• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbët i vret murtaja e bardhë, çdo vit për 35.000 më pak

January 14, 2015 by dgreca

Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur. Kjo do të thotë se shteti për çdo vit mbetet pa një qyteti të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit. Është tashmë e qartë se lajme të mira për një të ardhme të afërme nuk do të ketë. Të dhënat demografike për 2014, të cilat do të përpunohen dhe publikohen në fillim të këtij viti do ta dëshmojnë një gjë të tillë./
NGA ISMET AZIZI/
Ekspertët e statistikës kanë llogaritur se në fillim të viti 2014 në Serbi kanë jetuar saktësisht 7 146 759 njerëz. Kjo tashmë seriozisht ka lëkundë rezultatet e regjistrimit të cilat janë ende taze, të cilat tregojnë një shifër prej 7.2 milionë.
Në hartën e Republikës së Serbisë janë 1458 vendbanimeve në të cilat nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë Serbisë për të jetuar dhe punuar 146,500 njerëz të arsimuar, të cilët kanë qenë në kulmin e pjekurisë riprodhuese, shkruan portali sandzakonline.
Masat e mëparshme të politikës popullative, të cilat me më shumë ose më pak entuziazëm zbatohen për më shumë se një dekadë nuk kanë dhënë pothuajse asnjë rezultat. Situata veçanërisht është alarmante sidomos në zonat rurale, ku vaji i foshnjës –është një mrekulli. Ekonomisti Mirosllav Zdravkoviq thotë se fshati është qelës për stabilitet demografik të Serbisë.
Lufta për natalitet, tashmë është e qartë, nuk do të jetë e lehtë edhe në qoftë se shteti del shpejt nga kriza ekonomike. Arsyet për rënien e numrit të fëmijëve janë të shumtë, dhe do të duhet bërë shumë përpjekje dhe agjitacion që situata të kthehet për të mirë.

Mosha mesatare e popullsisë
Viti Meshkuj Femra gjithsej
1953 28.4 29.9 29.4
1961 29.6 31.4 30.5
1971 31.5 33.3 32.4
1981 32.8 34.6 33.7
1991 33.9 36.0 34.9
2002 39.0 41.5 40.2
2005 39.3 41.8 40.6
2009 39.9 42.5 41.2

Si është zvogëluar numri i popullsisë
Viti Nr. i pop. kah mesi i vitit Të vdekur Të lindur
1999. 7.540.401 101.444 72.222
2000. 7.516.346 104.042 73.764
2001. 7.503.433 99.008 78.435
2002. 7.500.031 102.785 78.101
2003. 7.480.591 103.946 78.101
2004. 7.463.157 104.320 78.186
2005. 7.440.769 106.771 72.180
2006. 7.411.569 102.805 70.997
2007. 7.381.579 102.805 68.102
2008. 7.350.222 102.711 69.083
2009. 7.320.807 104.000 70.299
Burimi: Enti i Statistikave të Serbisë
Me këtë qëndrim të një numri të madh të ekspertëve të statistikës dhe të demografëve pajtohet edhe Jelena Zharoviq, sociologe dhe studiuese e trendëve demografike. Ajo vë në dukje se në politikën popullative ndikojnë një numër faktorësh të cilët janë të sferës së vlerave sociale.
– Përvojat e ndryshme nga bota tregojnë se stabiliteti ekonomik dhe standard i lartë i një vend nuk do të thotë domosdoshmërish që ndikon në rritjen e popullsisë – shpjegon Zharoviq.- Shembulli më i mirë është ai i vendeve skandinave dhe shteteve tjera evropiane, gjithashtu shënojnë rënie të popullsisë. Nxitja e lindshmërisë patjetër duhet të ndiqet edhe modeli i caktuar kulturor, i cili duhet të korrespondojë me kushtet në të cilat jetojmë. Vetëm me ndërtimin e saj mund të priten rezultate pozitive, përfundon sandzakonline.

Filed Under: Analiza Tagged With: çdo vit, Ismet Azizi, murtaja e bardhë, për 35.000 më pak, Serbët i vret

Pena e gazetarve nuk do te shteroi per fjalen e lire

January 13, 2015 by dgreca

Nga Illo FOTO/
Bota u trondit nga sulmi i pergjakshem xhihadist, mbi redaksine e revistes se famshme franseze “ Charle Hedbon “.U vrane gazetare dhe police, dy strulkturat me te fuqishme, qe perfaqesojne popullin, ne te mire dhe ne te keqe.I vrau injoranca , pabesia, urrejtia patologjike e nje rrace, qe sot ka zevendesuar nazizmin. Nuk eshte hera e pare , qe vriten gazetare dhe police. U vrane te dy, ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend krimi. Terroristet xhihadiste nuk e durojne kulturen, shtetin me rregulla dhe civilizilmin. Ata jane dore, qe mbetet ne hanxhar dhe syri ne shinjester, per te ndalur zhvillimin dhe emancipimin e shoqerise njerezore, qe fillon me fjalen e lire .
Terroristet nuk kane fytyre. Identifikohen vetem me masken e zeze . Keshtu njohin njeri tjetrin. Keshtu i njef dhe bota. Masken kesaj specie ja kane grisur gazetaret dhe policet.Terroristet kane dale me fytyren natyrale, kur kane qene objekt i punes fisnike te policeve dhe gazetarve. Terroristet nuk kane date dhe venlindje , ata jane frymore , qe kane lindur si opozite e pa pajtushme me njerzit dhe me perparimin shoqeror . Sa me i madh perparimi , aq me i eger dhe me brutal terroristi . Terroristent nuk kane as fe . Islamizmin , kete fe te admirushme dhe paqesore , edhe kur vishen imame , ata e perdorin si mburoje , ndaj plumbave , qe u drejtojne popujt, nepermjt organizmave popullore civile, policore dhe ushtarake.
Gazetari i famshem Umberto Eco shkruan “ Eshte nje forme e re nazizmi , me metodat e veta te cfarrosjes dhe vullnetin apokaliptik ,kerkon te marri kontrollin e botes “ . Ne kete veshtrim te Ecos , terrorizmi ka marre pamjen e nje fuqie financiare , ushtarake me strategji te percaktuar qarte . Terrorizmi nuk lindi sot , por sot nga fenomen , u shndrua ne fuqi te armatosur me te tera armet moderne , por me perparesi te hanxharit , qe masakron dhe pret koka njerzish paqesore . Shume rralle ndodh , qe terroristet te merren me ushtarake . Preja e tyre jane civilet, mundesisht sa me te brishte dhe sa me te civilizuar .
Rraca terroriste nuk ka shume nevoje per lidere . Ata lider dhe ideollogji kane krimin makaber . U vra Bin Laden dhe shumica e bashkepuntorve te tij , por terrorizmi mbeti po ai , duke krijuar dhe shtetin e profilizuar terrorist te ISIS-it. Kur terrorizmit i pret nje koke , lindin dy ne vendin e prere . Ky rigjenerim dhe riorganizim i terrorizmit , kerkon tjeter impenjim dhe kundervenie nga antiterrorizmi global i popujve , qe gjenden seriozisht te kercenuar . Eco e krahason terrorizmin me nazizmin e ri , por ushtari nazist nuk e njifte sulmin kamikaz . Keta mbijne aty ku nuk e pret dhe megjithse disponojne arme te sofistikuara , nga urrejtia patologjike, e kthejne veten ne arme . Ata nuk e duan jeten, madje te tyre aq me pak . Ne c’do moment mund ta flakin ate , si nje levere pa vlere dhe e tille eshte normlisht jeta e tyre , por ajo jete e cvleftesuar , ka shkaketuar mijra viktima dhe miliarda vlera materjale , qe nga 11 Shtatori i zi 2001. Ne kete kuptim lufta e shpallur nga terrorizmi , nuk njef armepushim , si te gjitha luftrat klasike . Ajo nuk nderpritet as diten as naten ne te kater anet e Globit.
Ne te njejtin shkrim , Eco citon : “ Perspektiva , qe qyteterimi perendimor ne krize te behet aleat me vendet arabe , eshte fantapolitike romanesh . Shkrirja ne nje e qyteterimeve , eshte nje gje qe mund te ndodhe fale migrimeve . Kur ne Itali te kete 50 milion extrakomunitare dhe 10 milion italiane , do te ndodhi ajo , qe ka ndodhur dy mije vjet me pare “ . Me kete fraze , Eco na thote se njerezimi duhet te pergatitet , per nje lufte anti terroriste te ashper dhe pa fund .
Nuk besoj te jete njeri kunder gazetarit Eco dhe nuk eshte vetem ky , qe jep vleresime te tilla. Gjithe bota zien nga urrejtja popullore , per rracen e eger te terrorizmit xhihadist . Kjo situate alarmi , ka nxjerre ne rendin e dites forcimin e shtetit ligjor , ne te gjitha hallkat dhe vendet . Kjo nevoje behet dhe me imperative nga fakti se terrorizmi ka krijuar struktura te qendrushme globale dhe ne kohe relativisht te aferta , ndodhen ngjarje tragjike ne Amerike , Gjermani , Spanje , Angli dhe tani , ne France.
Terorizmi ka fituar teren nga shteti i dobet dhe pa garanci , per jeten e qytetarve . Te tera ngjarjet i kane gjetur ne befasi shtetet perkatese . Dobsia e shtetit, eshte kopshti ku rritet dhe harbohet terrorizmi vendes dhe nderkombetar . Nje nepunes shteti , nga me te zakonshmit , behet dere e hapur ose barrjere e aktit terrorist . Mekanizmi i madh i shtetit , perbehet nga burgji te vogla . Liberalizimi i shtetit dhe i ligjeve te tij , vecanerisht instalimi i kultures se mos zbatimit te ligjit , qe ne dukje te pare duket e pa rendesishme , eshte nje dere e hapur per nje masaker te madhe . Asgje nuk ndodh rrastesisht , por ka ne baze nje segment qe nuk funksionon . Keto te cara cfrytezon njeriu , qe pergjon. Kur flasim , per liberalizim te shtetit , nisemi , qe nga ligji per te drejtat dhe lirite e personit dhe deri tek rojet e sigurise te fabrikes .
Shoqeria nuk do kthehet pas se duan terroristet. Njerzit e ndershem te punes dhe te dijes nuk kane nevoje per liri dhe te drejta te teperuara . Fjala vjen nuk u intereson liria e ekzagjeruar e mbajtjes se armeve nga civilet , as nuk bezdisen nga liberalizimi i perdorimit te armes nga forcat e sigurise . Nuk bezdisen nga rregullat, per udhtimet me trena , avione dhe vaporra . Jane falanga shteterore , qe i liberalizojne keto ligje dhe rregulla . Ne keto rraste , terorizmi nuk ka pse ta vrasi mendjen , per te depertuar ne jeten tone , qe presupozohet te jete e qete dhe e garuantuar . Terrorizmin e mirseardh c’do leshim ndaj ligjit dhe rregullave . Sejcili leshim shteteror , eshte nje terrorizem i vogel , qe besohet te mos kete ndodhur rastesisht , por i kapur nga terrorizmi global.
Lirite dhe te drejtat jasht caqeve normale i kerkojne njerzit anarshiste, dembele, te cthurur, me moral te dyshimte dhe ata , qe kane vene jeten ne hipoteke , ne sherbim te asgjeje dhe te askujt . Kamikazi nuk eshte fenomen , qe e sollen kohet moderne , por fenomeni dolli nga kontrolli , deri sa kamikaze jane rekurtuar edhe gra, qe realisht jane burimi i jetes njerezore . Ne mase te konsiderushme terrorizmi lidhet me emigracionin . Si do te jete politika migratore , ende shtetet jane ne diskutime te stergjatura . Politika liberale ndaj emigrcionit besohet se i ruan me pak balancat e sigurise , ndaj atyre polikave , qe e konsiderojne migrimin , si industri , ku funksionojne struktura pa fund , shume here parazite .
Ne luften ndaj terrorizmit nuk ka dualizem . Ligji dhe drejtesia duhet te jene ne unitet me forcat e sigurise kombetare , te c’do vendi . Terroriste jane ose rekurtohen edhe vete njerzit , qe japin drejtesi . Me qendrimet dualiste ndaj te drejtave dhe ligjeve te tjera te sigurise , shteti trembet nga fakti se mund te quhet shtet policor dhe polici , e perdor armen me druajtje , ose nuk e perdor , deri sa i merret jeta, sepse gjykohet per shkelje te te drejtave te tjetrit . Nje nder paradokset me te medha te te gjithe shekujve eshte fakti , kur te drejtat e kriminelit vihen ne te njejtin plan me policin e sigurise se popujve . Civili i armatosur pa leje , nuk ka pse te mos konsiderohet terrorist shume i rrezikshem . Me ate lloj monstre nuk perballet as avokati , as gjykatsi , por polici i popullit . Perdorimi i armes eshte ceshtje momenti, qe domosdo duhet t’i lihet policiit , per ta zgjidhur . Polici perfaqeson popullin , krimineli nuk perfaqeson as veten , sepse vdekjen e ka marre mbi sy . Me sa duket , mendimi terrorist ka depertuar deri ne kupolen e codeve .
Mjafton te kete nje krisje te vogel , ne trajtimin ekstrem te policit dhe terrori e gjen vete terrenin , te rrjedhi me shpejtesine e zhives . Terrori ka bere hatane edhe nga format spontane , nga njerez te cekuilibruar , qe lihen te qarkullojne te lire , gjoja nen etiken e ligjit per te drejtat e personit . Pa pritur, jepen lajmet drithesruse te zbrazjes se automatikeve mbi femije , punonjes , udhetare . Arsyetimi eshte ne maje te gjuhes: Ndodhi nga njeri depresiv ose i cekuilibruar . Keto gjera kane ndodhur dhe do te ndodhin , por nga njerez , qe nuk jane diktuar si te tille , perpara se ngjarja te ndodhi . Qytetarit nuk i duhet se nga kush ndodhi . Tragjedia nuk zbutet nga autori i saj . Nuk ka pse te ndodhen ne mes te shoqesrise njerez te dyshimte . Minimumi duhet te monitorihen rrepte . Shteti nuk ka pse t’i kursei parate , per sigurine . Te paret kane thene : Ha pak dhe blij bicak, pra blij mjet per te ruajtur koken . Qytetaret kohore , kokat ja kane dorezuar, pa kusht , shtetitt te tyre!
Me rrastin e ngarjes tragjike te Frances , u solidarizuan gjithe bota me viktimat e pa fajshem . Solidarizusit , nuk fajesuan vetem terristet , por dhe shtetin francez. Terroristi urrehet , por s’ka pse te gjykohet . Gjykohet shteti dhe organet e posacme , qe lene te cara ne zinxhirin e masave te sigurise , duke perfshire dhe sherbimet sekrete . Nje redaksi si ajo , qe ishte ne qender te kercenimit , gjoja nga mbrojtesit e Islamit, lipsej te kishte siguri apsolute . Eshte e sigurte se te tere terroristet , qe behn kamikaze , nuk kane qene as ne nje xhami , ose institucion fetar te c’do ngjyre . Ata jane ateiste te regjur , por te etur per gjak perendimori . Keshtu do te vijoi te zhvillohet jeta , parashikon , me shume vertetesi , Eco .
Natyrisht shteti prandaj eshte shtet , sepse merr ne mbrojtj te tere shtetasit, pa dallim. Eskili ka thene: “C’do e drejte e neperkembur eshte nje borc , qe duhet paguar “ . Kjo eshte njera ane e medaljes , sic eshte dhe tjetra , kur pakicat etnike kerkojne te drejta shtese , mbi ligjet ne fuqi . Pakicat etnike ne Shqiperi , jane trajtuar gjithnje mire. Kjo jo vetem , per deshiren e shtetit , por eshte ne ADN kombetare , sic eshte dhe toleranca fetare , tashme e njohur boterisht .
Perendimi i civilizuar eshte perpara sfides , per te mbrojtur qyteterimin mijvjecar , qe ka ardhur duke u pasuruar materjalisht dhe kulturalisht me ndihmesen e diversitit social dhe kulturor . Perballja me kete lloj terrorizmi , qe ka krijuar struktura globale , nuk eshte i lehte . Tragjedia e fundit , qe ndodhi ne France , nuk eshte me e renda , qe ka ndodhur , por ka ne brendine e vet substancen e makrabitetit ne zemer te sistemit , ne pararojen e fjales se lire . Terroristet deshen te tregonin se presim koka gazetaresh , jo vetem ne front dhe te marre peng , por dhe ne tryezen e tyre te punes .
Llogarite qe bejne terroristet do te shuhen , perballe urrejtjes popullore dhe luftes se organizuar , qe do te vijojne te bejne popujt , ne shkalle globale , ndaj armikut me tinzar dhe pa forme , qe eshte njohur deri me sot . Nje armik , qe perdor metoda extreme te luftes , nuk mund te mposhtet me metoda te zakonshme te njohura , qysh me pare . Ekstremizmin e mund ekstremizmi . Kulturen dhe etiken ligjore , terroristet e marrin per dobesi te sistemit.
Civilizimi , pa qene nevoja te zbythet , duhet te rishikoi elementet e mbrojtes se vetvetes , sepse perballet me nje lufte , qe nuk eshte njohur , kur eshte krijuar strategja mbrojtese . Kjo kerkon ndergjegjesim te gjithe segmenteve jo vetem dhe thjesht te sigurise kombetare , por te gjithe popullit , duke filluar nga nxenesit e shkolles . Kjo deri sot nuk ka ndodhur , perderi sa te gjithe sulmet jane kryer ne befasi dhe i kane gjetur strukturat jo ne ate nivel, qe lyp situata. Rrasti i fundit ishte aq flagrant sa dhe ata para ardhes . Kjo eshte e pa falshme. Nuk u nxorren mesime nga tragjedite e kaluara dhe ato , qe ndodhin c’do dite , ne Lindjen e mesme.
Ne krye te detyres u vrane gazetaret, emrat e te cileve do te mbeten te skalitur ne alltarin e lirise se fjales . Ne institucjonin me paqesor , atje ku punohet direkt per fjalen e lire , me synim per te korigjuar ate , qe nuk behet mire ne jete , aty futen terroristet te armatosur edhe me antitank .Ajo , qe pritet , mos arthte kurre dhe nuk do te vije , sepse terrorizmi , pa tjeter do paralizohet dhe do te izolohet . Masakra e “ Charles Hedbron “ njerezimi nuk do ta harroi kurre . Vdekja e tyre do te behet drite dhe frymezim , per nje front te gjere te luftes per fjalen e lire , qe njerzimi ka luftuar me shekuj.Masakrat ndaj njerzve te lire, nuk mund te ndaloi vullnetet e njerzve te lire.
Penat e gazetarve mbeten mbi tryezen e punes . Ato presin zevendesusit e rinj , per te vijuar punen aty ku e lane herojte e vrare barbarisht , ne “Charle Hedbron “ . Pena e gazetarit nuk do te shteri kurre . Ajo do te behet drite , ne mbrojtje te fjales se lire .
Illo Foto – NY , Janar 2015

Filed Under: Analiza Tagged With: Illo Foto, nuk do te shteroi, Pena e gazetarve, per fjalen e lire

Mbreti Zog dhe tentativa për një triumf të dytë të Legalitetit

January 12, 2015 by dgreca

Erald Capri, MA i Westminster Uriversity London/*
Triumfi i Legalitetit i 24 dhjetorit të vitit 24, shënon një pikë kthese në politikën shqiptare, por padyshim ajo mbetet pika kulminante e Ahmet Zogut si politikan. Ai ishte politikani dominues në vend gjatë viteve 20-24, pushtetmbajtësi më jetëgjatë dhe pas largimit në ekzil, ia doli sërish të triumfojë duke marrë kontrollin e vendit dhe duke vendosur legjitimitetin në vend.
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, do të niste një tjetër ekzil politik për mbretin Zog, i cili krejt ndryshe nga i pari, do të ishte në shumë avantazhe të tij.
Fillimisht, Mbreti Zog i rezistoi çdo tundimi Italian për ta kthyer Shqipërinë në një protektorat Italian, edhe pse i premtonte atij sërish kurorën e vendit. Në ato ditë të vështira të prillit, Mbreti ia doli që të fitojë betejen morale me opinionin botëror dhe sidomos me median ndërkombëtare.
Dokumentacioni i zbuluar së fundmi në Arkivin Britanik sygjeron pa asnjë ekuivok se Mbreti Zog, dhe për më tej Shqipëria, u kthye në një viktimë e situatës së rënduar ndërkombëtare. Në datën 10 prill, pra ditën e hënë dhe 3 ditë pasi kishte nisur pushtimi i Shqipërisë, qeveria britanike nisi mbledhjen e saj në lidhje me situatën në Shqipëri.
Zyrtarët britanikët nuk e pranuan në heshje këtë pushtim, krejt ndryshe nga sa besohet sot, por e përdorën këtë pushtim në disa favore të britanikëve në pellgun e Mezdheut.
Në kujtimet e veta, kryeministri Chamberlain thotë që Musolini u soll si një gjarpër. Churchilli ende pa një poste do thoshte se tashmë lufta e dytë botërore ishte në prag.
Me pushtimin e Shqipërisë britanikët duket se vijuan me frymën e Traktatit të Mynihut, me dëshirën se duke kënaqur Italianët do të shmangin një luftë botërore. Në bisedat e treguar në mbledhjen e kabinetit me Kontin Çiano, Italia garantonte se nuk do të prekte Greqinë apo Jugosllavinë, do tërhiqte trupat nga Spanja e Frankos si dhe do të largonte disa forca ushtarake në disa ishuj të vegjël në Mesdhe. Krejt në mënyrë keqdashëse dhe duke vepruar në dritshkurësi, qeveritë fqinjë të jugosllavisë dhe Greqisë nuk reaguan, ndonëse një armik potencial e kishin tashmë në kufi. Ky realitet tregon pasqyrën dhe realpolitikën në marrëdhëniet ndërkombëtare në prill të vitit 1939.
Pas një udhëtimi mbi një vjeçar në Europë dhe me nisjen e luftës së dytë botërore, Mbreti Zog u vendos në Britaninë e Madhe, me idenë e ngritjes së qeverisë së tij të mërgimit dhe organizimit të rezistencës në Shqipëri.
Dokumentacioni britanik i kohës për aktivitetin e mbretit Zog gjatë këtyre viteve është mbi 3 mijë faqe, ku evidentohet një aktivitet mjaft i dendur i Mbretit Shqiptar. Krejt ndryshe nga mbrerit e tjerë që u njohën zyrtrisht në Britaninë e madhe si qeveri në mërgim, Mbreti Zog ishte i vetmi që arriti të realizojë një tentativë reale për kryengritje të armatosur në Shqipëri.
Plani britanik për lëvizje të armatosur

Ndonëse britanikët pranuan që Mbreti Zog të zhvendosej në Britani, ata nuk i dhanë vëmëndjen e duhur atij që në fillim herët. Madje lëvizjet e Zogut u bëhehsin të ditur Italianëve. Britania kishte ende shpresa se Italia nuk do të futej në luftë por pas pushtimit të Francës nga Gjermania, në verën e vitit 1940, Italianët i shpallën luftë Britanisë. Pikërisht në këtë moment, një zyrë e veçantë për luftën guerile tepër secrete ngrihet në Britani se njohur si SOE (Special Operacional Executive) ose Ekzekutimi i Operacioneve Speciale.
Ngrihet një zyrë për rezistencën në Shqipëri e drejtuar nga Malkolm Marr.
Në këtë pikë, Mbreti Zog shfaqet si pika më e rëndësishme Britanikëve për të krijuar rezistencën në Shqipëri dhe realizohet një plan tepër konkret. Në këtë zyrë pjesë oficerët britanikë që kishin punuar në Shqipëri gjatë mbretërisë për organizimin e xhandamërisë si Gjenerali Persi, Bill Barkook që kishte punuar me Persin dhe një njohës i mirë i Shqipërisë, ish nëpunësi i Anglo Persian Oil Robert Crips. Erdhen edhe dy oficerë të tjerë me emër si Sterling dhe Martin, të cilët po ashtu kishin punuar në Shqipëri.
Një akademik britanik i quajtur Nikolas Hamond, i cili kishte jetuar një vit në Shqipërinë e viteve 30 me qëllim për të shkruar një libër për mbretin ZOG, u bashkua me zyrën dhe ra dakord që drejtonte atë në Athinë. Ai humbi jetën në udhëtimin me anije në mesdhe pas një sulmi armik.
Në raportin e tyre për krerët, ata udhëzonin se Mbreti Zog ishte potenciali i vetëm në vitin 1940 dhe 1941 që mund të krijonte një levizte të armatosur.
Në fund të vitit 1940, kur Italia sapo i kishte shpallur luftë Greqisë, Mbreti Zog shpallet prioritet nga britanikët.
Puna nisi menjëherë për krimin e dy fronteve, një në veri dhe një në jug. Në veri do të sulmonte Gani Kryeziu dhe në Jug Mbreti Zog.
Gani Kryeziu ra në kontakt në Beograd me Julian Amerin dhe i mbështetur nga oficeri Oklai Hill vendosën që të kryejnë kryengritje në veri. Ai mblodhi afërisht 500 forca, u vendos një fond prej 40 mijë sterlinash në ar. Sulmi nisi në veri, dhe Gani Kryesiu ra dakord që të pushtojë Kukësin dhe ta shpallë si zonë e administruar nga qeveria e Mbretit Zog. Por sulmi i tij nisi në prill 1941, kur gjermanët sapo kishin nisur pushtimin e Jugosllavisë. i ndodhur mes dy frontesh, ai dështoi. Gani Kryeziu me të vëllain Saidin u internuan në Itali ndërsa oficeri britanik Oklai Hill u arrestua nga Gjermanët.
Ndërsa në Jug, puna nisi me ambicje edhe më të madhe. Mjaft shqiptarë në Stamboll u bënë gati me në krye Abaz Kupin. Inteligjenca ushtarake e Britanikëve besonte se Mbreti Zog do të kishte 80 % shanse të dilte me sukses. Por në momentin e fundit, Kryeministri grek Metaksa ndërhyri duke kërkuar anulimin e këtij plani. Në pranverën e vitit 1941, trupat greke kishin nisur ofensivën dhe kishin hyrë në Shqipëri dhe nuk kërkonin që ta lëshonin më këtë territor. Në këtë situatë, dhe nën këmbënguljen e grekëve, britanikët njoftojnë mbretin Zog në momentin e fundit që të mos udhëtojë me avion drejt Kajros. Në një farë mënyre ishte fat sepse ai avion u rrëzua në Mesdhe dhe gjithë ekuipazhi ndërroi jetë.
Pse nuk u njoh qeveria e tij
Mbreti Zog ishte udhëheqësi i vetëm i para luftës që ishte strehuar në Londër që arriti të ketë një plan konkret për krijimin e një fronti në Shqipëri. Por kjo nuk shërbeu që ai të njihej zyrtarisht nga britanikët dhe aleatët. Ndonëse ai kishte këtë avantazh, madje edhe dëshirën e të gjithë emigracionit politik shqiptar që Zogu të ishte kreu i tyre, britanikët nuk e njohën. Kjo ndodhi për shkak të presionit të dy aleatëve të tjerë të britanikëve, si Jugosllavët dhe Grekët. Më pas, me hyrjen në luftë të Bashkimit Sovjetik, Zogu mori edhe një tjetër goditje. Mund të duket habi, por Britania dhe BS, ndër pak mirëkuptime që kishin, një ndër to kishte të bënte me mbretin Zog. Ministri i Jashtëm Eden, në janar të 1942, takoi ambasadorin sovjetik ku u fol për Shqipërinë. U ra dakord që të kishte një shtet shqiptar pas lufte, por sovjetikët kërkuan me ngulm pa mbretin Zog. Në Dhjetor 1942 britanikën vendosën për Shqipërinë që asaj do ti rishikoheshin kufinjtë pas lufte. Në këtë kushte, Mbreti Zog u godit politikisht sa fati i vendit të tij.
Një tentativë e fundit për mbështetjen e Zogut u kërkua edhe nga Churchill, por në tetor 1944 kur ai e kërkoi këtë ishte tepër vonë. Ai harroi të përmendë Shqipërinë në Konferencën e Moskës, dhe iu kujtua një ditë më pas vetëm për shkak të mbretit Zog. Dokumentet sygjerojnë se falë rolit të Mbretëreshës Geraldinë, bashkëshortja e Churchill kishte bërë një lobing të madh pranë të shoqit të saj që Mbreti Zog të përkrahej.
Përfundime
Analistët britanikë të kohës të Ministrisë së luftës dhe asaj të Jashtme e pranojnë edhe vetë se: nëse Mbreti Zog do të ishte përkrahur me kohë në vitin 1941, atëhere ai do të ishte forca më e rëndësishme ushtarake dhe politike në Shqipërinë e paslufte.
Është e pamundur që në këtë periudhë të ndash fatin politik të Mbretit Zog me atë të vendit të tij, Shqipërisë. Goditja politike ndaj Zogut, duke mos e njohur atë, rrezikoi pozicionin e Shqipërisë në raport me fqinjët.
Së dyti, mosrealizimi i planit ushtarak i hapi rrugë një vit më pas që në skenë të dalin komunistët, ç’ka nëpërmjet lëvizjes ushtarake dhe një lufte civile, morën pushtetin. Nisja e një sulmi në Greqinë e veriut në pranverën e vitit 1941, do të ishte një hap vendimtar për mbretin Zog dhe për vetë vendin. Edhe sikur mbreti të kishte dështuar ushtarakisht në tentativën e vitit 1941, në vitet më pas,
mbështetësit e tij me siguri do të ishin më të shumtë. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti që Abaz Kupi kishte mijëra forca në dispozicion në vitin 1943-44.
Këto fakte të nxjerra nga dokumentacioni voluminoz britanik tregojnë se sa afër ka qenë Mbreti Zog në një triumf të dytë Legaliteti. I penguar vetëm nga realiteti gjeopolitik, Mbreti Zog nuk mund dot që të shmangte fatkeqësinë kombëtare që mbërtheu vendin për gjysëm shekulli, që vendi ende e vuan sot, diktaturën komuniste.
* Në 90 vjetorin e Triumfit te Legalitetit, legalistët shqiptarë organizuan një akademi solemne për të përkujtuar këtë ngjarje me rendësi në historinë e Shqipërisë. Mu dha mundësia të mbaj një kumtesë mbi një tentativë të Mbretit Zog për të organizuar një levizje të armatosur në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat dhe faktet e kësaj periudhe që dalin nga Arkivi Britanik janë tepër me vlerë dhe mjaft interesante për aktivitetin e Mbretit Zog në mërgim. Falenderoj legalistët shqiptarë për ftesën. Kumtesa u lexua nga Tomor Selmani ne tubimin e 10 Janarit 2015 ne kujtim te 39 vjetorit te vdekjes te Abaz Kupit

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe tentativa, Mbreti Zog, për një triumf të dytë, të Legalitetit

ABAZ KUPI- MADHËSHTIA E FIGURËS HISTORIKE TË HEROIT KOMBËTAR TË 7 PRILLIT

January 12, 2015 by dgreca

NGA HAKIK MENA/*
E nderuara familja Kupi ,
Te nderuar legalista dhe mbreteror,
Te dashtun bashkatdhetar,
Jemi mledhe sot ne vazhdimesine e tradites kuptimplote legaliste, per te perkujtu diten e hidherueshme te ndarjes nga kjo jete te luftetarit te paepur per liri, kapedanit popullor, njeriut symbol tebeses,nacionalistit largepames, politikanit te konseguent, kryetarit tone heroit Abaz Kupi.
39 vjet me pare familja e tij do te humbte njeriun e tyre te dashur e te shtrenjte, populli shqiptar do te humbte heroin qe do e kishin zili shume popuj te botes, klasa politike shqiptare do te humbte idealistin largepames kombetar, ndersa ne legalistet humbem udheheqsin I cili me dekada me rradhe ne menyre te perkryer mbrojti me dinjitet kauzen tone kombetare.
Abaz Kupi perfaqesonte njeriun model ne masen qe e deshti atdheun , te njeriut model se si luftoi dhe e mbrojti ate, dhe te njeriut model se si e deshironte ta shihte ate. Pershkrimi I figures se Abaz Kupit, une mendoje, se, do te ishte I sakte, duke u bazuar ne 4 epitet e mesiperm ,qe natyrishte ,perkojne me periudha kohe te ndryshme. Epiteti I pare, Kapedan popullor, perkon me periudhen e momenteve te fundit te kapitullimit te Perandorise Osmane. Kohe e cila ndonese do ta gjente Abaz Kupin ne nje moshe shume te re ai ne nje moment do te vepronte sic i ka hije nje burri, duke i ardh ne ndihme me municion nje fshatari te asaj kohe, i cili nuk ishte ne gjendje te paguante taksat te
qeverise turke dhe detyrohet te luftoje me to. Ky xhest fisnik ,dhe patriotik ,do ta burreronte dhe do te linte mbresa te medha ne qytetin e Krujes. Mbas kesaj ngjarje ,Abaz Kupi, do te marre pjese neper kuvende te ndryshme kombetare, ai do te rritet, edukohet e te frymezohet, sidomos nga familja e tij patriotike, duke pas vetem nje ideal, Shqiperine.
Jane momentet e para te gezimit te madh te shpalljes se pavaresise dhe ngritjes se flamurit tone kombetar anembane vendit. Pjese e ketij gezimi ishte edhe qyteti I lashte i Krujes me populli e saj heroik, ishte dhe Abaz Kupi ,i cili kete dashuri, e shprehu duke mos kurseu as plumbat, ndaj nje trathtari te asaj kohe, i cili nuk deshironte kete flamur te valvitej i lire dhe krenar. Popullariteti i tij, mbas ketij gjesti patriotic, do te rritej dita dites ne te gjithe qytetin e Krujes, dhe ai fillon krijimin e disa grupeve te vogla patriotike, te cilet do te behen problem me vone edhe per qeverine e Austro Hungarise. Kjo qeveri, duke pare popullaritetin e Abaz Kupit ,vendosi qe, ta eleminonte, por fale shkathtesise se tij ,ai do tu shpetoje dhe do te filloje perseri organizimin e aktivitetit te tij politik. Fale shkathtesise, trimerise, beses , vendosmerise dhe intuites se tije ai do t’ju imponoj respekt popullit te Krujes, dhe ai, tashme, jo rastesisht, fiton besimin maksimal te popullit te Krujes, I cili, jo me kot, ose rastesisht, i beson kryesimin e 300 forcave krutane, te cilet nisen per tu ardhe ne ndihme trojeve shqiptare te cilave u kanose rreziku prej forcave serbo malazeze ne luften e Koplikut . Intuita dhe nuhatja politike qe Abaz Kupi gezonte, do te dilnin maksimalisht ne pah kur ai do te merrte nje nga vendimet me te rendesishme politike te jetes se tij: ate te bashkepunimit me mbretin Zog, per te forcuar themelet e porsa hedhura te shtetit tone shqiptar. Zgjuarsia e tij popullore dhe aftesite e tij organizuese, do te kontribonin ne menyre te persosur , duke krijuar nje qetsi, e nje rregull te pa pare, gjate sherbimit te tije si komandant i xhandarmerise per Krujen. Puna e tij e jushtifikoi edhe dhenien e grades kapiten nga ana a mbretit Zog.
Epiteti I njeriut symbol te beses, lidhet me nje date, te cilen, une, do te deshiroja ta quaja si date vendimtare, si per vlersimin e personalitetit te tij, ashtu edhe per fatin e kombit tone, data 7 prill 1939 . 7 Prilli i vitit 1939, nxorri ne pah ploteshisht vlerat e Abaz Kupit, si nje luftetar te vendosur dhe guximtar, si nje patriot fisnik dhe mbi te gjitha si besnik i mbretit Zog dhe i Shqipnise. Ai justifikoi deri ne maximum fjalen qe ua kishte dhene mbretit Zog dhe Shqiprise, duke luftuar perballe nje okupatori ne propocional forcash 1 me 5 ne favor te tyre dhe nje makinerie luftarake moderne te asaj kohe. Abaz Kupi me organizimin dhe luften qe zhvilloi, ia zbardhi faqen dhe e ngriti ne piedestalin me te larte, emrin e tij, popullit shqiptar dhe Mbretit Zog. Ketu, une do te thosha, kemi nje shendrrim, nga nje Abaz Aga kapedan popullor, ne nje strateg ushtarak kombetar qe diti ti sherbej besnikerish shtetit shqiptar dhe te mbretit Zog. Radio, gazeta dhe revista te ndryshme shqiptare dhe te huaja, shkruajten ,per luften heroike, qe po benin nipat e Skenderbeut, te udhehequr, nga gjeneral Abaz Kupi. Situata e asaj kohe,punoi ne disfavor te Shqiperise. Nje minister cekosllovak, ne megrim, do te shprehej; ku ta kishim patur edhe ne cekosllovaket, nje figure si Abaz Kupi, sic e paten shqiptaret, te na e kishte zbardhur faqen, e te na kishte lene se paku nderin,e nje qendrese, sa do te vogel, kunder fashizmit. Abaz Kupi ben te pamunduren, por pushtimi eshte i pashmangshem dhe vendos te terheq forcat nacionaliste e te dalin ne mal e me vone jashte Shqipnise, per nje far kohe……
Epiteti “nacionalist largpames”, perkon me periudhen e fillimit te perpjekjeve te Abaz Kupit, per te bashkuar frontin nacional clirimtar me ballin kombetar e te gjitha forcat e tjera shqiptare. Ai, tash merr persiper, me shume krere te tjere nacionaliste, pa dallim partish, per te luftuar sebashku armikun e perbashket , fashizmin. Ai eshte shume largpames, me qellim te mospercarjes, merr pjese ne konferencen e Pezes dhe pranon te behet antar i KANC vetem me qellim qe te luftohej kunder pushtuesit sebashku, me ballin kombtar, frontin nacional clirimtar, e te gjithe forcat e pavarura nacionaliste shqiptare . Robert Lee Wolf ,ne librin e tij “Ballkani ne kohet tona” shkruan: Abaz Kupi
ishte gati te bashkeputonte edhe me Komunistet, nese ata formonin nje front kombetar, duke perfshire te gjithe elementet antifashiste dhe te kufizonin veprimet e tyre, vetem per Clirimin Kombetar.
Por, nuk zgjat shume dhe konferenca e Mukjes, nxjerr ne shesh pislliqet e komunisteve, e ne te njejten kohe, nxjer ne pah, nacionalizmin e Abaz Kupit i cili eshte per nje Shqipni etnike. Qendrimi I tij I prere dhe I qarte, ne Konferencen e Mukjes, vertetojne edhe njihere, instiktin e tij te pa gabueshem ne momente kardinale qe vendosin te ardhmen e kombit, vendim, I cili ishte nje shuplak e forte, si per komunistat e sojit te Enver Hoxhes, ashtu edhe per komunistat e Titos. Kjo konference, do te sherbente si nje pike ndarese antagoniste, ndermjet t’mires dhe te keqes, ndermjet te kombtares dhe antikombtares, komunizmit dhe antikomunizmit. Fatkeqsisht, ky eshte edhe momenti me tragjik qe fillon me nje vetvllavrasje gjysemshekullore. Mbas ketij momenti, Abaz Kupi me shume krere te tjere nacionaliste krijon ne zallherr OKLL dhe zgjidhet kryeta I saje. Ai mundohet bashke me ballin kombtar dhe nacionalist te tjere te pavarur, ne shume mbledhje, si ajo e Prezes, ate tek Liqeni i Zogollit ne Mat, ate te Malit te Bardh, ate te Lures, ate ne Bulker te Lezhes qe te bashkohen forcat e djathta kunder pushtuesit, por tashme kunder edhe nje armiku te ri: ate te sllavo-komunizmit, i cili, po perhapej, si mortaja e do ta persekutonte dhe shkatrronte ,ne themel, cdo gje kombtare, per nje gjysem shekulli, Por, pa sukses.
Fatkeqsisht, te djathtet, nuk arriten ndonje konsensus. Lufta e dyte botrore mbaroi, komunistet po merrnin pushtetin. Abaz Kupi, ne kundershtim te plote, te deshires se tij detyrohet te lere vendin e tij te dashur qe, aq shume, kishte luftuar e punuar per te, do te linte nje pjese te bashkpuntoreve te tij nacionaliste, qe kishin kaluar momentet me te veshtira te jetes se tyre, duke luftuar, per ceshtjen shqiptare. Do te linte pjesen me te madhe te familjes se tij: gruan e tij, njerin djale Fatbardhin, dhe vajzat, te cilet se bashku, do te behen preh, e nje persekutimi 50-vjecar, duke kaluar nga nje kamp internimi, ne tjetrin, te cilet duke treguar nje karakter te pamposhtur karshi bishes sllavo komuniste e justifikuan plotesisht emrin e te atit te tyre.
Epiteti I katert-politikani konseguent, I perket periudhes se largimit te Abaz Kupit drejt nje bote te panjohur edhe te eger . Ai shkon ne shume vende, Itali, Egjypt Amerike , France , Gjermani etj. Edhe pse jashte atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik ne organizimin e OKLL, ne unifikimin e te gjithe partive politike, me qellimin e vetem: permbysjen e qeverise komuniste dhe zevendesimin e saj me nje Shqiperi te lire demokratike dhe etnike. Ai merr pjese edhe ne organizimin e Komitetit Shqiperia e Lire, i cili krijohet, me qellim per te luftuar komunizmin, e me shprese, per tu kthyer nje dite ne atdhe, si alternative demokratike. Edhe ne kte komitet, i cili perbehej kryesisht nga forcat e OKLL, Ballit Kombtar dhe disa grupime te tjera antikomuniste, Abaz Kupi, zgjidhet nenkryetar: si rrjedhoje e imponimit absolut tashme, qe personaliteti I tije, kishte fituar ne eliten nacionaliste te asaj kohe dhe punon sebashku, me Mithat Frasherin kryetarin e ketij komiteti, per realizimin e shqiperine etnike dhe luften kunder kunder komunizmit, duke u keshilluar gjithmone, ne menyre konseguente, e konstante, me mbretin Zog dhe duke qendruar besnik, I formes se regjimit gjate gjithe kohes. Ai ka qene ne kontakte te
vazhdueshme me mbretin Zog, dhe ka marr pjese ne te gjitha ceremonite e familjes se
Mbretit.Gjithashtu eshte dekoruar nga mbreti Leke me “Urdhrin e Trimerise” me
motivacion “Si hero i luftrave e perpjekjeve te tij per Atdhe” .
Deri ne momentet e fundit te jetes se tij, ai s’ka pushuar se punuari dhe menduari per nje Shqipni etnike, te lire, dhe demokratike. Me ne fund, do te thoja qe: le te na sherbej figura e ketij luftetari fisnik te Shqiperise Etnike , si rol model, per brezin e ri te sotem dhe brezat e ardhshem se si luftohet per komb. Oh Zot, si mund te hidhet balt neper figura te tilla kombtare? Le te shpresojme qe nje dite te afert nje qeveri demokratike e zhveshur nga cdo element sa do pak me mentalitet ose lidhje me sistemin komunist, dmth qeveri dhe shtet kombetar te nderoj kete figure kombetare duke I kthyer eshtrat ne vendlindje ne menyre institucionale,
I pa harruar qofte kujtimi I tij.
* Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit per SHBA.Fjalim i mbajtur me 10 Janar 2015 ne Kew Garden, New York, me rastin e 39 vjetorit te vdekjes se Abaz Kupit

Filed Under: Analiza Tagged With: ABAZ KUPI- MADHËSHTIA, E FIGURËS HISTORIKE, hakik Mena, TË 7 PRILLIT, TË HEROIT KOMBËTAR

TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDO

January 11, 2015 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Ai, kur të gjithë të tjerët thonë Je Suis Charlie, thotë I Am Not Charlie, Unë nuk jam Charlie. Nga ai çast që e thotë këtë, në fakt, në të vërtetë, ai është Charlie, ai është sadopak Charlie.
Nga të gjitha opinionet (mendimet) e opinionistëve (mendimtarëve) të botuara këto ditë pas 7 janarit në mediat perëndimore, unë kam marrë në vëmendjen time vetëm shkrimin e sapopërmendur të David Brooks të 8 janarit 2015, të botuar në New York Times, ku ai, prej shumë vitesh, është kolumnist.
Ja si e argumenton ai, ndër të tjera, se nuk është Charlie:
“Shumica jonë e di se provokatorët dhe figurat e tjera të pazakonshme kanë role të dobishme publike. Satiristët dhe përqeshësit ekspozojnë dobësitë tona dhe kotësinë tonë kur ne jemi duke u ndier krenarë. Ata thumbojnë vetëkënaqësinë e të plotsukseshmit.”
“Provokatorët dhe përqeshësit ekspozojnë marrëzinë e fundamentalistëve. Fundamentalistët janë njerëz që gjithçka e marrin kallëp. Ata nuk janë të aftë t’i pranojnë pikëpamjet. Ata nuk janë të aftë të shikojnë se, ndërsa religjioni i tyre mund të meritojë respektin më të thellë, është e vërtetë edhe se shumica e religjioneve janë disi të frikshëm. Satiristët ekspozojnë ata që nuk janë të aftë të qeshin me veten e tyre dhe na mësojnë ne të tjerëve se ndoshta edhe ne duhet të mësojmë.”
“Me pak fjalë, duke menduar për provokatorët dhe fyesit, ne duam të ruajmë standardet e qytetërimit dhe të respektit, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për njerëz kreativë dhe sfidues të cilët janë të pazakonshëm për mënyrat dhe shijet e mira.
Nëse ju provoni të nxitni këtë balancë delikate mes ligjit, kodit të shprehjes dhe shprehësve të mendimit të ndaluar, do të përfundoni në censurë të egër dhe në ndrydhje të bisedës. Është gjithmonë gabim të provosh të trysnosh shprehjen, të ngresh kode të shprehjes dhe t’u mbyllësh gojën atyre që flasin.”
Ja pse, mendoj unë, David Brooks, në këtë shkrim, është Charlie, është sadopak Charlie:
Ai thotë “Unë nuk jam Charlie” në një kohë kur të gjithë thonë “Unë jam Charlie”, kur eteri është mbushur me këtë thënie, kur mediat hapen dhe mbyllen me këtë thënie, kur kjo thënie është vënë në gojën dhe në penën e politikës dhe të publikut, dy faktorëve në konflikt të përhershëm, nganjëherë të papajtueshëm pikërisht ndaj së vërtetës.
Pra, të jesh Charlie do të thotë të guxosh kur të gjithë të tjerët kanë frikë, do të thotë të shqiptosh të kundërtën, krejt të kundërtën e asaj që e thonë të gjithë, do të thotë të jesh kundëropinion i të gjitha opinioneve, të kesh kundër-rrymë e të gjitha rrymave. Të jesh Charlie do të thotë të mos heshtësh për të vërtetën, kur të gjithë tjerët heshtin për të vërtetën. Ta shpallësh të vërtetën kur të gjithë e mendojnë atë dhe askush, secili për arsye të ndryshme, nuk e thotë atë që mendon. Ta shërbesh të vërtetën në atë mënyrë sikurse nuk do ta shërbente askush tjetër.
Duke guxuar të thotë “Unë nuk jam Charlie”, David Brooks, i fton të pohojnë të thonë të njëjtën gjë të gjithë ata që e ndjejnë se e kanë përdorur pushtetin, kanë instrumentalizuar ligjin, kanë bërë çfarë kanë pasur në dorë për të mbyllur gojët e së vërtetës, për të shtypur, ndrydhur kufizuar lirinë e shprehjes, të gjithë ata që i janë kundërvënë së drejtës së publikut për ta ditur të vërtetën, së drejtës së publikut për t’u shërbyer me të vërtetën nga mediat që marrin jetë prej tij.
Në jehonën që iu bë në kryeqytetet tona masakrës së kryer në Paris ndaj kolegëve të Charlie Hebdo, i vetmi shembull që u muar nga realiteti shqiptar ishte djegia e selisë së gazetës Koha Jonë gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Ata që u ftuan nëpër studiot e televizioneve, ata që dhanë deklarimet e tyre për masakrën terroriste të 7 janarit 2015, nuk denjuan të përmendnin gazetarët shqiptarë të cilët dhanë jetën gjatë Luftës së Kosovës apo pas kësaj lufte, vetëm pse e thanë atë që nuk guxoi askush ta thotë. Ata janë Ali Ukaj, Shemsi Popova, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti.
Asnjë nga shoqatat e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës apo tjetërkund në mediatikën shqiptare nuk e ka ngritur zërin as kur vrasja e këtyre kolegëve paralajmërohej, as kur vrasja e këtyre kolegëve ndodhi, as më vonë. Asnjë nga ato shoqata, asnjë nga politikat e derisotme në Tiranë apo në Prishtinë nuk ka bërë asgjë për ndriçimin e vrasjeve dhe për dhënien e drejtësisë ndaj këtyre vrasjeve.
Kolegët tanë Ali Ukaj dhe Shemsi Popova, kolegët e mi Enver Maloku, Bekim Kastrati, Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti ishin Charlie. Këta që thonë në media apo tjetërkundër në publik këto ditë “Unë jam Charlie” në fakt nuk janë Charlie, janë anti Charlie.
Presidenti Bujar Nishani dekoroi këto ditë një gazetare që vdiq aksidentalisht në krye të detyrës. Ai e kishte dhe e ka rastin të bëjë atë që nuk e bënë paraardhësit e tij dhe të nderonte gazetarët e vrarë në Kosovë.
Vinjetistët e Charlie Hobde deri më 7 janar 2015 ishin martirë të gjallë të fjalës së lirë, të mendimit të lirë. Nga 7 janari 2015 ata janë martirë të ndarë nga jeta, të ndarë mizorisht dhe padrejtësisht nga jeta. Martirë të gjallë të janë të gjithë ata guxojnë kur të tjerët kanë frikë apo parapëlqejnë të kenë frikë, ata që shqiptojnë të kundërtën, krejt të kundërtën e asaj që e thonë të gjithë, ata që janë kundëropinion i të gjitha opinioneve, ata që janë kundër-rrymë e të gjitha rrymave. Ata nuk heshtin për të vërtetën, kur të gjithë tjerët heshtin për të vërtetën. Ata e shpallin të vërtetën kur të gjithë e mendojnë atë dhe askush, secili për arsye të ndryshme, nuk e thotë atë që mendon. Ata e shërbejnë të vërtetën në atë mënyrë sikurse nuk do ta shërbente askush tjetër.

Filed Under: Analiza Tagged With: Skender Bucpapaj, TË JESH A TË MOS JESHn CHARLIE HEBDO

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 848
  • 849
  • 850
  • 851
  • 852
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT