• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, Kosovës 27 milionë dollarë shtesë prej USAID-it

September 27, 2016 by dgreca

-Ambasadori  Delawie: Ne po e ndihmojnë Kosovën që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hiqen pengesat ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike/

PRISHTINë, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, në prezencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe Zëvendëses së lartë të Ndihmës-Administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, sot kanë nënshkruar amendamentin e 7-të të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore.

Me nënshkrimin e këtij amandamenti, Kosova përfiton një shumë shtesë prej rreth 27 milionë dollarë, duke bërë kështu që shuma totale e grantit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën të arrijë në mbi 130 milionë dollarë.

Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, presidenti Thaçi theksoi se ky është vërtetim i partneritetit që kemi me SHBA-në në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, si dhe në shtimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat.

“I jemi mirënjohës administratës amerikane dhe tërë popullit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme vëllazërore për popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori  Delawie tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si përkushtim i vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën që të adresojë sfidat zhvillimore dhe progresin drejt një të ardhme më të qëndrueshme evropiane.

“Ne po e ndihmojnë Kosovën që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hiqen pengesat ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike të Kosovës. Zhvillimi i qëndrueshëm ishte tema kyçe e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vit. Dhe është e duhur që ta përmbyllim ngjarjen e sotme, duke u zotuar të gjithë së bashku për të përmbushur objektivat zhvillimore të Kosovës përmes një partneriteti dhe bashkëpunimi efektiv dhe pune të palodhshme”, ka thënë ambasadori Delawie.

Amendamenti i 7-të i Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore është vazhdimësi e amendamenteve të marrëveshjes bazë, të nënshkruar më 9 tetor 2013, në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Bazuar në këtë marrëveshje, Kosova është përfituese në realizimin e tri objektivave zhvillimore. Objektiva e parë është përmirësimi i sundimit të ligjit dhe qeverisja që i plotëson nevojat e qytetarëve, e dytë është shtimi i investimeve dhe krijimi i punësimit në sektorin privat, kurse e treta është dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 27 milionë dollarë, kosova, USAID

Kosovë-Interpelanca për Kodin Telefonik dhe Veriun

September 26, 2016 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës të enjten dy interpelanca të kryeministrit Mustafa, demarkacioni s’është në axhendë/

-Në Bruksel kanë nisur bisedimet 4 ditëshe për kodin telefonik/

PRISHTINË, 26 Shtator  2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Dy interpelanca të kryeministrit Isa Mustafa do të jenë në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të enjten, të dytën ne sesionin vjeshtor, por jo edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, i cili ishte në rend dite, por u tërhoq nga qeveria në seancën e fundit të sesionit pranveror, në 1 shtator, ku mungonte grupi parlamentar i Listës Serbe dhe opozita deklaronte se koalicioni qeverisës për miratim nuk i kishte së paku 80 votatat e duhura nga parlamenti 120 anëtarësh.Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në mbledhjen e sotme me shefat e grupeve parlamentare, përcaktoi rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet në 29 shtator, në orën 10:00.Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në axhendën e seancës plenare, Kryesia vendosi që të jetë: Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri (kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje), i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kodin Telefonik Shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë  seancë, është paraparë edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Mustafa, sipas kërkesës së deputetit tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.Këto dy interpelanca ishin në axhendën e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën e 1 shtatorit, në pikat 4 dhe 5, por u tërhoqën nga vetë kërkuesit – grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe u kalua më shpejtë në pikën e demarkacionit, që ishte e 6-ta.Në seancën plenare të enjten, sipas kërkesës së Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të shqyrtohet edhe Projektligji për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Do shqyrohen edhe dy Propozim-vendimeve të qeverisë së Kosovës, sipas  të cilave konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për dy kompani:  “Envidity Energy Kosova LLC” dhe “Sharr Cem dhe Titan America”.

KOSOVË-SERBI, NË BRUKSEL KANË NISUR BISEDIMET 4 DITËSHE PËR KODIN TELEFONIK

Në Bruksel, sot, në bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka nisur takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, deri në 29 shtator.“Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së”, u bë e ditur pak më parë në njoftimin e dërguar. “Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kodi Telefonik, Kosova Interpelance, veriu

Presidenti Nishani në Forumin i Ekonomik të Diasporës

September 25, 2016 by dgreca

Presidenti Nishani përshëndeti Forumin I Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare/

25 shtator 2016-Nju-Jork, SHBA/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndeti Forumin I Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare në tubimin që u zhvillua në Manhatan të “Rrjetit të bizneseve të Diasporës Shqiptare”.

Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve të shumtë mes të cilëve ishin së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa, Asambleisti i Shtetit të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, Kongresmenët Eliot Engel, John Ratcliffe dhe David Jolly, ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, Ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Presidenti i RRGBDSH Nazir Mehmeti, Lazim Destani, etj., Presidenti Nishani u shpreh se ndihej i lumtur që ky Forum po organizohej në këtë vend të madh dhe shpirtin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që, në cilësinë e Presidentit të Republikës se Shqipërisë, të jem në këtë takim me ju, në vendin që promovon më tepër se kushdo tjetër lirinë, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe i shpreh mirënjohjen këtij vendi dhe kombi të madh. Historia jonë është e gjatë, por ajo nuk ka qenë edhe aq bujare me ne. Ne nuk e harrojmë të shkuarën, por sytë i kemi hedhur drejt së ardhmes. Komuniteti i biznesit përfaqëson komunitetin më të fuqishëm në një vend të lirë dhe demokratik. Ai përfaqëson lidershipin e vërtetë në një vend të pjekur. E kaluara në Shqipëri qe vërtet e vështirë për të zhilluar biznesin, por edhe në Kosovë e tillë qe për shkak të pushtimit. Por njerëz si ju, me dinjitet dhe kurajë, me punë të vështirë i kapërcyen sfidat dhe vështirësitë dhe e rritën veprimtarinë sipërmarrëse dita ditës duke punuar shumë ditë e natë, shtatë ditë në javë, duke punuar për vendin tuaj me vetëmohim. Ata ia dolën mbanë dhe arritën sukeses duke punuar shumë për vetën e tyre gjithashtu. Ndaj edhe për gjithë arritjet e deri më tanishme të shënuara në Kosovë dhe Shqipëri, ju jemi mirënjohës dhe shoqëritë tona ju janë mirënjohëse!” – vuri në dukje Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se biznesi është lidershipi i vërtetë dhe se ju besojmë vërtetë, sepse të arrish besimin është diçka e vështirë, duke shtuar se kemi shqetësime, hasim vështirësi, por nga ana tjetër kemi edhe detyrime dhe përgjegjësi ndaj komunitetit të biznesit. “Na duhet të luftojmë korrupsionin, dhe kjo kërkon dhe arrihet me vullnet të fortë. Por duhet të mësojmë shumë edhe nga përvoja juaj e vyer. Idetë tuaja, sukseset që keni arritur frymëzojnë dhe promovojnë histori suksesi.” – u shpreh Presidenti Nishani duke shtuar, se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë dhe ofrojnë shumë mundësi për zhvillim, duke përbërë edhe një shans për gjithë rajonin tonë. “Kemi luftuar dhe jemi përpjekur në të shkuarën për të rezistuar duke ruajtur identitetin tonë kombëtar. Dhe duhet të jemi të bindur që biznesi gjithmonë i ka udhëhequr vendet drejt zhvillimit dhe begatisë”

Duke ofruar përshtypjet e veta lidhur me takimet që ka zhvilluar me shumë homologë të Tij gjatë mandatit presidencial, Presidenti Nishani nënvizoi faktin që kemi shumë më tepër burime natyrore se sa çdo vend tjetër në rajon, zotërojmë mundësi dhe burime të pashfrytëzuara për të arritur prodhime bujqësore e për të qenë të pranishëm në tregje të mëdha.

Presidenti Nishani vuri në dukje se sfida më e madhe është ekonomia, dhe nëse kemi vullnet të fortë, burime njerëzore, duke investuar në kapacitetet dhe burimet cilësore njerëzore e duke i kombinuar me përvojat dhe praktikat më të mira, mund t’ia dalim mbanë. “Ne besojmë tek idetë tuaja si biznesmenë, dhe mund të arrijmë sukses duke i vënë në përdorim ato ide, duke rritur aftësitë manaxhuese, duke arsimuar brezat e rinj si dhe duke kombinuar praktikat dhe përvojat më të mira me idetë e frytshme”.

“Ju inkurajoj të gjithëve të bashkërendoni bizneset dhe të ndërmerrni veprime konkrete! Unë besoj në vullnetin e qeverive për zhvillimin e ekonomisë, por gjithsesi duhet të ushtrohet trysni pozitive mbi qeveritë dhe institucionet. Tani është koha e duhur! Duhen ndërthurur investimet me idetë e mira. Ju përgëzoj për arritjet tuaja duke ju nxitur të vazhdoni në këtë rrugë!” – përfundoi përshëndetjen e Tij Presidenti i Republikës.

Filed Under: Ekonomi, Featured Tagged With: në Forumin i Ekonomik/ të Diasporës, presidenti Nishani

Daniel Shure:Jemi të lumtur që presim presidentin e Shqipërisë në Çikago

September 24, 2016 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/ Çikago/

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Zonjën e Parë dhe me bashkëpunëtorë të martën do të vizitoj Çikagon dhe në Odën Ekonomike Amerikë-Izrael do të bisedoj për orët historike të pranisë dhe të shpetimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri si dhe për çështjet aktuale të kaheve të zhvillimit ekonomik dhe të politikave të investimeve në ekonominë shqiptare.Shqipëria është një vend me resurse të pasura natyrore dhe njerëzore dhe në rrafshin e sigurisë së investitorëve tashmë janë miratuar ligjet në Parlamentin shqiptar që garantojnë dhe mirëpresin invetimet nga jashtë dhe veçmas nga Amerika.

Danie Shure,anëtar i OEAI-së dhe ,,Ambasador Nderi,,i Shqipërisë ka thën se jemi të lumtur që presim për vizitë presidentin shqiptar Bujar Nishani në Çikago dhe me këtë rast do të zgjerohen rrugët e bashkëpunimit shumëpalëshe në fushën e zhvillimit ekonomik të investineve,të tregëtisë me vendet e Ballkanit me theks të veçantë për të ndihmuar ekonominë dhe kahet e zhvillimit të saj me shfrytëzimin e resurve të pasura që ka Shqipëria dhe Kosova.Popullin shqiptar dëshirojmë të shohim të zhvilluar dhe me dinjitet të jetë i barabartë me popujt tjerë në BE dhe në miqësi të përjetshme me SHBA.

Në takimin e organizuar për nder të presidentit shqiptar Bujar Nishani në OEAI-së në Çikago,u është bërë ftesë Kryebashkiakut Rahm Emanuel dhe Governorit Bruce Rauner që bashkë me bordin e drejtorëve,të komunitetit hebrej të Federatës Napolitan dhe të SHSHA-SHGSHA ky takim të jetë sa më madhështor,thuhet në deklaratën për opinioin të Daniel Shure.

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael është duke bërë shqyrtimin e projekteve zhvillimore dhe të investineve në Kosovë-Shqipëri dhe në viset tjera etnike dhe në një kohë të duhur një delegacion i këtij institucioni ekonomik-financiar do të vititoj Prishtinën dhe Tiranën,që si thuhet ,të shohin për së afërmi resurset,ligjet dhe faktorin njeri për mundësitë e investimeve amerikane në ekonomitë e të dyja vendeve.

Në vazhdim të këtij aktiviteti,bashkëpunimi OEAI-SHSHA do të sendertohet në planin e shpalimit të orës historike që ka të bëjë me praninë dhe shpetimin e hebrejve gjatë kohës vrastre të Nazi-fashizimit që do të organizohet në nëntor për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Muzeun Holokaust në Skokie,ku do të vendoset Pllaka Përkujtimore në shenjë nderimi për kombin shqiptar si shpetimtar dhe miqtë më të mirë të popullit hebrejë dhe Amnerikën.

* Skënder Karaçica

 Executive Director

Albanian-American Association 
of Intellectuals Businessmen and Activists

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Cikago, Skender Karacica, viziat e Nishanit

SHBA-Kosova në takimin e 100-të të NASDA-s

September 23, 2016 by dgreca

-Ministri Krasniqi takoi sekretarë të bujqësisë të shteteve të ndryshme në SHBA, në kuadër të takimit të NASDA-s/

LINCOLN, 23 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, me ftesë të Sekretarit për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey, po merr  pjesë në takimin e 100-të të Asociacionit Kombëtar të Departamenteve Shtetërore të Bujqësisë në SHBA (NASDA), që po mbahet në Lincoln të Nebraskas.Me këtë rast ai ka pasur rastin të takojë shumë nga sekretarët për bujqësi të shteteve të ndryshme në Amerikë, si Delaware, Minnesota, Nebraska, Oklahoma, Oregon, Tennesse, Texas, Wisconsin, Wyoming, etj.I shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, ministri Krasniqi ka takuar edhe Guvernatorin e shtetit të Nebraska-s, Pete Rickets.Në këto takime ai ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, si dhe mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë, mbështetje kjo që vazhdon edhe më tutje.Ministri theksoi bashkëpunimin që Kosova dhe shtetit i Iowa-s kanë në shumë fusha, dhe shtoi se në fushën e bujqësisë ka interesim që bashkëpunimi të zhvillohet edhe me shtete të tjera në Amerikë.Ai po ashtu tha se Kosova mund të përfitojë edhe më shumë nga përvojat e shteteve të ndryshme në Amerikë, veçanërisht nga ato shtete ku bujqësia luan ndër rolet kyçe në ekonomi./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e 100-të të NASDA-s, SHBA-Kosova në takimin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • 206
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT