• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope

July 12, 2018 by dgreca

USAID NDIHMON KOSOVËN NË ZHVILLIM/

1 Thaci-Hope-1

-USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit/

-“Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie/

 PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 “Që nga përfundimi i luftës, USAID ka ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, në arsim, shëndetësi, sistemin e drejtësisë, bujqësi dhe në shumë projekte të rëndësishme për vendin. Ne i jemi mirënjohës popullit amerikan, SHBA-ve dhe Misionit të USAID-it për kontributin e dhënë në Kosovë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin lamtumirës me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.Kryeministri Haradinaj, falënderoi drejtorin Hope për përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe lokale, duke theksuar se Kosova është me fat që ka mbështetje nga një partner kaq i fuqishëm si SHBA-të.“USAID ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit”, tha kryeministri Haradinaj.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se falë ndihmës së vazhdueshme të Misionit të USAID-it dhe përkushtimit institucional, sot në vendin tonë është krijuar klimë e favorshme dhe ambient më i mirë i të bërit biznes, dhe përmes realizimit të projekteve që ka ndihmuar drejtpërdrejtë ky mision, sot në Kosovë kemi numër më të madh të vendeve të punës. Drejtori  i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, u shpreh i lumtur që ka shërbyer në Kosovë, për bashkëpunimin me institucionet vendore, ndërsa vlerësoi të arriturat dhe progresin e deritashëm, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen edhe më tutje për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore

 Kosovë-Dekorohet Drejtori i USAID, James Hope/

2 Thaci-Hope

PRISHTINË, 12 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  dekoroi sot me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë Drejtorin e USAID-it, James Hope. I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi shprehu vlerësimin se Populli amerikan, përmes USAID-it, e ka ndihmuar popullin e Kosovës në ditët më të vështira të rimëkëmbjes dhe të ndërtimit të institucioneve demokratike, që nga ditët e para të lirisë.

“Drejtorin e USAID-it, James Hope, i cili po e lë Kosovën pas një pune të suksesshme, për angazhimin e madh në forcimin e shtetndërtimit tonë, sot e dekorova me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

USAID-i ka dhënë dhe po vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm, me projekte të ndryshme, në të gjitha fushat”, theksoi Presidenti i Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, James Hope, kosova, Presidenti Thaçi, USAID

SHBA, Kosovës 27 milionë dollarë shtesë prej USAID-it

September 27, 2016 by dgreca

-Ambasadori  Delawie: Ne po e ndihmojnë Kosovën që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hiqen pengesat ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike/

PRISHTINë, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, në prezencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe Zëvendëses së lartë të Ndihmës-Administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, sot kanë nënshkruar amendamentin e 7-të të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore.

Me nënshkrimin e këtij amandamenti, Kosova përfiton një shumë shtesë prej rreth 27 milionë dollarë, duke bërë kështu që shuma totale e grantit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën të arrijë në mbi 130 milionë dollarë.

Duke folur për rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, presidenti Thaçi theksoi se ky është vërtetim i partneritetit që kemi me SHBA-në në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, si dhe në shtimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat.

“I jemi mirënjohës administratës amerikane dhe tërë popullit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme vëllazërore për popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kurse, ambasadori  Delawie tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si përkushtim i vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën që të adresojë sfidat zhvillimore dhe progresin drejt një të ardhme më të qëndrueshme evropiane.

“Ne po e ndihmojnë Kosovën që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të hiqen pengesat ndaj zhvillimit ekonomik, si dhe të rritet besimi i qytetarëve në institucionet demokratike të Kosovës. Zhvillimi i qëndrueshëm ishte tema kyçe e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vit. Dhe është e duhur që ta përmbyllim ngjarjen e sotme, duke u zotuar të gjithë së bashku për të përmbushur objektivat zhvillimore të Kosovës përmes një partneriteti dhe bashkëpunimi efektiv dhe pune të palodhshme”, ka thënë ambasadori Delawie.

Amendamenti i 7-të i Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore është vazhdimësi e amendamenteve të marrëveshjes bazë, të nënshkruar më 9 tetor 2013, në mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Bazuar në këtë marrëveshje, Kosova është përfituese në realizimin e tri objektivave zhvillimore. Objektiva e parë është përmirësimi i sundimit të ligjit dhe qeverisja që i plotëson nevojat e qytetarëve, e dytë është shtimi i investimeve dhe krijimi i punësimit në sektorin privat, kurse e treta është dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 27 milionë dollarë, kosova, USAID

USAID, mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë të Kosovës

January 14, 2016 by dgreca

-Përfaqësuesit e USAID-it, në takim me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës/
Prishtinë, 14 Janar 2016/ Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, i shoqëruar me implementuesit e programit të sapo lançuar për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.
Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë partneritetin e qëndrueshëm me USAID-in drejt shtytjes së reformave për përmirësimin e sistemin e drejtësisë. Ministri Kuçi i ka njoftuar përfaqësuesit e USAID-it për arritjet e deritanishme në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë.
Programi i ri i USAID-it synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, ministri Kuçi ka kërkuar që përmes programit të ri, gjyqtarët dhe prokurorët të marrin mbështetje të shtuar profesionale në fusha të caktuara, duke përfshirë luftimin e krimeve kibernetike, krimeve financiare dhe korrupsionit.
Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë mbështetjen e USAID-it në arritjen e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë. Puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore për të drejtat pronësore, hartimin e kodit të parë civil të Republikës së Kosovës, si dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi, tha ai.
Njoftimi dërguar nga Ministria thekson se, fuqizimi i sundimit të ligjit mbetet prioritet për te dyja palët. Përfaqësuesit e USAID-it u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin dhe partneritetin e ndërtuar me Ministrinë e Drejtësisë. Përfaqësuesit e USAID-it janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: mbështetje të plotë sistemit, të drejtësisë të Kosovës, USAID

USAID mbështet projektin për bujqësinë në një shkollë profesionale në Fier

August 21, 2015 by dgreca

Rreth 18 hektarë tokë bujqësore, e cila është pjesë e shkollës së mesme bujqësore rajonale “Rakip Kryeziu”, do të shërbejë për prodhimin e fidanëve të pemëve dekorative.
Projekti i përbashkët mes Drejtorisë së shkollës “Rakip Kryeziu” dhe Bashkisë së Fierit, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të mbështetet gjithashtu nga ana e USAID-it. Ky projekt i është dorëzuar drejtorit të Përgjithshëm të USAID për Shqipërinë, Marcus Jonson, prej kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, gjatë vizitës së kryer në këtë shkollë gjatë ditës së martë. Në takim kanë marrë pjesë stafi i kryebashkiakut Subashi, përfaqësues të USAID dhe Drejtorisë së shkollës, specialistë të bujqësisë etj.
Drejtori i Përgjithshëm Jonson tha se, projekte të tilla duhen mbështetur dhe inkurajuar, ndërsa kryetari i Bashkisë, Subashi u shpreh se, të tjera projekte do të investohen sidomos në fushën e bujqësisë në Fier. Shkolla e mesme bujqësore rajonale “Rakip Kryeziu” është e vetmja shkolllë në rajon, e profilizuar për të nxjerrë specialistë në fushën e bujqësisë dhe jo vetëm. Drejtori i USAID-it dhe kreu i Bashkisë së Fierit premtuan se, nëpërmjet bashkëpunimit me këtë shkollë do të punohet për nxitje të ideve të nxënësve në shërbim të mjedisit dhe komunitetit. Projekti është një prej premtimeve të kryebashkiakut Subashi gjatë fushatës së tij elektorale, të fokusuar kryesisht për prodhimin e fidanëve me kosto zero për gjelbërimin e mjedisit.

Filed Under: Kronike Tagged With: mbështet projektin për bujqësinë në një shkollë, profesionale në Fier, USAID

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT