• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RAPORT I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA- TRAFIKIMI I PERSONAVE- SHQIPËRIA

June 28, 2017 by dgreca

Në vitin 2016, qeveria trajnoi 75 gjyqtarë dhe 20 oficierë policie për hetim dhe ndjekje penale të trafikantëve dhe për mbrojtjen e viktimave. Qeveria nuk raportoi ndonjë hetim, ndjekje penale apo denim të punonjësve qeveritarë si bashkëfajtorë në kundravajtje trafikimi. /

19430076_10154784038535838_5454546684212155071_n

Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raprotimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë dhe duke përdorur për herë të parë “fondin e posaçëm” të saj për mbrojtjen e viktimave nga asetet e kapura prej trafikantëve. Qeveria rriti financimin për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim (ZKKA) dhe rregullisht mblodhi aktorët e mekanizmit kombëtar të referimit dhe komitetit anti-trafikim. Megjithatë, qeveria nuk arriti të përmbushte standardet minimale në disa fusha kyçe. Policia vazhdoi të pasqyronte të kuptuar të kufizuar të trafikimit njerëzor dhe dështoi në disa raste të identifikonte viktimat e trafikimit mes individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar apo si shërbëtorë shtëpie. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për akte të jashtëligjshme kryer si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji përjashton viktimat nga ndëshkimi për krime të kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.

REKOMANDIME PËR SHQIPËRINË

Të zbatohet ligji që përjashton viktimat nga dënimet për akte të jashtëligjshme të kryera si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e nënshtrimit ndaj trafikimit, sidomos viktima të trafikimit seksual që shfrytëzohen në prostitucion; të trajnohet policia, inspektorët e punës, si dhe zyrtarë të tjerë të vijës së parë për identifikimin proaktiv të viktimave; të vazhdohet me rigorozitet hetimi, ndjekja penale dhe dënimi i trafikantëve sipas neneve 110(a) dhe 128 (b); të ngrihen mekanizma të qëndrueshme financimi për njësitë e lëvizshme që administrohen nga ligjzbatuesit dhe grupe të shoqërisë civile për të identifikuar viktimat; të rritet mbrojtja për viktimat kundrejt kërcënimeve dhe kanosjeve gjatë seancave gjyqësore duke lehtësuar pjesëmarrjen në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe duke zgjeruar trajnimin për prokurorë që merren me dëshmitarët viktima; të rritet financimi për strehat e administruara nga OJQ për viktima të trafikimit dhe të ofrohet financim në mënyrë të rregullt; të përmirësohet kapaciteti i policisë së kufirit dhe migracionit për kontrollin e migrantëve të parregullt për tregues të trafikimit; si dhe të rriten përpjekjet për të kontrolluar fëmijët e rrugës për shenja të trafikimit. NDJEKJA PENALE Qeveria vazhdoi përpjekjet e ligjzbatimit për anti-trafikimin. Nenet 110(a) dhe 128(b) të kodit penal ndalojnë trafikimin për qëllime seksuale dhe të punës dhe parashikojnë ndëshkime prej tetë deri në 15 vite burg; këto janë mjaftueshëm shtrënguese dhe kapërcejnë ato të parashikuara për krime të tjera të rënda, të tilla si përdhunimi. Policia e shtetit hetoi 69 raste me 69 trafikantë të dyshuar në vitin 2016, krahasuar me 80 raste me 90 të dyshuar në vitin 2015. Qeveria nuk bënte  ndarje në të dhënat e ligjzbatimit për të demonstruar përpjekjet kundër trafikimit për qëllime seksuale dhe punë të detyruar, por mbante shënime nëse viktimat ishin të rritur apo fëmijë. Njëzetenjë nga këta të dyshuar në vitin 2016 u hetuan për trafikim të fëmijëve dhe 48 për trafikim të të rriturve. Zyra e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndoqi penalisht 18 trafikantë të dyshuar, krahasuar me 15 në vitin 2015. Nëntë nga këta të dyshuar u ndoqën penalisht për trafikim të fëmijëve, krahasuar me dy të dyshuar në vitin 2015. Gjykatat dënuan 24 trafikantë, krahasuar me 11 në vitin 2015. Njëmbëdhjetë nga këta trafikantë u dënuan për trafikim të fëmijëve dhe 13 për trafikim të të rriturve. Të gjithë trafikantët e dënuar morën dënime me burg, të cilat varionin nga dy deri në 25 vite. Autoritetet vazhduan të ndiqnin penalisht disa trafikantë për krimin më të lehtë të shfrytëzimit të prostitucionit. Autoritetet raportuan konfuzion midis elementëve të mbivendosur të prostitucionit dhe trafikimit dhe, hera-herës, aplikuan akuzën më të lehtë sepse kërkonte më pak specializim dhe kohë ose për shkak të besimit të gabuar se krimet e trafikimit kërkonin një element ndërkombëtar. Trafikantët e akuzuar për shfrytëzim të prostitucionit mund të merrnin dënime më të lehta se ata të akuzuar për trafikim për qëllime seksi. Në vitin 2016, qeveria trajnoi 75 gjyqtarë dhe 20 oficierë policie për hetim dhe ndjekje penale të trafikantëve dhe për mbrojtjen e viktimave. Qeveria nuk raportoi ndonjë hetim, ndjekje penale apo denim të punonjësve qeveritarë si bashkëfajtorë në kundravajtje trafikimi. U rritën përpjekjet për ligjzbatimin ndërkombëtar. Qeveria bashkëpunoi në dy hetime të përbashkëta me ligjzbatuesit italianë dhe spanjollë. Në vitin 2016, tetë shqiptarë u arrestuan në Holandë, Gjermani, Greqi dhe Itali për përfshirje të dyshuar në trafikim; tre nga këta të dyshuar u ekstraduan në Shqipëri. Shqipëria ekstradoi tetë trafikantë të dyshuar të huaj në Itali, Maqedoni dhe Moldavi. MBROJTJA Qeveria vazhdoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Qeveria dhe OJQ-të identifikuan 95 viktima të trafikimit dhe viktima të mundshme të trafikimit, krahasuar me 109 në vitin 2015. Nga këta, 55 ishin të rritur dhe 44 ishin fëmijë (61 të rritur dhe 48 fëmijë në vitin 2015), 11 ishin meshkuj dhe 84 ishin femra (22 viktima meshkuj dhe 87 viktima femra në vitin 2015), dhe tetë ishin të huaj (katër viktima të huaja në vitin 2015). Gjashtëdhjetë e dy u identifikuan si viktima të mundshme dhe 33 u identifikuan zyrtarisht si viktima, një status i akorduar pas një interviste të përbashkët kryer nga përfaqësues si ng ashërbimet e ligjzbatimit ashtu dhe nga ato të shërbimit social shtetëror. Ligji garantonte shërbime të barabarta për si për viktimat e mundshme ashtu edhe për viktimat e njohura zyrtarisht. Tri streha të specializuara administruar nga OJQ dhe një strehë e administruar nga shteti ofronin asistencë për viktima të trafikimit, përfshi ushqim, këshillim, asistencë ligjore, kujdes shëndetësor, shërbime shkollimi, shërbime punësimi, asistencë për fëmijët e viktimave, ndihmë financiare, strehim afatgjatë, veprimtari shoqërore, trajnim profesional, dhe ndjekje për pasintegrimin. Strehat e administruara nga OJQ-të mbështetën 75 viktima të trafikimit dhe viktima të mundshme ndërsa streha e administruar nga shteti mbësheti 30, 10 prej të cilave ishin nga viti 2015. Qeveria ofroi 21.7 milionë lekë ($169,231) për strehën e administruar nga shteti, më pak se sa 23,970,000 lekë ($186,900) në vitin 2015. Qeveria ofroi 15.3 milionë lekë ($119,093) për strehat e administruara nga OJQ-të për të mbështetur pagat për 24 anëtarë të personelit, çka shënon rritje nga fondi prej 10 milionë lekë ($77,972) për të mbështetur pagat për 12 anëtarë të personelit në vitin 2015. Për herë të parë, qeveria shtoi 4.7 milionë lekë ($36,647) për buxhetin nga asetet e konfiskuara kriminale për të financuar shërbime të riintegrimit dhe mbështetjes. Mbështetja me ushqime për strehat e drejtuara nga OJQ-të u ul në 1.8 milionë lekë ($14,035) nga 3 milionë lekë ($23,392) në vitin 2015. Strehat e drejtuara nga OJQ-të vazhduan të operonin në kushte të shtrënguara financiare dhe mbështeteshin në burime të jashtme për kostot operative. Mekanizmat financiare të përdorura për të financuar këto streha gjatë vitit mbetën të ndërlikuara dhe të prekshme nga manipulimet nga qeveritë vendore. Financimi i qeverisë për tre streha të drejtuara nga OJQ-të u vonua me dy muaj dhe një strehë nuk arriti të merrte ndonjëherë financimin për ushqime. Strehat e drejtuara nga OJQ-të lejuan viktimat e rritura të largoheshin nga strehat në mënyrë të vullnetshme, ndërsa streha e drejtuar nga shteti iu kërkonte viktimave të kërkonin miratim nga drejtuesi i strehës. Qeveria ofronte falas trajnim profesional, tekste për viktimat fëmijë, si dhe karta shëndeti që ofronin akses falas në kujdesin shëndetësor. Vetëm një strehë e drejtuar nga OJQ-të ofroi shërbime të specializuara për viktima fëmijë nën moshën 16 vjeç. Viktimave meshkuj iu ofroheshin apartamente me qera, ku merrnin ndihmë nga OJQ-të. Viktimat e huaja kishin akses në të njëjtat shërbime si viktimat vendase, përfshi ndihmën ligjore. Personat përgjegjës në vijën e parë ndiqnin një procedurë standarte pune për identifikimin dhe referimin e viktimave tek shërbimet; megjithatë, qeveria kishte çaktivizuar njësitë lëvizëse të identifikimit sepse donatorët e huaj nuk ofronin më mbështetje dhe qeverisë i mungonin fondet për të vazhduar me njësitë. OJQ-të raportuan se ligjzbatuesit burgosnin viktimat për akte të jashtëligjshme si rezultat i drejtpërdrejtë i nënshtrimit ndaj trafikimit njerëzor. Për shembull, një viktimë femër e trafikimit u dënua për prostitucion me 16 muaj burg, nga të cilat kreu nëntë muaj. Një tjetër viktimë u dënua me 18 muaj provë por e fitoi çështjen në apel. OJQ-të raportuan se policia shpesh e shoqëronte trafikimin me lëvizjen dhe nuk ishte në gjendje të identifikonte viktimat e rekrutuara dhe shfrytëzuara në të njëjtin rajon të vendit. Vëzhguesit raportuan raste kur rojet e kufirit dhe zyrtarë të migracionit nuk kryenin procedurat standarte të kontrollit. Qeveria, në bashkëpunim me një organizatë ndërkombëtare, trajnoi 388 zyrtarë në 12 rajone për identifikim, referim dhe ndihmë për viktimat. Ligji iu siguronte viktimave të huaja një periudhë tremujore reflektimi me status të përkohshëm banimi dhe autorizim pune për deri dy vite, edhe pse qeveria ende nuk ia kishte akorduar këtë status ndonjë viktime. Viktimat mund të merrnin kompensim nga qeveria ose të ngrinin padi civile kundër trafikantëve; tre viktima aplikuan për kompensim por çështjet e tyre ishin pezull gjatë periudhës së raportimit. Vëzhguesit raportuan kërcënime ndaj viktimave dhe familjeve të tyre gjatë seancave gjyqësore. Gjykatat lejonin dëshmitë me anë të viedokonferencave dhe viktimat që dëshmonn kundër trafikantëve kishin akses në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, por asnjë viktimë trafikimi nuk mori pjesë në program.

PARANDALIMI

Qeveria rriti përpjekjet për parandalimin e trafikimit. Qeveria rriti financimin për ZKKA në 5.7 milionë lekë ($44,444) nga 5.2 milionë lekë ($40,546) në vitin 2015. Qeveria miratoi një plan veprimi të rishikuar pas një vlerësimi nga ZKKA në bashkëpunim me një organizatë ndërkombëtare. ZKKA vazhdoi të publikonte raporte të rregullta për veprimtarinë në faqen e internetit dhe mblidhte aktorët e përfshirë në mekanizmin kombëtar të referimit. Dymbëdhjetë komitete rajonale anti-trafikim (KRAT), përbërë nga zyrtarë vendor dhe OJQ, punuan për parandalim dhe ndihmë për viktimat. Kryeministri nxori një urdhër për të forcuar KRAT duke formalizuar raportimin, vendosur afate, dhe duke rritur përpjekjet për rritje ndërgjegjësimi. KRAT dhe koordinatorët kombëtarë anti-trafikim nga Mali i Zi dhe Kosova nënshkruan një deklaratë të përbashkët që siguronte aplikimin e një procedure standarde pune për mbrojtjen dhe riatdhesimin vullnetar të ndihmuar të viktimave.  Qeveria sponsorizoi fushata ndërgjegjësimi mbi praktikat e shfrytëzimit për punë; një organizatë ndërkombëtare raportoi se vetëm 28 nga 47 agjenci punësimi operonin në mënyrë të ligjshme. ZKKA trajnoi mbi 1,000 punonjës të qeverisë, gjyqtarë, prokurorë dhe partnerë të shoqërisë civile mbi çështje të trafikimit. Qeveria nuk bëri përpjekje për të reduktuar kërkesën për shfrytëzimin e seksit për tregti. Qeveria ofroi udhëzime anti-trafikim për personelin e saj diplomatic dhe koordinatori kombëtar informoi diplomatët shqiptarë të vendosur në nëntë qytete mbi rregulloret lidhur me trafikimin njerëzor. PROFILI I TRAFIKIMIT  Siç është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është një vend burimi, tranaziti dhe destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Femrat dhe fëmijët shqiptarë i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, sidomos gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rreme të tilla si oferta për martesë apo punësim për t’i detyruar viktimat të përfshihen në trafikimin seksual. Trafikantët përdorin gjithnjë e më shumë median sociale për rekrutim viktimash. Fëmijët shpesh detyrohen të lypin ose të kryejnë të tjera tipe pune të detyruar si shitje e artikujve të vegjël. Fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom, shfrytëzohen në Turqi për punë sezonale. Pati edhe raste fëmijësh që detyroheshin të punonin në fusha kanabisi në Shqipëri dhe disa trafikantë me gjasë janë të përfshirë në trafik droge. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit seksual në vende kudo në Europë, sidomos Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretëria e Bashkuar. OJQ-të raportojnë rritje në numrin e fëmijëve shqiptarë që detyrohen të punojnë në Kosovë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vende europiane, Filipinet, Nigeria iu nënshtruan trafikimit seksual dhe punës së detyruar në Shqipëri. Migrantët e parregulltnga Azia punësohen gjithnjë e më shumë si punëtorë shtëpie nga familje të pasura ku janë të prekshëm nga kushtet e skllavërisë në familje.

Migrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika kalojnë tranzit në Shqipëri për të arritur në Europën Perëndimore dhe janë të prekshëm nga trafikimi.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: RAPORT I DEPARTAMENTIT, shqiperia, TË SHTETIT TË SHBA- TRAFIKIMI I PERSONAVE

Urime Edi Rama!

June 26, 2017 by dgreca

Opinion nga Ilir Levonja/

 1) Më parë se të gjejmë fajtorin, të mësohemi e të themi urime. Të urojmë kundërshtarin. Pse jo? E akuzuam për shumë gjëra. Dhe në qofshin të vërteta. Prapë mbi verdiktin e popullit nuk dilet. Ashtu do populli, ashtu do bëhet. I kërkuam garanci vote, na e dha postin e rojtarit. Na tha, merreni atë kolibe. E ruajeni votën. Dhe me sa u pa, e bëm shkëlqyeshëm këtë punë. Tani përse rrimë strukur dhe nuk e themi një fjalë.

Na dha pushtet. Na tha, hajdeni bujrum e ta bëjmë.

Në mendësinë tonë demokrate, dhënia e 7 posteve të rëndësishme. Do quhej çmenduri. Ashtu sikur e quajtëm fitore në tavolinë. Kur dihet botërisht se, asnjë fitore e vërtetë nuk ndodh nga tryezat. Po nga llava popull. Ndaj ne demokratët bëjmë mire të ndjekim më shumë futboll. Të shkojmë në stadium. Që të kuptojmë se sa e vlertë është fryma e masës.

2) Në vendin tonë u mboll kanabis me shumicë. Dhe me të drejtë shumë nga ne ishim të irrituar. Por ne harrojmë një fakt. Nga natyra ne shqiptarët vdesim për pak qyl. Për pak informalizëm. Kemi postulatin, bëj një sy qorr e një vesh të shurdhër. Kështu edhe kanabizmi, përballë papunësisë. Ose punës akoma me mik. Dhe tani me mik partie. Përballë dyzimit në ikje. Pasi ai fqinji atje në Amerikë përshembull, po bën namin me dollar. Nga pema po i vjel… Pse mos të rregullohemi edhe ne. Ca vazo lulesh me kanabis. Ca rrëpira diku etj. Apo nuk kemi marrë toka me shumicë, kudo. Dhe ia hodhëm edhe këtë dimër. Një lloj llogjike e kandarit tone. E profilizuar me informalizmin e ekonomisë së tregut të kioskave, që nga koha e Sali Berishës. Kësisoj Edi Rama është në rregull. Pasi ia njohu këtë dhunti popullit të tij.

Dhe ja, e mori një rezultat plebishitar.

3) Në vendin tonë u fol për një borxh të lartë, por ne harruam një fakt. Se kishim pjesën tonë në këtë hendek ekonomik. Duke lënë plot punë përgjysëm. Të cilat efuroia e fushatave marramendëse. Na bënte të nxitonim kur hidhnim ziftin përsipër. Një fakt që e pashë me sytë e mi. Përshëmbell, rrugët, krenaria jonë. Jo që nuk janë të parametrave të europës a botës. Por u kthyen në një burim aksidentesh me shumicë. Dhe kërkojnë rivlerësim projektesh. E rimbursim fondesh. Këtë na e vuri në dukje edhe kundërshtari. Dhe me të drejtë. Megjithatë, ashtu si ne… si horia jonë. Rama iu përvesh qëndrave të qyteteve. Dhe ne harrojmë një fakt. Atë frymën e revolucionit kulturor që shqiptarët vdesin ta demonostrojnë. Kemi qënë aleat të kinezëve. E reja mbi gërmadhat. Edhe pse vet, udhëtojmë deri në Jeruzalem të prekim një gur nga vendet e vjetra. Që sot modernët shqiptar, i quajnë si bota, vende të shenjta. Kështu që, Edi Rama në rregull është. Pasqyrë e popullit.

4) Tani t’i kthehemi pak punës sonë politike si demokratë.

Eshtë e tmerrshme, por jemi një stan i tërë me llogjikën e babaqemos. Akoma nuk duam ta kuptojmë se ishim ne që e suportuam fitoren plebishitare të Edi Ramës. Ishim ne vet, me dy duar. Me çfarë ? Me riciklimin e humbësve nga zgjedhjet e kaluara, lokale. Me Sali Berishën dhe rubrikën e qytetarit dixhital. Dhe sot të vjen për të vjell kur dëgjon demokratë që i kërkojnë Saliut të marri frenat e të zgjedhi një të hajrit. Se kjo zgjedhja e radhës. Që na çoi në një humbje spektakolare, nuk ishte e tija. Por e kojshisë së Saliut. Saliu e zgjodhi Lulzim Bashën. Kështu që përpara se t’i kërkojmë dorëheqjen Lulit. Bëjmë mire t’ia kërkojmë Saliut. Nuk ka qytetarë më, në botën shqiptare, që të votoj me dëshirë…, një ish ministër, një kryeministër, një ish lider. Veç atyre që me fanatizëm hiqen se janë demokratë. Por këta nuk janë populli. E demokratëve që të qeverisin u duhet për së pari vota e popullit, pastaj ajo e tyrja. Po me sa duket, ata që po i luten Saliut, duan ta lënë PD-në, në opozitë ngahera.

Dhe një gjë thelbësore, kur brenda një force nisin vegjetimet. Kur ka me shumicë figura që nuk hapin krahun. As ka për tu reformuar. Por faleminderit popullit që na bie me votë pas kokës.

5) Ne e ndihmuam Edi Ramën edhe me faktorin LSI. Nuk po dinim se kë kishim kundërshtar. Marrëveshja qetësoi nervat e vendit. Të njerëzve. Por politikisht, në kohë fushate, na vuri të zgjedhim. Siç dihet programet ekonomike nuk pinë ujë tek ne. Në javët e para goditëm LSI, pastaj Berisha na kujtoi se kundërshtari ynë ishte PS-ja. Dhe ne o burra. Një paradoks politik, pasi po qeverisnim me ta. Nga ana tjetër…, i dhamë mundësinë njerëzve të shikojmë fytyrën e vërtetë të një force si LSI. Sharje, kërcënime, fyerje, dhunë… elektorati i të lëkundurve është gati 33% sot tek ne. Si kujtoni, do bëheshin aletatët tanë. Pas kërcënimeve të Metës. Dhe deklaratave bjerini. Apo zarfeve nën dorë gjoja si traditë lezhiane etj.

Po aleat kë kishim? PS-në apo LSI-në. Qeverisnim me PS-në. Shanim LSI-në. Me këtë force, një stërkëmbësh politik shqiptar. Që deri dje u fuqizua nga gërrvërret mes të djathtëve dhe të majtëve. Kurrë shqiptarët nuk kanë për të parë më, një president, presidentin e tyre. T’u kërkojë të armatosen, thjesht se ashtu ia do qejfi i prishur i Ilir Metës. Nga një marëveshje Basha Rama.

Shkurt një humbje e merituar. Ndaj i thoni urime Edi Ramës.

Ngushëllojeni Ilir Metën. I shkoni për kafe. Regjistroni Sali Berishën si anëtarin më të ri të LSI-së. Madje dhe të ricikluarit e tjerë. Dhe hapni dyert për gjakun e ri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Urime Edi Rama

KAMZA, NJË SHEMBULL AMERIKAN PËR SHQIPTARËT

June 23, 2017 by dgreca

KAMZA
 Nga Ramiz LUSHAJ/
           Kamza, kjo bashki e madhe e Qarkut të Tiranës, nga ma të mëdhatë në Shqipëri, për nga mënyrat, ritmet e hapësirat e ndërtimit e të zhvillimit të gjithanshëm dhe në rritje, më përngjason me një “Shembull Amerikan” i dallueshëm në dy shtetet e në treva etnike panshqiptare. Përndryshe: si të thuash, Kamza, është një “qytet amerikan” i vogël, si ato qytetet e reja amerikane, të shpirtit praktik amerikan, të kohënave amerikane. Në Kamëz pothuaj gjithçka është në një ndryshim të madh, po merr lartësime të reja, po sjell e përcjell integrime kulturore ndërkrahinore e ndërqytetëse, qytetërim shqiptar dhe euro-atlantik. 
Njerëzit e Kamzës, të ardhur ma së shumti nga Veriu i Shqipërisë, janë sakrificë e sfidë, janë sipërmarrës individual dhe familjarë të pazakonshëm. Pikërisht në atë thjeshtësinë e tyne ka madhështime reale. Këtë e ndjen realisht vetëm kur je pak ditë pranë tyne, kur e mëson historinë e vjetër e të re të Kamzës. Duket kjo: në ndërtimin e shtëpive të tyre private deri dhe vila të bukura e kulla të larta, për të cilat vet e bajnë projektin, vet i hapin themelet, vet ua lartojnë katet. Me duart e mendjet e tyre, me dijet e kursimet e tyre. Si në qytetet e reja në Amerikë.  Një shembullim amerikan i Kamzës. Natyrisht ka edhe ndërtime pa leje, pasi shteti ynë, jo vetëm në Kamëz, nuk iu paraprini në kohën e duhur me plan urban rregullues. Kamza ka dhe diçka ma tepër e ma keq: iu banë shpesh herë pengesa me gjoks e stërkambça politik. Ndaj, ende edhe në ditë të sodit, ndeshet filozofia njerëzore e ish-kryeministrit demokrat Berisha për legalizim e pastaj urbanizim me filozofinë e sotme dëmtuese ndaj njerëzve nga kryeministri socialist në ikje, Rama, për të krye urbanizim e pastaj legalizim. Qendra e Kamzës, si kino-teatri i madh, bashkia, komisariti i policisë nr. 5, godina ku tani është përkohor Shtabi Elektoral i PD për Fushatën e 25 qershorit 2017, etj. janë godina të qelqta, të cilat të ngjasojnë sikur të ishe në ndonjë qytet amerikan. Kamza ia ka mbrri një rekordi të ri: të jetë e pesta bashki në Shqipëri për nga numri i banesave.
Kamza trupohet likpërmjet nga një rrugë (ndër)kombëtare, si në disa qytete amerikane. Aty qarkullojnë vargavijë mijëra makina e autobuza. Drejt “Udhës së Kombit” deri në Kukës e Kosovë. Drejt Shkodrës e Malësisë së Madhe në Mal të Zi (Ulqin, Podgoricë, Tivar, Plavë-Guci). Drejt Dibrës dhe rrjedhës së Drinit e Vardarit deri në Shkup (Maqedoni). Nga qendra e Kamzës drejt Tiranës janë autobuzat e shpeshtë urban ndërqytetës të kompanisë “Shpresa-Al”. Edhe brenda Bashkisë të madhe të Kamzës kam pá të lëvizin autobuza të vegjël të linjave të brendshme, tashma në rrugë të asfaltuara. E, për ma tepër e ma mirë, po punohet që qyteti i Kamzës përgjatë rrugës ndërkombëtare e në tanësi të qendrave të banuara të saj të jetë e planimetruar në të ardhmen e afërt e të largët si një kuti shahu me rrugët e saj. Kamza, gjithkund, në hapësirat e saj administrative, ka plot gjallëri në udhët e veta, ndër njerëzit e saj, nga lëvizjet e njerëzve të saj. Ndaj, edhe për këto, urbanizime në ardhmëri, popullsi në rritje, me gjallërinë e njerëzve e të makinave, them se Kamza më përngjan sikur të ishte një qytet amerikan. Kamza – si bashki e madhe (sëbashku me Paskuqanin, etj.) po shkon në rreth 200 mijë banorë, tue shenue një rekord të ri: e gjashta bashki në Shqipëri për nga popullsia e saj.
Kamza, jo vetëm përngjan me shembëllim amerikan në historinë e saj të re, por bashkia e drejtuesit e saj, njerëzit e saj, duan të jenë edhe vet një shembull i lidhjeve të shumanshme me Amerikën, i mirënjohjeve ndaj Amerikës– aleati ynë strategjik e miku i madh i Shqiptarëve. Vet Kamza, për nga madhësia gjeofizike-administrative e saj, është pak ma i vogël se Manhatani i hartës amerikane të Nju Jorkut dhe një nga kryeqendrat e botës së sotme globale. Qyshce shekullin e kaluar, në vitet 1922-1933, ishte në Kodër Kamëz një shkollë amerikane-shqiptare: Instituti i njohur “Kyrias” (i Kristo Dako, Sevasti Qiriazi-Dako, Parashqevi Qiriazi) po ka sot, në shekullin tonë të ri dhe një shkollë 9-vjeçare “Hillary Clinton”. Kaherit, në Kamëz, në Valiasin e minatorëve e të demokracisë, është një rrugë me emrin e “Woodrou Wilson”– presidentit të 28-të të SHBA (1913-1921)– mik e mbrojtës i madh i Shqipërisë. Në Bashkinë e Kamzës  gjendet një tjetër rrugë me emrin e mikut të madh të shqiptarëve, Xhorxh W. Bush, që dha kontribute për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. E majta shqiptare, e frymëzuar në ide e veprimtarim nga lidershipi i PS e kryeministri socialist në ikje- Edi Rama, dhe disa rryma antishqiptarie, e sulmuan Kamzën e drejtues të saj jo vetëm mediatikisht kur Kamza– e para dhe e vetmja- ia dhanë titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kamzës Presidentit të 45-të të Amerikës, presidentit të sotëm, Donald Trump, si dhe një bulevard në qytetin e ri të Kamzës e pagëzuan me emrin “Donald Trump”.
Kamza ka gjithato shembullime amerikane. Po, në këtë Elektoriadë të Qershorit 2017, edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryesuesi i Listës së PD për Kamëz e Paskuqan, juristi, veprimtari shoqëror e politik, biznesmeni dinjitar Flamur Lutfi Hoxha është senator i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, një anglo-sakson me shpirt e ndër brezni, që në vjeshtën e vonë, nëntor 2017, do të jenë me  diplomatë e akademikë të kësaj qendre në një vizitë në Amerikë, në takime e biseda me senatorë e kongresmenë amerikanë, etj. Në këto zgjedhje, më 25 qershor 2017, deputeti i ri Flamur Lutfi Hoxha do të shënojnë fitoren ma të madhe ndër demokratët e Listës së PD, pasi Bashkia e Kamzës ka 93 mijë votues, nga të cilët mbi 60 mijë janë në Kamëz e mbi 32 mijë në Paskuqan, të cilët në historinë e re të Demokracisë kanë votuar masivisht e maksimalisht për Partinë Demokratike. Kjo fitore e thellë për PD vjen dhe nga fakti se kryeministri socialist Edi Rama në katër vite të drejtimit të tij politik e ekzekutiv, nga 123 projekte të paraqitura nga Bashkia Kamëz nuk e ka miratue asnja prej tyne për ndërtimin e zhvillimin e Kamzës së re, e cila tashma mbahet ma së forti me fondet e saj lokale, pa fonde e investime nga Qeveria e Tiranës, ndonëse ndodhet pak kilometra larg selisë së saj. Përkundrazi, Qeveria sociliste e Ramës ka përdorë mijëra masa të dhunës policiore, gjoba e padi ligjore ekstreme deri në arrestime e burgosje ndaj njerëzve të Kamzës, ka krye heqje masive nga lista e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë, ka praktikuar pengesa të gjithfarëshme për legalizimet, etj. Tashti, Kamza, nga një qendër fshatare, nga një ndërmarrje bujqësore nga një qendër e madhe e prodhimeve bujqësore e blegtorale për kryeqytetin e Tiranës,  është një nga bashkitë ma të mëdha të Shqipërisë. Kamza është e re, ka moshën tre dekadore të Demokracisë, ka frymë nga vlerat e larta të Demokracisë, ka shpirtin praktik amerikan në ndryshimet e zhvillimet e saj, ka dashurinë e madhe për Amerikën, për “planetin” Amerikë, për këtë Tempull të Demokracisë. Kamza, në ecjen, ndryshimet e zhvillimet e saj përditnore e në shumanshmëri është një shembull amerikan në tokën shqiptare, për shqiptarët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kamza, NJË SHEMBULL AMERIKAN, per shqiptaret, Ramiz Lushaj

MBËSHTETJE THIRRJES SË EDI RAMËS DREJTUAR EMIGRANTËVE

June 22, 2017 by dgreca

Në një postim televiziv, të ditëve të fundit , Edi Rama krahas të tjerave, ju bëri  një  thirrje publike interesante gjithë emigrantëve të Shqipërisë  kudo që ndodhen. Në të theksohet fort që askush të  mos lodhen duke biseduar me familjarët e tyre për zgjedhjet e 25 Qershorit të këtij viti, dhe ti bindin ata të votojnë Edi Ramën dhe PS-në  edhe për një katër vjecar tjetër , për ti mundësuar kështu atij të ketë gjithë pushtetin e nevojshëm për të realizuar” Shqipërinë që duam” (vetkuptohet që do Edi Rama).

Unë si emigrant, personalisht e pranoj  dhe e mbeshtes thirrjen e  Kryeministrit tonë të nderuar, madje  mendimet e mija nuk do t’ju a dergoj vetëm familjarëve e miqve të mi të ngushtë ( sic bën thirrje Zoti Rama), por nëpërmjet këtij shkrimi  po ju a përciellë  gjithë shqiptarëve.

Kështu të nderuar  vllezër, motra, nipa e mbesa, kushërinj, miq, shokë e dashamirë, meqënëse për katër vjecarin që kaloi Edi Rama nuk ka asnjë bilanc pozitiv për  asnjë gjë, ka treguar diletantizëm  foshnjarak në drejtimin e punëve të shtetit, ka prodhuar kontradikta cdo ditë dhe atë që thotë sot e ndryshon nesër, e megjithatë  me qënëse sic thotë vetë ai: “ndiehet  krenar për gjithcka ka bërë… vecanërisht reformat për të bërë shtet”, nëse doni një qeverisje të tillë, ju ftoj të votoni prap Edi Ramën.

Me qënëse borxhin  publik e shtoi me  një milliard euro dhe është bërë rrush e kumulla për fasada, zyra, palma, kulla (e Korcës), shkatrrimet në Durrës etj, meqenëse  premtoi  taksë progresive me objekt uljen e tyre për 90 përqind të popullatës dhe në fakt e shtoi atë, premtoi 300 mijë vende pune dhe nuk hapi asnjë, madje më shumë se 100 mijë të rinj u larguan nga vendi si rezultat i papunësise dhe keq qeverisjes ,meqenëse premtoi shëndetësi falas dhe e shkatërroi edhe  atë që ishte, premtoi  ri imbulsime dhe nuk bëri asgjë, atherë për këto balance, votojeni përsëri atë që të shkoni jo në buzë të greminës por në theqafje personale e familjare.

Duke qenë se dha me  koncesione  të pa studiuara , jo transparente dhe pa produktivitet , shumë pasuri  të  mbi e nëntokës, duke krijuar një tip piramide të re po kaq të rrezikëshme sa ato të 1997-ës , duke qenë  i pa zoti tu priste rrugën vjedhjes së bankave  dhe se krijoi me dijeninë e tij një grup oligarkësh në krye të koncesioneve, votojeni përsëri Edi Ramën për shkatërrimin e mëtutjeshëm të pasurisë kombëtare.

Në se deri  në vitin 2013 nuk pati kriminelë në Parlament, bashki e struktura drejtuese të shtetit,  në  katërvjecarin e tij  Rama e mbushi plot  me të tillë. Madje bandat u lidhën ngushtë edhe me segmente të policisë në shumë veprimtari të paligjëshme (sic është rasti i shtrirjes së  kanabizimit në të gjithë Shqipërisë ) duke i vënë një njollë të madhe vendit para gjithë botës. Në se kjo ishte normale për ju  o miqt e mi, votojeni përsëri Edi Ramën që të bashkjetoni me krimin e kriminelët në një shtet bandash , jo demokratik ,jo funksional ,jo normal si gjithë vendet e tjera .

Në se Edi Rama pati frikë të bënte zgjedhje në partinë e tij të PS-së , se mendonte se do ta mundëte Ben Blushi, ju mendoni se ai nuk ka frikë nga zgjedhjet  parlamentare në shkallë vendi? Gaboheni miq. Ai nuk e pranon dot ballafaqimin, konkurencën, konceptin e humbjes në zgjedhje, sepse e mendon atë si një gjë anormale, madje deri  katastrofë personale, prandaj  shpik thirrje për “ timona “e “ tepsi”. Ai nuk mund të pranojë ballafaqim me marrveshjet e firmosura, sepse për të besa e besueshmëria janë anakronike, kurse pabesia e paqëndrueshmëri janë  instrumenta të prakticitetit. Në se doni aktorin, hokatarin, batutaxhiun, kryeministër drejtues cirku,shoumenin, brekushe madhin e sharlatanin, ju siguroj se keni bërë zgjedhjen e duhur.

Ju njerëz të masmedjas , që Kryeministri ynë i nderuar ju ka quajtur “kazani”,( në se larg qoftë nuk ka patur në mendje plehrat); ju student që humbët një vit shkollë nga një ligj arsimor antistudentor; ju ushtarakë e pensionistë që menduat se do të keni shtesë të rrogave e pensioneve  mbi përqindjen e inflacionit vjetor; ju të rinj që menduat se do të gjenit qoftë edhe një punë të rëndomtë për të ushqyer veten dhe familjen, në se doni të jetoni në ëndërr (jashtë kohës e realitetit), votoni  Edi Ramën që të kënaqeni edhe në katër vjecarin e ardhëshëm me ëndërra në diell.

Ju te tjerët që nuk do të keni “kënaqësinë” të votoni Kryeministrin tonë të nderuar, votoni  programin e Zotit Lulzim Basha dhe ecni me kembe ne toke.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, DREJTUAR EMIGRANTËVE, MBËSHTETJE THIRRJES SË EDI RAMËS

A duhet te kete Shqiperia nje President partiak ?

June 22, 2017 by dgreca

Nga Dhimitër Dishnica/Boston/

E patë ? E dëgjuat, me zë dhe figurë njeriun e përkëdhelur të tranzicionit të stërgjatur shqiptar. Çudi ! E paparë. Njeriu i propozuar për postin e lartë të shtetit shqiptar, në pamjen e parë të krijonte bindjen e një njeriu jo normal, i cili veçse belbëzonte, betohej dhe stëbetohej, që rrihte gjoksin e ulerinte, çirej se do ti vinte nën këmbët e tij ish aleatet dhe me fuqinë e ofiqit më të lartë të propozuar do ti shtinte datën bashkëkryetarit të koalicionit bashkëqeverisës. Presion i hapët. Fshataresk. E tregoi veten, sikundër është. Hidhnak i  pakulturë, i pashijshëm, anadollak, pa asnjë reflex europiani. Edhe sikur ta kishte pickuar gjarpëri, nuk duhej të reagonte kaq ashpër, por të shtrëngonte dhëmbët. Dhimbje ta mbante për vete dhe të gjente kohe tjetër për të reaguar. Siç duket ka mangësi. Reflekset civilizuese, inteligjente i ka në nivele të ulta. Kuptohet qartë. Ato veprime,tonalitetet, trashja e zërit me siguri e ka një shkak, një arsye. Nuk besoj të shkojë aq larg sa ti shkojë ndërmënd ideja e “tradhëtisë”. Apsurde po ta mendojë një gjë të tillë, sepse askush nuk e ka prerë në besë, aq më tepër bashkëkryesuësi i aleancës qeverisëse.E ndjekim fushatën elektorale. Ka ndryshim si nata  me ditën me zgjedhjet e kaluara Aleati i tij në asnjë rast nuk e ka sharë, përkundrazi e ka vlerësuar për kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e reformave të ndërmara. Bile ,ka shkuar aq larg sa e propozoi dhe e mbështeti në zgjedhjn e tij si President. Ku është pabesia këtu? Por jo. Arsyeja është më e thellë. Me këto veprime, të padenja, ai synon ta prezantojë veten si njeri i goditur, i injoruar dhe i  prekur në sedër. Mbase mendon se qëllimisht e kanë lënë jashtë gardhit, të vetëm dhe pa fuqi. Ndoshta nuk e kishte menduar se për herë të parë në jetën e tij politike do t’I hiqnin fuqinë e të plotfuqishmit,  katalizatorit dhe rregulluësit të ballancave politike, që i humbi roli i “xholit”, duke i hequr të drejtën për tu” martuar” sërisht ( për herë të tretë)n Nuk mund të heqësh paralele midis nocionit “karakter i deformuar” dhe njeriut “baballëk”, të urtë, paqësor, me formulën e tij në gojë “me urtësi dhe dashuri” Siç duket këto fjalë magjike, të dashura për veshët e njerzve të thjeshtë, ishin të dyshimta. Ranë që në kontaktin e parë në teren.në mënyrë të turpëshme në sytë e opinionit. Nuk është e vështirë ta kuptosh. Atë e ka zënë paniku, frika e humbjes. Kjo ide e ka çoroditur, ja ka prishur qetësinë dhe i ka çekulibruar personalitetin. Në një situatë normale nuk mund të nxirrte nga goja, në formë kërcënuse”ide diktatoriale” që nuk dekretoj qeverinë e dalë nga këto zgjedhje, që “jap urdhër dhe armatos popullsinë”, që “anatemon policinë e shtetit”, që inskenon raste dhunimesh aktivistësh të forcës politike që ai drejton. Por mirë mo, tu thuash. Vetëm juve të LSI u bihen në qafë ? Sado zhurmë që të bëni  njerzit i lexojnë qartazi si insekenime provokative që synojnë prishjen e  imazhit te zgjedhjeve

Pastaj. Pse  o zotërinj paragjykoni një proçess që nuk  eshtë kryer  ende.Zgjedhjet zhvillohen më 25 qershor 2017. Organizatorët e këtij proçesi kanë marrë përsipër zhvillimin e tyre në mënyrë shëmbëllorë, monitorohen nga faktori ndërkombëtar që ato të jenë të qeta, të sigurta, pa incidente dhe të pranuara nga të gjitha grupimet politike.Vetëm ju po i paragjykoni, pregatisni skenare për ti bërë pis ato.Kjo është alibija më e lexushme, “asi” juaj nën mëngë , për ta patur si mjet justifikimi në humbjen e vëndit të parë në këto zgjedhje sikundër pretendoni dhe këmbëngulni.

Po ti kqyrësh me kujdes pretendimet e tij të veshura me petkun fodullo arrogant vetvetiu të lindin disa pyetje që kërkojnë përgjigje. Në rradhë të parë kujt ja dërgon ato,  cilin kërkon të trembë. Popullin ? A ka fuqi sa të ngrerë popullin e Lezhës, ta armatosë dhe  ta hedhë në luftë. Ç’far pretendon. Luftë civile? Si mund t’ju kundërvihesh strukturave shtetërore, legjitime  me armë. Po ato ku do ti sigurojë? Kanë armë të  fshehura  antarët dhe simpatizantet e kësaj force politike ? Me kë bashkëpunojnë . Cilët janë aleatëte tij të vërtetë. Kush i mbështet dhe i financon.

Organet kopetente nuk duhet të heshtin, të bëjnë të pa diturin, ta falin, por ta demaskojnë dhe të mbajnë qëndrim për idetë e tij diktatoriale E shumta që mund të bëjnë deputetët e këtij mandate që sapo u mbyll, që në mbledhjen e fundit kur Presidenti i zgjedhur do bëjë betimin, ta bojkotojnë ate, duke mundësuar mos arritjen e korumit të domozdoshëm për miratimin e tij. Pa deputetë, pa votim nuk ka President. Rrjedhimisht, sipas Kushtetutës, po nuk u arrit korumi i domosdoshëm, nuk ka votim të dytë, nuk ka rithirrje tjetër në seancë parlamentare. Ky sesion e humb të drejtën kushtetuse të zgjedhjes së Presidentit, i cili do t’imbetet  si atribut parlamentit të ri që do dalë nga këto zgjedhje

Duke i marrë në kompeks “idetë e tij diktatoriale” me siguri njerzve u ka lindur mendimi për ta ndëshkuar me votë fodullin e trazicionit. Së pari, për të mos e dekretuar, për ti hequr  kënaqësinë e të qënurit figura kryesore e shtetit shqiptar.Po të mos dekretohet si President do të mbetet jashtë parlamentit për faktin se ai nuk ka kandituar për deputet.Nuk do të jetë as kryetar partie, se vëndin ja ka zënë dikush tjetër Ky kombinim dhe zbatim në praktikë i neneve të kushtetutës mund ta gjejë pa asnjë funksion. Të vetmen gjë që ka të sigurtë është qënia si antar i thjeshtë i LSI.

Në këto kushte shoqëria dhe shteti shqiptar duhen të jenë  të përgatitur Duhen të mblidhen emra të rinj konkuruës.Shqipëria nuk vuan nga figura të spikatura, të mënçura, me integritet që mund ta mbajnë me dinjitet postin e lartë të njeriut garant të qetësisë, bashkimit , vllazërimit, arthmerisë e krenarisë së ligjëshme të popullit tonë. Unë për veten time e kam një mendim.Do dëshiroja që Presidenti i ri te mos vijë nga fusha e politikës. Gjithmon ai do jetë i lakuar, i përgojuar dhe i pabesushëm tërësisht. “Nofka” partiak nuk do t’ju hiqet kurrë. Po ja. Le të marrim si shëmbëll Presidentin e propozuar. A nuk është partiak fanatik ai.  E patë në fushatë. U angazhuar si kur ndonjëhere. Autoritar, i dhunshëm. Ç’far nuk artikuloi, ç’far fjalori  fyes përdori. Si mund ta besojnë njerzit që të nesërmen e zgjedhjes do heqë maskën e njeriut të egër, të tendosur të fushatës dhe do vendosë atë të “qetësisë dhe dashurisë” E pa besushme. Nuk mund të ndryshojë  njeriu sa hap dhe mbyll sytë .Gënjeshtër e madhe që nuk gëlltitet lehtë. Prandaj zotërinj deputetë. Kini shansin e madh në dorë. Mos e dekretoni presidentin partiak të propozuar. Jepini popullit një tjetër kandidaturë, një tjetër bir të denjë për këtë post të nderuar.Mos u ndruani.  Shoqëria civile ka mjaft të tillë mjafton ti perzgjithni ti ftoni dhe ti ngarkoni me përgjesinë e burrit të shtetit.Unë për veten time Presidentin e ri do ta kërkoja midis tre intelektualëve të spikatur.

Pëllumb Kulla, 2. Shpëtim Nazarko  3.Afrim Krasniqi

Nuk dua të bëj propogandë. Të gjithë i  njihni për vlerat që mbartin Të tre  e njohin mirë atë digaster. Kanë qënë pjesë e strukturave te saj. Partitë, shoqëria civile mund të propozojnë emra të tjerë dhe me siguri mënçuria popullore do godasë në shënjë që Shqipëria jonë të bëjë zgjedhjen e nevojshme të pa kontestushme dhe konsesuale.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: A duhet te kete Shqiperia nje President partiak ?, Dhimiter Dishnica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 559
  • 560
  • 561
  • 562
  • 563
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT