• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse u dogjën xhamitë e Kosovës gjate luftës se 1999 -tes

November 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Serbia nëpërmjet të elaborateve të Garashaninit, Çubriloviqit, Andriqit dhe më herët gjatë kohës së osmaneve në rend të parë e kishte synimin në ndryshimin e dhunshëm të strukturës etnike të Kosovës. Me raprezaliet e tyre qëllimi kryesor i tyre ishte jo mbrojtja e Evropës nga Islami, por zhbërja e shqiptarëve. Nëse për ministrin Davutoglu ”çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional, janë një gur themeli i shkulur nga ndikueshmeria e Turqisë në këtë zonë, është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otomane-islame “ (Thellësia strategjike), atëherë duhet t`i themi se nëse e kanë kullotur livadhin, nuk do të thotë që t’iu jepet e drejta kadastrale mbi ato kullosa tona.
Kurse zonja Giselle Kurti-Clerc shkruan: ”Shqiptarët dhe historia e tyre janë ende objekt i dhimbshëm i manipulimeve. Kështu çdo popull tenton të përvetësojë një pjesë të historisë së tyre në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.
Serbia dëshironte që luftën tonë çlirimtare në Kosovë, ta kthejë në luftë fetare. Atëherë sikur lufta jonë të hidhej në përkufizimet fetare ajo luftë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës iu bashkëngjitën me mijëra djem e vasha nga Kosova, shqiptarë e shqiptare nga Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, të mos i përmend të gjitha shtetet, kurse propaganda serbe dhe ajo antishqiptare thoshte për mijëra muxhahedinë nga Lindja e Mesme dhe pjesëve tjera të botës që po iu bashkohëkan UÇK-së në luftë kundër Serbisë.
Por, edhe më i keq ishte lajmi nga Pakistani, në tetor 1998, ku mbahej Konferenca Islamike “se separatizmi shqiptar në Kosovë e Metohi karakterizohej si “gjihad “.(luftë e shenjtë). Me të vërtetë, lufta e UÇK-s ishte luftë e shenjtë kombëtare por jo, kurrën e kurrës fetare.
Derisa para dhe gjatë luftës “raportohej” për ardhjen e luftëtarëve islamikë për t`iu bashkuar UÇK-së, gazeta “The TIMES”( Londër, 26. 11.1998) shkruante: ”Derisa për shqiptarët muxhahidinët paraqesin një katastrofë publike, presidenti Millosheviq e forconte regjimin e tij duke portretizuar luftën e Serbisë si luftën e tyre të mbrojtës së Evropës nga Islami. (Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, zoti Davutoglu! Fahri Xharra )
“The Scotsman”, më 30.11. 98, nga gazetari Chris Stephen raportonte nga Prishtina: ”Përafërsisht një e katërta e UÇK-s janë shqiptarë jomyslimanë dhe se gjatë gjithë kohës lufta me serbët ortodoksë, lufta e shqiptarëve nuk është luftë fetare por kombëtare.”
“The Scotsman” i cekte burimet e larta të UÇK-së: “ Është qëndrim i qartë se ne nuk i duam ata (muxhahidinët) në mesin tonë, dhe asgjë nga ata. Edhe pse ishim të këshilluar nga miqtë tanë, ne kemi pasur parasysh këtë edhe më herët“.
Pra , pse u dogjën xhamitë në Kosovë ? Historikisht shikuar , pas të gjitha dëbime të shqiptarëve musliman nga serbet për në Turqi , asnjëherë nuk iu është vuar zjarri objekteve fetare muslimane në Kosovë . Ishte një arsye. Serbia i kishte dhe i ka qëllimet e saja afatgjata për të cilat ne nuk jemi aspak të vetdijshëm . Ay është një kuzhinë antishqiptare , special e përgatitur për temperamentin e muslimanizmit tek shqiptarët. Pra : “Kështu që serbët e përvetësojë historisë tonë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.
Kurthii tyre që botës t`ia servohej botë se luftën e kanë fetare ( anti isalm ) ishte djegëja dhe rrënimi i xhamive. Pa ata edhe në kohën më të egër të komunizmit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
T`iu rikujtoj edhe një gjë ; ata e dogjën edhe ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit (1878 ). Lehtas u kuptua qëllimi mashtrues i Serbisë , kur pas luftës na dolen pseudohistorianët dhe pseudoshqiptarët duke thënë që Lidhja e Prizrenit ishte e turqve otomanë ; edhe një “ pohim” serb se këtu luftohej islamizmi .
Afër përgatitjes për UNESCO shkruhej :” “Sulmet mbi trashëgiminë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ishin, në të shumtën e rasteve, të kryera nga formacione të armatosura të shtetit serb. Dëmet e shkaktuara ishin të tmerrshme dhe të jashtëzakonshme – por qeveria serbe deri më tani ka refuzuar t’i njohë këto dëme, dhe ajo nuk ka ofruar asnjë kërkim falje apo dëmshpërblim për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës
“Marrëveshja në Bruksel për Urën e Ibrit – Xhamia e Ibrit askund!”, ka shkruar analisti kosovar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në faqen e tij në FB. Sipas tij “drafti i publikuar se si do të duket Ura e Ibrit pas marrëveshjes në Bruksel, parasheh park në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit e djegur nga forcat serbe në Prill 1999”. “Çfarë perfiditeti perfekt me e legjitimu mosndërtimin e xhamisë më të vjetër të Mitrovicës” ka shkruar Spahiu me nota irrituese. “Inshallah nuk ua merr Zoti mendjen përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel me pranu një gjë të tillë, dhe mos me e ba rindërtimin e Xhamisë së Ibrit pjesë të marrëveshjes”, ka thënë analisti kosovar.

Kisha serbe akuzon: “Kisha Ortodokse Serbe duhet të kërkoj që Tribunali i ri për krime luftë të hetojë shkatërrimin sistematik të Kishave nga UÇK-ja në vitin 1999-2000”, ka shkruar Janjiq.”
Por e pamenduar ka qenë përgjegja e : “E menjëhershme ka qenë përgjigja e Selimit. “Në vitin 2000 nuk kishte UÇK. Por mund të bëni kërkesë që Qeveria serbe të përgjigjet duke e hetuar shkatërrimin e 325 xhamive”, ka qenë përgjigja e zv/ministrit (http://botasot.info/kosova/295087 )

Edhe fëmijët parashkollor e kanë kuptuar strategjinë serbe të kundërshtimit në botë të çdo gjëje shqiptare . Kosova , po apo jo në UNESCO? Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë për jo . Serbia , me “madhështinë” e saj politike, diplomatike, mashtruese ka arritur që t`i bindë edhe vetë shqiptarët që kanë të drejt në kundërshtinë e tyre për jo në UNESCO. Të shkojmë radhazi ; pse Serbia i rrënoi mbi 200 xhamia (?) gjatë luftës së fundit në Kosovë / :, që të arrin shumë në planin diplomatik. Së pari që është duke bërë luftë fetara , gjë që është në mbrojtje të Europës nga islamizmi arabë turk. Ok, nuk i shkoi atëherë para , në dhe pas 1999-tës . Por ,fill pas hyrjes së të huajve ne filluam ta “bindim” botën që ishim viktimë e pravosllavizmimit serb . Mos më thuani që jo!Xhamit e rrënuara ! ah , xhamit e rrënuara ! ( aty mëshifej mashtrimi serb ).Ç fare vlere të lashtësisë historike kishin ato? (Vet Kosova është kundër UNESCO-Fahri Xharra )
Mashtrimi serbe ende vazhdon !
“Dy historian kosovar, Jahja Drançolli dhe Muhamet Mala, deklaruan kundër ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili ditë më parë deklaroi në Prizren se në UNESCO nuk kanë vend ata që dogjën kishat. O Vulin, kush na i dogji xhamitë? Përgjigje e mençur e historianëve tanë.
Fahri Xharra 12.11. 15
Gjakovë
Ne vitin 1912 , malazezët e kishin djegur vetem biblioteken e xhamisë se Hadumit në Gjakove , e jo xhaminë

Filed Under: Analiza Tagged With: e Kosovës gjate, luftës se 1999 -tes, Pse u dogjën xhamitë

Raporti i KE-së, Kosova në ‘fazë të hershme’

November 12, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 12 Nëntor 2015/ “Kosova në ‘fazë të hershme’”, shprehet Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) duke iu referuar të gjeturave të Raportit të Progresit të publikuar në 10 nëntor.
Ky institut kritikon institucionet publike se si “ato gjenden ende në fazën fillestare të përpjekjeve për zhvillim socio-ekonomik”. KDI deklaroi sot se, në përputhje me misionin që ka i adreson tre problemet kryesore të theksuara në Raportin e Progresit. “Ato përfshijnë luftën kundër korrupsionit, funksionimin e Kuvendit dhe çështjet që lidhen me zgjedhjet në Kosovë”, u tha në konferencën për shtyp.
Dy ditë më parë, Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit, ku vlerëson arritjet dhe ngecjet e Kosovës në 12 muajt e kaluar.

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Sipas Raportit, problemi kryesor pse nuk ka rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit ndërlidhet me sistemin e brishtë të drejtësisë. Gjykatat dhe prokuroritë ende mbesim institucione me ndikime politike ku përveç mungesës së integritetit, ka mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe financiare. Si rezultat, ato çalojnë në administrimin e lëndëve me prioritet, e sidomos të lëndëve të korrupsionit të lartë. Mundësitë për ndryshime nuk janë shfrytëzuar nga qeveria pasi që ka pasur mungesë të vullnetit politik dhe të bashkëpunimit në mes institucioneve publike për të luftuar korrupsionin. Sektori më i prekur në këtë drejtim sipas Raportit është ai i prokurimit publik, ku qeveria vlerësohet me integritet të ulët për shkak të administrimit të dobët dhe të politizuar të sistemit të prokurimit.
Në mënyrë që institucionet publike të arrijnë efekte pozitive në luftën kundër korrupsionit, KDI ofron këto rekomandime:
Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial të kenë prioritet rritjen e kapaciteteve të tyre financiare dhe njerëzore në sektorin e anti-korrupsionit pasi që tani me reformat e reja ligjore këto dy trupa kanë më shumë autonomi qeveria të thjeshtësojë institucionet e tepërta në luftën kundër korrupsionit dhe fuqizojë bashkëpunimin në mes policisë dhe prokurorisë qeveria të rrisë integritetin dhe kapacitetet tek institucionet që merren me prokurim publik përfshirë OSHP-në dhe KRPP-në me plotësimin e Bordeve udhëheqëse të këtyre institucioneve.

FUNKSIONIMI I KUVENDIT

Për Kuvendin e Kosovës, Raporti potencon se ishte një vit jo efektiv pasi filloi me një bllokadë 6 mujore pas-zgjedhore dhe po përfundon prapë me një bllokadë të jetës parlamentare që erdhi si pasojë e Marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo edhe për kohën që ky institucion ka funksionuar, Raporti nënvizon 3 pika të dobëta të Kuvendit ku ai duhet të fuqizohet: i) mbikëqyrje të Qeverisë, ii) mbikëqyrje në zbatimin e buxhetit dhe financave publike, dhe iii) në funksionalizim të agjensioneve të pavarura.
Siç ka potencuar vazhdimisht edhe KDI, Raporti konfirmon rolin e dobët të Kuvendit për t’a mbikëqyrë Qeverinë që të sigurojë një administratë publike jo të politizuar dhe në baza meritore, për t’a mbikëqyrë zbatimin e buxhetit, kontrollimin e financave publike dhe adresimin e gjetjeve të Auditorit të Përgjithshëm. Qeveria ka bërë presion që Kuvendi të përshpejtoj procedurat për miratim të legjislacionit për gjyqësinë dhe të drejtat e njeriut duke sakrifikuar debatin parlamentar. Për më tepër, në mënyrë arbitrare ka tërhequr disa projekt-ligje.
Ndërsa për detyrat e Kuvendit karshi Agjencioneve të Pavarur, vazhdon të konfirmoj ato për të cilat KDI në vazhdimësi ka tërhequr vëmendjen, që Kuvendi nuk po arrin të funksionalizoj Bordet me anëtarë dhe të njëjtit po politizohen me anëtarë të partive politike dhe Kuvendi nuk po arrin të kërkoj llogari nga këto agjencione që vetë i ka themeluar. KDI:
Bën thirrje tek partitë politike parlamentare të gjejnë zgjidhje për funksionimin e rregullt të Kuvendit.
Kërkon fuqizimin e deputetëve dhe komisioneve parlamentare në mbikëqyrjen e Qeverisë për një administratë profesionale dhe jo të politizuar,
Kërkon nga Komisionet parlamentare të jenë më aktive në mbikëqyrjen e buxhetit dhe shpenzimeve duke ndjekur dhe të gjeturat e Auditorit.
Thërret Kuvendin për të fuqizuar mekanizimin për funksionim dhe mbikëqyrje të Agjencioneve të Pavarura.

ZGJEDHJET DHE REFORMAT

Sa i përket fushës së zgjedhjeve, Raporti ka ngritur tri çështje si më kryesoret: i) Mungesën e reformës zgjedhore; ii) dështimin e Kuvendit për të audituar pasqyrat vjetore financiare si dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore të partive politike; dhe iii) ka vlerësuar si pozitive aspektin e menaxhimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Graçanicës.
Kuvendi i Kosovës duhet të iniciojë procesin e reformës zgjedhore, përmes së cilës do të garantohet përmbushje e standardeve më të mira ndërkombëtare dhe përfaqësim i drejtë i qytetarëve. Pjesë e reformës zgjedhore duhet të jetë edhe Ligji për partitë politike, ligj ky që i mungon Kosovës, ku do të përcaktoheshin kriteret minimale të funksionimet të demokracisë së brendshme partiake.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) duhet që urgjentisht të përfundojë procesin e përzgjedhjes së auditorëve të pavarur, për të kryer auditimin e financave të partive politike për vitin 2013 dhe 2014. Ne rekomandojmë që krahas reformës zgjedhore, të rishikohet edhe Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, pasi ka shumë mangësi sidomos në pjesën e sanksioneve dhe afateve të auditimt, gjë që nuk garanton mbikëqyrje adekuate të partive politike
Ne inkurajomë KQZ-në që të vazhdojë me praktika të tilla të mira edhe në rastet tjera. KQZ duhet të ruaj pavarësinë si institucion kushtetues, dhe mos të ju nënshtrohet ndikimeve politike. Për ta bërë këtë, duhet të bëhen edhe ndryshime të dispozitave ligjore, duke eliminuar mundësinë që partitë kanë aktualisht për të zëvendësuar anëtarët e tyre në KQZ pa pasur ndonjë arsye. Për më tepër, duhet rritur edhe kapacitetet e sekretariatit të KQZ-së dhe veçanërisht Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: ‘fazë të hershme’, Kosova në, Raporti i KE-së

PËRSE MAQEDONIA DUHET TË FEDERALIZOHET

November 12, 2015 by dgreca

Ç’ËSHTË FEDERALIZMI/
Ky është drafti politik, të cilin po e bluajmë disa muaj muaj me radhë. Grupimi i jonë është i hapur për të gjithë që duan të kontribuojnë. Teksti fillon nga kryereshti më poshtë.
Nismës për federalizimin e Maqedonisë i prin një grupim intelektualësh, të cilët japin një mendim kritik për fillimin e një dialogu politik me palën maqedonase.
***
Pjesë përbërëse e këtij doracaku është edhe një material tjetër, ku me shifra, tabela dhe grafikone janë elaboruar dhe sqaruar çështje të tjera të nevojshme për realizimin dhe funksionimin e këtij proekti.
.Sipas ENCYCLOPEDIA BRITANICA, federalizmi është formë e organizimit politik (shkencë politike), që bashkon njësi të ndryshme federative, ose politika të ndryshme në një sistem politik operativ. Mëtutje, federalizëm do të thotë shpërndarje e fuqisë së një organizimi ndërmjet autoritetit qendror (qeverisë) dhe elementeve konstituente (përbërëse).
Është një sistem, i cili lejon që secila njësi federative e federatës ta ruajë sistemin e vet operativ funksional. Njësitë federale e realizojnë këtë të drejtë, duke insistuar në faktin që, politika federale të ndërtohet në bazë të marrëveshjeve dhe negociatave të përhershme, ashtuqë, të gjitha palët të marrin pjesë në sjelljen e një vendimi ekzekutiv. Parimet politike që e karakterizojnë një sistem federal, theksin e veçantë e përqendrojnë në negociatat dhe kordinimin e disa qendrave vendosëse. Duhet të vijnë në shprehje virtytet e forcës së disperzuar të qendrave të vendosjes, si formë e autonomisë dhe vetëruajtjes të lirive individuale dhe lokale.
Definimi i përgjithshëm i federalizmit është, se paraqet një sistem që me aktin më të lartë juridik të vendit, kushtetutës, sovraniteti ndahet ndërmjet pushtetit qendror dhe njisive federative.
Sistemet moderne federale, mundësojnë një komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet qyretarëve dhe qeverive, të cilat u shërbejnë atyre.
Antipodi i sistemeve federale, është sistemi unitarist, siç është dhe funksionon Maqedonia.
Si pikënisje për federalizimin e një sistemi unitarist është ndryshimi i sistemit juridiko-kushtetues kushtetutës të vendit.
Si element bazik që sjell deri te nevoja për federalizimin e një sistemi unitarist, paraqitet mungesa e ekuilibrit në politikat ndërmjet regjioneve. Shembull më adekuat është R. e Maqedonisë, e cila edhe pse është një shtet unitarist ajo vepron si një federatë asimetrike (ekonomike dhe nacionale), që e favorizon një regjion në llogari-dëm të një regjioni tjetër. Funksionimi i federatës asimetrike në kuptim pozitiv haset në shumë shtete. Ne do ta marrim si shembull Indinë, ku buxheti nuk ndahet në mënyrë proporcionale për të gjitha njësitë federative. Ky diskriminim pozitiv bëhet me qëllim të zhvillimit të regjioneve më të prapambetura.
Kërkesat e para për një sistem federal janë paraqitur qysh në kohën e Revolucionit francez në vitin 1789. Kërkesa kryesore e kryengritësve ishte dobësimi i pushtetit absolut qendror të mbretit, në llogari të njësive më të vogla administrative.
Kushtetuta amerikane (1787)është shembulli i parë i një kushtetute moderne të një shteti federal.
Belgjika është një shembull mjaft i mirë i funksionimit dhe zhvillimit të një shteti federal.
Pesëdhjetë vjetë më parë Regjioni Flaman (holandfolës) në Belgjikë, ishte një regjion rural dhe i prapambetur. Mbarë popullata merrej me bujqësi dhe forca e saj në aspektin ekonomik ishte e papërfillshme.
Regjioni Valon me Brukselin si qendër, ishte kryeqytet i një metropoli kolonialist shumë të zhvilluar. Gjuha frënge ishte gjuhë zyrtare dhe gjuhë e elitave të vendit. Edhe flamanët e shkolluar ishin të detyruar të flasin frëngjisht, njëlloj si në Maqedoni, ku shqiptarët janë të detyruar të flasin maqedonisht nëpër institucione. Brukseli ishte qendër industriale dhe administrative e Belgjikës. E gjithë industria dhe kapitali ishin të koncentruar në regjionin frankofon (e njëjta ndodh edhe në Maqedoni).
Me angazhimin serioz të intelektualëve flamanë u hartua projekti për federalizimin e Belgjikës. Falë investimeve të huaja, ndihmës së Akademisë të Shkencave të Hollandës dhe politikave afatgjata, me një veprimtari vizionare në bazë të një projekti kombëtar (politik, ekonomik, social dhe demografik) Regjioni Flaman sot është regjioni më i zhvilluar në Belgjikë.
Edhe pas 55 vjetëve, që kur ka filluar zhvillimi i sistemit federal në Belgjikë, ky shtet ende konsiderohet si federatë në zhvillim (evolving federation sipas Encyclopedia Britanica).
Prandaj edhe këtu, në Maqedoni, intelektualët janë ata që duhet t’i prijnë këtij projekti. Kjo punë nuk duhet të lihet në mëshirën e politikanëve, aq më pak në duart e politikanëve të tanishëm shqiptarë.
Kudo në botë, betejës për federalizim të vendit i prijnë të diskriminuarit .
Do të ishte absurde, naive dhe e pafalshme, nëse shqiptarët e Maqedonisë mendojmë se çështjes së federalizimit do t’i qasen maqedonasit, sepse ata nuk ndjejnë kurrëfarë nevoje dhe asnjë presion, që me lehtësi të heqin dorë nga unitarizmi nacional dhe begatitë që dalin nga ky veprim.
Nga modeli belg mund të merren praktikat më të mira. Kjo nuk do të thotë se nuk do të merren edhe praktikat e disa shteteve të tjerë, të cilët konfliktet ndërnacionale dhe ndërfetare i kanë zgjedhur me instalimin e sistemeve federale (të mos harrojmë, se edhe ish Jugosllavia ishte një shtet federativ).
Në botë ka edhe federata ku për bazë janë marrë sektet-drejtimet e ndryshëm të një feje. Në SHBA dikur ka pasur edhe konflikte për këto çështje, mirëpo me korrigjimin e njësive federale, duke i futur përfaqësuesit e sekteve-drejtimeve fetare (kishës katolike, protestante, anglikanë prosbiteriane dhe të tjera, edhe pse të gjithë të krishterë), që të përbëjnë shumicë në një njësi federale janë zgjedhur konflikte jo të vogla.
Në përpjekjet për organizim dhe zhvillim më të suksesshëm, në radhë të parë ekonomik, po edhe të përgjithshëm janë shënuar raste ku populli i një shteti unitarist – edhepse nga përbërja kombëatre ka qenë homogjen – ka zhvilluar luftë qytetare për federalizimin e vendit. I këtillë është rasti me Venezuelën (1854-1863 Federal War).
Populli shqiptar në Maqedoni tashmë është i bindur, se shumëçka në shtet nuk zhvillohet sipas dëshirës dhe nevojave të tij. Është i vetëdijshëm se zhvillimi ekonomik nuk është i barabartë në të gjithë regjionet e vendit. Shqiptarët e kanë të qartë, se pushteti unitarist luan me ndjenjat kombëtare të një populli, që përbën 30% të popullsisë së vendit. Është dëshmitar i forcimit të unitarizmit dhe uzurpimit arrogant të pushtetit. Është koshient për rrënimin e vlerave demokartike, ngecjen e tyre dhe shkeljen drastike të të drejtave të njeriut (shqiptarëve). Popullata e sheh me sy të vet, e përjeton në kurriz të vet, thellë e ndjen pabarazinë ekonomike në vend dhe zgjerimin e hendekut ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. Prandaj, të gjithë ata që mendojnë se merren me politikë le t’ia vënë gishtin kokës, kur thonë se e pranojnë Maqedoninë si shtet unitarist. Duhet të dallohet dhe të kuptohet drejtë mosndryshimi kufijve nga rregullimi politik.
Thuajse çdo ditë opinioni në Maqedoni, duke nisur nga shtypi maqedonas, çështjen e federalizimit të vendit, qoftë në kuptim negativ ose pozitiv- më tepët në kuptim negativ, nuk e heq nga faqet e veta. Pra ideja për federalizimin e vendit tashmë po troket në derë të madhe.
Qoftë federalizmi dual, qoftë federalizimi koperativ, ose ai i devolucionit, të gjithë janë më të mirë dhe më praktik se unitarizmi-totalitarizmi i Maqedonisë.
Unitarizmi në RM, për shqiptarët, që përbëjnë afër 30 përqind të popullsisë, i ka degraduar dhe poshtëruar duke i barazuar me grupet etnik.
Ne si shqiptarë nuk jemi të definuar as si pakicë kombëtare. Jemi një numër poshtërrues me një dyshe dhe një zero. Ne jemi populli njëzet përqindësh. Prandaj është e kuptueshme dhe shumë normale, që një popull ,,njëzetpërqindësh” të angazhohet për federalizimin e vendit. Atë që dihet, duhet thënë edhe publikisht. Në Kushtetutën e RM-së në asnjë vend nuk përmendet fjala Shqiptar, por vetëm – ata që janë ,,njëzeprërqindsh”.
Federalizimi i Maqedonisë, është një imperativ i kohës, sepse do të jetë edhe një ndihmesë për maqedonasit, do të jetë një qetësim shprirtëror për çlirimin nga ankthi i ,,Shqipërisë së Madhe”. As ata nuk do të jenë të lirë, derisa shqiptarët do ta ndiejnë veten të diskriminuar. Projekti për federalizim në qendër të vetë e ka parimin për drejtësi, liri dhe barazi për të gjithë. Kur njëra nga këto tre kategori është e mëngët, pavarësisht se njerëzit duken, sikur janë të lumtur, ekziston një konflikt i ngrirë, i fshehtë dhe i egër në brendi (martesat e përziera maten me promilë). Dy etnitete të mëdhenj për nga numri (maqedonas 60 dhe shqiptarë 30%), nuk mund të jetojnë në një sistem unitarist-totalitar. Raportet në Belgjikë janë 59% Flamanë-holland-folës dhe 39% Valon-frankofonë, kurse një përqind janë gjermanishtfolës.
Falë funksionimit normal dhe forcës qeverisëse të njësive federale gjatë vitit 2012-2013 në Belgjikë fare nuk u hetua, se shteti nuk kishte qeveri qendrore dhe kjo gjendje politike aspak nuk e dëmtoi shtetin.
Në Belgjikë sa i përket raporteve etnike, përqindja e Flamanëve dhe e Valonëve ka diferenca të mëdha, Qeveria e Belgjikës ka 14 ministra, nga shtatë ministra nga secili komunitet.
Analoge me këtë është dhe mund të llogaritet Amandamenti XII, neni 78 i Kushtetutës të RM, që përcakton zgjedhjen e numrit të barabartë (nga 7) të anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë në komitetin e bashkësive etnike.
Kërkesën për federalizimin e Belgjikës e nisën intelektualë flamanë, të cilët ishin të përgaditur dhe të shkolluar në Holandë. Në grupimin nismëtar të intelektualëve shqiptarë për federalizimin e vendit, shumica janë shkolluar nëpër universitetet e kryeqendrave europiane dhe të njësive federative të ish Jugosllavisë, si në Zagreb, Lubjanë, Sarajevë, Beograd, Prishtinë, Tiranë, Shkup, dhe profesorë të dy universiteteve në Tetovë.
Federatat moderne mundësojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë së njësisë federale, gjë që ndikon më shumë në harmonizimin e kërkesave dhe projekteve afatgjate të qeverisë.
Ky parim është krejtësisht i ndryshëm nga sistemi unitarist (RM), ku qendra vendos edhe për punësimet më të rëndomta. Në RM të gjitha investimet derdhen aty ku graviton popullata joshqiptare, siç është Maqedonia Lindore, Qendrore dhe Shkupi.
Sot në Maqedoni baza nuk ka asnjë kontakt me organet republikane. Aktiviteti politik në bazë zhvillohet vetëm në 20 ditët gjatë zgjedhjeve. Më pas askush nuk i sheh të zgjedhurit, të cilët tjetërsohen dhe largohen nga zgjedhësit. Në bazë nuk funksionojnë, as zyrat e partive politike, as ato të deputetëve, edhe pse disa herë është proklamuar, se do t’i vënë në përdorim këto zyra. Në njësitë e caktuara zgjedhore të parët në listë vendosen funksionarët partiakë, të cilët nuk janë nga ajo njësi zgjedhore dhe, të cilët askush nuk i sheh pas zgjedhjeve. Është e njohur, që një deputet duhet të merret me problemet e njësisë nga e cila zgjidhet. Por kjo bëhet e pamundur, sepse deputeti nuk është nga njësia zgjedhore në të cilën zgjidhet, nuk i njeh problemet dhe nuk ia sheh kurrë sytë asaj njësie. Praktika e deritashme e zgjedhjes së deputetëve e vëreton këtë tezë.
Sistemet unitariste krijojnë disbalansa në zhvillimin e ekonomisë dhe politikës; ato krijojnë sulltan-parti dhe diktatorthë të vegjël. Sistemet e njësive federative krijojnë mundësi për ta vënë në lëvizje sistemin e vlerave (sistem që në shoqërinë shqiptare nuk funksionon aspak). Nxit zhvillime regjionale sipas nevojave të banorëve të një regjioni të veçantë dhe në përputhje me vullnetin e atyre, që jetojnë në atë regjion. Nxit degë të ekonomive të harruara, ose të fjetura. Pushteti i njësisë federale, bën përzgjedhjen e degëve të industrisë, që duhet të zhvillohen në një regjion. Njësia federale bën planifikim për interesat e vetë regjionit e jo për interesat e regjioneve të tjerë.
Fatkeqësisht është evidente, se tani me ligje dhe vendime të drejtpërdrejta dhe ndërhyrje anësore, sistemi unitarist-totalitar bën ndikim edhe sa i takon infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik, që regjionet ku jetojnë shqiptarër të ngelin të pazhvilluar (për të nxitur shpërnguljen).
Në një sistem federal përfaqësuesit e zgjedhur do të ishin të detyruar të gjinden më afër bazës, për të reaguar në kohë për zgjidhjen e problemeve të ndryshëm. Në një sistem federal do të ,,zgjoheshin” krahina të reja, do të paraqiteshin zanate dhe iniciativa të reja. Do të nxitej eksploatimi i resurseve të reja, të cilat pushteti unitarist i ka mbajtur të ngrira, për shkak të moszhvillimit të regjionit përkatës, me qëllim që nëpërmjet dobësimit ekonomik të një regjioni të kontrollohen edhe politikat ekonomike, socio-politike dhe demografike.
Me federalizimin e vendit do të krijohen predispozita për zhvillim ekonomik të harmonizuar me interesat e qytetarëve të njësisë përkatëse. Zhvillimi ekonomik ndërmjet regjioneve do të ishte më i balansuar.
Me federalizimin e vendit do të krijohen mundësi që zhvillimi dhe organizimi shoqëror i jetës së qytetarëve të bëhet pa ndikimin e organeve qendrore dhe në përputhje me interesat e banorëve.
Të zgjedhurit e pushtetit federal do të jenë më të përgjegjshëm, pasi do të jenë më efikasë mekanizmat e mbikqyrjes, kontrollimit dhe të ndëshkimit, që do të bëhej nëpërmjet të votës dhe të heqjes së tyre nga pushteti.
Në një shtet federal do të eliminohej mundësia e paraqitjes së nacionalizmit institucional-shtetëror, viktima të të cilit kanë qenë dhe janë shqiptarët (Stojan Andov, intelektual dhe kryetari i parë i parlamentit pluralist të Maqedonisë, disa here ka deklaruar: Ne gabuam me shqiptarët që në vitin 1991).
Është evidente, këtë e ka treguar edhe praktika e shteteve unitariste (Maqedonia), se në një shtet shumënacional, me popuj me kulturë, histori dhe mentalitet të ndryshëm, nuk mund të krijohet stabilitet i qëndrueshëm, harmoni dhe lumturi e preferuar. Në praktikë është dëshmuar, se shteti unitar nuk është tolerant ndaj diversiteteve etnike. Maqedonia si shtet nuk ndërtohet mbi bazën e diverzitetit etnik dhe shumëkulturor. Projekti Shkupi „2014”, Enciklopedia e Maqedonisë, librat shkollorë… etj, qindra investime në territorë, ku nuk jetojnë shqiptarë, janë shembuj më adekuatë për këtë konstatim. Prandaj federalizmi do të ishte zgjidhje më e përshtatshme për zgjidhjen e diverzitetit etnik të vendit.
Në botë ka federata të përbëra nga popuj që flasin gjuhë të ndryshme, kanë mentalitete, kulturë dhe tradita të ndryshme, por kjo nuk reflektohet në institucione, sikurse që ndodh në Maqedoni. Këtu ka qindra institute dhe institucione, ku është e pamundëshme të shkelë këmba e shqiptarit.
Me federalizimin e Maqedonisë do të eliminohej ndjenja e të qenurit ,,shumicë” dhe ,,pakicë”. Tek popullata maqedonase do të zbehej dhe eliminohej ndjenja e humbjes së shtetit. Do të pushonte së ekzistuari frika, se shqiptarët ,,e mallkuar” duan t’ua shkatërrojnë shtetin.
Federalizimi i Maqedonisë është një hap ideal për menaxhimin e diversitetit nacional; është një hap i nevojshëm për eliminimin e supremacisë së një kombi ndaj tjetërit. Federalizimi do të ndikonte në mënyrë qetësuese edhe te shqiptarët. Do ta eliminonte ndjenjën, se dikush vazhdimisht po i shtyp dhe po i nëpërkëmb. Përgjegjës për politikat e dështuara do t’i bënte politikanët e vet e jo ata të tjerët.
Me një federalizim të mirëfillte do të ndodhte edhe një federalizim financiar dhe fiskal. Do të shtohej përqindja e mjeteve financiare që u dedikohen komunave. Atyre do t’u mbetej përqindje më e madhe e mjeteve që grumbullohen nga taksat dhe burimet tjera të finansimit (tvsh, doganat…).
Pushteti qendror:
Ministrisë së transportit do t’i hiqej e drejta e vendosjes për fatin e një objekti të ndërtuar pa leje, i cili duhet të legalizohet ose të rrënohet.
Ministrisë së arsimit, do t’i kufizohej e drejta të vendosë për hapjen ose për mbylljen e ndonjë paraleleje në ndonjë vendbanim (këtë kontroll qeveria e bën me lëshimin, ose me moslëshimin e mjeteve financiare për funksionimin e asaj paraleleje). Ministria e arsimit do të bëhej më efikase në zbatimin e politikave shtetërore të edukimit të brezave të rinj. Nxënësit shqiptarë nuk do të torturoheshin me njësi mësimore, ku shtrembërohet shumë rëndë historia e tyre duke i fyer, sikurse shkruan në Enciklopedinë e Maqedonisë dhe në libra të ndryshëm shkollor.
Ministrisë së shëndetësisë do t’i kufizohej e drejta, që në kundërshtim me interest e qytetarëve të vendosë, a i duhet vallë një vendbanimi një ambulancë shëndetsore, një mjek, një barnatore, ose a duhet dhe cili mjek duhet të dërgohet në specializim. Për të gjitha këto institucione dhe veprime në një shtet unitarist, sikurse është Maqedonia vendos pushteti qendror.
Ministria e kulturës do të lirohej nga ,,vuajtja” për të vendosur për fatin e një biblioteke, për menaxhimin ose ndërtimin e ndonjë pallati të kultures, ose për organizimin e ndonjë festivali në trojet shqiptare.
Ministrisë së mjedisit jetsor do t’i kufizohej e drejta të vendosë për menaxhimin me hedhurinat. Jugohromit, vrasësit të tetovarëve do t’i hiqej licenca për punë, derisa t’i plotësonte standartet e nevojshëm. Ajo nuk do të vendoste, deri kur në Tetovë, Gostivar, Strugë e gjetiu do të helmohen qytetarët nga qendrat e hedhurinave.
Ministrisë së ekonomisë-sektori i turizmit, do t’i kufizohej e drejta për të vendosur për nevojën e zhvillimit të një qendre turistike. Pushtetit qendror do t’i hiqej e drejta e frenimit të investimit për zhvillimin e turizmit në një regjion.
Një sistem federal në vend do ta shpërndante forcën e vendimmarrjes për çështje politike, ekonomike, demografike, kulturore, sociale dhe në shumë fusha të tjera.
Sipas mënyrës që aktualisht funksionon RM-ja, është vështirë të pritet që në regjionet e banuara me shqiptarë të vijnë investitorë të huaj. Ato orientohen në pjesët e vendit ku jetojnë maqedonasit. Arsyeja për këtë është, se pushteti actual, por edhe të mëparshmit, në bashkëpunim me udhëheqësit locale, investitorëve të huaj u japin beneficione të caktuara, si psh. tokë me infrastrukturë të gatshmme falas, lehtësime dhe subvencione për ndërtimin e objekteve, subvencione për çdo të punësuar, lirime nga taksat dhe tatimet e ndryshme, grejs periudha për kthimin e kredive, si dhe dhjetra beneficione të tjera.
Ka investitorë të huaj që deklarojnë, se investimi u është kushtëzuar me përcaktimin e vendit, duke u sugjeruar dhe ofruar që investimi të bëhet në regjionet maqedonase. Një segregacion i tillë nuk do të ndodhte, në rast se shqiptarët do të jetonin në një sistem federal si njësi federale.
Nuk do të ndodhte, sikurse është duke ndodhur, që investitorët potencialë të shantazhohen për sigurimin e lejeve për ndërtimin e kapaciteteve ekonomike. Nuk do të ndodhte që atyre, në emër dhe për nevoja të partisë, t’u kërkohen provizione të majme dhe „peshqeshe” personale.
Për llojin e investimeve në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë e gjetiu, nuk do të vendosnin udhëheqësit shtetëror të partisë më të madhe (maqedonase) bartëse të pushtetit. Brenga për investime dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik do të ishte e udhëheqësisë – qeverisë së njësisë federative. Qeveritarët e njësive federale vetëm në këtë mënyrë do ta arsyetojnë ekzistencën dhe suksesin e vet në politikë.

Nënkuptohet se secila njësi federale do ta kishte bankën e vet për zhvillim. Kjo bankë nuk do të shpërndante kredi në mënyrë selektive dhe nuk do të praktikonte nacionalizëm fiskal, sepse nuk do ta arsyetonte ekzistimin dhe funksionimin e vet dhe nuk do ta dëmtonte vet njësinë federale.
Njësia federale e Shkupit, do të ishte një njësi federative bilinguale, ku do të ndihej pesha e shqiptarëve, jo vetëm në çështjet socio-politike, por edhe atyre ekonomiko-finasiare.
Nga fillimi i pluralizmit politik, pra gjatë 25 vjetëve të kaluar, thuajse në çdo përbërje qeveritare ministrinë e ekonomisë e kanë udhëhequr kuadro shqiptare. Në tetë vjetët e fundit ekonomia është udhëhequr nga shqiptarët, por asnjëri nuk ka arritur të sjellë asnjë investim kapital në vendbanimet shqiptare (zona industriale e Tetovës ?!). Kjo mund të konsiderohet si paaftësi profesionale ose si servilizëm ndaj udhëheqësve shtetërorë.
Në një sistem federal shqiptarët më muk do të mundnin ta akuzojnë qeverinë qendrore për mos investime ose për dështime ekonomiko-politike. Në rast të dështimit të udhëheqjes qytetarët do të munden ta detyrojnë qeverinë e njësisë federale të organizojë zgjedhje të reja, ku do të zgjidheshin kuadro të rinj.
Në një sistem unitarist, si ky i Maqedonisë, kuadrot shqiptare fatkeqësisht duhet të ,,filtrohen” në dy filtra. Në atë të udhëheqjes partiake dhe të udhëheqjes qendrore. Praktika ka dëshmuar se filtri i dytë, qendror, është ai i vërteti. Përvoja ka dëshmuar, se përfaqësuesit tanë në pushtet. nuk janë të kompletuar, përkundrazi janë të një niveli të ulët profesional dhe intelektual
Qëllimi parësor për federalizimin e Maqedonisë është zvoglimi i kompetencave të sistemit aktual unitarist në dobi të njësive federative ku jetojnë shqiptarët. Federalizimi i Maqedonisë për shqiptarët është më se i nevojshëm.
Shqiptarëve në Maqedoni sistemi federal u duhet për shkak të ndarjes së sovranitetit (me kushtetutë) ndërmjet pushtetit qendror dhe njisive federative. Pa sovranitet kombëtar dhe pa disa të drejta, që do të sigurohen me një sistem të federalizuar, regjionet e banuara me shumicë shqiptare nuk do të mund të zhvilloheshin. Të dhënat statistikore bëjnë me dije, se gjendja e përgjithëshme ekonomike në të gjithë sektorët në regjionet, ku jetojnë shqiptarët është skajshmërisht e pavolitshme.
Shqiptarëve në R. e Maqedonisë u duhet një sistem, i cili do të bazohet në udhëheqje me rregulla demokratike. U duhet system, ku do të sundojë ligji dhe e drejta. Sisstem ku pushteti do të ndahej ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit të qeverive të njësive federale. U duhet sistem ku pushteti qendror do të kishte disa të drejta ekskluzive federale. U duhet sistem ku edhe njësitë federale do të kishin të drejtat e tyre të vendosjes. Disa të drejta të dy subjektet do t’i ndanin në mënyrë të barabartë.
Në një sistem unitarist qeveria qendrore i përcakton rrugët e zhvillimit dhe formën e harxhimit të fondeve. Në një sistem unitarist si ky i RM pushteti qendror, për të defokusuar vëmendjen nga kriza e thellë ekonomike, politike dhe sociale, prodhon konflikte etnike që paraqesin një rrezikshmëri të madhe.Kumanova është vorbulla e kësaj strategjie. Kjo praktikë nuk do të ndërpritet derisa të federalizohet vendi.
Me federalizimin e vendit një herë e përgjithmonë do të evitoheshim konfliktet në baza etnike. Nuk do të ndodhte praktika e sotme, ku forcat e njësive të policisë speciale nëpër shtëpitë e shqiptarëve hyjnë e dalin si në kopshtin e vet. Nuk do të mbillej i gjithë ai tmerr. Nuk do të bëheshin gjithë ato dëme materiale……
Krimi i organizuar do të luftohej në mënyrë më efikase, por do të luftohej në qendrën e kryerjes. Nuk do të provokoheshin konflikte etnike për nevojat e politikës ditore. Se pushteti prodhon kriza ndëretnike vërtetohet me faktin, që asnjëri nga iniciatorët e incidenteve ndëretnike nuk është dënuar. Shteti do të lirohej nga jeta simbiotike me krimin, qoftë ai politik ose ekonomik (rasti i dhunës kundër shqiptarëve në lagjen Radishan të Shkupit, djegia e dyqaneve të shqiptarëve në lagjen Karposh, rrahjet dhe dhuna në lagjen Nerez të Shkupit dhe disa dhjetra raste të tjerë).
Për shkak të dështimit të funksionimit të pushtetit gjyqësor, shumë shqiptarë vuajtën dhe vuajnë qinda vite burg si të pafajshëm. Rastet e këtilla nuk janë të pakta (Sopoti është dëshmi e gjallë), madje pas konfliktit të v. 2001 dhe „demokracisë” në vend, raste të këtillë janë shpeshtuar edhe më shumë. Veprimet e shpeshta, të dhunshme dhe të paarsyeshme të pjestarëve të njësive speciale të policisë në vendbanimet shqiptare dhe ndaj shqiptarëve, deri më tani nuk janë gjykuar dhe për to nuk ka dhënë askush përgjegjësi. Në një sistem federal, përgjegjësia për të luftuar çdo të keqe do të jetë obligim i ministrisë përkatëse të njësisë federale.
Lidhur me çdo intervenim të nevojshëm të policisë përgjegjëse do të jetë ministria e punëve të brendëshme e njësisë federale. Asnjë ndërhyrje e forcave qendrore nuk do të realizohej pa pëlqimin e njësisë federale. Në këtë mënyrë shqiptarët do të jenë të obliguar, që vet ta luftojnë çdo gjë që bie ndesh me standardet demokratike dhe nevojën për ndëshkimin e kryerësve të veprave penale të çdo karakteri. Në atë rast veprimi i forcave speciale të policisë nuk do të shifej si subjek terrori dhe hakmarrjeje.
Do të eliminohej mundësia që në vendbanimet shqiptare të inskenohen konflikte me forcat e policisë, që shumë lehtë mund të shndërrohet në konflikt ndëretnik. Do të eliminohej mundësia, që nëpër autobusa dhe lagje të Shkupit të organizohen rrahje të nxënësve dhe qytetarëve shqiptarë, që policia të mos identifikojë kryerësit e atyre veprave dhe askush të mos përgjigjet (për disa dhjetra raste të rrahjeve të nxënësve shqiptarë nëpër uutobusët urbanë të Shkupit nuk është burgosur asnjë maqedonas, edhe pse sa për formë, mund të jetë dhënë ndonjë masë administrative!?).
Tashmë është evidente, se gjithnjë kur pushteti ka ndonjë dështim dhe krizë, qoftë politike ose ekonomike, fajtorët kujdestarë gjithnjë janë shqiptarët, të cilët shfrytëzohen për të defokusuar vemendjen nga problemet e vërteta. Praktika e inskenimit të konflikteve ndërnacionale është treguar e suksesshme për pushtetarët e Maqedonisë dhe ata jo rrallë e kanë përdorur pas pavarësimit të vendit që nga viti 1990 (kemi të evidentuar disa dhjetra raste).
Me federalizimin e vendit do të shtohej efikasiteti i zgjidhjes së problemeve të çfarëdoqoftë karakteri, sepse pushteti i njësisë federale do të kishte kompetenca dhe do të dispononte edhe me resurse përkatëse për të reaguar dhe ndërhyrë me rastin e fatkeqësive natyrore, ose havarive me përmasa më të mëdha. Nuk do të ndodhte që mbarë rajoni i Mavrovës, Dibrës dhe Strugës të mbeten tri javë të bllokuara nga bora gjysëmmetërshe, ndërsa ndihma të kërkohet dhe pritet nga ndërmarrjet e Shkupit. Nuk do të ndodhte që qyteti i Tetovës për pastrimin e rrugëve nga vërshimet e sivjetme të kërkojë ndihmë nga Shkupi, që nuk iu dha.
Maqedonia duhet të federalizohet për arsye, se ajo me karakter është shumënacionale, por në esencë është unitariste. Unitarizmi është gjeneza e të gjithë konflikteve ndërnacionale në vend. Unitarizmi nxit stagnimin e një regjioni në llogari të zhvillimit të një regjioni tjetër, siç është rasti i Shkupit dhe rajoneve të tjera me popullatë dominante maqedonase. Me një sistem federal regjionet do të bënin gara ndërmjet veti, sa i takon zhvillimit të përgjithshëm. Në këtë mënyrë udhëheqja e një njësie federale do të prezantohej dhe njihej si më e aftë, më e sukseshme dhe më krenare në mbarë shtetin.
Federalizmi do te nxiste garën dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive federale, edhe për t’i arrirë standartet botërore në të gjithë aspektet, qofshin ato shtetorore, politike, ekonomike, shëndetësore, kulturore, sportive etj.
Me shpërndarjen e kompetencave do të shpërndahej edhe përgjegjësia. Në një njësi federale ku pushteti do të qeverisej nga shqiptarët, fajtor për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve, si dhe për të gjitha dështimet e përfaqësuesve politikë shqiptarë në pushtet, nuk do të ishte kryeministri maqedonas dhe partia politike maqedonase në pushtet.
Ideja e federalizimit të Maqedonisë mundet të krijojë pakënaqësi tek pala maqedonase, mirëpo edhe shqiptarët nuk do të lejojnë që edhe më tutje të jetojnë si qiraxhi në shtëpinë e vet. Në secilën njësi federale synim parësor do të ishte zhvillimi e përgjithshëm ekonomik, ulja reale e papunësisë, stabiliteti i vendit, thithja e investimeve të huaja, barazia e qytetarëve, zhvillimi i demokracisë, funksionimi më i mirë i gjyqësisë, eliminimi i diskriminimeve të ndryshme, mënjanimi i ksenofobisë etj, etj,.
Duke u nisur nga rrethanat e përgjithëshme dhe faktorët që e karakterizojnë një shtet me veçanti, siç është Maqedonia, ne mund të konstatojmë, se ajo ka parametra të volitshëm gjeopolitikë, demografikë dhe ekonomikë për t’u organizuar në një federatë të mirë e të suksesshme. Përkatësia kombëtare e popullsisë, përkatësia fetare, shtrirja gjuhësore, shtrirja ose koncentrimi gjeografik i saj, klima dhe konfiguracioni gjeografik diktojnë nevojën e federalizimit. Forma më e kapshme do të ishte sikur RM të ndahej në katër njësi federale.
Tri njësitë federale, përveç asaj të Shkupit me Kumanovën dhe Likovën, janë me popullsi dhe territor thuajse të përafërta, që paraqet një ndër kushtet e preferuara, për t’u ndërtuar njësi të suksesshme federative.
Një njësi federale do t’i përfshinte qytetet: Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë bashkë me komunat rurale përreth tyre.
Një njësi federale do ta përfshinte: Ohrin, Resnjën, Manastirin, Makedonski Brodin, Krushevën, Përlepin dhe Velesin bashkë me komunat rurale brenda tyre.
Një njësi federale do t’i përfshinte qytetet: Kavadar, Negotinë, Demir Kapi, Kriva Pallankë, Strumicë, Shtip, Probishtip, Kratovë, Dojran, Dellçevë, Vinicë, Gjevgjeli….. (Maqedonia lindore ka gjithsej 32 komuna )
Në sistemin ekzistues unitarist në Maqedoni ekzistojnë dy lloje sovraniteti. Shqiptarët kanë sovranitet qytetar, por nuk kanë sovranitet kombëtar-nacional. Sovraniteti kombëtar-nacional është i rezervuar vetëm për maqedonasit. Popullata shqiptare numerikisht aq e madhe nuk mund të realizojë të drejtat e veta kombëtare, për shkak të mungesës së këtij sovraniteti. Prandaj, edhe për imtësitë më të vogla për ne vendos pushteti qendror (unitarist-totalitar), i cili funksionon natyrisht me ndihmën e të ,,zgjedhurve” tanë.
Me federalizimin e vendit shqiptarët do të fitonim edhe sovranitet kombëtar. Shqiptarët e Shkupit, në federatën e regjionit të Shkupit, ku do të hynin edhe Kumanova me Likovën, do të ishin në një numër mbi 30%, kështu që do të ishin një element shumë i rëndësishëm në vendimmarrje.
Shkupi do të ishte një njësi federale bilinguale, ku shqiptarët do të ishin derhemi, i cili gjithnjë do të bëhej promotorr i interesave të qytetarëve në çdo pikëpamje.
Me sistemin egzistues Shkupi fatkeqësisht është shndërruar në një geto të shqiptarëve. Çairi, Buteli, Gazi Baba dhe lagja Dizhon janë aq shumë të mbipopulluara, saqë mbajnë rekord në Europë për kokë banori në një km. katror. Infrastruktura e shkatërruar dhe çdo gjë tjetër që i karakterizon këto lagje nuk ngjall shpresa dhe nuk krijon mundësi reale për zhvillim të duhur. Gjendja e përgjithëshme ekonomike e tyre është një bombë sociale, që në çdo moment mund të krijojë sistuata të paparashikueshme.
Kaosi urban nëpër qytetet ku jetojnë shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore (në asnjërin qytet nuk ka transport urban) paraqet një tmerr të vërtetë. Mafia urbane e ndihmuar nga pushtetarët shqiptarë lokalë, të udhëhequr nga shqiptarët dhe partitë shqiptare, duke lejuar ndërtime pa leje dhe jashtë standardeve, kanë shkatërruar planimetrinë dhe ndërtimin e planifikuar të qyteteve. Mundësitë për korrigjim fatkeqësisht janë të pamundëshme (Tetova). Është një thënie e njohur: ,,Në rast se dëshiron t’ia shkatërrosh ardhmërinë e një populli, shkatërroja infrastrukturën”. Ky kaos është shumë evident në Tetovë, ku për 25 vjetë nuk ka përfunduar ndërtimi i një bulevardi të tërë. Tetova në rrënzë të malit Sharr nuk e ka zgjidhur problemin e ujit. Është ndër qytetet më të ndotura në botë.
Në një njësi federale nuk do të ndodhnin këto masakra të hapësirave publike, pasi duke pasur frikë nga opinioni publik, të zgjedhurit lokalë më tepër do të kujdeseshin për të.
Në një sistem federativ problemet lokale dhe regjionale do të zgjidheshin në mënyrë më të drejtë dhe më efikase. Secila njësi federative do ta mbante përgjrgjësinë dhe peshën e barrës së vet (K.D. Mac Kenzie). Shqiptarët atëherë nuk do t’i fajësonin edhe mëtej maqedonasit për mjerimin e tyre, por do të kërkonin përgjegjësi nga të zgjedhurit e vet. Në rast se udhëheqësia e një njësie federale nuk do t’i plotësonte premtimet e dhëna në zgjedhje, zgjedhësit do të kishin mundësi ta largojnë atë qeveri.
Në një sistem federal politikanët me vota të manipuluara nuk do të mundësohej të betonohen në pushtet. Sistemi federal është e kundërta e nji sistemi unitarist. Aty nuk vlen rregulla e pashkruar: ,,Sa më i dobët profesionalisht, sa më servil ndaj udhëheqësit të pushtetit, aq më i favorizuar nga udhëheqësi i pushtetit qendror”. Shikuar dhe analizuar nga shumë pikëpamje dhe kënde, R. e Maqedoniasë është e pjekur për federalizim.
Federalizimi është një përgjigje për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, të cilët nuk e kanë të qartë për çka janë të interesuar dhe për çka angazhohen shqiptarët e këtushëm. Kjo nga ana e tyre është dëgjuar disa herë. Fatkeqësisht kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndodhur në disa raste. Madje edhe në konfliktin e vitit 2001.
Sqiptarëve u mungon statusi dhe sovraniteti kombëtar, prandaj është e nevojshme të bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e tij. Definimi dhe sigurimi i statusit kombëtar për shqiptarët në RM, do të ndikonte në një qetësi shpirtërore dhe do t’i vinte në lëvizje forcat krijuese, të cilat për momentin janë të ngulfatura nga politika impotente e ,,të zgjrdhurve” të popullit. Ky sovranitet mundet të sigurohet vetëm me federalizimin e Maqedonisë.
Aktiviteti i grupit të intelektualëve-federalistë, dëshiron që faktorëve me relevancë ndërkombëtare t’ua bëjë me dije, se çka është ajo që e kërkon koha dhe nevoja, çfarë duan dhe kah synojnë shqiptarët.
Ky doracak është një përpjekje për t’ua bërë më të qartë shqiptarëve, se ç’është federalizmi dhe përse R. e Maqedonisë duhet të federalizohet. Grupimi i intelektualëve-federalistë e ka të gatshëm edhe projektin, se si duhet të duket dhe kryhet federalizimi. Janë të hartuara edhe grafikonë dhe të dhëna të tjera të nevojshme. Janë të hartuara edhe projekt-dokumentet e tjerë juridik të nevojshëm për funksionimin e federatës.
Sa u takon kompetencave midis shtetit federativ dhe njësive federale, ne do të angazhohemi për metodën juridike-kushtetuese që dominon në shtetet federative, pra, që me kushtetutën federative të përcaktohen çështjet në kompetencë të organeve të federatës.
Republika Federative e Maqedonisë (është i mundshëm edhe emërtim tjetër), do ta ketë kushtetutën, e cila nuk mund të ndryshohet, ose të plotësohet pa pëlqimin e njësive të tjera federale.
ORGANIZIMI POLITIK I FEDERATËS
Projekti ideor për federalizimin e Maqedonisë parasheh, që komform kushtetutës federative pushteti do të ndahej në pushtet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Republika Federative e Maqedonisë do të ketë kryetar të shtetit, i cili do të zgjidhej në zgjedhje të drejtpërdrejta, të fshehta, të barabarta e demokratike. Kryetari do të zgjidhej në dyshe me nënkryetarin (modeli amerikan i zgjedhjes së kryetarit). Nënkryetari me automatizëm do të ishte kryetar i dhomës së popujve (senatit). Në këtë mënyrë, me kushtetutë, do të sigurohej që një nga tri postet udhëheqëse shtetërore t’u takojë shqiptarëve. Mandati i kryetarit-nënkryetarit do të ishte 5 vjetë.
Parlamenti do të përbëhet prej dy dhomave: dhoma e qytetarëve dhe dhoma e popujve (senati).
Në dhomën e qytetarëve, ku do të përfaqësohen qytetarët si subjekt i federatës. do të ketë më së shumti 80 deputetë të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta, të fshehta, të barabarta dhe demokratike nga qytetarët e mbarë shtetit. Mandati i deputetëve në dhomën e qytetarëve do të jetë katër vjetë. Kushtet dhe mënyra e zgjedhjes do të regullohet me ligj për zgjedhje.
Në dhomën e popujve (senat), ku do të përfaqësohen njësitë federale dhe popujt konstituitivë (komunitetet), nuk do të duhej të ketë më shumë se 50 deputetë, që do të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të fshehta, të barabarta dhe demokartike nga qytetarët e mbarë shtetit.
Mandati i deputetëve në dhomën e popujve (senat) do të jetë gjashtë vjetë. Kushtet dhe mënyra e zgjedhjes do të regullohet me ligj për zgjedhje.
Me kushtetutën federative do të garantohet parimi i egalitarizmit bikameral, pra barazia e dhomave të parlamentit federativ në ushtrimin e kompetencave të tyre.
ORGANIZIMI POLITIK I NJËSIVE FEDERATIVE
Njësitë federale do të kenë të drejtën e vetorganizimit të tyre sipas kushtetutës federative dhe kushtetutave të njësive federale, si dhe të drejtën e iniciativës para organeve të Federatës.
Njësitë federale do të kenë kompetenca në ushtrimin e tri pushteteve, atij ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqsor, që për së afërmi do të rregullohet me kushtetutën dhe me ligjet e njësive federale.
Njësia federale do të ketë: kryetarin e njësisë federale, parlamentin e njësisë federale, qeverinë e njësisë federale, gjykatën kushtetuese, gjykatën supreme, gjykatën e apelit, gjykatat themelore, gjykata të specializuara, avokatin e popullit, avokatin e njësisë federale, prokurorinë publike të njësisë fededrale, bankën e njësisë federale, zyrën ndërkombëtare për marrëdhënie ekonomike me BE, etj.
Parlamentet e njësive federale do të jenë njëdhomësh. Mënyra e funksionimit të parlamenteve federale do të rregullohet me ligjin për funksionimin e tyre. Deputetët do të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta. Mënyra e zgjedhjes dhe numri i deputetëve të njësive federale do të rregullohet me ligj. Në mbarë territorin e vendin do të zbatohet sistem i njëjtë i zgjedhjeve. Në mbarë territorin do të vlejnë të njëjtat rregulla dhe dispozita për mënyrën e zgjedhjes dhe çdo veprim që ndërlidhet me zgjedhjet. Deputetët e parlamenteve të njësive federale nuk do të mund të jenë edhe deputetë të parlamentit federativ.
NJËSITË FEDERALE I KANË QEVERITË E VETA
Ministritë e njësive federale janë me ingerenca të njëjta.
Njësia federale për interesa të veta në kuadër të një ministrie mund të parashohë sektorë të veçantë për ndonjë çështje specifike për atë njësi federale.
Në kuadër të njësive federale mund të funksionojnë edhe kantonet ose regjionet. Nëse funksionojnë kantonet, numrin dhe selinë e kantonit do ta përcaktojë parlamenti i njësisë federale me ligj. Komunat nuk do të mund të jenë më të vogla se 5000 banorë, përjashtim do të bënte vetëm Komuna e Vevçanit.
Republika Federative e Maqedonisë (propozimi për emërtimin e vendit nuk është definitiv) do t’i ketë simbolet e veta, si flamurin, stemën, dhe hymnin, që do të pasqyrojnë një realitet të ri juridiko kushtetues. Vendimin për simbolet e shtetit do ta miratojë parlamenti i federatës.
Në dhomën e qytetarëve vendimi për simbolet do të miratohet me dy të tretat e votave.
Në dhomën e popujve (senat) vendimi do të miratohet me konsensus të përfaqsuesve të popujve (Parlamenti Belg).
Vendimi i dhomës së popujve e ka peshën obligative, respektivisht ekzekutive dhe është vendimtar për fatin e ligjeve dhe simboleve.
Njësitë federale poashtu i kanë simbolet e veta. Ato janë stema, flamuri dhe hymni. Vendimin për simbolet e njësisë federale e miraton parlamenti i njësisë federale me shumicën prej dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Në mbarë territorin e republikës gjuhë zyrtare do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, si në njësinë federale të Shkupit dhe në tri njësitë tjera federale. Gjuha shqipe do të jetë e barabartë me atë maqedonase në të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat tjera publike dhe private. Në njësitë federale, në pajtim me aktet ndërkombëtare dhe europiane, në komunikim zyrtar mund të përdoret edhe gjuhë e ndonjërit nga grupet etnike të vendit.
Grupimi politik për federalizëm-federalistët thelbin e veprimtarisë së vet e bazon në ridefinimin e shtetit mbi parimin e federalizimit. Ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni ky grupim e sheh si bashkësi të katër njësive federale.
Sa i takon projektit të federalizimit ne nuk duhet të zbulojmë asgjë. E gjithë bota funksionon në bazë të sistemit federal dhe federalizmit. Ne do t’i marrim dhe do t’i praktikojmë përvojat më pozitive dhe më progresive të sistemeve ekzistuese, duke ua përshtatur ato kushteve tona.
Do të tentojmë të bëhemi anëtarë–vëzhgues të Forumit të Federatave me seli në Kanada. Nismëtarët për federalizim-federalistët të R. të Maqedonisë i plotësojnë disa kushte për të komunikuar me këtë federatë. Forumi ka anëtarë të rregulltë dhe anëtarë me status të vëzhguesit.
Grupimi do të veprojë në nënyrë legale dhe demokratike, duke i shfrytëzuar të gjitha format e lejueshme pët të arritur qëllimin e vet.
Me qëllim të sqarimit të konceptit të federalizimit të shtetit, nismëtarët do të komunikojnë me institucione relevante në botë, të cilët merren edhe me çështjet e federalizmit dhe do organizojnë takime pune dhe seminarë me intelektualë në vend dhe jashtë vendit.
P.S.
Në vitin 1999 Qeveria Federale e Kanadasë e themeloi Forumin e Federatave si një rrjet ndërnacional, për këmbim të informatave ndërmjet shteteve federale dhe shteteve, që janë në proces të federalizimit. Forumi përbëhet nga personalitete të zgjedhur si kryetarë shteti, kryeministra, deputetë, këshilltarë, nëpunës shtetërorë, studiues dhe ekspertë për federalizëm.
Selia e forumit është në Otawa-Kanada. Forumi i përfshin disa dhjetra shtete, mirëpo anëtarë të rregulltë janë njëzet shtete, si Australia. Brazili, Kanadaja, Gjermania, Nigeria, Zvicra, India, Meksiko….. Kryetarët ose Kryeministrat e shteteve përkatëse e bëjnë hapjen e punës së Forumit. Forumi mban takime të rregullta çdo katër vjetë në kryeqendra të anëtarëve të vet të rregulltë.
Anëtarë të këtij Forumi mundet të jenë persona të zgjedhur në zgjedhje, veprimtarë civilë dhe ekspertë për çështje të federalizmit. Forumi me programet e veta asistuese kontribuon në zhvillimin e federalizmit në federatë, sikurse që janë Argjentina, Austria, Byrmania, Etiopia, Italia, Kenia, Malezia, Libia, Meksiko, Nepali, Pakistani, Filipinet, Rusia, Spanja, Sudani, Tunizia, Jemeni dhe vende të tjera.
Forumi organizon trajnim dhe këmbim eksperiencash ndërmjet pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Forumit si pjestarë të shteteve federale dhe atyte që janë në fazën e federalizimit. Thelbi i teorisë së Forumit është se qeverisja me disa nivele është më efikase dhe më frytdhënëse në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë, se sa një qeverisje me një nivel. Forumi ndihmon në promovimin e vlerave demokratike në shoqëritë fragjile dhe post-konfliktuoze. Forumi ofron solucione inovative në kapërcimin e krizave në regjionet konfliktuoze dhe post-konfliktuoze. Ndihmon teknikisht në forcimin e pushtetit lokal në llogari të atij centralist. Forumi ka shumë aktivitete dhe ndër ta edhe publikimin e arritjeve-sukseseve të veta.
In 1999 the Govermenr of Canada established (u themelua)THE FORUM OF FEDERATION as an international network for exchange the best practices among federal and federalizing countries. Headquarted (selia) in Canada (Otawa),the forum of federation partner goverments include Australia, Brasil, Canada, Germany, Nigeria, Switzerland, India, Mexico….and over 100 others.
Një pjesë e informacioneve për hartimin e këtij doracaku janë marrë nga Encyclopedia Britanica, dhe Encyclopedia Judaica
Tetor. 2015 FEDERALISTËT-Kordinator Shpëtim Pollozhani

Filed Under: Analiza Tagged With: PËRSE MAQEDONIA DUHET, Shpetim Pollozhani, TË FEDERALIZOHET

Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë dhe Çështja çame

November 12, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Zilja/
Pak kohë më parë nëpërmjet shtypit u bëmë me dije se në Hollandë në fillim të tetorit u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë me qendër në Hagë, Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh z. Lisien Bashkurti, kryetar biri i Çamërisë Festim Lato. KNÇ ka 50 anëtarë nga SHBA-ja dhe BE-ja, është organizëm ndërkombëtar, bazuar në eksperiencat juridike e diplomatike ndërkombëtare.
Më 7 nëntor nëpëmjet shtypit njoftohet se u themelua në Prishtinë, Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë për Kosovën dhe Luginën e Preshevës i përbërë nga 74 personalitete polititikë, akademikë, klerikë e mediatikë. Le të shpresojmë që gjithë këto të jenë të vërteta frytdhënësë dhe të ndihmojnë çamët të marrin pronat e tyre edhe pa u vënë në dijeni.
Në këto njoftime të bëjnë përshtypje dy teza që kundërshtojnë njera tjetrën:
E para KNSH-ja mer përsipër të zgjidhë problemin madhor çam me anë të ndërkombëtarizimit tw çështjes por pa pjesëmarrjen e faktorit të brendshëm dmth çamët e Shqipërisë dhe dy organizata që përfaqësojnë atë: PDIU-ja me deputetët e saj dhe Shoqata Atdhetare Çamëria, por thuhet në njoftim : ‘’… Faktorët politikë të brendshëm nuk janë pjesë e këtij organizimi, por janë të mirëpritur për bashkëpunim’’!?
Kjo organizatë me seli në Hagë me 50(pesëdhjetë) anëtarë nga SHBA-ja dhe BE-ja merr përsipër të ndërkombëtarizojë problemin por pa faktorin bazë, atë çam. Shumë e çuditshme kjo dhe e padëgjuar kurrë më parë. Po cilët qenkan këta europianë dhe amerikanë diplomatë, juristë, shkencëtarë, që nuk shkruajnë emrat, kur kjo organizatë është legale dhe aq më tepër do të punojnë falas?
E dyta: Me pjesëmarrjen e Sekretarit Organizativ themelohet në Prishtinë Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë për Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Edhe si frazë kjo nuk ka kuptim në vetvete, por po përpiqem ta kuptojë. Pyetja është: Kur përjashtohet faktori çam në Shqipëri (ose të vijë po të dojë) si mund të ndihmojë Kosova me ballistët e vet dhe aktivistët e Preshevës çështjen çame, kur Kosova dhe Presheva kanë shumë probleme ende për të zgjidhur, e para për konsolidimin e shtetit të ri dhe e dyta për të drejtat si pakicë etnike në shtetin sërb? Pse kërkohet ndihmë në Prishtinë (nuk ka gjë të keqe) dhe nuk kërkohet edhe në Tiranë?
Kësaj i thonë miun se nxe vrima e do të marrë edhe fshesën me vete.
Do të ishte me vlerë të bëheshin të ditur ato 70 (shtatëdhjetë) personalitete të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, që janë angazhuar në këtë problem madhor të paktën për t’i falënderuar. Në të dhënat e pasqyruara në Internet përmenden vetëm tre emra duke përfshirë edhe Kryetarin e Ballit Kombëtar të Kosovës Selman Berisha.
Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë si fillim po përgatit katër dosje për t’i paraqitur në Hagë dhe në DPA. Dosja e katërt ka të bëjë me kthimin e pronave çamëve të Çamërisë. Mund t’i japë pak ndihmë KNÇ-së.
Në vitin 2006 PDI(U) ka dorëzuar në Strasburg dosjen e mohimit të të drejtave të çamëve në shtetin grek. Në dhjetor 2008 në Komisionin e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut PDI(U) dorëzoi një dosje tjetër të çështjes çame. Në vitin 2009 PDI(U) u përfaqësua institucionalisht në DASH në ditën e genocidit dhe mohimit të të drejtave të njeriut në botë ku dorëzoi dhe një dosje për genocidin grek.
Në nëntor 2010 në SHBA shkojnë dy deputetë çamë Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi me ftesë të DASH-it. Me këtë rast deputetët çam dorëzuan në Departamentin Amerikan të Shtetit një dosje dhe u siguruan, sipas atyre vetë, që kjo dosje do të shqyrtohet. Pra nëse KNÇ-ja po përpiqet për të hartuar dosje ato janë, ekzistojnë dhe janë dorëzuar në institucionet ndërkombëtare. Ndoshta dosjet e reja do të jenë më interesante dhe më të plota, por KNÇ-ja nuk ka pse e kap veshin e djathtë me dorën e majtë duke e kaluar pas kurrizit.
Vlen të theksohet se deputeti Dashamir Tahiri, ka kërkuar nga parlamenti shqiptar dy javë më parë zbatimin e detyrimve që rrjedhin nga Rezoluta për Çamërinë të aprovuar nga parlamenti shqiptar dhe futjen e Çështjes çame në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar. Të dy problemet e mësipërme kanë të bëjnë edhe me ndërkombëtarizimin e problemit. Sygjerimi im është që KNÇ-ja nëse vërtet është aq serioze me aq shumë dijetarë, shkencëtarë, juristë, shqiptarë e të huaj e me zyra në Hagë (kush e paguan qiranë?) duhet të bashkërendisë punën me faktorin e brendshëm sidomos me elementin çam në Shqipëri. Sepse siç po shikohet, punët do të kryhen nga dy e tre herë dhe sërish thesi (problemi çam) do të jetë bosh si deri më sot.

10.11.2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja, I CAMËRISË, Keshilli Kombetar

ZBULIMI I LETRËS SË BILAL XHAFERRIT PËR ENVER HOXHËN

November 11, 2015 by dgreca

-Grotesk si në gërmimet e Tares/
Nga Kolec TRABOINI/
Kaq qesharakë janë bërë këta që luajnë me materialet e dosjeve që zyrtarisht janë të mbyllura, por në qarkullim dalin soj e soj sajesash, sa arrijnë të bëjnë edhe libra me këto zbulime, kur ligji për dosjet ende nuk është miratuar. Dhe më tej, të vjen vërtet të thërrasësh në kupë të qiellit, sepse kur duan i hapin dosjet, kur nuk duan nuk i hapin, madje i grisin, i fshehin, i djegin. Por tani me kërkime si këto të Dashnor Kaloçit në “Kadare i denoncuar”, po ndodh një çudi e padëgjuar më parë. Na zbulojnë një letër të Bilal Xhaferrit (lexo letrën e Bilal Xhaferrit botuar në “Gazeta Shqiptare” 7.11. 2015 ) që na e paska dërguar drejtpërdrejt për Enver Hoxhën e ku na flet kundër Ismail Kadaresë. Madje duke e akuzuar atë dekadent dhe veten të pastër qelibar e margaritar i partisë!!!
Të gjithë ne që e kemi jetuar atë kohë e dimë mirëfilli furinë e egër me të cilën u lëshuan kundër Bilal Xhaferrit tërë kalemxhinjtë e partisë. Kaq i egër ishte turri i militantëve partiakë me ideologun komunist Fadil Paçramin në krye, sa po të mos qe arratisur Bilal Xhaferri, ishte e sigurtë që do të pushkatohej, sepse kundër tij ishin lëshuar ndërkohë edhe çakejtë e sigurimit. Madje nuk është aspak enigmë vdekja e tij. Edhe atje, në Çikago të Amerikës e gjetën.
Bilal Xhaferri në Amerikë nuk u përzie me atë pjesë të komunitetit që ishte e organizuar, sepse ekzistonte rreziku që agjentët e sigurimit të kishin infiltruar në to, por mblodhi rreth vetes njerëz të besuar. Në vitin 1970 kur shkoi në Amerikë e deri sa kishte frymën gjallë, ai u bë armiku më i madh i komunistëve shqiptare. Le të prekim vetëm disa momente. Në vitin 1978 Bilal Xhaferri i shpëton një atentati e mbetet i plagosur. Në vitin 1981 i djegin zyrat e revistës “Krahu i Shqiponjës”. I digjet thuaj e gjithë krijimtaria. E përjetoi si tragjedi të madhe këtë humbje, por nuk reshti së punuari si një veprimtar i madh në Komunitetin Shqiptar të Amerikës. Nisi të shfaqte shenjat e para të një sëmundjeje dhe i nënshtrohet operacionit. Hyri për të bërë një operacion në kokë, që doktori amerikan e konsideroi të suksesshëm, por Bilal Xhaferri kurrë më nuk u përmend, më thoshte Prenk Gruda në Amerikë, i cili e kishte njohur dhe e kish strehuar Bilalin në shtëpinë e vet. Kështu jeta e tij u shua në Çikago, më 14 tetor 1986.
Por Bilal Xhaferrit nuk iu ndanë denigrimet e shpifjet as pas vdekjes. I anatemuar nga komunizmi, por edhe i lakuar në segmente të caktuara që punojnë për të lartësuar një figurë a një tjetër e për të poshtëruar të tjerë, po ashtu me dëshirën e zjarrtë të krijojnë disidenca të paqëna. Një donkishotizëm ky perfekt për kohën tonë marroke, sepse disidencë të hapur në Shqipëri nuk ka pasur. Aq më tepër shkrimtarët korifenj të komunizmit, që ishin kthyer në monumente për së gjalli e mbroheshin nga diktatura, nuk mund të ishin shprehës të kurrfarë disidence. Por gjithsesi grafomanët nuk do t’i ndahen edhe 40-vjet pas vdekjes Bilal Xhaferrit. Ka diçka që i mundon të gjallët kur kujtojnë madhështinë e të vdekurve. Poeti i burgosur dy herë nga diktatura, Frederik Rreshpja, thoshte për shkrimtarët zyrtarë, korifenj të socializmit, se këtyre ua gërvisht kristalin vetëm elmazi (diamanti) i mprehtë i Bilal Xhaferrit. Frederik Reshpja, ky lirik i madh, që përpiqen ta harrojnë pasi e spiunuan grafomanët e kohës, e konsideronte Bilal Xhaferrin shkrimtar të madh e të panjollë.
Po nuk janë të një mendje ata që punojnë me klane e tarafe, që marrin titullin profesor me ca studime laramane, të cilët shpikin e shpifin disidenca e Bilal Xhaferrin e anashkalojnë apo dhe e shpifin. Dhe një mrekulli e shtypit tonë marrok ishte edhe versioni që u hodh në media sikur Bilal Xhaferrin e dërgoi në Amerikë sigurimi i shtetit komunist shqiptar. Gjetën dhe një oficer kufiri të rrjedhur nga trutë, që mbante mend se ditën kur iku Bilal Xhaferri në Greqi, na qënkan fikur dritat në postën kufitare. Kështu kapen shpifësit pas budallenjve dhe lançohen si studiues, marrin tituj e ndere, gjejnë mënyra për t’i futur librat e vet në listat e librave të rekomanduar nga Ministria e Arsimit dhe kësisoj mbushin xhepat vet me lekë e kokat e studentëve me marrëzira. Nuk kaloi as një vit nga shpifja me sigurim që kurrkush nuk e gëlltiti si histori e tani na zbret nga qielli me “deux machina” një libër i ri siç e publikon lajmin gazeta Mapo, ku na u zbuluaka për herë të parë një letër e Bilal Xhaferrit dërguar Enver Hoxhës. Dhe ku Bilali na e akuzuaka Kadarenë dhe “Dasmën” e tij si një dekadencë e jo një letërsi proletare. Duke qënë se e dimë atë kohë, dhe aq shumë është përfolur për atë mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve, të vjen çudi se si qënka ruajtur kjo letër për 25-vjet pa u parë nga askush, por pikërisht nga Dashnor Kaloçi. Dhe ky drejt e në një libër pa iu nënshtruar ekspertizës së specializuar, duke bërë kështu show-n e rradhës në shtypin tonë bulevardesk që shushat mendjet e lexuesve me këto zbulim-shpik shpifje. Pse e them këtë. Se ajo letër, te cilën e lexova me vëmendje, nuk mund të mendohet se është shkruar nga Bilal Xhaferri. Të paktën nuk është konceptuar nga ai. Ajo në të vërtetë jep hollësi, por është një letër cerebrale, e shkruar me gjak të ftohtë dhe me kujdes madje të tepruar për të dhënë detaje për gjithçka që kishte ndodhur kohët e fundit në Lidhjen e Shkrimtarëve. E pabesueshme që Bilal Xhaferri, ky mjeshtër i fjalës së shkruar të shprehej kaq thatë në një situatë kur jeta e tij rrezikohej nga çasti në çast. Dhe letrën e paska shkruar në Fshatin Kullë, më 31 dhjetor 1969 (shih “Gazeta Shqiptare” dhe web-sitet elektronike ). Por more të uruarit e perëndisë, shpikës të letrave që na i shkruajnë të vdekurit nga varri, Bilal Xhaferri është arratisur më 30 gusht 1969, pra 4 muaj para se të shkruhej letra e paraqitur si zbulim i madh nga Dashnor Kaloçi dhe që po bën xhiron e rradhës në të gjitha faqet e shtypit. Dhe për më tepër në përmbajtje të letrës, Bilal Xhaferri na i raportuaka Diktatorit se vitin e kaluar kish botuar dy libra “Njerëz të rinj – tokë e lashtë” dhe “Lirishta e kuqe”. Po si mund të shkruante pasaktësi të tilla autori i librave, kur librat qenë botuar i pari në 1966, pra tre vjet më parë, dhe i dyti në 1967, pra dy vjet më parë nga data e shpikur 31 dhjetor 1969. Kuptohet se çdo letër e sajuar nuk i shpëton pasaktësive, edhe në këtë zbulim zbritur nga qielli ndodh e njëjta gjë. Por edhe sikur e vërtetë të ketë qenë ajo nuk thotë asgjë, por është thjesht fjala e fundit e një të dënuari me vdekje, sepse në atë gjendje ndodhej Bilal Xhaferri, kur të tjerëve, të cilët sot na dalin si disidentë nuk u hynte ferrë në këmbë dhe madje hanin dreka e darka me diktatorin.
I dimë mençuritë popullore për të gjallët, por që në Shqipërinë e çudirave funksionuakan edhe për të vdekurit “Shpif shpif se diçka do të mbetët”, por proverbiale janë edhe fjalët “Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur ke për të gjetur!”. Nuk u harrua kurrë zanati i gërmimin në këtë tokë të shqiponjave, por së shumti dëgjohen edhe çakej dogmatikë.

Letra, që sipas Dashnor Kaloçit, është shkruar Bilal Xhaferri drejtuar Enver Hoxhës:
I dashur shoku Enver
Unë që po ju drejtohem me këtë letër jam një punëtor. Ju shkruaj për një çështje që është çështje jete për mua, bile akoma më shumë, se i kalon kufijtë e jetës sime personale dhe tani vetëm ju jeni njeriu që do ta zgjidhni përfundimisht e me drejtësi.
T’ju tregoj me dy fjalë biografinë time.
Babai im ka qenë në radhët e Ballit dhe është pushkatuar në fillim të vitit 1945. Megjithatë, pavarësisht nga rasti i tim eti, familja jonë, duke filluar që nga Hoxha Tasimi, ka qenë një familje patriote.
Unë jam rritur jetim. Kam hyrë në punë që kur isha fëmijë dhe sot kam 17 vjet që jetoj e punoj në gjirin e klasës punëtore, si punëtor i thjeshtë në prodhim. Nuk kam mundur që të marr arsim dhe të kryej studime, por duke punuar në mënyrë autodidakte jam përpjekur të grumbulloj pak njohuri dhe të stërvis dorën në letërsi artistike. Si rezultat i përpjekjeve të mia, vitin e kaluar u vu në qarkullim një vëllim i imi me tregime dhe u botua edhe një vëllim me poezi; gjithashtu, shtëpia botuese “Naim Frashëri” përgatiti për të futur në shtyp një roman, të cilin e shkrova me rastin e 500-vjetorit të Skënderbeut.
Shkurtimisht kjo është biografia ime. Dhe tani, që të mos e zgjas dhe të mos ju shkurtoj minutat tuaja të shtrenjta, po vij te çështja për të cilën vendosa t’ju shkruaj.
Në pranverën që shkoi, u organizua në Tiranë një diskutim letrar rreth romanit “Dasma” të shkrimtarit Ismail Kadare. Atje u ngrita dhe unë të shfaq mendimet e mia. Fola kundër këtij romani. Si pasojë, ndodhi një skandal që mori më vonë përpjesëtime të bujshme. Shoku Fadil Paçrami që foli pas meje, njoftoi sallën që unë kisha babanë të pushkatuar dhe më deklaroi mua si armik, kurse romanin “Dasma” e vlerësoi lart. Me autoritetin e tij ai përcaktoi qëndrimin që do të mbahej më vonë kundrejt meje.Më pushuan nga puna. U ndalua vënia në qarkullim e vëllimit tim me poezi dhe romani im u tërhoq nga shtypi. U morën edhe masa të tjera kundrejt meje. Kështu, ngjarjet ndoqën ngjarjet dhe tani unë ndodhem në një gjendje ku shpresa e vetme jeni vetëm ju, është gjykimi juaj.
Nuk dëshiroj t’i kundërvihem një anëtari të Komitetit Qendror, siç është shoku Fadil Paçrami, as nuk dua ta paraqes veten si një viktimë e pafajshme, por megjithatë, në ndërgjegjen time unë nuk jam i bindur që ta quaj veten fajtor, dhe, gjithashtu, akoma nuk jam i bindur që të pranoj se kundrejt meje janë sjellë me drejtësi partie, me drejtësi proletare. I thonë një fjale: “Jepja pëllëmbën tjetrit, sipas faqes”.
U ngrita kundër romanit “Dasma”, se ai më dukej i gabuar fund e krye në brendinë e tij. Vlerat që i atribuoheshin, sipas meje, ishin vetëm vlera në dukje. Por, që ta çmosh një vepër letrare vetëm nga dukja e saj e jashtme, të verbohesh nga shkëlqimi i stilit plot ekstravagancë, pa shikuar brendinë reale, pa zbuluar kuptimin e vërtetë të gabuar në esencë, kjo do të thotë që ta çmosh atë vepër vetëm për sytë e bukur. Një shkrimtar i mirë revolucionar, nuk duhet të abuzojë me idetë e mëdha të partisë, duke i përdorur si prestigjator tezat dhe parullat e partisë, vetëm sa për të bërë efekt, vetëm sa për të krijuar iluzione te lexuesi.
Lexuesi e ka ndjenjën e së vërtetës dhe të realitetit dhe kërkon një letërsi të vërtetë dhe realiste. Ai di ta dallojë atë që shkruhet nën flakën e fantazisë së një shkrimtari, prapa së cilës zvarriten hije mendimesh të shkapërdisura, zvarriten kapituj të mbështetur në rërë simbolesh e konvencionesh të errëta, të mbështetura në pajandime frazash me kuptime të papërcaktuara, të dyfishta.
Romanin “Dasma”, unë e denoncova si një vepër të shkruar shumë larg metodës së realizmit socialist dhe të rënë nën ndikimin e artit dekadent. Nuk ngul këmbë që vetëm si them unë duhet të jetë dhe që vetëm unë duhet të kem plotësisht të drejtë, por sidoqoftë, mendimet që kam shfaqur, jam në gjendje t’i mbroj gjer te presja dhe te pika e fundit, kundër interpretimeve të shtrembra që u janë bërë. Atje unë nuk bëj aluzione, por flas hapur, saktë dhe direkt, duke marrë në analizë të metat e romanit.
Diskutimi im është bërë me shkrim dhe ekziston si dokument. Le të merret ai në shqyrtim dhe le të thirrem unë që të jap llogari për ato që kam thënë atje. Jam i bindur gjer në vdekje, se e drejta është me mua për sa i përket thelbit dhe qëllimit të kritikës sime kundrejt romanit “Dasma”, dhe gjithashtu për sa u përket çështjeve të veçanta më të rëndësishme që trajtoj unë në atë kritikë.
Unë jam punëtor dhe kam shtatëmbëdhjetë vjet që punoj me djersën e ballit. Kam punuar si minator, hekurkthyes, hidraulik, punëtor krahu në bujqësi, në ekspedita gjeologjike dhe në fabrika si teknik ndërtimi, në punime rruga-ura dhe vullnetar që në aksionet e para. Kështu, në gjirin e klasës punëtore po kaloj gjithë rininë time. Ndokush mund të përmendë babanë tim të pushkatuar. Megjithatë, prapëseprapë, unë jam punëtor. Mua nuk më ka rritur dhe nuk më ka edukuar babai im, të cilin nuk e mbaj mend dhe nuk e njoh, por më ka rritur dhe më ka edukuar klasa punëtore. Dhe, në qoftë se duhet të flitet për atësinë time, unë jam bir i klasës punëtore, i brumosur me idealet e saj. Unë vij drejtpërsëdrejti nga zemra e kësaj klase.
Këtu jam rritur që kur isha fëmijë i njomë, këtu njoha gëzimet dhe hidhërimet e jetës, këtu mësova të shkruaj, të dashuroj dhe të urrej, këtu gjeta frymëzimin, heronjtë, gjuhën, subjektet dhe motivet. Pavarësisht nga gabimet e mia të mundshme, pavarësisht pastaj nga antipatia dhe opinioni i keq që mund të kenë persona të veçantë kundrejt meje, unë mbetem gjer në fund bir i klasës punëtore dhe i Partisë së saj të punës. Në qoftë se ka njerëz që e kanë ndërgjegjen flori kundrejt klasës punëtore dhe kundrejt partisë, unë jam nga ata që e kanë margaritar. Unë kam dhënë prova për këtë, në çfarëdo kushtesh që jam vënë; kam dhënë prova në punën dhe qëndrimin tim si njeri, si qytetar dhe si punëtor, kam dhënë prova me veprën time modeste letrare, ku pasqyrohet shpirti im, mendimi im, qëndrimi im ndaj çështjeve të popullit dhe të socializmit.
I dashur shoku Enver
Unë e kuptoj mirë domosdoshmërinë për të zhvilluar luftë ndaj armikut të klasës, si dhe mprehjen e vigjilencës në kushtet aktuale të thellimit të revolucionit tonë, por njëkohësisht e di se Partia nuk gjykon thjesht në bazë të konceptit patriarkal të gjakut dhe nuk mund të më dënojë mua për babanë tim. Unë dua të gjykohet për jetën time. Le të më bjerë mbi kokë dënimi më i rreptë i Partisë dhe i popullit, në qoftë se kam devijuar nga çështja e Partisë dhe popullit dhe në qoftë se këtë e kam bërë me ndërgjegje dhe me qëllim, po kot së koti, pa faj, jam i bindur se nuk do të dënohem, nuk do flakem tutje. Me këtë ndjenjë të palëkundur bindjeje dhe besimi, ju drejtohem juve, që jeni njeriu më i dashur dhe më i drejtë për të gjithë ne.
Pse t’jua fsheh, shoku Enver? Jam në një gjendje të rëndë, plot ankth dhe dëshpërim, dhe më duket sikur më kanë mbetur vetëm dy rrugë në jetë: ose të më jepet përsëri e drejta e botimit, e drejta që t’i shërbej çështjes së Partisë dhe popullit, ose të hidhem nën rrotat e trenit, se nuk duroj dot që të vegjetoj kot, në një jetë pa kuptim, larg problemeve të mëdha të kohës, larg artit tim.
Mbetem në pritje, me shpresën te ju.
Këtë mbrëmje të Vitit të Ri, ju uroj jetë të gjatë dhe forca të reja, ju uroj të jetoni edhe më
shumë se 60 vjet të tjera.

Me respekt të thellë
Bilal Xhaferr Hoxha

Kullë, 31.12.1969

Filed Under: Analiza Tagged With: Kolec Traboini, PËR ENVER HOXHËN, ZBULIMI I LETRËS SË BILAL XHAFERRIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 732
  • 733
  • 734
  • 735
  • 736
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT