• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zbehja e BE-së e kthen Ballkanin nën shënjestrën e Rusisë

January 29, 2017 by dgreca

1 BashkimiEuropian

Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë.

Politologu Ramush Tahiri mendon se vonesat në proceset integruese evropiane, paraqesin rrezik për Ballkanin Perëndimor.I lënë si një terren pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani, sipas Tahirit po shihet sërish nga Rusia si mundësi për ta shtrirë ndikimin.Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe ndikimeve nga shtrirja e politikës ruse, vetëm një marrëveshje ndërkombëtare për njohjen e saj nga Serbia, do të relaksonte situatën, mendon ai.

“Çështja mes Kosovës dhe Serbisë mbeti pa e përfunduar, qoftë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit apo me një marrëveshje ndërkombëtare ku përfundimisht pranohet pavarësia e Kosovës, kështu që Serbia mbetet terren i përshtatshëm për ndikimin rus”.

“Gjithashtu, për shkak të problemeve që kanë Turqia dhe Greqia, qofshin ato tradicionale, problemeve të ujdhesave, por edhe çështjes së Qipros dhe ndarjes së saj, atëherë politika ruse gjen një terren më të përshtatshëm të ndikimit në këto vende”, thekson Tahiri.

Po ashtu, edhe nëpërmjet lidhjeve të vjetra ruse, të cilat sipas Ramush Tahirit janë riafirmuar së fundit te disa vende të Evropës Lindore apo Juglindore, po tentohet të arrihet një shtrirje e re ruse, ndonëse jo më nën firmën e real-socializmit, por nën kupolën e një politike mbrojtëse.

Rrethanat aktuale, sipas Tahirit, po tregojnë se Ballkani mund të kthehet sërish në vatër krize, nëse nuk përshpejtohen proceset euro-atlantike në njërën anë dhe nëse nuk përmbyllen çështjet e brendshme, siç është rasti me Kosovën e Maqedoninë, të cilat mbeten shtete ende jo stabile.

“Ballkani mund të përfshihet në një vatër krize nëse nuk përshpejtohet hyrja në NATO e Malit të Zi dhe të themi ashtu, të arrihet mbyllja e rrethit si dhe nëse Maqedonia dhe Kosova nuk stabilizohen, por hapen tema, çështje”, vlerëson Tahiri.

Ndërkohë, analisti Arben Qirezi thotë se Rusia po përpiqet të kthejë ndikimin e saj në disa vende të Evropës Lindore, të cilat tradicionalisht kanë qenë të lidhura me Rusinë, përkatësisht ish-Bashkimin Sovjetik.

Në Bullgari e Moldavi, thotë ai, tashmë ka lidershipe të orientuara kah Rusia. Kurse në Ballkan, Serbia mbetet aleati më i afërt i Rusisë.

Një tendencë e Rusisë për t’u përfshi në Ballkan, sipas tij, u vërejt me zgjedhjet e fundit edhe në Mal të Zi, ku autoritetet e Podgoricës patën akuzuar Moskën dhe Beogradin për përgatitjen e atentatit kundër ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

“Për shkak të problemeve të brendshme në BE, të shkaktuara edhe nga BREXIT-i por edhe nga një lodhje e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nga kriza e refugjatëve dhe konflikti në Lindjen e Mesme, BE-ja sikur e ka lënë anash rajonin e Ballkanit, vendet ballkanike, duke i lëshuar rrugën Rusisë”, konsideron Qirezi.

Roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan, sipas Arben Qirezit mund të jetë ndikuar së fundit edhe nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mendon se të gjitha këto zhvillime, mund të jenë kuptuar nga Rusia si sinjale për të vepruar në Ballkan.

“Po ashtu, edhe viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paqartësitë që kanë lindur me zgjedhjen e presidentit Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar një lloj pasigurie dhe në njëfarë mënyrë mbase i kanë dhënë sinjale Rusisë se ajo i ka duart e lira që të veprojë në rajonin e Ballkanit”, shprehet Qirezi.

Sa i përket Kosovës, njohësit e zhvillimeve politike thonë se shtrirja e ndikimit rus vjen nga Serbia, si aleate tradicionale e Rusisë, e cila shtrinë më pas politikat e saj përmes serbëve lokalë, kryesisht në veri të vendit ku popullata serbe përbën shumicën.

Sidoqoftë, orientimi politik i proklamuar i institucioneve dhe politikës zyrtare në Kosovë, është për një vend demokratik, të orientuar kah integrimet euro-atlantike dhe bota perëndimore.

Kështu që Kosova, sipas analistëve, mund të atakohet nga interesat ruse, por besohet se ka një mbështetje të fuqishme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e vendeve evropiane, që ta ndalin këtë ndikim. (Zijadin Gashi REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: ballkanin, nën shënjestrën e Rusisë

Serbi-Kosove:Tensione edhe pas takimit në Bruksel

January 28, 2017 by dgreca

3Kosove serbi

Takimi i zhvilluar në Bruksel më 24 janar, ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë politik të Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Zyrës së përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka synuar uljen e tensioneve ndërmjet dy vendeve, që u shpërfaqën javëve të fundit nëpërmjet një retorike të ashpër nga autoritetet e të dyja vendeve.Por, pavarësisht takimit të së martës në Bruksel, retorika e ashpër nga të dyja palët ka vazhduar edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje nëse dialogu i rinisur me nivel të lartë të përfaqësimit politik, do të mund t’i ulë tensionet, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimi në Bruksel, me nivelin e lartë të përfaqësimit të të dyja vendeve, nuk kishte të bënte me vlerësimin e objektivave të arritura drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për të kundërtën e kësaj.

Shkasi imediat që u takuan liderët e institucioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, ka të bëj me provokimet dhe rrezikun potencial të krijuar pas ngjarjeve të fundit, qoftë me murin në Mitrovicë të veriut, qoftë me trenin që ishte nisur për në këtë pjesë të Mitrovicës nga Beogradi.

“Realisht, duhet të konstatohet një gjendje, e cila ka të bëjë me qëllimin e kundërt karshi objektivave që janë parashtruar drejt normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pa e bërë një analizë të mirëfilltë se çfarë janë të arriturat dhe dështimi, nuk mund të ecim në drejtimin e duhur, pavarësisht se kush do të jetë në përfaqësimin eventual të ri, pavarësisht se çfarë platforme do të shtrohet eventualisht në vazhdimin e dialogut”, thekson Beqaj.

Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pas takimit të fundit në Bruksel të autoriteteve të larta të të dyja vendeve, situata do të qetësohet. Sipas tij, Bashkimi Evropian ua ka bërë të qartë të dyja palëve obligimet që kanë në raport me marrëveshjet që i kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut.

“Pres që këto tensione të bien, para së gjithash për shkak se në mënyrë shumë të qartë u është bërë me dije Beogradit dhe Prishtinës, se duhet t’i vazhdojnë bisedimet dhe t’i zgjidhin problemet përmes bisedimeve, si dhe që duhet të dërgojnë porosi të tilla që nuk i ngritin tensionet. Unë jam gati se i bindur se e gjithë kjo do të zgjidhet, por se sa kjo do të bëhet shpejt, kjo është çështje e veçantë. Por, mendoj që në qoftë se janë afatizuar zgjidhjet e disa problemeve, atëherë ato probleme duhet të zgjidhen brenda afateve”, thotë Nojkiq.

Në anën tjetër, pas vazhdimit të retorikës së ashpër edhe pas takimit të fundit në Bruksel, zyra e Mogherinit ka reaguar duke kritikuar pjesëmarrësit e takimit se kanë dhënë deklarata publike për zhvillimet në takim, pavarësisht pajtimit që të mos e bëjnë këtë.

Profesor Beqaj thotë se mungesa e transparencës lidhur me zhvillimet në takimet në Bruksel, përfshirë edhe takimin e fundit, e bëjnë procesin e dialogut të përcillet me situata kundërthënëse. Sipas tij, vetë zyra e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur në takim.

“Mogherini nuk ka qenë e interesuar të bëhet transparent takimi i dy liderëve, ndonëse ky nuk ka qenë takim i shefave të shërbimeve sekrete. Pra, në vend se të korrigjohet si gabim që ka të bëjë me anën publike, kjo ka qenë çështje interne. Së dyti, a ka qenë e pakënaqur zyra, përkatësisht Mogherini, për shkak të deklaratave, të cilat janë dhënë në s’përputhje me atë çfarë janë biseduar temat në bisedat interne apo ndoshta për shkak se kanë thënë të pavërtetat publike? Pra, këto çështje e komplikojnë shumë situatën, në vend se ta thjeshtësojnë dhe ta qartësojnë atë”, vlerëson ai.

Sido që të jetë, Nojkiq vlerëson se retorika e ashpër duhet të ndërpritet, pavarësisht që sipas tij, ajo më tepër shërben, siç thotë ai, për konsum të brendshëm.

“Një situatë e tillë mund të nxisë pasoja të padëshirueshme, por unë mendoj që e gjithë kjo, para së gjithash ishte vetëm një retorikë dhe tërheqje e vëmendjes. Mendoj se kjo është një fushatë parazgjedhore, e cila ishte e drejtuar edhe nga ana e Prishtinës, por edhe nga ana e Beogradit”, thekson Nojkiq.

Ai shprehmendimin se edhe çështja e murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, për të cilin autoritetet e Kosovës kanë thënë se do ta shembin, nuk do të jetë shkas për dështim të dialogut, ndonëse sipas tij, ndërtimi i murit është veprim i gabuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Sipas tij, këtë problem tashmë e kanë vënë në dukje përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata do ta imponojnë edhe zgjidhjen.(Kortezi-Bekim Bislimi)

 

Filed Under: Analiza

“KIRUG” I RUGOVES, KUNDËR QEVERISË PËR KOMISIONIN E MATJES SË SIPËRFAQES

January 28, 2017 by dgreca

KLUBI  I INTELEKTUALËVE   RUGOVAS”KIRUG”-PROKLAMATE/

1 Kirurgu

Kryesia   e Klubit të Intelektualëve Rugovas “ KIRUG”, në takimin e punës të mbajtur në Prishtinë në datën 23  janar 2017, filluar nga ora 13:00, në përbërje  nga Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri,  Prof dr Shemsedin Dreshaj,Prof dr Hysen Lajqi, Prof dr Jeton Kelmendi , Prof dr Azem Lajqi, pas  diskutimit, njëzerit miratoi këtë:

PROKLAMATË

Klubi   i Intelektualëve Rugovas ( KIRUG), e  mbështet fuqishëm  dhe e vlerëson të drejtë, konsistent dhe konsekuent   qendrimin    parimor  të Forumit të  Intelektualëve Rugovas ( FIR) tok me përfaqësuesë të subjekteve politike   dhe  të  qytetarëve të Rekës,  Rugovës dhe Pogurit ,të  miratuar  në takimin e datës 22 janar 2017, të mbajtur në Pejë  , me të cilin, është refuzuar me indinjatë marrja  pjesë  edhe e  përfaqësuesve të  qytetarëve të Rekës, Rugovës dhe Pogurit në Komisionin Qeveritar  për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës!

FIR-i , edhe sipas   vlerësimit të KIRUG-ut ,  ka konkluduar drejtë se temë aktuale dhe akute kontestuese është  via kufitare ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi,  por, jo edhe  matja   e sipërfaqes së vendit tonë , ndryshe, e planifikuar për të lehtësuar   procesin e ratifikimit të Marrëveshjes  për Demarkacionin e  Kufirit  të Kosovës dhe Malit të Zi,

  • matja e territorit të vendit , nuk do të duhej as nuk do të mund të bëhej   drejtë as realisht  para se të   demarkohej kufiri  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  në  përputhje me delimitacionin   e të njëjtit nga  viti 1945 , sipas të cilit, linja kufitare , nga atëherë ( Acqiured Right)  ka konsistuar  nga Qafa e Çakorrit – Mokrat- Hajla- Kulla !,çfarë do rezultati nga matja e tashme e  sipërfaqes së Kosovës , kurrsesi  nuk do të mund të shërbente si pretekst justifikues për  ratifikimin e  Marrëveshjes për  Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez ,  paradoksalisht të sponsoruar fuqishëm nga Qeveria e Kosovës , me të cilën, propozohet  devijim negativ  dhe i dëmshëm  i vijes kufitare të  fituar historikisht (Acquired Right) e të njohur me  dokumentet kushtetutare ligjore   dhe zyrtare të Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, YU II si dhe me dokumente  juridike ndërkombëtare!,
  • Qeveria e Kosovës ,duke e  shpërfillur  kufirin kosovar – malazez   historik  , sipas së drejtës së fituar  , të  delimituar e të  sanksionuar nga viti 1945 në linjen Qafë e Çakorrit –  Mokra- Hajle- Kullë, deri tani asnjëherë të  modifikuar në procedurë legale, nga shkaqe që vetëm ajo  mund t’i  dijë ( sic) ,  gjithnjë, makijavelisht dhe  paskrupulla shtetërore, synon  të ratifikojë  Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez  edhe pse është në dëmin e integritetit territorial të vendit për hiq më pak se 82 km2  ndaj ,
  • kundershtohet fuqishëm dhe  me indinjatë,  matja  aktuale e territorit të  Kosovës para fiksimit  përfundimtar dhe  të drejtë të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bazuar (jo vetëm në të dhënat kadastrale sekondare e suplementare ) në faktorët gjeografikë, ekonomikë, historikë, etnikë , në dokumentet zyrtare të Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë dhe  YU II si dhe në aktet ndërkombëtare me të cilat  kufinjët administrativë ndërmjet njësife federative të YU II, janë pranuar për    linja kufitare ndërshtetërore pra edhe kufiri i  Kosovës dhe Malit të ZI  në linjën Qafë e Çakorrit – Mokra – Hajlë – Kullë!

Aktualisht ,Qeveria e Kosovës , në këto ditë , ka formuar Komisionin Qeveritar për Matjen e Sipërfaqes së Kosovës ,në  të cilin do të emëroheshin  edhe përfaqësues të zonave kufitare kosovare – malazeze të Rekës, Rugovës dhe Pogurit! Pikërisht ,Qeveria   e Kosovës, edhe në  këtë mënyrë, paradoksalisht ,orvatet për të krijuar pretekste inkonsistente  për ratifikimin  imediat të  Marrëveshjes për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, edhe pse, e njëjta  është  tërësisht  e gabuar dhe  e dëmshme për integritetin territorial të   vendit tonë, për hiq më pak se, 82 km 2!

Ndryshe, çështja   kontestuese ndërmjet  Qeverisë së Kosovës ,në një anë dhe, opozitës parlamentare, sëpakut 210 000 qytetartëve peticionistë kundërshtues të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , të shumë intelektualëve kundershtarë të   demarkacionit   në  fjalë ,të  manifestuar   nëpërmjet një numrit evident të  eseve, analizave kritike , artikujve  profesionalë , studimeve shkencore dhe , sëpakut ,dy librave të recensionuara e të publikuara  si dhe të  disa   tubimeve gjithëpopullore protestuese, në anën tjetër, nuk i referohet sipërfaqes së vendit, por , linjës kufitare   deviante , të gabuar, të dëmshme e të bazuar vetëm në  të dhëna sekondare , suplementare kadastrale problematike të propozuar nga Komisioni Shtetëror i  Kosovës për Demarkacionin  e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, të  cilen , iracionalisht dhe  paradoksalisht e  mbështet Qeveria e Kosovës!

Komisioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Demarkacionin e Kufirit të Kosëvës me Malin e Zi , gjatë  negociatave me  Komisionin për Demarkacionin e Malit të ZI, ka  bërë dështime qenësore në  disfavorin  e integritetit territorial të   Republikës së Kosovës , nga se,   një ,në vend të  negocimit bilateral kosovar – malazez  të mbeshtetur në  valorizimin  e  faktorëve  primarë    natyrorë (të determinuar nga  konfiguracioni   i  terrenit  ,siç janë   majat,  kreshtat, qafat,  ujëndarjet e ujërëniet, vargmalet ), gjeografikë,   gjeostrategjikë, historikë,  etnikë të balansuar,   ekonomikë, pronësorë , ka praktikuar vetëm kadastrin ( sic) ,ndryshe,  komponentën e karakterit sekondar, subsidiar  si dhe, dy , në vend të  demarkacionit  kufitar kosovar- malazez sipas  delimitacionit të bërë në shkurtin e vitit 1945, të pandryshuar asnjëherë , Komisioni  Shtetëror për Demarkacionin e Kufirit Kosovar – Malazez,  jashtë mandatit të caktuar nga Kuvendi, ka aplikuar  ridelimitacion madje  të  gabuar, të  emërtuar “demarkacion” e ,për të qenë edhe më keq, panevojshem e me asgjë të justifikuar  të dëmshëm për integritetin territorial të  vendit tonë  ( Sikundër dihet e me asgjë nuk  mohohet,  Komisioni për Demarkacionin ishte i autorizuar  për   ridelimitacion kufitar   kosovar- malazez, por, përkundrazi , nga Kuvendi i RK-së, ishte i mandatuar  qe , në bazë delimitacionit  egzistues nga  viti 1945 ,   të  aplikojë  demarkacionin nëpërmjet rektifikacioneve të balansuara  në terren!

Seandejmi , KIRUG-u   kërkon nga Qeveria e Kosovës që ,  në vend të aplikimit të matjes “sa për matje”  të  sipërfaqes së Kosovës  para fiksimit  përfundimtar e të drejtë të kufinjëve shtetëror  ,  të ndryshojë  qendrimin e deritashëm për ratifikimin e pakusht të Marrëveshjes për Demarkacionin, ashtu që , vendoshmërisht  të   angazhohet për  demarkacionin  kufitar të vendit tonë konform me delimitacionin e  kufinjëve administrativë të njësive federative të   ex YU II ( 1945- 92)   përkatësisht të   kufirit të Kosovës dhe Malit të   Zi ( Qafë e Çakorrit –  Mokra – Hajle – Kullë)  ,i cili  nga viti 1945 nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe si i tillë  është i  konfirmuar  me dokumente kushtetutare të  YU II, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi si dhe me akte relevante   politike dhe  juridike ndërkombëtare!

KIRUG-u edhe në këtë rast  prononcohet për  demarkacion ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi por  të bazuar në delimitacionin e vitit 1945 ( të cilin, koincidentalisht, kryesisht , e kanë   disajnuar vetë malazezët  në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin,  Svetozar Vukmanoviq Tempo-n …), i cili, si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të   Kosovës ,Malit të Zi, Sërbisë, YU II si dhe në  në tekstet dhe publikimet  shkollore, universitare dhe  shkencore , në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si dhe të shteteve tjera.

Ndryshe,  KIRG-u , për shtetin Mali Zi , edhe  këtu shprehë mirënjohje  për pranimin e vendit tonë për shtet të pavaruar e  sovran   dhe , është i  përcaktuar   fuqishëm për  krijim dhe kultivim të marrëdhënieve fqinjësore të mira e të qendrueshme ndërmjet tij dhe vendit tonë!

KIRG-u , nga shkaqe politike e pragmatike , duke e abstraktuar dimensionin e faktorin historik   para vitit 1945,   angazhohet dhe thekson se :

  • kufiri Kosovar – Malazez duhet të demarkohet dhe të sanksionohet konform me delimitacionin e të njëjtit në vitin 1945 ,në linjen  Qafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë – Kullë,kufiri i tillë do të mbetej i pakontestuar dhe si i tillë i qendrueshëm dhe do të krijonte parakushte të volitshme për  kultivim të raporteve  shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, shkencore reciproke të  dobishme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe se matja eventuale e sipërfaqes para  fiksimit të drejtë dhe përfundimtar të kufirit , në këtë rast, ndërmjet  Kosovës dhe malit të Zi, do t’ishte iracionale, e panevosjme dhe e dëmshme për aq sa do të  shfrytëzohej  si pretekst  lehtësues pro ratifikimit të  demarkacionit të versionit qeveritar të dëmshëm për  integritetin territorial të vendit tonë!

 

Kryetari i KIRUG-ut                                      SEKRETARI I KIRUG-ut

 

Prof dr Riza SMAKA                                        Prof dr Jeton KELEMENDI

Filed Under: Analiza Tagged With: KIRURG, Kudner Komisionit, per matjen e siperfaes, se Kosoves

DIBËR- BASTORET PLOT, XHEPAT BOSH

January 27, 2017 by dgreca

ANOMALI TË SHUMTA SOCIALE NË DIBËR/1 Vjollca SadikuNGA VJOLLCA SADIKU/Dibër, Janar  2017– Në Dibër tani më një kohë të gjatë ka një dukuri sociale e cila nga dita në dit mer përmasa të mëdha , dhe le pasoja të mëdha . Bastoret të cilët gjenden në një numër të theksuar nëse meret parasisht  numri i banorëve, janë përplot me të rrinj, edhe atë shum herë edhe me femijë të mitur.  Pjesa dërmuese e  e të rrinjve të cilët janë vizitor të rreegullt  të bastorëve u takonë  familjeve me probleme sociale. Të dhënat jooficiale të cilët mund të ndëgjohen nëpër bastoret të Dibres thone se  gjatë një jave në bastoret  inkasohen reth 5o mij euro . Janë këta të dhëna jooficijale, por ata flasim për një bixhoslëk të pastër nga i cili pësojnë qytetaret të rrinj , dhe normalisht familjet e tyre.

Antare të familjeve socijale pothuajse mund ti gjesh këtu  çdo ditë A.V ka 23 vjet dhe tjhot se luan bast me pak para .,, Luaj nga 5o denarë, me shpresë që të fitoj. Ka ndodhur që kam fituar disa her, por pranjo se kam lanë më shum para se sa kam fituar,, thot ai. Poashtu po të njejtën gjë e thonë edhe shumë të tjerë. ,,Luajmë me shpresë që të fitojmë por nuk kan shkon,,shton një 4o vjeçar i cili shton se shpresa vdes e fundit.

E derisa një përqindje e madhe e atyre që janë vizitor të rreegullt u takojnë familjeve me probleme sociale, ka edhe të tillë të cilët thonë se kanë një standard të mirë  i cili u mnudëson që të  vijnë në bastore dhe të bëjnë bast.  Ata për shkaqe të njohura nuk duan që emri i tyre të bëhet publik por thonë se  ndjejnë një kënaqsi por edhe mvarsi  prandaj janë  vizitor të rregullt nëpër bastoret të Dibrës. Kur jemi tek grupmoshat të cilët mund ti gjesh nëpër bastore , ata janë nga 15 e deri më 7o vjet. Poër pjesa më e madhe  u takon moshave 2o deri më 4o vjeç.  Puntoret social  thonë se dukuria e luajtjes bast apo viyita e saloneve te fatit eshte me pasoja teje negative për  personat por edhe për familjet . Sipas tyre vërehet një rritje i numrit të atyre që  vizitojnë bastoret por edhe që  vizitojnë salonet e lojrave të fatit.

Bostoret e Dibërs kanë vizitor të shumët edhe nga komunat Qender Zhupë dhe Mavtovë- Rostush . Mbi 2o përqind të atyre që bëjnë bast mbrenda një dite janë nga Zhupa dhe Reka thonë njohësit të mirë të punës nëpër bastoret e Dibrës. Sa u takon atyre , pjesa më e madhe janë nga familjet që kanë  gurbetqarë . ,,Ata janë të rregullt në bastoret të Dibrës,, thonë disa bashkëbisedues tanë të cilët i tajkonjmë në nj kafiteri të njohur të qytetit e cila është në afërsi të një bastore .

Pothuajse trefishohet numri i atyre që bëjnë bast në bastoret të Dibrës kurë në vendlindje arijnë gurbetqarët. Ka shumë gurbetqarë por edhe mergimtare dibran që vijnë nga Amerika në pushime në vendlindje , dhe lanë para të mëdha nëpër bastoret por edhe në salonet të tjera të lojrave të fatit . Janë përsona të cilët siduket edhe atje ku punojnë dhe jetojnë vizitojnë salonët të lojrave të fatit  dhe bastoret . Flitet se ka persona të cilërt vijnë nga gurbeti dhe lanë sasi të trasha të parave pikërisht duka luajtur pa ndërpre nëpër salonot e fatit apo bastoret.Duhet theksuar eedhe faktin se ka një numër i theksuar edhe i shteatve nga Shqipërija të cilët vizitojnë bastoret. Ai numër tani më është në rrijte , dhe bëhet fjalë krzesisht për perosna të rrinj . Dukuria në fjalë është shqetsuese dhe ka dibranë të cilët kërkojnë dislokimin e bastoreve dhe salonave të lojrave te fatit në peri te Dibrës.

Filed Under: Analiza Tagged With: ASTORET PLOT, Diber, Vjollca Sadiku, XHEPAT BOSH

Safe Zones in Syria

January 27, 2017 by dgreca

1 siria

By David L Philips/President Donald J. Trump said he will “absolutely do safe zones in Syria.” Establishing safe zones is a consequential decision. Benefits and risks must be carefully considered.The devil is in the details. Where will safe zones be established? How will safe zones be enforced? Which local fighters can the US rely on?

Safe zones are viable in Syria’s south, along its border with Jordan, and in the north on Syria’s border with Turkey.

The Southern Front, a coalition of CIA-vetted Syrian rebel groups, controls the desert region adjoining Jordan. The Southern Front is supported by Jordan, Saudi Arabia, the United Arab Emirates, and Israel. It represents a bulwark against Iranian influence and Iranian backed armed groups such as the Islamic Revolutionary Guard Corps and Hezbollah.

Syrian Democratic Forces (SDF), would secure the northern safe zone. The SDF includes 40,000 Kurdish fighters comprising Peoples Protection Units (YPG). The provinces of Jazeera, Kobani and Afrin encompass the northern zone. There is precedent for cooperation with the SDF. The US is supporting SDF fighters in the battle to retake Raqqa, the ISIS capital.

Safe zones will require the US to expand its deployment of Special Forces. The US would also have to provide a more sophisticated arsenal to the Southern Front and SDF.

In addition, safe zones will require air power. De-conflicting with Russian warplanes will be critical.

Safe zones could yield substantial benefits.

Safe zones will shrink the territory controlled by ISIS. They will be a launch point for rebel groups fighting ISIS. Safe zones will also help mitigate the humanitarian crisis, serving as a sanctuary for displaced Syrians.

There are also costs.

Establishing safe zones will require significant military assets. US troops will be in harm’s way. Enforcing safe zones also risks putting the US on a slippery slope to further involvement in Syria’s civil war.

The northern safe zone risks a further falling out with Turkey, which has staked out its own zone of influence in Jarablus. Turkey adamantly opposes US cooperation with the YPG, which it sees as an extension of the Kurdistan Workers’ Party (PKK). A safe zone along Turkey’s border will be viewed as a nascent Kurdish state, protected by the US the same way that the US protected the Kurdistan Region of Iraq.

In response, Turkey could deny US access to Incirlik air force base. Then Pentagon planners would be compelled to ramp up operations from Jordan, Cyprus, and Iraqi Kurdistan.

Tense US-Turkish relations are exacerbated by Trump’s rhetoric about radical Islamic terror, listing the Muslim Brotherhood as a foreign terrorist organization, and restrictions on immigration of Muslims. Not only was Turkey the primary supporter of ISIS, it has become increasingly Islamist and anti-Western.

Military action will not occur in a vacuum. Safe zones will go hand in hand with US diplomatic engagement.

Russia and Turkey have sought to exclude the US from talks aimed at ending Syria’s civil war. The rancorous collapse of last week’s “peace conference” in Astana, backed by Russia and Turkey, showed the limits to Russian-Turkish diplomacy and the indispensable role of the US in mediating and enforcing a peace agreement.

Trump must carefully consider both the benefits and risks of safe zones. Safe zones will require a sustained military and diplomatic commitment. Shooting from the hip is no way to go to war.

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a senior adviser and foreign affairs expert to the US State Department during the administrations of Presidents Clinton, Bush, and Obama.(Huffington Post)

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Philips, Safe Zones in Syria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 595
  • 596
  • 597
  • 598
  • 599
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT