• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21

April 5, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik.Nuk kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf se çfarë trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë të Kosovës, udheheqësit trima te UÇK–së në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga gjyqi i turpit të shekullit 21. Une dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë të fuqishme proteste Hagës dhe OKB-së që lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Natyrshëm që u be demonstrata më e madhe deri më sot ne Kosove në mbrojte të udhëheqësve të UÇK-së si të akuzuar, por kjo nuk mjafton…Prokurorët e gjyqit të turpit të Hagës kërkojnë dënimin kapital me çdo kusht për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së. Dhe e gjitha kjo është se pas dënimit të tyre duan ta nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste. Gjykata speciale me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë si autokton që kur ka lindur njerëzimi. Lojërat e ndyra të serbit, rusit dhe të fqinjëve i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz populli shqiptar. Sot Diaspora, F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediet duhet të zjenin nga protestat me shkrim dhe me gojë, natë e ditë kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën. Diaspora shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së. Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në fshatra dhe qytete të tëra. Nuk ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i pafajshëm! Ne besuam në veten tonë, në vendosmërinë tonë, për të qenë të lirë. Të gjithë ne në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, nuk do të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti”.Si bijë shqiptare shqetësoshem se Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik. Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë. 5 Prill, 2023New York

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Keze Zylo

NËN SULMIN E ‘NOVA RUSIA’

April 4, 2023 by s p

Shqiprim Pula/

Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve sollën vendimet e fuqive të mëdha, të kohës, kur krijuan krijesën e ndarë përfundimisht nga trugu i saj amë, të quajtur Kosovë!. Për hir të balanceve të kohës dhe kërkesave të ‘Nova Rusia’, Kosova si një fëmijë Arbëror/Shqipëtar, u la, tek mbretëria sllave e mëpas Jugosllavia. Jugosllavia, e madhe me trup, e dominuar nga Serbia, çdo herë e më shumë kuptonte se po mbante një krijesë që kërkonte ndasi e pavarësi sepse nuk e kishte të përbashkët gjuhën e as etninë. Në Jugosllavi mbahen mend dy periudha në veçanti, ajo e Aleksandar Ranković (vitet 1949 -1963) kur Shqiptarët ishin nën izolim, represion, burgime e deportime e cila periudhë kulmoi me protestat e 1968-tës; dhe periudha e viteve 70-ta dhe 80-ta, e sjelljeve stimuluese shoqërore të supozuara si kuptim i normales brenda ekzistencës të së përbashktës fiktive. Por, kjo sjellje, në sindromën Pitër Pan, shihet si krijesë që kishte trupin e madh por mendjen e një fëmije, në trajtim të Shqiptarëve si trup i huaj, ngase nuk lidhej në histori, gjuhë e etni. Aleksandar Vučić, përgjatë regjimit Serb të pas-suprimimit të statusit të Kosovës si njësi federative (sipas kushtetuës të 1974-tës) e ish-Jugosllavisë, ishte pjesë e aparatit shtetëror vrasës, dhunues e deportues të Shqiptarëve. Andaj, si Aleksandar Ranković i Jugosllavisë dhe Aleksandar Vučić i Serbisë, kundrejtë Shqiptarëve në Kosovë, si dikur dhe tani, të dy me të njejtën psikopatologji sipas sindromës, janë burrat që nuk janë rritur kurrë, sepse nuk arritën t’a kuptonin fuqinë reale të Shqiptarëve të një Kosove të vogël brenda një Jugosllavie të “madhe”.

Mëvetësia në karakterin historik të saj. Kosova me mëvetësinë e saj, përkundër vuajtjeve historike, vështirësive në shtet-bërje dhe sfidave në rritjen e shtetësisë ndërkombëtarisht, sërish shihet si shpresë e mundësi. Bota vonë e pati kuptuar se Kosova me Serbi nuk mund t’a kenë të njejtën trashëgimi veçse të ndara në fqinjësi, prandaj dhe, lufta çlirimtare kulmoi me intervenimin e NATO-s për paqe e siguri. Sot, ndërvarësia shtetërore rajonale e Europiane n’a mundëson t’i adresojmë sfidat përmes valutës së pranueshmërisë mbi barabarësinë, si princip ndërkombëtar.
Historia jonë e vonshme, tregon hapat e përpjekjeve shekullore për çlirim, me maratonën e vrapimit nëpër pengesa duke e kaluar me Rambujen! me bisedimet Ahtisaari! me shpalljen e pavarësisë, që u konfirmua nga GjND-ja; kështu Kosova me trup të vogël tregoi vullnet të madh e të palëkundur politik se ku dëshiron të jetë si gjeopolitik dhe gjeostrategji me përcaktim properëndimor. Padyshim, mbështetja nga pjesa e kombit amë dhe aleatëve tanë, është themeli i fuqisë së partneritetit edhe mbi ecurinë e dialogut me Serbinë. Përgjatë një procesi mbi një dekadësh dialogimi, me konsistencë për një epilog të pranuar nga palët, negociatat e paqes nuk u zhvilluan kurrë drejtpërdrejt ndërmjet dy qeverive respektive, pa lehtësimin dhe mbikëqyrjen e drejtëpërdrejtë të Unionit Europian. Dhe e gjitha, u reduktua në “normalizim” dhe jo në Traktat për Paqe!. Ndërkohë që, rreziku ndaj vitalitetit në rajon nuk është zbehur asnjëherë nga ‘Nova Rusia’ që qëllimi mbetet ndikimi i plotë në rajon dhe jo vetëm në Serbi, duke minuar një stabilitet të përhershëm ndërmjet kombeve, me praninë, përqëndrimin për të destabilizuar shtetet në Ballkan në veçanti.

Epërsia në përparësi të qëllimeve të ‘Nova Rusia’.
Ekspansionizmi në konturet e epërsisë së Rusisë sovjetike dhe post-sovjetike, përmes konceptit të ‘Nova Rusia’, ka qartësuar dikur por edhe sot ndikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare duke e sfiduar rendin ndërkombëtar, duke mos respektuar sovranitet territorial shtetëror e as të drejta të njeriut, të mbrojtura e garantuara me ligj ndërkombëtar. Zhvillimet si; aneksimet e dy territoreve të Gjeorgjisë (Osetia dhe Abkhazia) më 2008, aneksimi i territorit të Ukrainës (Krimesë) më 2014, e që rezultoi me zhvillimin e luftës më 24 Shkurt, 2022 ngritja dhe funksionalizimi i “Qendra Humanitare Ruso-Serbe” në jug të Serbisë me kapacitete mbështetëse edhe të grupit Wagner, apo kompanitë e naftës e gazit që i kemi në rajonin tonë si Gazprom, Lukoil etj., që i japin donacione milionëshe kishës serbe ortodokse, këto, janë veçse përpjekje Ruse për rikonfirmim mbi hegjemoninë rajonale saktësisht sipas konceptit të ‘Nova Rusia’. Kështu, duke i mbajtur në horizont veprimet e saj, ruan ndikimin dhe realizon konceptin duke e ripërcaktuar fuqishëm rolin e saj në politikën e rajonit tonë, rajoneve fqinje si në Europën Lindore, por edhe në Azinë Qëndrore, Perëndimore, e Jugperëndimore. Prandaj, angazhimi i saj dinamik dhe gjithnjë në zgjerim po e ribënë konceptin e ‘Nova Rusia’. Për ne dhe sigurinë tonë rajonale, shqetësuese është poashtu grupi Wagner, e që mbetet dubioze lidhja e paqartë ligjore me shtetin Rus. E që Rusia, nëpërmjet Wagner po operon tek shtete me paqëndrueshmëri politike, kriza sociale e ekonomike duke ndjekur e realizuar konceptin e ‘Nova Rusia’. Një tjetër komponentë e rëndësisë së veçantë është lufta hibride apo sulmet e herë-pas-herëshme me dezinformata, përmes mediave dhe rrjeteve sociale në përhapjen e porosive proruse dhe antiperëndimore.

Meqenëse, ka një tendencë në rritje për shkujdesje lidhur me rendin ndërkombëtar liberal, të bazuar në norma e kompromise, atëherë, Kosova e Shqipëria si një komb i tkurrur historikisht, duhet pasur një vëmendje të shtuar për të ruajtur substancën kombëtare edhe në vendet fqinje ku jetojnë bashkëkombasit, duke i garantuar të drejtat e njeriut dhe përcaktimin politik properëndimor.
Politika Shqipëtare andej e këndej kufirit, për shkak të rrethanave të kohës, mund edhe t’i ndryshoj gjethet, por t’i ruaj rrënjët.

Shqiprim Pula
Njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Filed Under: Ekonomi

Oda Amerikane përshëndet marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

March 24, 2023 by s p

Prishtinë, 24 mars 2023 – Oda Ekonomike Amerikane përshëndet marrëveshjen e arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.Oda Amerikane beson fuqishëm se marrëveshja do të hapë mundësitë e zhvillimit ekonomik për të dyja shtetet, duke përmirësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.Derisa të dyja shtetet konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të shkuara, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal, të sipas dakordimit të bërë në Uashington më 4 shtator 2020.Oda Amerikane u bënë gjithashtu thirrje të dyja shteteve që të respektojnë zotimet e dhëna më parë për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Zhvillimi i infrastrukturës së transportit, së bashku me njohjen reciproke të diplomave universitare dhe certifikimeve profesionale do të mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si edhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, duke përmirësuar në këtë mënyrë mobilitetin e bizneseve dhe profesionistëve brenda hapësirës së Ballkanit të Hapur.Në fund, duke kuptuar rëndësinë që marrëveshja do të ketë për Kosovën, Serbinë dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të përkrahë përpjekjet e mëtejme për normalizim ekonomik, duke avokuar pranë qeverive për heqjen e barrierave ekzistuese, si dhe do të ofrojë mundësi rrjetëzimi për bizneset në tërë rajonin.

Filed Under: Ekonomi

DIBRA VAZHDON TË JETË E NJERKËS

March 21, 2023 by s p

A do ta ri-inagurojë Kryeministri Rama Rrugën e pambaruar të Arbërit në prag të zgjedhjeve lokale?! 

Njoftim për mediat në 10 vjetorin e peticionit  

Nga Grupi i Lobimit  

Tiranë, më 18 Mars 2023  

U mbushën 10 vite nga nisja e këtij peticioni, dhe çdo pritshmëri e nismëtarëve i ka kaluar kufijtë. Kur e nisëm atëherë peticionin synonim dy qëllime:  

E para, depolitizimin e çështjes së Rrugës së Arbrit, heqjen e saj nga agjendat politike dhe vendosjen e saj si një agjendë kombëtare. Në parim, Partia Spocialiste dhe Partia Demokratike bënë sikur ranë dakord me këto kërkesa, por asnjëra palë nuk i mbajti premtimet.  

E dyta, ishte rritja e presionit ndaj vendimmarrësve për të ndërtuar një rrugë me cilësi dhe standarde dhe premtimi ndaj publikut ishte se nuk do ta zbehim kurrë zërin dhe presionin tonë për arritjen e këtij qëllimi.  

Grupi i Lobimit vazhdon t’u përmbahet këtyre parimeve ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe tre Qeveritë e tij vazhdojnë ta injorojnë krejtësisht qëllimin tonë. Madje kanë dëshmuar një mungesë mjeranë në etikën e komunikimit, duke na akuzuar si “vegla të Saliu” dhe duke u krekosur se do ta ndërtojnë rrugën me standarde të tilla europiane, që do ta kishin zili edhe “peticionistat e Londrës”.  

Për sqarim, peticioni filloi përpara zgjedhjeve parlamentare në Mars 2013, pra kur nuk dihej rezultati i tyre. Po kështu, Grupi i Lobimit nuk ka ndonjë anëtar në Londër. Ndërsa Kryeministri Rama, me sa duket, është mësuar të rrethohet nga temenaraxhinj dhe i do dibranët afër të jenë merhumë dhe anonimë, që t’i servirë si ‘përfaqësonjës’ të Dibrës dhe disaporës sipas lojës së tij, meqë nuk ka kurajo të përballet me elitën.  

Kanë kaluar dhjetë vite nga nisja e peticionit dhe njerëzit e kanë parë çdo ditë në terren se çfarë është realizuar.  

Ne e përshëndetëm nisjen e qarkullimit në rrugë në nëntor 2021. Ndryshimi i vetëm që nga ajo kohë është se, nga pagesat nën dorë për rojet, tani qarkullimi ishte i lirë. Edhe pas dy vitesh, standardet e rrugës janë, siç thonë dibranët, për ibret: rruga ka rrëshqitur në shumë vende, asfalti shpesh është i shqepur dhe sinjalistika e sigurisë nuk gjendet pothuajse gjëkundi.  

Grupi i Lobimit ka vënë re në terren punime të ngadalësuara dhe pa cilësi dhe mungesa përsa i përket sigurisë. Aksidentet e fundit kanë treguar se ndërtuesit, apo nënkontraktorët, nuk u kanë kushtuar rëndësi dhe kjo, më shumë se shkelje e rregullave të ndërtimit, ka të bëjë me frymën e qeverisjes: bëj sikur punon, premto dhe bëj sikur mban premtimet, sepse, si gjithmonë, Dibra është e fundit.  

Që nga dita e nënshkrimit të kontratës në Mars të vitit 2018, informacione kontradiktore janë dhënë për financimin e saj. Nga 260 milionë euro për afro 80 kilometra rrugë, shifrat kanë shkuar në mbi 400 milionë euro. Një të katërtën e kësaj shumë e ka paguar qeveria deri më tani, por rruga nuk ka përfunduar megjithëse është inaguruar disa herë.  

Gjithashtu, terri informativ mbizotëron mbi ecurinë e punimeve në Tunelin e Murrizit. “Edhe 700 metra tunel ka për tu hapur”, thoshte Ministrja e Infrastrukturës në verën e vitit të kaluar, por mediat raportojnë se afro 700 metra është aktualisht pa u hapur akoma!  

Dy tunelet e tjera të Kardhiqit dhe Llogarasë nisën pas tunelit të Murrizit, por dy të parët mbaruan para kohe sepse, për Qeverinë, Dibra është akoma e njerkës.  

Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parë çfarë është përfunduar, çfarë është në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do të përfundojë, jo vetëm këtë viti, por as vitin e ardhshëm.  

Qeveria kujtohet vetëm kur ka zgjedhje të merret me rrugën, gjë të cilën pritet ta bëjë edhe këtë vit, me hapjen e segmentit në Planin e Bardhë, e cila me letrat e Qeverisë ka mbaruar që në vitin 2011.  

Në këtë 10-vjetor të peticionit, ajo që vëmë re është se nuk ka asnjë komunikim zyrtar ndërmjet Tiranës dhe Shkupit për vazhdimin e punime në Rrugën e Arbërit në Maqedoninë e Veriut. Dhe për ta ndihmuar këtë fakt, qeveria shqiptare e ka mbyllur Rrugën e Arbërit në një rrethrrotullim në Maqellarë jashtë çdo standardi.  

Vitet po ikin dhe Qeveria në Tiranë dhe qeveritarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet ta kuptojnë se nuk ka integrim të rajonit në Europë pa u integruar Dibra e copëtuar. Ndërprerja e këtij komunikimi ose lidhja e tyre dobët është nje nga plagët e hapura të hapsirës shqiptare.  

Peticioni për Rrugën e Arbërit, që deri tani ka mbi 22,000 përkrahës, nga të cilët 2,000 në formularë, mund të nënshkruhet online: http://bitly.ws/BLHN   

Filed Under: Ekonomi

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e akredituar në Kosovë

March 20, 2023 by s p

Prishtinë, 20 mars 2023

Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • …
  • 223
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT