• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZGJEDHJET 2024 NË SHBA TRONDITËN GJEOPOLITIKËN BOTERORE

November 13, 2024 by s p

Asllan Bushati/

Që pas mbarimit të Luftës Dytë Boterore (LDB) e deri më sot, siguria  e Europës perendimore dhe pas 1990-tës edhe Europa lindore, kanë qenë nën ombrellën mbrojtëse të SHBA-së. Pyetja shtrohet a mund të vazhdojë kjo përjetësisht? Përgjigja më fundore do të ishte –JO. Por kjo fundorja lypset të shihet në sensin kohor se sa afër dhe sa larg është që nga sot?

Në mandatin e tij të parë 2016- 2020, Presidenti Donald Trump, deklaroi se dy përqindëshin e GDP-së si kuotë detyruese e shpenzimeve ushtarake të antarve të NATO-s pothuaj nuk e bënte asnjë vend europian. Ai tha se kush nuk plotëson detyrimet nuk mund të marrë sigurinë e duhur. Kjo shkaktoi të dridhura politiko- ushtarake në gjitha vendet e aleancës. Më pas ndodhi sulmi ushtarak rus kundër Ukrahinës që vuri në rrezik jo vetëm ate si shtet, por dhe gjithë Europën. SHBA-ja edhe kësaj here mbajti peshën kryesore të ndihmës në kuadrin e NATO-s, e megjith ate, Rusia nuk u ndal sa pushtoi mbi 20 përqind të territorit të Ukrahinës.

Më 5 nëntor 2024, Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet përsëri në SHBA, gjë e cila i tronditi pllakat tektonike të politikës botrore. Ky moment koencidon me disa fakte mbi të cilat mund të diskutohet e sotmja dhe e ardhmja jonë si psh: 

Rusia hodhi mbi Ukrahinë gjithë arsenalin e trashguar të armatimeve të kohës sovjetike. Tani për ate është krijuar një situatë që ajo e mban frontin e luftës duke prodhuar si Rusi vetëm 30 % të nevojave. Pjesa tjetër 60% vjen nga Koreja e Veriut dhe 10% nga Irani. Sipas specialistëve perendimor ajo ka humbur në Ukrahinë mbi 400 mijë ushtarakë, duke krijuar një boshllëk të madh në resurse njerezore për të cilën rezulton se ka marrë resurse me pagesë nga Kuba dhe Bangladeshi, por që edhe me ata rezulton se nuk i plotësohen nevojat e fushbetejës. Në këto kushte Rusia ka kërkuar nga Koreja e veriut (vec armatim municionit) edhe  trupa ushtarake të cilat aktualisht janë cfaqur në fushbetejën e Ukrahinës.

Sipas perendimorëve veç sa më lart, Rusia ka organizuar mbi 8 mijë subjekte që punojnë në rrjetet sociale për të fermentuar situatën në vendet perendimore me informacione të rreme e provokuese si: janë ngritur cmimet nga lufta në Ukrahinë, është bërë jeta më e pasigurtë, po humbasim vendet e punës, lypset të ngrihemi në demostrata kundër qeverive që mbështesin Ukrahinën, të ndalet lufta menjëherë etj. Kjo ka bërë që gati 80% e opinionit në perendim, jo rrallë kohët e fundit po shprehet kundër mbështetjes së mëtejshme  të Ukrahinës.

Këto e shumë të tjera tregojnë se Rusia është e lodhur, e konsumuar ushtarakisht e ekonomikisht dhe se ka nevojë për një paqe (të paktën të përkohëshme) për të marrë vehtën, por edhe për të mos dalë e humbur nga lufta në Ukrahinë. Parë nga ky këndshikimi ajo i priti me një farë entuziazmi zgjedhjet 2024 në SHBA dhe riardhjen në pushtet të Donald Trump, sepse ai në fushatën elektorale deklaroi se: ”unë me një telefonatë e ndaloj luftën në Ukrahinë”.

Në se kjo do të ndodh tekstualisht kështu, Ukrahina del e humbur nga lufta se Rusisë do ti njihen pushtimet e kryera e duke aprovuar banditizmin ushtarak rus. Ky do të ishte precedent më i madh boteror duke i dhënë të drejtë agresorit.

 Nga ana tjetër, në se i jepet ndihmë Ukrahinës dhe nuk i vihen kushte, ajo edhe mund ta fitojë luftën. Fitorja e Ukrahinës do të ishte fitore “në hije e NATO-s”, fitore e Europës 460 milionshe dhe  Amerikës veriore. Do të ishte edhe fitore  e të drejtit mbi të padrejtin.

E tronditur nga situata e krijuar, klasa politike në Europë (vecanërisht BE), po mendon se në rast se SHBA-ja zvoglon mbështetjen e sigurisë në hapsirën e saj, ajo duhet të përgatitet për një plan rezervë duke rritur shpenzimet ushtarake  dhe ndoshta duke krijuar një strukturë sigurie vetëm europiane. Hapa paraprak në këtë drejtim kanë marrë Polonia dhe vendet baltike që kanë projektuar shpenzime sigurie në masën 4% të GDP-së dhe stërvitje të përbashkëta me shtabet ushtarake të tyre. Edhe media italiane e ka lëvruar temën e planit “B” të sigurisë europiane që para dy vitesh.

Parë nga këndshikimi kohor, Rusia në heshtje ka planifikuar gati në dy dekadat e fundit zgjerimin e kufijve e zonave të influencës së saj. Kjo ka ndodhur në sytë e perendimorve, për neglizhencën e tyre dhe më shkoqur nën syleshsinë e tyre. Ajo ka nostalgji për hapsirën sovjetike ose ate ruse parasovjetike. 

Në kuadrin e breksit aktualisht Rusia po stimulon bashkimin e koordinimin  ekonomik e ushtarak me: Kinën, Korenë, Iranin, Pakistanin, Afganistanin, Vietnamin, vendet arabe e më gjërë, kundër perendimit e vecanërisht kundër SHBA-së. Konsumimi i Amerikës në këtë ballafaqim është synimi më madhor i këtyre lindorve. Ata po i ngrenë kurthe e prita me cdo formë e cdo mundësi për ta rrëzuar fuqinë e liderit të vetëm botror. Edhe stimulimi i insinuative  për ta larguar e vecuar ate nga Europa është pjesë e kësaj strategjie.

Si përfundim, mund të themi se pritshmëritë për administratën e re amerikane të Presidentit të zgjedhur Donald Trump janë të mëdha. Por sipas gjasave nuk do të jetë i lehtë përparimi i shpejtë në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë përballë këtij blloku miliardësh lindor. Për këtë edhe Europa lypset të marrë përgjegjësitë e saj. Shpresojmë e dëshirojmë, madje dhe lutemi për një të ardhme më të mirë, në këtë horizont të mbushur me stuhi gjeopolitike.

Filed Under: Analiza

A po rikthehen patronazhistët?!

November 12, 2024 by s p

Nga Orest Çipa

New York/

Në fund të korrikut që lamë pas, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime adekuate në kodin zgjedhor duke përfshirë edhe votën e emigrantëve. Ky hap i marrë nga ligjvënësit tanë është një vendim historik dhe shumë i rëndësishëm dhe i shumëkërkuar nga mërgata, brenda harkut kohor prej tre dekadash. Mirëpo, nga ana tjetër, përgjegjësia e organizimit të këtij procesit i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili duket se ka qenë i pa përgatitur dhe i zënë ngusht nga ky zhvillim sado pozitiv. Kjo praktikë e re vendimmarrje për një vend me histori problematike si Shqipëria do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Si rrjedhojë, ky proces duhet parë me shumë skepticizëm pasi afati kohor i vënë në dispozicion dhe eksperienca e institucionit përkatës në një rast të tillë si ky i yni, janë të pamjaftueshme.

Gjithashtu, kjo kohë fizike që shteti i jep për tu ngritur gjithë kësaj infrastrukture duket qartë se ka për synim krijim e ngërçit të qëllimshëm me pretendimin se gabimet do të përmirësohet në herët e ardhshme, ndërkohë që ka pasur 11 vite për hesap të vetin.

Në vijimësi të këtij artikulimi për të qenë sa më objektiv, duhet shtruar llogjika apo argumenti i sa mësipërm me një pasqyrim të përgjithshme të të gjithë kësaj historie tragjike ndër vite për të mos ti hyrë në hak askujt. Megjithatë, po i shtoj pak më shumë dozat e “paragjykimit” pasi në horizont duket se format e blerjes së votës, presioni për vendin e punës apo për pronën private etj etj.., do të jenë sërisht prezent por me një manaual të ri në përformim (shantazhim dhe presion ndaj opozitës me metodat e sapo nisura).

Për të mos u zgjatur dhe thelluar në gropën e errët të së shkuarës duhet kuptuar se vota është ajo që ne kemi dhe ajo që ata kërkojnë, tanimë jashtë shtetit. Vota është forca e ndryshimit në një demokraci kur ajo funksionon normalisht. Mirëpo, vota është marrë “peng” për shkak të mos egzistencës së një opozite të konsoliduar për mos të thënë se opozita është thjeshte një fjalë pa peshë, parë kjo nga situate e krijuar qysh me z.Berisha e më pas me z.Meta.

Le ti rikthehemi gjenezës së këtij konstatimi …U bënë rreth 3-muaj që KQZ-ja po punon intensivisht për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve shqiptar. Dhe sipas të dhënave të vënë në dispozicion deri më tani nga ky institucion, votimi do të bëhet përmes postës nga vendet ku ndodhen dhe veprojnë ata. Është një procedurë e ngjashme me atë në SHBA por shumë herë më e vështirë për ta realizuar qëllimin pa pasur probleme “teknike”, kur dihet se po veprohet për herë të parë…

Pse duhet parë me skepticizëm?

Sipas KQZ-së, ky proces do të realizohet përmes një platforme online, ku secili nga ata që jetojnë jashtë, dhe dëshiron të votojë, duhet të hapë një llogari, më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit. Nga ky moment mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin kur dërgohen fletët e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra, mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar. Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit.

Për të analizuar pak këto të dhëna të marra nga deklaratat për shtyp të KQZ-së, duhet që natyrshëm të bëjmë disa pyetje për të qartësuar atë hijen e dyshimit që ngritëm më lartë: 1- A po rikthehen patronazhistët? 2- Sa konfidenciale do jetë vota kur zarfi nga jashtë do të ketë emrin e qytetarit dhe adresën e vendit ku jeton ndërsa brenda zarfit do jetë vota individuale? 3- Si do të numërohen votat dhe ku do të numërohen votat e ardhura me postë? 4- A ka një marrveshje paraprake midis KQZ-së, Postës Shqiptare dhe vendeve përkatëse? 5- Kush e jep garanci për ruajtjen e të dhënave tona në database-in e KQZ-së? etj etj.

Përpos këtyre pikëpyetjeve të ngritura më sipër, kur bëhet fjalë për votën e lirë të qytetarit shqiptar gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik është krijuar një hendek i madh në mosbesimin dhe ndërgjegjen e shoqërisë tonë. Sa, hera-herës edhe pse nuk duhet përmendur fakti i një të vërtete të hidhur edhe kësaj radhe ka “mirazhe” se shprehja e shumëlodhur mbi kurizin tonë :“nuk varet kush voton, varet kush numëron”, do ti rezistojë “erozionit” të kohës së krijuar nga pushtetarët tanë.

Filed Under: Analiza

35 vite nga rënja e Murit të Berlinit, Shqipëria nuk shkëputet nga muret ideologjike të diktaturës!

November 11, 2024 by s p

Zhgënjimet e mëdha mbas 35 vitesh nga rënja e murit të Berlinit,ato nuk e zbehin, por e nxjerrin dhe më shumë në pah nevojën e shembjes së mureve që vazhdojnë të ngrihen kudo sidomos nga politika shqiptare që nuk i denuan krimet e komunizmit.

Shqipëria si vend stalinist në të kundërtën e Europës juglindore, jo vetëm nuk ju bashkua europës demokratike për të dhënë drejtsi për mijëra të vrarë, e mijëra të burgosur, por ngriti në pedistal ideologjinë e diktaturës duke nderuar xhelatët që kryen krime çnjerzore. I vetmi vend në Europë që nuk ka një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit, por as nuk ka një ligj për denimin e krimeve të komunizmit. Europa feston madhërishëm shembjen e murit që ndate dy botë, Shqipëria vazhdon rrugën e stalininizmit duke ndërtua mure ideologjike e duke helmuar brezin e ri sikur Shqipëria ndërton “demokraci” 35 -40 % e shqiptarve antikomunistë përballen me represionet ideologjike të së majtës që nuk dha llogari për krimet e komunizmi. Gjaku i mbi 6000 shqiptarve të pafajshëm presin një varr në tokën e tyre se ju kan zhdukur kufomat, mijëra të burgosur politikë shkojnë në botën e amshuar të përbuzur dhe të lënë në harresë nga politika postkomuniste shqiptare. Shqiptarë mos heshtni ndaj veprimit politik të politikanve trashgimtarë të diktaturës që ngrejnë mure për të mposhtur lirinë që na dha shembja e murit të Berlinit. Akoma ne antikomunistave shqiptar na jehonë thirrja e Presidentit anerikan Roland Regan: “Zoti Gorbaçov hape këtë portë! Zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur!

Muret bien,kur nuk i durojnë njerzit që duan lirinë.

Është koha që shqiptarët ta shembin këtë mur që u rindërtua nga pasardhsit e diktaturës!

Besim Ndregjoni

Filed Under: Analiza

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe përspektiva e shqiptarëve të Kosovës

November 9, 2024 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Më 9 nëntor 1989, Muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe përçarjes së botës gjatë Luftës së Ftohtë, u rrëzua. Ky murë, i ndërtuar në vitin 1961, ndau Berlinin dhe për dekada ndaloi kalimin mes Lindjes komuniste dhe Perëndimit demokratik.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania dhe Berlini u ndanë në zona të kontrolluara nga SHBA, Britania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik. Me kalimin e kohës, ndarjet u thelluan, sidomos për shkak të qëllimeve të Stalinit për izolimin e Berlinit Perëndimor.

Presidenti amerikan Harry Truman, në mbrojtje të Berlinit Perëndimor dhe për të penguar përparimin sovjetik, vendosi që amerikanët të ndihmonin qytetin përmes një linje ajrore që transportonte furnizime ushqimore dhe barna. Ky operacion i njohur si “Airlift-i i Berlinit” tregon vendosmërinë e SHBA-së për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Evropës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Rrëzimi i Murit të Berlinit shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe përfundimin e Luftës së Ftohtë, duke sinjalizuar një epokë të re për paqe dhe bashkëpunim. Rënia e komunizmit solli një epokë të re për shqiptarët e ndarë dhe hapi rrugën për bashkimin e tyre në proceset demokratike evropiane.

Pas një izolimi të gjatë nën regjimin komunist, intelektualët dhe patriotët shqiptarë punuan me vendosmëri për t’i drejtuar shqiptarët drejt familjes evropiane, duke e çuar kombin aty ku e kishte vendin. Për shqiptarët e Kosovës, ky ndryshim historik hapi perspektiva të reja dhe frymëzoi një luftë intelektuale dhe më vonë një luftë çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rruga drejt pavarësisë së Kosovës ishte një arritje e madhe, një “bombë atomike” për interesat sllavo-ruse në Ballkan dhe më gjerë, duke çuar në njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe duke shënuar një moment kthese për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Filed Under: Analiza

SENATORI REPUBLIKAN ANTIKOMUNIST MARCO RUBIO NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE?

November 8, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Dy ditë pas fitores së ish-presidentit Donald Trump dhe republikanëve, në përgjithësi anë e mbanë vendit, në zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar spekullimet mbi emërimet e mundëshm në detyrat e larta të administratës së ardhëshme republikane.  Burime të ndryshme mediatike por edhe nga qarqe të afërta politike me Z. Trump dërgjohen zëra mbi emrimet e ardhëshme në administratën e re të figurave të njohura politike të Partisë Republikane dhe jo vetëm.

Një prej këtyre e personaliteteve është Senatori Marco Rubio që përflitet si një kandidat i mundëshëm në krye të diplomacisë amerikane, si Sekretar Amerikan i Shtetit. Emri i tij po përmendet sot nga disa media, përfshir rrjetin televiziv amerikan, FOX, i përafërt me Presidentin Trump.  Disa media të tjera flasin për zgjedhjen e Senatorit Marco Rubio si Kryetar i shumicës Republikane në Senatin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara. 

Senator Rubio speaking at U.S. Senate

                                 Senatori Republikan Marco Rubio 

Senatori Marco Rubio sipas faqes së tij zyrtare në internet është në mandatin e tij të tretë si Senator që përfaqëson shtetin Florida. Ai mbetet i angazhuar në misionin e tij për t’i shërbyer banorëve të shtetit Florida dhe për të garantuar se Amerika vazhdon të jetë një vend i fortë dhe i qëndrueshëm përball krizave për të gjithë brezat e ardhëshëm amerikanë. Në faqën e tij zyrtare thuhet se për Senatorin Rubio, kjo nuk është një çeshtje partizane ose partiake. Z. Rubio konsiderohet si ndër senatorët më të mirë që bashkpunon me senatorët e palës opozitare, ndërsa ekspertiza e tij – edhe si anëtar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Punët e Jashtme — është politika e jashtme dhe promovimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Në biografinë e tij thuhet ai është interesuar në politikë nga influenca e gjyshit të tij, i cili ishte dëshmitar i shkatërrimit të Kubë nga komunizmi — vendlindje e familjes së Senatorit Rubio. 

Kush është Senatori Marco Rubio: Ai është 53 vjeç, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Florida nga viti 2000 deri në 2008, dhe është zgjedhur Senator i Shteteve të Bashkuara nga ky shtet, në vitin 2010.   Në biografinë e tij, Senatori Rubio thotë se, besimi i tij në Amerikën dhe rpemtimet e saj është formula shumë heret nga prindërit e tij, të cilët kanë emigruar nga Kuba më 1956 dhe pasi diktatori komunist Fidel Kastro kishte soldifikuar regjimin e tij. Si përfundim, ata ata nuk u lejuan të ktheheshin kurrë më në atdheun e tyre. Ishte përvoja dhe kujdesi brenda familjes, thotë ai, që e ndihmuan të formonte jetën e tij si person dhe si politikan.  Ai falënderon prindërit e tij për punën e rëndë të tyre për të siguruar që ai dhe vëllezërit e motrat e tij të kishin mundësitë për të shkuar përpara, mundësi të cilat ata nuk i patën kurrë në jetën e tyre. 

Duke shprehur filozofinë e tij konservatore të qeverisjes, ai shprehet se, “ishte angazhimi i Amerikës për një qeveri me kompetenca të kufizuara, si edhe liria ekonomike, që hapën dyert e suksesit për mua”, thotë ai.   Ai shton se, si anëtar i Senatit Amerikan, ai ka përkrahur me krenari ata që kanë hapur vende të reja pune, dhe ka mbështetur prindërit amerikanë, misioni i të cilëve në jetë është që për fëmijët e tyre, të ndërtojnë një Amerikë të fortë e të begatë.  Përsa i përket politikës së brendshme, ai ndër të tjera është në favor të balancimit të buxhetit federal dhe për shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale. Sa i përket politikës së jashtme dhe diplomacisë ndërkombëtare, Senatori Marco Rubio, është dalluar gjatë viteve në debatet e forta mbi politikën e jashtme amerikane, duke përmbledhur qëndrimet e tija, në këtë fushë, duke thënë  se, “me krenari ka artikuluar qëndrimin tim në lidhje me interesat e Amerikës për të kundërshtuar tiranët e rrezikshëm,  dhe në mbështetje të luftëtarëve të lirisë”, dhe ka theksuar se vazhdimisht ka ngritur zërin e tij në “përkrahje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, anë e mbanë botës.

I vetëdijshëm për popullaritetin e tij në rritje, Senatori Rubio ka mbajtur një numër fjalimesh në të cilat ai ka prononcuar qëndrimet e tija, duke dhënë hollësi, nga pikëpamja e tij, mbi një numër çështjesh aktuale për Amerikën dhe për botën. Ai ka theksuar qëndrimet e tija konservatore mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Amerikës, përfshirë politikën ekonomike dhe financiare, që sipas tij, duhet të krijojë taksapagues të ri dhe jo të imponojë taksa të reja; dhe të merren masa mbarëkombëtare për të siguruar që shekulli 21, të jetë një “Shekull tjetër Amerikan”.  Senatori Rubio ka folur mbi rolin që duhet të luaj qeveria në Amerikë dhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në botë.  Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në politikën e jashtme, pasi shumë njerëz, anë e mbanë botës, “gjithnjë brutalizohen dhe skllavërohen nga qeveritë e tyre”. Në një intervistë të ditëve të fudnit, Senatori Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjohen nga gjumi përball kërcënimeve që paraqet sot Kina për Amerikën dhe botën.

Sa i përket spekullimeve nga qarqe mediatike dhe politike rreth emrimit të tij të mundshëm në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Administratën e ardhëshme të Shteteve të Bashkuara, tha se ky vendim është i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe se është ende heret për të folur për një një emrim të tillë. Unë nuk kam folur me ta për këtë. Tani, për tani, puna ime, është në Senatitn Amerikan, tha Senatori Rubio, duke mos thenë asgjë më shumë, veçse shtoi se administrata e re do të ketë një “politikë të jashtme pragmatike”. 

Mbetet për tu parë, në ditët dhe javët e ardhëshme, nëse Senatori Marco Rubio, bir i prindërve antikomunistë nga Kuba e Fidel Castros, do të emrohet në krye të Diplomacisë së Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhëshme të Donald Trumpit.

Frank Shkreli

A person in a suit and tie

Description automatically generated

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 985
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT