• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia, Kosovo Leaders’ First Meeting Marred by Disagreement

June 15, 2021 by dgreca

Serbian President Aleksandar Vucic and Kosovo Prime Minister Albin Kurti held their first, EU-mediated meeting in Brussels, but could not even agree on whether the talks went well or not./

By Sasa Dragojlo-Beligrad/BalkanInsight/*

The long-awaited resumption of dialogue between Serbia and Kosovo took place on Tuesday in Brussels, where Aleksandar Vucic and Albin Kurti had their first official meeting, but their rival interpretations of what happened highlighted the differences between the two leaders.

While the Serbian president claimed that Pristina was not open to any compromise and said that Kurti was unwilling to take responsibility or face reality, Kosovo’s prime minister said that the meeting was constructive and that it made him optimistic.

“The Albanian delegation does not want to fulfil agreements [made at earlier meetings], they do not want to talk about the Union of Serbian Municipalities [to represent Serbs’ interests in Kosovo], they insistently and instantly demanded when will we recognise an independent Kosovo, and they described the fact that Serbs want to attend liturgies in their churches [in Kosovo] as incidents and provocations,” Vucic told reporters in Brussels.

“[Kurti] told me: ‘I came to ask you when you will recognize an independent Kosovo.’ My answer was ‘Never!’ Then he blew up,” he said.

However, he added that he will not give up on the EU-mediated dialogue, which is aimed at normalising relations between Serbia and Kosovo, said that it was agreed that they will talk again at the highest level before the end of July.

Kurti however offered a different view of the meeting, saying that he gave four proposals to the Serbian delegation and that the first received no response and the other three were rejected.

“From my point of view, this first meeting was constructive. It will be hard, but I am an optimist. We now have an honest approach to the problems,” Kurti said.

“The essence of our conflict is the lack of mutual recognition. US President Biden said loud and clear that we need that,” he added.

He said that his first proposal was for six Western Balkan states to form a new South-East European Free Trade Agreement.

His second proposal was for Kosovo and Serbia to immediately sign a joint peace agreement, vowing not to attack each other.

The third proposal was for bilateral reciprocity to be established between the two states following mutual recognition, including on the issue of minority communities.

Kurti said that Serbs in Kosovo could have a National Council, as Albanians and Bosniaks do in Serbia.

The Kosovo prime minister also said that he requested the dismissal of Veljko Odalovic, the head of Serbia’s Commission for Missing Persons because he was the administrative chief of Yugoslavia’s Kosovo region during the 1998-99 war, and that the remaining mass graves of Kosovo Albanians in Serbia be found.

Asked about Vucic’s claim that the atmosphere at the meeting was bad, Kurti responded that this was “subjective”’.

“There were no incidents, nor was the situation on the verge of any incidents,” he said.

The EU envoy for dialogue between Belgrade and Pristina, Miroslav Lajcak, said that the meeting was not easy, but it was important that it happened.

“Both leaders were very open and honest about what they want in the dialogue, that is important for the EU, there is no other way forward than the normalisation of relations and both are committed to working on normalisation through dialogue,” Lajcak said.

Kosovo proclaimed independence from Serbia in 2008. The negotiations between the two sides started in 2011, while the so-called ‘Brussels Agreement’ – the first document on the principles of normalization of relations between Serbia and its former province – was signed in 2013.

Since then the two sides have continued to regard each other with distrust.

Serbia and Kosovo’s leaders signed separate agreements with the US on mainly economic issues relating to each other at the White House during President Trump’s time in office, but neither appears ready for major compromises.

*Caption: Kosovo Prime Minister Albin Kurti (second left) and Serbian President Aleksandar Vucic (right) meet for the first time in Brussels on Tuesday. Photo: Josep Borrell/Twitter.

Filed Under: Analiza Tagged With: BalkanInsight, Sasa Dragojlo, Serbia-Kosovo

Një urra për fuqizimin e kultit të individit

June 14, 2021 by dgreca

Opinion Nga Ilir Levonja/

Fitoret e tipit me mbi 80%, nuk vinë nga zgjedhjet, por nga votimet. Se ku është diferenca mes zgjedhjeve dhe votimeve, kujtoni ato të kohës që bëheshin me saze. Këtë bëri edhe dje grupi rreth Lulzim Bashës të ashtuqujtur Partia Demokratike. Ndaj ata që iu gëzuan më shumë kësaj fitore ishin qeveria, fanatikët brenda PD-ës që çdo zë ndryshe e trajtuan si armik të klasës, popullit dhe pa dyshim të liderit a kultit të tij të individit. Fal internetit shumë drejtues qarqesh postonin me krenari se në zonat e tyre votimi kishte përfunduar me mbi 95% pro liderit aktual. Ata që e konsiderojnë këtë një fitore të thellë nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm sa kanë firmosur opozitarizmin e përjetshëm. Kanë çimentuar kultin e individit dhe kanë brejtur më shumë të djathtën apo Partinë Demokratike. Dhe nuk janë të rastësishëm, pasi janë pikërisht ata me të cilët Lulzim Basha humbi zgjedhjet e përgjithëshme. Nderi e donte që jo vetëm Lulzim Basha, por edhe grupi rreth tij, deri sa i humbën zgjedhjet duhet të hapnin krahun. Nuk e bën, ndaj edhe këto dy javë ne pamë një luftë të ashpër brenda familjes si me përjashtime, bllokim listash, sms për mos pjesmarrje, një ligësi dhe trysni karshi çdo anëtari, presione a trysni që kurrë nuk ndodhi në zgjedhjet e përgjithëshme. Ishte një shanc i madh edhe për vendin, mbase ai elektorati gri, shqiptarët nuk do dëgjonin më broçkullat e dështimit në lidhje me gjoja korrupsionin e Berishës, Bashës. Mbi vilat e gjirit të Lalzit etj. Mbi pasuritë e Ilir Metës dhe varfërinë e epike të pushtetarëve të majtë. Por nuk ndodhi… Kjo makineri do rizgjohet rishtas. Po ashtu edhe sytë nga krahu djathtas do ngopen me denoncimet dixhitale të Sali Berishës, denoncime që nuk sjellin asnjë dobi tjetër, vetëm pushtetin e Edi Ramës. Madje çdo protestë civile do mbetet po aq pa përkrahje nga opozita, për faktin e thjeshtë, emrat fitues nuk ngjisin. Nuk u afrohen dot…, janë të pabesueshëm, të konsumuar dhe të kompromentueshëm.  Sado deklarate bombë të bëj Sali Berisha, është një oxhak i fikur. Kjo për arsyen më miturake, atë të kohës. Koha është një hon gjigand dhe lum kush e kupton këtë. Ata që rrojnë me kujtimet janë robër të saj, jo misionarë të vetvetes dhe vendit ku jetojnë. Nëse sot e djathta do kishte bërë zgjedhje normale, do kishte pa asnjë diskutim një lidership të ri. Por nuk e bëri. Dhe kjo ka një shpjegim të vetëm. Sot e djathta nuk i shërben më ineteresave të qytetarëve, por të disa emrave brenda saj. Interesave të tyre familjare, bizneseve. Ashtu si qeveria komçesioneve dhe oligarkëve. Një dualitet i turpshëm që po e vdes atë vend.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kulti i individit, Urraaaa

SHQIPTARËT QYTETARË ME TË DREJTA TË KUFIZUARA

June 13, 2021 by dgreca

Në sajë të përvojës tridhjetëvjeçare të pluralizmit del qartë se skena politike në Mal të Zi, ka pësuar ndryshime të dukshme, ku në këtë mozaik kanë marrë pjesë edhe shqiptarët me partitë e tyre nacionale. Ndonëse subjektët politike shqiptare  kanë  bërë përpjekje duke senzibilizuar opinionin vendas dhe dhe të huaj  në lidhje me pozitën e tyre diskriminuese ndryshimet e para u bënë vetëm nga viti 1998, kur shqiptarët u bënë pjesë e qeverisjes qendrore. Në këtë periudhë kohore për dy dekada nuk mund të mohohen disa të arritura, por nuk ka ekzituar gadishmëria e pushtetit të avancojë çështjet identitare nga fusha e arsimit  dhe kulturës, pastaj të proporcionalitetit  në punësim, investimeve e në çështje të tjera, nga del qe shqiptarët vazhdojnë të mbesin qytetarë me të drejta të kufizuara, që është në kundërshtim me kushtetutën dhe standardët demokratike ndërkombëtare.

Nail  Draga

Por, në këtë drejtim angazhimi i individëve apo intelektualëve të guximshëm   për të ndryshuar gjendjen në favor të popullit përkatës, mbetet aspirata e vazhdueshme  në fusha të ndryshme shoqërore. Në këtë aspekt ekziston një përvojë e mjaftueshme ku çështje të veçantë paraqesin pjesëtarët e popullit të ndarë, ku shqiptarët në Mal të Zi, paraqesin rast për hulumtim, sepse  kemi të bëjmë më të  drejta të kufizuara si më parë në monizëm  edhe tash në pluralizëm që është veprim flagrant  kundër barazisë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional. 

Bashkimi garanton suksesin 

Duke marrë parasysh se ekziston një numër i madh i subjektëve politike të shqiptarëve, e me këtë sindromi i liderizmit, mungon koordinimi dhe bashkëpunimi që është i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen ekzistuese të shqiptarëve në nivel lokal e ate qendror në Mal të Zi.

Por, kur ekziton  dëshira  dhe qellimi për bashkëpunim nuk ka dilemë se suksesi nuk do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura me 3 mars 2019, për të parën herë për komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, pjesëmarrës në këto zgjedhje. Dhe duke u nisur nga mision i tillë u formua FORUMI SHQIPTAR në kuadër të cilit ishin subjektët politike shqiptare që veprojnë në Malësi(Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve).Ky bashkim arriti fitore në zgjedhjet lokale, ku u mbeshtet nga një këshilltar i Demokratëve, ku formoi shumicën për pushtetin lokal dhe zgjedhur kryetarin.

Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz me 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jetë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata qe skenën politike e shohin si mundësi avancimi i çështjës shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale. Dhe funksioni i komunës së Tuzit për këto dy vite, dëshmoj arsyeshmërinë e ekzistimit të saj në favor të qytetarëve të Malësisë, duke dëshmuar se edhe shqiptarët dijnë të qeverisinë si kudo në botën demokratike. Kemi të bëjmë me veprimin praktik të autonomisë lokale sipas standardëve europiane, duke eliminuar qasjen unitariste e cila ka qenë pengesë e vazhdueshme në të kaluarën në zhvillimin autonom të këtij mjedisi.

Animoziteti dhe ambiciet lideriste 

Ndonëse kanë ekzistuar zëra së para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, madje në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana e Prishtina e sidomos nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizu. Dhe shkaku qendronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vet  skenës politike të  shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar në mes udhëheqësve të partive politike, del qartë se nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjët edhe të elektorati votues shqiptar. 

Mëgjithatë dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet; Lista Shqiptare 6.488 vota apo  1.58% dhe Koalicioni shqiptar 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej janë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati votues shqiptar mbeshtet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzituese.

Platforma e përbashkët në favor të parimeve

Në të ardhmën duhet gjetur mundësi për bashkëpunim ku fillimisht duhet bërë përpjekje për të përgatitur një platformë të pranueshme për shqiptarët që duhet të jetë e obliguese për shqiptarët sidomos për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm me një veprim të tillë do të ishim serioz para elektoratit votues shqiptar por edhe  të tjerëve, duke dëshmuar se çështja shqiptare është  dhe mbetën parësore, për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në  Malit të Zi si mjedis multinacional e multikulturor. 

Një platformë e tillë do të eliminonte interesat personale apo klanëve të ndryshme të cilët kanë mbeshtetur pushtetin (DPS-in) për interesa të tyre duke eliminuar bashkëpunimin brenda subjektëve politike shqiptare. Rasti i Ulqinit në vitin 2018, pas zgjedhjeve lokale është shëmbull tipik i këtij veprimi ku në pushtet u vendos DPS-i edhe pse ishte mundësia që partitë shqiptare të udhëheqëshin me komunën e Ulqinit. 

Nuk ka dilemë se mos koordinimi i subjektëve politike të shqiptarëve  ka ndikuar prania e    sindromit të liderizmit dhe të animozitetit të  udhëheqësit e subjektëve politike, duke ndikuar në dobësimin e kohezionit të elektorati votues shqiptar, që është duke u dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare. Pikërisht një qendrim i tillë vazhdon të jetë pengesë që shqiptarët  të mbesin  gjithnjë qytetarë me të drejta të kufizuara, ku partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre tyre mbajnë përgjegjësinë kryesore.

Identiteti  me status të dyfishtë

Më këtë rast duhet përkujtuar të gjithë se shqiptarët në Mal të Zi, janë me status të dyfishtë: janë pjesë e pandarë e popullit shqiptar, ndërsa në aspektin  qytetarë  janë shtetas të Malit të Zi. Vetëm ata të cilët nuk kanë njohuri elementare  kanë dilema  në këtë aspekt duke kriuar konfuzion në   opinion, ku një konstatim i tillë vlen sidomos për ata  të cilët janë të luhatur në aspektin e identitetit kombëtar, që është pasojë e monizmit edhe në kohën tonë. 

Vetëm në kohën e pluralizmit si rezultat i rrethanave të tjera shoqërore vetëm shqiptarët  që janë anëtarë apo  mbeshtetës të partive  nacionale e kanë të qartë togfjalëshin shteti amë duke cekur Shqipërinë, ndërsa ata në partitë  qytetare(malazeze) e quajnë shteti fqinjë, dëshmi që nuk meriton  koment! Një e dhënë e tillë është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se identiteti kombëtar, mund të ruhet vetëm në partitë nacionale.

Përfundimisht nuk ka dilemë së  çështja e tillë mbetet e hapur, sepse identiteti kombëtar nuk është pronë e individit apo subjekteve të ndryshme qofshin ata edhe politike, por mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmën.

(Qershor 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: ME TË DREJTA, Nail Draga, QYTETARË, SHQIPTARËT, TË KUFIZUARA

TË SHPËTOJMË ATË QË NA NDIHMON NË KABUL

June 13, 2021 by dgreca

Nga PAOLO MIELI-E përktheu Eugjen Merlika/Bën përshtypje kujdesi I pakët me të cilin mediat perëndimore ndjekin tërheqjen ushtarake nga Afganistani, që duhet të përfundojë brënda 11 shtatorit t’ardhshëm. Ushtarët që lenë tani Kabulin bëjnë pjesë n’atë kontigjent që u dërgua njëzet vite më parë, fill mbas atentatit të Kullave Binjake. Gëzonin miratimin e Kombeve të Bashkuara; misioni i tyre ishte ai i shkatërrimit të Al Qaedës, të mundnin talebanët e t’i siguronin Vendit lirinë politike së bashku me mundësinë e ushtrimit të të drejtave themelore. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan simbas dëshirave të OKB: asnjëri prej atyre synimeve nuk u arrit, luftën e humbëm e tani do të pregatitemi të jemi të pranishëm në skena të zakonshme në këto lloj rrethanash. Të gjithë ata që, në çfarëdo mënyre, e kanë ndihmuar  regjimin e “liruesve” do të kenë frikë se do të pësojnë pasoja e do të grumbullohen në portat e ambasadave tona për t’u lutur të mos braktisen në kthetrat e fituesve. Siç ndodhi më 1783 në kolonitë amerikane (atëherë ishin administrata dhe ushtarët britanikë që duhej të shkonin), më 1962 atëherë kur francezët u detyruan të lëshonin Algjerinë, më 1975 kur Shtetet e Bashkuara u shtrënguan të braktisnin Vietnamin, i kobshëm do të jetë humori i atyre që do të braktisin fushën.

Por akoma më i mbyllur do të jetë fati i atyre që kishin shpresuar tek “shliruesit”, dolën haptas pë t’i ndihmuar ata dhe tani do të pësojnë trajtimin që në raste të tilla i u ruhet “bashkëpuntorvet”. Do të lulëzojë – siç ndodhi në Saigon në pjesën e dytë të viteve Shtatëdhjetë – një letërsi mbi paligjshmëritë administrative të kryera në dy dhjetëvjeçarët e fundit nga disa qytetarë afganë së bashku me pushtuesit. Korrupsioni – nga ana tjetër i paditur e i dokumentuar nga mediat perëndimore – që tashmë do të shërbejë si shkak për të ndëshkuar cilindo që nuk do të dojë t’i nënështrohet regjimit të talebanëvë të rinj, duke filluar nga gratë.

Që tani lexohet për disa prej tyre të rrahura në Herat në sheshin publik. Për të tjera të gjuajtura me gurë. Për makinën e një doktoreshe të hedhur n’erë në Jalalabad. Për dy vajza që punonin për një tv vendor të vrara me të shtëna revolveri. E për një pafundësi rastesh të tjera të llojit. Gratë janë e do të jenë akoma më shumë të parat që duhet të paguajnë një çmim tejet të lartë sepse kanë zgjedhur jo për të hequr perçen – shumë e kanë mbajtur – por për fajin se kanë jetuar si njerëz të lirë. E sepse kanë rritur një brez të mësuar të jetojë me liritë që i kanë hije Vendeve jo despotikë. Në një intervistë në këto faqe dhënë Andrea Nicastro-s, Muhamed Naimi – zëdhënës i talebanëve në tryezën e bisedimeve të Doha-s, ka siguruar se nuk do të ketë probleme të këtij lloji nga çasti kur ”islami i siguron grave të drejtën e studimit e të punësimit”. Por më pas ka shtuar se “natyrisht” këto të drejta duhet të ushtrohen “në dritën e traditave afgane”. Shpresojmë të gabohemi, por neve na duket se ky bisht përmban një kërcënim.

Pak, kemi thënë, janë ata që i venë kujdes mënyrës se si po përmbyllet misioni   “Resolute Support” n’ Afganistan. Ndërmjet këtyre është Bernard-Henri Lévy që ka folur për një “nisje pa lavdi”, e ka përcaktuar si “të padëgjuar” mënyrën me të cilën afganët braktisen në fatin e tyre në përfundim, për më tepër, të një “disfate të vetëpësuar”. Pak a shumë ajo që – me të njëjtën shkujdesje – Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak kohë më parë me kurdët në Siri dhe n’Irak.

Filozofi Michael Walzer ka propozuar që Shtetet e Bashkuara të marrin me vete të gjithë “burrat, gratë që, me familjet e tyre, janë në rrezik përndjekjeje, burgimi ose vdekjeje”. Mbi të gjitha për shkak të atij që e ka përcaktuar “mvatimi i ynë”. Njerëz që rrezikohen “drejtpërsëdrejti” sepse “kanë bashkëpunuar me ne”, ose “tërthorazi” sepse kanë demostruar për demokracinë, organizuar sindikata ose kanë hapur shkolla për të rinj”. Një bashkëpunim që ka ndodhur në dritën e diellit sepse ishte “nën mbulesën tonë”. Gjithsej bëhet fjalë për shtatëdhjetë mijë njerëz që tashmë kanë kërkuar vizën për në Shtetet e Bashkuara. T’i marrim me vete, ka thënë Walzer, “është një detyrim moral absolut”.

Në shëmbullin e fjalëve të Walzer-it, shtojmë se janë nja pesëdhjetë përkthyes që kanë shërbyer për kontigjentin italian e që tani – së bashku me familiarët e tyre (gjithsej rreth katërqind veta) – na kërkojnë të jenë të pritur në Itali për të mos pësuar pasoja për ndihmën që na kanë dhënë. Do t’ishte mirë që ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerrini – i cili ka treguar se është në njohuri të këtij problemi të veçantë – të zotohej publikisht për të mos i braktisur ata njerëz në fatin tashmë të shënuar. Nuk duam t’i shtojmë më shumë se pesëdhjetë të rënëve n’atë tokë, edhe të vdekur ndërmjet atyre që kanë punuar për neve.

 Një luftë që nuk merr përsipër një problem të këtij lloji është e paracaktuar të kujtohet si një përvojë pak e ndershme. Që t’a kemi humbur nuk është agjë në krahasim me turpin e të lënit të paguajnë çmimin e plotë të humbjes atyre që kanë qenë për dy dhjetëvjeçarë përbri nesh.

“Corriere della Sera”, 6 qershor 2021  E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Kabul, PAOLO MIELI

ATISEMITIZMI, KU LIND HELMI I URREJTJES

June 13, 2021 by dgreca

Nga PAOLO SALOM/Të paditet amtisemitizmi, sot duket një mundim I kotë. Është e vështirë të gjindet ndonjëri që të mos jetë I një mëndje se urrejtja kundrejt hebrenjve është një ndjenjë që I përket çasteve më t’errta të Historisë. Megjithatë gjindemi, në këto ditë të vështira, përballë një shtimi në fuqi të shumëfishtë të rasteve që është vërtetë e lodhëshme të përcaktohen në mënyrë tjetër. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë teatro rrahjesh njerëzish të njohur si hebrenj nga veshja e tyre, thirrje sharjesh para sinagogave e qëndrave kulturore hebraike, kryqe të thyera të vizatuara në muret e lagjeve që janë të banuara kryesisht prej hebrenjsh.   

Në social-ët kjo fushatë sulmuese arrin nivele marramendëse. Për të bërë vetëm një shembull: fjalia “Hitleri duhej të kish mbaruar punën e tij”, në lakime të ndryshme, është dukur së fundmi në 17 mijë mesazhe në Twitter. Arsyeja e gjithë kësaj? Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, përballimi për të satën herë në një Lindje të Mesme ku paqja duket në ikje sa herë që është gati për t’u sendërtuar. Tani, pa hyrë në arsyet e një lufte që vazhdon prej një qindvjetori e pa shpallur se Izraeli – ose më mirë qeveria e tij – nuk është e pakritikueshme, duhet të pyesim se përse sa herë që fjala, n’atë kontekst tejet të vështirë, kalon në armët, lind një cunami sharjesh (dhe veprimesh) kundër Izraelit dhe hebrenjve.

E nuk janë vetëm rrymat islamike motorri i gjithë kësaj: një pjesë e gjërë e politikës dhe e opinionit publik, nuk ka rëndësi se në ç’Vënd, hedh rregullisht helmin. Pra: ç’është antisemitizmi? Si t’a shquajmë nga kritika e ligjëshme ndaj Shtetit hebraik? Përgjigja është e thjeshtë. Është antisemitizëm çfarëdo pohimi, që duke u nisur nga problemi i pazgjidhur palestinez, i mohon hebrenjve – dhe vetëm atyre – të drejtën për të jetuar si një komb i pavarur. Njësoj si grushti i qëlluar mbi një hebre të takuar rastësisht dhjetëmijë kilometra larg Tel Avivit apo Jeruzalemit.

“Corriere della Sera”, 29 maj 2021            E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: atisemitizem, Eugjen Merlika, Paolo Salom

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 256
  • 257
  • 258
  • 259
  • 260
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT