• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇIT

January 5, 2015 by dgreca

Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën Speciale/
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Sot që në mëngjes lexova lajmin nga Zëri se “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën” do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ligj të cilin qeveria e Kosovës është e detyruar ta paraqesë brenda pak ditësh në Kuvend për votim. Ishte një lajm skandaloz. Shumë autodestruktiv për VAN. Në favor të kohëzgjatjes së pushtetit të Hashim Thaçit.
Dihet metodologjia që ka përdorur Hashim Thaçi këta tetë vjet ndaj kundërshtarëve politikë. Ai u ka bërë të nëntëdhjetë e nëntat kur thotë populli shqiptar, por më së shumti është përqëndruar në diskreditimin dhe demonizmin e tyre në sytë e ndërkombëtarëve, ndërsa vetë ndaj ndërkombëtarëve në dukje ka mbajtur qëndrim korrekt.
Ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe të gjithë personaliteteve që e kanë kritikuar apo denoncuar, apo ia kanë rrezikuar pushtetin, Hashim Thaçi duke eksploruar metodat që ka përdorur regjimi ish-pushtues dhe regjimet e dala nga diktaturat sovjetike, u ka kundërvënë makinerinë e pushtetit politik, duke përdorur kundër tyre të gjitha maskarallëqet, intrigat, paratë, mediat e kontrolluara, ambasadat e shtetit të Kosovës. Paçka se nuk ka as kapacitete dhe as kompetenca, paçka se ka rreth vetes injorantë dhe analfabetë, paratë kanë mjaftuar.

Prandaj është urgjente për opozitën dhe çdo politikan me integritet të Kosovës që ta sqarojë veten apo partinë për pozitën që mban. Se who is who. Se cili është ai aksh politikan apo ajo aksh forcë politike. Se është pro euro-atlantike, se është pro qeverisjes demokratike, pro shtetit të së drejtës, pro shtetit ligjor, se është kundër korrupsionit dhe çdo lloj krimi të organizuar, se është për zbardhjen e së vërtetës dhe se është po ashtu pro Gjykatës Speciale. S’ka alternativë tjetër.
Ishte qeveria e Hashim Thaçit gjatë mandatit të tij të dytë që e zvarriti votimin e kësaj Gjykate, e cila pritet të vendosë drejtësinë e munguar në Kosovë. Pasi në Kosovë nuk ka drejtësi. Le të fillojmë nga vrasjet politike të pas luftës. Asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është e zbardhur. Dhe ky fakt rëndon në integritetin e qeverisjeve të Kosovës dalë pas luftës.
Prandaj është skandaloz deklarimi i VAN-it, se do të votojë kundër themelimit të kësaj Gjykate, pa marrë parasysh se votimi i saj është kërkesë emergjente e faktorit ndërkombëtar dhe për të ardhmen e shtetit demokratik të Kosovës.
Dhe në një farë mënyre i vërteton akuzat demonizuese të Hashim Thaçit kundër tyre. Bile, kësaj here Hashimi s’ka nevojë fare të flasë, sepse faktet flasin vetë.
Dy liderët nga tri partitë opozitare të VAN i kanë provuar burgjet dhe kanë dalë prej tyre të pastër. Atëhere përse dalin kundër kësaj Gjykate. Haradinaj dhe Limaj kanë luftuar vetë për çlirimin e Kosovës. Ata simbolizojnë edhe UÇK dhe ata i kanë larë duart me drejtësinë. Atëherë përse nuk e votojnë ligjin. Përse dëmtojnë imazhin e tyre si politikanë dhe të partisë së tyre. E njëjra gjë vlen edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Pse, kështu rrëzohet aleanca e qoftëlargut midis Hashim Thaçit dhe klanit të Isa Mustafës?! Jo, kështu kjo aleancë zgjatet. Do të zgjatet edhe keqqeverisja, edhe pushteti despotik i Hashim Thaçit. Pas dy mandateve kryeministër, de facto edhe tani ai është kryeministri në hije i Kosovës, duke synuar të marrë për pesë vjet, apo, pse jo, dy mandate edhe postin e presidentit të Kosovës dhe kështu Kosova do të vazhdojë të qeveriset nga një regjim despotik, që rrezikon stabilitetin e gjithë rajonit.
Meqë e kam përkrahur këtë koalicion, VLAN-in, kur pjesë e tij ishte edhe LDK-ja dhe për konsekuencë edhe VAN-in, sepse kam besuar se ky koalicion ka synuar shtetin e së drejtës dhe jo pushtetin, i bëj thirrje që të heqë dorë nga qëndrimet autodestruktiviste, të cilat jo vetëm dëmtojnë imazhin e tyre si liderë dhe politikanë, por dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, VEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it, ZGJASIN PUSHTETIN

Konfrontimi i rrënjëve të tatëpjetës së Kosoves

January 5, 2015 by dgreca

nga Shirley Cloyes DioGuardi/
Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës. Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme me 8 qershor dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partise së tij, Partisë Demokratike të Kosove (PDK), e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të dyshimtë sekret (SHIK) si Kryetar i Parlamentit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet.
Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Përëndimi ende ka për ti dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim. Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre. Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj. Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40% (është mbi 60% në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zdhedhjeve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicioinin dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorrin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.
Bashkimi Evropian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës. BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britaneze se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre. BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit evropiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – diçka që Parlamenti i Kosovës duhet të shqyrtojë menjëherë.
Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonimik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej. Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato ti veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamikë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike muslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.
Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit, Perëndimi dështoi që të shrytëzonte expertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve kosovarë. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosshmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj egzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqëndrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qëndror.
Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellur para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqëndrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.
Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situatata dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja.
Ky shkrim është përkthyer në shqip nga Luan Mazreku.

Filed Under: Analiza Tagged With: Konfrontimi i rrënjëve, se Kosoves, Shirley Cloyes DioGuardi, të tatëpjetës

U zgjua nga gjumi BSPK-ja

January 5, 2015 by dgreca

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Më në fund u paraqit para opinionit, duke e bërë me dije të mos kenë fort “ dert” punëtorët se, megjithatë, kreu i BSPK-së është gjallë, me shëndet të mirë e besa edhe me ndonjë kilogram të shtuar. Thonë edhe mjekët se qëndrimi ulur i tepruar shkakton rritjen e “ barkut”, por njeriu me këtë rast lëshon edhe peshë. Dhe kreu i sindikatës kosovare që dolën në skenë papritmas, si fantazma, i ka do zyre se me ba muhabet ndërmjet veti se “ tybe” gjë tjetër të hajrit nuk janë kah bëjnë. Apo thënë më mirë , ashiqare, po shihet e mund të kontatohet pa fije dyshimi se ata nuk janë kërkahë.
Protesta është mjeti i fundit që duhet të shfrytëzohet
Po të zgjaste edhe më tej ngërçi politik e të mos formohej qeveria e re, lirshëm mund të thuhet se përgjegjësitë e sindikatës do të vazhdonin me gjumin e rëndë që i kishte pas kapur, me shpresë se kah pranvera do të mund të zgjoheshin. Mirëpo, falë disa “ kujdestarëve, anonim që i ka ky organizëm, kreu i saj u informua se u ndërtuan institucionet e reja dhe se qeveria nuk do të bëj asnjë hap para sa i përket rritjes së pagave për punëtorët e sektorit publik. Pa një pa dy, ende në kllapi, përgjegjësitë sindikalist ngritën zërin se nëse nuk do të këtë rritje atëherë do të organizojnë protesta. Kjo nguti ka vetëm një qëllim që të arsyetohet para punëtorisë se ajo është në anën e tyre dhe se do të luftojë deri në fund për realizimin e kërkesave të drejta të tyre. Në demokracitë e zhvilluara protesta është mjeti i fundit që shfrytëzohet nga sindikata, sepse, në rend të parë, duhet zhvilluar debat dhe të jenë në kontakt të përhershëm me ata që kërkojnë rritje të pagave dhe të shohin deri në detaje burimin e të ardhurave buxhetore dhe mundësitë reale për realizimin e atyre kërkesave nga ana e punëtorëve. Kur të arrihet një përfundim i kapshëm edhe për sindikatën, sepse ajo duhet të ballafaqohet me qeverinë apo me ndonjë punëdhënës tjetër me tregues real se një gjë e tillë mund të bëhet, atëherë fillojnë bisedimet për zbatimin e një marrëveshje që mund të arrihet. Kështu duhet të veprohet dhe kështu duhet të gjendet zgjidhja e jo që menjëherë me kërcenime të bëhet presion mbi qeverinë dhe ndonjë punëdhënës tjetër. Në asnjë rast nuk pretendoj se punëtorët e sektorit publik nuk kanë të drejt në rritjen e pagave, por qëllimi im është që t’ia përkujtoj këtij asosacioni që i përfaqëson të ecën nëpër rrugën e duhur demokratike konform rregullave e normave të përcaktuara për raste të tilla. Premtimin për rritje pagash për 25 për qind e pati bërë partia fituese e zgjedhjeve, por për shkakun se tash qeverisjen e udhëheq një subjekt tjetër politik, vështirë do të jetë të bëj këtë gjë, aq më parë kur dihet se Kryeministri aktual e kishte kritikuar këtë premtim të dhënë edhe gjatë fushatës zgjedhore e më pas.
Përse asnjë fjalë për sektorin privat
Punëtoria shqiptare e Kosovës ka probleme të mëdha sidomos në shkeljen e të drejtave në vendet e tyre të punës dhe realizimit të kërkesave që rrjedhin nga kontratat e lidhura me punëdhënësit. Problem numër një është se në sektorin privat e posaçërisht në ndërtimtari punëtorët nuk i marrin të ardhurat personale me rregull, edhe ashtu të ulëta,.dhe ndodh që edhe pesë e gjashtë muaj të mos shohin asnjë euro t’iu këtë arritur në xhirollogarit e tyre nga firmat ku derdhin djersën e tyre edhe nga 12 orë në ditë. Problem tjetër është edhe puna e zgjatur dhe puna në vikende, të cilat janë të ndaluara më të gjitha normat e së drejtës që rregullon këtë materie, vetëm në ndonjë rast të veçantë kur për këtë të jetë pajtuar vetë punëtori. Ndërkaq, në praktik, fatkeqësisht, në këtë sektor jo vetëm për ndonjë rast, por punëtorët janë të detyruar që të punojnë çdo të shtunë e besa edhe shumë të dielave dhe askush për këtë “ detyrim” antiligjor nuk merret. E njëjta situatë mbretëron edhe në sektorin e tregtisë dhe të hotelerisë. Derisa për sektorin e ndërtimtarisë nuk kam informacione të bollshme sa i përket sigurimit dhe pagesës së pjesës nga të ardhurat personale për pensione të punëtorëve , kjo gjë në të shumtën e rasteve nuk bëhet nga punëdhënësit e restorantëve kudo në Kosovë. Kjo e dhënë jo që është për të ardhur keq, por kërkon angazhim maksimal të inspektoratit të punës që kjo gjendje të zgjidhet në favor të punëtorëve të këtij sektori, sepse ndryshe këta punëtorë do të punojnë deri në moshën kur duhet të punësohen dhe në fund të mos e realizojnë pensionin e merituar. Janë vetëm këta dy shembuj të pakëndshëm për këto dy kategori të punëtorëve ku ka vend të mjaftueshëm për të zhvilluar aktivitet të pandërprerë edhe sindikata e Kosovës e jo të mbyllen në zyrat e tyre e të marrin vetëm rroga të majme, që i realizojnë mu nga djersa e tyre. Punëtorisë i duhet punë konkrete e jo shtirje para tyre se kinse diçka po lëvizë nga sindikata. Pra roli i sindikatës duhet të jetë shumë më i fuqishëm, bindës e i pandërprerë në realizimin e të drejtave të punëtorëve që po shkilen kurdo e anëkënd Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: BSPK-ja, nga gjumi, U zgjua, Xhavit Citaku

Kujtesa kombetare po zgjohet

January 5, 2015 by dgreca

Nga Rasim BEBO/
Kanë Kaluar 73 vjet, që nga koha e vendosjes së degёs të Partisë komuniste Jugosllave në Tiranë nën drejtimin emisarit të Titos Miladin Popoviçit dhe deri sot nuk ka dalë ndonjë artikull nga bordet e presidentave si ky I sotshmi: “Tradita jonë e krishterë dhe sfida e autoqefalisë”, nga Ndriçim Kulla. Gazeta “Mapo” 24 – 12 – 2014. Shkruan: “Është në dobin imperative të Shqipëris që edhe kjo “aventur” e autoqefalis si periudh afat gjatë e historis së saj, të përfundoj me ndarjen njëher e përgjithmon nga tranzicioni mbi 20 vjechar”. Mbas dy ditëve të ktij artikulli Janullatosi I tronditur shkruan më 26 – 12 – 2014: “Të mahnitshme janë ndërhyrjet e Perëndis, kapërcimi I së pamundurës”. Ndërmjet të tjerave shkruan duke I dhënë kurajo vethes.
Janullatosi shkruan: “Shpesh edhe ne përballemi me kundërvënie të pakapërcyeshme, Le të mos e humbasim mëndjen. Besimi në Krisht fal bindjen se nuk jemi të vetëm në një botë të ashpër”. … Me sigurinë se “të pamundurart për njerëzit janë të mundura për Perëndine”. (Lik.18:27). (Gazeta ILLYRIA ‘”Të mahnitëshme jane nderhyrjet e Perendise, …” 26 dhjetor 2014, f. 24). Pas dy ditve me 28 -12 – 2014, MAPO boton artikullin pa emёr e mbiemёr, nga “kalemxhiu”: “Pse e dua dhe I jam mirnjohёs pafundsisht Kryepeshkopit Janullatos”. Këtë artikull do ta shikojmë më poshtë. Unë përmbahem te artikulli I Janullatosit: “Ai thekson faktin se misteri I madh I Lindjes lidhet me mbar krijesën: “Në fillim ishte fjala… dhe fjala ishte perëndi… dhe fjala ubë mish dhe qendroi ndër ne” (Jn. 1:1,14). Ungjillori hedh dritë mbi misterin e Mishёrimit qё pёrbёn kapёrcimin e sё pamunduёs nga ana njerёzore… Por duke qёn pa pёsim, pa kurrfar tjetёrsim mori mish, pa ndryshuar natyёn e tij hyjnore” (Migne P.G.56:385-386). Nё personin e Krishtit u bashkua natyra hyjnore dhe ajo njerёzore”. Ai chel udhёn vende tё vёshtira pёr tё kaluar…” Uё nuk jam teollog por kёto mё duken lojra fjalsh pёr tё mbuluar poshtёrsit qё bёjnё disa priftёrinjё.
Pak histori nga tradita e jonё e krishtere e ka zanafillen qё prej fillimit tё krishtёёrimit. Farlati shkollari Jezuit shkruan: “Shën Pali vet predikoi Ungjillin e Jezu Krishtit në Durrës dhe pagëzoi shumë njerëz në fenë kristjane. `Në vitinë 58 e. j., në Durrës ndodheshin 70 familje të krishtera dhe si kryepeshkop kanë patur Shën Astin, I cili u martinizua për arsye se mbronte traditn e krishtërimit më 7 korrik 98 e. j. Më von për nder të Krishërimit u zgjod nga Nikopoja e Çamërisë Papë Eleutheri në vitet 174 – 189, (Enciklopedia Britanike Almanuku f. 730).
Kostandini I Madh Ilirian nga Kosova, ka zënë vend në histori si një nga mbretërit më të mëdhenj të njerëzimit. Ky lëshoi një proklamate që I dha fund persekutimit të kristjanëve, që vazhdoi nga viti 50 pas Krishtit deri në vitin 312 e. j., në histori quhet “Martirologjia e hershme”, sa që autoritetet, ndërtuan një monument, me fjalët Latine: “Extincto nomene Cristianorum”. (Emri I të krishterëve është shuar). Me dekretin e Milanit në vitin 312, vuri themelet e supremacis spirituale të Kishës Katolike në botën perëndimore. Në vitin 325 ai thirri Këshillin e Krishterë të Nikesë, ku morën pjesë 318 peshkopë. Në vazhdim të kësaj tradite të konsolidimit fetar jepet me fakte: Shën Albani nga Iliria, I cili, në shek III-të (286), në hapësirën gjermane kishte përhapur krishtërimin e që kisha gjermane e kishte shpallur të shënjtë, duke ia ngritur dhe tempullin si shënjë nderimi. (Ali Podrimja).
Shën Martini (316-397), ilirjan nga Panonia. Varri I tij dhe bazilikaku prehej u bënë vend brojtje dhe pelegrinazhi, më I nderuari në gjithë Galine dhe më vonë kulti I tij u përhap në të gjithë Francën. Më shumë se 500 komuna mbajnë emrin e tij. (Ramadan Sokoli, gazeta ILLYRIA, 21-3-2008). Kryeqyteti I besimit ortodoksë në Shqipëri kishte qënë Ohri. Juridiksioni I tij kishtar shtrihej mbi metropolitet e Kosturit, Manastirit, Përlepit, Vodenës, Korçës, Beratit, Kaninës etj. Kryepeshkopi I Ohrit ishte një nga dy prelatet në të gjithe lindjen. Në vitin 1711 shërbenin nën patrikun e Kostandinopojës. Ndërsa ishin Kryepeshkopët e Durrësit, Janinës, Kolonjës dhe Korçës, hiearkia ortodokse në Shqiperi I gëzoi të drejtat kishtare e civile. (E. J. “Shqiptarët”, f. 232).
Fan Noli shkruan: “Për ndikimin e fesë katolike në Shqipëri pas ardhjes së kryqtarëve, dominantëve, venecianëve e napolitanëve, kundër veprim ndaj bizantëve dhe sërbëve, shek XV-të, kishte rreth 18 peshkopata të ritit latin. Kjo luajti një rol të madh për kombin shqiptare, si komb I shpërdarë që u bashkua dhe u lidh me botën e krishtere evropiane. Në këtë kohë përqafohet katolicizmi nga Zenebishët e Gjirokastrës, Mazrekët e Çamërisë me Shpatajt e Nartës. (“Historia e Skënderbeut” bot. 1949, f. 6-22). Malsorët të cilët ishin aq të suksesshëm në ruajtjen e besimit katolik, ruajtën organizimin e tyre fisnore dhe vetë qeverisjen sipas kanunit të pashkruar të Lek Dukagjinit.
Mbi themelet e kishave të vjetra kur më 1856 erdhi si guvernator në Shkodër më liberal Abdi Pasha lejoi ndërtimin e kishave në Shkoder, Tirane, e Durres, kjo pasqyron se tradita vazhdon kundra furisë së lëvizjeve helenizuese te murgut Kozma dhe per kete u ekzekutua nga Pashai I Beratit.
Vendoset bariera kundra grekut. Kisha greke refuzoi varimin e të riut shqiptar. Kështu më 8 mars 1908, Theofan Noli u dorëzua prift. Po atë dite, këndoi meshën e parë në gjuhën shqipe. Faik Konica thotë: “… ka qënë pikë kthimi historik I Rilindjes Kombëtare. Ne nuk duhet ta harrojmë dhe nuk duhet të lëmë të tjerët ta harrojnë”.
KOASH u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi I Beratit, më 10 – 9- 1922, në shkurt 1929 u formua Sinoidi I shënjte I përbërë nga Visarion Xhuvani Kryepeshkop I Shqipërisë dhe mbikqyrës I mitropolisë së Korçës, mitropolit Beratit, mitrpolit Drinopolit. Më 29 qershor 1929, në kongresin e dytë kleriko-laik që u mbajtë në Korçë, u votua “Statuti I KOASH”. Më 17 prill 1937 nuk e njohu Patriakana e Stambollit, e njohu mbreti I Shqipëris Ahmet Zogu, më vonë iu dha Tomos-I Patriarkal dhe Sinoidal. Visarion Xhuvani, arriti të vijoi traditën tonë autonome nga viti 1919 deri në maj 1936, prej këndej erdhi Hirësia e tij Kristofor Kisi.
Kryepeshkopi I parë I autoqefalisë të KOASH. Visarion Xhuvani,u burgos dhe u torturua mizorisht nga regjimi komunist. Vdiq I izoluar në manastirin e Shën Gjonit. Kryepeshkop Kisi, bëri një punë të madhe për pastrimin e aparatit kishtar nga elementët antikombëtar (greke). Në vitin 1947, në darkën e Pashkës së Madhe, në katedralen e Tiranës u kurdis një provokacion, një grup sigurimsash u futën në Kishë, filluan të thërasin, e të tallen dhe të gacmonin besimtarët. Atëhere një nga epitropët u tërhoqi vëmëndjen … se aty ishte tempulli dhe duhej repektuar… por menjëherë e arestuan. Të nesërmen Kryepeshkop Kisi shkoi të protestonte te Ministry I Brëndshëm , Koçi Xoxe, I cili nuk e pranoi. Fundi tragjik I Kisit ndodhi kur nga SHBA-ja erdhi më 1964 një prift amerikano-shqiptar që të kurrorëzohej peshkop në Shqipëri. Peshkopi I ri parashtroj një lutje të Fan Nolit, që ti jepej leje e të largohej për në Amerikë kryepeshkop Kisi. Fuksionarët shtetëror iu përgjigjën, se për këtë duhej pyetur vetë Kisi. Të nesërmen në mëngjes kur shkuan ta pyesnin e gjetën të vdekur në mes të laboratorit të tij. E vranë? Enver Hoxha, kur vret dy autoqefale, dy kombëtarë që vazhduan traditën tonë autoqefale me vendosmëri, kjo është tradhëtia e Enverit që vazhon për 70 vjet nga tradhëtarët që ka lënë pas.
Një kalemxhi I Janullatosit, pa emër dhe mbiemër, se e ndien frikën e trdhëtisë, shkruan: “Pse e dua dhe jam mirënjohës pafundësisht I Kryepeshkopit Janullatos?”. Mëso Kalemxhi, Vendosja e Janullatosit në krye të KOASH-it është padyshim më fatalja e veprave antikombetare te kryera ne këto 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë. Ju kalemxhi e quani Janullatosin ambasador I Shqipërisë në botë. Jo Kalemxhi, Janullatosi Me qënien e tij në krye të KOASHI-it, si klerik grek, ai ka vepruar qëllimisht për të indetifikuar si grek qoftë I kishës ortodokse shqiptare qoftë I besimtarëvet ortodokës shqiptarë.
“Në Greqi, në Europë apo në Amerikë, Janulltosi prezantohet si kreu grek I kishës ortodokse “greke” dhe I besimtarëve ortodokës “grekë” të Shqipërisë”. ( P.Xhufi, ILLYRIA, 18-10-2010,f. 31).
“Janullatosi, si një përfaqësues I lartë I shtetit grek Brenda shtetit shqiptar I ka vënë kryqin përfundimisht trashëgimisë kombëtare të ortodoksisë së shquar Fanoliane”. (E. Y.).
Ankohet kalemxhiu, “Se ata që shkruajnë janë joortodoksë. Po çfarë duan këta joortodokës me ne ortodoksit”? E keni gabim Kalemxhi, se për kundra juve ka shqiptar Ortodokes si zoti Petro Luarasi , Elida Jorgoni etj. Ne shqiptarët kryefe kemi Fenë Shqiptare, fetë, myslimae,ortodokse dhe katolike janë simotra nën Fenë Shqiptare.
Janillatosi nuk është vetëm kryepeshkop, por edhe drejtor ndërtimi në një shtet brenda shtetit. Që bën gjithë këto ndërtime . Pyesim, ku I gjën këtë shumë paresh apo mafia që drejton në Shqipëri një banker vritet tjetri burgoset dhe paret shkojnë te guvernatori Janullatos.
Janullatosi justifikohet: “Shpesh edhe ne përballemi me kundërvënie të pakapërcyeshme, Le të mos e humbasim mëndjen. Besimi në Krisht fal bindjen se nuk jemi të vetëm në një botë të ashpër”. … “të pamundurart për njerëzit janë të mundura për Perëndine”.
Kalemxhiu na tregon, punën madhështore të Janullatosit që bën vetëm në stilin gekë: Ngriti Kishën gjigande, organizoi 400 famulli, themeloi Akademinë Teollogjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), ngriti dy lice kishtare, shkollë të muzikës byzantine, me konvikte, dorëzoi 168 klerike dhe 4 peshkopë nënshtetas shqiptare. Themeloi 50 qendra rinore, ndërtoi 150 kisha të reja, restauroi 70 kisha-manastire, rikonstruktoi më tepër se 160 kisha egzistuese, si dhe 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepeshkopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritje. Vepra totale arrin në 450 ndërtesa, një gazetë te përmuajshme dhe tri revista, një stacion radiofonik. Themeloi qëndren mjekësore Diagnostike me 24 specialitete dhe 3 qendra mjekësore, Universitetin “Logos” në Tiranë, dy Institute të Formimit Profesional, tre shkolla fillore, një gjymnaz, një konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai përkujdeset për ndertimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj etj. Kalemxhiu thotë: Të gjitha këto arritje I mbeten Shqipërisë dhe shqiptarëve … ortodoksit shqiptare jane mirënjohës pafundësisht. Pa emër, (“Pse e dua…Janullatosin, MAPO 28-12-2014)”.
Janullatosi merret me çdukjen e tradites kishtare shqiptare: Udhëtarë ndalojne dhe hedhin leke pranë Kishës se Shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin (pranë Pogradecit). Kisha është më e vjetra në rajon. Por çfarë po ndodh me këtë kishë? Sa po futesh në oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stamposura në beton, që kalojnë mbi 20 centimetra çdo shkronjë. Pyesim një banor të Linit. Ai ngre supet dhe nën zë tregon, duke I premtuar anonimatin, se: “kanë ardhur para disa kohësh nje grekë që ndërton kisha, së bashku me disa djem nga fshati Gështënjas rrethi Pogradecit, pasi shtruan këtë plate në oborr të kishës me beton, me nga një daltë të mprehur ata shkruan një tekst që ua dha pronari me shkronja greke. Pak kohë më vonë në një buzëmbrëmje kishës ia ndruan të gjitha ikonostaset e saj me mbishkrime shqipe dhe u vendosën inkonostase që erdhën nga Greqia, me mbishkrime të dukshme greke. (T. Blushi gazeta ILLYRIA “Shkolla greke “mbyll” shkollën e vjetër të Boboshticës” 4-6-2007).
Ky është Janullatosi që çdo ndërtim që bën I jep stilin grek për shkatërimn e traditës shqiptare në një deshqiptarizim dhe ta quaj më vonë Shqipёrinë Greqi. Janullatos, kënaqet kur shikon ne TV radhën e madhe të shqiptarëve në Kakavie, që presin se greku hap vetëm 2 sprtele dhe shqiptarët hapin 5 sportele, duke pritur me orë e ditë të tëra me gra dhe fëmijë në pikë të vapës për gjatë festave. Janullatosi vrapoj të dalë I pari në media për të lajmëruar “përplasjet etnik” pas rastit të fatkeqit Guma. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhje, kur tri gra me mbiemrin Guma, gjithashtu, por të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. Pse nuk ndërhyri te qeveria greke kur shpalli se Çamëria nuk egziston, Pse nuk flet kur sportelistët grekë I kthejnë çamët mbapa. Pse nuk ke mbajtur asnjë meshë për masakrat që bëri Zerva Çamëve. Pse nuk ke folur asnjëherë për qindra shqiptarë që janë vrarë në Greqi bile duke u marë jetën me masakër të ngulur shkop druri në anus. Pse ke shprehur se do të luftosh Rilindjen Shqiptare. Pse ke bërë kisha me emrin Shën Kozma në Shqipëri kur ai ka qene armiku I Shqipërisë dhe për këtë është vrarë. Pse kur ke nxjerë 168 prifterinj dhe 4 peshkopë dhe asnje nuk pranove te ju zevendesoje qe jane shqiptare dhe flasin shqipen e bukur mijera vjet me e vjeter se greqishtja juaj. Ju Janullatos punoni për helenizmin shumë herë më teper se murgut Kozma, e keni të vështirë ne mos paçi fati etij, keni per te lene shollet nga vrapi largimit nga ky “tranzicion” 20 vjeçar.
Me 5 prill 1941 armata gjermane pushtoi Selenikun, qeveria e Athinës I kërkoi kapitullimin me një kusht, ti njihej Greqisë kufiri aktual. Hitleri pasi pyeti se cili ishte kufiri aktual, mësoi se ky kufi kalon nga Pogradeci në Karaburun. Hitleri nuk e kujtoi kufirin e 1828, por tha për momentin të kalojë në kufirin e 1913. Kështu të 15 divizionet greke që ndodheshin në Shqipëri u kthyen me vrap për 14 ditë duke lënë armatimin në pikat e kufirit dy gjermanëve. Greku si I pabesë shkeli aktin e kapitullimin, pse priti në Kretë parashutistat gjermanë me luftë të shtyrë nga loja angleze. Kur mori vesh Hitleri këtë pabesi urdhëroi shtetëzimin e plotë të flotës dhe gjithë magazinat e ushqimit, atëhere në Greqi pati me mijëra dvdekje nga urija. Kur I thanë hitlerit se historia do na denojë për gjith ato vdekje, ai u përgjigj “Hitorinë do ta bëj vetë”. Janullatosit duhet ti kujtohet.
Shkoqur: Turqia, e cila qysh nga koha e themelimit të shtetit shqiptar më 1912, ka afruar gjithmonë gjeste e qëndrime miqsore ndaj tij.
Zonja Ollbrajt sekretare e SHBA-se, jo rastësisht I tha z. Pangallos: “Nëse ju do ti bini Shqipërisë, ne nuk mund ta ndalojmë Turqinë t’ju bjerë juve”. Kështu u ndalua vrapi I “mikut të shtrenjtë”, Th. Pangallos, “për të çliruar 600.000 grekë”. Ndërsa. ( Pakica greke në Shqipëri përbën 2% sipas regjistrimit të pranuar nga departamenti Amerikan. (E. J., f. 233). Tani është 0.87%.). Grekë të Shqipërisë së Jugut, që konsiderohen prej tij “Zonë e pa përcaktuar”.
Më datën 17 mars1997, Kryeministrja Çiler deklaron para gazetareve në Ankara: “Turqia nuk mund të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shipërinë”.
Gazeta turke “Hyrrjet”, 18 mars1997. Ndërsa administrate shtetërore turke filloi aktivizimin e saj optimal dhe nxori në shesh planin grek për coptimin e Shqipërisë. Greku me renegatin Kiço Mustaqi me 400 andartë u kthye mbrapa me bisht ndër shalë.
Kjo “aventurë” e autoqefalisë, duhet të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e ‘tranzicionit mbi 20 vjeçar. Visarion Xhuvani thotë: “Kisha nuk është një vend vetëm për t’iu lutur Zotit, por është një vend ku ungjilli me gjuhën e vet tregon se si duhet të punojmë për kombin”.
Rasim Bebo Addison IL. USA. Dhjetor 2014.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kujtesa kombetare, po zgjohet, rasim bebo

13 Republikanët në garë për në Shtëpinë e Bardhë – në 2016

January 4, 2015 by dgreca

“Kjo është fusha më e hapur e garës presidenciale – për zgjedhjet partiake Republikane – që ne kemi parë ndonjëherë,” tha një strateg GOP për revistën politike “The Hill” në Uashington./Nga Beqir SINA – New York/
WASHINGTON D.C.: Republikanët, në SHBA, thonë se lista e tyre e gjatë, me trembëdhjet “të fortit” e tyre, që janë duke menduar të nisin sfidën e garës brenda partisë së tyre – në zgjedhjet paraprake, për zgjedhjet presidenciale 2016, është e madhe dhe entuziaste. Në mesin e më të mirëve republikan, simbas medias amerikane, jan disa të zgjedhur nga grupet më të ndryshme në historinë e kohëve të fundit, sumë prej tyre pa një pararojë të qartë.
“Kjo është fusha më e hapur e garës presidenciale – për zgjedhjet partiake Republikane – që ne kemi parë ndonjëherë,” tha një strateg GOP për revistën politike “The Hill” në Uashington.Çka, do të thotë se kësaj radhe do të ketë një rrugë të vështirë nga të gjithë sfidantët, e cila parashikohet të dalë me një rezultat të ngushtë, në fitoren e tyre – prej çdo njerit prej kandidatëve. “Fitorja, në fillimore – kësaj rradhe thonë strategët republikan – do të varet nga ajo “se si ata gjatë fushatës fondmbledhse gjatë këtij viti(2015) do luftojnë për të siguruar paratë, mediat, dhe natyrisht votuesit, e tyre republikan nëpër shtete. Ngaqë, çdo njerit prej tyre, do të i duhet një fitore e hershme, e cila duhet të fillojë që nga “shtëpia” shtetit të tyre, e cila ka rëndësi në fillim të kësaj beteje”.
Revista politike – një nga mediat më prestigjoze dhe referuese në SHBA “The Hill” ka biseduar me strategët e secilit grup lobist- duke pyetur ata për garën republikane, për të gjetur cilësit dhe disa nga karakteristikat, e secilit prej 13 kandidatëve Republikan që aktualisht renditen si më poshtë, dhe janë më të përfolurit deri tani.
Grupi i ashtuquajtur i ” Tre më të fuqishmeve”:
Këta 3 kandidatë, mometalisht konsiderohen si më të “fuqishmit”, mbasi mendohet se do të jen brenda partisë me baza më të sigurta sidomos ato të donatorëve duke pasur potenciale të mira- për të kapërcyer “hendekun” konservatorë, që është pika më e fortë, deri tani për tu kapërcyer në radhët e republikanëve.
Senatori Rand Paul (Kenektikat)
Zoti Paul – megjithëse, nuk ka ka qenë në nivelin e duhur disa muaj më parë, por që nga atëherë, mendohet se ai është bërë i fortë, sidomos në lidhjet e tij me mediat. Ai, është për atë që presidenti i ardhshëm i SHBA – me veprimet ekzekutive për reformën e imigracionit, duhet të mos ndalet dhe të dijë se si të vendos.
Përveç kësaj Senatori Rand Paul – thuhet se ka të trashëguar infrastrukturën e fushatës së babait të tij, kur ai në mënyrë “agresive” e pat ndërtuar atë duke filluar qysh në shtëpinë e tij – nga Silicon Valley në Uashington.
Fushata e tij – gjithashtu mund të apelojë tek votuesit e rinj – të cilët kanë prirje demokratike në vitet e fundit. Ai ka shansin më të mirë, për të fituar zgjedhjet paraprake në Iowa, e cila do ta bënte atë të fuqishëm me një dalje të tij në krye të Republikanënve, dhe të padiskutueshëme për më pas.
Governatori Chris Christie i Nju Xhersit
Zoti Christie “Ka për të “ngulur” përsëri këmbëngulës dhe të kthimit të tij në një politikan republikan i “flaktë”” tha një strateg – duke shtuar se “Republikanët e duan dhe kan besim tek Chris Christie.”
Ai tashmë ka një veçori në fushatat Republikane, sidomos për mbledhjen e fondeve, duke filluar nga New Yorku dhe New Jersey, dhe ka shumë përkrahje nga suksesi i tij – si kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë, duke e rritur përkrahjen e tij – në shkallë kombëtare.
Por, simbas strategëve republikan – pra tyre që përgatisin fushatat, thuhet se Christie, do të duhet të përqëndrohet në një fitore në fillimore në shtetin e New Hampshire, pa humbur kohë, sepse, votuesit konservatorë në Iowa dhe Karolinën e Jugut – ka të ngjarë të mos ia japin atij votat dhe përkrahjen financiare.
Ish-Governatori i Floridës – Jeb Bush
Me emrin e mirë “ID” dhe me “një prurje” tjetër nga dinastia e famshme e Bush-ve, president, dhe me një qasje në linjat e thella politike dhe ngritjen e fondeve – nisur ato qysh prej orgjinës së familjes së tij, Bush, do mendohet se do të mbetet në krye, me shance të mëdha – për të dalë i besuari Republikanëve në fillimore, si ai do të jetë në 2016 në Shtëpinë e Bardhë. Mbasi, ai mendohet se mund të ketë sukses për të bindur republikanët, sidomos mbi fushën që ai ka drejtuar atë të governatorit.
“Ka shumë dallime mes politikbërjes së tij dhe vëllait të tij, George W. Bush kur ihste President, “ID” është më i dashur dhe më i pëlqyeshëm – në rradhët e Republikanëve,” tha një strateg republikan.
I ashtuquajturi :”Grupi Konservatorë”
Ish- Governatori i Arkanesas Mike Huckabee
Ky grup krysohet nga ish kandidati Maike Huckabee, sipas anlasitëve amerikan të zgjedhjeve partiake.”Nëse ai është në fushën e lojës(kandidatë), llogarit duhet bërë ndryshe krejtësisht,” tha një strateg. “Ai është në gjendje të tërheqë shuma të mëdha fondesh në mesin e të pasurve konservatorëve qysh në zgjedhjet paraprake.”
Mbasi ata mendojnë se kjo është një mbështetje e madhe, sepse Huckabee, gëzon një pasuri të mirë edhe vet por ka edhe një farë popullariteti tek republikanët. Por, vetëm në qoftë se ai është i prirur për të lënë prapa, ato mnagësit e mëparshme, thonë strategët, vetëm kështu, ai mund të bënte edhe më të mirën ngaqë ai e bëri në 2008, sepse vetëm kështu ai do të jetë në gjendje për të mbledhur më shumë para, mbasi tashmë ka një rrjet, dhe është një “mall i njohur” për Republikanët.
Në këtë mënyrë “Ai nuk mund të nënvlerësohet”, tha një tjetër strateg.
Senatori Ted Cruz nga Teksasi
Markë Cruz, i përket linjës partiake të konservatorizmit “fanatik”. Ai do të luajë kartën simbas strategëve republikan në fillim të fushatës në shtetet më kritike të votimit, të votimeve paraprake, siç quhen këtu disa shtete. Ai duket se gëzon mbështetjen – kur “kundërshtarët e tij përdorin në sulmet kundër tij, veçanërisht atë kur përpiqen ta portretizojnë atë si një ekstremist i “ekstremit të djathtë”.
Këto atribute ai do t’i shfrytëzojë mirë në se ai i përdor mbledhjen e fondeve – duke krijuar një pjesëmarrje të fortë për fushatat e tij – veçanërisht, në shtete si Iowa dhe Karolinën e Jugut, që njihen si më konservatoret republikane në SHBA.
Por, këtu ka një problem të madh – sepse teksa Huckabee, do të jet në garë, dhe strategët pyesin me të drejtë “në qoftë se ka aq fonde të mjaftueshëm në një “shtëpi” për të dy? në kampin Republikan.
Senatori Marco Rubio i Floridës
Shumica e republikanëve të intervistuar të pyetur për senatorin Rubio në nivelin e kandidatëve të fortë, brenda Partisë Republikane, e rrëzojnë atë nga kjo listë, për shkak se kandidatura e tij – simbas tyre është e varur nga ajo e ish Governatorit të Floridës Jeb Bush – mbasi emrat e tyre vijnë nga i njëjti shtetet Florida – si Republikan.
“Ata të dy kanë nevoja në mbivendosjen për mbledhjen e fondeve,” tha një tjetër strateg. “Ka donatorë nga ata të cilët japin për të dy Jeb dhe Rubio, por jo shumë nga ata të cilët japin para vetëm për Rubio.”
Megjithatë, republikanët kanë shpresa të mëdha për Rubio, tha një strateg tjetër pra për një “kandidat të gjeneratave” siç e quajti ai përzgjedhjen nga Republikanët, që mund t’a përdorin në zgjedhjet presidenciale 2016.
Governatori Scott Walker Wisconsin
Zoti Walker, ka një të kaluar të tij – të rinisë e cila paraqitet sikonservatore, në atë që mendohet se republikanët kan për ta mbështetur, atë sado pak . Kjo është një dukuri që mendojnë strategët republikan për të mbijetuar në rradhët e tyre, në gara të vështira si kjo për në Shtëpinë e Bardhë. E vetmja gjë e që është për t’a “zbrapsur” atë, është ajo që strategët thonë, se ai nuk është “një yll” apo ka karizmën për të “kalaruar në një fushë si kjo” të mbushur me njerëz e personalitete të mëdha Republikane.
Një mrekulli që mund të vijë nga Iowa Kështu është quajtur konkurrenca e fortë dhe rruga e ngushtë për çdo kandidatë, nëse ata do të jenë në gjendje të depërtojnë qysh në fillim në Iowa.

Goverantoi i Teksasit Rick Perry

“Në garën fillimore republikane të 2012,Goverantoi i Teksasit Rick Perry, vendosi për të kandiduar, dhe kishte një shumë 18 ose 19 milion dollar, në një llogari bankare të fushatës së tij – çka konisderohet një pikënisje,” tha një strateg.
Por, Perry, simbas tyre mund të ketë një shans të mirë të tij – për në Shtëpinë e Bardhë, në 2016, në se ai përfiton nga dobësit e të tjerëve brenda Republikanënve. Strategët republikan thonë se ai nuk është aq popullor sa Huckabee dhe aspak i zjarrtë si një konservator si Cruz.

Dr Ben Carson
Republikanët, thonë se ai nuk do të ketë ndonjë vend për të zgjuar ndonjë vëmendje të veçantë në rradhët e republikanënve. Ai nuk ka lënë ndonjë “respekt”, edhe kur ai provojë të hyjë në këtë listë partiake edhe në vitin 2012.
Simbas strategëve republikanë: “Ben Carson – është shumë interesantë”. “Ai është i rëndësishëm për diskutime … por është e sigurt se ai nuk do të fitojë, por, ai duhet të jetë në debate, sepse nxit debate brenda partisë Republikane”

Grupi i “të vegjëlve” Republikan

Governatori Mike Pence i Indianës

Në këtë grup bëjnë pjesë tre guverntaor dhe një Senator .Governatori Mike Pence i Indianës, është përcaktuar në këtë grup si “një konservator social me një rekord të fortë si guvernator. Nëse rradha i vjen një governatori konservator – që nuk është në drejtimin e duhur në këtë grupim republikanësh, ndoshta atëhere është Pence që e bën, atë më së miri – për President” tha një strateg.

Governatori Bobby Jindal Lousiana
Strategët republikan thonë Jindal, si ai ka një rekord të fortë në politikën republikane, por i mungon karizma për të bërë gjurmë në fushën republikane, si në rang shteti apo edhe këmbëtare.”Ai nuk është i preferuar i askujt dhe “rezervë” i të gjithëve,” tha një republikan.
Strategët kryesisht besojn se Jindal do të jetë një prani e madhe në fillim të fushatës, por thonë se ai është i mundshëm për një vend të Kabinetit në një administratë të mundshëme republikane.
Senatori Rob Portman nga Ohio
Senatori Republikan Portman ka një reputacion të mirë si një republikan i moderuar, e cila në karateristikat e garuesve nuk është domosdoshmërisht një atribut i mirë në procesin primar, për të fituar, çka i zvogëlon shancet qysh pa nisë gara.
Governatori John Kasich i Ohio
Guvernatori Kasich, me origjinë babën Chek dhe nënën kroate është jo shumë popullor për shkak të të qenit kongresmen në një nga shtetet më kritike të SHBA – Ohajos.
“Mirëpo ai mund të jet mjaft i mirë – mendojnë ekspertët e këtyr zgjedhjeve mbreda partisë se ai bën shumë për të qenë një zëvendëspresident,” tha një strateg.
“Kasich është ende në përgjithësi, politika e Ohajos, pak a shumë vendit ku politika i lihet qendrës – çka nuk vlen fare për të përfaqësur një President republikanë,” tha një tjetër strateg. “Por politikan si ai sjellin shumë në debatin e Republikanëve në garën brenda partisë së tyre.”

Filed Under: Analiza Tagged With: 13 republikanet, Beqir Sina, shtepia e bardhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 851
  • 852
  • 853
  • 854
  • 855
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT