• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koalicioni Kaotik

August 15, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/

Kaosi është shumë surprizues në vetën e saj/tij. Ekziston një linjë e holle që e dallon ate nga rendi, është jolineare dhe e paparashikueshme. Ajo çka na mëson neve është se duhet të presim të papritshmen dhe gjërat si fenomene që shpeshhere janë përshkruar nga fraksionet matematikore që kapin kompleksin infinit te natyres (ajo që rritet nga vetëvetja).Dallimi mes modalitetit natyror dhe fenomenologjik është në formë të korrespondencës me konstitucionin e materies në realitet dhe kuptimit si premisë e supervizionimit të dijes së objektit nga ajo që e quajme botë reale. Kundrejtë Freges e cili bënte dallimin mes kuptimit te fjalës dhe lidhjes së saj Husserl-i kuptimi dhe lidhja e fjalës janë sinonime. Kuptimi fenomenologjik na jep në mënyre rigoroze prepozicionet e quajtura reduktimi fenomenologjik që nuk është i kushtëzuar por është transcedental, një ndërgjegjie e pastër, jo e kulluar, e qënies absolute. Që nga lashtësia është përpjekja e njeriut për të njohur dhe zotëruar sendet, mirëpo këto sende zotërojnë fshehtësinë e tyre. Husserli na tregon se duhet një art i madh që të mësohet të shikuarit e sendeve ashtu siç janë pa hyrë në tendencen e shikimit të sendeve (çfarë është sendi) me përceptimin e nënshtrimit, copëtimit ose përdorimit. “Kështu që fenomenologjia është arti për të mos bërë shumë, sepse të gjitha hapat metodologjike të saj konsistojnë në : të mos merret parasysh; të hiqet dore prej; të çlirohesh nga;”(A.Anxhaku). Hapat metodike që përdore Husserl-i i quan kllapim!, që nuk e mohon ekzistencën e botës por përjashton hamendjet dhe paragjykimet tona në lidhje me të dhe e bukura e kësaj se proçesi që zhvillohet brenda këtyre kllapave quhet epoke. Jo ajo epoka ne kontekstin kohor por epoka ku veçohet të gjitha elemente që nuk i përkasin ‘vetë objektit’ si fenomen. Skeptikët më këtë shprehin pezullimin e gjykimeve dhe të përfundimeve sepse asnje dije nuk është e sigurtë. Mirëpo duke referuar se dija është nje bagazh e cila gjithnjë e më shumë shkon duke u mbushur që në kohen e caktuar ajo zbrazet dhe fillon e mbushet prap bën që Locke me tabulla rasa e tij te fillojë përsëri dhe përsëri dhe përsëri nga e para. Shumë objekte nxjerrin në pah pronësi faktike duke sjelle sjellje kaotike. Duke njohur anën kaotike faktet natyrore mund të na japin një pikëpamje të re mbi botën, kaosi nuk është thjeshtë një çrregullim i thjeshtë, ajo eksploron tranzicionin mes rendit dhe çrregullimit që në të shumtën e rastëve na paraqitet në mënyra që me të vërtetë na mahnit. Teoria e kaosit është një grumbullim matematikor i fokusuar në sjelljen e sistemit dinamik (fuqi, vrull). Diferencat e vogla në kushtet fillestare duke ndarë të ardhurat e jashtme për sistemin dinamik referohet te efekti flutur, e përgjithësuara më terme predikative të sjelljes në përgjithësi. Sjellja në të ardhmen e afërt është e determinuar nga kushtet fillestare ku patjeter që përfshihen elementet bazike. Natyra determinuese e sistemin dinamik nuk jep parashikime dhe në të shumten e rasteve sjellja është e njohur si kaotike determinuese. Sjellja kaotike ekziston në shumë sisteme dhe ka aplikime ne disiplina të shumta si në sociologji, fizikë, shkenca natyrore, inxhinieri, ekonomi, ekologji dhe pashmangshmërisht edhe në filozofi. Sistemet kaotike mund të jenë të parashikueshme për një instancë dhe pastaj ato shfaqet si të rastit.. shoqëritë e mëdha e lëkundin balancën e pushtetit në vendin e tyre që kjo pason me ndryshimin e natyrës së konstituimit duke u ikur lokalizmave për të siguruar një pushtet ku qëndron i palëkundshëm. Decentralizimi radikal është një çmontues i qëverisjes burokratike dhe jep nje shprehje kolorite duke injektuar forma të kaosit brenda pushteti qëndror dhe lokal. Shprehja ‘plani do funksionoje bën që njerëzit e ‘mençur’ ulen në një hapësirë dhe planifikojnë se si komuniteti zhvillon dhe beson që kjo nuk mund të funksionoje por ka njerëz që duhet ti bindin që mund të funksionojë. Domosdoshmëria e teorisë së kaosit paraqitet e preferueshme sepse determinon që njerëzit të rishikojnë përsëri atë që dëshirojnë edhe pse kritikët paraqësin që koalicioni kaotik mund të jetë destruktiv dhe kreativ. Veprimi më i mirë që mund të ekzekutohet është tu ipet pushteti njerëzve dhe ata ti  mbajmë larg shtetit, aty ku karrikat e vjetra mund të shërbejnë si shkollat klasike për të mësuar parimet baze te qëverisjes dhe ushtrimit të pushtetit sepse është shumë e dukshme të kesh pushtetin është një gjë por ta ushtrosh pushtetin është një gjë tjetër sepse edhe mendimet nuk mund të marrin forme nëse ato nuk ekzekutohet. Edhe historia ekzekutohet :”Gjithçka që është mësuar falë traditës dhe nuk i përket përvojës vetjake nuk hyn në fenomen (dijet hipotetike përjashtohet nga kllapat) ose ndryshe quhet reduktimi historik. Në jetën e përditshme nëse diqka shqyrtohet përtej paragjykimeve, kjo është paksa e vështire, si hap i parë ndodh me vendosjen e kllapave dhe fillimi i proçesit të reduktimit historik. Shoqërite e mëdha vuajnë nga problemi i para dhe prapa gjykimeve sepse ëndrra e shoqëri e madhe merr konotacione negative politike që mund të realizohet një kaos kreativ. Demokracia postkoduese mund të rezultoje më një kaos kreativ duke ofruar zgjidhje të ndryshme në vendë të ndryshme me lokalizma dhe koalicione që mund të lëshohen më kompeticione centrale. Shoqërite e mëdha kërkojnë shuma të mëdha parash duke shtrire këmbet përtej jorganit duke ikur shoqërisë së madhe klasike ku idea rezidente nuk funksionon më sepse në vend të vullnetarëve duhet të pajtosh profesionistet sepse aty ku ka pune ka profesioniste te trajnuar sipas punës që është e kërkuar nga tregu sepse ata mund të arrijnë rezultate shumë të mira dhe prosperuese. Frika nga reformat prek shumë nga shtresat e kërcënuara sociale, ekonomike, politike dhe njerëzore. Si shoqëri e madhe që kërkojmë të shndërrohemi harrojmë atë që besojmë që e dimë mirë dhe përqëndrrohemi në aktet dhe jo faktet e ndërgjegjes që përceptojmë. Sipas shkencave shoqërore dhe njerëzore shpresa frutdhënëse e aplikimeve të shëndosha mund të formalizohet kur teknikat analitike aplikohen në fushën e politikave globale dhe implikimi i politikës në shkenca sociale. Metodologjia e ekspliciton intereset dhe rrugët e ndryshme të këtyre teknikave, kaosi determinues dhe analiza jolineare mund të kenë qënë mbuluar nga pluhuri historik dhe fenomeni politik, social, ekonomik, mediatik e nxjerr në pah atë. Të jesh bë politikë je në polisin tënd por të ushtrosh politikën je në përcëllimin e polisit tënd.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Koalicioni Kaotik

Kosova Hedh poshte propozimin serb

August 15, 2017 by dgreca

KOSOVA HEDH POSHT PROPOZIMIN SERB PER NDAMJEN E KOSOVE NE ZONA/
RFEn Ruters,, AP./

1-kadeli

Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Ministri i Jashtem serb propozon nji zgjidhje per ate qe ai e quan “Problemi njeqind vjecare i Serbise.” Ministri i Jashtem i Serbise Ivica Daciq propozoi qe te ndryshohen kufijte ndermjet zonave qe banohen nga Shqiptaret dhe atyne qe banohen nga pakica Serbe, gje qe ka per qellim dhanjen fund te grindjes territoriale, qe ekzisaton per nje kohe te gjate ndermjet dy vendeve, dhe per te ndihmuar qe ato te behen antare te Bashkimit Europian.
Ministri Daciq, shkroi ne nje artikull qe u botue me 14 gusht ne gazeten e perditeshme te Beogradit “Vecernje Novosti”, se po te pranohet propozimi i tij, Serbia do te heqi dore  nga pretendimet e saj per krejt Kosoven.
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj e hodhi poshte, aty per aty, kete propozim, ne baze te cilit do te kthehej nje e pesta e territorit te Kosoves ne nje zone autonome te Serbise; e cila, me siguri do te jete armike e Prishtines.
Ministri Hoxhaj ma vone me 14 gusht shkroi se “Kosova asht nje vend mepakica te ndryshme etnike dhe ka nji sistem demokratik ku njerzit jetojne te lire, dhe se Kosova  ka kufijte e saje te njoftun nderkombetarisht, dhe se do te m betet e tille.”
Zotni Hoxhaj shtoi se, ideja e re e Serbise per ndryshimin e kufijve, asht e rrezikeshme dhe e pa pranueshme. Dacic ka argumentue se “Secila pale ka nevoje per nje zgjidhje te perhershme te problemit ndermjet Kosoves dhe Serbise, gja qe mund te mberrihet vetem me ane te nji marreveshjeje….ku secila pale do te fitoje dicka, dhe natyri sht do te humbi dicka tjeter.”
Ai shtoi se , ne baze te propozimit te tij, pervec kerkeses per autonomi per zonat qe banohen nga pakica serbe ne Kosove, Sebia do te kerkoje qe Manastiret Ortodokse Serbe, dhe shperblimet finaciare, per ato qe Beogradi pretendon se jane te tijat, duke perfshi edhe ndermarrjet industriale dhe ato te energjise.

***

Të tjera rreth kësaj teme:/

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës

Ivica Daçiç në artikullin për gazetën “Blic”: Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, “Blic”, shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por nënjë rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen  në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish.

Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën “Blic”, Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.

Analistët mbi apelin e Vuçiçit

Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: “Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu.” Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos “unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t’i ndajmë të gjithë”.

Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim. “Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara – ndoshta vitin e ardhshëm”, mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit.

“Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”

Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: “Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti”. „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze”.

„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s”, pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t’i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar”, pohon ai.

***

Idetë e Daçiçit: Shqipëria e Madhe zonë influence e perëndimit

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën.”Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën”

Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri-  ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Kosova Hedh poshte, propozimin serb

“Vuajtjet” e Hushit dhe të tjerëve…

August 13, 2017 by dgreca

*Kurre mos e perbuz, mos e moho atdheun, kombin tend!/

 *Vendi i huaj nuk te behet atdhe – Gete/

*Atdheu eshte atdhe, …edhe atehere kur te vret – Mitrush Kuteli/

 Nga Sadik ELSHANI*/

Keto dite ne shtypin shqiptar u be pak zhurme lidhur me disa postime te tenorit, Agim Hushi me rastin e largimit te tij nga Shqiperia per ne Australi. Siç u be e ditur, tenori Hushi ishte i pakenaqur me gjendjen jo aq te mire ne disa institucione kulturore te Shqiperise. Pas kthimit nga Australia dhe qendrimit njevjecar ne Shqiperi ai kishte synuar te behej drejtor i Teatrit te Operes dhe Baletit ne Tirane, por gjerat nuk kishin shkuar ne drejtimin e tij. Madje ai u mundua te angazhohej edhe ne politike. Nuk ka asnje dyshim qe Agim Hushi eshte nje tenor i talentuar, por per te qene drejtues i nje institucioni kulturor duhet patur edhe pervoja, aftesi te tjera, kryesisht drejtuese. Rreth ketyre çeshtjeve eshte shkruar mjaft ne shtypin shqiptar dhe disa imtesi nga jeta e zotit Hushi nuk me interesojne fare. Ajo qe me shtyri t’i shkruaj keta rreshta, jane deklaratat e tij, postimet e tij ne Facebook, plot mllef, deklarata patetike qe nuk i bejne nder nje artisti qe ka te arritura edhe ne skenen nderkombetare. Artisti, njeriu i madh nuk ben deklarata inatçore, por jep mendime, gjykime te pjekura dhe ben kritika ndertuese, kritika dashamirese. Eshte lehte te kritikosh, por eshte me veshtire te japesh parashtrime konkrete, zgjidhje te problemeve. Dikush, disa komentues ia dhane disa merita zotit Hushi se i paska thene disa te verteta.  Dihet fare mire qe  Shqiperia, Kosova kane probleme te shumta, por askush nuk eshte duke ofruar zgjidhje konkrete.  Zoti Hushi reagoi jo si nje artist i madh, por si  nje narcissist, nje fodull, nje njeri me seder te semur. Dhe ketu qendron çeshtja.

Zoti Hushi, si gjithe te tjeret ka çdo te drejte t’i shprehe mendimet e veta, te jetoje ku te doje. Ky nuk eshte problem. Problemi eshte se ai u shpreh me shume mosperfillje ndaj bashkekombesve, ndaj vendit te vet. E di, ai e kishte per nje grup te caktuar me te cilet ai kishte patur probleme, por kombi nuk mohohet per shkak te disave. Secili komb i ka te miret dhe te keqinjt, heronjt dhe hoorrat e vet, por per shkak te disa te keqinjve kombi, vendi nuk mohohet. “Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!…Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete kthim dinjitoz si qytetar Australian! Lamtumire Shqiperi! Faleminderit Australia ime!” –  shkruan zoti Hushi. Ne jemi ata qe jemi me veprat tona, sjelljet tona. Ne qe jetojme larg trojeve shqiptare, vendet ku jetojme i quajme atdhe te dyte, por para te dytit eshte atdheu i pare prej nga kemi ardhur, atdheu yne. Nuk mund ta duash atdheun e dyte pa e dashur atdheun e pare dhe atdheu i dyte nuk te çmon nese e perbuz, e mohon atdheun e pare.

Sopranot Inva Mula, Ermonela Jaho, tenori Saimir Pirgu, violinist Shkelzen Doli,  jane shume me te njohur se zoti Hushi, por ato/ata kurre nuk bejne deklarata te tilla per shqiptaret dhe Shqiperine. Artisti duhet te kete zemer te gjere, zemer te paster. Urrejtja nuk duhet te kete vend ne zemren e nje artisti, pse jo edhe te çdo  njeriu. Nje artist, nje njeri i madh i nje kombi duhet te jete nje figure frymezuese, shpresedhenese per bashkekombesit e vet dhe jo t’ua ktheje shpinen, te jete mosperfilles ndaj tyre. Te shohim se si jane sjell disa kolege te zotit Hushi, disa intelektuale tane kur jane ndeshur, ballafaquar me situata te pakendshme, te veshtira.

1 ermonelaErmonela Jaho:

Ne tetor te vitit 2006 sopranoja Ermonale Jaho me Operen e Filadelfias lujati rolin e Mimit, rolin kryesor ne operen “La bohem” te Puçinit. Pas shfaqjes shkova prapa skenes (backstage) dhe u takova me te, e pergezova per interpretimin e mrekullueshem dhe sa mire e kam ndier veten si shqiptar. Edhe ajo shume u befasua per te mire qe po takonte nje shqiptar. Ashtu e thjeshte dhe shume e perzemert me gjithe deshire e p;ranoi ftesen qe te vinte ne shoqaten tone, “Bijte e Shqipes”,  per t’u takuar me bashkatdhetaret tjere. Nje mbremje kur ajo ishte e lire takimi ndodhi ashtu siç kishim planifikuar me heret. Zhvilluam nje bashkebisedim shume te ngrohte dhe u njohem me afer me karrieren, planet e saj per te ardhmen, sfidat me te cilat eshte ballafaquar ne rrugetimin e saj artistik. Me kete rast ajo na tregoi nje ngjarje qe i kishte ndodhur ne nje koncert ne Itali: “Kur me paraqiten para publikut dhe perveç emrit tim e ceken edhe kombesine time, publiku filloi te qeshe”. “Une nga natyra jam e turpshme”, vazhdoi ajo, “por aty e mblodha forcen dhe iu drejtova publikut: Pse po qeshni, ju ende nuk me keni degjuar duke kenduar! Atehere vazhdova te kendoja dhe ata ne fund me duartrokiten. Tani do t’ju kendoj nje kenge nga vendi im dhe kendova kengen “Asaman, o lule”, nje margaritar i muzikes sone. Ne fund te gjithe me pergezuan me duartrokite te zjarrta” – perfundoi Ermonela. Ja pra, ne ate çast te veshtire per nje kengetare te re, Ermonela nuk u dorezua, nuk e mallkoi vendin, kombin e vet se mund t’i behej nje problem per nje kerriere te suksesshme operistike. Ajo nuk u fjalos, nuk u grind me ta, por para tyre i shpalosi vlerat artistike te popullit tone. Fale talentit dhe punes se saj te perkushtuar ajo ngadhnjeu, i theu paragjykimet e injoranteve dhe sot eshte nje yll i skenes operistike boterore, qe i ben krenare te gjithe shqiptaret.1 Tefta Tashko

Tefta Tashko/

Tefta Tashko padyshim eshte njera nder kengetaret tona me te mira te kenges lirike qytetare dhe asaj operistike. Pas mbarimit te Konservatorit Kombetare te Muzikes ne Paris, ajo u kthye ne Shqiperi ne vitin 1936. Dihet fare mire niveli kulturor i Shqiperise se atyre viteve, mungesa e institucioneve kulturore, orkestrave, etj. Shkurt, mungonin edhe gjerat me elementare per nje veprimtari te thjeshte artistike. E vetedijshme per kete gjendje, Tefta Tashko nuk u deshperua, por me shume perpjekje ajo organizonte koncerte neper qytetet dhe qytezat e Shqiperise, ku mezi qe gjendej nje piano per ta shoqeruar ate. Kenget qe i kishte krijuar populli, ajo tani po ia kthente popullit duke i iterpretuar me nje mjeshteri te rralle artistike. Ne ate kohe Tefta kishte patur shansin per te ardhe ne Amerike, por ajo refuzoi dhe ne vend te Amerikes zgjodhi Shqiperine. Kushtet ne te cilat e zhvilloi veprimtarine e saj artistike, pengesat me te cilat po ballafaqohej Tefta Tashko ishin shume me te veshtira se ato per te cilat ankohet sot zoti Hushi, madje as qe mund te krahasohen. Por Tefta nuk u ankua kurre, nuk u mllefos, nuk u zemerua me askend, nuk kerkonte poste drejtuews, nuk kerkonte asgje – ishte e kenaqur vetem me nje salle dhe nje piano. Nuk u zmbraps nga sulmet dhe veprimet e uleta te injoranteve qe mundoheshin ta pengonin me çdo kusht misionin e saj. Me punen e saj Tefta mundohej ta ngjallte jeten kulturore e artistike ne Shqiperi.  Me punen e saj te palodhur, me aktin e saj fisnik e atdhetar Tefta Tashko deshmoi se atdheut gjithmone i kemi borxh, ndersa atdheu kurre nuk na ka borxh per asgje.KuteliMitrush Kuteli/

Mitrush Kuteli. eshte njeri nder shkrimtaret, perkthyesit, publicistet dhe financieret me te njohur shqiptare. Ai mbi te gjitha, shquhet si mjeshter i tregimit te shkurter dhe se bashku me Ernest Koliqin (1903 – 1975) eshte themelues i kesaj gjinie letrare ne letersine shqipe. Per motivet e tregimeve te tij u mbeshtet ne traditen e pasur te prozes popullore, legjendat, perrallat, rrefimet, baladat, sidomos ato nga jugu i Shqiperise. Populli, historia e tij me gjithe vuajtjet, sfidat dhe qendresen heroike nder shekuj, ishin muza e Mitrush Kutelit. Mitrush Kuteli shquhet per atdhetarizmin e tij ne jete dhe ne krijimtari, prandaj veprat e tij jane shume te fuqishme. Te kujtojme krijimet e tij poetike, “Poem Kosovar” e “Balte shqiptare”. “Poem Kosovar” eshte historia dhe qendresa e shqiptareve te Kosoves per mbrojtjen e qenjes dhe tokes se tyre, shprehur me vargje shume te fuqishme me plot ndjenja atdhedashurie, shkruar nga nje atdhetar i pashoq. Kuteli e shkroi kete poeme pasi ai e kishte vizituar Kosoven me 1943, tani te bashkuar me Dheun Meme pas nje sundimi 30 vjecar te eger serb.

Pas luftes ishte drejtor i bankes qendrore, por me 1946 dha doreheqje pasi nuk pranoi kursin e kembimit te caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Po ashtu, ai kishte shprehur pakenaqesi per ripushtimin e Kosoves nga forcat jugosllave. Me 16 maj 1947 e arrestojne dhe e denojne si “Armik te popullit” me 5 vjet heqje lirie. E dergojne per te punuar ne tharjen e kenetes se Maliqit dhe ne nje rast e varrosin te gjalle, por rastesisht shpetohet. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, ate e lirojne me 1949 dhe pastaj punoi si perkthyes. Vdiq me 4 maj 1967. Pra, Mitrush Kutelin atdheu (kupto qeveria) nuk e trajtoi mire, madje i solli shume kokeçarje, shume vuajtje, por Kuteli si nje atdhetar i vertete kurre nuk e ngriti zerin kunder atdheut, nuk e mohoi atdheun. Perkundrazi, ne letren testament qe i shkruan bashkes r do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje”. Me mire nuk mund te thuhet! Vuajtjet e Mitrush Kutelit as qe mund te krahasohen me “vuajtjet” e Agim Hushit.

Femiu

Ketu mund te permendim edhe rastin e Bekim Fehmiut, i cili kur lexoi ne gazetat italiane se rolin e Odiseut ne filmin “Odiseu” do ta lunate aktori jugosllav, Bekim Fehmiu, ai nguli kembe qe kjo te korrigjohej menjehere dhe te thuhej se rolin do ta  lunate “aktori shqiptar nga Jugosllavia”, perndryshe ai do te largohej menjehere. Te nesermen gazetat italiane e botuan lajmin ashtu siç kishte kerkuar Bekimi. Keshtu veprojne, keshtu flasin artistet e medhenj, njerezit e medhenj. Ata jane krenare me kombesine e tyre dhe i bejne shume krenare edhe bashkekombesit e tyre. Bekim Fehmiu si i vetmi aktor nga teritori i ish Jugosllavise qe kishte nje karriere te suksesshme ne arenen nderkombetare, i bente krenare te gjithe shqiptaret e shtypur e te perbuzur qe jetonin ne trojet e tyre ne ish Jugosllavi. Na sillte pak drite ne ato kohera te erreta per ne.

Kritikoje popullin, vendin tend kur eshte ne rruge te gabuar, por kurre mos e perbuz, mos e moho kombin, vendin tend! Kudo qe te jetosh, mundohu qe t’i ndihmosh edhe vendit, kombit tend! Nese nuk ke mundesi qe t’i ndihmosh, atehere se paku mos e lendo!

Philadelphia, 13 gusht, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane

Filed Under: Analiza Tagged With: "Vuajtjet" e Hushit, dhe të tjerëve..., Sadik Elshani

KOSOVË-KUVENDI 60 ME 60, TE HENEN SEANCA

August 13, 2017 by dgreca

2 Prishtina Rugova-Për të Hënën, 14 gusht, është ftuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që s’mund të mbahet derisa vetëm gjysma e 120 deputetëve pritet të jetë në sallën plenare…
 
-Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë: Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë…Një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës/
 
–QUINT MEMBER STATES STATEMENT ON ONGOING POLITICAL SITUATION IN KOSOVO/
 
-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
 
PRISHTINË, 13 Gusht 2017/ Është ftuar për nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, por nuk mund të mbahet derisa vetëm gjysma e 120 deputetëve pritet të jetë në sallë dhe pa pjesërmarrjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma, i cili si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit është subjekti i vetëm me të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese.
Mospjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe i vetmi deputet nga koalicioni fitues pjesëmarrës deri tash, e që e bënte kuorumin me një më shumë gjysma në vazhdimin e seancës të enjten e kësaj jave, por nuk mund të procesohej me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve pa propozimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Pjesëmarrja e mospjesëmarrja nesër në sallën plenare e deputetëve të ftuar nga kryesuesi për vazhdimin e seancës konstituive pritet të jetë 60 me 60, me numrat që ishin pro dhe kundër propozimit të koalicionit fitues për shtyrjen për dy orë të axhendës së zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës në ditën e nisjes së seancës, pas betimit të deputetëve. Pro ishte edhe një votë e vetme nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Pas këtyre zhvillimeve,  ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës, Adem Mikullovci, në 4 gusht u mbajt takimi i parë konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ku u vendos që të mbahet edhe takimi i dytë në 9 gusht, në të cilin nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ në 16 gusht, e më pas dështoi vazhdimi i seancës konstituive së ftuar ndërkohë për në 10 gusht në mungesë të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Kryesusi Mikullovci, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë ka shprehur qëndrimin se nuk do ftojë më takime konsultative të partive parlamentare dhe ka ftuar vazhdimin e seancës konstituive për të hënën e 14 gushtit.
LVV nuk ka marrë pjesë në takime konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.
Pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk përmbyllet konstitumi i Kuvendit dhe nuk mund të kalohent në votimin e kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës.
Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve, ku PDK-AAK-Nisma ka 39 mandate, Lëvizjes Vetëvendosje 32  dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.
Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.
Koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende as më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, kur në Kosovë janë edhe zgjedhjet e rregullta lokele në 22 tetor.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Vonesë tashmë ka edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit të 2017-tës…
 
SHTETET E QUINT-IT: JEMI TË BRENGOSUR ME SITUATËN POLITIKE NË KOSOVË
 
–  
-Deklaratë e shteteve të QUINT-it mbi saituatën politike në Kosovë/
 
 
 PRISHTINË, 13 Gusht 2017/Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë shprehen se  jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë.
Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thekson deklarata.
Qytetarët e Kosovës, vijohet më tej, merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida.
 
“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Quint-it në deklaratën e përbashkët përfundojnë se, një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së tij.
13 August 2017
QUINT MEMBER STATES STATEMENT ON ONGOING POLITICAL SITUATION IN KOSOVO
We are concerned by the ongoing political situation in Kosovo. Kosovo faces many challenges, both immediate and long term, including both the IMF program, energy situation, but also the need for economic development, strengthening of the rule of law, Kosovo’s European perspective and Kosovo’s relationship with Serbia. Kosovo’s citizens deserve an Assembly and Government that can meet these challenges.
It is the responsibility of Kosovo’s leaders to form these institutions, but also to make the necessary reforms to prevent similar deadlock in the future. We hope that Kosovo’s leaders, both in politics and civil society, will take the lead in resolving this issue, including by providing concrete proposals. An important first principle is that deputies elected to the Kosovo Assembly should attend Assembly sessions and allow its work to begin.

Filed Under: Analiza Tagged With: 60 me 60, Behlul Jashari, Kuvendi i kosoves

Kosovë- Qeveria në detyrë me ministra të rinj

August 12, 2017 by dgreca

-Qeveria në detyrë me ministra të rinj në mbledhjen e gjashtë pas zgjedhjeve të para dy muajve në Kosovë/

2 Qeveria min e rinj-Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ftuar për të hënën e javës së ardhshme/

-Kur do ketë Kosova qeverinë e re të votuar në  Kuvendin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit ende nuk dihet/

PRISHTINË, 11 Gusht 2017-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës, e zgjedhjeve të para tre viteve, zhvilloi sot edhe me disa ministra të rinj mbledhjen e 152-të, të gjashtën të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para pikërisht dy muajve, 11 qershorit, të shtatën si qeveri në detyrë pasi u rrëzua në 10 maj në seancën e Kuvendit në mocion mosbesimi.Në hapje të mbledhjes, kryeministri në detyrë Isa Mustafa njoftoi kabinetin qeveritar me ndryshimet e bëra në qeveri, pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Janë këtu prezentë disa prej plotësimeve që janë bërë dje, që praktikisht i kemi përmbyll dhe nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit, Emanuel Demaj. Është Kurtan Kajtazi prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili poashtu sot e ka marrë autorizimin që të ushtrojë detyrën e ministrit dhe kemi Valentin Toçin, i cili tani është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që të gjithë sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës, përderisa të kemi punë, atëherë e bëjmë këtë punë dhe e përmbyllim në mënyrë komplete”, tha kryeministri Mustafa.

Më parë, në 7 gusht,  bëhej e ditur se kryeministri Mustafa mori vendim për emërimin e katër ministrave të rinj në kuadër të qeverisë së Kosovës.

Në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kryeministri Mustafa ka emëruar ministër të Financave zëvendësministrin e deritashëm Agim Krasniqi, ministre të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shefen e deritashme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës zëvendësministrin e deritashëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Social, zëvendësministrin e deritashëm, Safet Kamberi.

Paralajmërohej se, në vijim kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend të ministrave të deritashëm, të cilët janë zgjedhur deputetë.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës, bënte të ditur njoftimi dërguar nga qeveria në detyrë.

Kur do ketë Kosova qeverinë e re të votuar në  Kuvendin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të para dy muajve ende nuk dihet.

Mbledhja e 2 gushtit mund të ishte e fundit e kësaj qeverie, pasi për një ditë më pas ishte ftuar mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pas së cilës mund të zgjidhej qeveria e re, por seanca vetëm nisi dhe mbeti e papërfunduar, pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës edhe dje gjatë vazhdimit të seancës konstituive nuk arriti të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pasi përsëri nuk merrte pjesë koalicioni PDK-AAK-Nisma, i cili si fitues i zgjedhjeve është i vetmi subjekt që ka të drejtën për propozimin e kryetarit të Kuvendit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të para tre viteve.

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ftuar sot nga kryesuesi-deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, për të hënën e javës së ardhshme, 14 gusht, me të vetmen pikë në axhendë: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Të mërkurën e kësaj jave në takimin e dytë konsultativ të partive parlamentare me kryesuesin koalicioni PDK-AAK-Nisma ka kërkuar edhe një takim tjetër pas një jave dhe më pas thirrjen e seancës në 17 a 18 gusht.

“Nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ të mërkurën e ardhshme, në 16 gusht 2017”, theksonte njoftimi dërguar nga Kuvendi. Kryesusi i seancëse konstituive, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka deklaruar se nuk do ftojë më takime konsultative të partive parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në takime konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.

Pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk përmbyllet konstitumi i Kuvendit dhe nuk mund të kalohent në votimin e kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës.

Rezultatet e zgjedhjeve nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Këto rezultate as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re, prandaj koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, kur janë edhe zgjedhjet e rregullta lokele në 22 tetor.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, ministra te rinj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 553
  • 554
  • 555
  • 556
  • 557
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT