• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Atje është Kuba

July 21, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Që nga janari i vitit 1961, kanë kaluar plot 54 vjetë. Kaq zgjati dhe lufta e madhe e revolucionit të vëllezërve Kastro, në Kubë përballë një vendi të madh dhe demokratik si Amerika. Ose propoganda marksiste e tyre, duke mallkuar për çdo rast, në fjalën publike, nga podet e presidiumeve a të tjera mbledhje byrosh, apo kongresesh. Që për memorien tonë, janë akoma të gjalla me bandat frymore, flamujt, paradat. Dhe ne në rresht në dy anët e bulevardit të madh të Tiranës. Edhe vëllezërit Kastro këtë bën. Mirëpo ndërsa Europa lindore filloi përmbysjen nga muri i Berlinit, minatorët e Karpateve, shpërbërja e URSS, (Bashkimi Sovjetik) deri tek Tirana. Kuba u bë akoma më grusht. Më e përsosur në propogandën anti imperializëm, aq sa muret e Havanës u mbushën me parulla mallkime kundër Amerikës.
1)Çfarë e lidh Amerikën me Kubën? Pasi shpesh përmenden interesa, synime etj. Çfarë e lidh Kubën me Amerikën. Vendi i servirur si i frikshëm, imperialisto kapitalist etj…, prej Kastrove për gjatë gjithë këtyre viteve. Aq sa dje në mëngjes një pjesë e madhe e kubanezëve nuk po i besonin syve kur panë të valvitjes flamuri amerikan në qëndër të Havanës. Ndërsa me qindra të tjerë u rreshtuan menjëherë në radhë, ndanë kangjellave të saj për të aplikuar për vizë. Pra çfarë i lidh këta dy vende? Dhe çfarë i bëri armiq për vdekje? Ndërkohë që vitet iknin dhe Kubanët e mbetur në ishull, ngrenin llogoret. Kubanët e arratisur, pikoheshin me sytë nga jugu i Floridës. Unë i kam parë me sytë e mi. Aty ku është ndërtuar pika më e fundit e Amerikës së Veriut. Key West. Vizitova shtëpinë e shkrimtarit Ernest Heminguej. Ca blloqe më poshtë vura re njerëz që i drejtoheshin fundit të rrugës. Atje ndodhej pika. Pika e fundit. Pastaj oqeani. Ishin me qindra. Luteshin dhe ia bënin me dorë pamjes blu, anës përballë. Kubës së tyre të dashur.
Pra çfarë i lidh këto dy vende? Së pari Kuba i detyrohet Amerikës për pavarsinë e saj nga kolonizimet shekullore Angli dhe i Spanjës. Heqja e skllavërisë dhe dhënia formë e një vendi apo shteti. Deri sa ajo mori një pavarsi të plotë më 1902 por në protektoratin amerikan. Madje dhe ndërtimet qeveritare, si pallati presidencial, apo i popullit. Janë pamje e përkryer e Kongresit Amerikan. Protektorat njësoj si Porto Riko. Por ndërsa sot Porto Riko është akoma nën Amerikën. Kuba u nda me rrevolucion. Së dyti shkëmbimet në kohë. Shkëmbimet e ndërsjella. Investimet. Sidomos ato të amerikanëve të cilat Fidel Kastro i zeroi me reforma agrare të rrevolucionit. Së treti, njerëzit e ndarë në dy anë, midis ishullit Kubë dhe gadishullit të Floridës. Pengjet njerëzore, brenda të së njëjtës familje, shoqërie e miqësie. Shkëndija e parë qe viti 1980, kur dhjetra e mijra kubanezë shqyen ambasadën e Perusë. Kështu futja në Ambasada është një detaj i hershëm.
Mirëpo këtë vit Kastro do i bënte edhe një dhuratë Amerikës. Përpos disidencës, njerëzve kundër poltikës së tij. Ai do pastronte dhe burgjet ordinere e të tjera. Rezltuoi më vonë që rreth 125 mijë kubanezë, lanë vendin me se dhe si mundën.
2)Majemi është sot atdheu i tyre. Kudo qosheve shikon Havana Club. Bukë kubaneze, kafe kubaneze etj. Shikon televizione private që operojnë dhe konkurojnë fuqishën në tregun amerikan. Shkolla dhe kolegje. Shikon investitorë dhe pjesëmarrës aktivë në jetën e këtij vendi të madh. Janë edhe oponentë të fuqishëm ndaj regjimit në vendin e tyre të izoluar. Megjithëse nuk reshtin se punuari edhe në mbledhjen e ndihmave. Së pari për veshmbathjet dhe pajisje elektroshtëpiake. Aq sa u lejon regjimi i Kastros. Dhe sado që fliteshin si bisedime të fshehta, midis Obamës dhe Raul Kastros. Eshtë përpjekja e tyre. Madje ndofta dhe gjaku latin që ngriti nga Vatikani edhe papa Françeskun dy vite më parë. Shkurt aty, në Majemi është tërësisht Havana. Bashkangjitu edhe shtetasit e tjerë të vëndeve nga Amerika Latine, spanjishtja është dominante. Jo tërthorazi, por drejtpërdrejtë, më mirë të dish spanjisht se sa anglisht. Pra Kuba nuk është në ishull. Në ishull është regjimi.
3)Para një muaji, një kolege e imja kubaneze, shkoi në Kubë pas plot njëzet vitesh nga arratisja. Sa herë që më tregon për gomonen me të cilën erdhi kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe. Mua më kujtohen ato arratisjet me gomone deri vonë të shqiptareve. Më kujtohen telat me gjëmba. Të arratisurit tanë. Të vrarët në kufi. Dhe sigurisht të mbijetuarit. Pesëmbëdhjetë vjeçe me disa të afërm. Nuk e dinte se si do të përballej me të ëmën, babain dhe më të vegjëlit pas saj. Për vite kishte një brengë. Çfarë niste që këtej, a i shkonin familjes? Kuba ishte shumë hermetike. Megjithatë prapë bëri pako, pako me rroba. Pako me çfarë i falnin. Po m’i lanë mirë, po nuk m’i lanë prapë mirë. Kështu thoshte. Mezi po priste t’i tregonte prindërve dhe djalin e saj. E pyesja për telefonin, internetin, etj. Ajo mblidhte supet. Mua më kujtoheshin radhët tek posta e jonë. Emigrantët…, me telefonat e klubeve të rrugës, të ndonjë pronari. A ku ta dish më. Kur erdhi ishte dhe e gëzuar dhe e pikëlluar. Dhe ndryshuar për mirë, por edhe me sy të trishtuar. Njerëzit e saj. Jeta, Kuba. Atje gjithçka po lëviz dhe gjithçka e ka marrë në dorë një grup njerëzish. Ata më afër pushtetit. Ata janë bërë investitorë dhe çmimet për turistët kanë kapur majat. Ato që ajo kishte nisur prej vitesh kishin mbërritur në thërrmija. Por dollarë asnjëherë.
4)Por çfarë i dha revolucioni Kubës. Fideli dhe Rauli. Për sistemin lirinë. Madje krenaria e tyre atje të thonë Kuba e lirë. Por po të futesh në të dhënat e ekonomisë, përkrah vendit ish aleat dhe ish armik. Të kap tmerri. Po ashtu mirëqënia dhe makineria e regjimit ka mbetur akoma me ato që i ndërtoi Amerika. Lëviz akoma me ato që i dha Amerika. Dhe mbahet me naftën e një vendi gjysmë komunist si Venezuela.
Megjithatë është e çuditshme se si zgjat një regjim. Sado dogma, sado dhunë, prapë është e çuditshme. Përpiqem t’a përjetojë si ndjesi. Ose duke u qasur kohëve. Madje dhe memories për ndonjë shpjegim. Qoftë dhe një thënie burri të mençur. Por gjithçka më bllokohet në çast. Përballë kam me dhjetra parrulla, njerëz në togje, ushtri, gardhe… propogandë. Dhunë. Regjim.
Pra si Kuba dhe Amerika janë brenda njëra-tjetrës. Dhe në një të ardhme të jo të largët emri i Kastros do jetë një vulëz. Ndofta fytyra e vërtetë e modelit të keq. Kushedi…
Megjithatë nëse një pjesë e kubanezve pro sistemit, rrevolucionarët e dëshpëruar etj. Janë të befasuar nga valvitja e flamurit amerikan. Një pjesë tjetër , që po shtohet ora orës, po zgjatet tek kangjellat e vizës për në Amerikë.
Ndërsa amerikanët vet, pyesin… (Referuar New York Times) A do hiqet embargoja? A do i njohi Kuba të drejtat e njeriut? Po jeta e kubanezve me të ardhura 20 dollar në muaj, a do rregullohet? Po diktatori, a do qëndrojë? Pyetje që do na sqarohen në të ardhmen. Qofshin transformime të buta. Që Kuba të mos e pësojë si ish aleatët e saj të Europës lindore, që e armiqësuan me Amerikën. Vendin që ata e ëndërrojnë.

Filed Under: Analiza Tagged With: atje eshte Kuba, Ilir Levonja

Diplomacia shqiptare, profesionalizëm apo diletantizëm ?

July 20, 2015 by dgreca

MSc. Eraldo MEÇALLA/
Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare/
Paraprakisht është e rëndësishme të shprehim vlerësimin dhe respektin maksimal për diplomatët shqiptarë të vlerës dhe virtytit, që me anë të profesionalizmit diplomatik kanë realizuar me sukses përfaqësimin e shtetit dhe zbatimin e politikës së jashtme, duke e ngritur lartë emrin e Shqipërisë.
Diplomacia përbën “trurin” e shtetit dhe të kombit, sepse nga vetë përkufizimi i diplomacisë si arti ose praktika e realizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare nëpërmjet negociatave, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, kuptohet qartë roli jetik i saj. Nëse e shohim më konkretisht, diplomacia është instrumenti themelor në zbatimin dhe përfaqësimin e shtetit në politikën e jashtme, kjo realizohet nga diplomati i cili përfaqëson shtetin dërgues dhe zbaton politikën e jashtme në shtetin e akredituar.
Në vitin 1866, studiuesi Charles de Mortens shprehet mbi përkufizimin e diplomacisë, duke thënë: “Diplomacia është shkenca ose arti i negocimit”. Kjo nënkupton qartë se diplomati lypset të ketë cilësi dhe tipare shumëdimensionale dhe pjekuri të thellë në negocim, trakate dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Që nga fillimet e saj dhe deri në vitin 1944, saktësisht nga mbarimi i Luftës së II-të Botërore kriteret mbi karrierën diplomatike dhe përbërja në Shqipëri ishin diplomaci aristokratike dhe pasurie. Ndërsa përgjatë viteve 1944 – 1990, nën regjimin komunist shqiptarë diplomacia u ideologjizua krejtësisht. Vetëm ardhja e viteve 1990, solli ndryshime radikale për kriteret, përbërjen e shërbimit diplomatik dhe karrierën diplomatike duke e demokratizuar sistemin Shqiptarë tërësisht, ku vihej theksi tek një diplomaci demokratike në bazë të meritës, vlerës dhe konkurrencës së drejtë.
Por është fatëkeqësi që nga vitet 1990 deri në vitin 2015, në diplomacinë shqiptare ka mbizotëruar diplomacia “familjare” dhe diletantiste. Në diplomacinë shqiptare pavarësisht arritjeve dhe përparimeve të dukshme, duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare më të mira, kanë gjetur terren dukuritë negative, në rekrutimin e personelit diplomatik nga diplomati me gradën më të ulët deri tek grada më e lartë Ambasadori. Ardhja e demokracisë pas viteve 1990, duhet të kishte sjellë bashkë me lirinë dhe konceptin e profesionalizmit në ushtrimin e çdo detyre ose profesioni. Kjo do të kishte shmangur të gjitha dukuritë negative që vërejme sot në shërbimin diplomatik dhe konsullorë shqiptarë.
Bazuar mbi aftësitë që duhet të posedojë një diplomat i vërtetë, akademiku dhe diplomati francez Francis de Callieres në vitin 1716, saktëson se: “Një diplomat duhet të zotërojë aftësi shpejtësie, shkathtësie, dinakërie, njohurie të shumëanëshme dhe mbi të gjitha mprehtësie. Dhe nuk është çudi që personat që angazhohen në këto detyra për hir të titullit dhe pagesës e pa asnjë ide mbi detyrat që përfshihen, shërbejnë si stazhier duke dëmtuar shumë rëndë punët të cilat i janë besuar atyre”.
Për rreth 25 vite me rrallë diplomacia shqiptare është mbuluar nga nepotizmi, politizimi, korrupsioni, klientelizmi dhe diletantizmi diplomatik, madje i shfrenuar. Në mënyrë që të kemi diplomaci, politikë të jashtme të sukseshme dhe produktive në interes të shtetit dhe kombit, kërkohet që të mbahen larg diplomatët amatorë.
Shqipëria, Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme duhet ti kthejë sytë nga praktikat më të përparuara të diplomacisë ndërkombëtare, që në këtë mënyrë edhe reformat e reja të qeverisë ose ligji për Shërbimin e Jashtëm të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare dhe të demokratizohet sistemi diplomatik nga baza e priamidës deri në majë.
Sot në vitin 2015, me Shqipërinë një hap larg hapjes së negociatave për antarësimin në Bashkimin Europian dhe më tej antarësimin e plotë, ndjehen shumë pasojat e gabimeve të së shkuarës me diplomatët e karrierës. Që nga vitet 1990, janë kryer emërime politike, futje në sistemin e karrierës diplomatike të diplomatëve amatorë e diletantë, largimi nga puna i diplomatëve profesionist këto veprime kanë goditur bërthamën e diplomacisë shqiptare.
Vitet e fundit janë bërë shumë gabime ku me anë të çdo rotacioni politik, janë kryer edhe rotacione diplomatike. Njëherë e përgjithmonë duhet të marrë fund hyrja dhe dalja në diplomaci me emërime politike dhe nepotizëm që janë elementet bazë të diletantizmit diplomatik, momenteve në të cilat proçedurat, rregullat dhe ligjet diplomatike nuk respektohen duhet ti vijë fundi. Largimet nga puna, emërimet e nxituara politike, vakancat e titullarëve, tejkalimi i mandatit të diplomatit kanë rritur dhe do të vazhdojnë të rrisin imazhin negativë të shtetit shqiptarë në ralizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në proçesin e reformimit të diplomacisë shqiptare që ka filluar që nga viti 2014, shteti shqiptarë duhet të bazohet tek meritokracia, konkurrenca e drejtë dhe vlerat europiane. Sytë duhet të drejtohen edhe tek brezi i ri i profesionistëve të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, energjia, pasioni, forca, freskia, potenciali, vlerat, vizionet, arsimimi, kultura, dijet intelektuale dhe njerëzore që posedojnë janë të domosdoshme për suksesin e diplomacisë shqiptare.
Është e qartë se për 25 vite, Ligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë nuk është respektuar në nivelin e duhur. Për pasojë MPJ, diplomatët e çdo rangu, politika e jashtme e Shqipërisë, diplomacia shqiptare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit tonë, nuk kanë qënë në lartësinë e kërkuar, ka pasur mungesë të profesionistëve të diplomacisë, mungesë etike dhe protokolli dhe emerime pa plotësuar kriteret e shërbimit të jashtëm.
Si duhet vepruar për të pasur profesionalizëm diplomatik ? Si specialist dhe studiues i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, zgjidhja është tek respektimi i elementëve të mëposhtëm:
1.) Pranimi i diplomatëve duhet të bëhet në respekt të plotë të “Ligjit për Shërbimin e Jashtëm”.
2.) Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Integrimit Europian, duhet të ngrihen struktura të reja, inovative me ekspertë dhe profesionistë të diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të cilët prioritet kryesorë të kenë shpejtimin e proçesit të antarësimit në BE.
3.) Emërimet në diplomaci duhet të jenë në bazë të sistemit diplomatik të karrierës, përfshirë këtu edhe konkurset.
4.) Kërkohet një ndarje e qartë ndërmjet diplomatëve të karrierës dhe diplomatëve politikë.
5.) Duhet respektuar ligji i shërbimit diplomatik për promovimin e diplomatëve, respektimin gradave, hirarkisë dhe titujve diplomatikë.
6.) Ekspertët dhe profesionistët e diplomacisë duhet të rekrutohen sipas konkurrencës së lirë dhe të drejtë.
7.) Akademia Diplomatike Shqiptare, duhet të jetë më aktive në formimin dhe edukimin profesional të diplomatëve të rinj.
Shqipëria pavarësisht ulje-ngritjeve të së shkuarës dhe të së tashmes të ardhmen e diplomacisë profesioniste e ka shumë të sigurtë, por duhet të kuptojmë qartë që diplomat nuk mund të bëhet kushdo. Nëse çdo individi i jepet ajo që i takon e asgjë më tepër, ku mbizotëron drejtësia, ligji, rregulli, konkurrenca dhe gjthë ato parime dhe vlera universal që ruajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në epokën e globalizmit, profesionalizmi diplomatik do të jetë realitet i përditshëm. Si mbyllje simbolike më duhet të perifrazojë shtetarin dhe diplomatin japonez Komura Jutaro, i cili konstaton: “Diplomati duhet të përdorë veshët e tij, dhe jo gojën e tij”.

Filed Under: Analiza Tagged With: diletantizem, Diplomacia shqiptare, MSc. Eraldo Mecalla, profesionalizem

Nuk shkohet kështu në Çamëri

July 18, 2015 by dgreca

Përmes Rrogozhinës dhe paradhomës së Kuvendit nuk fitohet çështja çame.. Rrogozhina nuk është Paramithia/
Nga Ilir Levonja/
Çamëria nuk është plaga e vetme e shqiptarëve, por një nga ato më të dhembshet në historinë e tyre. Por po ashtu, si shumë vraje kohërash, edhe ajo nuk i ka shpëtuar koklavitjes për së pari brenda Shqipërisë, midis Greqisë dhe Europës. Megjithatë më prapësia është si ngahera mendësia, pa aftësia, pa zotësia…, a gërrgërrja brenda sojit. Sojit tonë. Pra inati me njëri-tjetrin dhe mos konkludimi në një unifikim shqiptar. Ai i tipit demagog. Që në emër të një çështje kërkon të qëndrojë përjetësisht në pushtet.
1)Shumë herë kam dashur të shkruaj për Çamërinë. Më saktë për punën e shqiptarëve çemër. Për të drejtat e tyre mbi pronën, genocidin, dëbimin apo shkëmbimin e popullatës. Por është një sprovë e madhe. Që kërkon përkushtim. Dhe nuk kam droje të them se më luhatet dora. Janë në mes një mori historish e fatkeqësi, përdhunime, vrasje, plaçkitje, poshtërimi, ashtu sikur edhe koha e atyre viteve. Por nuk jam ulur. Edhe këtë opinion e quaj diçka përkitas për shkak se në këto dy ditë, ku çamët tashmë me parti të konsoliduar, po grinden me inat për një ministër grek, që bën një vizitë sa të zakonshme aq dhe premtuese për momentin në Shqipëri. Kjo nisur edhe nga acarimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Të mos harrojmë, jo më larg se në maj të 2015-ës, Kryeministri grek refuzoi ftesën e Ramës për pjesëmarrje në Samitin e Kryeministrave të Rajonit. Organizuar nga qeveria jonë, në Tiranë. Dhe midis të tjerave më habiti fakti se si në pritjen, në Kuvendin e Shqipërisë. Pikërisht aty ku duhej, pranë Metës, nuk u shfaq nënKryetari i Kuvendit. Dhe Kryetari i çemërve Shpëtim Idrizi?
Mua më duket se pikërisht, këtu. Tek bërja e Partisë. Apo ekzistenca e Partisë mori fund dhe një çështje kaq e madhe. Pasi pas ikjes së ministrit grek, Idrizi foli sikur e kishte përgjuar atë. I mbyllur diku. Në një kthinë të Kuvendit. Kur shefi i madh fliste me grekun.
Pra retorika e natyrës me patos patriotik, është pikë së fundi, politikë. Jo më Çamëri.
2)Por le t’i kthehemi për pak memories, për të kuptuar gërrgërrjen, retorikën politike. Dhe largimin nga çështja madhore.
Në fillim çemërit tanë ishin një pjesë e madhe demokratë. Një pjesë socialistë. Një shoqatë. Më pas parti. Jo larg nga sot, shkurt 2011. Atë botë më erdhi mirë. Në fund të fud të fundit janë pjesa e shqiptarëve ndër më të përsekutuarit. Madje deri edhe nga ne vetvetja e tërë. Por shpejt e gjykova se partia do e dëmtonte çështjen. Thjesht, çështja nuk është politikë për tu përfaqësuar në legjislativ. Jo se çemërit nuk duhet të qeverisin. Jo se ata nuk duhet të drejtojnë. Përkundrazi ata janë pjesë organike e qënies shqiptare. Kështu edhe çështja çame. Ndërsa në këtë formë, me parti, duket sikur ka marrë pjesën e një pakice kombëtare. Brenda nesh. Përndryshe pse i duhej Shpëtimit posti i nënKryetarit të Kuvendit? Për të përgjuar nga paradhomat e Metës, bisedën me grekun maskara? Për ca vende pune? Për integrim? Ku? Në shtëpinë e vet?
3) Përse jemi gërrgërras. Dhe patriotë të padobishëm? Vura re dje, midis të tjerave, tek-tuk. Një lloj inati nga grekërve. Ndaj grekut. Që mirë apo keq, në kohën më të vështirë për Greqinë. Marksisti i poshtër, udhëton edhe në Kosovë. Pi dhe një kafe faqje të gjithë me Hashim Thaçin. Kur Greqia nuk e ka njohur Kosovën. Dhe Partia e Shpëtimit e ka në program edhe Kosovën. Në aspektimin e bashkimit kombëtar. Pra ka tentativë për bisedime. Por ne këto nuk i bëjmë. Ose nuk dimë të bisedojmë. Ndaj përdorim patosin patriotik duke u thënë shqiptarëve se sa nazist, se sa diskriminues ishte greku. Madje na habit se si nuk kërkoi falje.
Tani kjo puna e të falurit nga të huajt është kollajllëk për ne. Ne akoma nuk i kemi kërkuar të falur njëri-tjetrit. Një burri i mençur çam, më fliste dikur edhe për martesat brenda fisit. Në mënyrë që të mos u shuhej soji. Dikur e quajti gabim. Dhe në atë pleqërinë e syve me lot më tha se, kemi ne gjynahet tona. Por gjynahi më i madh është kur tall vëllai vëllain.
Akoma për faljen. Një nga gjeneralët e parë që kishim, Teme Sejkon, e vdiqëm me tortura Akoma nuk i kemi kërkuar falje.
Akoma për faljen. Dhe me që jemi te gërrgërrjet tona. Sidomos kur përdorim retorikën e demaskimit me përbuzje të grekut të poshtër, grek i pa besë. Qelbësirat. Komunistët e vjetër apo marksist-leninistët që i përkëdhel Europa. Në analogji mund t’i përgjigjet edhe gërrvërrja jonë e parë. Ne vetë i themi njëri-tjetrit…, ose kur duam të poshtërojmë dikë, sidomos për pabesi, i themi çam i pabesë. Ose çamin më të mirë vare në qëndër të qytetit. Dhe nga ana tjetër, edhe pse mburremi se i kemi dhënë strehë, i kemi trajtuar me mëshirë. I kemi përdorur si karrocierë, zanatellinjë dhe pak në poste të larta.
A i ka kërkuar falje vëllai, vëllait? Hiç fare. Si mund të presim nga greku.
4) Së pari nga vetë çamët. Këta shqiptarë që e kanë izoluar veten në një ishull, brenda familjes sonë të madhe. Këtë ishullizim e shoh sot pikërisht përmes Partisë së tyre, PDIU. Asaj faqe blu me degën e ullirit dhe me pjesëmarrje kaq të gjërë në zgjedhje politike. Duke marrë vendin e nënKryetarit të Kuvendit. I cili ndenji në paradhomë ndërsa Meta postoi kudo me vrap fotot nga takimi me grekun. Kishte arsye, i duhej të rehabilitohej. Nuk ia vari as Merkeli nga Gjermania, as Nuland nga SHBA. Po ashtu me vrap nxitoi edhe Basha. I kërkoi llogari. Nuk e bëri sa ishte në pushtet. Nuk e kanë bërë deri dje thuajse të gjithë qeveritarët tanë. Ose e kanë bëlbëzuar. I hapën dyert Greqisë, deri tek kockat e besimit. I lumturoheshin arratisë nëpër male të robve të tyre, duke fërkuar duart për buxhetin e bjerrur. Si shenjë progresi i ekonomisë formale.
Përkundrazi edhe në pikën e hallit greku ishte më i përgatitur. Dhe më i qetë se kushdo nga ne. Por kur kënaqesh me paradhomën e Kuvendit. Me Bashkinë e Rrogozhinës, Konispolit etj. Një çështje kthehet në shtratin e gërrgërrjes shqiptare. Ligji i luftës, ligji i ujrave. Një deklaratë që duhej, që greku ta bënte. Ndërkohë kur dihet qartësisht se, asnjë deklaratë, asnjë marrëveshje ndër qeveritare nuik pi ujë pa miratimin e Kuvendit të Greqisë. E bëri Papandreu i madh dikur, dhe nuk piu ujë. Ashtu mbeti, një marrëveshje qeverish. Por që të shkohet deri tek Kuvendi, duhet për së pari të mundim veteveten. Gërrëgërrjen. Jo të fitojmë Rrogozhinën. Përmes Rrogozhinës dhe paradhomës së Kuvendit. Nuk fitohet çështja çame. Asnjëherë. Rrogozhina nuk është Paramithia.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Rrogozhina nuk eshet Paramithi

KOMPLOT NË HESHTJE

July 18, 2015 by dgreca

Nga Rasim BEBO-Çikago/
“Komplot në heshtje, apo një vullnet pёr të errёsuar historinë parahelene të Greqisë?!… Kjo nuk na pengon për të çuar hulumtimet tona sa më larg që të jetë e mundur dhe për të kundërshtuar mosangazhimin e atyre që pranojnë njohuri historike të dyshimta.” (Aref,  “Mikena”,  f. 360).  
Ka, jo më larg se tre muaj që po nxirret Dodona në malin e Tomorit, nga zotërinjtë Besim Klodiani, Xhemajl Tahiri e tj. Këta dalin përpara figurave të mëdha botërore që prej kohës së antikitetit, deri më sot, të cilët kanë përcaktuar me fakte historike, se Dodona ndodhet në Çamëri atje ku është dhe tani.
Profesor Robert Temple, në librin e tij “Nertherëorld”  (“Bota e të vdekurve”), botimi i Londrës 2003, argumenton: “Jam angazhuar të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës. Pranohet nëse Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit. Liritzis (arkeollog koleg grek) ky dhe unë në vitin 1979,  mblodha fonde për një ekspeditë kërkimi në malin e Tomorit për të gjetur Dodonën, dhe dola pa sukses, Dodona është në vend tjetër.  Greku,  Liritzis komploton për të fshehur të vërtetën se Dodona ndodhet në Çamëri. Nëntoka e tyre flet për historinë e gjyshërve dhe stërgjyshërve tonë dhe u del gënjeshtra në shesh. (MaksZotaj).                              
Herodoti shkruan, se Dodona ishte Orakulli më i lashtë në Pellazgji, qendra e adhurimit Pellazg. Tempulli i njohur i Zeusit ndodhej në Dodonë, në jugperëndim të Janinës. Rruga që të çon atje, përshkohet kështu nga Eskili: “Në ultësirën Mollose arrin, duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i Orakullit të Zeusit, Thesprot (çam), lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata s’mund te rrokë”. (E. J. “Shqiptarët”, f. 79).  
Pohimi i Homerit, se Zeusi  ishte “Princ dodonas dhe pellazg”, (Iliada XVI, 234). Mirëpo Dodona, kryeqyteti shpirtëror i “Pellazgëve,  bënte pjesë në Thesprotinë e kohës së Homerit, vendi që në kohën e lashtë quhej “Pellazgji”. (Aref, “Mikena”,  f. ).300).             Homeri ka qenë kategorik përsa i takon Dodonës, “vendi i shenjtë i ZEUSIT  pellazg dhe Dodonës” (Iliada .XVI, 278). Aref ‘mikena”, f. 400). Për saktësi, shiko vendndodhjen e Dodones  në “Reader’s digest” General Books, Atlas of thёorld, bot. 1987. Printed in the USA, f. 91, kuadrat J. D.           
 Këta persona shqiptarë, të përfshirë në dinakërinë greke, kërkojnë të shuajnë Dodonën nga vendi i saj në Çamëri, nga frika se errësohet, apo zhduket historia parahelene e Greqisë. Prof. Gene Haddleburg, kryetari i shoqatës helenistike në Universitetin Georgetoёn thotë: “Ekemi sajuar Greqinë e lashtë”. Ose e kemi “fabrikuar krejtësish Greqinë e lashtë”. (http://ëëë. Theonion.com 20 tetor 2010).                                     Këta persona, që shkruajnë në çdo njoftim artikuj dhe në krye vendosin fjalët “Dodona e Tomorit”, pastaj  fillojnë njoftimin ose artikullin e sheqerosur “patriotik”.  Si shembull marrim shprehjen: “DODONA  E TOMORIT”                                                                      
Besim Klodiana Dervishi, shkruan më 11 korrik 2015:“Ky grup është i hapur për të gjithë ata të cilët e duan mëmën tonë Shqipëri pa kushte. Qëllimi i këtij grupi është vazhdimi i rrugës së Rilindësve tanë të mëdhenj, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Aristidh Kola, të cilët nëpërmejt penës së tyre mbajtën të gjallë identitetin tonë kombëtarë. Një aspekt i punës së tyre është dhe identifikimi i kombit shqiptar me Pellazgo- Iliryanët, të cilët kishin si qendër të tyre Orakullin e Zeusit, Dodonën, e malin e Tomorit në Shqipërinë e lirë. Ka 200vjet që mëpërmjet një propaganda dashakeqe, mesazhi I tyre,kërkon që ti fshehë këto të vërteta, duke I lënë në pluhurin e harreses. Duke respektuar etikën e komunikimit, qëllimi është paraqitja e dokumenteve të shkruar dhe çdo materiali me vlerë historike për ndëgjegjësimi e istitucioneve shqiptare, si Akademija e Shkencave në Shqiperi dhe në Kosovë, me idenë përfundimtare, Nisjen e ekspeditave arkeollogjike në malin e Orakullit të Dodnës ne Tomor të Beratit. Faleminderit”!  (Besim, Klodiana, internet 11 korik 2015). Pra, fjalë të sheqerosura në shërbim të dinakërisë greke Inderuar lexues: shiko se sa ngulmuese është agjentura greke, që mbulohet nga shqiptarë si Besim Klodiani, kur flet me vendosmëri me grupin “heleniko shqiptar”, të përgatitur nga kryetari i shtetit grek në shtetin shqiptar, “Komisari”, për të zhdukur tempullin në Çamëri dhe për ta vendosur në Malin Tomorit në Berat, bashkë me gjithë atë arsenal – ndërtesash dhe me Teatrin më të madh të kohës, ku rrinin ulur 18.000 spektatorë, që nuk gjen asnjë gjurmë në Tomor. Ky shantazhus, u vihet kundër figurave më të mëdha në botë, prej HOMERIT deri te Matheu Arefi. Kryesisht për të dalë kundër vendndodhjes  së tempullit të Dodonës në Çamëri.Ka mbi 10 vjet që greku, e quan Çamërinë “inekzistente”. Tani do edhe Dodonën në Çamëri, ta bëjë inekzistente, se ia ka frikën. (lexoni: “Figurat çame në historinë boterore (Rasim Bebo, “Shqipëria”, bot. 2014, f. 78. Pra shikoni si vazhdon shpifja e sheqerosur për shuarjen e emrit të Dodonëes në Çamëri nga Besim Klodiani.
Dodona e Tomorit, Besim Klodiani:   
          Sot, pas rreth 127 vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të 
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kane manipuluar dhe ata që e mbeshtein atë verbërishtë, por në këto kohë moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike, . Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata qe mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
Dodona e Tomorit,Besim Klodiani:“Shumë shpejt do të hedhim foto fantastike të disa gurëve me simbole të pëllumbave dhe gjarpërinjve … Këta gurë gjenden në shtëpitë e banorëve afër Tomorit … Dyshohet se këta gurë janë marrë nga rrënojat e qytetit Dodona, afër fshatit Tomor dhe janë përdorur nga banorët për të ndërtuar shtëpitë e tyre”.9-8-15. (ku janë këto rrënojat?).
Dodona e Tomorit, Besim Klodiani:“Kemi marrë informacione për mbetje arkeologjike me interes në zonën e Tomorit…..por disa gjëra nuk do i publikojmë….faleminderit banorëve të zonës për infot. (12 koik 2015). Besim Klodiani, Lexoni mirë nënvizimet që kam bërë unë të shkrimeve tuaja. Ju shkruani dhe akuzoni me“lojëra fjalësh” dhe kërkoni në kotësi, për hatër të grekut Dodonën në mal të Tomorit. Ju shfaqeni, si një nip ose stërnip I bllokmenëve, Jeni I një krahu të qeveris dhe Akademis së Shkencave, që janë në shërbim të boshtit sëerb-rus-grek. Ndofta Edi Rama për këto që shkruani, në vijën e boshtit, do të u chojë ambassador në ndonjë shtet. Ju kërkoni patjetër Tmpullin e Dodonës në malin e Tomorit dhe për këtë akuzoni, për dashakeqësi, për manipulim, për verbërim, për mashtrim. Ju vulosni artikullin e Perikli Ekonomit I vitit 1936 i një mësuesi mediokër që është cepi I litarit në fund të pusit dhe nuk shikoni se kush e mban cepin tjetër të litarin te lulishtja afër pusit dhe këta janë profesor, doctor, Akademik, për Pellazgjinë, Dhimitër Pilikën, Eduin Jackues, historian Amerikan, Mathieu Aref I doktoruar nga Sorbona ne Paris për antikitetin, referencat e tij janë të pranueshme për të gjitha Akademite. Historianin Tajar Zavalanin etj. Në emër të demokracisë u botuan shume libra qe më parë ishin të ndaluara. Por sot PD dhe PS I shikon këto libra me urrejttje ashtu si dhe ju që nuk I merrni për referenca. Por ngreni dhe ulni Perikli Ekonomi. Kur ju arrini t’u  kundërviheni,  Yllit më të madh të botës, që  është shkrimtari gjigand, HOMERI. Për fat të keq ende në tekstet shqiptare vazhdohet të quhet “poeti i madh grek”. Dhe arrini deri te figura e “Doktor Pilikes etj. Ju shkruani për Rilindjen me fjalë të ëmbëlsura, për Pashko Vasën, Ismail Qemalin. Tani qëndroni. “Komisari” juaj në gazetën “Kathemerini” ka deklaruar se  do të luftojë Rilindjen kombëtare shqiptare, se ai nuk i njeh fjalët lapidare që “FEJA E SHIPTARIT ËSHTË SHQIPËRIA. Ndërsa ISMAIL QEMALI  është i pari që piketoi vendndodhjen e Dodonës në Çamëri,(e shkatërruan në vitnt 551 të e. s. nga vandalët me Totilen etj.) aty ku ishte deklaruar nga HOMERI,  HERODOTI e të tjerë, reth 3.000 vjet më parë. Ju flisni për gurë të simboleve me pëllumba dhe gjarpërinj, siç i treguam më lartë, se ato kanë qënë të tempulli i Dodonës në Tomor. Sa shpifje e madhe. Si nuk paska asnjë shënjë të këtij Tempulli gjigant të Dodonës në malin e Tomorit?… Dhe ju merreni me gurët e shtëpive që do të vijnë nga Greqia të përgatitur enkas.                         
Gazetari Tedi Blushi shkruan: “Kisha e shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit, kishë më e vjetra në gjithë rajonin, sapo futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stampuara në beton, ku një shkronjë i kalon 45 cm. …shtruan platenë e oborrit të kishës dhe me nga një daltë shkruan tekstin që ua dha pronari në gjuhën greke. Kaluan disa kohë dhe një buzëmbrëmje, kishës ia ndërruan të gjitha ikonostaset e saja me mbishkrime shqip dhe u vendosën ikonostase që erdhën nga Greqia me mbishkrime të dukshme në gjuhën greke. Po këtë fat, do të kenë edhe gurët me pëllumba dhe gjarpërinj, që gjoja janë të tempullit të Dodonës në Tomor.                                         
Maks Zotaj citon: “Teatri më i madh i kohës antike, është ai i DODONËS me 18.000 spektatore të ulur, me ndërtesa të mëdha 20. 80 x 19.20 m. Si nuk ka asnjë shënjë të dukshme nga ky tempull kaq i madh në malin e Tomorit?! Sipas Legjendës së transmetuar nga Dionisi i Halikarnasit (II, 51, 1) apo të vjershëruar nga Virgjili (Aen. III, 239) “Enea zbriti në Butrot për në rrugën e Dodonës, ku mori nga Orakulli miratimin për themelimin e Romës”.                                                      
Për vjetërsinë e Dodonës: Aristidh Kola shkruan: “Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara hënës dhe për këtë i quajnë parahënës (në greqisht porselinës).”                                                                   
Vendndodhjen e Dodonës, e vërteton dhe Erik von Daniken, se “është 12 km në jug-perëndim të Janinës , me anë të trekëndëshave: Dodona–Delphi–Sparta, njëri trekëndësh dhe trekëndëshi tjetër: Nikosia-Dodona–Knosos. (“Dodona”, f. 18).  
“Ndër 1800 objektet e Zhgroposura në Dodonë më 1875 – 1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto etj.)drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge. Emblema pellazge u pasqyruan fillimisht nga legjionet romake, u përdor dhe më pas si simbol trimërie dhe nderimi luftarak, deri vonë, prej Napoleonit dhe Hitlerit. ( Dh. Pilika, “Pelazget” f. 171).                                                       
PLINI radhit këto hollësi:  “… ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali Tomaros me njëqind burime që gurgullojnë në  këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi”.Njëra prej atyre 100 gurrave gëzonte vetinë e mrekullueshme të fikte pishtarin e ndezur dhe të ndizte pishtarin e fikur; ky burim zihej në gojë anekënd dhe ja shtonte famën Dodonës për dukuritë e saj të shënjta”. (Dh. P. “Pellazgët”, f. 216). Ja çfarë na thotë Akili në këtë paragraf të famshëm “O Zeus mbret, Dodonas, perëndi e kahershme, pellazge, që mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Selleve. “Çamëri” (Aref “Mikena”. F. 327).             
 Nga Neolitiku i mesmë, 10.200 – 6500  janë zbuluar Qeramika e Cakranit, Vazo për ritual fetar. Kjo formë specifike është e përbashkët në hapësirën Adriatiko-Ballkano-Egjease e Neolitikut të mesmë. Kjo vërteton ekzistencën e një bashkësie të stërmadhe besimesh fetare, ku rajoni epiro-lirik i Pellazgëve antikë, zinte një vend mbizotërues me DODONËN (Epirit) si kryeqytet i kultit, siç e provojnë Homeri  “Zeusi Pellazg”, që sundon në Dodonë, (Iliadë XVI, 234), Herodoti (1,51, 52, 57, VIII, 44), (Aref, “Mikena”f.158.).      
Delphi u bë tempull i shenjtë grek në kohën e tiranisë së Klistenit (rreth 600 – 570 p.e.s.).  Në parim, sipas Homerit, vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për ZEUS-IN dhe perëndeshën nënë DIONË (bija e Okeanos-it)… ishte vendosur në Dodonë, në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros në jugë të liqenit Pambotis, 12 km në j-p të JANINËS. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomaros me saktesi. Pitagora i samos-it, e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË, ZA”, apo “folja” në dialektin gegë. Pitagora nuk është grek, por pellazgo – shqiptar. (cf “Jeta e Pitagorës” – De Malkus – 17, f 36 – Les Belles, Paris2010). Grekët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perënditë, mitet, alfabetin nga Pellazgët. I quajtur qytetërim Mikenianë (1200 – 800 p.e.s.) nuk ishte grek por civilizim Pellazgjik.  (Aref Francë – Lion, 03. 06. 2012).  Me fjalёt shёnjtёruese tё Rilindasve tonё pёr malin e Tomorit si: “Mali I Perёndisё”, “Baba Tomori”, “Froni I Perёnisё”, “Kryefroni ynё I vjetё”, “Misteri I frikshёm” etj., nuk ka tё bёjё me Tempullin e Dodonёs, pёr tia pёrshtatur Malit tё Tomorit.
Robert Temple, ndёrmjet tё tjerave thotё: “Grekёt dhe hebrenjtё janё shume tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat hebre dhe greqi, tё vinin nё jetё. (M. Z.). 
Pas shekullit tё VIII, grekёt “semito egjyptianё” pushtuan vendin e banuar nga popullsitё e trungut Pellazg. Zeusi urdhёron njё pёrmbytje imagjinare, shfaq Deukalionin(lloj Noe greke) dhe Pirrhan bashkёshortja e tij, tё vetmit qё shpёtuan nga kjo fatkeqёsi natyrore. Atyre iu duhej tё shpiknin njё legjndё pёr tё “fshirё tё kaluarёn Pellazge”pёr tё provuar se grekёt ishin tё vetmit qё u shfaqёn pas njё pёrmbytje dhe se janё njё popull autkton. Fillesat e historisё greke vine pas kёsaj legjende.  
Me këtë artikull, ne dokumentojmë vendndodhjen e Tempullit të Dodonës në Çamëri. Mësoni ju grekë, se jeni ata që u kanë përcaktuar: “… më të tmerrshmit e xhelozive, sipas Shekspirit. Për një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi:  “Armata e panumërt e të patalentuarve, do të paditë, se ke përdhunuar tët’ ëmë, se ke masakruar tët’ atë dhe do të gjëjë ditën të të ngulë thikën…” (Dhimitër Pilika, “Pellazgët”, bot. 2005, f.437).
Kurse unë, mund të them, se në këtë komplotim të fshehtë, është plotësisht dora e dinakërisë dhe djallëzisë së lashtë e greke, e cila, si në një lojë mashtruese shahu, u jep disa naivëve shqiptarë të hanë një kalë në Tomor, që të kenë të lehtë marrjen e mbretëreshës së vërtetë Dodonë në Çamëri…                                                                            
     Rasim Bebo, Addison, Çikago korrik 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Komplot ne heshtje, rasim bebo

KUSH PUNOI ME SHBURRNUE MALET E LEKËS ?!

July 18, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/*
■1945 EDHE SHPELLAT KANË DOSJE…/
Heeee…bre, ku i keni ata dy komunistët “trima” Enverin e Mehmetin, që kanë ba namin tue luftue, vra e therë ke i erdhi perdoresh, sa herë e kanë vizitue krahinen e Dukagjinit?
– Asnjëherë… E pse? Ata per “trima” me vra mbas shpine pra, i njihte gjithë Shqipnia!?
■Sigurimi i shtetit komunist kishte marrë përsipër me shburrnue Bjeshkët e Nêmuna, si për qejfë të serbit e “druzhe” Titos. Lakmija me i pushtue ata male ishte shekullore!
Burrat kanë marrë malet. Gratë kanë shkepë postavë e sermt, për me i grahë kaut kularit. Nata i zen në përpjetë të malit ngarkue me hebe e buljera për me u çue ujë, bukë, duhan trimave ndër shpella. Ishin mbi 400 burra dukagjinas ndër male shka merr në Qafë të Agrit tue zbritë në Urë të Shtrejtë, që nuk dorëzojnë as armët, as vedin, as shpellat.
Ata janë lidhë njëbesë me u vra dhe në dorë komunistëve mos me u ra. Kërcnohen me vrasje, plaçkitje, djegëje kullash e kësollash, zhdukje të djelmëve të mbetun tek shtëpia pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqeti e buke, therje bagtishë, me një skam e vorfni të pashoqe të modelit titist e stalinjan, e prapë se prapë nuk shtrohen.
Shumë krahina kanë qendrue me armë në dorë për mos me u shkelë nga komunistët, kanë luftue deri ndër skutat ma jugore, por krahina e Dukagjinit do të zajë vendin e veçantë në fletët e asaj historie të lavdishme antikomuniste se, rezistenca e Popullit aty ishte shumë aktive, e gjatë, me vorfni të pashoqe, heroike dhe gjithmonë e papajtueshme me pushtetin e tradhëtarëve komunistë, sidomos deri në vitin 1948.
Çdo pëllambë e asaj tokë të bekueme asht la me gjak. Bajraktarët, vojvodët, shtëpitë ma në za për kah ndera, burrnia, besa e trimnia e gishtit kanë qëndrue me shekuj mburojë.
Duhej fillue me njerëzit që kishin influencë në ato krahina. Vëprimet komunistët i filluen kundër Parisë së Malësisë dhe Klerit Katolik (ndonëse i pakët në numër, por shumë i fuqishëm aty), veprime të shpejta, të doemosdoshme dhe shumë kriminale për me u ba shembull për gjithë Shqipninë kundërshtare, si në kohën e luftës aty ku i shkeli kamba tue vra e plaçkitë, kryesisht në krahinat jugore, mbasi largohej gjermani. Instruktorët ishin agjentat shovenistë jugosllavë, të cilët mbas rezistencës së Prenkë Calit e Llesh Marashit filluene terrorin ndër malet e Shllakut, Pukës, Dukagjinit, Mirditës e Dibres…
■HAPNI DOSJET: Fillohet me vrasjet! Ndër të parët pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishës në Kodër Shën Gjergj mbasi nuk pranon me dorëzue armët, i njohun për burrni ndër kuvende malësorësh. Ai u tha para pushkatimit: “Shka i duhet jeta shqiptarit maleve pa armë? Nuk ua jap!”. Tue u nisë nga siguria e kenjes së At Anton Harapit në Dukagjin, brigadat e ndjekjes komuniste fillojnë masakrat me malësorët e pafajshem.
Marrin 10 djelmoça të rijë, gjoja me i angazhue me brigadën, por meqë kundërshtojnë me iu kundërvue bashkëfshatarëve të vet, në fshatin Xhan i pushkatojnë pa gjyq.
■Në Palç të Nikaj-Merturit porsa At Mëhillë Miraj mbaron meshën, tue dalë njerëzit prej Kishe, partizanët e Ndjekjes kërkojnë prej Fet Sadikut, burrë afër të 70-tave me dorëzue armët. Feta nuk i dorëzon, atëherë, ndihen krisma armësh në afërsi mbas një kodrës. Partizanët i thonë Fetës se, me që ti nuk pranon me na i dhanë armët na të kemi pushkatue djalin 30 vjeç, Marashin dhe vëllain Ademin, (kjo nuk ishte e vërtetë, por kishin shkrepë armët për me ligshtue Fetën që ai me tregue armët), atëherë Feta iu përgjegjet: “Mo’ brè, ju kishe dhanë edhe djalin tjetër, por vllaun jo!”, e prapë armët nuk i dorëzoi. Tue pa vendosmëninë e Fetës, partizanët shtien mbi trupin e tij dhe ashtu të lamë me gjak dhe të shtrimë përdhé e lanë aty me e pa katundi.
Kështu fshatrat me rradhë u njohën me ata kriminelë që thirreshin “çlirimtarë”.
■Në Shalë arrestohet bajraktari Kol Ndou, pak mbasi në Breg-Lumi sekretari i frontit të Qarkut të Shkodrës, komunisti terrorist Spiro Pano (organizatë nën të cilën mëshefej Partia Komuniste), atje organizon një mbledhje ku Sigurimi futë me vra Mark Sadikun, i shtëpisë së bajraktarit të Shalës. Vrasësi Ndok Pëllumbi vritet po aty prej Bal Markut, kështu fillon pushka… Për me ndalue gjakmarrjen dhe përçamjen e krahinës bajraktari Kol Ndou, hyp mbi një shkamb dhe thërret: “Në emën të Zotit Burra, me prâ pushka!”, dhe pushkët pushuen. Sigurisht një burrë me kaq influencë që ndalon vëllavrasjen, nuk kishte si me u lanë pa pranga. Nipi i tij Prel Marku ikë ndër shpella dhe një ditë bashkë me familje arratiset dhe nuk këthehët ma në Atdhé, si shumë të tjerë ndër ato krahina.
■E njajta gja kërkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, Lulash Gjeloshin, por ndodhë shka nuk e pret Ndjekja! Fshatarët lidhin besën mos me pranue thirrjen e frontit (ose të partisë). Kur forcat e Ndjekjes shkuen atje krisi pushka dhe vriten tre vetë të Ndjekjes.
Bajraktari del në mal. Bashkë me té janë edhe gjashtë djelm sokola mali që syni s’u ban vék. Koha e gjatë bani që shpesh këta trima me u përpjekë me Ndjekjen dhe gjatë luftimeve u vranë pesë djelmë nga çeta e bajraktarit.
■ Rreziku i daljes farët të fisit asht kenë ba shkak që shumë burra janë detyrue me u dorëzue. Kështu ka ngja tek ura e Bregut të Lumit: I çuen fjalë një burri, “eja, se për një orë po nuk u dorëzove të pushkatojmë djalin 14 vjeç!”. Ai erdhi ma shpejtë. Aty ishte krimineli katil Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokën e një të pushkatuemit. Porsa u dorëzue burri i malit, Xhemali ma parë i vrau djalin, mbasandej atë. Trupat e tyne u hodhën në Lumin e Shalës. Shumë kanë pa e provue ata lumej e shkambijë!
■Tirana mendonte se rezistenca e malëve po dobësohej, ndër male ndodhë e kundërta. Më tregonte Ejëll Gërdani, shpellat sa vinin e u mbushnin me djelmë të tjerë. Ma siguri kishin ndër shpella se tek shtëpia. Forcat e Ndjekjes vazhdonin me lanë të vramë nga mosnjohja e krahinës, shkonin e binin si miza në qumësht ndër shtigje ku u fluturonte koka bashkë me “yllin e kuq” në ballë. Me u largue nga brigada prap pushkatohej si dezertor nga Mehmet Shehu, Haki Toska e sa kriminelë kështu, vazhdonte sa të shkojë kjo punë. Për këtë arësye në muejn prill-maj të vitit 1946 Mehmet Shehu, dërgon një brigadë të drejtueme nga një terrorist tjetër i njohun, major Ndreko Rino. Po të shikoni dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që ruhet edhe sot, ju tregon ma së miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegëjet e shtëpive dhe arësyet pse këta kriminelë dekoroheshin e thirreshin “heronjë të popullit” e, për fat të keq vazhdojnë edhe sot!
■Majori i porsaardhun filloi detyrën në Kuvendin e Bashkimit të Shalës e të Shoshit, tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katër vetë pa gjyq pse nuk kishin dorëzue armët. Në Vuksanaj vritën dy të tjerë, ndërsa në përpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randë Zef Kol Prela, i cili mbasi mjekohet, torturohet në qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema, dhe i përcillet Aranit Çelës në Shkodër me i dhanë plumbin ballit. Edhe Araniti si terrorist i njohun e kreu porosinë më 11 mars 1948 tue e vue në rresht me Atdhetarë të tjerë, në Zallin e Kirit edhe Atdhetarin Zef Kol Prela, që la letren e shkrueme me gjak!
■Kur Nik Sokoli formon Komitetin për çlirimin e Dukagjinit fillon një fazë e re.
E rrethonin Nikën por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejëlli… Fillon marrëveshja për organizimin e një Kryengritje të përgjithshme në Veri. Lidhja e malësorëve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin në fitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonët e i pavdekshmi Alush Leshanaku në Shqipninë e mesme, tronditën pushtetin qendror, i cili në këtë kohë forcoi edhe ma shumë lidhjet me druzhe Titon, i cili ishte i interesuem për me realizue qellimet e përbashkëta antishqiptare.
■Me plasjen e “parakohshme” (po i themi) të Lëvizjes së Postribës, planet dështuen. Edhe pse dështoi papritmas plani malësorët vazhdonin rezistencën e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtë. Arrestimet e pushkatimet nuk pushonin asnjë çast. Shkak u ba ma vonë edhe prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaft malësorë po dëzertojnë nga mobilizimi ushtarak. Shumë bashkohen me shokë ndër male. Disa arratisën. Atëherë u ikë përduersh komunistëve At Danjel Gjeçaj i njoftuem nga një mik. ■Me shkuemjen në Dukagjin të Idriz Çobës si kryetar dege, kriminelat Xhemal Selimi dhe Sabri Shema kryejnë aq shumë krime atje sa pak shtëpi mund të kenë mbetë pa të pushkatuem, të arrestuem ose pa u djegë e plaçkitë. Edhe jugosllavët u kanë dhanë ndihmesën e tyne edhe pse në dukje ishin të prishun me ne. Ata dërguan prej UDB së Jugosllavisë të arratisun, që ishin vue në shërbim të komunistëve (të këndejshëm e të andejshëm) dhe mbasi bashkohen me të arratisunit që ishin ndër malët e Veriut, një natë tradhëtisht vrasin komandantin trim të shpellave Gjergj Vata, i njohun me pseudonimin “Cukali”, një emën tmer për komunistët dhe brigadat e Ndjekjës antishqiptare…
■Një ndër betejat e paharrueshme asht edhe ajo që asht ba në Palaj të Shoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave të armatosun Mark Mala, lufta e përgjakëshme vazhdoi me ikjen e turpëshme të forcave të Ndjekjes që lane disa të vramë në atë betejë.
Perpjekjet dhe qendresat e oficerëve trima Martin Sheldija, Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra në gusht 1946), Mëhill Ndoja, Mark Malaj etj. janë një epope në vedi në lavdinë e atyne malëve. Këtë epope jo vetëm, nuk e njohim por as nuk e gjejmë kurrkund të shkrueme …prej kurrkujt…Vazhdon heshtja!
■Asht fakt i pamohueshem që në vitin 1947 në krahinën e Dukagjinit nuk kishte asnjë komunist të luftës dhe asnjë të ri komunist. Kjo asht prova ma e saktë që tregon ma së miri së kush ishin DUKAGJINASIT E LEKËS, burrat besnikë të Kanunit ku kryet e vendit e xen pushka e jo furka! Fatkeqsisht, ka nga ata që po i sherbejnë antishqiptarit!
■Faktet e ngjarjeve të fundit duhen pa me synin e një Gjykatësi që sot nuk ekziston nder ata Male, e madje, as në Shqipni! Vetë perpjekjet per “ringjallje komuniste”, “rikthim të dënimit me vdekje” dhe shumë kerkesa të tjera antikombtare dhe anti-Europjane, janë dëshmi të vazhdimit të një perpjekjes së re per shkatrrimin e plotë të Shtetit Shqiptar!
Binomet diktatoriale, autoritetet antidemokratike që po drejtojnë Shqipninë, kunder të gjitha standardeve të parlamentarizmit demokratik e konstitucionalizmit dhe kryesisht pikës ma delikate të organeve të hetimit, që asht rregulatori i sistemit gjyqsor, që shkon drejt një teposhtes në rrokullisje me shpejtësi, tue mëshef perditë e ma shumë pasunimin e paligjshëm të të gjithë pushtetarëve që askush nuk e di se kujt i sherbejnë perveç, një faktit të kuptueshem dhe të njohun nga të gjithë Shqiptarët: Krimit të organizuem!
Ky krim i organizuem në kjoftë se, nuk do të shikohet me sy kritik dhe urgjent, ky do të jetë varrmihës edhe i arritjeve minimale në perpjekjet e Shqiptarëve per Demokraci, dhe kryesisht, në kushtet anormale të zhvillimit të Shtetit dhe gjendjes së Popullit sot, ashtusi 
asht edhe vetë shprehja rregresive gjoja n’ emen të “drejtësisë”, “Shteti jam unë!”…
*Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
Melbourne, Korrik 2015.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dukagjini, Fritz radovani, Kush i shburreroi, Malet e Lekes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 774
  • 775
  • 776
  • 777
  • 778
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT