• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REAGIME NDAJ ANEKSIMIT RUS TË KRIMESË

March 18, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ndër reagimet e para  ndaj grabitjes së Krimesë nga Presidenti rus Vladimri Putin,  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama njoftoi vendosjen e sanksioneve më të ashpëra kundër Rusisë ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë, duke ngrirë llogaritë bankare dhe pronat e 11 zyrtarëve ruse, përkrahës të ngushtë të Putinit dhe të grabitjes së Krimesë nga Rusia.  “Ne jemi duke e bërë të qartë se masat e tyre kanë pasoja”, tha Presidenti Obama, ndërsa nënshkroi urdhërin për vendosjen e sanksioneve kundër bashkpuntorëve të Putinit.   Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se janë në plan të njoftohen edhe sanksione të tjera ekonomike kundër Rusisë.  Si një reagim tjetër nga Washingtoni ndaj krizës në Ukraine, Shtëpia e Bardhë vendosi të dërgonte Zëvëndës Presidentin, Xho Bajden për një vizitë dy ditëshe në Varshavë, për bisedime me udhëheqsit më të lartë të Polonisë.   Në itinerarin e udhëheqsit amerikan përfshihen edhe takime me presidentët e tre vendeve baltike, Estonisë Lituanisë dhe të Letonisë. Këto janë vende që kufizohen me Rusinë ose janë afër saj gjeografikisht.  Megjithëse janë anëtare të NATO-s, nga përvoja e tyre historike, kanë arsye të jenë të shqetësuara nga avanturier grabitqar,  Putin.   Nënpresidenti  Biden tha  gjatë vizitës në Poloni se ajo që ka bërë Rusia me Krimenë, është rrëmbim territori i një vendi tjetër. Në takimin e tij me Kryeminsitrin Doland Tusk, Zoti Bajdën theksoi se Rusia do të izolohet politikisht dhe ekonomikisht dhe se Moska do të përballet me sanksione të tjera.  Ndërkaq,  një zëdhënse e Shtëpisë së Bardhë njoftoi të martën se  Presidenti Barak Obama ka ftuar udhëheqësit  e shteteve aleate për një takim të ngutshëm në Evropë, javën e ardhshme, për të diskutuar mbi masa të mëtejshme në përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Sanksionet e njoftuara nga administrata e Presidentit Obama  shkaktuan reagime të shpejta edhe nga përfaqsues të partisë Republikane në opozitë.  Senatori veteran i republikanëve dhe ish-kandiditati për president Xhon Mekejn, tha se administrata e Presidentit Obama duhet të bëjë një rivlersim të gjithanshëm të marrëdhënjeve  të saj me Presidentin rus Vladimir Putin dhe se “Gjendja e krijuar në Ukrainë nevojitë një përgjigje me serioze nga ana e Shteteve të Bashkuara”.  Senatori Mekejn  gjithashtu është shfaqur i habitur se pse në deklaratën e Presidentit Obama nuk u përmendën ndihmat ushtarake amerikane për Ukrainën, një vend sovran që është pushtuara nga Rusia, si dhe ndihma për disa vende të tjera që mund të kërcënohen nga Rusia, si Gjorgjia dhe Moldova.  Në një intervistë me CNN, Senatori Mekejn e cilësoi Rusinë si një qendër karburanti, që pretendon të jetë shtet, dhe si një ”kleptokraci, e korruptuar, një komb, ekonomia e të cilit varet krejtësisht nga nafta dhe gazi.”  Ndërsa senatori republikan që përmendet si kandidat i Partisë Republikane për president, Senatori Rand Paul, duke evokuar ish-presidentitn Reagan dhe politikën e tij karshi ish-Bashkimit Sovjetik, tha  në një artikull se, “nuk ka prioritet më të madh për Kongresin amerikan se mbrojtja e Shteteteve të Bashkuara. Presidenti Reagan nuk ishte i paarsyeshëm as nuk nxitohej për tu futur në luftë. Presidenti Reagan i këshillonte kundërshtarët e Amerikës që të mos keq intrepretonin ngurrimin tonë për luftë si një shenjë  mungesë vendosmërie.  Për atë çfarë Amerika ka nevojë sot, tha Senatori Paul, “është një udhëheqës i cili do të mbrojë interest e këtij vendi dhe i cili projekton fuqinë amerikane, por i cili nuk nxitohet për luftë.”

Ndërsa në Bruksel, Ministri i jashtëm gjerman,  Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi nga Brukseli se vendosja e sanksioneve  kundër Rusisë duhet të lerë të hapura mënyrat dhe mundësitë për mënjanimin e keqësimit të situatës, që mund të çonte në ndarjen e Europës.”  Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Zoti Anders Rasmussen u citua të ketë thënë të martën se me aneksimin e Krimesë, Rusia është duke ndjekur një “rrugë të rrezikshme”.

Mirëpo, disa ekspertë mendojnë se masat e njoftuara nga Presidenti Obama mund të jenë të paka dhe se tani është koha për marrjen e masave më të rrepta kundër Rusisë.  Majkël Singh i Institutit  Washington tha se masat e njoftuara nga Presidenti Obama këtë javë, duheshin njoftuar javë më parë. A sugjeroi gjatë një interviste në rrjetin televiziv Fox, se masa të tjera që ndoshta Shtetet e Bashkuara po mbajnë në reservë tani për tani, sipas tij, duhet të merren menjëherë — siç janë sanksionet kundër industrisë ruse të armëve dhe oligarkëve të tjerë rusë. Tani, shtoi ai, kemi nevojë për masa më të guximshme dhe më të shpejta.

Edhe media amerikane ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Krime dhe ndaj qendrimeve amerikane në lidhje me grabitjen e Krimesë nga Rusia.  Gazeta dhe Washington Post thotë se, Zoti Obama po përmbahet nga marrja e masave më të rrepta, ndërkohë që po i ofron Putinit  kohë që të tërhiqet me nderë nga masat që ka ndërmarrë.  Ndërsa kjo nuk është një politikë e pa-arsyesshme, thotë Washington Post, kjo nuk ka mundësi të dalë me sukses, nëqoftse Putini është i vendosur në qëndrimin e tij, siç duket se është, për të goditur rëndë Ukrainën, ndërkohë që injohoron reagimet dhe paraljamërimet e Përendimit.  Washington Post thotë në editorialin e saj se nuk është vonë që Putini të detyrohet të ndryshojë politikën e tij karshi Ukrainës, por kjo do të nevojitë që Përendimi të miratojë dhe të ndërmarrë masa që me të vërtetë do të ndikojnë rëndë në ekonominë ruse dhe i bën thirrje  Përendimit të mos presë për të reaguar pas agresionit të ardhëshëm të tij, por të marrë masa paraprake.

Ndërkaq, gazeta New York Daily News thotë se opcionet përballë të cilave gjëndet Presidenti Obama në lidhje me pushtimin rus të Krimesë, janë të kufizuara, dhe fajëson Zotin Obama për pavendosmërinë e politikës së tij, duke thënë se kostoja për të rivendosur kredibilitetin amerikan në fushën ndërkombëtare është rritur tani.  Gazeta e New Yorkut thotë në editorialin e saj se, ”E vërteta është se plogështia dhe pavëndosmëria e politikës së presidentit Obama inkurajon agresorët.  Objektivi i marrjes së masave të forta kundër Kremlinit nuk është që të shkohet në luftë me Putinin.  Por qëllimi i masave të rrepta është që të kontrollohet agresioni i udhëheqsit rus, para se lufta të bëhet një opcion i paevitueshëm.”

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Reagim ndaj aneksimit, te Krimese

Ka përfunduar koha e pansllavizmit komunist në Trojet e Arbrit

March 16, 2014 by dgreca

Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi/

Shpeshëherë njerëzit janë të ndarë, ata që i shërbejnë të mirës, të bukurës dhe të madhërishmës si dhe ata që i shërbejnë të keqës, djallëzorës të mallkuarës dhe mefistofilisë. Kështuqë, edhe shqiptarët në luftën e Dytë botërore u ndanë në dy taborre. Në atë, nacionalistë, të cilët i shërbenin kombit shqiptar dhe u flijuan për të, dhe komunistët apo djallëzorët që i shërbyen sllavizmit, dhe u vënë në shërbim të djallit, të keqit mefistofilit duke i shërbyer komunizmit proletar që s’njeh komb as fe. Derisa komunistët edhe pse i shërbyen djallit dhe pansllavizmit, fëmijët e tyre gëzuan privilegje të shumta, si dhe patën mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin nga një lapidar me shenjën e mefistofilit dreqit dhe të mallkuarit, pra, t’ju vendosin yllin e kuq komunist në varr. Një pjesë e madhe e fëmijëve të atdhetarëve nacionalistë nuk patën fare mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin një lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalistët që luftuan për Shqipërinë Etnike mbetën të vrarë, të sharë, të përbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen në varre të përbashkëta, ndersa fëmijët e këtyre nacionalistëve sot e asaj dite kërkojnë eshtrat e tyre dhe s’kanë mundësi që së paku t’ju ngrisin një lapidar ku do të shkruanin fjalët, këtu pushon Luftëtari i Shqipërisë Etnike.

Derisa të parët fëmijët e komunistëve ju gdhendën në lapidare yllin komunist simbolin e dreqit prindërve të tyre, këta të dytët fëmijët dhe të afërmit e nacionalistëve ende sot janë në kërkim të eshtrave të tyre edhe tani e shtat dekada, që së paku në lapidar tju gëdhendin shqiponjën dykrenare simbolin e Shqiptarisë për të cilin u flijuan atdhetarët shqiptarë. Në kërkim të gjetjes së eshtrave të prindërve dhe të afërmëve të tyre janë shumë atdhetarë dhe familje të ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnjë reflektim nga ana e atyre që i vranë dhe i gjuajtën nëpër varret e përbashkëta; nuk kemi asnjë ndërgjegjësim të ish udhëheqësve komunistë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe femijëve dhe të afërmeve të tyre që së paku të na i tregojnë vendet se ku u masakruan atdhetarët nacionalistë që t’i vorrosim, sepse edhe ata patën të drejtë ta kenë një varr ku pasardhësit e tyre të shkojnë dhe të dërgojnë lule të freskëta dhe t‘u thojnë fjalët, ju kujtojmë me mallë për jetë të jetëve.

Kohëve të fundit në Kosovë janë ringjallure ide e ideologji, që as një mendje e shëndoshë kombëtare nuk mundet t‘i pranon. Përveç rrymave të vehabizmit që tanimë janë kancerogjene për shtetin e ri të Kosovës, dhe e kanë vendosur Kosovën në një nivel shumë të ulët nderkombtar, dhe, se diplomacisë së Kosovës ia ka bllokuar të gjitha rrugët, kjo është plotsuar  edhe  me veprimet e papërgjeshme të qeveritarëve tanë ku janë zhytur në krim, korrupsion, familjarizëm dhe shumë izma tjerë, fatkeqësisht tani e kemi edhe një sihariq më të ri. Një grup komunistësh te kryesuar nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila kishte bërë mashtrime elektorale moderne, por që tani është duke e zbuluar brëndësinë e lëkurës së saj, duke u munduar të ringjallë reliktet komuniste që gjithë jetën ishin në shërbim të jugosllavizmit dhe kundër atdhtarëve shqiptarë. Ajo kërkoi mbështetje edhe nga tre komunistë tjerë, historianin komunist Jusuf Bajraktarin, komunistin partizan Vehap Shita dhe komunistin Pajazit Nushi. Kjo  treshe e kuqe komuniste vendosi që, sërish t‘ju qesin hi syve shqiptarëve duke u përpjekur që falsifikimin e historisë ta bëjnë pikërisht në shekullin 21!

Këta tre komunistë, do të ishte më mirë që të bënin ndonjë projekt shkencor, e, që të kërkojnë së paku eshtrat e atdhetarëve të vrarë në Tivar, ku, siç shkruan Azem Hajdin- Xani në Librin “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan: “Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar. Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha istitucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë: -Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?” Këta atdhetarë shqiptarë ishin vrarë nga forcat okupuese serbomalazeze, me lejën, dijeninë, ndimën dhe bekimin Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Rrahman Parllakut dhe shumë të tjerëve.

Ndërsa në anën tjetër atdhetarë që punuan deri në frymën e fundit për bërjen e Shqipërisë Etnike, ende sot e asaj dite nuk ju ipet vendi i merituar në Histori! Për këtë edhe historianët  që sot mirren me studime historike, kryesishtë me periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e në veçanti me Ripushtimin e Kosovës dhe viseve tjera Etnike Shqiptare (1945-1999) janë të ndarë në dy pjesë. Historianët, studiuesit që përkrahin rrymën e Nacionalizmës Shqiptare, ku kryesisht shkruajnë për  atdhetarët që ishin të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare dhe organizatave tjera nacionaliste, duke filluar nga Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korça, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereçi, profesor Ymer Berisha, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Mulla Maliq Bali Gashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Patër Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlia, Imzot Zef Oroshi, Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Pashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaji, Rexhep Xheli, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i Vogël, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë. Është për t’u theksuar se, shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Univerzitet perëndimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë shkrim nuk po i shënoi emrat. Këto figura që i përmenda më lartë duhet të vendosen në piedestalin më të lartë kombëtar dhe të shpallën heronjë të kombit shqiptar.
Si dhe, historianët e grupit komunist, që përkrahen nga Isuf Bajraktari dhe ndonjë historian tjetër komunist, por që fatbardhësisht kanë mbetur të pakët. Ky grup i historianëve komunist vazhdon ta mbronë Fadil Hoxhën, Svetozar Vukmanoviq Tempon, Josip Broz Titon, Aleksander Rankoviqin, Ali Shukriun, Sinan Hasanin, Ramiz Sadikun, Boro Vukmiroviqin, dhe komplet periudhën e tyre historike. Pra, vazhdojnë t‘i mbrojnë gjelatët komunistë, që, me forcën e armëve arriten ta këthejnë Kosovën dhe viset e tjera Etnike Shqiptare nën sundimin e ish Jugosllavisë komuniste. Keto ndarje te historianëve dhe studiusve nuk datojn tani por jan me të hershme. Ku dhe baza e kësaj ndarje fillon qysh gjatë sundimit të diktaturave komuniste, si në Shqipëri, ashtu edhe në viset Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore dhe shkencore tek shqiptarët në përgjithësi. Kemi bllokun perëndimor politik dhe kulturor që udhëhiqej prej intelektualëve, studiusve, organizatave dhe partive politike në mërgim si dhe prej personaliteteve të mëdha politike, shkencore dhe kombëtare, si dhe bllokun politik lindor i cili politikën, kulturën dhe letërsinë shqiptare e orientoi drejt ideologjisë ruso-jugosllave. Dhe, gjatë gjithë këtyre viteve përveç konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, në mes të këtyre dy rrymave politike.
Vetvetiu gjatë kësaj kohe të sundimit të diktaturave komuniste në viset Etnike Shqiptare u krijuan dy histori, u krijuan dy letërsi, e, njëra ishte historia e vërtetë kombëtare që shkruhej nga studiuesit më taban kombëtar, por me akribi shkencore siç ishin, profesor dr. Ernest Koliqi, prof. dr Zef Valentini, prof.dr.Athanas Gegaj, prof dr Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, dr.Halim Begeja, Imzot Zef Oroshi, Mithat Frashëri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë të tjerë.

Ndërsa në anën tjetër blloku i historianëve lindorë, e që fallsifikonte historinë shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.

Çdo kundërshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revezionist dhe shumë terma të ndryshëm që dinë t’i pjellë vetëm mendja e orientimit të idologjisë komuniste. Derisa të parët kishin orientim politik konceptin e ndërtimit të shtetit me pluralizëm, demokraci perëndimore, bashkëpunimin politik dhe ekonomik me perëndimin, të dytët komunistët orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth ndërtimit të shtetit diktatorial, sistemin njëpartiak, vrasjen e atdhetarëve shqiptarë, burgosjen e familjeve të tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historianët me pikpamje komuniste, për fallsifikimin e historisë për të gjithë ata atdhetarë që vepronin në orientimin perëndimor të politikës dhe shtetit shqiptar. Koha e vërtetoi se politkanët që vepruan në të djathtë dhe për bashkim kombëtar patën të drejtë. Sepse, ata qyshë herët kishin krijuar ura lidhëse në mes të shqiptarëve dhe shteteve perëndimore në Evropë si dhe në veçanti në Amerikë. Dhe, ne tani si historianë të rinjë para vetës kemi dy lloj historishë, njëra është ajo e fallsifikuara sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e pjesërisht edhe gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe periudha tjera historike, dhe tjetra ajo e shkruar me metodologji shkencore të nivelit perëndimor. Gjatë krahasimit të këtyre dy variantave të shkrimit të historisë shihet qartë se historianët komunistë e fallsifikuan historinë për nevojat e politikës së tyre ditore.

Me qe historia don fakte, atëherë dua t’ju rikujtoj opinionit të gjër shqiptar edhe pse është i njoftuar edhe më parë se pikërisht tash e gati 70 vite më parë u nënshkrua me datën 8, 9, 10 korrik 1945 akti i tradhtisë së madhe pikërisht në Prizrenin e shumë Beslidhjeve Shqiptare, këtë dokument të tradhtisë e që po i vuajmë pasojat e tij sot e asaj dite, e nënshkruan këta delegatë të zgjedhur apo të emëruar. Pra, emrat e deputetëve të Kuvendit të Prizrenit që e nënshkruan tradhëtinë kombëtare që Kosova të i bashkangjitet Serbisë, para 69 vitesh, janë: Milija Kovaçeviq, Fadil Hoxha, Pavle Joviqeviqi, Ibrahim Gashi, Nikolla Vidaçiq, Hasan Kryeziu, Rexhep Butovci, Spasoje Gjakoviq, Qazim Bajgora, Fahir Ragipi, Sahit Zatriqi, Dushan Mugosha, Fahri Fetahu, Shaban Kajtazi, Boshko Çakiq, Xhevat Sojeva, Hajdar Hamza, Milutin Milkoviq, Pajazid Abedini, Zhivoin Çurqic, Rifat Berisha, Alush Zatriqi, Isa Xhemajli,  Abaz Rexhepi, Hysen Thaqi, Alush Gashi, Hilmi Zariqi, Adem Stançiq, Halil Fejzullahu, Boshko Filipoviq, Xhavit Nimani, Osman Rifati, Predrag Ajtiq, Salih Meta, Mehmet Hoxha, Bajram Uka, Asllan Fazlija, Mustafë Hoxha, Sejdi Musaja, Kërste Filipoviq, Zekeria Rexha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Ali Shukriu, Milija Cvetiniq, Kadri Reufi, Gjoko Pajkoviq, Murat Kadria, dhe Misha Miçkoviq.

Ky vendim antikombëtar u aprovua plotësisht edhe nga komunistët e Tiranës të kryesuar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Koqi Xoxe, Adil Çarqani, Petrit Dume dhe komunistë tjerë. Me këto vendime antikombëtare komplet tokat shqiptare ranë nën orientimin dhe pushtimin e pansllavizmit rus e jugosllav. Për herë të parë shqiptarët u orientuan drejt një rruge qorre e cila ishte e ditur që në një periudhë jo shumë të gjatë do të dështonte. Por që i kushtoi kombit shqiptar me dhjetëra e mijëra të vrarë, të masakruar, të burgosur e të shpërngulur. Ajo që dhemb ishte humbja e rrugës në oborr apo mosmundësia e orientimit të drejt kombëtar,  sepse këto rexhime gjakatare dhe kriminele në të dy anët e kufirit ia shpërlanë trurin të rinjëve dhe të rejave duke i futur në ideologjinë e komunizmit dhe duke krijuar “njeriun e ri”, pa komb e pa fe, pa dinjitet e pa atdhe, apo siç thoshte Fishta ynë  madhe: “Çka të lanë kta katër uqë/ që i turrën shoqi shojt/, do të dalë një djallë i kuqë/ që për të gjallë do tja fut thojt”.

Tani është fakt i njohur dhe i vertetuar me argument shkencore se Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga jugosllavët, apo siç thoshte atdhetari Prenk Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhepse i zënë tradhëtisht në mes të këtyre dyve, u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thot Prenk Calit: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne Komunistat, pse veprove kështu. E vigani i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun.
Këtu është për tu theksuarë fakti, se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njetën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit. Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin (Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, i cili shkruan: Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të Marshallit Jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën. Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisur nga Elbasani, e tue kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës. Kurse, një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.

Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta. Se, rexhimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisht me rexhimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit.

Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilat ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave.

U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë.

Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina.

 

Për fund, duhet ndaluar ringjallja e ideologjisë komuniste në Kosovë

 

Meqenëse Komunizmi si ideologji është dënuar në mbarë botën, ai i ka sjellur botës me miljona viktima; ka bërë vrasje, persekutime, dhunime, burgosje dhe shumë gjëra tjera të shëmtuara. Derisa e tërë bota demokratike e lufton këtë ideologji pansllaviste, ajo po tenton të ringjallet sërish në Kosovë. Dhe kjo ringjallje nuk po tentohet të bëhet nga ndonjë nostallgjik titist apo enverist po pikërisht nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Kjo kryetare bazohet në faktin, se kemi 5000 nënshkrime të qytetarëve gjakovar, me këtë e pranojmë faktin se, Gjakova paska gjallë ende 5000 komunistë. Por harron z.Kusari Lila se, Gjakova ka 95.000 banorë. Dhe, nëse kjo shifër përpjestohet atëherë del se vetëm 6 përqind të qytetarëve gjakovar janë për ndërtimin e Përmendorës së komunistit Fadil Hoxha, ndërsa 94 përqind janë kundër. Lajmi se Asambleja Komunale e Gjakovës ka vendosur më 17 vota për, dhe 15 kundër, që të hiqet nga rendi i ditës propozimi i Kryetares Mimoza Kusari-Lila që komunistit Fadil Hoxha t’i ngritet një bust në qendër të qytetit, është një lajm i mirë dhe fillim i vetëdisimit.

Ky lajm thotë, se gjatë shqyrtimit të rendit të ditës është kërkuar ndryshimi i pikave të parapara. Siç raporton Radio Gjakova, kuvendari nga radhët e PDK-së, Artan Nimani, ka kërkuar që nga rendi i ditës të hiqet caktimi i lokacionit për ndërtimin e bustit të Fadil Hoxhës, duke konsideruar atë si përgjegjës për shumë dëme që i janë shkaktuar Kosovës, gjatë periudhës së ish-pushtetit jugosllav. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga AAK dhe Vetvendosja, ndërkohë që, më pastaj është zhvilluar një debat i gjërë për këtë temë. Në fund, ky propozim doli në votim dhe 17 vota pro kësaj kërkesë dhe 15 kundër, u vendos që pika e rendit të ditës për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit të Fadil Hoxhës të hiqet nga rendi i ditës.

Kjo pikë assesi nuk duhet të votohet. Dhe, gjithmonë me shumicë votash duhet të bije. Një gjë që më ka befasuar është fakti se, pse Dega e LDK-së në Gjakovë si dhe udhëheqësi i asamblesë z Luan Golaj që vjen nga kjo degë e LDK-së e ka përkrahur kët propozim!

Këtë po e them për faktin, se LDK-a është parti e Qendrës së Djathtë, ish udhëheqësi i saj dr.Ibrahim Rugova kryetari historik i LDK-së dhe i Kosovës, ka qenë një antikomunist i përbetum. Këtë gjë duhet ta dijë edhe Kryetari i ri i LDK-së Isa Mustafa, por edhe përfaqësuesi i tij Luan Golaj, se, nëse LDK-ja pranon që t’ju shërbei ringjalljes së reliktëve komuniste në Kosovë atëherë ajo automatikisht do ta humbë vendin e saj si pjesë e Grupit te Partive Popullore Evropiane, sepse partitë popullore Evropiane janë shumë të ndieshme, nëse ndonjë simotër e saj do të punon në ringjalljen e relikteve komuniste.

Për këtë dr.Isa Mustafa kryetar i LDK duhet t’i tërheqë vërejtjen Luan Golajt që mos të punoi në ringritjen e relikteve të përmbysura komuniste, se, vet LDK do të ketë pasoja të mëdha e sidomos tani kur po përgaditet që të qeveris Kosovën, dhe ku defakto edhe politika Evropiane dhe Amerikane është pajtuar për një gjë të tillë, por që pritet që dejure ta merr verdiktin e popullit të Kosovës në zgjedhjet e Qershorit.

Në një periudhë të shkurtër kohore, në Gjakovë pati dy akademi të organizuara pikërisht nga Kryetarja e kësaj komune. Pra, pati një akademi për komunistin Fadil Hoxha, ku dhe referuan komunistët: Isuf Bajraktari, Vehap Shita, Pajazit Nushi dhe ndonjë komunistë tjetër, si dhe Akademi për atdhetarin Kadri Kusari. Vërtetë sa i përket Akademisë për Kadri Kusarin këtu e përgëzoi Kryetaren e Gjakovës që ka bërë punë të mirë me ketë përkujtim. Kadri Kusari ka qenë një atdhetar i madh dhe  nacionalist i përkushtuar për çështjen Kombëtare. Këtë e kam mësuar nga goja dhe shkrimet e te madhit atdhetar Teki Dervishi, e sidomos nga vepra e Teki Dervishit Palimpsestët e Dush Kusarit, vepër e përkryer e Teki Dervishit. Por i bëj me dije z.Kusari Lila se Kadri Kusari atdhetar, dhe Fadil Hoxha komunist e projugosllav nuk shkojnë bashkë. Kadri Kusari u burgos pikërisht nga rexhimi i Fadil Hoxhës, që me devotshmëri shërbente nëpër koltuqet e Beogradit, derisa  Kadri Kusari me shokë torturoheshin e maltretoheshin pikërisht nga rexhimi i Fadil Hoxhës me shokët e tij komunistë jugosllavë.

Prandaj i propozoj z Kusari Lila, që të ngre një iniciativë, që në Gjakovë të ndërtohen përmendorët e Teki Dervishit, Mark Avdylit Ndreja, Kadri Kusarit. Dhe, njëherë e përgjithmonë, shqiptarët t’i gjuajnë në koshin e plehrave historike figurat që i shërbyen projugosllavizmit, sepse ka përfunduar kohë e pansllavizmit komunist në Trojet e Arbrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi, pansllavizmi komunist, trojet e Arberit

RIARDHJA E HISTORISË

March 16, 2014 by dgreca

Ora e madhe e Europës/

Nga Rexhep Kasumaj/ Berlin/

1. Qysh herët, pa nisur mirë viti simbolik, patën vërshuar shkrime, teza e vrojtime krahasimtare për Luftën e parë të përbotshme dhe qindvjetin e saj.Një palë do t’mjaftoheshin me evokime të shkasit, kompleksitetit dhe pjesëmarrësve të dramës, ndërkohë që të tjerë do të parathoshnin ngjizje postulatesh e faktorësh që do t’mund ta përsëdysnin atë me tragjizmin e vjetër.

Veçse muzgu i paqes në Europë nuk duket ende kund. Miljeu i kësokohshëm nuk identifikon, tashmë, vegëza shtytësore që ai të beh befas i vrugët: vegëza që patën shuar arsyen aherë dhe do ta terronin sërish sot. Despoti i rrëzuar Janukoviq, që nuk personifikon trupëzimin shpirtësor të Princit të atentuar e të fismë Ferdinand, kurse, nga ana tjetër, vetmia strategjike, sikundër venitja ekonomike e Rusisë – a nuk janë përcaktorë që thyejnë çdo paralele reminishencash të Luftës së parë në motin e ri?!

2- Mirëpo, nëse votra e përflakur e Ukrajinës, që vete përtej aspiratës për demokraci e vetëjetesë dhe konteksti saj rrethues, nuk përgjason me të parën, aherë ajo sikur rreket tu japë këtyre të fundmëve njëlloj parashfaqjeje të provës së hidhur të Luftës së dytë. Duma ruse iu qas miratimit të një ligji të çuditshëm, me të cilin u bëhet thirrje viseve me banorësi a ndjeshmëri ruse, ti bashkohen, po të duan, territorit amnor. Është një mosnjohje e rendit të tashëm dhe një konkurs vetor për riskicim sferash interesore në Europë e rreth saj. Sfidë më totale e përçmuese nuk ka parë akoma Europa e re. Është cënim i vetë ekzistencës, qytetnisë dhe shpallja e fletëvdekes së saj. Madje më shumë se kaq. Tablloja e përftuar njëherë mirë në messhekullin e ikur, përplotësohet fatzisht. Tiranët përpunojnë prore shpirtërat në kulturë që pena, kënga dhe fjala e bukur ta përligjin ideologjinë e tyre.

Pesha e saj, ndërkaq, nuk është kudo e as kurdo njësoj e rëndë. Gjithçka varet (si shkruan Eleonore Büning në “Faz”) nga prurja e  historisë dhe konstalacioni i fuqisë. Dirigjenti venezuelas i Filharmonisë së Los Angelesit, Gustavo Dudamel, nuk bëzan fare për mbytjen bestiale të antiregjimorëve në Karakas. Dhe për këtë nuk shqetësohet kush. Por është padyshim shumë e errtë, deshpëruese dhe rrezikzezë (shton ajo), kur Valery Georgiev, shef i Marinsky- teatrit të Petërsburgut, i Filharmonisë londineze dhe, nga viti 2015, i Filharmonisë së Mynihut, hesht ose mbështet hapur e krenisht diktatorin e tij Putin. Marshimet hitleriane patën po këtë amzë përlindëse. Fillimisht nuk u morën me brëngë “Birraria e Mynihut” e, më pas, as paternalizmi pangjermanik që do të bënte uvertyrën e kataklizmës dhe të cilëve i mbanin ison pikërisht këta falangjistë e gjenetistë, letrarë e artistë të formatuar të Rajhut shpëtimtar.

3.

Megjithatë, ndonëse ende larg linjës komparative mes dy kohëve, përgjakja e Ukrajinës dhe, si me thënë, dalja e saj në tregun e lirë të gjahut gjeopolitik, i jap asaj përmasat e betejës për Europën. Baltikasit dhe ish-bllokistët lindorë janë të garantuar si pjesë e sigurisë atllantike, porse ç’ti bëhet thesarit nëntokësor të Ukrajinës (sepse Krimeja ka humbur) po të shprehen, referendarisht, të ishin të lumtura nën stemën shtetërore ruse? Memorandumi i Budapestit (viti 1994) midis Amerikës, Britanisë e Rusisë do të duhej ta siguronte integritetin e saj, po a do ta respektojnë të gjithë? Kujtesa ende ruan dridhshëm tmerrin e “Anschluss”-ve të Fyhrerit që paralajmëronin agoninë e vdekshme të Europës. Natyrisht, aluzioni ka cenin, sikurse dhe njëjtësinë e vet: aktorët nuk përkojnë me fuqinë, por i bashkon përçmimi i armiqëve dhe dalldia e marrë për të fshirë kufijë e popuj, në emër të ideve sipërore e të fundme.  Aneksionizmi do t’ishte varri i Europës. Krimeja tashmë spekulohet si mall këmbimi për zonat e influencës. Ndërsa më herët Moska, me një parimsi të shitirur, cilësonte Kosovën shembull tipik abuzimi me të drejtën ndërkombëtare, tash ajo dhe Krimeja, në vështrimin e rinovuar pragmatik, qenkëshin “përjashtime apeciale” të pangjashme në botë. Një gjë duhet prerë: Krimeja ( e jo Ukrajina) mbase mund të ketë ndonjë fije të përbashkët me Kosovën, por kurrë asnjë të tillë me veriun e saj!..

4.

Sidoqoftë, meqë çdo sprovë, sado e vështirë ka dhe pozitivizëm kolateral, kërcënimgoditja në trupin e Europës do të duhej të këndellte skeptikët më të thekur të idesë a projektit të saj, për të parë në hijen e armëve dhe arrogancës ruse, epërsinë e krijesës së tyre të lirë, paqësore e të begatë. Në bashkësinë institucionale globale, qarkullojnë shumë katallaj (Rusia, Kina, Brazili…) të pabesë që shkelin, si për lojë, normat e praktikat e mirësjelljes ndërkombëtare. Cili shtet a komb i veçuar Europe do të mund të përballej me ta? Është, prandaj, një çast i dhuruar qiejsh që ajo të promovojë rritën e saj: të flasë me politikën e fuqisë. A do ta bëj këtë? “Ne do bëjmë politikë fqinjësie të mirë, e jo gjeopolitikë”, është formulim i përgjigjes zëulur. Mbase vetëm finokëri diplomacie, do thoshte ndokush, sepse, si të flasësh shtruar kur tjetri, i ndërkryer si përherë, bën gjeopolitikë klasike, duke pretenduar përtrirjen e statusit të hershëm të fuqisë botërore! Por jo, kanceleritë e saj përjashtojnë opsionin ushtarak, qoftë dhe si gjuhë taktike, për të adoptuar defansivisht në vend të saj, simbolizmin komik me të cilin shpresojnë ta disiplinojnë Putinin e hallakatur. Kriza përreth Detit të zi, është, njandej, metaforë e kthesës së vërtetë të Europës: do të ngrihet në këmbë, pa shuar (si besohet iluzorisht) shtetet dhe popujt shtetërorë, apo do të mbesë përjetë në moshë adoleshence, e pazonja për vetëjetesë unike e të pavarur.

Kjo është ora e saj!..

Berlin, mars 2014

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Rexhep Kasumaj, riardhja e Historise

Një njeri me shumë komplekse nuk mund të zgjidhet në krye të shtetit

March 15, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/ (Rasti Janukoviç)/

 Në samitin e “Partneritetit Lindor” që i zhvilloi punimet në Vilnus, kryeqytet i Lituanisë, më 28-29 nëntor 2013, Ukrainës iu propozua të nënshkruante marrëveshjen e asocimit me Bashkimin Evropian. Por Presidenti i Ukrainës Janukoviç nuk pranoi ta nënshkruante një marrëveshje të tillë, sepse theksin e kishte vënë te domosdoshmëria e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë dhe me Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (ish-republikat sovjetike).

          Kancelarja gjermane Anxhela Merkel, që para fillimit të takimit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Samitin e Vilnusit, kishte theksuar se ajo nuk priste që Kievi ta nënshkruante marrëveshjen në këtë samit, por shpresonte se një gjë e tillë do të arrihej në të ardhmen. Kurse Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, deklaroi se diçka do të ndryshonte në Ukrainë kur të zgjidhet një tjetër president dhe një tjetër parlament.

Tashmë dihet që kundërshtimi i Janukoviçit për nënshkrimin e asaj marrëveshjeje, solli si pasojë tërmetin e fortë politik  të opozitës proevropiane në Kiev që u shoqërua me rreth 100 viktima dhe qindra e qindra të plagosur dhe që u mbyll me largimin e Janukoviçit nga pushteti dhe me përmbysjen e qeverisë së tij.

Kur lexon jetëshkrimin e Janukoviçit në internet në ukrainisht dhe në rusisht, rezulton se gjithçka përshkruhet me ngjyrat e ylberit. Por tani, kur Janukoviçi ka përfunduar në një hiç njeri, sipas përcaktimeve që i bën edhe elita e lartë politike e Kremlinit, dalin në dritë ca gjëra të panjohura në jetëshkrimin e tij.

Ish-këshillëtarja dhe zëvendëskryetarja e administratës së Janukoviçit, zonja Ana German (1959), në një intervistë ekskluzive për agjencinë Le Monde, ka zbuluar ca të fshehta nga jeta e Janukoviçit dhe nga koha e qeverisjes së tij gjatë katër vjetëve të kaluara (që prej 09 shkurtit të vitit 2010 kur ai u zgjodh president). Ajo deklaron:

          “Presidenti Janukoviç vuante nga shumë komplekse. Gjithçka pati nisur që në fëmijëri. Janukoviçi mbeti pa nënë, i ati u martua përsëri, njerka sillej shumë keq me të dhe ai shkoi për të jetuar te gjyshja. Përfundoi në rrugë, mes banditëve. Ra në burg, në fillim një vit, duke qenë në moshë të mitur, pastaj përsëri në burg në moshë të rritur, tashmë për punë sherresh. Si përfundim, ai gjithmonë pati synuar të vinte sa më shumë pasuri dhe të merrte revanshin… Njerëzit që kanë qenë në burg nuk duhet të marrin detyra që të ushtrojnë pushtet sepse kushtet e burgut thjesht e thyejnë njeriun” (Citohet sipas: Ana German. Nëse Janukoviçi është gjallë, ka shumë mundësi që atë ta arrestojnë”. Marrë nga faqja e internetit “liga.net”. 27 shkurt 2013).

Dhe revanshin Janukoviçi e mori: arriti të bëhej president i Ukrainës. Dhe pasurinë e vuri kolosale.

Anders Aslund (1952), bashkëpunëtor i vjetër shkencor i Institutit të Ekonomisë “Paterson” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specialist kryesor për ekonominë e Ukrainës në Amerikë, ka lëshuar këtë deklaratë në gazetën angleze Financial Times:

          “Gjatë katër vjetëve të fundit, qëllimi i vetëm i Janukoviçit ishte pasurimi i familjes së vet dhe i njerëzve të afërm. Sipas vlerësimeve të bëra, pasuria e familjes së tij arrin në 12 miliardë dollarë. Hapi i parë që duhet të ndërmerret është zbulimi dhe ngrirja e aktiveve që familja e Janukoviçit dhe rrethi i tij i afërm ia kanë grabitur popullit të Ukrainës. Kievi ka nevojë për një ndihmë energjike ndërkombëtare për t’i gjetur dhe për t’i konfiskuar këto pasuri të grabitura. Ato mund ta përmirësojnë në një mënyrë të konsiderueshme gjendjen financiare të Ukrainës” (Citohet sipas: “Janukoviçi i ka vjedhur popullit të Ukrainës 12 miliardë dollarë, – eksperti amerikan”. Marrë nga faqja e internetit “rupor.info”. 26 shkurt 2014).

Në intervistën e vet, zonja German nxjerr në pah.  edhe diçka interesante në figurën e Janukoviçit: pavendosmërinë e tij karakteristike, si president i vendit.      Pavendosmëria është një e metë fatale në veprimtarinë shtetërore të një udhëheqësi. Ajo është me pasoja të pariparueshme, sidomos në çastet e kthesave vendimtare në jetën e një vendi. Por duhet theksuar se pavendosmëria në raste të tilla duhet ta ketë burimin gjetiu dhe si zor të pranohet që ajo të jetë vetëm një tipar i lindur në formimin e karakterit të një udhëheqësi. Prandaj, nga sa deklaron zonja German, e cila e ka njohur nga afër Janukoviçin, rezulton se ky paska qenë thjesht një kukull në krye të Ukrainës, të cilën, në prapaskenë, e komandonte dikush tjetër.

Sipas fjalëve të zonjës German, pas shtypjes së dhunshme të protestës së studentëve në Kiev më 30 nëntor 2013, fill pas kthimit të Janukoviçit nga Vilnusi, ajo i bëri thirrje atij që t’i dënonte dhunuesit e studentëve, duke vënë në lëvizje organet hetimore. Por Janukoviçi nuk mori asnjë masë. Ajo deklaron:

“Janukoviçin e mori në qafë pavendosmëria… Mua më duket se në ngjarjet që rrodhën më pas, qe përzier një forcë e tretë. Unë nuk kam prova, po shpreh vetëm hamendje… Sa herë që ne fillonim t’i mbushnim mendjen për diçka, binte zilja e telefonit dhe ne duhej të largoheshim nga kabineti. Kur ne ktheheshim brenda, ai qe shndërruar tashmë në një tjetër njeri” (po aty).

          Vetë zonja German nuk e pranon haptas, por kuptohet açik se cila na paska qenë ajo forca e tretë që qe përzier në ngjarjet e Kievit dhe cili ishte ai njeriu misterioz që i telefononte Janukoviçit pikërisht në çastet kur këshillëtarët e tij mundoheshin ta kandisnin për të vepruar. Me sa duket, në administratën e Janukoviçit ka pasur informatorë të Kremlinit, të cilët e vinin në dijeni menjëherë Putinin për situatat “e sikletshme” që i krijonin kukullës së tij këshillëtarët që kishte rreth e rrotull. Dhe në raste të tilla, domosdo, Putini ngrinte receptorin dhe thërriste në raport Janukoviçin, i cili, për të qenë vetëm për vetëm me again e Kremlinit në telefon, këshillëtarët e vet i përzinte nga kabineti.

Vetë zonja German shpreh zhgënjimin e saj të thellë me figurën e Janukoviçit, pikërisht ato ditë kur nuk kishte ende asnjë njoftim se ku ishte fshehur ai:

“Unë nuk doja që ai të arratisej me njollën e turpit në ballë, unë doja që ai të dilte i humbur me dinjitet… Nëse është gjallë, ka shumë mundësi që atë ta arrestojnë. Vdekja do ta çlironte atë nga turpi” (po aty).

Ndërkohë, pasi u bë e njohur që Janukoviçi ishte arratisur fshehurazi për në Rusi dhe në mbrëmjen e 28 shkurtit kishte dhënë një konferencë shtypi në qytetin rus Rostov mbi Don, nëpër faqet e internetit filluan të qarkullonin njoftime herë për vdekjen e tij të papritur, herë për gjendjen e rëndë shëndetësore pas një goditjeje në zemër. Me këtë rast, ish-Kryetari i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës Ivan Smeshko deklaroi:

“Ish-presidenti bëri shumë gabime dhe krime fatale. Gabimi më fatal ka qenë arratisja e tij për në Rusi. Ai është mbartës i një informacioni kritik për bëmat e vërteta të pushtetit suprem rus gjatë këtyre viteve në territorin e Ukrainës dhe për bashkëpunimin e vërtetë në çështjet financiare dhe ekonomike. Mbartësi i një informacioni të tillë nuk i duhet askujt kur ai fillon të thotë të vërtetën” (Citohet sipas: Smeshko: tani nuk ka informacion të saktë nëse Janukoviçi është gjallë”. Marrë nga faqja e internetit “LB.ua”. 06 mars 2014).

Me sa duket, zoti Smeshko e zgjidhi enigmën që mundonte zonjën Ana German se cila na qenkej ajo forca e tretë që ishte përzier në ngjarjet e Kievit.

Por përveç këtyre të dhënave interesante të Ivan Smeshkos, një tjetër informacion hedh edhe më shumë dritë mbi rolin prej kukulle të Kremlinit që luante Janukoviçi në krye të shtetit të Ukrainës.

Pas arratisjes së tij nga Ukraina për në Rusi, njerëzia, nga Sheshi Majdan i Kievit, u dyndën drejt Mezhigories ku ndodhej rezidenca e Janukoviçit, në fshatin Novije Petrovci, 31 km larg nga Kievi. Mes shumë gjërave befasuese që gjetën aty, atyre u ra në dorë edhe një bllok shënimesh i kreut të truprojës së Janukoviçit, me emrin Konstantin Kobzar.

Nga faqet e atij ditari, del në dritë e vërteta për qëndrimin e Janukoviçit ndaj zhvillimit të ngjarjeve në Kiev. Me këtë rast, mbështetur në të dhënat e këtij blloku shënimesh, gazeta “Ukrainskaja Pravda” shkruan:

“Çfarë e detyroi Janukoviçin t’i hidhte zjarr benzinës dhe të provokonte acarimin e protestuesve, pas të cilit ai mori tatëpjetën? Ai po ecte sipas skenarit të Kremlinit, kurse rrugët e arratisjes së tij qenë parashikuar që disa muaj para ngjarjeve të përgjakshme. Në dhjetëditëshin e parë të janarit, Janukoviçi pati një takim të fshehtë me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë të cilit qenë përcaktuar veprimet që duhej të ndërmerrnin autoritetet e Ukrainës që kishin për qëllim shtypjen e plotë të protestave dhe aprovimin e ligjeve represive. Këto fakte zbulohen në ditarin e drejtuesit të truprojës së Janukoviçit, ish-bashkëpunëtorit të Drejtorisë Qëndrore të Zbulimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Konstantin Kobzarit. Kobzari ishte jo vetëm drejtues i truprojës, por edhe referent i Janukoviçit. Ai mbante shënim me hollësi të gjitha direktivat, si edhe telefonatat e personave me ndikim të madh. Me porosi të shefit të tij, Kozbzari merrte në dorëzim shuma kolosale parash, të cilat i përcilleshin Janukoviçit si punë ryshfetesh. Për shërbimin me besnikëri ndaj shefit të vet, Janukoviçi e pati graduar Kobzarin me një shpejtësi marramendëse: nga kapiten në fund të vitit 2009, në gjeneralmajor në ditën e pavarësisë së Ukrainës në vitin 2013. Takimi i fshehtë i Janukoviçit me Putinin, u zhvillua më 8 janar 2013, në rezidencën e presidentit rus në Valdaj (krahina e Novgododit që shtrihet në jug të krahinës së Leningradit me kryeqendër Peterburgun – E.Y.). Për këtë takim të fshehtë, dëshmohet në ditarin e Kobzarit” (Citohet sipas: “Takimi i fshehtë i Janukoviçit me Putinin dhe sekrete të tjera”. Marrë nga faqja e internetit “charter97.org”. 11 mars 2014).

Pra, Putini, me ndihmën e kukullës së tij Janukoviç, vuri në jetë skenarin e ngjarjeve të përgjakshme në Kiev, të cilat pastaj i shfrytëzoi si vjegë për të futur trupat ruse në Krime, ku banorë rusë, të orkestruar nga Kremlini, dilnin në protestë me pankarta në duar, ku shkruhej:

“Rusi, na mbro nga gjenocidi që ushtrohet ndaj nesh”!!!

Mbi figurën e Janukoviçit, hedh dritë edhe një personalitet i huaj, ish-presidenti i Polonisë Aleksandër Kvasnjevski (1954) me dy mandate (1995-2005).

Në një intervistë që ka dhënë gjatë vizitës në Vilnus më 27 shkurt 2014, ai ka deklaruar:

“Njerëzit dolën në Majdan për të protestuar sepse qenë zhgënjyer nga korrupsioni, nga qeverisja, nga premtimet e pambajtura, nga niveli i ulët i politikës, nga mungesa e moralit në politikë. Pa shikoni se çfarë rezidencash qenë zbuluar, dhe jo vetëm ajo e Janukoviçit. Kur pashë rezidencën e ish kryeprokurorit Viktor Pshonka, ajo ishte diçka jashtë imagjinatës” (Citohet sipas: Egle Samoshkajte (intervistuese). “Kvasnjevski: ideja për të tërhequr në qeveri përfaqësues të Majdanit, është e arsyeshme”. Marrë nga faqja e internetit “ru.delfi.lt”. 27 shkurt 2014).

Në këtë intervistë, zoti Kvasnjevski zbulon edhe një tjetër tipar në personin e Janukoviçit, mungesën e theksuar të karakterit të tij:“Kemi kaluar së bashku më shumë se 50 orë. Mund të them se është një figurë origjinale. Ai është ithtar i dorës së fortë, i cili e mbante në grusht partinë e vet. Fatkeqësisht, ai rezultoi i tillë njeri që nuk i kuptoi rregullat e lojës. Ai vazhdimisht mashtronte, asnjëherë nuk e mbante fjalën dhe, më në fund, e humbi besimin jo vetëm në Evropë, por edhe në Moskë. Arratisja e tij, gjithashtu, diçka do të thotë. Besoj se ai e ka pas ndier që te Moska nuk mund të shpresojë më… Gabimin e tij kryesor, për mendimin tim, e përbënte fakti që ai nuk ishte i aftë të komunikonte me njerëzit normalisht” (po aty).

Siç rezulton nga faktet e sipërcituara, kushdo mund të hamendësojë me plot të drejtë se Kremlini, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në fund të vitit 2009 dhe në fillimin e vitit 2010, duhet të ketë harxhuar shuma kolosale për të vendosur në krye të Ukrainës një president-kukull, si puna e Janukoviçit. Vendosja e një presidenti të tillë në krye të vendit ka patur për qëllim mbajtjen e Ukrainës sa më larg Evropës, për ta pasur, ashtu si edhe Bjellorusinë, si një shtet “goditjezbutës” në rast të ndonjë acarimi të mundshëm afatgjatë me Perëndimin. Përveç kësaj, interesat e Kremlinit e donin që një president i tillë ta çonte Ukrainën drejt një varfërimi total, që ajo të katandisej në një lypsare e rëndomtë “nëpër dyert” e Rusisë. Dhe, nënkutohet, një shtet lypsar domosdo që do të zhvishet nga çdolloj vetvetësie kombëtare dhe ndjenjat nacionaliste do të varrosen një herë e përgjithmonë. Një objektiv i tillë, qoftë në planin taktik, qoftë në planin strategjik, për Kremlinin bëhej edhe më i lehtë për t’u arritur, duke pasur në thes presidentin e vendit dhe, automatikisht, edhe elitën qeverisëse. Por, në këtë jetë, praktika të mëson se planet që ndërton një individ, një kolektiv, një njësi e caktuar administrative apo edhe një shtet i tërë, jo gjithmonë ecin në shinat e paracaktuara. Sidomos kur planet janë të gatuara me tharmin e djallëzisë dhe të pabesisë brenda. Si në rastin e planeve të Kremlinit në raport me Kievin.

Me këtë rast duhet theksuar se ndërhyrja e Kremlinit për zgjedhjen e Janukoviçit në postin e Presidentit të Ukrainës më 09 shkurt 2010, nuk mbetet vetëm brenda kuadrit të hamendjeve. Fakti i mëposhtëm flet shkoqur fare dhe pa asnjë mëdyshje se mjetet financiare të Kremlinit për një zgjedhje të tillë duhet të kenë qenë kolosale dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë:

“Në mbrëmjen e së dielës (02 mars 2014 – E.Y.) kryeministri dhe kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse vlerësuan perspektivat e Viktor Janukoviçit. Në fillim kryetarja e Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko deklaroi se Rusia nuk ka në plan “ta ulë në kolltuk” përsëri zotin Janukoviç” (Citohet sipas: Ivan Sinjergijev. “Autoritet zero”. Marrë nga faqja e internetit “kommersant.ru”. 03 mars 2013).

Tani Janukoviçi dhe elita e tij e korruptuar deri në vesh, u largua me turp nga skena politike e Ukrainës. Por sfidat për Ukrainën do të jenë të rënda edhe në perspektivë. A është e sigurtë dhe a duhet të besojnë njerëzit e thjeshtë të Ukrainës se pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, do të vijnë në pushtet përfaqësues të një klase politike me dinjitet kombëtar që të dinë të qeverisin në atë mënyrë që jetesa e popullit të vijë duke u përmirësuar vazhdimisht? Apo nga radhët e asaj klase politike do të dalin në skenë të tjerë përbindësha, si puna e Janukoviçit apo e kryeprokurorit Pshonka me kompani? Dyshimet nuk të lënë rehat. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Aq më tepër që Kremlini artin e korruptimit të ekipit qeverisës në Ukrainë e ka përvetësuar deri në përsosmëri.

Me këtë rast, në mbështetje të dyshimeve të mia, dëshiroj që lexuesve të nderuar t’u sjell në vëmendje një deklaratë fort kuptimplote të një personaliteti të shquar të Ukrainës, zotit Dmitri Vidrin (1949), politikan, politolog, publicist, këshilltar i katër presidentëve, deputet i  parlamentit i sesionit të pestë:

Gjatë kohës që president i vendit ishte Viktor Jushenko (1954), Dmitri Vedrini ka formuluar në një mënyrë kuptimplote thelbin e idesë origjinale kombëtare të Ukrainës “së pavarur”:

“Tradhtia përbën atë fundament mbi të cilin po qëndrojmë, mbi të cilin ne kemi ndërtuar jetëshkrimet, karrierat, fatet tona dhe gjithçka tjetër. Ne kemi tradhtuar gjithçka. Ne kemi bërë një betim dhe kemi puthur një flamur. Pastaj e kemi tradhtuar këtë betim dhe këtë flamur, kemi filluar të puthim një tjetër flamur. Pothuajse të gjithë udhëheqësit tanë kanë qenë ish-komunistë, të cilët bëtoheshin për disa ideale, kurse mandej i patën mallkuar ato ideale, për të cilat qenë betuar. Nga gjithë ky veprim tërësor, ku ka pasur mijëra tradhti të vogla, të mëdha dhe mesatare, në thelb, erdhi e lindi ky vendi ynë. Erdhi e lindi politika ukrainase, erdhi e lindi botëkuptimi dhe morali ynë” (Citohet sipas: “Kujtime të një njeriu naiv në hartën e korrigjuar të qiellit. Janukoviçi nuk tradhtoi, atë e tradhtuan”. Marrë nga faqja e internetit “russkiy malchik”. 27 shkurt 2014).

14 mars 2014

 

Filed Under: Analiza Tagged With: drejtuesi i shtetit, njeriu me komplekse, Prof. dr. eshref Ymeri

FITUESIT DHE HUMBËSIT NË ZGJEDHJET E ARDHSHME PARLAMENTARE

March 15, 2014 by dgreca

NGA DIMAL BASHA/

Mbase mund të duket se është shumë herët për një parashikim, rrjedhat në zgjedhjet e fundit dhe veprimet dhe deklaratat e disa liderëve partiak më japin të konstatojë se në zgjedhjet e ardhshme LDK merr primatin si pasojë e përcarjes së PDK-së dhe dështimeve të politikave të tyre për tetë vite-së derisa VV vazhdon të qëndrojë kokëfortë për cfardo kompromisi dhe rrjedhimisht nga kjo përfiton AAK që tash e sa kohë duket që është e gatshme të flirtojë me cilendo parti fituese që të jetë pjesë e pushtetit pas një pauze të gjatë në opozitë.

PDK

PDK është munduar që të injoroi përqarjet brenda-partiake me formimin e partisë së z. Limaj dhe z. Krasniqi, megjithatë, edhe vet emra të njohur të partisë pranuan se kjo do të ju shkaktoj dëme në zgjedhjet e ardhshme. Dëmi i dy protagonistëve të Nismës, z. Limaj dhe z. Krasniqi, do të jetë i mjaftueshëm sa për të lënë PDK-në në opozitë. Sidocoftë, faktorë për humbjen e PDK-së nuk është vetëm formimi i partisë së z. Limaj dhe z. Krasniqi, por një rol të madh luan edhe dështimi i politikave të PDK-së pas tetë viteve në pozitë ku 1) qytetarët e Kosovës ende mbesin të izoluar në raport me Evropën me gjithë premtimet e liberalizimit të vizave ku si zavendësim i vetëm ishte “Europe Street” që mbeti rruga e vetme ku qytetarët sot shëtisin pa viza, 2) korrupsioni vazhdoi të mbetet një shqetësim i madh, dhe 3) cka është më me rëndësi, papunësia ende mbetet në nivel depresivë dhe konsumimi i partisë vërehet te vazhdimi i rritjes së pagave në institucionet publike në mungesë të ndonjë plani zhvillimorë të sektorit privatë.

LDK

Deri tani LDK ka pasur shumë probleme që zanafillën e kanë në udhëheqësinë e saj që përbëhet prej një grup penzionerësh të konsumuar në shekullin e kaluar. Tetë vitet e fundit problemet filluan me z. Sejdiu, i cili përpos që ra ndesh me kushtetutën, ishte arsyeja që vendosi të jetë në pushtet me PDK-në dhe funksiononte nën hijen e saj. Edhe atëhere kur planifikuan rrëzimin e PDK-së me tërheqjen nga koalicioni dështoi kur kjo e fundit prap mbijetoi me një pushtet të arrnuar. LDK vazhdon prap ta ketë problemin kryesorë udhëheqësinë e saj dhe kjo u vërejt më së miri në zgjedhjete fundit lokale. Edhe pse kjo parti pati një kthim të befasueshëm në komunat si Ferizaj, Gjilan, e Pejë LDK prap arriti të dal si partia e dytë më e votuar në vend dhe arsyeja pse  nuk doli si partia më e madhe ishte vet kryetari i saj, i cili humbi Prishtinën dhe mbeti tamam sic edhe e mendoi, me duar në xhepa. Megjithatë, unë mendojë se, si rezultat i dështimi të politikave të PDK-së në kombinim me themelimin i Nismës LDK do të merr primatin në zgjedhjet parlamentare, por kjo fitore asesi nuk do të jetë meritë e aftësive të lidershipit partiak që mbetet avazi i shekullit të kaluar.

AAK

Me gjithë entuziazmin pas kthimit të liderit të saj, AAK bëri shumë gabime të njëpasnjëshme. Gabimi i parë ishte pritja madhështore e organizuar nga z. Thaqi me kthimin e tij dhe entuziazmi i qytetarëve që për një moment i dha z. Haradinaj të besoj se ai do të filloj aty edhe ku e la, si kryeministër. Pritja ishte një salltë tjetër e menduar mire politikisht nga z. Thaqi kurse gëzimi i qytetarëve nuk ishte se kishte ardhur “Mesaja” por fitorja e luftës së drejtë të UCK-së. Z. Haradinaj nuk e lexoi drejt asnjërën. Populli pushoi shpejt dhe vazhdoi të vëzhgoj politikat e z. Haradinaj derisa flirtonte me PDK-në kurse z. Thaqi lozi të njejtën lojë deri në atë moment kur z. Haradinaj e mbaroi “muajin e mjaltit” dhe shumë shpejt mbaroi gjithcka. Sot z. Haradinaj po kërkon rrëzimin e po të njejtit pushtet që dikur flirtonte të jetë pjesë e tij dhe sigurisht se këto luhatje kursi brenda një periudhe të shkurtër sollën humbjen e seriozitetit, jo vetëm tek partitë që nuk po e përkrahin nismën e tyre, por edhe në sytë e qytetarëve.Gabimi i dytë ishin zgjedhjet lokale ku qytetarët e ndëshkuan në Gjakovë dhe Pejë për të prishur komoditetin e tepruar të kësaj partie dhe rrjedhimisht e lanë të kuptojnë që neglizhenca ndëshkohet dhe nuk ka më qytet të garantuar që trajtohet si pronë personale pa marrë parasysh statutin e tyre. Ky ndryshim dërgoi një mesazh të qartë se populli e rrespekton sakrifikicën e heronjëve në luftë por tani kërkon luftëtarët e paqës që ofrojnë vende pune dhe zhvillim. Statusi i heroit sot mbetet histori. Këto gabime në kombinim me humbjen e një numri të madh të elektoratit në Pejë e Gjakovë do t’i kushtojnë AAK-së dhe rrjedhimisht do të mbetet partia e katërt më e votuar në vend. Megjithatë, AAK e shef si rastin e fundit për të qenë pjesë integrale e një koalicioni dhe me ngulm do të insistoj që të merr kryeministrinë për të vazhduar ëndrrën e tij në kohën kur la këtë pozitë, mirëpo do të mbetet vetëm një kujtim i  mirë sepse z. Mustafa nuk do të pranon një rokadë të tillë. Me fjalë tjera, AAK nuk do të merr kryeministrinë mirëpo prap do jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme pas një pauze të gjatë në opozitë duke përfituar nga refuzimi i VV që të jetë pjesë e qeverisjes.

Vetëvendosje!

Sa të jetë z. Kurti në krye gjithmonë do të jetë i lehtë parashikimi i kësaj partie. Ai beson se ose të gjithë duhet të ju binden politikave të tij ose nuk bëhet ndryshe. Fitoren e mendon vetëm kurr merr gjithcka dhe ckado më pak se gjithcka e shef si humbje sic edhe deklaroi për RTK-në se nëse nuk del si partia më e madhe në vend do të vazhdoj të mbetet në opozitë. Z. Kurti deklarohet se është në kundërshtim me cfardo kompromisi mirëpo është po i njejti, i cili për cudi hasi në kompromis me të gjitha partitë për vendimin që Kosova të mbetet një-zonë zgjedhore. Ky veprim nuk do hamendje se mbetet një kalkulim politikë sepse përndryshe nëse Kosova do të kishte zona të shumta zgjedhore z. Kurti do kishte frikë se VV nuk do të kalonte as pragun duke marrë parasysh se ata nuk kanë bazë të qëndrueshme jashtë kryeqytetit. Sa për kujtesë, VV dështoi në shumicën e komunave jashtë Prishtinës ku në 10 komuna morri më pak se 5% të votave dhe në asnjë komunë, përveq Prishtinës, nuk arriti të shkoj në balotazh dhe arsyeja kryesore mbetet përqendrimi i “trurit” të partisë në kryeqytet.

Suksesi i z. Ahmeti do të shërbej në rritjen e votave në zgjedhjet e ardhshme mirëpo nuk besoj se z. Kurti ishte direkt pjesë e kësaj fitore. Mendimi im është se janë dy faktorë për suksesin e VV në Prishtinë. E para, ishte udhëheqja e një kampanjëtë mrekullueshme nga Dardan Sejdiu, i cili, sipas mendimit tim, me mjeshtri arriti të mbajë nën hije z. Kurti me disa tjerë që kanë kapacitet të irritojnë masat me fjalime inflamuese, dhe e dyta, këtë e ndihmoi sigurisht fuqishëm edhe arroganca e z. Mustafa që nuk nxirrte duart nga xhepat dhe injoronte të gjithë kandidatët nëpër debate.Nuk duhet harruar se VV ka filluar të ndryshojë kurs dhe kanë pushuar qeverisjen në rrugë duke kuptuar se vandalizmet, hudhja e domatëve dhe krijimi i armiqëve nuk sjellin fryte. Gjithashtu mendoj se ka edhe shumë anëtarë të VV që nuk dëshirojnë të mbeten në opozitë përgjithmonë pasi që aktualisht gjasat që të dalin si partia e parë janë shumë të vogla mirepo idetë fikse të z. Kurti po mbajnë peng një parti të tërë që do të dërgojë në skadimin e saj duke qëndruar në opozitë të përhershme. Prandaj, ndryshimin e VV e shoh vetëm te pushimi i z. Kurtit në krye të partisë dhe që rrjedhimisht nënkupton ndryshim të mëtutjeshëm të qëndrimeve dhe hapjes për kompromise që eventualisht rrit gjasat për zgjërimin e bazës elektorale përtej kryeqytetit.

Pushteti i ardhshem

Rrjedhat e tanishme japin sinjale që më bëjnë të konstatojë se LDK do të del si partia më e madhe si pasojë e përcarjes brenda-partiake të PDK-së si dhe dështimeve të politikave të tyre gjatë këtyre tetë viteve derisa VV do të vazhdoj në opozitë që mund të ngushtojë edhe më tej elektoratin në vend, dhe rrjedhimisht nga kjo situatë përfiton AAK që pritet të vazhdojë flirtimin me partinë fituese derisa të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm pas një pauze të gjatë në opozitë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dimal Basha, fituesit dhe humbesit, ne zgjedhjet e radhshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 906
  • 907
  • 908
  • 909
  • 910
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT