• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zbehja e BE-së e kthen Ballkanin nën shënjestrën e Rusisë

January 29, 2017 by dgreca

1 BashkimiEuropian

Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë.

Politologu Ramush Tahiri mendon se vonesat në proceset integruese evropiane, paraqesin rrezik për Ballkanin Perëndimor.I lënë si një terren pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani, sipas Tahirit po shihet sërish nga Rusia si mundësi për ta shtrirë ndikimin.Ndërkaq, sa i përket Kosovës dhe ndikimeve nga shtrirja e politikës ruse, vetëm një marrëveshje ndërkombëtare për njohjen e saj nga Serbia, do të relaksonte situatën, mendon ai.

“Çështja mes Kosovës dhe Serbisë mbeti pa e përfunduar, qoftë me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit apo me një marrëveshje ndërkombëtare ku përfundimisht pranohet pavarësia e Kosovës, kështu që Serbia mbetet terren i përshtatshëm për ndikimin rus”.

“Gjithashtu, për shkak të problemeve që kanë Turqia dhe Greqia, qofshin ato tradicionale, problemeve të ujdhesave, por edhe çështjes së Qipros dhe ndarjes së saj, atëherë politika ruse gjen një terren më të përshtatshëm të ndikimit në këto vende”, thekson Tahiri.

Po ashtu, edhe nëpërmjet lidhjeve të vjetra ruse, të cilat sipas Ramush Tahirit janë riafirmuar së fundit te disa vende të Evropës Lindore apo Juglindore, po tentohet të arrihet një shtrirje e re ruse, ndonëse jo më nën firmën e real-socializmit, por nën kupolën e një politike mbrojtëse.

Rrethanat aktuale, sipas Tahirit, po tregojnë se Ballkani mund të kthehet sërish në vatër krize, nëse nuk përshpejtohen proceset euro-atlantike në njërën anë dhe nëse nuk përmbyllen çështjet e brendshme, siç është rasti me Kosovën e Maqedoninë, të cilat mbeten shtete ende jo stabile.

“Ballkani mund të përfshihet në një vatër krize nëse nuk përshpejtohet hyrja në NATO e Malit të Zi dhe të themi ashtu, të arrihet mbyllja e rrethit si dhe nëse Maqedonia dhe Kosova nuk stabilizohen, por hapen tema, çështje”, vlerëson Tahiri.

Ndërkohë, analisti Arben Qirezi thotë se Rusia po përpiqet të kthejë ndikimin e saj në disa vende të Evropës Lindore, të cilat tradicionalisht kanë qenë të lidhura me Rusinë, përkatësisht ish-Bashkimin Sovjetik.

Në Bullgari e Moldavi, thotë ai, tashmë ka lidershipe të orientuara kah Rusia. Kurse në Ballkan, Serbia mbetet aleati më i afërt i Rusisë.

Një tendencë e Rusisë për t’u përfshi në Ballkan, sipas tij, u vërejt me zgjedhjet e fundit edhe në Mal të Zi, ku autoritetet e Podgoricës patën akuzuar Moskën dhe Beogradin për përgatitjen e atentatit kundër ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

“Për shkak të problemeve të brendshme në BE, të shkaktuara edhe nga BREXIT-i por edhe nga një lodhje e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe nga kriza e refugjatëve dhe konflikti në Lindjen e Mesme, BE-ja sikur e ka lënë anash rajonin e Ballkanit, vendet ballkanike, duke i lëshuar rrugën Rusisë”, konsideron Qirezi.

Roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan, sipas Arben Qirezit mund të jetë ndikuar së fundit edhe nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai mendon se të gjitha këto zhvillime, mund të jenë kuptuar nga Rusia si sinjale për të vepruar në Ballkan.

“Po ashtu, edhe viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe paqartësitë që kanë lindur me zgjedhjen e presidentit Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, kanë shkaktuar një lloj pasigurie dhe në njëfarë mënyrë mbase i kanë dhënë sinjale Rusisë se ajo i ka duart e lira që të veprojë në rajonin e Ballkanit”, shprehet Qirezi.

Sa i përket Kosovës, njohësit e zhvillimeve politike thonë se shtrirja e ndikimit rus vjen nga Serbia, si aleate tradicionale e Rusisë, e cila shtrinë më pas politikat e saj përmes serbëve lokalë, kryesisht në veri të vendit ku popullata serbe përbën shumicën.

Sidoqoftë, orientimi politik i proklamuar i institucioneve dhe politikës zyrtare në Kosovë, është për një vend demokratik, të orientuar kah integrimet euro-atlantike dhe bota perëndimore.

Kështu që Kosova, sipas analistëve, mund të atakohet nga interesat ruse, por besohet se ka një mbështetje të fuqishme nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e vendeve evropiane, që ta ndalin këtë ndikim. (Zijadin Gashi REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: ballkanin, nën shënjestrën e Rusisë

Artikujt e fundit

  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!
  • DIELLI ME SHQIPTARËT  NË AUSTRALI, GRUPI FOLKLORIK “NANË TEREZA”, TRASHËGIMI KULTURORE SHQIPTARE NË ADELAIDE TË AUSTRALISË
  • MË 21 SHTATOR 2023, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Fotoreportazh nga promovimi i tre librave (ribotim) të PhD.Dashnim HEBIBI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT