjet e njerëzve, falë “internetit sovran” të kontrolluar nga shteti. Sikurse parashikonte George OrWell te 1984: “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen” .
Përktheu Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021

Filed Under: Analiza Tagged With: Bardhyl Selimi

Pesha e gurit Arbëror

November 1, 2021 by s p


Nue Oroshi/


Rrezatimi i ecjakeve paraqitët pranë panteonit qiellor.Sikur toka të mendonte me kohë për diellin pranë qiellit të freskët dhe rrezatues do të ndërtohej një gurapeshë e madhe e cila do ta dritëzonte qiellin për ti ndalur hënës shikimin kah toka dhe qielli shqiptar.Sikur më kohë të ndëgjohej zëri i arbërisë pranë panteonit qiellor shqiponjat gjithmonë do ta luanin lojën lozonjare dhe nuk do të ballafaqoheshin me minjët e detit dhe ushtarët e davletit.Kur hijeshia e burrit e shpërthen bukurinë qiellore aty lypet që në funksion të paraqet mendjën.Mendja shpeshherë ka levizur pranë një trekëndshi në mes të tokës, diellit dhe qiellit. E sikur historianet dhe kronikanët të paraqisnin ashtu siç ishte drejt historinë sot nuk do të kishim probleme për rishkrimin e historisë por ajo do të ishte drejt e shkruar.Këndet e trekëndëshit shpeshherë lëviznin sa prej një skaj në skajin tjetër duke u ballafaquar më të paarritshmën e cila shpeshherë goditej në mes të një përbindëshi të përbirë dhe lojës së detit që është i vëndosur në afërsi të vargmaleve.Plleshmëria është shumë lloje.Ajo e ndalon trekëndshin magjik të lëviz prej një ane në anën tjetër duke u ballafaquar me rrezet e diellit. Kur djalëria shqiptare ishte përgatitur për ti dhënë fund betejave në mes te oksidentit dhe orientit në pritë kishin vendosur cunga udhëkryeqet e rikrijimit të kohës së pushtuar.Dikush mendonte se vitet e pushtimit dhe ripushtimit e kishin bërë te vetën.Por këta sytha të mbirë apo kopila siç njihen në gjuhën e popullit e kishin mbajtur thellë këtë ndjenjë për ta përqafuar ideologjinë e pushtuesve, duke harruar se Iliria,Dardania, Arbëria e Shqiptaria janë një. Çdo përpjekje për ta ndarë Ilirinë nga Dardania e Arbërinë nga Shqiptaria, janë përpjekje boshe të cilat qojnë ujë në mullirin e atyre që na mbajtën të pushtuar me shekuj.Kur rrezët e diellit u përqafuan me hijet e qiellit aty dikund në mes mbeti një tampon zonë e cila nuk kishte as ajër,as toke, as zjarr, as qiell e as diell. Dikush e sheh çështjen shqiptare ne këtë tampon zonë dikush mendon për rikthimin e pushtuseve të kaluar karpatian e aziatik por djalëria dhe vajzëria shqiptare e kanë marrë orientimin e duhur.Te paktë janë ata që çështjen shqiptare e shohin në një tampon zonë pa ajër,pa qiell dhe pa diell.Kur shkëmbimi i jehonës qiellore u bashkua me jehun mitik e në buzëqeshjën e freskët të hieroglifeve përzihen paralelizmat në mes të sfragjistikës dhe heraldikës shqiptare në skajin e afërt të burimit të kroit autokton rrinë një enë e mbushur përplot me ujë të pastër të burimit i cili e pastron botën dhe e ruan votrën.Ruajtja e votrës është bërë edhe nga penatët dhe larët shqiptar pa e kujtuar strofullin e dallendyshës shtegtare e cila udhëton me mijëra kilometra por kthehët serish në vendlindje për ta ndërtuar strofullën e tyre, ashtu siq veprojnë mërgimtarët shqiptar të cilët në shenjë nderimi për tokën e atdheut se paku e ndërtojnë një shtëpi në vendlindje për ti sjellë çmalljen më tokën e bekuar të arbër dheut.Pranë dritë hijeve të përjetësisë në tokën e shqiptarisë sërish duhet përballur me balozat e detit ushtarët e mretit, e kapuqzitë e krajlit. E ndalimi i zërave të shpirtave që na lanë porosinë për Shqiperinë Arbërore rënkojnë fuqishëm skaj një ore të vjetër me kujtohën fjalët dhe porositë e arbërorve atdhetar.Në paça shtuar ose zmadhu ndonjë fjalë mos e gëzofsha idealin tim kombëtar.E përplasja në mes të dy botrave shqiptare ende vazhdon edhe në shekullin njëzet e një, ku pranë gotës së thyer kanë mbetur pjesët e shpërndara të xhamit, që edhe sot e asaj dite janë duke shkaktuar ndalesa në mes të kryqëzimeve shqiptare në mes të lindjes dhe perëndimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi

Zgjedhjet vendore në Kosovë: Një mësim i mirë për të gjithë politikanët

November 1, 2021 by s p

Dr.Sadik Elshani/

Zgjedhjet e lira dhe të pastra janë njëra nga shtyllat kyçe të demokracisë. Vota e lirë është arma më e fortë në duart e popullit. është me rëndësi që të fitojë vendi, populli demokracia dhe jo vetëm kandidati i ndonjë partie të caktuar. Kosova tani ka vite që organizon zgjedhje të qeta, procesi zgjedhor rrjedh pa ndonjë problem të madh, parregullësi të mëdha. Por, ajo që është më e rëndësishmë, është fakti që humbësi e pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kuptohet, proces të përkryer zgjedhor nuk ka as në vendet me tradita e demokraci të përparuara, por është me rëndësi që parregullesitë të jenë sa më të vogla e sa më të pakta.

Në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit të vitit 2021 Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli fitimtare, por në zgjedhjet vendore (lokale) të 17 tetorit,në rrethin e parë,  LVV nuk arriti ta fitojë asnjë komunë. Në rrethin e dytë është në balotazh në disa komuna. Kjo tregon se votuesi i Kosovës është zgjuar dhe dita – ditës është duke fituar një përvojë, kulturë zgjedhore, duke mos votuar verbërisht asnjë subjekt politik, asnjë politikan, duke i mbajtur përgjegjës politikanët për përmbushjen e premtimeve të tyre parazgjedhore dhe mënyrën e qeverisjes së tyre. Për punë, qeverisje të mirë votuesi të vlerëson, ndërsa për punë të keqe mosmbajtjen e premtive, arrogancë, ai të dënon.

Këto rezultate nuk janë duke u pëlqyer disa “analistëve”, “komentatorëve” politikë, të cilët me shumë të padrejtë janë duke e akuzuar, popullin, votuesit si njerëz amoral, pa ndërgjegje kombëtare dhe shumë akuza të tjera. Kjo është një fyerje e rëndë për popullin e Kosovës. Dikush i vlerësoi këto zgjedhje si thikë pas shpine të Kosovës, tradhti. Sot (30 tetor, 2021) sapo lexova një titull: “Zgjedhjet lokale kundër Kosovës”.  Çfarë logjike! Kosova kurre nuk mund të rrezikohet nga mbajtja e zgjedhjeve të lira. Disa komentuesve nuk ua vë në dyshim atdhedashurinë e tyre, dashurinë për Kosovën, por kam përshtypjen se ata kanë ngelur peng i mendësisë së vjetër se, po e mori pushtetin një parti që ata nuk e duan, ajo parti s’do ta lëshojë më pushtetin, do ta mbajë atë përgjithmonë. Ato kohëra kanë përfunduar njëherë e përgjthmonë. Partia që sot i ka fituar zgjedhjet, nesër mund t’i humbë ato. Mirë e ka thënë Mjeda: “Bylbyl, ky shekull orë e ças ndrrohet/Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet”. është me rëndësi që të krijohet një ecuri ku pushteti ndërrohet në mënyrë paqësore. Të mos lidhemi për individin (vetjen), por të krijojmë institucione të qëndrueshme e funkciopnale demokratike. Pushteti korrupton lehtë, prandaj duhet mbajtur politikanët në shënjestër. Asnjë kandidati, asnjë partie të mos i jepet një “blank check”, sepse mund të keqpërdoret shumë lehtë e shumë shpejt. Nganjëherë edhe humbja është e mirëeseardhur, t’i çelë sytë, të zgjon nga gjumi, të jep një mësim që herën tjetër duhet të punosh më mirë që ta fitosh votën e qytetarit.

Ja unë kam shkruar kundër politikanëve të korruptuar, dukuritë negative në shoqërinë kosovare, ja askush. Vetëm disa nga titujt: “Vetëshkatërrimi, vetëvrasja e një shteti të ri”, “Korrupsioni në mesin tonë, korrupsioni brenda nesh”, “Kosova si plaçkë lufte, pronë private” e shumë të tjerë. Por, nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes. Këto janë zgjedhje vendore për krytarë komunash dhe asamble komunale dhe kandidatët nihen shumë mirë në të gjitha komunat përkatëse. Si qenka e mundur që qytetarët me votat e tyre të lira po votokan për personat (vetjet) e korruptuar, hajnat?! Po sjell këtu vetëm dy shembuj për të ilustruar atë që u tha pak më lartë. Në komunën e Suharekës/Therandës ka fituar në rrethin e parë z. Bali Muharremaj i AAK-së. Z. Muharremaj nuk është hajn, nuk është i korruptuar dhe për punën e tij kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Prandaj, ai e gëzon përkrahjen e qytetarëve të Suharekës/Therandës. Suharekasit/Therandasit nuk kanë nevojë që dikush t’u tyregojë atyre se për ke duhet të votojnë, ata e njohin shumë mirë njëri – tjetrin. E mora si shembull Suharekën/Therandën, sepse është vendi ku jam lindur e rritur. Ka vite që jam larguar nga qyteti im, por i përcjell me vëmendje rrjedhat e jetës së tij, jam në kontakt të vazhdueshëm më familjarët, miqtë e mi – ia njoh zemrën dhe shpirtin qytetit tim. Edhe z. Përparim Rama kandidat për kryebashkiak të Prishtinës, nga LDK-ja e që është në balotazh me kandidatin e LVV-së, nuk është hajn, nuk është i korruptuar. Përkundrazi, ai është një arkitekt i suksesshëm, i njohur ndërkombëtarisht, i cili është themelues e pronar i disa firmave arkitektonike; ka një vizion të qartë, një plan të realizueshëm për zhvillimin hapësinor, ekonomik e kulturor të kryeqytetit të Kosovës. Kandidatura e tij për kryebashkiak do t’i bënte nder çdo metropole botërore. Tani po u drejtohem atyre që janë duke vajtuar për rezultatet e zgjedhjeve vendore të 17 tetorit: Çfarë të keqe i sjellin Kosovës z. Muharremaj, z. Rama (e shumë të tjerë), çfarë rreziku i kanoset Kosovës nga ata, pse qenka tradhti të votosh për ta? Vetëm pse nuk vijnë nga radhët e LVV-së?! Prandaj, mos vajtoni, mos akuzoni, mos urreni, mos mbillni grindje e përçarje për rezultatet e zgjedhjeve, por uroni fituesit – është mirësjellje, eshtë njerëzi, është demokraci, është atdhetari. Mos hidhni baltë mbi dinjitetin, atdhetarinë e votuesit të Kosovës. Urone Kosovën që po organizon zgjedhje të lira, të qeta e të pastra. është tipar i një shteti të qëndrueshëm e demokratik, edhe pse Kosova ka probleme të tjera të shumta. Shpëtimi i Kosovës nuk mund të vijë nga një njeri, një parti, por nga ndërgjegjësimi, vetëdijësimi, angazhimi i të gjithë qytetarëve të saj, e në radhë të parë, të intelektualëve dhe ekspertëve. Mjerë ai popull, vend, që shpëtimin e tij e pret nga një njeri, një parti.

Ne demokraci, në zgjedhje të lira e të pastra le të fitojë kandidati që merr vota me shume, i pëlqeu apo nuk i pelqeu dikuj. Për fituesin duhet thënë vetëm këto fjalë: Urime e punë të mbarë! Çka mund t’ju ndihmoj?

Philadelphia, më 31 tetor, 2021

Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sadik Elshani

LIRIA E FJALËS DHE LIRIA PËR T’U MBLEDHUR –DHE “FOLTORET” E SALI BERISHËS

November 1, 2021 by s p

                                                 Nga Frank Shkreli

See the source imageJavën që kaloi 18 shtete, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një deklarate të përbashkët, si më poshtë, dënuan këcënimet dhe sulmet e Rusisë ndaj gazetarëve në atë vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia – United States Department of State.  18 vendet në fjalë kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar si “kërcënime dhe ngacmime në rritje”, të qeverisë ruse ndaj gazetarëve të pavarur edhe mediave tjera në atë vend.

Deklarata, e botuar nën emrin “Koalicioni për Liri të Mediave”, është nënshkruar nga Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.  Moska është akuzuar për shtypje të mediave të pavarura, grupeve të shoqërisë civile, aktivistëve dhe anëtarëve tjerë të shoqërisë, si dhe për përdorim të të ashtuquajtuarit ligj që shpallë gazetarët si “agjentë të huaj”.  Në deklaratë thuhet se “liria e mediave është shumë e rëndësishme për funksionimin e shoqërive të lira dhe të hapura dhe është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive bazë”. Në deklaratën e nënshkruar nga 18 vende, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënvijohet se autoritetet ruse kanë vazhduar në vitin 2021, “Që sistematikisht të arrestonin dhe të trajtonin shumë keq gazetarët, ndërsa ata po raportonin për protestat e organizuara në mbështetje të figurës së njohur të opozitës ruse, Z. Aleksei Navalny”, thuhet ndër të tjera, në deklaratën në fjalë, shpërndarë medias ndërkombëtare me 28 tetor, 2021. Në përmbyllje të deklaratës së 18 vendeve në fjalë theksohet fakti se, “Ndërsa janë shtuar shhqetësimet në lidhje me lirinë e fjalës dhe sigurinë e gazeztarëve në Rusi, ato shqetësime nuk janë të reja. Ne jemi në solidaritet me gazetarët rusë të cilët marrin mbi vete përgjegjësinë për ushtrimin e veptimtarive të tyre profesionale, ndërkohë që nderojmë kujtimin e atyre gazetarëve të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës”. Deklarata e 18-shteteve i bën thirrje Moskës që të zbatojë angazhimet dhe detyrimet ndërkombëtare dhe të “respektojë dhe të sigurojë lirinë e fjalës dhe sigurinë për gazetarët” në ushtrimin e lirë të detyrës së tyre, përfundon deklarata drejtuar Kremlinit, nënshkruar nga 18 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me të thenë të drejtën nuk u habita fort kur nuk pashë Shqipërinë si një prej vendeve nënshkruese të kësaj deklarate se Tirana zyrtare nuk na ka mësuar që ta shohim Shqipërinë “krah për krah” me vendet e demokratike – qoftë edhe me një nënshkrim të tillë — në mbrojtje të fjalës së lirisë dhe lirisë për tu mbledhur pa frikë ndëshkimi.  Më duhet të rrëfej se gjatë karierës time në Zërin e Amerikës, frazën, “liri e fjalës dhe liri e tubimit ose mbledhjes”, mund ta kem përdorur e shqiptuar në ushtrimin e punës time në radio me mijëra herë. Është një frazë që nuk harrohet kollaj, pasi mësova që në fillim, me të arritur në këtë vend të bekuar, gjysëm shekulli më parë – se nga të gjitha liritë që ofronte Amerika për një refugjat si unë,  nuk kishte asgjë më me rëndësi se e drejta e lirisë së fjalës dhe e medias si dhe liria për tu mbledhur në log të kuvendit, si të thuash, për të diskutuar lirisht problemet e ditës me të cilat përballet një shoqëri. Në Amandamentin e Parë të Kushtetutës amerikane kjo e drejtë sigurohet me fjalët se, “Kongresi nuk do të miratojë asnjë ligj që kufizon lirinë e fjalës ose të shtypit dhe as të drejtën e njerëzve që të mblidhen në mënyrë paqësore…”, për të debatuar hallet dhe ankesat e tyre.

Deshta ta lidhë disi deklaratën e javës që kaloi të 18-shteteve — përfshir Shtetet e Bashkuara — në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të medias për gazetarët rusë, përballë kërcënimeve të Kremlinit, me një fenomen të aktualitetit të këtyre ditëve në Shqipëri, atë të “foltoreve”, të ish-Kryeministrit të vendit, Dr. Sali Berishës dhe reagimeve ndaj tyre. Vej re se jo vetëm politika shqiptare – si pozita ashtu edhe opozita — kundërshtojnë mbajtjen e “foltoreve” nga Z. Berisha anë e mbanë vendit, por ka edhe shumë organizata mediatike dhe gazetarë “të pavarur” që kritikojnë, kundërshtojnë dhe sulmojnë Dr. Berishën dhe prëkrahsit e tij për mbajtjen e këtyre takimeve, me pjesëmarrës që ai i konsideron si baza e Partisë Demokratike.  Për më tepër, sipas disa lajmeve të përhapura në Tiranë, ditët e fundit, mësova me shqetësimin më të madh, sikur një ambasadë perëndimore u ka bërë thirrje disa televizioneve kryesore të Shqipërisë që të mos mbulojnë zhvillimin e “foltoreve” të Dr. Sali Berishës. 

Pa ditur se çfarë mund të jetë thenë me atë rast dhe cilat mund të kenë qenë rrrethanat e një “urdhëri” të tillë, nuk dua të akuzojë askënd, por më duket disi si e pa precedencë që një përfaqësi diplomatike të bëjë një gjë të tillë, sidomos nga një ambasadë perendimore që duhet të mbroj lirinë e shtypit si një vlerë dhe e drejtë pa të cilën demokracia është e pamundur.  Nëqoftse kjo është e vërtetë, se një diplomat/e e huaj ka inkurajuar ose edhe më keq ka “urdhëruar” televizionet shqiptare të mos mbulojnë “foltoret” e Dr. Berishës — një ndërhyrje e tillë përbën një shkelje të rëndë dhe flagrante, jo vetëm të rregullave të diplomacisë, por edhe një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri dhe të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, për të mos thenë asgjë për ligjet vendore dhe ligjet e shtetit nga vijnë diplomatët.

Unë nuk kam asnjë fakt në dorë që të them me siguri se Dr. Sali Berisha është fajtor ose jo për akuzat e Departamentit të Shtetit dhe për deklarimin e tij “persona non grata”, kështuqë do të rezervoj gjykimin tim në lidhje me këtë çeshtje derisa të kam në dorë disa fakte — pasi nuk jam as hetues, as gjykatës as prokuror, e as avokat. Sot për sot, kemi këtë dokument Public Designation of Albanian Sali Berisha Due to Involvement in Significant Corruption – United States Department of State, i lëshuar bazuar në raportin publik, dërguar Kongresit  nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për vitin 2021 — Public Listing, Fiscal Year 2021 – United States Department of State.

Ndryshe nga kundërshtarët e tij politikë dhe megjithë akuzat nga DASH, unë besoj në të drejtën e lirisë së fjalës edhe për Sali Berishën ashtu si dhe për çdo shqiptar tjetër, si edhe në të drejtën e tij për të mbajtur “foltoret”, si një mjet për të folur lirisht në mbrojtje të vetes së tij dhe për të pasqyruar ankesat që ka ai dhe mbështesit e tij me partinë e tyre dhe me udhëheqjen e saj.  Ata gazetarë, politikanë e madje qofshin ata edhe diplomatë huaj, janë gabim që ngulin këmbë në censurimin e Sali Berishës duke i bërë thirrje medias që të mos mbulohen “foltoret” e tija.  Unë për vete, siç ka thenë Voltaire, mund të mos jem dakort për shumë gjëra me Sali Berishën, me Edi Ramën ose Lulzim Bashën dhe me shumë politikanë shqiptarë, por ama nuk do t’ua mohoj kurrë të drejtën e tyre të fjalës së lirë, lirinë të thonë atë që mendojnë e dëshirojnë dhe të ushtrojnë këtë të drejtë qoftë edhe në një vend publik, siç janë “foltoret”, mitingjet.  

Këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojmë të drejtën e mbledhjeve ose mitingjeve politike, qofshin ato edhe protesta paqësore — nganjëherë edhe jo aq paqësore — si gur-themeli i lirisë dhe i demokracisë së shoqërisë sonë, megjithëse jo e përsosur, si diçka të shenjtë që duhet të ruhet e të mbrohet me çdo kusht dhe për çdo person pa dallim. Prandaj, për derisa këto tubime të “foltoreve” në Shqipëri janë paqësore, as politikanët e pozitës e të opozitës, as gazetarët të cilët duhej të ishin të parët të mbronin të drejtën e lirisë së fjalës për të gjithë, përfshir diplomatët e huaj, nëqoftse besojnë në lirinë e fjalës – nuk duhet të sulmojnë e të kritikojnë, sidomos të drejtën e pjesëmarrësve në ato foltore të organizuara nga Sali Berisha. Shqiptarë janë edhe ata, ndonëse mund të mendojnë ndryshe, por me të drejta e liri të barabarta me ju, bazuar në ligjet e vendit dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, në mbrojtje të drejtave bazë të njeriut, sidomos të drejtën e lirisë së fjalës. Të gjithë i njohim shpenzimet e miliona dollarëve gjatë tre dekadave të fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian për trajnim të gazetarëve shqiptarë. Poshtërimi i pjesëmarrësve shqiptarë në ato foltore, nga disa përfaqsues të medias si dhe nga politikanët e ditës, nuk u bën ju aspak më të mirë se ata shqiptarë të foltoreve të cilët në ato takime po shprehin zemërimin dhe shqetësimet e tyre për hallet e jetës me të cilat ata, si shumica e shqiptarëve, përballen çdo ditë.  Në vend që të talleni me ta, siç po bëni tani, do të ishte më njerëzore të dëgjonit se çfarë thonë dhe për çfarë ankohen ata dhe të raportoni problemet e tyre, pa marrë parsysh se ç’mendoni ju për Sali Berishën. Të pakën, ju gazetarë e analistë dhe ente të medias shqiptare, të pakën ju, duhet ta mbroni lirinë e fjalës për të gjithë pa dallim – nëqoftse vërtetë e quani vetën pjesëtarë të profesionit të gazetarisë. Është turp dhe fatzi fakti që një shumicë e gazetarëve shqiptarë janë bërë pjesë e proceseve të montuara politike. 

Deklarata e sipër përmendur e 18 shteteve – përfshir Shtetet e Bashkuara — në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës në Rusi –i bën thirrje qeverisë ruse — por ajo vlen edhe për Shqipërinë, megjithëse Tirana zyrtare nuk ka gjetur guximin ta nënshkruaj siç bënë disa shtete evropiane, “që t’i japë fund shtypjes së zërave të pavarur dhe proceseve të motivuara politikisht kundër gazetarëve dhe organizatave mediatike.”

Duke kritikuar të drejtën e “foltoreve” të Sali Berishës, ose pjesëmarrjen e kujto qoftë tjetër në ato mitingje, kritikët e të gjitha ngjyrave, po i mohojnë vet-vetes lirinë e fjalës dhe nuk i bën ata më të mirë se ai dhe as më të pranueshëm dhe më të mirë se pjesëmarrësit e thjeshtë në ato foltore. Ata nuk janë as politikanë të privilegjuar si Sali Berisha, Edi Rama e Lulzim Basha, por janë shqiptarë të thjeshtë të cilëve u ka ardhë shpirti në hundë nga problemet e krijuara nga politika e dështuar shqiptare e këtyre tre dekadave. Ata thjeshtë, po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe natyrale, falë nga Perëndia gjithë neve, për të jetuar të lirë, për tu shprehur lirisht, si individë dhe si shoqëri, qoftë edhe si pjesëmarrës në “foltore” të tilla. Liria për tu mbledhur, (Freedom of speech and assembly) qoftë edhe në një “foltore” si kjo njihet, ndërkombëtarisht, si e drejtë e njeriut, e drejtë politike dhe e drejtë civile!  Kushdo qofshi ju kritikë, mos abuzoni me liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, sidomos me lirinë e fjalës dhe të drejtën për të marrë pjesë në mitingje dhe për të shprehur lirisht mendimet, pa frikë ndëshkimi, qoftë nga partia që I përkasin, qoftë nga autoritetet qeveritare!

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 230
  • 231
  • 232
  • 233
  • 234
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT