• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtate vjet shperfillje te shtetit-mohim te vetvetes

February 21, 2015 by dgreca

Ne Foto:Pas largimit te pushtuesit serb/
Nga Halit Mehmetaj/ New York/
Kaluan shtatë vite pa prespektivë, Kosova është një realitet i pakthyeshëm, por i getoizuar, i lenë në harresë, e i mohuar nga vetvetja, i eksplatuar nga qeveritë që shkuan e që kanë ardhur.
Shtatë vite premtime prallore në fushata e zhgënjim deshpruese në realitet. Ti përkujtojmë zgjedhjet e fundit ku gjashtë muaj mbetëm pa qeveri, e cila gjatë fushatës na premtoi 50 mijë vende pune, e 500 milion investime në bujqësi, e të mos flasim shka thanë të tjerët “gojemjaltet”që mbetën në opozitë.
Shtatë vjet intriga, shpërfillje të shtetit, e mohim të vetvetes. Shtatë vjet kriminalitet, kapje e shtetit, bastardhim i Kushtetutës dhe ligjeve të saj, pa shtet juridik, sepse ligjin e bën mafia politike, klanet e krimit të organizuar, makromafia shtetrore, që ua vodhi ardhmërinë qytetarëve të Kosovës këto shtat vite.
Shtatë vite friksim dhe kërcnim të qytetarëve te cilët nuk janë ndalur duke e braktisur vendin e tyre të dashur deri në egzodin e fundit që ndodhi këto ditë për shkak të zhgënjimeve që ia bëri qeveria dhe klasa politike. Shpërnguljet masive të kohëve të fundit po ndodhin në shenjë revolte me pushtetarët të cilët nuk kanë bërë asgjë për mirqenjën e tyre qe shtatë vite. Ky realitet nuk ka ardhur prej askujt por na e sollët ju, qeveritarët e deritanishëm që e rjepët këtë popull, e mashtruat dhe e detyruat të shpërngulet dhimbshem si zogjet e qyqes sokaqeve te Evropes. Të gjitha shpërnguljet e deritanishme janë marrveshje me padronët e ndryshëm.
Mbi 3600 vetë punojnë në Kosovë me diploma të fallsifikuara që janë të vërtetuara nga gjykata si të tilla. Ata punojnë se e kanë ble vendin e punës më lek si dhe diplomën. Pak kush ka mundur të hy në punë pa dhën ryshfet. Ky është realiteti ynë qe e kemi krijuar ne. –
Është thënë se pavarësa e Kosovës i ka shërbyer jo vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, por edhe paqes e sigurisë në rajonin e Ballkanit, si dhe të hapësirës evropiane. Por brenda territorit të Kosovës në mbi 35% të hapsirave të sajë nuk mundesh më lëviz lirshëm, minoritetet nuk e njohin pavarsinë e Kosovës dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës.
Në Kuvend është pranuar “Lista Serbska” që nuk e njeh Republikën e Kosovës, madje njëri nga ministat e kësaj liste, Jabllanoviq i quajti nënat tona “egërsira”, të cilat përpiqeshin bashk me protestuesit gjakovarë të pengonin vizitën e disa serbëve në Kishën ortodokse të Gjakovës në mesin e të cilëve kishte edhe kriminel lufte.
Për fyerjet kanibaliste që Jabllanoviqi ua bëri nënave tona, nën presionin e popullit që u ngrit në këmbë më të mdhë e të vogël, u largua nga posti i ministrit por me shkuarjen e tij mund të vije një Dodik i ri që mund të na qoi drejt bosnizimit të Kosovës.
Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës, por mjerisht Kosova ka mbetur ende në piken zero, madje në disa raste ende është e aplikueshme rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit ku Kosova përmendet se është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Por që faktikisht, Serbia edhe më tutje i aplikon ligjet e saja në Kosovë.
Ky është një realitet i hidhur por që ka ndodhur, qeveritë që shkuan dhe erdhën e shitën pasurinë e Kosovës, e getoizuan atë, e shpërngulën pjesën vitale të kombit, dhe tani po knaqen me kolltuqet e tyre qe janë bërë pothuajse të përhershme.
Që nga viti 2000 e këndej qevritë tona njera pas tjetres e kanë zhgënjyer popullin skajshmërisht. Korrupcioni shtetror e ka varfëruar poullin bashkë me profiterët e luftës dhe të pasluftës. Afersisht 60% e popullit tonë është i futur në kredi qe i kanë kamata më të larëtat në Evropë.
Për pesëmbëdhjet vite nuk ka ndryshuar cilësia e shërbimeve shëndetsore, ajo është në shkallën primitive. Edhe sistemi arsimor është i cilësisë së dobët, kjo ka bërë që brezi i ri edhe pas 15 vitesh nuk ka arritur ta merr pushtetin.
Gjenerata e re, ish-luftetarët që sakrifikuan, të burgosurit politik që përgaditën brezat, e populli në përgjithësi që e pau të zitë e ullirit ndër shekuj, nuk arriti të jetë i lumtur ta gëzon lirinë që e priti me shekuj, sepse ajo iu rrëmby nga matrapazët e politikës të cilët e repen ket popull dhe ia morrën kafshatën e gojës e pastaj e zhveshen nga identiteti.
Ka ardhur koha ta ngrisim zërin e unisuar për të bërë kthesa pozitive. Populli ynë gjithmonë ka ditur dhe ka mundur të bën kthesa progresive.
Me shtatëmbëdhjetë shkurt 2008, u kurorëzua synimi shekullorë i bartur ndër gjenerata, me gjurmët e pashlyera të një varg personalitetesh të njohur, të cilët me punën dhe kontributin e tyre e mbajtën gjallë dhe i dhanë shtytje procesit, por edhe me veprat dhe sakrificat e shumë të tjerëve, “njerëz të rëndomtë” të punës, penës dhe pushkës, të cilët me djersën, dijen dhe gjakun e tyre shkruan vargjet më të dhembshme dhe më të lavdishme të epopesë së Kosovës. Kosovën pavarsisht pengesave ka plot enegji të reja që do ta qojnë përpara, deshtëm apo nuk deshtëm ne, Kosova do të ecë drejt përparimit, drejt shtetndërtimit dhe drejt clirimit perfundimtar nga oligarket politik.
Shtatëmbëdhjetë shkurti ishte me plot të drejtë ditë gëzimi dhe festimi për popullin e Kosovës, sikur që ishte i tillë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë Globit. Mirpo ky gezim nuk zgjati shume,ai u vodh nga kontrabandistet politik,nga tregtaret e interesave kombetare dhe matrapazet e shumte per tu kthyre ne mjerim te skajshem politik, ekonomik e kulturor. Ketë përvjetorë të pavarsisë elita politike ne Prishtine bashke me ‘kumbaret’ e Dacicit dhe Vuqiqit e viqave te tjere, qe po u trashet qafta duke I exploituar pasurite kombetare te popullit te Kosoves, kremtuan pa 70 mij qytetarë të Kosovës te cilet vet i detyran të shpërngulen . Për këtë ditë pritëm mbi 100 vjet.Nje shekull beteja te pergjakshme me armiqet tane shekullor e nuk ikem ,tani kur erdhi liria po e lëmë vendin.
Gjithsesi, shtetet e mëdha të Evropës, me qasjen pozitive që patën ndaj çështjes së Kosovës në këtë fillim shekull, korrigjuan deri diku gabimin dhe mëkatin që ato bënë ndaj popullit shqiptar gjatë dy shekujve të kaluar. Por tani na mbetet neve ta qojmë Kosovën përpara, kjo do të ndodhë sepse Kosova është gjaku ynë që nuk falet.

Filed Under: Analiza Tagged With: Halit Mehmeti, shperfillje, Shtate vjet, te shtetit-mohim, te vetvetes

Dilema e madhe e Koalicionit ndaj ISIS

February 20, 2015 by dgreca

Nga Alfons Grishaj-Kryetar i Deges se Vatres ne Michigan/
Kancelaritë e botës së qytetëruar perëndimore dhe arabe janë në një dilemë të madhe lidhur me poblemin e ditës,ISIS.
Politika perëndimore vepron me një ngadalësim klasik të problemeve arabe,duke menduar se kjo luftë u përket vendeve muslimane dhe se ata duhet të aktivizohen më tepër për të përmirësuar imazhin e islamit në rënie, pas përdorimit të keq të ISIS. Sigurisht interesat e perëndimit janë jetike në zonën e Lindjes së Mesme, por ata mundohen t’ ua kalojnë përgjegjësitë njëri-tjetrit. Arsyeja: kosto e lartë e kësaj lufte.
Megjithatë, një koalicion i përbërë prej, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arabisë Saudite, Kanada-së, Emiratet e Bashkuara, Gjermania, Turqia, Franca, Jordania, Egjipti, Australia, Katari, Anglia, Hollanda, nuk është duke funksionuar siç mendohej. Pasi Papa Françesku, dënoi ashpër vrasjen e 21 kristianëve koptë egjiptian duke i quajtur “MARTIRË”, Italia, së fundi merr dhe ajo përgjegjësitë e veta lidhur me avancimin në Libi dhe mbrojtjen e kufirit Italian. ISIS vret dhe 45 vetë irakenë. Bota hesht!
Barak Obama, nuk ka një strategji të caktuar në këtë luftë dhe shpesh herë nuk është i qartë në thëniet e veta.
Teoritë aq të diskutuara pro apo kundër ndërhyrjes në luftë, pritja se e nesërmja mund ta sjellë me magji paqen, i ngjajnë më tepër një eksperimenti negativ që nuk ka në konsideratë dhimbjen njerëzore, në rradhë të parë të atyre mijra viktimave, të cilët, po e pësojnë pafajësisht mbi jetët e tyre, pastaj e gjithë qytetarëve të ndjeshëm të globit, të cilët, nuk mund të pajtohen kurrsesi me akte të tilla barbare në shekullin XXI.
Njeriu nuk lindi me fe. Zoti e krijoi fenë që njerëzit të jenë përgjegjës për çdo gjë pozitive e humane në jetën e tyre. Tani njeriu e përdor fenë si kult! Kështu u mundua dhe Hitleri, por dështoi me turp.
ISIS nuk është makina Hitleriane që kishte një disiplinë të hekurt dhe botës iu desh të humbte 60 milion jetë nerëzish. Nuk ka as dhe potencialet pushtetmbajtëse të regjimeve komuniste, të cilat shkaktuan 61 milion viktima. (Stalini është përgjegjës për 43 milion dhe të tjerë, pastaj vijnë Kina, Korea e Veriut, Jugosllavia, Kamboxhia etj.) Por mbështetet tek ideologjia totalitare dhe qëllimin e ka shprehur qartë përmes armëve. Pse historia duhet të përsëritet dhe të lejohet në forma të ndryshme të shkatërrohet shëmbëlltyra e zotit?
Lufta kundër ISIS është mbrojtja e vlerave dhe e të drejtave universale të njeriut në fillim të këtij shekulli. Droja se ndërhyrja ushtarake e perëndimit mund t’i japë luftës imazhin e një konflikti qytetërimesh nuk mund të justifikohet. Kjo luftë nuk është luftë fetare, por në mes lirisë dhe robërisë, në mes së mirës dhe të keqes. E në fund të fund, nëse feja është e tillë luftënxitëse, mos qoftë kurrë!
Lufta është një fakt të cilin e përjetojmë të gjithë. Fillimisht në një vatër ku kriza dhe lufta e kishin hapur terrenin. Por, ISIS po avancon dita ditës me një brutalitet dhe mizori të pa imagjinueshme, duke vrarë, masakruar e djegur çfarë t’i dalë përpara dhe duke e zgjeruar dukshëm gjeografinë e luftës.
Dilemat kanë sjellur përparimin e ISIS. Specialistët dhe Gjeneralët e luftës mendojnë se ky koalicion është i dështuar nëse nuk ndërthur sulmet ajrore me ato tokësore. Por deri më tash këto pohime janë injoruar.
Shkak tjetër që i ka dhënë ISIS-it fuqi për të avancuar është qendrimi i vetë Koalicionit Arab që mendon se duke përdorur mashën (forcat e koalicionit perëndimor) mund të shpëtojë duart e veta nga djegia e kështu loja vazhdon, midis reales dhe ireales, kulmit dhe rënies, besimit dhe mos besimit, sekretit dhe prapaskenës, thënies dhe mosthënies!
Duke shkuar prapa në histori, po jap disa shembuj që tregojnë se, lufta dhe terrori çnjerëzor ISIS nuk përkon as me origjinën dhe kuptimin e emrit por dhe as me besimin në emër të të cilit po terrorizojnë botën sot.
Emri i ISIS, është legjenda e Egjiptit. Ajo qe Zonja – Zot. Ishte vajza e parë e Zotit të tokës Geb dhe vajza e Zonjës – Zot harkut qiellor, Nut. Isis (Isida, kulti i së cilës do të përhapej edhe tek popujt e tjerë) mësoi popullin e vet me kulturën e jetës, se si duhej punuar, jetuar dhe mësuar. Njihet Zonja – Zot e rilindjes, shëndetit, martesës dhe zgjuarsisë. Ajo quhej Zonja e dhjetë mijë emrave.
Kur ballafaqon emrin e sotëm ISIS, të vjen një përzierje dhe keqardhje. A e di vërtetë udhëheqsi i ISIS, Abu Bakr al Baghdadi se emri që mban organizata e tij, i përket një njeriu të shenjtë!?
Dikur, Salahudin Eyyubi, Sulltani i Egjiptit dhe Sirisë, thoshte: “Nuk e di nëse Islami është përhapur me shpatë, por di që duhet shpatë për ta mbrojtur!” Kuptimi i këtyre fjalëve i përket udhëheqësit dhe gjeneralit më të shquar që kanë pasur Islamët. Ky sulltan, megjithëse preu koka mbretërish apo udhëheqësish, nuk preu asnjë kokë fëmijë apo gruaje, biles kur ai fitoi luftën mbi kristianët në Izrael, lejoi dhjetëmijë frymë me ushqime dhe pajisje për t’u larguar. Salahudini nuk u mjaftua me kaq, por liroi të gjithë burrat luftëtarë që ishin rob lufte duke i bashkuar me gratë që kishin dalë nga rrethimi. Ai porositi, që të mundurit t’i shoqëronin shëndosh e mirë deri tek portat e shteteve kristiane. Nuk dua të merrem me thënien e Gjeneral Salahudinit, rreth fjalës se si duhet mbrojtur Islami, se e njëjta gjë do të ishte në këndvështrimin tjetër, por do të theksoja, dhe pse thënia në vetvete është e ashpër, ai ishte fisnik dhe i qartë se lufta ka një qëllim, një fillim dhe një fund, megjithëse luftërat janë vetëshkatërruese për të gjitha palët.
Atëherë lind pyetja, kush është ISIS që lufton në emër të Allahut dhe në emër Islamit duke prerë koka fëmijësh e femrash dhe pengjesh!? Ata nuk e njohin historinë dhe fisnikërinë e Salahudin-it, njeriut më të madh që ka lindur Islami pas Muhamedit. Në asnjë faqe të Kuranit nuk lexon ato mizori që po përdor kjo organizatë terroriste që ka shkuar në 32 mijë vetë, megjithëse ata thonë se ushtria e tyre është në 200 mijë!
Unë mendoj se kjo organizate nuk ka të bëjë fare fe, por me një kult, një kult të rrezikshmëm anti-Islam, anti-Krisht (Azreti Isai ), dhe anti-human, i cili mund të quhet thjeshtë, Kulti i Satanait!
Vetë koalicioni i sotëm përbëhet prej vendeve Muhamedane, të cilët po luftojnë përkrah perëndimit, pra e kriminalizon luftën e ISIS si një luftë të padrejtë.
Çfarë po bën perëndimi me koalicionin arab për ta parandaluar këtë murtajë të shekullit 21 ?
Përpjekjet e para duken si loja e maces me miun. Funksionimi i koalicionit për ta ndënshkuar këtë grup që po hapet si grami në tokë, ngjason më tepër me manovra luftarake se sa një luftë e vërtetë. Antarët e koalicionit presin nga njëra – tjetra dhe në asnjë moment nuk luftojnë si një skuadër.
Politika Turke bën lojë shumë interesante, nga njëra anë janë me koalicionin, nga ana tjetër, lejojnë që nga kufiri i tyre të shkojnë sa më tepër njerëz për t’u bashkuar me organizatën terroriste. Turqia mendon dhe ëndërron se perëndimi do lodhet një ditë me një luftë të tillë dhe do ia lërë Turqisë zgjidhjen e rajonit. Turqia ka 315.000 trupa ushtarake aktive, sa Anglia dhe Gjermania bashkë.
Anglia ka 91,600 aktivë, Gjermania 60,562 aktivë. Turqia herë pas here ngre dhe trash zërin kur nuk i pëlqen ndonjë gjë, dhe pse është anëtare e NATOS, por jo akoma anëtarë të Bashkimit Europian,
Turqit me një president si Erdogan ëndërrojnë të fitojnë përsëri perandorinë e humbur! Pas daljes së çështjes Levante, pra ISIL, Turqia është zgjuar, duke parë rrezikun që po shkon tek portat e Stambollit. Erdogan ka qenë shumë i qartë dhe i ashpër përpara Parlamentit Turk dhe botës. Ai shprehet se nuk mjaftojnë tonelatat e bombave që bien aty këtu, por duhet medoemos një ushtri tokësore për të fshirë ISIS. Radikalistët, kanë filluar ta quajnë Erdoganin vegël të perëndimit. Unë besoj, se ai e di mirë çfarë thotë!
Siç shihet Turqia është një faktor real për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Mesme, megjithëse asnjë nga shtetet arabe nuk e kanë në sy të mirë, duke pasur parasysh historinë dhe kohën e shkuar të pushtimit të stërgjatë otoman.
A do të ishte një zgjidhje e mirë, sikur perëndimi të sponsorizonte Turqinë e Mustafa Kemalit, për të kotrolluar zonën e zjarrit dhe t’i jepte fund kësaj drame?
Shteti serioz i Izraelit, nuk është përfshirë në këtë konflikt! Sikur mos të kishte pasur një konflikt të hapur me Palestinën, Izraeli do të bënte shumë në këtë rast, mbase më tepër se të gjithë së bashku. Por ky konflikt nuk ngjan të jetë çështje për Izraelin, i cili, i shmanget një imazhi që do ta konsideronte si një agresor në territore dhe shoqëri të “huaja”.
Duket se Mbretëria Jordaneze është shteti i dytë serioz, anëtar i koalicionit kunder ISIS. Mbretëria Jordaneze ka një një fuqi ushtarake prej 90.000 trupash dhe 60.000 rezervë. Pas ekzekutimit të pilotit Jordanez nga ISIS, artileria e rëndë, raketat dhe avionët luftarak, goditën pa mëshirë pozicionet dhe qendrat e terroristëve, por ky sulm ngjau më tepër si një revansh se sa një ofensivë strategjike luftarake!
Emiratet e Bashkuara sollën një gjë të re në këtë luftë, një pilote femër !
Arabia Saudite, e cila ka 233.500 ushtarë, mendohet se është një nga sponsorët kryesorë të terroristëve. Edhe pse aleate e Amerikanëve, dyshohet se ajo vazhdon të bëjë lojën e saj të dyfishtë. Ngjan e çuditshme kjo, por është e vërtetë. Sikur Arabia Saudite ta merrte seriozisht, ajo do të ishte në gjendje ta zgjidhte e vetme problemin në fjalë. Arabia Saudite është në gjendje të ngre një ushtri prej 8 milion ushtarësh nga mosha 15 deri në 49 vjetësh.
Megjithëse Egjipti, me një forcë ushtarake prej 468.500 ushtarësh dhe ushtarakë aktiv dhe 800,000 rezervistë, i cili i mund të rekrutojë deri në 40 milionë ushtarë, mjaftohet me ndonjë sulm ajror. Aleat i koalicionit, ka problemet e veta të brendëshme, që në kohën e Hosni Mubarak, akoma nuk ka mundur të stabilizojë gjëndjen e saj të brendshme. Mendoj, sikur të bindej Egjipti për Lindjen e Mesme në rolin “mbajtës i shkopit të madh”, siç thoshte Ruzvelti, mbase punët do të shkonin më mirë.
Kur shikon këto fuqi ushtarake të këtyre vendeve, mundësia e eliminimit të ISIL është brenda disa ditëve, atëherë pse i gjithë ky ankth pa mbarim?
Pse e gjitha kjo dilemë? Sipas mendimit tim, arsyeja është e thjeshtë, zonat e influencës dhe nafta. Aleatët ndihen komod më këtë lojë që po vazhdon prej kohësh. Populli i kësaj zonë paguan mos seriozitetin e “koalicionit!”
Një Gjeneral Francez, do të shprehej: “ISIS-in e krijoi Amerika!” Francezët janë aleatët më të kushtueshëm të Amerikës. Amerika humbi mijëra trupa për çlirimin e Normandisë në Francë. Ata filluan luftën në Vietnam për t’i dalë zot aleatit të vjetër, duke e shlyer shumëfish borxhin ndaj Gjeneral La Fajet-it, i cili ndihmoi në pavarësinë e Amerikësl! Herë pas here del nga ky vend ndonjë bukëshkalë që të akuzojë…
Amerika, me përvojën e disa luftërave të tilla, duhet të mendojë mirë nëse ia vlen sakrifica për aleatët fallso apo inaktiv. USA, nga ana makinës luftarake është fuqia e parë në botë. Ndërsa vendi i tretë për anën numerike të ushtarëve. Ajo mund të thërrasë nën armë 145,212,012 ushtarë. Ushtri aktive dhe rezerve ka 850,880.
Sot ajo disponon 25,782 makina ushtarake lufte (AFP), (APCs), (IFVs), tanke 8,325. Eshtë vendi i parë në botë për Airkrafte, me 13,683 airkrafte sa 8 shtetet më të fuqishme sëbashku, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Japoninë e tjerë. Vendi i parë në botë për avionë luftarak me 2,271, sa Kina dhe Rusia bashkë.
Transportues Airkraftësh, 5,222, sa njëmbëdhjetë shtete sëbashku, ku përfshihen shtetet më të zhvilluara në botë. Airkrafte carrier dhjetë, sa 8 shtete së bashku etj…etj…
Atëherë, pse Amerika shqetësohet për shtetet përtej oqeanit? Zona jetike? Sigurisht që po, por është dhe misioni i saj i demokracisë, që Zoti e bëri të tillë për t’i dalë zot kombeve të vuajtuara!
Së fundi Kongresi Amerikan është thirrur nga Presidenti Obama, për të aprovuar forcën ushtarake kundër ISIL (ISIS), dhe sigurisht aprovimi do të jetë i shpejtë dhe dilema ndaj ISIS do të marrë fund! Po sa do ta ndihmojnë aleatët Amerikën? Dhe sa mund të zgjasë lufta? Unë mendoj se kjo është një luftë pambarim…Pse?
Por sa të zbarkojnë trupat Amerikane, do të ketë një qëndresë të shkurtër! Më vonë maskat do të hiqen dhe ISIS do të fshehë armët në shkretëtirë, e në skutat më të errta dhe do futet midis popullit të thjeshtë. Mjetet e rënda do braktisen dhe ata do të bëhen vendali, dhe vendalitë e thjeshtë nga frika se historia do të përsëritet, nuk do të denoncojnë militantët të cilët do paraqiten si popull i thjeshtë. Ushtria e zezë satanike do zhduket dhe Amerikanët do të përballen me fantazmën e saj, guerrilet e sëmura dhe sulmet kamikaze. Do të rrijnë disa vjet dhe do të kthehen sërish në atdhe. Pas kësaj, loja do fillojë përsëri nga e para! Megjithëse, Amerikanët kanë dhe një strategji tjeter,për trajnimin e 25 mijë trupave Irakiane për kundërofensivë për të rimarr Mosul-in…po më tej ? Tit Livi thoshte : “ Gjithmonë sulmi ka më shumë shpirtë se sa mbrojtja.”
Të mos harrojmë se përveç ISIS, ka dhe të tjerë grupe si Al Kaida etj. që punojnë nën rrogoz dhe janë po aq të rrezikshëm sa ISIS.
Duhet një strategji gjeniale për të mposhtur të keqen, dhe kjo nuk vjen aspak prej luftërave të përkohëshme, por prej një përllogaritje aritmetike kualitative detyrë që duhet zbatuar një koalicion i gjerë forcash dhe arsenalesh ushtarake dhe politike! Megjithëse lufta është mjeti i fundit, nëse bëhet ajo, duhet të bëhet e fortë, mbase dhe përtej vijës së kuqe! Përndryshe ajo nuk duhet filluar!
John Kennedy says: “And so, my fellow Americans, ask not what your country can do for you…ask what you can do for your country. My fellow citizens of the world, ask not what America will do for you, but together we can do for the freedom of man.”
Ngjarjet në Francë, Belgjikë, Danimark etj, janë një thirrje që Europa të rizgjohet dhe ti bashkohet Amerikës , femijës saj që u bë gjigandi i lirisë në alem!
Bill O’ Reilly (Templari i shekullit XXI) , mendon se ky është fillimi një “Holy War”. Megjithë respektin që kam për këtë gazetar të famshëm, bota duhet të jetë e qetë dhe për disa vite. Numri i Kristianëve sot në botë është 2.2 bilion , sa një e treta e krejt njerzimit ! Lufta e përbotëshme do të jetë në një raport krejt tjetër , me një qëllim apokaliptik pak në origjinë , dhe shumë tek UNI-KULT, duke mos harruar numrin shtatë !!!

Filed Under: Analiza Tagged With: alfons Grishaj, Dilema e madhe, e Koalicionit, ndaj ISIS

C’NDODHTE NE USHTRINE SHQIPTARE ME 20-21 SHKURT 1991?

February 20, 2015 by dgreca

Kujtesë nga mjedisi ushtarak shqipëtar per 20 dhe 21 Shkurtin e vitit 1991
NGA ASLLAN BUSHATI-New York*/
Në pasditen e 20 Shkurtit 1991 me telefonoi një miku im nga Lipiani i Kosoves i cili ishte me banim të përkohshëm në Zvicer.Pa me pyetur fare për shëndetin dhe familjen me tha:”More vëllai im pse nuk e hoqët natën një a dy net me parë atë dreq munomenti nga sheshi qëndror i Tiranës, po e latë që turmat e zemruara ta bëjnë sot në sytë e kamerave të të gjithë botës.A e kuptoni ju shtetarët në Tiranë se kjo po përciellet në tërë mediat e botës dhe për shumë prej tyre ka ndiesi negative”Nuk iu përgjigja mikut tim për sa më pyeti, por e pyeta për shëndetin dhe familjen.Por ai insistoi përsëri dhe unë përsëri vazhdoja avazin për shëndetin. Dikur e kuptoi se unë s’mund të flisja atë mbrëmje përsa ai dëshironte të dinte. Në atë kohë unë isha Zëvendes Drejtori i Drejtorisë Kimisë së Ushtrisë Shqipëtare dhe kuptohet se s’kisha asnjë mundësi e fuqi as ta hiqja dhe as ta mbaja te pa hequr munomentin e Enver Hoxhës.Atë e hoqi koha.
Sot pas gati një cerek shekulli, ndiej obligim ndaj vehtes, miqve, shokëve, dashamirëve e jo dashamirëve,të them disa nga mendimet e mbresat e mia për këtë ngjarje ,që vazhdon të drejt trajtohet e keq trajtohet nga mediat e të dy krahëve të politikës shqipëtare.Ndoshta ndiesitë,kujtesa e mbresat e mia nuk kanë ndonjë peshë as per ta dritësua dhe as per ta errësuar këtë ngjarje,por duke i publikuar ato kam kryer nje obligim të paktën moral që i kam atij lexuesi që e dëshiron një gjë të tillë.
Në gjykimin tim ,ky moment kishte një bekgraund në akumulim për më shumë se nje vit. Kujtoj këtu kalimthi: krizën ekonomike që e kishte pushtuar Shqipërini në mënyrë të tejskajshme, demostratën e Janarit 1990 në Shkodër, demostratën e heshtur në Tiranë në të cilën edhe unë mora pjesë së bashku me shokun tim Nezir Murati, ardhja në Tiranë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Perez De Kualar, ngjarjet me ambasadat e huaja në Tiranë, fjalimi i Ramiz Alisë me intelektualët e Tiranës, largimi dhe kërkimi i azilit politik në Francë nga Ismail Kadare, pushkatimi i Causheskut në Rumani, demostratat e studentëve e deri tek ligjësimi i pluralizmit politik. Të gjitha këto të marra së bashku kishin ndikuar thellë në mjedisin e brendëshëm ushtarak të Shqiperisë ndoshta pak më shumë se tek qytetarët e tjerë.Këto e shumë të tjera formësuan në ndërgjegjen dhe mentalitetin e drejtuesve kryesor të ushtrisë dhe të ushtarakëve të rangjeve më të ulta,një lloje dyzimi mbi problemet madhore që kishin përpara. Ushtarakët, përvec familjes kishin parësore edhe detyrën (atëdheun) dhe patriotizmin.Por disa patriotizmin e shihnin të lidhur vetëm me detyrën ushtarake dhe familjen dhe disa të tjerë e shihnin atë të lidhur edhe me komunizmin që ishte në rrukullim për poshtë. Fryma e kolektivitetit dhe e veprimtarisë së përbashkët vecanërisht në Ministrinë e Mbrojtjes ,kishte filluar të plasaritej. Epitete me sens negative kundër njeri tjetrit, eproreve e vartësve pëshpëriteshin nën buzë jo rrallë . Kujtoj këtu një rast me një kolegun tim me origjinë nga Pograneci në fillim të shtatorit te 1990-tës, të cilin e pyeta se si mendon përse Komandanti i Përgjithshem po pyet vetëm intelektuale civlë për pluralizim dhe jo edhe ato ushtarakë ? Ai shkurt me kundër pyeti:”Po ti vërtet mendon se pluralizmi politik do të vijë edhe në Shqipëri?” I thashë se jam krejt i sigurtë se do të ta gezojmë para vitit te ri 1990. Ai me tha”Kurrë s’ka për të ardhur. Tradhëtarë”.E thashë këtë dialog të shkurtër me kolegun tim, jo per ta lënduar atë sot pas një cerek shekulli ,por vetëm si ilustrim të mjedisit të brendëshëm.Këto e shumë e shumë të tjera tregonin qarte se kazanin ushtark ishte ne valim para 20 dhe 21 shkurtit te 1991-shit. Ai priste vetem pretekst te cfrynte pjese nga nxehtesia e brendshme.
Rrezimin me 20 shkurt te munomentit te diktatori, ne Ministrine e Mbrojtjes, shume vete e priten si nje gjeme te madhe qe i ndodhi kombit shqipetar, si nje pabesi , poshtrim e dhunim i historiese dhe vlerave kombetare. Disa te tjere (perfshi edhe mu), si liri, clirim nga diktatura dhe hijet e saj, si hapsire e re per nje te ardhme me te mire. Kjo ishte pra tablloja dyplaneshe me pak fjale ne sferat e larta te ushtrise. Perballe njeri tjetrit, te gjithe te armatosur, te inatosur e nen trysnine e peshes se ngjarjeve shume te vrulleshme te asaje kohe .
Ne kete klime ne mesditen e 21 shkurtit, ne Ministrine e Mbrojtjes nen drejtimin e ish ministrit Kico Mustaqi, u mblodhen kuadrot kryesore te aparatit Ministriese dhe te Shtabit Pergjithshem.U lexuan disa komunikata operative per situaten poshte ne njesi e reparte dhe pastaj u hap debati se c’po ndodh ne situaten politico-ushtarake ne teresi. Pati arsyetime se situate eshte e rende dhe se ushtria duhet te luaj nje rol paresor. Te tjere pyesnin pse s’u mbrojt munomenti i Enver Hoxhes? Ose thjeshte kush e tradhetoi Enver Hoxhen? Tradhetaret te arrestohen dhe te pushkaton po te jete nevoja, therrisnin disa gjysem hapur e gjysem keke ulur. I ndodhur perballe ketyre pyetjeve dhe shume te tjera te kesaj natyre qe beheshin me mllef, nga vendi me leje e pa leje, ministri Kico Mustaqi u vu ne pozita te veshtira. Ne kete moment u kerku te lexohej deklarata e shkollave ushtarake qe lajmeronte krijimin e “Komitetit Ushtarak per shpetimin Kombetar”, e cila i hodhi me shume benzine zjarrit , duke e bere situate shperthyese. Kjo deklarate kishte fragmente ultimative,ku nder te tjera ishte ajo e marrjes se shtatores se Enver Hoxhes nga mjediset e shkollave ushtarake dhe montimi i saj ne bazamentin e atij qe u rrezu.Duke mos pare rruge dalje per kete situate dhe per te shkarkuar pergjegjesite e tij ,Kico Mustaqi tha se shpiegimet per te gjitha keto i kalojne kuadrin e pergjegjesive te mia si minister mbrojtje, prandaj qendroni ketu sepse une per 10-15 minuta do te sjelle para jush Komandantin e Pergjithshem qe t’ju pergjigjet pyetjeve te shtruara. Ne kete moment u largu nga salla duke ja lene drejtimin e mbledhjes Shefit te Shtabit Pergjitheshem Halim Abazi.
Edhe pas largimit te ministrit ,thirrjet, bertitjet, kercenimet, batutat ofenduese, gjajk nxehtesia,mllef deri ne shperthim, vazhduan me ze te larte disa prej te cilave i ndegjoi edhe ish Presidenti Alia kur po ecte koridorit per te hyre ne sallen e mbledhjes i shoqeruar nga Kico Mustaqi.
Presidenti Alia ishte i zbete ne fytyre sikur po vinte nga ndonje ceremoni varrimi. Ai tha se ministri Kico Mustaqi e kishte njohur me disa nga shqetesimet e te pranishmeve dhe si fillim tha se ishte shume i tronditur nga “huliganizmi” ne qender te Tiranes me shtatoren e Enver Hoxhes ,nen hundet e policies dhe strukturave te Ministries Brendeshme.Ai u betu e sterbetu se nuk e kishte tradhetuar askush vepren dhe idealin e Enver Hoxhes. Dhe ne vazhdim tha se e kishte shkarkuar nga detyra e Ministrit te Puneve te Brendeshem Hekuran Isain, pikerisht per te mbrojtur vepren e Enver Hoxhes e ne postin e tij kam emruar –tha-Gramoz Rucin. Ne kete moment filloi te lotonte duke lene te kuptonte se e ndiente thelle ne shpirte ato qe thoshte me fjale. Kjo e beri nje fare efekti psikologjik mbi te pranishmit. Dhe ne vazhdim shtjelloi idene se armiku i jashtem po vepron fort dhe i lidhur ngushte me ate te brendeshem. Klasat e permbysura duan te kethehen ne fuqi, dhe ata nuk duan vetem rrezimin tim nga pushteti, por dhe te gjithe sejcilit nga ju ne kete salle. Prandaj mos u ligeshtoni se vetem te bashkuar mund ta perballojme situaten dhe te fitojme. Kam pergatitur dhe dekretin per shpalljen e gjendjes se jashte zakoneshme (duke e drejtuar nga salla), por mendoj –tha ai-se ajo eshte mase ekstreme. Kam krijuar Keshillin Presidencial dhe do te krijojme nje qeveri te re me figura te reja per te permiresuar situaten. Keto e disa sllogane te tjera parafabrikat alla komunist e ulen tensionin pak,por te pranishmit duke pare se Alia kishte ne plan te largonte nga detyra edhe Kico Mustaqin ne menyre gati ultimative I thane se s’guxon kush ta largoje ate nga detyra e ministrit te mbrojtjes. Atehere ai la te kuptonte se do ta merrte parasyshe kete propozim, por si kerkese tha qe te persosen elementet kryesor te gatishmerise vecanerisht ne Tiraneme njesi ushtarake te spesializuara.
Presidenti u largu, mbledhja u mbyll, por tensionet mbeten te larta. Nderkohe filloi puna per afrimin e njesive sulmuese nga disa rrethe dhe dislokimi i tyre ne pikat strategjike per rreth Tiranes. Po ashtu filloi pergatitja per cvendosjen e bustit te diktatorit nga shkollat ushtarake per ne qender te Tiranes. Per kete me 22 shkurt u be nje pergatitje e perbashket e kuadrove te ministrise mbrojtjes dhe asaj te brendeshme ne poligonin e Shkolles Bashkuar ne Lazaret prane Shtish Tufines, nen drejtimin e Kico Mustaqit dhe Gramoz Rucit. Ne kete stervitje te perbashket nuk di se kush hodhi idene qe kur te vendoset shtatorja e diktatorit ne shesh ne qofte se demostruesit tentojne ti afrohen krahas te tjerave te perdoren edhe lende helmuese shqetesuese kloropikrine. Per kete u urdheru Drejtori I Kimise te pergatiste nje sasi te domosdoshme per kete veprimtari dhe keshtu u be ku u pergatiten 110 “granata” qelqi te mbushura me nga 200 mililitra kloropikrine. Kundershtova hapur se ky eshte nje veprim I gabuar por askush nuk me degjoi. Duke ditur rrezikun qe ato paraqisnin i kerkova takim urgjent Shefit te Shtabit Pergjithshem Halim Abazi. Ai ishte nje ushtarak i zoti,i kulturuar , i matur ne vendimet qe merrte dhe nje nga shtetaret me korrekt qe kam njohur ne karieren time 28 vjecare ne ushtrine shqipetare. Pasi degjoi shpiegimet dhe shqetesimet e mia , Halim Abazi mori ne telefon ne prezencen time Presidentin Alia. I beri te ditur se shteti yne nuk ka ligj per perdorimin e lendeve lotuese kunder demostruesve dhe aq me keq qe kloropikrina eshte lende shqetesuese luftarake dhe nuk ka garanci perdorimi. Dikush mund ta perdore ate ne mjedise te mbyllura qe mund te shkaktoje edhe vdekje. Alia u pajtu me sygjerimet tona dhe u shpeh prere:”urdheroj qe ky mjet te mos perdoret nga askush”.
Kur qytetaret e Tiranes moren vesh se shtatorja e diktatorit dote cvendosej nga shkollat ushtarake per ne qender te Tiranes, vune barrikada ne cdo 100 metra ne Rrugen e Dibres per ta pamundesuar nje gje te tille. Mijra vete rrethuan shkollat ushtarake dhe hidhnin parrulla si: “poshte diktatori, rrofte demokracia ,vetem mbi trupat tona te vdekur mund te kaloje shtatorja e diktatorit” etj. Ne te njejten kohe demostruesit jashte kontrollit filluan te qellonin me gure e sende te tjera te forta nga rruga per ne thellesi te murit rrethues. Personeli I shkollave ushtarake I armatosur teresish si ne gjendje lufte pa autorizimin e Komandantit te Pergjithshem ,filloi te hape zjarr mbi demostruesit. Kjo ishte pika me kulmore e dhimeshme sepse pati edhe te vrare e te plagosur.
“ Komiteti Ushtarak” brenda shkollave ushtarake dhe ne masmedia, filloi te deklaroje per mundesine e vendosjes se gjendjes se shtet rrethimit ne te gjithe vendin, dhe mundesine e nje qeverisje ushtarake. Keto e komplikuan akoma me shume situaten sepse kishte formesuar elementet kryesore te nje grushti shteti ushtarak. Por kunder kujt drejtohej ky grusht shteti shtrohej pyetja? E djathta ishte ne opozite dhe e pa formesuar akoma. Ramiz Alia ishte personi qe Enver Hoxha i dorezoi te gjitha pushtete para vdekjes. Sic kam marre vesh me vone nga i ndieri Azem Hajdari dhe Abdi Baleta, brenda ketij komiteti kishte paqartesi te shumta ideore e konceptuale se cfare kerkonin e cfare po benin .Ne veprimet e tyre shihej qarte nje arrogance e prepotence e shfrenuar dhe mungese llogjike deri ne ekstrem. Edhe perpjekjet e disa negociatoreve te se djathtes kryesuar nga Neritan Ceka rezultuan te pa sukseshme. Keshtu qorrsokaku ku e futi veten ky komitet ushtarake me veprimet e vendimet qe mori,( ne nje moment te veshtire per vendin) i la ushtrise ne dore dopio gjashten e pucit ushtarak, nje etiketim I pa merituar dhe I denueshem nga pikpamja kushtetuese e shoqerore. Zollumi do te kishte qene akoma me I madh ne qofte se nuk do te nderhynin ne uljen e gjakrave e qetesimin e situates disa persanalitete te nderuar nga brenda shkollave ushtarake si ish Komandanti I Akademise se Mbrojtjes Kostaq Karoli , Adem Copani etj. Ata ishin intelektuale me formim te qendrueshem, me pervoje ne drejtim dhe vizionar te kultures e mendimit ushtarak.
Atehere si perfundim, cfare ishte kjo marrezi e formesuar si puc shteti ushtarak? Ne gjykimin tim ishte nje presion I krahut konservator komunisto-ekstremisto –enverist i Byrose Politike te Partise Punes ndaj Ramiz Alise, I zbritur me poshte ne Ministrine e Mbrojtjes dhe prej saj ne shkollat ushtarake.Ata ndjeheshin te tradhetuar nga veprimet e Ramiz Alise dhe teresisht te frikesuar nga prognoza e se djathtes ne formim. Ndjeheshin ne nje fare llahtari shpirteror per krimet qe kishin bere gjate rregjimit komunist dhe se ato mund t’ju ketheheshin si nje ortek ne stuhine e kohes duke i leshuar ne fund te gremines politike e shoqerore.
*ASLLAN BUSHATI
Ish ushtarak i larte ne Ushtrine Shipetare.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, C'NDODHTE, NE USHTRINE, SHQIPTARE ME 20-21 SHKURT 1991?

“TENXHEREJA” E DIKTATURËS DHE “KAPAKU” I DEMO- KRACISË SË BRISHTË!

February 20, 2015 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/
Ne, në këtë vështrim të radhës që do t’ua dedikojmë ca njerëzve që jetuan në dy vakte të ndryshme, do të bëjmë çmos që e vërteta të mbizotërojë gënjeshtrën, atë që është e rreme e kulluar dhe e akumuluar. Fillimisht do të na duhet t’i përjashtojmë të gjitha tarafllëqet a animet tona. Në këtë vështrim nuk do të ngremë debate të panevojshme për disa mesele të absolvuara, mbase edhe të shtrembëruara, po as që do të mëtojmë të komplimentojmë figurat e ndritura të kombit, në veçanti të përndjekurit politikë këtej pari, jo se nuk duam ta bëjmë, por pse nuk e kemi teserën e historisë së tyre. Që ta ndërtosh këtë komplementim, para së gjithash duhet të kesh nivelin e zgjuarsisë si dhe nivelin e kombëtarizmit të tyre, nivelin e ndërgjegjes së njerëzve të cilët në rininë e hershme të tyre kishin probleme me politikën dhe politikanët…, njerëzit të cilët, lëre që diktatura asnjëherë nuk i “kuptoi por (sot) as demokracia nuk e ka ndërmend hiç fare t’i mirëkuptojë…,”, nuk e kemi ndërmend po as që do të mëtojmë t’u japim mend të tjerëve. Sikur ta bënim këtë, atëherë e gjithë kjo do të ishte jashtë çdo logjike. Nuk do t’i glorifikojmë njerëzit që vatanit i dhanë më shumë se ç’duhej…, nuk do ta komplimentojmë intelektualin a njeriun e letrave të shkruara me emrin Visar Zhiti, i cili disa ditë më parë, ashtu i mllefosur tha: “Shqipërisë sime i kam shërbyer edhe në burg, kur nuk donte Shqipëria. Në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta…, më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin, por interesat e tyre vetjake…, dal (nga presidenca-nënvizim yni) duke thënë: O Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën”, këto ishin fjalët e Visar Zhitit, pas takimit (se ishte një takim, bisedë miqësore a protokollare, që një dreq e di) që pati me kryeparin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në lidhje me kandidaturën e tij për ambasador në Vatikan.
Se pse kishte qenë në burg Visari, këtë më së miri e dinte Enver Hoxha. Nuk do ta komplimentoj as gjyshin tim, të cilit para pesë dekadash i parashtrova atë pyetjen paksa idiotike si vijon: “Ti gjyshi ynë, ç’kërkove në burgun famëkeq në Petrova Rupa të Goli Otokut…, ç’kërkuan bashkatdhetarët dhe bashkëmoshatarët e tu në ishullin ku dikur thyhej guri i bardhë.” Ma ktheu ashtu, paksa me inat: “Vajtëm ta kërkojmë atë shprehjen unikale që llafos ndërgjegjen kombëtare…, vajtëm ta kërkojmë atë lirinë e munguar të vatanit por…, fatkeqësisht nuk e gjetëm dot…, na gjeti belaja…, lirinë e kishin rrëmbyer komunistët si dhe tradhtarët e popullit që nuk vegjetojnë më!?”.
Kjo fjala “burg” lëre që ma trazon mbamendjen time, por njëkohësisht më detyron t’i “zbërthej” dy nocionet, siç janë: “diktaturë” dhe “demokraci”, për të cilat, pos të tjerash, thuhet: 1. Pushtet i pakufizuar shtetëror, që shpreh e mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një njeri ose nga një grup njerëzish; Pushteti i diktatorit. Diktaturë ushtarake (politike, fashiste, monarkiste). Diktaturë absolute. Diktaturë e egër. Diktatura e skllavopronarëve (e feudalëve, e borgjezisë) etj. Ndërkaq koncepti demokraci (që është në kundërshtim me të parin) shpjegohet: Regjim a sistem politik, ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve të zgjedhura, ku shtetasit gëzojnë liri e të drejta të barabarta; shtet ose vend që ka këtë regjim a këtë organizim politik.
Këto dy koncepte nuk kanë kurrgjë të përbashkët mes vete në aspektin etimologjik dhe rrjedhimisht kanë ndryshime thelbësore, por përditshmëria postdiktaturiale sikur e “konteston a e vë në dyshim” këtë shpjegim të dalë nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Thjeshtë të krijon përshtypjen sikur këto dy sisteme politike sot “funksionojnë si një trup (!?)”. E gjithë kjo ma rikujton atë thënien e ca njerëzve mendjefemër që vë në pah se “mashtrimi ngandonjëherë mbizotëron të vërtetën”. Kështu, kohë më parë një “mashtrim” i tillë doli nga një komunikim paksa i denigruar dhe mbase edhe jo i ndërsjellë, një komunikim në relacion kryeministri-presidencë, një komunikim që për kryefjalë kishte kandidaturën e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, një komunikim ku nuk u mor vesh se kush i binte patkoit e kush thumbit, një komunikim këmbë e krye hileqar!? Ishte një komunikim, të cilit që në hyrje i mungoi niveli i barabartë dhe ai pak moral, një komunikim me procedurë të mbrapshtë, një komunikim që mbase të krijon përshtypjen se i përngjan gërshërëve të berberit dhe leshit të arapit. Që të dyja institucionet e filluan këtë komunikim nga bishti i dardhës. Njërës palë fillimisht i mungoi arsyeja, tjetrës i mungoi goja, veshët dhe në fund të dy palëve “toptan” u mungoi mbamendja dëgjimore dha ajo pamore. E keqja e këtij komunikimi qëndron në faktin se as ministri i Punëve të Jashtme e as presidenti nuk kishin të drejtë të bëjnë “aksham pazare”(!?) me kandidaturën e Visarit…, ata nuk e kanë e as që mund ta kenë atë luks që të tallen me njeriun i cili në vaktin e diktaturës, vite me radhë ishte në shërbim të fjalës së shkruar, ai “në asnjë libër të tij” nuk shkroi për politikën dhe politikanin e djathtë a të majtë…, përkundrazi, ai shkroi për “Shqipërinë që i ka rënë për pjesë të kufizohet me shtete nga ashti i saj…,”, ai shkroi për “Fatet e mbrapshta të shqiptarëve!”, siç do të thotë Ilir Levonja. Ata në këtë komunikim parashtruan një “furgon kriteresh” sa i përket kandidaturës a nominimit për ambasador të Visar Zhitit (!??). Ata prej tij “kërkuan që të (mos) jetë mysliman, ortodoks, katolik, bektashinj, toskë a gegë”(!??) (kjo kërkesë e tyre rreth përkatësisë fetare të Visarit, do të prekë themelet e harmonisë fetare në Shqipëri)…, me ato “kritere”, sikur donin ta detyronin t’i nënshtrohet çdo lloj realiteti të pështirë, sikur donin ashtu “pa qëllim” t’ia ulin a t’ia heqin krenarinë e tij, sikur donin “t’i bënin karshillëk”, sikur donin për inat t’ia nënvlerësojnë kontributin e tij dhënë fjalës së shkruar, sikur, sikur… Tekefundit, “Visar Zhiti nuk ka nevojë për institucionet, qofshin ato edhe diplomatike, përkundrazi, institucionet kanë nevojë për të dhe për kontributin e tij prej intelektuali”.
Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në asnjë nen nuk shkruan se kandidatura e një shtetasi shqiptar duhet të jetë e lidhur ngushtë me përkatësinë e tij fetare dhe, kur njerëzit do ta vënë në dyshim këtë, atëherë do ta rrënojnë atë shprehjen unikale të Pashko Vasës, kur thotë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria!”. Kjo mesele e Visar Zhitit dhe e të tjerëve si ai nuk dallon me fatet e patriotëve të Goli Otokut, në magjen e miellit të të cilëve dikur pshurrej shkau.

Filed Under: Analiza Tagged With: demokracia, diktatura, Fadil Lushi, kapaku, tenxherja

MISTERI I VRASJEVE TE PJESTAREVETE UÇK-së

February 19, 2015 by dgreca

Vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së si po klasifikohen: politike, parapolitike, të qëllimta, të porositura nga Serbia apo nuk llogariten fare?!
Nga Faton Mehmetaj/
Vrasjet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vite që komentohen në Kosovën e pasluftës, nëpër gazeta, në rrjetet sociale, në çarshi e në jetën e përditshme. Shumica prej komentuesve shprehin mllef, shprehin mendimet e tyre, secili i ndikuar nga subjektiviteti i vet. Disa e lavdërojnë UÇK-në, disa të tjerë e poshtërojnë atë, e disa të tjerë bëjnë sehir e derdhin lot krokodili. Prej të gjitha këtyre shtresave rrallëkush ka bërë pyetje dhe e ka ngritur zërin në përjashtim të familjarëve, të cilët kanë pritur nga shteti se do të ketë drejtësi për familjarët e tyre. Pse janë heshtur vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së?! Pse askush apo rrallëkush e ka ngritur çështjen e tyre?! Pse të gjitha hetuesitë, deri në ditët e sotme, i kanë anashkaluar këto lëndë, e disa prej tyre i kanë mbyllur fare?! Në këto pyetje është dashur të përgjigjej hetuesia, policia, UNMIK-u më herët, EULEX-i tani, gjykatat vendore dhe ato ndërkombëtare, prokuroria e shtetit dhe organet tjera kompetente. Vrasjet tragjike të mbi njëqind figurave të rezistencës shqiptare, shumica eprorë dhe ushtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbetur në harresë.
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet rresht, por edhe përkundër premtimeve të dhëna se do të zbulohen të gjitha vrasjet e pasqaruara, duke i përfshirë këtu edhe vrasjet e disa prej drejtuesve të UÇK-së në periudhën e ilegalitetit, deri më tani nuk doli asgjë. Neglizhencën, pengimin dhe moszbulimin e këtyre vrasjeve e kanë bërë struktura të lidhura me shtetin. E kanë bërë ata që nuk e kanë dashur unitetin e Kosovës, e kanë bërë ata që nuk e dëshirojnë progresin e Kosovës. Që nga paslufta e këndej janë vrarë mbi njëqind çlirimtarë, shumica prej tyre strategë luftarakë, vizionarë, eprorë të shquar për profesionalizëm, të urtë në përditshmëri e të pathyeshëm në vijat e frontit. Dyshimet janë të bazuara se këto vrasje ishin të organizuara nga shërbimet sekrete serbe, të ndihmuara nga veglat e tyre të ngjashme me “opriçnikët” e Ivanit të tmerrshëm rus. Këto vrasje nuk po ndriçohen qëllimisht nga një shtresë e njerëzve të paaftë dhe injorantë, madje jo vetëm të tillë, që kanë ardhur në pozita të caktuara përmes servilitetit, duke u paraqitur viktimë e duke u strukur e nënshtruar para akëcilit që ka qenë i veshur me pushtet. Kjo shtresë e njerëzve e ka dëmtuar imazhin e organeve tona shtetërore, policisë, hetuesisë e gjyqësisë. Këto vrasje e kanë dëmtuar Kosovën pa masë duke e shndërruar në një shtet kaotik pa qenë. Gjendja në të cilën jemi sot, është meritë e këtyre shtresave. Duhet përmendur se vrasjet enigmatike apo të pasqaruara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në njërën anë dhe të disa personaliteteve politike të Kosovës në anën tjetër, e kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë skajshmërisht, ato kanë reflektuar shumë në destabilitetin politik dhe në prishjen e imazhit të Kosovës në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Në përgatitjen e skenarëve të vrasjeve serike, që ndodhën në Kosovën e pasluftës, padyshim se janë të involvuara agjenturat serbe, pasi që qeveritë e Serbisë që nga përfundimi i luftës në Kosovë e këndej të vetmen rrugë për rimarrjen e sërishme të Kosovës e shohin nëse arrijnë ta destabilizojnë apo ta vietnamizojnë Kosovën: t’i fusin shqiptarët në konflikt të dyfishtë: ndërmjetveti dhe me bashkësinë ndërkombëtare.
Dyshimet se Serbia ka dorë në organizimin e këtyre vrasjeve rriten edhe më shumë ngase shumica e dëshmitarëve që kanë dëshmuar në gjyqet dhe në proceset e montuara kundër eprorëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka rezultuar se paraprakisht kanë qenë dëshmitarë të përpunuar në Serbi. Madje, dëshmitari N. B. i ka kushtuar mbi 4 milionë euro buxhetit të Kosovës dhe deri më tani me dëshmitë e tij nuk ka kontribuar në asnjë proces gjyqësor për zbardhjen e të vërtetës. Ky person më shumë ka qenë i porositur për ta njollosur UÇK-në se sa ka qenë dhe është dëshmitar i besueshëm i ndonjë procesi të mirëfilltë gjyqësor. Serbia nëpërmjet rrjetit të bashkëpunëtorëve që i ka të instaluar në Kosovë dhe të nomenklaturës që ka arritur ta inkorporon në institucionet e Kosovës, ka ndërmarrë veprime dhe fushata të orkestruara në forma të ndryshme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, varësisht si u ka rezultuar pas analizës së personaliteteve të tyre veç e veç.
Shoqëria kosovare, organet kompetente të hetuesisë e të drejtësisë duhet të mbledhin prova e fakte konkrete, pos atyre që kanë mbetur, sepse një pjesë e këtyre fakteve janë shkatërruar nga UNMIK-u, pas dështimit të drejtësisë në Kosovë. Për ta implementuar drejtësinë në Kosovë ka dështuar UNMIK-u, EULEX-i (shih për këtë aferat tepër të rënda korruptive që janë bërë publike prej vet pjesëtarëve të këtij misioni), por ka dështuar edhe drejtësia vendore, e cila ka qenë e politizuar dhe e shantazhuar. Këto janë disa nga arsyet pse vrasjet politike të asnjë profili nuk janë zbuluar. Mbi njëqind veta është numri i pjesëtarëve të vrarë të UÇK-së, TMK-së, Policisë së Kosovës, etj., vrasjet e të cilëve nuk janë zbardhur ende. Çështja është se gjykata speciale që pritet të formohet, a do ta konsiderojë këtë shtresë të barabartë për trajtimin e rasteve të vrasjeve të tyre në këtë gjykatë, e cila edhe ashtu po ngitet posaçërisht kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, apo do të anashkalohen e heshten rastet e tyre siç ka ndodhur deri më tani?!
Për zbardhjen e vrasjeve të cilësuara me motive politike, që kanë ndodhur pas luftës, gjatë luftës, apo para luftës janë bërë thirrje të vazhdueshme nga shtresat e ndryshme të shoqërisë, është bërë thirrje tek UNMIK-u, EULEX-i e organet e drejtësisë për të dhënë kontribut në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por kjo nuk ka ndodhur. Kanë kaluar mbi pesëmbëdhjetë vite e gjykatat tona, të ndihmuara edhe nga UNMIK-u dhe EULEX-i, nuk kanë arritur të zbulojnë makar një rast. Ky hendikep po ndodhë për shkak se drejtësia – organet e drejtësisë nuk janë të liruara nga ndikimet politike. Nëse arrihet të bëhet një gjë e tillë, ky mund të jetë edhe njëri nga çelësat e suksesit për zbardhjen e këtyre rasteve dhe dhënien fund manipulimeve të shumta në emër të tyre. Nëse akuzat nuk janë të argumentuara dhe të bazuara realisht, nëse ndodhë të jenë të motivuara politikisht dhe të ngriten për qëllime të dyfishta, prapë do të bëhen gjyqe sa për të thënë, viktimat dhe familjarët e tyre nuk do të marrin drejtësi dhe do të bëhen padrejtësi të mëdha. Nuk duhet të përsëriten praktikat e UNMIK-ut, kur dosjet gjyqësore përgatiteshin në Serbi e UNMIK-ku i zbatonte në Kosovë.
Vrasjet enigmatike të periudhës së pasluftës, të luftës dhe të paraluftës, duhet trajtuar njëlloj të gjitha e jo në mënyrë selektive. Janë mbi 100 pjesëtarë të UÇK-së të vrarë pas luftës, por që askush nuk është marrë me zbardhjen e tyre. Që nga ajo kohë e gjer më sot për këto vrasje është heshtur. Ata që i urdhëruan vrasjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pavarësisht çfarë tabori i takojnë e kanë bërë punën e Serbisë. Kjo do të thotë se mosndriçimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve u shkon përshtati më së shumti atyre që i kanë sponsorizuar krimet dhe kriminelët.
S’do mend se drejtësia nuk ka funksionuar në Kosovë për një kohë të gjatë sepse ka qenë e kapur nga klanet e mafies politike. Kjo është njëra nga arsyet e prolongimit të zbardhjes së vrasjeve që ndodhën në Kosovën e pasluftës. Këto vrasje u heshtën nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore për shkak të lidhjeve të ngushta të klaneve të krimit të organizuar me shtetin. Si pasojë e kësaj u likuiduan edhe shumica e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore, shumë prej të cilave procese të montuara, për të vazhduar anonimiteti rreth këtyre vrasjeve me qëllim që prapë sa herë të duan të krijojnë procese të reja, jo për të vënë drejtësi për viktimat, jo për ta ndriçuar të vërtetën, por më shumë për pazare politike, siç mund t’i konvenojë dikujt.
Siç e kemi parë në shtyp, në fushatat elektorale, në gjykata e në jetën e përditshme lufta mes klaneve të mafies politike ka qenë e ashpër dhe për pesëmbëdhjetë vite nuk kanë zbritur fare tensionet. Duke u marrë me vetveten e me njëri-tjetrin e kemi harruar ndërtimin e shtetit, ndërtimin e të ardhmes për brezin e ri, i cili po shpërngulet në vendet e Europës e të botës tash e pesëmbëdhjetë vite herë më pak e herë më shumë.
Serbia gjatë të kaluarës për t’i mbajtur më lehtë nën sundim shqiptarët, i nxiti vëllavrasjet ndërmjet tyre, thuri intriga e shkaktoi ngatërresa të mëdha, pasojat e të cilave shqiptarët i bartën mbi supe me dekada. Dhe tërë këto nuk kanë qenë të ngjarje të rastit, por të parapara me planprograme antishqiptare, të hartuara e të zbatuara nga organet zyrtare të Serbisë. Ndonjë prej këtyre dosjeve është bërë publike vetëm pas njëqind vjetësh! Ky fenomen është i njohur e i trajtuar me qindra herë të paktën qysh kur Serbia e pushtoi Kosovën më 1912 dhe ka vazhduar pa e humbur efikasitetin gjer në ditët e sotme. Interesi dhe prania e lartë e agjenturave serbe në Kosovë dhe ndikimi i tyre tek bashkëpunëtorët dhe lidhjet e veta, qoftë nëpërmjet influencimit apo shantazhit, ka krijuar një klimë të volitshme që Serbia t’u hyn proceseve për të tentuar t’i barazojë krimet e forcave okupuese serbe (ushtrisë, policisë, paramilitarëve serbë…) me ato të shqiptarëve! Serbia ka botuar mbi 400 libra, shkrime, lansime nga më të ndryshmet në shtypin e Serbisë dhe atë ndërkombëtar, duke bërë çmos për ta njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e shenjtë të saj. Si produkt i angazhimit të Serbisë dhe luftës speciale që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Serbia kundër drejtuesve të UÇK-së, është iniciuar edhe formimi i gjykatës speciale për t’i gjykuar ekskluzivisht ish-pjesëtarët e UÇK-së, gjykatë kjo e vetmja në rajon që do të formohet kundër shqiptarëve e që do të ketë karakter të gjykatës etnike, sikurse gjykata e Nurembergut e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, veçse me një dallim të madh: gjykata e Nurembergut nuk i gjykoi viktimat (hebrenjtë) por agresorin (nazistët) e në rastin e Kosovës po ndodh e kundërta, madje edhe me selektime tendencioze brenda llojit. Kjo qasje është mashtrim i opinionit dhe dhunim i drejtësisë ndaj njërës palë.
Në Kosovën e pasluftës vrasje dhe krime ka bërë kush ka mundur e më së paku pjesëtarët e UÇK-së, megjithëse janë cilësuar si fajtorë kujdestarë për çdo gjë që ka ndodhur, ndonëse fajësia e tyre në më shumë se 80 për qind të rasteve nuk është vërtetuar.
Sidoqoftë, i gjithë angazhimi i shoqërisë kosovare duhet të fokusohet në gjetjen e vrasësve të vërtetë, të cilët, sigurisht se nëse zbulohen do të tregojnë për urdhërdhënësit dhe prapaskenat e moszbardhjes së deritashme të këtyre krimeve. Partitë politike në Kosovë pa dallim duhet të bashkohen për ta luftuar fenomenin e vrasjeve politike dhe të vrasjeve me porosi si dhe të gjitha tentativave që qojnë kah vëllavrasja dhe destabilizimet e mundshme të përplasjeve, që mund të vijnë nga grupet dhe klanet e caktuara të mafies politike. Pse të mos zbulohen vrasjet e mbi njëzet eprorëve të TMK-së?! Pse të mos zbulohet vrasja e ish pjesëtarit të UÇK-së, Avni Elezajt, i cili si 17-vjeçar gjatë kohës së luftës likuidoi njërin ndër kriminelët më famëkëqij të Serbisë, Vidomir Shalipurin, që hyn në vazhdën e sulmeve të vazhdueshme kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së? Avni Elezaj u vra më 12 tetor 2002, në Pejë, bashkë me Bekim Mustafën nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbnesh (ish- Vitomiricë) të Pejës, edhe ky ish-pjesëtar i UÇK-së. Pos kësaj, më 17 mars 2004, u vra edhe babai i Avnisë, Smajl Elezaj, vetëm pak orë para shpërthimit të protestave të marsit në Pejë. Pse të mos zbulohet vrasja e Avdi Mujajt, nga Strellci i Deçanit, i cili më 1 tetor 2003, u vra në oborrin e shtëpisë së vet në prani të familjes së tij, me ç’rast u plagosën rëndë edhe tre kushërinj të tij?! Pse të mos zbulohet vrasja e vëllezërve Brahim e Rexhep Nikqi, djemtë e atdhetarit të shquar Sylë Mehmeti, të dy aktivistë të çështjes kombëtare dhe pjesëtarë të UÇK-së, të cilët u vranë në një pritë në Shqipëri në gusht të vitit 1999, derisa po vinin në Kosovë?!
Pse të mos zbulohen dhe dënohen denoncuesit apo pjesëmarrësit e mundshëm në pritën në Pestovë, ku u vranë disa nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së?! Pse të mos zbulohen rastet e mjekut Hafir Shala e veprimtarit Xhavit Haziri, të arrestuar e më pas të zhdukur nga policia sekrete serbe; vrasjet e Hyzri Tallës, Ilir Durmishit, Afrim Maliqit, të vrarë nga policia sekrete serbe në Prishtinë në fillim të dhjetorit të vitit 1998, në prag të fillimit të ofensivës në Llap. Pse të mos zbulohen organizatorët e pritës në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, në janar të vitit 1999, ku u vranë mbi tridhjetë shqiptarë, prej tyre 21 pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe disa komandantë të njohur të Zonës Operative të Dukagjinit? Pse të mos zbardhet prita ku u vra nga forcat serbe njëri ndër organizatorët e orëve të para të UÇK-së, Mujë Krasniqi bashkë me 41 bashkëluftëtarë të tjerë në Gorozhub të Hasit në dhjetor të vitit 1998?! Pse të mos zbulohet vrasja e Ekrem Rexhës-komandant “Drinit”, ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, për të cilën UNMIK-u organizoi edhe një proces gjyqësor, ku u akuzuan për vrasjen e tij bashkëluftëtarët e tij, në mesin e tyre eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët më pas u shpallën të pafajshëm, por që karrierën ushtarake ua shkatërruan përjetësisht?! Pse të mos sqarohet vrasja e Skënder Gashit, nga Sopniqi i Rahovecit, luftëtar i dalluar i UÇK-së dhe pjesëtar i TMK-së, i cili u masakrua në afërsi të fshatit të tij, e që pesë ditë më vonë si pasojë e kësaj i vdiq edhe babai?! Pse të mos ndriçohet vrasja e Ali Ajetit, Ali Ukajt, Ilir Konushevcit, Agron Rrahmanit, Bahri Fazliut, Sadri Ramqajt, Enver Haradinajt, Shaqir Krasniqit, Agim Makollit, Sadik Ukës e dhjetëra të tjerëve…
Vrasjet në moh, në prita, në pabesi, vrasjet e liderëve politikë, të udhëheqësve ushtarakë e kombëtarë, vrasjet e prijësve kulturorë e fetarë gjatë historisë dhe vrasjet që kanë ndodhur pas përfundimit të luftës së fundit kundër Serbisë dhe dëbimit të forcave ushtarako-policore e paramilitare serbe nga Kosova, nuk janë risi, janë një lloj përsëritjeje e ngjarjeve të hidhura që kanë ndodhur gjatë historisë ndër shqiptarë edhe më parë. Brenda një kohe të shkurtër u vranë liderët më të shquar të kombit shqiptar, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi e qindra të tjerë. Vetëm me emrat e tyre do të mbusheshin disa libra shumëfaqëshe, aq i madh është numri i atdhetarëve të popullit shqiptar, të vrarë për motive politike me porosi të armiqve apo të eliminuar për shkaqe revanshiste, karrieriste apo të luftës së brendshme mes klasave politike. Ky fenomen paraqet rrezik të lartë për popullin shqiptar, ngase vrasjet e motivuara politikisht kanë një kontinuitet, por edhe një tradicion me vrasjet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe kanë vazhduar gjer më sot.
Nga historia mund mësojmë dhe të marrim sinjale të qarta prej nga vijnë nxitjet e vëllavrasjes në Kosovë dhe në hapësirat mbarëshqiptare, sepse hetime të mirëfillta për këto vrasje nuk janë bërë pothuajse asnjëherë, kuptohet as për vrasjet e kësaj cilësie që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit. Vet fakti se këto vrasje nuk janë zbuluar tash e pesëmbëdhjetë vite e disa edhe më shumë, e tregon mosseriozitetin dhe mosangazhimin e shoqërisë tonë në këtë drejtim, veçanërisht të organeve kompetente, duke lënë hapësirë për manipulime të shumta. Për vrasjet politike është folur e përfolur, por edhe është debatuar në kohë fushatash e momentesh sensitive nëpër të cilat ka kaluar populli ynë këto vitet e pasluftës, në vitet e lirisë, për të cilën është derdhur shumë gjak, është dhënë mund e janë bërë shumë sakrifica. Secili qytetar pyet me të drejtë se pse me të vërtetë nuk janë zbuluar këto vrasje kaq gjatë, kur në Kosovë që nga fillimi e gjerë më tani sundimi i ligjit dhe i drejtësisë është mbikëqyrur dhe është zbatuar nga instancat ndërkombëtare, siç janë: UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, OSBE, por edhe nga instancat vendore, që kanë qenë mbështetës e deri diku edhe zbatues të vendimeve të instancave ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë dhe e ndajnë drejtësinë. Ndoshta nuk pritet aq shumë nga shtresa të caktuara të shoqërisë sonë, të cilat çdo ditë e më shumë po e mohojnë shtetësinë e Kosovës, që të punojnë sinqerisht dhe intensivisht në zbardhjen e këtyre vrasjeve që presin drejtësi tash sa vite.
Vrasjet e pazbardhura politike në Kosovë më shumë janë përdorur nga nomenklatura të caktuara të shoqërisë sonë si gogol për t’i frikësuar grupimet e caktuara me qëllim që t’i mbajnë nën kontroll dhe t’i disiplinojnë ato, e shumë pak ka pasur të interesuar që t’i zbardhin ato vrasje, të ketë drejtësi për viktimat dhe familjarët e tyre.
Qarqe te caktuara, të porositura, mirë të financuara, menjëherë pas mbarimit të luftës kanë organizuar një fushatë të orkestruar kundër elementit progresiv në Kosovë, kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ish të burgosurve politikë dhe pjesës tjetër që ka mbajtur qëndrim të profilizuar për zhvillimin dhe progresin e vendit. Rrathët koncentrikë të këtyre qarqeve kanë qenë dëshmitarë në të gjitha proceset gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës dhe në proceset gjyqësore të organizuara në Kosovë, procese këto që janë analoge me proceset e gjyqeve të regjimit komunist në ish-Jugosllavi, të organizuara për ta shkatërruar klasën kundërshtare, duke i përdorur aparaturat e shtetit. Për zgjidhjen e kësaj situate ka qenë dashtë një veprim më direkt, por ka heshtur secili, asnjëri nuk ka marrë guxim por edhe nuk kanë qenë të interesuar për ta trajtuar problemin e vrasjeve të pasluftës. Kjo çështje tepër e ndjeshme më shumë ka shërbyer për të ngjallë urrejtje e armiqësi ndaj grupeve të caktuara, veçanërisht ndërmjet LDK-së dhe krahut të luftës, sesa ka qenë një këmbëngulësi për t’i zbardhur këto vrasje, duke lënë hapësirë që sipas dëshirës apo interesave për t’ua vënë në barrë individëve apo grupeve të caktuara. Për t’i zbardhur vrasjet politike, pra vrasjet e aktivistëve të LDK-së dhe vrasjet e eprorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, TMK-së, Policisë së Kosovës, etj. që sigurisht shumë prej tyre janë politike apo akudohet se janë politike, nuk është vonë kurrë, por nuk duhet keqpërdorur e politizuar këto raste, meqenëse është duke u formuar gjykata speciale, ngase politizimi është imponim direkt i përzierjes së politikës në këto procese, të cilat edhe mund të dështojnë si herëve tjera po qe se i lejohet politikës t’i futë duart dhe të ndikojë politikisht në këto procese.
Shpesh herë janë organizuar fushata me porosi nga qarqet e Serbisë për komprometimin dhe shantazhimin e udhëheqësve të ish-UÇK-së, duke shkruar vetëm zi. Fatkeqësisht, kundër këtyre fenomeneve kanë heshtur organet shtetërore, ka heshtur klasa intelektuale, drejtësia, hetuesia, etj., edhe pse e kanë pasur të qartë se kemi të bëjmë me shpifje dhe me fushata të organizuara e të përpunuara në laboratorët e shërbimeve sekrete serbe. Duke u bazuar në fushata të tilla shpifjesh, janë ngritur dhjetëra procese gjyqësore në të cilat janë gjykuar shumë pjesëtarë të UÇK-së, kanë vuajtur me dhjetëra vite burg gjatë qëndrimit në paraburgim, nga gjykimet e deritanishme kanë mbajtur të gjithë bashkë qindra vjet burg dhe më pas më se 80 për qind e tyre ka dalë të jenë të pafajshëm. Edhe pse ata kanë dalë të pafajshëm atyre iu ka shkatërruar karriera politike e ushtarake, janë njollosur moralisht pa të drejtë, iu ka shkatërruar ekonomia familjare dhe u është rrënuar e ardhmja. Kjo shtresë e shoqërisë është keqtrajtuar dhe denigruar skajshmërisht. Mbi 45 pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje, sepse nuk kanë mundur ta durojnë gjendjen në të cilën i katandisi shoqëria kosovare ekonomikisht e politikisht. Shumë prej tyre janë bërë personazhe të rregullta të kronikave televizive e gazetaresve për ilustrimin e skamjes e mjerimit në Kosovë. Afërsisht pesëdhjetë libra janë shkruar kundër UÇK-së nga shkrimtarë, gazetarë të huaj e shqiptarë, çka s’u tha kundër UÇK-së, që rezultuan edhe me procesin Dick Marty, i cili pos akuzave që e dëmtuan shumë rëndë imazhin e UÇK-së, të Kosovës e të shqiptarëve përgjithësisht, baza e të cilave ishte dhe është në Serbi, të gjeturat e bëra publike deri më tani nuk e materializuan asnjë prej akuzave skandaloze të tij.
Gjeneralët serbë kanë deklaruar publikisht se nuk mund të kthehen në Kosovë pa e gjunjëzuar UÇK-në, dikush që ka emër e mbiemër po punon pandërprerë për këtë. Çdo ditë përbaltoset figura e UÇK-së nga kjo shtresë. Mbi tetë mijë shqiptarë të kosovës kanë azil në vende të ndryshme të Europës e botës si të përndjekur nga UÇK-ja, për ta siguruar azilin partitë politike u kanë dhënë dëshmi këtyre njerëzve që janë të përndjekur nga UÇK-ja. Për çudi ka prej tyre që krahas statusit të të përndjekurit politik nga UÇK-ja të marrë në ndonjërin nga shtetet europiane bashkë me të gjithë anëtarët e familjes, kanë ushtruar edhe poste të larta në institucionet e Kosovës! Shoqëria jonë e ndihmuar edhe nga një shtresë e kriminalizuar e pushtetit ia ka dhënë rastin akëcilit që do, t’i quajë kriminelë pjesëtarët e UÇK-së, t’i vret e askush të mos përgjigjet për këto vrasje. Fatkeqësisht, ky është vetëdijesimi ynë. Siç dihet edhe publikisht me qindra lëndë të krimit të organizuar, korrupsionit e lëndë të tjera janë zhdukur nëpër prokurori, sa e sa prova janë zhdukur, sa e sa raste janë fshehur, sa e sa dosje janë bartur në Beograd, sa e sa dëshmitarë janë vrarë vetëm për ta fshehur të vërtetën, sepse një shtresë e shoqërisë sonë është mësuar ta ndërtojë karrierën mbi mundin, djersën, gjakun, sakrificat e fatkeqësitë e të tjerëve. Shoqëria jonë duhet të vetëdijesohet të unisohet dhe t’i zbardhë të gjitha vrasjet që ndodhën pas luftës, e jo të qaset në mënyrë selektive ndaj këtyre rasteve, sepse sipas logjikës që po kultivohet po i bie se UÇK-ja i ka vrarë pjesëtarët e LDK-së e LDK-ja ata të UÇK-së. Siç është dëshmuar publikisht, shumë prej dëshmitarëve të montuar janë joshur me premtime të ndryshme për t’i përdorur kundër UÇK-së, qoftë për rregullim statuti të azilit në vende të ndryshme të botës, qoftë me para, apo benificione të tjera, por ka ndodhur që kur nuk ua kanë përmbushur kushtet dhe kanë dështuar në dëshmitë e rrejshme edhe janë vrarë.
Edhe përkundër pranisë së madhe të forcave të KFOR-it, të policisë së UNMIK-ut, Policisë së Kosovës, pranisë së shërbimeve të shumta inteligjente, pastaj kontingjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, drejtësia në Kosovë dështoi në zbardhjen e veprave kriminale dhe të vrasjeve të pasluftës, duke mos i vënë fajtorët para drejtësisë. Kjo nuk është vetëm një mungesë vullneti për t’u përballuar me strukturat e krimit të organizuar, por edhe një mungesë e vendimeve politike për të ndërmarrë masa ndaj këtyre strukturave. Kjo logjikë çon në luftë vëllavrasëse, provokon luftë qytetare, nxitë urrejtje, shkakton pakënaqësi, e të gjitha bashkë e bllokojnë progresin e Kosovës drejt integrimit në BE, në NATO e në instancat tjera ndërkombëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Faton Mehmetaj, MISTERI I VRASJEVE TE, PJESTAREVETE UÇK-së

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 829
  • 830
  • 831
  • 832
  • 833
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT