• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE

January 20, 2017 by dgreca

1 Ismail Gashi-Sllovia…Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komunizmit sllav, me një lëvizje prej akrobatit politik, u shëndrruan në patriot e demokrat shqiptar, të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë faliten e mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës. /

*Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008./

Refleksione politike nga Ismail Gashi-SLLOVIA/

Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh të niveleve e mjediseve të ndryshme në Kosovë, në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, ku gjatë ishin zëri, ishin mendimi, ishin kërbaqi, ishin syri e veshi i atij sistemi komunist, Praktikisht të tillë I shërbyen besnikrisht sundueve komunist sllave, vetëm për të keqën shqiptare dhe për ndjekjen e gjitha vlerave materile e shpirterore të identitetit e perkatsisë etinke shqiptare, por asnjëherë, e për asnjë arsye e çështje dhe për të tjerët-joshqiptarët. Këto kuadro u ndërtuan, u formuan dhe u përgatitën që nga pas Luftës Necional Çlirimitare, ku shqiptarët, jonatyrshëm ishin në bashkëluftim me okupuesit e deri atëhershëm, të cilë shqipëtarëve ju kishin mbush mandjen, se pasluftës larine do ta gëzojnë të barabart me gjithë popujt të tjerë. Këto ishte rrjedha nga premtimet pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan  bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi  ishin bimë të liga e pjellës së  keqe dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditen kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e me shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike, shpirtërore e materiale të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari delirant e një trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare. Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte shkaktuar  dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë bashk me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe pse jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës, do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar, po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues, ju bashkuan LNÇ, si në Kosovë edhe në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. e Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarët në Qameri. Ne këtu do prekim  vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përseri në përbërje të okupuesit historik, në shtetin politik komunist Jugosllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si  Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara, ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan, se pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova dhe vise tjera shqiptare mbeten, prap nën sundim sllavë. Shqiptarët, tani u kategorizuan për kombësi qellimisht që me kushtetutë të ish-Jugosllavise, nuk mund te kerkojne vetëvendosje, ndarje e shtet ne vedi, Nuk u kategorizuan ne Komb, qe kushtetutshmerisht I taklun shtetësimi. Andaj shqiptarët, per të mbetur kombësi, në Jugosllavinë komuniste i coptuan në 4 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nacionaliste sërbe. Kosovës në sistemin komunist ju dha status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë pa të drejtë vetëvendosjeje. Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan temrrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, ky sisitem komunist shkollën shqipe e hapi, edhe pse fashizmi priu për të drejtën e mësimit shqip, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare, por vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas 24 Projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Grashaninit, e projeti i të “famshmit”  Qubrilloviq, të cilin titoja e rizbatoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelist për letërsi, ku planifikohej pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, Po mos të ishin, kohërat, peronalitet dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme historike, e atdhetarë të dalluar të vëprimtarisë ilegale shqiptare, në këto rrethana të rënda okupimi, si Kadri Halimi, Ali Aliu, Patriku e frymëzuesi i atdhetarisë Adem Demaçi, unifikuesi e Haroi Metush Krasniqi, Osman Dumoshi, e qindra e mija veprimtarë të ilegalës shqiptare, dhuna slave me veçntinë karakteristike të veprimit antikombëtar të kuadrove shqiptare në sherbim të saj, edhe kjo hapësirë shqiptare do të fanitej, si dikur Jabllanica e Kosanica, apo më vonë Qameria. Këto kuadro shqiptare, jo se nuk sakrifikuan asgjë për popullin e vet, por me verpimet e tyre e damtuan dhe dëshmonin edhe urrejtje ndaj vlerave pozitive dhe traditës së lavdishme historik Kështu, dhuna sllave vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale, Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës gjenocidale dhe nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritet vetëdija kombëtare në nivelin e masës rinore studentore e intelektuale. Më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë  edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën  dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate shqiptare, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës dhe e drejta për vetëvendosje, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranëverës së Madhe Kosovare të 1981. të cilat sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar, Këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë. Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.

Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politik e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve e përpjekjeve sakrifikuese dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin atëherë dhe faliten edhe sot, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijt më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim”, mbetja në robrinë komuniste sërbe, sipas disa intelektualëve, është “meritë” e komunsitëve titist, Fadil Hoxha, të cilit edhe sot, për “kontributin që ka dhënë në të mirën e Kosovës”, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu e Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Veli Deva, Mehmet Maliqi e Xhevdet Hamzës, dhe pasardhësve të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, i  cili, ato vite me injorancë delirante ndërroi identitetin kombëtar, andej, tash nuk e ka vështirë të ndërron përcaktimin politik,  Por, të tillë ishin edhe shumë kuadro politike e shtetërore të sistemuara në gjithë përbërjen e në gjitha verpimtaritë nivelet e mjediset e Kosovës. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në strukturuara në nivele komunale të Kosovës. Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuan, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin, e të dalin në mbrojtje të  shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdorimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë strukturë e nivel politik, këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjuqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968, Përkundrazi qortuan dhe me  fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar”që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlefshëm dhe lozen rol e kryen detyra të mëdha kombëtare, si ishin të ditur siç dalin edhe sot,  shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë,“paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, më shumë se një dekade lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist  krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët. Keta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, sepse askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktuan për më shumë se pesë dekada popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“ e shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës nuk ju dëgjua zëri, së paku, se ishit aty, ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull.

Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjigje. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk fal askënd nga mallkimi, Por, as edhe nga ndëshkimi.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ismail Gashi-Sllovia, ME DALLDISJE NUK FSHIHET, SHËMTIA POLITIKE

Vështrim- Ngjyrimet politike të ultranacionalizmit serb

January 19, 2017 by dgreca

Thirrjet e reja me militantizëm  të vjetër serb për  luftë janë të rrezikshme,  kur të gjithë njerëzit  e mirë të kësaj bote  lutën  çdo ditë  për paqën  e përgjithshme … /

Nga Skënder MULLIQI/ Kriza globale ekonomike dhe kriza globale  politike ka ngjallur sërish  qarqet ultranacionaliste  serbo –ruse në rajon . Nga mendja e shëndosh kan huqur ose veq kan qenë të tillë , Aleksander Vuqiqi, Nikoliqi dhe Vulini ,akter këta të viteve të 90-ta kur edhe filluan luftërat  në ish –Ju gosllavi.Kjo duket së është një lojë e tyre nga e kaluara e hidhur kur Serbia millosheviqiane ishte protagoniste e shpërbërjës më dhunë t ë ish-Jugosllavisë. Aeroplanët  dhe dhe tankset  ruse të cilat erdhën në Se rbi   dhe politika ekspansioniste e Putinit në anën tjetër janë  indikatorët shtesë që Serbia të rebelohet  karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. Deklaratat e Nikoliqit pas kthimit të turpshem të trenit  mbrapa , së vendi i tij do të ndërhyn  ushtarakisht për të mbrojtur  minoritetin serbe në veri janë  grishje për luftë . Kjo radhitje e re e ultranacinalizmit serb ka ngjyrime të ndryshme . Serbia rregullisht është shteti i cili po e prishë qetësinë në rajon .Ky shtet  po mbahet gjalllë në saje të prodhimit të krizave në planin e jashtëm  së gjendjën  ekonomike dhe sociale e  ka buzë shpërthimit. Gara serbe së cili është më “patriot” së trjetri kurrë nuk ka pushuar . Këtë garë atë e bëjnë më së shumti kur bëhët fjalë për Kosovën .Zërat e shfaqura kundër   politikës shoveniste  serbomadhe po   shpallën  armiqë  trë Serbisë. Gjithnjë e më shumë po  ka  zëra të intelektualëve serbë së pavarësia e Kosovës është realitet, dhe kësaj nuk ka askush mundësi më i  ikur. Serbia gjithmonë në krye të shtetit dhe në krye të Kishës Ortodokse Serbe   pati  njerëzit  të cilët janë armiqë të shqiptarëve .Retorika nacionaliste e kreut të Kishës Ortodokse  Serbe karshi  Kosovës nuk u ndalë kurrë deri më sot. Klerikët më të lartë të Sinodit  të Shenjtë  janë bashkëfajtorët  e vrasjëve masive dhe  shkatërrimeve  të pronave  në Bosnje dhe në Kosovë . Kryepshkopët Pavle dhe Irineji nuk pushuan kurrë kundër shqiptarëve në tokën e vet. Çdo herë kur ata e vizituan Kosovën-Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deqanit  lëshuan kushtrime për luftë kundër shqiptarëve . Deklaratat e tyre  nuk kishin asnjë lidhje më predikimin fetarë  për qka ata janë edhe  të thirrur . Të tillë ishin edhe përfaqësuesit më të lartë politikë si Koshtunica , Tadiq …, Këta të dy ishin dhe kan mbetur më të zeshmit për ndarjën e Kosovës,  përkunder qentikëve të   Sheshelit  të cilët në programin e tyre poltikë kan pushtimin ushtarak të Kosovës .Retorika dhe veprimet ultranacinaliste të sinkronizuara  të serbëve bashkë më kishën  po  i minojnë  bisedimet tashmë të pakuptimta   më palën shqiptare  . Kjo elitë politike serbe po e shtynë vendin e vet në konfikt më  disa shtete në rajon –Kroacinë …Beogradi zyrtar  kurrë nuk ka qenë për dialogë të barabartë më Prishtinën zyrtare . Dialogun gjithmonë e shfrytëzuar për të përfituar në kohë dhe për të përfituar edhe  të mira materjale nga BE-ja .Të yshtur  nga rusët  , pasardhësit e qetnikizmit po dëshirojnë që  më çdo kusht të krijojnë situata të konflikteve duke kërcenaur edhe ushtarakisht Kosovën . Me trenin serbë dështen ta mbushin  më  sruktura të reja paramilitare  ruso- serbe verin e Kosovës.Po përdorin skenarë  të njejtë sikurse krimineli, Miliosheviq më paramiltarët e  Arkanit , Sheshelit, Draganit … dhe bandave të tjera kriminale të cilat shkaktuan masakra të pa para  në Bosnje dhe në  Kosovë. Në krah të këtyre  strukturave paramilitare   më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë gjithmonë  qendroi  Kisha Ortodoske  .Nxitja e konfliktit të ri ushtarak në Kosovë , nuk përkon në kohë dhe as në hapësirë më luftën në ish –Jugosllavi. Tani përballë regjimi criminal i Beogradit e ka NATO-në dhe e ka përballë forcën e re te djemeve të Kosovës .Patriarku Irinej kishte deklaruar së objektet e klutit serb nuk kan mundëis të bëhën pjesë e UNESKO-së në emer të Kosovës. Ai kishte deklaruar gjithashtu  së “nese ndodhë diqka në Kosovë në këtë drejtim, duhet ta kthejmë më hatër ose më zor”.Këto kërcnime të vazhdueshme janë tregues  së  feja  nuk është e ndarë nga politika . Kleri serbë  kan kërkuar haptazi që rendi i ri botëror duhet të përshtatet më luftërat kristiane, duke shkuar këto kërkesa   deri në fashizem të hapur .Thirrjet e reja me militantizëm  të vjetër serb për  luftë janë të rrezikshme,  kur të gjithë njerëzit  e mirë të kësaj bote  lutën  çdo ditë  për paqën  e përgjithshme …

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Mulliqi, ultranacionalizmit serb

Prishtina dhe Beogradi ndajnë miliona euro për serbët e Kosovës

January 19, 2017 by dgreca

Nga Luljeta Krasniqi/1 UraNe Foto:Mitrovicë, ura që ndan pjesën veriore dhe jugore/

Qeveria e Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, për tri vitet e fundit në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e veriut, ka investuar miliona euro.Nga viti 2014 deri në vitin 2016, investimet nga Qeveria e Kosovës në këto katër komuna janë mbi 15 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 janë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për këto katër komuna të banuara me shumicë serbe.Investimet e Qeverisë së Kosovës, kryesisht janë bërë në ndërtimin e rrugëve, ndriçimin publik, renovimin e objekteve publike, në arsim, shëndetësi dhe fushat tjera.Të dhënat për investimet e Qeverisë së Kosovës për katër komunat e banuara me shumicë serbe i ka bërë të ditura për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj.Ai thekson se është punuar dhe investuar në integrimin e serbëve të Kosovës, por që ende mbetet punë për tu bërë, pasi që në komunat veriore ende ka struktura paralele.“Për herë të parë, në vitin 2013, janë organizuar zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, të cilat deri atëherë nuk kanë qenë të integruara në sistemin tonë. Pra, ato komuna tani janë të integruara, por ende ka punë për tu bërë. Ne besojmë se është bërë punë e madhe, ne kemi në kontroll doganat e Kosovës, Policia e Kosovës është prezente në veriun e Kosovës dhe ata janë në zinxhirin komandues të Republikës së Kosovës”, thotë Geacaj.Ndërkohë, investime në këto katër komuna të banuara me shumicë serbe janë bërë edhe nga Qeveria e Serbisë.Sipas disa dokumenteve të publikuara, përfshirë edhe ato në media, thuhet se në dy vitet e fundit në këto katër komuna, Serbia ka investuar mbi 200 milionë euro, derisa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë mbi 100 milionë euro.Investimin më të madh, sipas deklaratave zyrtare, Serbia e ka bërë në përmirësimin e përgjithshëm të jetesës së serbëve në këto komuna dhe në procesin arsimor.Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur investime të shumta që janë bërë në katër komunat veriore, si nga institucionet e Kosovës ashtu edhe nga Qeveria e Serbisë.Megjithatë, ai thekson se në raste të caktuara ato investime edhe janë keqpërdoruar nga individë të caktuar dhe më së paku përfitime kanë pasur banorët e pjesën veriore të Kosovës.“Nëse e marrim vetëm periudhën prej vitit 1999 ose dhe 2000 e deri në shpalljen e pavarësisë, kur Kosova kishte institucionet e saj të përkohshme dhe njëkohësisht kishte edhe investime nga bashkësia ndërkombëtare, pjesa veriore e Kosovës kishte me siguri më shumë se 50 për qind të investimeve nga institucionet e Kosovës se sa kishte investime të përgjithshme në pjesën tjetër të Kosovës”, ka theksuar Nojkiq.

“Kishte mjete të mëdha të investuara dhe atëherë përfaqësuesit e serbëve në institucionet e atëhershme i morën ato mjete dhe ato jo gjithmonë janë shpenzuar si duhet”, ka thënë Nojkiq.Këto mjete në raste të caktuara, shton Nojkiq janë keqpërdoruar.Siç thotë ai, ka “patur raste kur për të njëjtin projekt është investuar nga dy burime: njëri nga institucionet e Kosovës, në fakt nga bashkësia ndërkombëtare përmes institucioneve të Kosovës dhe burimi i dytë ishin institucionet e Serbisë”.“Kjo është periudha që zgjati deri më 2015/2016, kur tani zyrtarët nga Beogradi provojnë që ato institucione që janë në veri të Kosovës t’i fusin nën ingerencat e tyre. Por edhe më tutje, institucionet nga Prishtina, kur bëhet fjalë për institucionet e vetëqeverisjes lokale, por edhe pjesërisht arsimi dhe shëndetësia, i financojnë”, thekson Nojkiq.Ndërkohë, institucionet e Kosovës që nga viti 2013, në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë – Beograd ndajnë edhe një përqindje të të hyrave nga dy pikat doganore në veri, për Fondin Zhvillimor për Mirëbesim për komunat në veri.Ky fond ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe social dhe integrimi i serbëve të pjesës veriore në ekonomi, shoqëri dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve në atë pjesë.Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se deri më tash në këtë fond janë grumbulluar mbi 11 milionë euro.“Ato fonde që mblidhen në pikat doganore shkojnë në këtë fond dhe këto mjete pavarësisht a shpenzohen, mbesin si fonde të mirëbesimit dhe me Ligjin për buxhet përcaktohet një shumë që mund të shpenzohet. Në këtë vit, sipas Ligjit për buxhet nga këto 11 milionë euro mund të shpenzohen 4 milionë euro, por që në rast se i shpenzojnë mund të rritet kjo shumë në kohën kur bëhen rishikimi i buxhetit”, ka sqaruar Krasniqi.Pjesa veriore e Kosovës, që nga pas lufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi.Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi patën arritur marrëveshje për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm, krahas zgjedhjeve të lira, ndonëse ky proces integrues mbetet ende në vijim e sipër.

Filed Under: Analiza Tagged With: miliona dollare, per serbet e Kosoves, Prishtina dhe Beogradi

Kosova i ofron asistencë Shqipërisë për Kadastrën Fiskale

January 19, 2017 by dgreca

2 Hoti ahmetajMinistri i Financave i Republikës së  Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë Arben Ahmetaj, të mërkurën në Tiranë nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim, me qëllim mbështetjen teknike mbi realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë.
1 ahmetaj HotiNënshkrimi i këtij Memorandumi ka për objektiv përcaktimin e kuadrit të përgjithshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë për asistencë teknike për realizimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eksperiencën e krijimit dhe funksionimit të Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës.Për realizimin e këtij Memorandumi, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës duke vënë në dispozicion strukturat dhe kapacitetet e nevojshme me qëllim realizimin e Kadastrës Fiskale në Shqipëri.Ndërsa, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës merr përsipër të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet dhënies së asistencës përgjatë  procesit të realizimit të Kadastrës Fiskale në çdo hap të tij, duke siguruar informacionet që lidhen me objektin e Memorandumit si dhe merr përsipër që bazuar në eksperiencën e saj mbi funksionimin e Kadastrës Fiskale në Republikën e Kosovës, të ofrojë asistencë lidhur me infrastrukturën ligjore që aplikon për administrimin dhe mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme.Ministrat Hoti dhe Ahmetaj takimit të përbashkët në Tiranë, ku pjesë e delegacionit ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore Sakip Imeri, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi, si dhe drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit për funksionalizimin e pikës së përbashkët Doganore në Portin e Durrësit dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe informacioneve nga fushëveprimi i doganave dhe administratave tatimore të të dyja vendeve. Ministri Avdullah Hoti tha se “Në këtë takim u bë e ditur se është bërë progres në shumicën e çështjeve që janë dakorduar gjatë takimeve të mëparshme ndërmjet dy ministrive, gjithashtu kemi identifikuar disa çështje, për të cilat pritet një intensifikim më i shtuar siç është luftimi i ekonomisë jo formale, krijimi i lehtësirave të ndërsjella për zhvillimin e bizneseve si dhe krijimin e një pike të përbashkët Doganore në Portin e Durrësit si masë për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën dhe për këtë falënderoj edhe ministrin Arben Ahmetaj dhe Qeverinë e Shqipërisë për gatishmërinë që po na ofron në këtë drejtim”.Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë që sektori privat si promotor i zhvillimit ekonomik  i të dy vendeve të merr një kahje më të mirë zhvillimore.Ndërsa, ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj duke i uruar mirëseardhje Ministrit Hoti, në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë u shpreh se takimet e tilla çdo herë janë frytdhënëse dhe në dobi të të dyja vendeve.“Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy tregje. Ne kemi bërë hapa konkretë në funksion të unifikimit të tregjeve tona, rritjes së volumit tregtar dhe nxitjes së shkëmbimeve dypalëshe”, shtoi Ministri Ahmetaj.Ai gjithashtu shtoi se “Sistemi i Përbashkët i Tranzitit, i finalizuar në dhjetor 2016, përmes ndërlidhjes automatike të sistemeve elektronike, u mundëson tashmë bizneseve nisjen e një procedure tranziti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe mbylljen e tij në vendin tjetër, duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitar dhe reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot për sipërmarrjen”.Ndërsa, sa i përketë nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunimin mbi realizimin e kadastrës fiskale, ministri Arben Ahmetaj tha se “Sistemi i katastrit fiskal është një mundësi e mirë . Kjo ndihmonë Shqipërinë për një administrim më të mirë dhe u jep vlerë pronave të Shqipërisë. Unë dua të kopjoj Kosovën për sistemin e fiskalizimit të pronave”, ka thënë ndër të tjera Ahmetaj. Gjatë ditës po ashtu të dy ministrat vizituan edhe pikën doganore në Portin e Durrësit, ku bënë të ditur se Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë filluar një projekt të përbashkët për hapjen e Zyrës së Operimit të Doganës Kosovare pranë Degës së Doganës Durrës. Ministri Hoti dhe Ministri Ahmetaj këtë pikë doganore e cilësuan si projekt me shumë rëndësi sidomos për qarkullim më të shpejtë të mallrave të cilat hyjnë në Shqipëri dhe kanë destinacion Kosovën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bashkepunim, Kosovë-Shqipëri, per kadastren fiskale

Veseli në Vjenë:Republika e Kosovës, realitet gjeopolitik i pakthyeshëm

January 17, 2017 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit/

-Veseli në Vjenë: Brengosës fakti se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli/

Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (1)Veseli në Vjenë- Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm (2)PRISHTINË, 17 Janar 2017-B.Jashari/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Vjenë,  e cilësoi brengosës faktin se shpeshherë në Beograd ka një shpërthim të zellit nacionalist për të penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin euro-atlantik të tij. “Provokimet e fundit të Serbisë, si aktualizimi i fletarresteve të kohës së Millosheviçit për ish pjesëtarët e UÇK-së, përpjekjet për të ndërtuar mure ndarëse në veriun e Mitrovicës, lëshimi i trenave ilegalë që duan të futen në Kosovë pavarësisht ligjeve të vendit, janë pasojë e këtij zelli, që ne konsiderojmë se në fund të fundit do t’i bëjë dëm më së shumti vetë Serbisë dhe qytetarëve të saj”, tha kryeparlamentari kosovar.

Veseli shtoi se Republika e Kosovës përbën një realitet gjeopolitik të pakthyeshëm, ndërsa theksoi se, shumëçka mund të ndodhë në Ballkan, por në asnjë mënyrë kthimi i të së kaluarës. “Ne i kuptojmë vështirësitë e Serbisë për t’u çliruar nga trashëgimia e së kaluarës, por fqinji ynë verior duhet ta kuptojë se nuk mund të bëhet pjesë e BE-së duke penguar fqinjët e tij që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë besoj se në muajt dhe vitet në vazhdim do të ecim të gjithë së bashku në këtë drejtim, që një ditë paqja e brishtë ballkanike të fitojë epitetin e asaj që quhet paqe demokratike mes kombeve. Por, është e domosdoshme që BE-ja të qartësojë parimin e barazisë së të gjitha shteteve të rajonit në perspektivën integruese”, tha kryeparlamentari Veseli.

Duke folur për sfidat e vendeve të Ballkanit dhe nevojën e mbështetjes nga Bashkimi Evropian, Kryeparlamentari Veseli ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për fqinjësi të mirë dhe dialog. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në procesin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy shteteve fillimisht të normalizohen, si hap i parë drejt procesit të njohjes reciproke si dy shtete të pavarura, që ndajnë të njëjtën aspiratë për të qenë pjesë e BE-së. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u është adresuar sot përfaqësuesve të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë, të mbledhur në Vjenë, në Konferencën “Com-sult”, në të cilën po diskutohet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1 Ministrja HoxhaMinistrja Hoxha në Vjenë: Do ta fuqizojmë sundimin efektiv të ligjit

PRISHTINË, 17 Janar 2017/ Në konferencës ndërkombëtare Com-Sult, që po mbahet në

2 Mins e DrejtesiVjenë, me moton “Thirrja e së ardhmes”, ministrja kosovare e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe është përqendruar në një nga kriteret kryesore për integrim-sundimin e ligjit.
“Ashtu siç Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi vlerat e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave, po ashtu, ato janë vlera të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duke i promovuar, fuqizuar dhe sendërtuar ato”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë dhe gatishmerinë e  bashkëpunimi midis BE-së dhe Kosovës me qëllim të forcimit të pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e gjyqësorit në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Më tej, ministrja përmendi progresin që ka shënuar Kosova deri më tani në luftën kundër krimit, duke theksuar se kjo luftë është prioritet i Republikës së Kosovës si e vetmja rrugë drejt integrimit në strukturat evropiane.

Ndër të tjera, ministrja Hoxha theksoi edhe rëndësinë që ka  sundimi efektiv i ligjit për ambientin e të bërit biznes duke krijuar siguri më të madhe juridike për biznese vendore si dhe investitorët e huaj.

Ministrja Dhurata Hoxha, ritheksoi gatishmërine e Kosovës dhe popullit të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, vlerat dhe parimet e të cilës tashmë janë pjesë e Shtetit dhe shoqërisë kosovare./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: i pakthyeshëm, realitet gjeopolitik, Republika e Kosoves, Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 598
  • 599
  • 600
  • 601
  • 602
  • …
  • 971
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT